Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Ai qė e don All-llahun e don edhe robin e Tij

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ai qė e don All-llahun e don edhe robin e Tij

Mesazh nga NoOrA prej Thu Nov 05, 2009 7:50 am

Pasi ta sigurojmė mirė kėtė gjė morale, do ta duam njėri –tjetrin.







Dispozitat dhe rregullat islame e konsiderojnė individin pjesė tė pandashme tė qenies sė popullit dhe element unik tė trupit tė umetit, i cili asnjėherė nuk shkėputet prej tij, dhe individi me dėshirė apo pa tė, e merr pjesėn e saj qė shpėrndahet nė tėrė trupin: prej ushqimit, zhvillimit dhe ndjenjave.

Nė interes tė kėsaj erdhi edhe udhėzimi hyjnor, ashtu qė ai nuk iu drejtua vetėm individit me urdhėr dhe ndalim, por kėtu i pėrfshiu tė gjithė njerėzit me edukim dhe udhėzim; pastaj prej institucioneve tė cilat u jepen tė gjithėve, individi dėgjon dhe i merr pėr kėshillė.

Andaj, kur muslimani qėndron para All-llahut duke e lutur dhe kur i nėnshtrohet Atij me lutje, adhurim, kjo nuk shqiptohet nga ai si rob i ndarė nga vėllezėrit e vet, por si njė palė nga turma unike e bashkuar, dhe thotė me tėrė qenien e tij nė shenjė lutje drejt Zotit: ”Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm te Ti kėrkojmė ndihmė! ( El-fatiha: 4).

All-llahu i Madhėrishėm nuk i krijoi njerėzit qė tė ndahen e tė pėrēahen, tė urrehen e tė shkatėrrohen, tė sulmohen e tė korruptohen… Ai u shpalli atyre njė fe, dhe u dėrgoi njė varg pejgamberėsh qė t’u prijnė tė gjithė njerėzėve nė njė rrugė tė drejtė dhe tė vetme.
Mirėpo, ja qė epshet e tėrbuara u bėnė shkak qė tė harrohet kjo porosi e ndershme, dhe njerėzit e injoruan nga injoranca e tyre thesarin e madh hyjnor, dhe ēdo grup filloi t’i bėj lajka dhe t’i vė pusi tjetrit.

Ėshtė realitet se, kur ndahet dituria nga morali dhe nuk bashkohet me sinqeritetin, ajo shndėrrohet nė fatkeqėsi pėr bartėsit e saj dhe pėr njerėzit tjerė…
All-llahu i Lartėsuar ka sqaruar se, pasimi i epshit dhe ndjekja e pasionit ėshtė sekret i kėsaj pėrēarjeje tė gjerė.
Nuk ka dyshim se njeriu gjykon dhe vlerėson sipas natyrshmėrisė shpirtėrore tė shpirtit tė vet, andaj nuk zė vend dyshimi kėtu se zemra e prishur e bėn diturinė pėr trazira, e qė bota edhe nė tė kaluarėn po edhe sot, u dėmtua nga kjo dituri destruktive.

Botėn nė tė cilėn jetojmė sot, mund t’ia pėrgjasojmė njė fushe lufte ku pėrplasen shumė ideologji, shumė pikėpamje, tė drejta apo tė gabuara, qoftė edhe perverse apo devijatore, tė cilat pėrpiqen ta bėjnė tė pranueshme vetveten.

Kjo botė e thinjur qė bart nė shpinė miliarda njerėz, ka filluar t’i vijė e ngushtė njeriut nė gabzherr si fushė e luftės sė tij tė pangopur dhe ai (njeriu) orientohet kah triumfi i planetėve tė tjerė.

Ne muslimanėt duam apo s’duam, ndodhemi brenda kėsaj lufte. Por, a e dimė se ndodhemi nėn presionin e ‘muslimanėve” me emėr, ndodhemi nėn presionin e jomuslimanėve, nėn presionin e perėndimorėve, mandej, ekonomisė, kulturės dhe politikave tė ndryshme, dy armėve tė frikshme tė shekullit tonė.

Pra, pėrballė kėtyre rrymave tė fuqishme qė kėrkojnė tė bėjnė leqe tė egos dhe tė dėshirave tė njeriut, nė tė vėrtetė tė pastėr pėr nga krijimi duke ia zbehur aspektin hyjnor, ne ende mundohemi me mish e shpirt qė t’i ofrojmė njė orientim nė rrugėn e drejtė dhe tė pakthim, edhe pse ata veē tjerave na shfaqin luftė edhe nė piktura madje edhe tė ēokollatave me pamje epshnxitėse, qofshin ato edhe pėr fėmijė.

Ndoshta nuk do tė jetė e mundur tė tregojmė gjerė e gjatė se ēka duhet tė bėjmė, por tė themi idenė kryesore, parimin themelor se, neve na duhet njė ashk i vėrtetė i orientuar kah pėrjetėsia, larg prej ēdo pėrfitimi. Njė ashk qė i ngjan tė parėve tanė, tė cilėt e lidhėn fort tė sotmen me tė kaluarėn, dhe mu me kėtė t’i thėrrasim tė gjithė qė tė kyēen nė tė, dhe t’ia bėjmė me dije kėsaj bote dhe pasionuesve tė saj, se ne jemi lozė e atij brezi qė pėr shekuj tė tėrė, nė lindje e nė perėndim, ka mbajtur gjallė Islamin nė drejtėsinė e vet, vėrtetėsinė e Islamit nė vėrtetėsinė e vet.

Pra, ne duhet ndjekur atė karvanin e pėrjetėsisė me njė shpirt tė zhvilluar pa dallim gjinie, qė tė ecim pėrpara drejt horizonteve tė ndritshme. Ta fitojmė identitetin si umet i profetit Muhamed salallahu alejhi ve selem, dhe pasi ta sigurojmė mirė kėtė gjė morale, do ta duam njėri –tjetrin.

Dhe, nė punėt tona tė pėrbashkėta do t’i sillemi atij qė kemi pėrballė, gjithmonė me respekt dhe dashuri, dhe t’i themi se ne ta duam tė mirėn dhe tė ftojmė nė tė mirė, edhe pse je kundėr, ngaqė ne e duam Zotin dhe i duam robėrit e Tij.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi