Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lebejke Allahume Lebejk (Tė pėrgjigjem ty Zoti im vetėm Ty)

Shko poshtė

Lebejke Allahume Lebejk (Tė pėrgjigjem ty Zoti im vetėm Ty) Empty Lebejke Allahume Lebejk (Tė pėrgjigjem ty Zoti im vetėm Ty)

Mesazh nga NoOrA Wed Nov 11, 2009 11:07 am

Shumė ditė pėrpara, madje shumė muaj e pėr disa me vite fillon njė zė i brendshėm tė jehojė nėpėr kapilarėt e zemrės, pak nga pak ai bėhet mė i fortė, mė i fortė, ēdo ditė qė kalon dhe i afrohesh kohės sė Haxhit, ky zė tė bėhet kumbues nė zemrėn dhe shpirtin tėnd.

Pėr disa besimtarė kjo ėshtė njė ėndėrr e jetes qė edhe pse mendon se shanset nuk i ka pėr ta realizuar, nuk ka dėshirė ti fiket brenda shpirtit tė tij. Disa tė tjerė ky zė i ka shqetėsuar nė ēdo ditė tė jetės sė tyre. Aq sa kanė bėrė plane se si ti pėrgjigjen kėtij zėri.

Ai ėshtė zėri i zemrės qė kėrkon ta takojė Zotin e saj, kėrkon ta vizitojė shtėpinė e tij, kėrkon tė jetė mike e Tij. Kėrkon tė pastrojė baltėn dhe ndryshkun qė e ka zėnė nė vite. Ky ėshtė udhėtimi drejt perfeksionimit shpirtėror.

Nuk bėhet fjalė thjesht pėr njė udhėtim turistik, nė ekspeditė apo nė eksplorim pavarsisht se edhe kjo ėshtė pjesė e sfidės pėr secilin udhėtar drejt Zotit. Musa pati njė takim tė tillė me Zotin nė malin Turi Sina ku i thotė Zotit: Shpejtova o Zot nė takimin me Ty, qė Ti tė jesh i kėnaqur. Po kėshtu edhe pegamberėt e tjerė, Kėshtu edhe i Dėrguari i fundit Muhamedi (a.s) ka patur takimet e tij me Zotin. Bėhet fjalė pėr ti`u pėrgjigjur thirrjes sė Zotit i cili ka thėnė: Thirri njerėzit tė vijnė nė Haxh, ata do tė vijnė nė kėmbė dhe me deve prej tė gjitha fiseve tė largėta.

Kohė mė parė pėrgatiteshin karvanėt, me javė me muaj pėrpara dhe udhėtimi i Haxhit quhej udhėtimi i jetės. Ishte kusht qė ajo pasuri qė do tė shpenzohej pėr kėtė udhėtim tė ishte e fituar nė mėnyrė tė drejtė (hallallit). Por pėrgatitja kryesore ishte ajo brenda zemrės, ajo tė cilėn e kėrkon Allahu kur thotė: Me sinqeritet dhe besimdrejtė tė vini para Allahut, duke mos i shoqėruar Atij asgjė nė adhurim.

Ditėve tė fundit Haxhiu tashmė i takon miqtė dhe u kėrkon atyre falje pėr tė gjitha pezmatimet qė u ka sjellė nė jetėn e tij. Ai ėshtė duke shkuar nė rrugėn e pastrimit dhe shpreson qė kur tė kthehet tė jetė i pastėr ashtu sikur e filloi ditėn e parė tė jetės sė tij.

Rrugėtimi i tij drejt takimit me Zotin tashmė ka filluar, fillimisht me grupin e tij veshin Ihramin e bardhė, pėr tė barazuar veten me tė gjithė tė tjerėt edhe pse mund tė jetė mė i fismė se ata, mund tė jetė mė i pasur apo me mė shumė pushtet. Ėshtė koha e mposhtjes sė egos, zhveshjes nga gradat e dynjasė pėr tė arritur gradat e Ahiretit.

Nė udhėtimin e tij zėri e brendshėm i zemrės fillon tė dėgjohet edhe mė shumė, ai kristalizohet me lotėt e syve, gjithė ajo jetė larg Zotit tashmė ėshtė future nė atė valixhe dhe sė bashku me Haxhiun po niset drejt Takimit me Zotin (LebejkAllahume Lebejk..) Zoti im iu pėrgjigja ftesės Tėnde, i Pashoq je o Zot, Falenderimi ty tė takon, mirėsitė veē prej teje i kemi, i Gjithpushtetshmi, o Zoti im, i pashoq ! Ajo duhet tė pastrohet, faqet e librit tė tij kanė nevojė pėr pastrim, zemra duhet tė heqė njollat e zeza tė ndryshkut tė monotonisė sė ditėve tė mėparshme. Zemra ka nevojė pėr servis.

Sapo arrin nė vendet e Shenjta, Haxhiu sheh se si ai nuk qenka i vetėm, se si ai qenka thjesht njė qelizė nė gjithė kėtė masė tė madhe njerėzish qė ndjejnė tė njėjta gjėra qė edhe ai ndjen. Kupton se sa i barabartė ėshtė me tė tjerėt aty nė atė fushė tė madhe tė mbushur me bardhėsi. E megjithatė madhėshtia qėndron nė faktin se secili prej tij ka lidhjen e tij private me Zotin dhe sa public ėshtė nė ato moment po aq intime e ndjen atė lidhje tė tij me Allahun.

Tashmė zėri i zemrės nuk qėndron mė i fshehtė, ai tashmė ka dalė dhe i ėshtė bashkuar miliona zėrave tė zemrave tė tjera dhe ėshtė bėrė njė lumė zėrash zemre qė tė gjithė duke thėrritur: "LebejkAllahume Lebejk" - Zoti im iu pėrgjigja ftesės Tėnde, i Pashoq je o Zot, Falenderimi ty tė takon, mirėsitė veē prej teje i kemi, i Gjithpushtetshmi, o Zoti im, i pashoq !

Fytyra tė ndryshme, rraca tė ndryshme, emra tė ndryshėm, gjuhė tė ndryshme, pozita dhe prejardhje tė ndryshme. Dikush i ardhur nga veriu polar, njė tjetėr i ardhur nga shkretėtirat e Saharės, tė tjerė tė ardhur nga Amazona, shumė tė ardhur nga metropolet botėrore. Tė gjithė kanė diēka pėr tė thėnė, por aty nuk kanė nevojė, Zoti ua di tė gjithėve nė privat jetėn e tyre, deri nė detaje. Tė gjithė i kanė lėnė pas prejardhjet e tyre, tė afėrmit e tyre, punėn, biznesin, hallet, luftėn, paqen, vuajtjet, harenė. Ata janė tashmė tė gjithė aty nėn njė kolorit tė vetėm, Bardhėsi, paqe, takim me Zotin.

Tė Afruar drejt Qabes, menjėherė telat e zemrės fillojnė tė dridhen.

Ajo nuk adhurohet, por simbolizon shtėpinė e besimit.

Ajo nuk mbart bestytni, por simbolizon Shtėpinė e Zotit. A Ty ku nuk mund tė bėhet padrejtėsi, aty pastėrtia ėshtė nė natyrėn e saj tė shenjtė.

Ajo ėshtė shtėpia e parė nė botė, e ndėrtuar prej engjėjsh pėr devotshmėrinė ndaj Zotit, ky ka qenė qėllimi

Aty kur ke arritur miku im Haxhi, tashmė Zotit i ke ardhur nė shtėpi. Tregoji veē Zotit gjitha hallet qė ke. Foli pėr vuajtjet qė ke kaluar, megjithėse Ai shumė mirė ti di. Kėrkoji ēdo gjė qė do bile edhe ato qė nuk i di, Thuaji O Zot, Mė jep ēka ėshtė e mirė pėr mua, nga ajo qė di e nga tė tjerat qė nuk i di. Mik i Zotit kur tė jesh o i dashur njeri, mos ki merak Zoti ta ka dhuruar atė dashuri.

Aty asnjė dorė nuk refuzohet bosh, asnjė pikė loti nuk derdhet kot, asnjė lutje zemre nuk mbet pa u plotėsuar. Bile pėr hatėr tė atyre zemrave fisnike qė Zotin e lusin, Allahu shemb ndryshkun edhe nė ato zemra aq fort nė ngurtėsuara. Nė njė hadith Kudsij Zoti thotė: [o biri i Ademit ! Pėr sa kohė qė ti tė mė lutesh dhe i mban shpresat tek Unė, do tė ti fal ato qė ke bėrė, pa u shqetėsuar fare! O Biri i Ademit, Sikur mėkatet e tua tė arrijnė edhe kulmin e qiellit, po mė kėrkove falje, do tė ti fal ato. O biri i Ademit! Nėse vjen te Unė me mėkate sa sipėrfaqja e tokės, dhe mė drejtohesh pa mė bėrė shok nė adhurim. Faljen prej meje do ta kesh po aq tė madhe] Transmetuar nga TirmidhiuHasen Sahih

O Mik i Zotit o Haxhi!

Vazhdoje takimin me Krijuesin shko nė Mina, Muzdelife, shko dhe nė Arafat. Kujtoje Allahun qė tė ka dhėnė kaq shumė mirėsi. Ti Vazhdon te jesh nė vendin e shenjtė ku dikur Ibrahimi bashkė me birin e tij Ismailin treguan hapur miqėsinė e tyre me Zotin. Aty dikur ka ndodhur njė ngjarje e madhe. Mbi ato kodra qė quhen Safa dhe Merva dikur Haxherja i pėrshkronte me vrap pėr tė kėrkuar ujė, pėr dalin e saj Ėn. Nga ai ujė qė ti pin o i dashur Haxhi, o Mik i Zotit, ai ujė ėshtė Zemzemi, uji qė buron prej Xheneti dhe ka dalė enkas pėr Ismailin e vogėl.

Ato metra qė ti i pėrshkron nė Tavaf rreth Qaben dikur i kanė bėrė njerėz mė tė mėdhenj se ti. Kur tė jesh aty pranė Qabes kujtoje qė, dikur aty Ibrahimi bashkė me Ėn mbanin tullat dhe ndėrtonin muret e Qabes. Nė fund pasi e mbaroi Ibrahimi qėndronte para saj duke ngritur duart lart e duke thėnė: [O Zoti jonė na e prano kėtė punė. Ti je Dėgjues (i lutjeve tona) Ti je i Ditur (pėr zemrėn tonė). O Zoti ynė na bėj tė dyve tė bindur ndaj Teje, bėji edhe pasardhėsit tanė popull tė bindur ndaj Teje. Na mėso si tė tė adhurojmė dhe na fal gjynahet. Ti je Falės i madh, je Mėshirues. Zoti ynė, dėrgo tek ata nga gjiri i tyre njė Pejgamber, qė tu lexojė atyre ajetet e Tua, tu mėsojė librin (Kuranin) dhe urtėsinė(Sunetin)e ti pastrojė prej (prej idhujtarisė)Nuk ka dyshim se Ti je i Ngadhėnjyes, i Gjithdijshmi]. Aty ka qenė edhe Muhamedi, pėr ta pastruar atė nga Idhujt.

Mik i dashur Haxhi!

Rrugės pėr nė Mina kur tė shkosh dhe gurėt qė do tė hedhėsh, kujtoje Ibrahimi, Pejgamberin e Zotit, kujtoje se si ai pati lėnė gjithēka pas, popullin e tij, karrierėn dhe tė mirat qė i premtoheshin nė vendin e tij, Babiloni. Ai nis rrugėn e Zotit me zemėr tė pastėr. Kujtoje se si nė njė moshė tė madhe Allahu i dhuroi fėmijėn e parė. Pastaj birin e tij tė dashur do tia kėrkojė pėr kurban pėr Zotin. Imagjinoje pak veten nė vendin e tij. Nė fakt edhe ti o mik i dashur qė sot je duke bėrė Haxhin edhe ti ke lėnė pas gjithė jetėn tėnde edhe ti ke ardhur me zemėr tė pastėr si Ibrahimi atėherė drejt Zotit. Kujto momentet kur u nis bashkė me birin e tij Ėn pėr tė bėrė sakrificėn mė tė madhe njerėzore, ku me vetėdije tė plotė njė baba, flijon birin e tij tė vetėm dhe kėtė e bėn veē pėr hatrin e Zotit. Por kjo nuk ishte sakrificė vetėm e njė babai, por edhe e njė biri i cili i ndėrgjegjėsuar pėr kėtė flijim, pranon tė bėhet kurban veē pėr hatrin e Zotit.

Atė rrugė qė do tė bėsh pėr tė shkuar deri nė Mina dhe tė hedhėsh gurėt kundėr Shejtanit, nė fakt e kanė bėrė para teje Ibrahimi me Ismailin, e kanė bėrė pastaj miliona e miliona njerėz tė gjithė e kanė goditur shejtanin nė ato vende. Ata fillimisht i kanė goditur shejtanėritė e zemrės sė tyre, ashtu syno edhe tin ė momentin kur tė gurėzosh shejtanin ne tre vendet e caktuara.

Kurt ė qėndrosh nė kodrėn e Arafatit, mėshirėn e Zotit duke kėrkuar, kujto se njė ditė ashtu do tė qėndrosh ti dhe i tėrė njerėzimi, tė gjithė tė njėjtė, tė gjithė nė diellin sipėr kokave tė tyre, tė gjithė duke pritur mėshirė nga Zoti. Tė gjithė nė ankth.

Ndryshimi i vetėm i kėtyre dy ditėve ėshtė se pas Arafatit tė jepėt shansi tė pėrgatitesh pėr gjykimin e madh, ndėrsa nė fushėn e Mahsherit, nuk ka mė shanse, gjithēka qė do tė jetė nė peshoren tėnde do tė jetė ajo qė ke fituar nga kjo botė. Paraja atje nuk do bėjė dobi, as pendimi dhe as lutja pėr njė shans tė dytė. Gjithēka ka marrė fund.

Kėshtu pra vėlla dhe motėr qė shkoni nė Haxh! Kurt ė jeni nė Arafat duke kėrkuar mėshirė dhe falje, kujtojeni fushėn e Mahsherit dhe peshojini mirė tė dyja skenat.

Aty bashkė me ty janė mbledhur njerėz nga i gjithė globi, tė gjithė mėshirė duke kėrkuar, tė gjithė tė barabartė. Aty kėrko sa ma shumė, thuaji Zotit se ke ardhur te Ai me zemėr tė pastėr, gjynahet pėr tė ti falur. Thuaji se kurrė nuk do tė adhurosh kėnd tjetėr veē Tij. Thuaji megjithėse ai pot ė dėgjon bile edhe fjalėt e Zemrės tėnde.

Allahu ėshtė i Pasuri, ndėrsa ti dhe tė gjithė janė tė varfėr pėr Tė. Kėrko miku im dhe lutjes tėnde jepi njė vlerė. Lutu pėr ēdo gjė qė ke nevojė, por mos u lut veē pėr nevojat e tua tė kėsaj bote, sepse shumė pak ke kėrkuar e Zotit nga pasuria e Tij kurrė nuk do ti heqėsh asgjė, sa do tė kėrkosh, ti dhe i gjithė njerėzimi dhe tė gjitha krijesat. Lutju Zotit me njė lutje tė madhe. Kėrkoji Xhenetin Firdeus, gradėn mė tė lartė tė Xhenetit qė ėshtė bėrė enkas pėr pejgamberėt, dėshmorėt dhe njerėzit e sinqertė.

Kur ti kėrkosh mos u bėj egoist veē pėr veten tėnde, lute Zotin edhe pėr fėmijėt e tu qė tė ti rrisė nė mirėsi dhe rrugė tė mbarė. Lute Zotin pėr tė gjithė ata qė i ke njohur, kėrko falje pėr gjynahet e tyre, por edhe vetė fali ēfarė tė kanė bėrė, a nuk do e dėshiroje qė Zoti tė tė falte?! Fal miku im qė tė jesh i falur.

Por prapė lutja ėshtė akoma pak. Lutju Zotit pėr tė gjithė umetin Musliman, lutju pėr ti ndihmuar tė gjithė hallexhinjtė e botės kudo qė janė, lutju pėr ata tė varfėr qė provojnė uri e nuk kanė me se ta shuajnė. Lutu jo veē pėr hallexhinjtė muslimane, por edhe pėr hallexhinjtė jo muslimane. Tė gjithė nevojat i kanė njėsoj. Lutju Zotit, pėr padrejtėsitė qė bėhen nė botė, lutju pėr viktimat e pafajshme nė Palestinė, nė Irak, nė Pakistan, Afganistan, nė Afrikė, e kudo ku vriten njerėz tė pafajshėm, Lutju Zotit qė ta rregullojė gjendjen e tyre dhe ti japė fund padrejtėsive.

Sigurisht qė duhet tė kujtosh edhe vendin tėnd, lutju Zotit qė tranzicioni kėtu tė marrė fund, lutju Zotit qė tė rregullojė gjendjen e popullit tonė dhe ti japė prosperitet. Lutju Zotit qė ta bėjė popullin tonė mė tė pėrgjegjshėm mė qytetar dhe mė tė vetėdijshėm.

Pastaj miku im gjithēka kur tė mbarosh do tė kthehesh pėr tė bėrė Tavafin e Lamtumirės nė Qabe. Quhet kėshtu sepse ndoshta kjo do tė jetė hera e fundit pėr ty qė po e sheh kėtė vend me sy, ndoshta nuk do mundesh mė kurrė ta shohėsh, ndoshta.. Prandaj pėrshėndetu me vendin e shenjtė tė globit. Tashmė vizitės tėnde si mik nė Shtėpinė e Zotit poi vjen fundi dhe ti duhesh ta dish se kėto do tė mbeten tek ti pėrherė. Ai qė e ka provuar njėherė ėmbėlsinė e besimit, do tė kthehet sa herė tek ajo shije. Do tė vijė koha qė do tė ndjesh mall pėr Qaben, do tė ndjesh mall.. Bile mallin do ta ndjesh qė nė momentin kur do tė dalėsh nga Meka. Qė aty do tė fillojė shpirti tė mallėngjehet e sytė tė tė lotojnė.

Kur kjo tė ndodhi, dije se ke plotėsisht tė drejtė qė ato lotė ti krahėsosh me lotėt e njė bebeje tė sapo lindur. Sepse ti je i sapo lindur, i pagjynah, i pastėr siē tė ka lindur nėna jote. Atėherė dije miku im, se Haxhi yt ėshtė pranuar.

Por tashmė do tė nisesh drejt njė vendi tjetėr, tashmė je nisur, Medinės pėr ti bėrė vizitė dhe xhamisė sė Shenjtė tė Pejgamberit (a.s) do tė shkosh tė shohėsh nga afėr, djepin e shtetit tė parė Islam, do tė shohėsh nga afėr vendin e lulishtes sė Xhenetit dhe falu aty sepse je nė njė lulishte prej lulishtave tė Xhenetit.

Shko i dashur HAxhi dhe jepi Selam tė Dėrguarit tė Mėshirės, Muhamedit (a.s) atij qė erdhi mėshirė pėr gjithė njerėzimin. Jepi selam dhe jepi besėn se do tė qėndrosh gjithmonė nė rrugėn e tij derisa tė japėsh frymėn e fundit nė kėtė jetė.

Pastaj shko dhe shikoji me sytė e tu vendin ku luftuan muslimanėt e parė nė luftėn e Uhudit, aty janė edhe varret e Dėshmorėve tė Islamit. Aty ėshtė varri i Hamzės, dhe gjithė atyre qė ranė si burra duke luftuar kundėr tė keqes, kundėr injorancė. Ata janė aty si dėshmues tė asja pėrpjekjeje tė madhe qė ndodhi ndėrmjet tė mirės dhe sė keqes, ndėrmjet rrugės sė drejtė dhe asaj tė shtrembėr. Ata janė aty qė ti tė njihje Islamin, qė tit ė njihje Zotin, qė tit ė dish pėrse jeton.

Pastaj kur tė kthehesh nė shtėpi, me miqt dhe tė afėrmit kur tė takohesh, do tė shohėsh se sa shumė u ke munguar. Do tė shohėsh se dashuria pėr ata sa shumė rėndėsi ka pėr ty. Do tu hapėsh dhuratat e do ti gėzosh pa masė. Atėherė do tė ketė shumė njerėz qė do tė tė thėrrasin Haxhi, por ti duhet ta meritosh kėtė emėr, prandaj ditėt qė vijnė, deri nė fund tė jetės tėnde sillu si Haxhi, si mik i Zotit sepse ke qenė dikur visitor nė shtėpinė e Tij.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi