Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

E drejta e burrit ndaj gruas

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

E drejta e burrit ndaj gruas

Mesazh nga Manushaqe prej Fri Oct 30, 2009 12:11 pm

Nga e drejta e jote ndaj bashkėshortes sate ėshtė qė tė jetė ashtu sikundėr thuhet nė hadith: "Nėse e shikon tė gėzon, nėse e urdhėron tė respekton, nėse mungon tė ruan".
E mėrkurė, 28 Tetor 2009 10:02
Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut dhe se Ai nuk ka shok, dėshmoj se zotėria dhe i dashuri ynė Muhamedi ėshtė i dėrguari i Allahut, i cili e transmetoi mesazhin, e zbatoi emanetin, e kėshilloi umetin dhe luftoi nė rrugėn e Allahut derisa i erdhi vdekja, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, familjen e tij shokėt dhe ata qė e pasojnė atė. (El-Ena'm: 82)
Mė pas:
Vėlla musliman, nė kapitullin e kaluar bėmė fjalė pėr tė drejtat e bashkėshortes sate ndaj teje, ndėrsa nė kėtė kapitull do flasim – me dėshirėn e Allahut – pėr tė drejtat e tua ndaj bashkėshortes sate.
Dėshirojmė qė shtėpitė islame tė kthehen nė gjendjen e tyre tė parė, nė dashuri, qetėsi dhe butėsi, tė largohet urrejtja nga zemrat, pasi qė konflikti ndėrmjet bashkėshortit dhe bashkėshortes u shtua, u pėrhap pakėnaqėsia e bashkėshortit ndaj bashkėshortes, e bashkėshortes ndaj bashkėshortit dhe lutja e gruas u bė e vazhdueshme ndaj atij qė u bė shkak qė tė martohet me kėtė njeri tė prishur, por edhe lutja e burrit u bė e vazhdueshme ndaj atij qė u bė shkak qė tė martohet me kėtė grua arrogante.
Dėshirojmė qė prapė tė kthehemi te libri i Zotit tonė, te shėmbėlltyra e tė dashurit tonė Muhamedit a.s. "Mė i miri prej jush ėshtė ai qė sillet mirė me familjen e tij. Unė mė sė miri sillem me familjen time". Transmeton Tirmidhiu.
Pra, nėse nuk mė merrni shembull nė marrėdhėniet nė familjet tuaja, nuk do tė keni shpėtim, nga ne kėrkohet qė Pejgamberi a.s. tė jetė shembull pėr ne, tė shohim se si ėshtė sjellė me bashkėshortet e tij dhe si janė sjellė ato me tė?
Tė drejtat e burrit ndaj gruas kėtu i pėrmbledhim nė tri pika:
E drejta e parė: E drejta e respektimit tė tij.
E drejta e dytė: Qė t'ia ketė drojėn Allahut nė bashkėshortin e saj???.
E drejta e tretė: Zbukurimi tė jetė pėr tė e jo pėr dikė tjetėr.
Kėtė do ta sqarojmė me pak fjalė nė rreshtat vijues. E lusim Allahun qė tė na bėjė neve dhe juve nga ata qė e dėgjojnė dhe e respektojnė tė mirėn e tij.
Nė kapitullin e kaluar thamė se ajo qė i prishi gratė e familjet tona janė po ato gra qė dėshtuan nė jetėn e tyre bashkėshortore, ato qė formuan organizata tė veēanta nėn ombrellėn e ashtuquajtur "Emancipimi i gruas", ato gra qė nuk u pėrkulėn dhe nuk e bėnė qoftė edhe njė sexhde pėr Zotin, ato nuk vlejnė qė tė jenė shembull pėr gratė tona, por shembulli i grave tona janė nėnat e besimtarėve, gratė e Pejgamberit a.s.
Gruaja, e cila e njeh erėn e xhamisė dhe ndejat??? e diturisė, ėshtė thesari i kėsaj bote.
E tė tjerat janė ato pėr tė cilat Pejgamberi a. s. ka thanė: "Vėrtet ato e mohojnė bashkėshortin". I kanė thėnė: E mohojnė Allahun dhe tė dėrguarin e Tij? Tha: "Jo, e mohojnė bashkėshortin, njeri prej jush sillet mė sė miri me vite tė tėra, e nėse ajo sheh diē jo tė mirė tek ai, thotė: kurrė nga ti nuk pata hair – tė mirė". Transmeton Buhariu.
Eja qė t'i shohim tė drejtat e tua ndaj bashkėshortes sate, transmetohet nga Hasin bni Muhsib – Allahu qoftė kėnaqur me tė – se si ka thėnė: mė ka treguar halla ime, e cila ka thėnė: kam shkuar te Pejgamberi a.s. pėr tė kėrkuar ndihmė, kurse ai mė ka thėnė: "Ke ardhur qė tė ankohesh ndaj bashkėshortit". I thashė po, kurse ai mė tha: "Si sillesh ti me tė". I thashė se nuk e kundėrshtoj pėrveēse nė atė qė nuk kam mundėsi ta bėj. Mė tha: "Ku je ti nga kjo, dije se ai ėshtė xheneti yt, ose zjarri yt". Transmeton Bejhakiu.
Pra, nėse e respekton do tė hysh nė xhenet e nėse e kundėrshton do tė hysh nė zjarr.
E drejta e parė nga tė drejtat e tua ndaj bashkėshortes sate ėshtė:
E drejta e respektimit – dėgjueshmėrisė
Nė kapitullin e kaluar kemi parė se gratė janė robėr nė shtėpinė e burrit (populli thotė: gjaku im, e robi yt). Atė grua qė del nga shtėpia e saj pa lejen e burri, melaiket e mallkojnė deri sa tė kthehet. Transmetohet nga Ibni Abasi – Allahu qoftė i kėnaqur me tė - se si Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Nga e drejta e bashkėshortit ndaj bashkėshortes sė tij ėshtė qė ajo tė mos dalė nga shtėpia veēse me lejen e tij, e nėse vepron ashtu melaiket do ta mallkojnė deri sa tė kthehet apo tė pendohet". Transmeton Ebu Jala
Gruaja ėshtė si zogu i detit, i cili i ndjen erėrat para se sa ato tė vijnė, e nuk ka grua qė nuk e di se kur burri i saj ėshtė i kėnaqur me tė apo i hidhėruar. Pejgamberi a.s. e ka ditur hidhėrimin dhe kėnaqėsinė e Aishes, ndaj i ka thėnė Aishes: "E di nėse je e kėnaqur me mua, dhe e di nėse je e hidhėruar me mua". Aishja e pyeti: E si e di kėtė? Tha: "Nėse je e kėnaqur mė thua: Jo, pasha Zotin e Muhamedit, e nėse je e hidhėruar thua: jo, pasha Zotin e Ibrahimit". Qeshi dhe tha: Pasha Allahun, nuk e largoi veēse emrin tėnd."
Transmeton Buhariu.
Kjo ėshtė mirėsjellje mes bashkėshortėve fisnikė, kjo ėshtė shtėpi shėmbėlltyrė, kjo ėshtė shtėpi e tė dėrguarit tė Allahut – paqja dhe mėshira qofshin mbi tė.
Nga e drejta e jote ndaj bashkėshortes sate ėshtė qė tė jetė ashtu sikundėr thuhet nė hadith: "Nėse e shikon tė gėzon, nėse e urdhėron tė respekton, nėse mungon tė ruan". Transmeton Ebu Davud
* "Nėse e shikon tė gėzon": nuk do tė thotė qė gruaja tė jetė yll i bukurisė para burrit tė saj, kurrsesi, por t'i buzėqeshė nė fytyrė nėse e shikon, e mos t'i shfaqė mrrolat para tij, e nėse mrrolet hidhėrohet, ditėn e gjykimit do tė dėnohet nė zjarrin e xhehenemit, Pejgamberi a.s. thotė: "Tre personave nuk u ngrihet namazi i tyre nga koka as njė pėllėmbė: Njeriut qė e udhėheq popullin, e ata e urrejnė; gruaja e cila fle, ndėrkohė qė burri i saj ėshtė i hidhėruar, dhe vėllezėrit e hasmėruar". Transmeton Ibni Maxhe
Nga tė drejtat e mėdha tė burrit ndaj gruas sė tij ėshtė respektimi dhe dėgjimi i tij. Pejgamberi a.s. thotė: "Nėse burri e thėrret gruan e tij nė shtrat, e ajo e refuzon, kurse ai fle i hidhėruar, melaiket do ta mallkojnė deri sa tė zgjohet". Transmeton Buhariu.
Gjithashtu, Pejgamberi a.s. thotė: "A dėshironi t'ju tregoj pėr gratė e xhenetit?" Thanė po gjithsesi, o i dėrguari i Allahut. Ai u tha: "Ēdo grua, e cila lind dhe ėshtė e butė, e nėse e hidhėron ajo thotė: kėto dy duar janė nė dorėn tėnde, nuk largohem nga ti derisa tė jesh i kėnaqur". Transmeton Tabarani.
Njoh shtėpi nė tp cilat burri – pėr tė ardhur keq – ėshtė i hidhėruar ndaj gruas sė tij me muaj, e sikur tė mos ishin fėmijėt nuk do tė kishin vazhduar marrėdhėniet mes tyre. A thua kjo ėshtė jetė, vėrtet ky burrė ėshtė nga tė vdekurit, dhe e ka thėnė tė vėrtetėn poeti:
Nuk ėshtė nga tė vdekurit ai qė ka pushuar me vdekje
Vdekje ėshtė vdekja e tė gjallėve
I vdekur ėshtė ai qė jeton i hidhėruar
I prishur dhe keqdashės.
Dėshiroj qė nė veshėt e grave, bijave, motrave tona ta sjell si dhuratė kėtė kėshillė nga vėllai i tyre xheloz:
Kur burri kthehet nga puna nė shtėpinė e tij, dėshiron qė nė shtėpinė e tij ta ndjejė qetėsinė, mos ia paraqit listėn e ankimeve ndaj nėnės sė tij, motrės, vėllait dhe fqinjėve, ai me kėtė pėlcet dhe nė tė shumtėn e rasteve pason shkurorėzimi.
Ki kujdes mos e pyet: Cilėn nga shoqe e tua e takove sot? Apo ēfarė kshin veshur shoqet e punės? Apo a e takove filanen nė punė?
Motėr muslimane, ti e di se nė sa ora bashkėshorti kthehet nė shtėpi nga puna e tij, rregulloje shtėpinė, zhvishi rrobat e kuzhinės, burri dėshiron qė tė tė shohė tė bukur ty dhe rrobat e tua, pasi qė ishte jashtė shtėpisė me sy tė mbuluar nga tė tjerat, nuk ka biseduar me tė huajat veēse me nevojė.
Ai dėshiron qė nė fytyrėn tėnde ta shohė buzėqeshjen, nuk pret qė ti para tij rė jesh yll i bukurisė, merr shembull nga Umi Seleme – Allahu qoft i kėnaqur me tė – sė cilės i kishte vdekur fėmija dhe kėtė e kishte fshehur nga burri i saj derisa ai e kreu nevojėn e tij, ia pėrgatiti ushqimin dhe e kaluan natėn ashtu siē e kishin traditė, nė mėngjes i tha: Ēka mendon nėse njė emanet ka qenė te ne dhe atė e ka marrė pronari i saj, a do ta kishe refuzuar njė gjė tė tillė? Tha: Jo. Ajo atėherė tha: Biri ynė ishte emanet te ne, e Pronari i tij e mori – i Lartmadhėrishėm ėshtė Ai.
* "Nėse e urdhėron tė respekton". Gruaja nuk bėn ta presė burrin e saj me tė papritura, ngase ai nė shtėpinė e tij kthehet i lodhur, dėshiron buzėqeshje, respekt, fjalė qė e qetėson atė.
* "Nėse mungon tė ruan". Nuk i shfaq tė fshehtat e shtėpisė, e tė flasė pėr ushqimin dhe pijen e tyre, apo pėr koprracinė e burrit tė saj apo pėr fisnikėrinė, apo pėr mėnyrėn e sjelljes sė tij ndaj saj, dije se kėto janė fshehtėsi tė shtėpisė, nga mėkatet e mėdha ėshtė qė burri tė bisedojė diē me gruan e tij e nė mėngjes fqinjėt tė flasin pėr tė.
E drejta e dytė ndaj bashkėshortes tėnde ėshtė "Mirėsjellja".
Burri nė mėngjes shpreson se gruaja e tij do tė zgjohet e t'i pėrgatitė ēaj apo ushqim, e jo qė njė gjė tė tillė ta bėjė shėrbėtorja apo vajza; ai e dėshiron gruan e tij tė ndershme, tė buzėqeshur, qė ta kujtojė mė pas dhe kėshtu ajo bėhet e dashur dhe mbrojtėse qė ai tė mos bjerė nė mėkatin qė e ka ndaluar Allahu.
E jo gruaja qysh nė mėngjes tė fillon me kėrkesa ndaj bashkėshortit dhe kėshtu bashkėshorti nga shtėpia e tij tė dalė i lodhur nė punėn e tij; menjėherė pasi ta mbyllė derėn e shtėpisė tė ndiejė se ėshtė zog i cili ka ikur nga kafazi i tij, dėshiron qė tė mos kthehet nė shtėpinė e tij, por, gjithashtu, edhe burri pėrballė kėsaj kėrkohet qė tė mos jetė koprrac nė pėrmbushjen e nevojave tė familjes dhe ta dėgjojė fjalėn e Pejgamberit a.s.: "Dinarin qė e ke shpenzuar pėr tė varfrin, dinarin qė e ke shpenzuar pėr jetimin, dinarin qė e ke shpenzuar nė rrugėn e Allahu, dhe dinarin qė e ke shpenzuar pėr familjen tėnde, mė me vlerė ėshtė ai qė e ke shpenzuar pėr familjen tėnde". Transmeton Muslimi.
Nga e drejta e burrit ndaj gruas sė tij ėshtė qė ajo tė kujdeset pėr bijtė dhe bijat e tij dhe qė tė mos dalė nga shtėpia e zbuluar, pa hixhabin me tė cilin e ka urdhėruar Allahu dhe qė nė shtėpinė e tij tė mos e fusė atė qė ai e urren.
Gjithashtu nga e drejta e tij ėshtė qė gruaja tė mos udhėtojė veēse me atė qė i lejohet tė udhėtojė, pėrndryshe Melaiket do ta mallkojnė derisa tė kthehet.
Pėr kėtė habitem kur takoj nė stacion profesoreshėn apo doktoreshėn, e cila udhėton pesė orė me shokun e saj tė punės, e nėse i them se kjo ēėshtje ėshtė e ndaluar me ligj – sheriatik, do tė thonė: Ju dėshironi qė tė na ktheni nė kohėn e kaluar, por ne u themi se ne dėshirojmė qė tė ngrihemi me gruan, dhe t'ia japim vendin me tė cilin Islami e ka ngritur.
Si ka mundėsi qė gruaja tė vetmohet me burrin e huaj tetė orė vajtje-ardhje gjatė rrugės, tė bisedojnė pėr preokupimet e shtėpisė, pėr sjelljet e bashkėshortit, fshehtėsitė e shtėpisė, gjendjen e fėmijėve, aktualitetin e arsimit e tė tjera… pas kėsaj mes tyre patjetėr fillon lidhshmėria dhe kėshtu bie turpi.
Kjo nuk ėshtė nga Islami, e as nga tradita me tė cilėn ėshtė njohur populli.
O vėllezėrit e mi, jemi larguar shumė nga Islami, i cili ėshtė larguar nga mesi ynė, ėshtė larguar edhe burrėria dhe kėshtu ėshtė pėrhapur tradhtia, ėshtė paraqitur devijimi dhe ka humbur turpi.

Cilat janė ato tė drejta qė, nėse gruaja nuk i bėn, do tė jetė mėkatare tek Allahu i Lartėsuar?
Njėra nga sahabijet ka shkuar te Pejgamberi a.s. pėr tė kėrkuar leje qė ta vizitojė babanė e saj, i cili ishte i sėmurė, ndėrkohė burri i saj ishte nė udhėtim, Pejgamberi a.s. i tha: "Ruaje mungesėn e burrit tėnd". Transmeton Tabarani.
Ėshtė kthyer nė shtėpinė e saj, pastaj ėshtė lajmėruar se babai i ka vdekur dhe ka shkuar qė tė kėrkojė leje qė sė paku ta ngushėllojė nėnėn e saj, Pejgamberi a.s. i tha: "Ruaje mungesėn e burrit tėnd".
Ėshtė kthye nė shtėpinė e saj, atėherė ėshtė zbritur Xhibrili a.s. dhe i ka thanė: Njoftoje robėreshėn e Allahut se Allahu ia ka falur mėkatet e saj pėr shkak tė ruajtjes sė mungesės sė burrit.
Ne dėshirojmė qė nė ēdo lagje tonėn tė jetė nga njė sahabe e tillė. Nėse burri i jep liri gruas sė tij dhe nėse ai mungon e mungesa e tij zgjat, asaj i takon tė shkojė nė vende tė mirėsisė pėr kėtė nuk ka dert.
E pėrfundoj me kėshillėn e njė gruaje qė ia jep bijės sė saj para martesės. Ajo nė fakt i pėrmban dhjetė kėshilla dhe, nėse bijat tona i mėsojnė nė universitetet e tyre, do t'iu kishte mjaftuar qė jeta e tyre tė jetė e lumtur:
"Oj bija ime, ti je e edukuar dhe nuk ke nevojė pėr kėshilla. Mos tė kishte nevojė gruaja pėr burrė, unė nuk do tė martohesha, por gratė janė tė krijuara pėr burra dhe burrat janė tė krijuar pėr gratė. Mėsoji dhjetė gjėra qė do tė tė duhen nė jetė:
- Duaje burrin me dėshirė, respekt dhe gėzim.
- Mos shko aty ku nuk ka dėshirė dhe kurrė tė mos tė shohė tė pastolisur, ose tė ta ndiejė erėn e keqe.
- Mbaja qetėsinė kur ai fle. Bėja gati ushqimin, sepse ashtu dėshirojnė burrat.
- Ruaja pasurinė dhe edukoja fėmijėt.
- Kurrė mos e kundėrshto. Mos e kundėrshto, pėrveē nėse ai vjen nė kundėrshtim me urdhrat e Allahut, ruaja sekretet dhe mos e hidhėro, sepse po e hidhėrove nuk do tė mendojė mirė pėr ty".



Marr nga libri: Tė drejtat nė Islam – Omer Abdul-Kafi
Pėktheu: Fatos Gėrvalla

Manushaqe
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7845
Location : Mitrovicė
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi