Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Pėrshėndetje Qabe e Shenjtė, selam O i Dėrguar i Allahut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėrshėndetje Qabe e Shenjtė, selam O i Dėrguar i Allahut

Mesazh nga NoOrA prej Wed Nov 11, 2009 10:58 am

Pėr Qaben e Shenjtė dhe Medinen e Ndritshme kanė dėgjuar dhe e kanė pa nė foto e televizion tė gjithė. Por nuk janė tė shumtė ata qė i kanė vizituar kėto vende tė shenjta dhe kanė pasur rastin tė shohin pėr sė afėrmi kėto dy vende. Kėto dy vende pėr tė gjithė besimtarėt muslimanė paraqesin rėndėsi tė madhe si dy qendra tė rangut mė tė lartė, ku vizitorėt e tyre marrin epitetin haxhi dhe kryejnė kushtin e pestė tė besimit Islam, i cili ėshtė njė nga pesė kushtet e domosdoshme tė Islamit.

Haxhinjtė shkojnė e marrin gjithė kėtė rrugė tė gjatė vetėm e vetė ta pėrshėndesin tokėn e Shenjtė, ta vizitojnė Qaben e Ndershme dhe ta pėrshėndesin tė Dėrguarin a.s. dhe nė gojėn e secilit haxhi kumbojnė fjalėt: 'O i Dėrguar i Allahut erdhėm tė tė pėrshėndesim ty, qėllimi jonė final ėshtė tė dėrgojmė salavate duke thėnė: 'Essalatu vesselamu alejke Ja Resulallah'. Nė brendinė e shpirtit tė secilit haxhi tek sa e sheh Qaben e pėrshėndet Resulullahun, me zemėr duke thėnė: 'Paqja dhe shpėtimi qoftė mbi ty o i Dėrguar i Allahut, unė erdha tė tė vizitoj, erdha nė tokėn ku linde ti, ku ta shpalli Allahun fenė e vėrtetė, nė tokėn qė ishte burim i isalmit ose nga toka ku e gjithė bota u mbush me drejtėsi.


Sa i lumtur ėshtė secili vizitor qė Allahu ia bėri tė mundur tė falė namaz nė 'Qaben e Shenjtė dhe Medinen e Ndritshme ku ndodhet Ravdatul Mutahhare', vend ku Allahu Fuqiplotė e shpėrblen me njėqind e pesėdhjetė mijė herė mė shumė se nė vendlindjen e tij. Ah edhe shumė mė i lumtur duhet tė jetė kur ka parasysh se namazin e fali, inshaallah Allahu ia shpėrblen, por pėr tė ia vlen edhe vetėm njėherė tė lutet nė praninė e varrit tė Pejgamberit duke thėnė: 'Ja Resulallah mė bėn tė mundur shefaatin (ndėrmjetėsimin) tėnd nė botėn e ardhme.

Besimtari i vėrtetė me vite tė tėra ėshtė i pėrmalluar pėr kėtė vend, ky mall e kjo dashuri vetėm vazhdon duke iu shtuar, nė kėtė rast nuk mund tė ēmallemi ndryshe pos kur shkojmė pranė Resulullahut, pranė Qabes sė Shenjtė. Pėr tė arritur deri nė kėto vende duhet tė kalojmė shumė fusha e male, shumė lugina e lumenj,shumė dete e oqeane, madje edhe kontinente duke kaluar nėpėr qiellin e mbushur me re tė dendura e vranėsira tė shumta, ose thėnė mė thjeshtė duke fluturuar tani arrijmė tek vendlindja e Pejgamberit a.s.

Tė shkosh nė haxh ndoshta nuk ėshtė edhe aq vėshtirė pėr atė qė ka mundėsi materiale, por tė futesh nė pėrqendrim tė thellė tek Allahu nė ato vende nuk ėshtė e lehtė. Dikur kur teknologjia ishte e varfėr pėr tė shkuar nė Haxh, nevojitej shumė madje pėr dikė po tė punonte edhe tėrė jetėn nuk do ta kompensonte atė shumė tė hollash. Hiē mė pak se para njėqind viteve mbretėronte njė gjendje e tillė. Ftesės pėr tė shkuar nė Haxh do t'i pėrgjigjeshin i gjithė qyteti ose fshati por shpenzimet e rrugės e bėnin tė veten. Ndėrsa sot thuajse secili nga njerėzit ka mundėsi qė tė shkojė, por mungon tjetra mundėsi, tani jo ajo materiale por mundėsia shpirtėrore! A e dini gjyshėrit tanė se si kishin vepruar me paratė e deponuara me vite tė tėra pėr Haxh, edhe pse i kishin fituar me djersėn e ballit, ata prapė nė fund kishin shkuar dhe i kishin ndėrruar me paratė e farkėtarit duke pas parasysh se paranė qė e fitonte ai nxirrej me mė shumė mund e me mė shumė djersė.

Haxhinjtė qė tė arrijnė nė shkallėt e larta tė devotshmėrisė duhet tė prisnin me orė tė tėra, minuta tė panumėrta, nuk ankoheshin nga kjo pritje vetėm e vetėm qė atje tė shkonin dhe t'ua pranonte Allahu ibadetin e tyre. Ajo qė nuk ka ndryshuar qė nga kohėrat e lashta e deri mė tani ėshtė se tė gjithė haxhinjtė qė e marrin atė rrugė kanė nijetin e pastėr, ata shkojnė nė Shtėpinė e Allahut, ata janė mysafirė tė Krijuesit dhe tė tė Dėrguarit tė tyre.

Me njė nijet tė tillė shkojnė tė gjithė haxhinjtė dhe pėr tė gjithė kjo derė ėshtė e hapur. Nga kjo derė qė hapet nuk mjafton vetėm tė hyhet por njėkohėsisht edhe tė mendohet: 'Para Lartmadhėrisė sė kujt po drejtohem dhe nė ē'kah mė shpie kjo derė? Por edhe tė lutemi qysh nga fillimi: 'O i Dėrguar i Allahut na prano neve!'. Nuk ėshtė e pėlqyeshme qė tė shkelet ajo tokė duke qenė i nevrikosur, duke u ngutur, duke vrapuar dhe nė njė gjendje sa qė haxhiu ta humb kontrollin nė pėrgjithėsi. Haxhinjtė duhet t'i kenė sjelljet qė ua la trashėgim Pejgamberi a.s. ummetit tė tij tė dashur, sapo tė shkel dheun e shenjtė duhet tė lutet: 'Erdha nė vizitė tek ti o i Dėrguari i Allahut, inshaallah mė pranohet ibadeti dhe mė mundėso qė sa mė shumė tė dėrgoj salavate ty, ma bėj tė mundur ta vizitoj Ravdai Mutahharan (Varrin e shenjtė tė Pejgamberit) duke tė dėrguar salavate.'

Njėra nga ēastet mė madhėshtore qė pėrjeton secili besimtar ėshtė kur e sheh pėr herė tė parė Qaben e Shenjtė, kėto janė momente tė papėrshkrueshme, tė rrėqethurash trupi, rrjedhje lotėsh nga sytė, pendim i sinqertė pėr gjithēka qė ka ndaluar Allahu.

Por edhe njė takim tjetėr ėshtė i papėrshkrueshėm kur afrohemi brenda ēadrave pėrballė Xhamisė. Ky ėshtė vendi me pamjen mė tė bukur, thotė secili nga ata qė e vizituan kėtė vend. Tani qėndrojnė pranė varrit tė Pejgamberit a.s. pranė kupolės ngjyrė jeshile, me kėtė mbėshtjellės tė gjelbėr ėshtė i mbėshtjellė Varri i Shenjtė i Resulullahut s.a.s.

Emocionet qė pėrjeton njeriu nė kėto momente vėshtirė se mund t'i shpjegojė me fjalė, mungojnė fjalėt, mungon teksti, mungon gjithēka qė tė pėrkufizohet njė ndjenjė tė tillė. Qaben qė kemi para vetes ėshtė gur i Xhennetit, daton qė nga Ibrahimi a.s. gjyshi i Pejgamberit tonė, ne ummeti i tij, sa kohė kanė kaluar, kėtu lindi mė i dashuri i Allahut, ai qė Allahu e shkroi emrin e vet sė bashku me emrin e tij. Por njėkohėsisht edhe emocione tė papėrshkrueshme pėrjeton haxhiu kur e viziton Varrin e tij tė Shenjtė, tani e pėrshkojnė ndjenja dhembshurie sepse pėrfundi asaj kupole pushon krijesa mė e dashur e Allahut, Zotriu i tė dy botėve, krenaria dhe shpėtuesi i njerėzimit Zotriu ynė Muhammed Mustafaja s.a.s.

Ėshtė shumė me rėndėsi vizita e varrit tė Resulullahut,nuk ėshtė e udhės qė vetėtimthi tė depėrtohet nė atė vend por pėrkundrazi aty duhet tė qėndrohet mė gjatė, tė meditohet, tė pėrqendrohet mė thellė vėmendja nė kupolėn e gjelbėr. Secili nga haxhilerėt duhet tė kthejė prapa memorien e tij dhe tė dijė se ky vend dikur ishte njė kopsht me hurma, sa dekada kaluan e ky vend u shndėrrua kėshtu, sa peripeci pėrjetuan muslimanėt derisa erdhėn nė kėtė pozitė, duhet ditur se ky meditim ngėrthen me vete sevabin mė tė madh tė haxhillėkut. Pėr secilin haxhi nevojitet qė qysh nė hapin e parė tė shkeljes sė tij nė tokėn e Shenjtė tė bėjė dua, tė lutet, sepse kjo ėshtė esenca e haxhit qė e shndėrron haxhiun nė natyrshmėrinė e tij tė parė, e zhvesh nga gjynahet duke ia veshur petkun e pastėr tė dėlirėsisė sė tij. Nuk duhet harrua edhe njė gjė tjetėr, nė ēdo moment duhet falėnderuar Allahun pėr begatitė e tija tė panumėrta qė na i dhuroi ashtu siē shprehet nė Kur'an: ' Po edhe nėse pėrpiqeni t'i numėroni dhuntitė (tė mirat) e All-llahut, nuk do tė mund tė arrini t'i pėrcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumė fal dhe shumė mėshiron. '' (Nahl, 18), d.m.th ato aq qė janė tė shumta saqė nuk kemi mundėsi t'i radhisim. Nė kėto momente ti o haxhi duhet ta falėnderosh Allahun edhe pėr kėtė begati, qė ta bėri tė mundur ta vizitosh kėtė vend tė Shenjtė, ku pėr herė tė parė u shpall Kur'ani Famėlartė nga ana e Allahut tė Madhėruar te i Dėrguari i tij. Duhet falėnderuar Zotin qė tė ballafaqoi me kėto mirėsi, viziton tokėn nga e cila u bė pėrhapja e misionit mė tė shenjtė, pra Islamit. Sepse ata qė e vizitojnė kėtė tokė dhe varrin e Pejgamberit a.s. janė sihariqėzuar pėr meritėn e shefaatit (ndėrmjetėsimit) tė tij Ditėn e Madhe tė Gjykimit. Por kėtu nevojitet diēka tjetėr nevojitet durim, sepse duhet pritur duke pasur parasysh numrin e madh tė haxhinjėve qė presin pėr njė vizitė tė tillė, sepse nė kėto ditė Resulullahu ka edhe mysafirė tė tjerė pėrpos neve. Secili nga kėta mysafirė janė nga njė racė, komb, gjuhė dhe kulturė tjetėr, por secili nga ata ka njė pikė tė pėrbashkėt, ka besimin e njėjtė qė e lidh e vėllazėron mė shumė se ēdo gjė tjetėr.

Kur ndodhemi pranė kėsaj turme e kuptojmė se vėrtet gjithė ky numėr i madh njerėzish janė ummeti i Muhammedit a.s. Nė njė anė e mendojmė themelimin e parė tė shtetit islam nė Medine, mu pranė asaj xhamie madhėshtore e nė anėn tjetėr qė dikur shtrihej i tėrė qyteti nė sipėrfaqen e xhamisė paramendojmė numrin e pėrkrahėsve tė Pejgamberit edhe pse pėr atė kohė ishte i madh pėr periudhėn e misionit tė tij, por nė anėn tjetėr befasohemi me ardhjen e njė numri shumė tė madh tė haxhinjėve ummetit tė Muhammedit a.s. nga tė katėr anėt e botės.

Nganjėherė duhet tė shkėputemi nga kjo kohė tė mendojmė se ja kėtu falte namaz hz. Aisheja, aty vraponte hz. Fatimeja r.a. qė t'ja largojė Alejhisselamit plancin nga shpina, kėtu shprehu besimin muslimanja e parė grua hz. Hadixheja r.a. Ja, po nė kėto vende ulej Resulullahu dhe ua kumtonte vahjin (shpalljen) as'habėve (shokėve) tė tij. Duhet tė paramendojmė se pikėrisht brenda dyerve tė xhamisė sė Medines vrapuan nipat e dashur tė Resulullahut pėr ta pėrqafuar me dashuri atė, e qė pėr ata thoshte: 'se janė dy drita tė mi tė kėsaj bote' ngrihej pėr takuar hynin nė xhami, i ulte nė prehrin e tij tė bekuar dhe vazhdonte ligjėrimin. Ja ku janė as'habėt qė presin tė hyjnė nė radhėt e Islamit, ja ku ėshtė vendi ku hz. Bilali tok po e kėndon ezanin e parė dhe nga ky vend ēdo herė e kėndonte. Por, pėr njė moment duhet tė bie perdja nga sytė tanė dhe tė ndėrrohet skena. Kudo pėrreth na vėrshojnė zėra dhe turma tė mėdha njerėzish. Por ē'ėshtė e vėrteta para Hirėsisė sė tė Dėrguarit duhet tė qėndrohet nė heshtje. Allahu nė Kur'an na porosit qė t'i ulin zėrat besimtarėt para Pejgamberit tė tyre, nė tė kundėrtėn mundi i tyre pa e vėrejtur fare do t'ju shkojė kot, Allahu xh. sh. thotė: ' O ju qė keni besuar, mos ngritni zėrin tuaj mbi zėrin e Pejgamberit dhe mos iu ngėrmoni atij si i ngėrmoheni njėri-tjetrit, e tė zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.' (Huxhuratė, 2).

Nga ky shkas duhet tė qėndrojmė me edukatė dhe durim nė mėnyrė qė tė presim kohėn e pranimit tė veprave tona madhore. Pra duhet pritur sepse tani ėshtė koha qė ta dėshmosh veten se je vėrtet mysafir i Allahut. Po pra, mysafiri duhet tė jetė i edukuar dhe durimtar. Sepse kur shkojmė diku mysafir si duhet tė jenė sjelljet tona? Patjetėr nė pėrshtatshmėri tė rregullave tė zotit tė shtėpisė. Nuk duhet tė luajmė rolin e femiut tė llastuar i cili lazdrohet nė praninė e nėnės sė tij kur vatė diku. Prandaj patjetėr na duhet durim, na duhet sabėr, kjo ėshtė fjala dhe vepra e cila duhet ta shoqėrojė haxhiun nė ēdo hap. Sepse ka shumė raste kur duhet tė realizohet kjo ngase duhet pritur gjatė nė tavaf, ndonjėherė lodhesh duke qėndruar nė kėmbė por ndonjėherė edhe duke qėndruar ulur, tė dhemb mesi, gjunjėt, tė mpihen kėmbėt, sa qė tė bėn mendja tė qėndrosh vetėm me njė kėmbė, por pėrnjėherė duhet tė kujtohen fjalėt tua kur thoshe: 'u flijofshin nėna, babai dhe shpirtrat tanė pėr hir tėndin Ja Resulallah, u bėfsha kurban nė rrugėn tėnde'. Kjo d.m.th se mė i rėndėsishėm ėshtė shpėrblimi dhe se edhe nė kėtė rast Ahiretin nuk duhet larguar nga zemrat tona.



Kur shkojmė nė haxh ėshtė e rėndėsishme tė bėjmė ibadet, nė Qabe tė falim namaz i cili na shpėrbehet me qindra e mija herė mė shumė se nė vendlindje, tė lexojmė Kur'an qė arrin shumėfishin e shpėrblimit nė kėto ditė madhėshtore, mė qartė kur jemi nė Mekke tė kemi parasysh se ndodhemi pranė Shtėpisė sė Allahut, pranė vendlindjes sė Pejgamberit a.s., ndėrsa kur jemi nė Medine duhet tė kemi parasysh se aty kemi varrin e Shenjtė tė Resulullahut, dy njerėzit mė tė dashur tė tij qė janė tė varrosur pranė tij, kush e viziton e sheh nė detaje atė vend, sheh mihrabin e Pejgamberit ku u ishte drejtuar si imam as'habėve dhe tė gjitha gjėrat qė janė tė rėndėsishme aty.

Aty duhet tė na kujtohet dhoma e hz. Aishes nėnės sė besimtarėve, ku priste e pėrcillte delegacione tė shumta qė vinin ta pyesnin rreth ēėshtjeve fetare nė pėrgjithėsi por nė veēanti pėr ēėshtjet e gruas. Sa i lumtur duhet tė jetė ai njeri qė Allahu ia mundėsoi qė edhe nė kėtė vend tė fali dy rekate namaz. Ky vend ėshtė njė kopsht prej kopshteve tė Xhennetit ngase pėrbėn shtėpinė dhe mihrabin e Pejgamberit a.s., e dihet se zotriu mė i mirė e mė i devotshėm ishte i zoti i kėsaj prone, pra Pejgamberi a.s. Njė poet nė njė vjershė thotė: 'Sikur Xhenneti tė jetė i gjatė, vetulla e tij ėshtė Medineja. Andaj edhe kur ndodhemi nė Medine duhet tė kemi parasysh se jemi brenda njė ni'meti (begatie) tė madhe. Kjo ėshtė kopsht i Xhennetit, aty ėshtė pronari i burimit tė Kevtherit. Padyshim se burimi i bekimit tė kėtij vendi qėndron sepse kėtu gjendet njeriu qė shpėrndau tė vėrtetėn, drejtėsinė, mėshirėn dhe se ēdo e mirė tjetėr buroi nga ky vend. Kėtu ėshtė dielli i njerėzimit, shndritja e mendjes njerėzore dhe ai qė ua prehu zemrat njerėzve. Kėtu ėshtė vendi qė lindi Islami duke filluar nga shpella Hira, dalėngadalė duke u forcuar pastaj ta shndrisė tėrė botėn. Ah sa fatlumė janė ata qė kanė nderin tė qėndrojnė afėr kėtij Ambasadori tė famshėm tė Allahut.

Me shumė kėnaqėsi le ti dėrgojnė salavate pėr sė afėrmi dritės sė dy botėve duke thėnė: 'Esselatu vesselamu alejke Ja Resulallah, essalatu vesselamu alejke Ja Habiballah.. Essalatu vesselamu.' 'Paqja dhe shpėtimi qoftė mbi ty o i Dėrguar i Allahut, Paqja dhe shpėtimi qoftė mbi ty o i Dashuri i Allahut, Paqja dhe shpėtimi qoftė mbi ty ..'. Gjithashtu nuk duhet harruar tė pėrshėndeten edhe shokėt e tij besnikė (as'habėt).

Dihet shumė mirė se haxhiu ėshtė i ngarkuar me njė sėrė detyrash, dinamika kuptohet se bėn tė veten edhe nėse jemi tė detyruar qė nė tė shpeshtėn e rasteve ta falim namazin duke u ngutur inshaallah prapė ai namaz e arrin shumėfishimin e shpėrblimit. Gjithnjė duhet tė mendojnė se ndodhen nė njė vend ku duatė- lutjet e tyre nuk kthehen prapa, ata janė nė Qaben e Madhėruar dhe pranė varrit tė Resulullahut, gjatė gjatė, me sinqeritet dhe me zemėr duhet tė luten. Athua sa do tė kishin dėshirė besimtarėt e sinqertė tė jenė nė kėto vende dhe tė arrinin nė kėtė shkallė, t'u mundėsohet atyre qė tė bėjnė ibadet dhe tė bėjnė dua, tė luten nė kėto vende?. Padyshim se kjo do tė ishte dėshirė e tė gjithė besimtarėve.

Gjatė lutjeve kuptohet se porosi e Pejgamberit ėshtė qė lutja tė bėhet pėr tė gjithė ummetin e Pejgamberit a.s.. sepse nuk duhet menduar vetėm pėr vete. A nuk thotė Pejgamberi a.s. 'Nuk ėshtė musliman i vėrtetė ai besimtarė i cili nuk dėshiron pėr vėllaun e tij atė qė dėshiron pėr vete?! Kjo ėshtė porosia dhe mesazhi i Resulullahut qė duhet ta pėrcjellė secilin besimtar nga ummeti i tij.

Kur ne aplikojmė porositė e tija bėhemi pjesė e ndershme e karakterit tė tij tė padiskutueshėm, morali i tij i pastėr bėhet motiv jete qė na shoqėron nė ēdo hap, e edhe kur shkojmė pranė Varrit tė tij Shenjtė jemi faqebardhė dhe ballėhapur sepse vepra jonė pėrputhet me fjalėn dhe veprėn e tij fisnike, kėtė e demonstron etika jonė e cila buron nga veprat, fjalėt, porositė dhe sjelljet e tija tė pastra qė na mbajnė tė gjallė deri mė sot edhe pas katėrmbėdhjetė shekujve. Ndėrsa nėse nuk iu pėrmbahemi porosive, fjalėve, veprave dhe sjelljeve tė tija athua ē'na nevojitet tė jemi pranė tij?!

Por, prapė themi se sa tė lumtur janė ata qė kanė mundėsinė e kėsaj vizite, le t'ua dinė vlerėn kėtyre ditėve, t'i kalojnė me ibadet dhe lexim tė Kur'anit, ngase kur tė ndahen nga kėto vende tė mos shkaktohet rrjedhja e lotėve nga sytė e tyre si shkas se nuk mundi t'i pėrkushtohej obligimeve sa pati mundėsi por le tė jenė lotėt e tij nga shkaku i mėrzisė se po largohet nga Shtėpia e Shenjtė, Qabja e Ndershme dhe nga Medineja Ndritshme. Andaj ju qoftė rruga e mbarė i pėrcjellim me dua dhe lakmi. Allahu u mundėsoftė ēdo tė mire dhe tė arrijnė nė gradėn mė tė lartė tė shpėrblimeve qė ua garanton Allahu haxhinjėve. I porosisim tė dėrgojnė selame edhe pėr ne Qabes dhe Resulullahut, sepse edhe pse nuk patėm mundėsi kemi mall tė madh e zemėr tė lidhur atje. Udha e mbarė haxhinj, selam shumė nga ne Qabes dhe Resulit a.s.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi