Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Mos u bė hileqar!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mos u bė hileqar!

Mesazh nga jetaaa prej Wed Sep 23, 2009 3:31 pm

Mos u bė hileqar!




Le tė mendojmė sė bashku pėr fjalėt e All-llahut tė Lartėsuar:

“E ata qė pėrgatitin dredhi tė kėqija, pėr ata ėshtė njė dėnim i rėndė dhe dredhia e tyre ėshtė e zhdukur.” (1)

“Ata bėnin plane, e All-llahu i asgjėsonte, se All-llahu ėshtė mė i miri qė asgjėson (dredhitė).” (2)

“(megjithatė) Ata pėrgatitėn kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet nė duar tė All-llahut, qoftė ai kurthi i tyre qė shkulen edhe kodrat nga ai.” (3)

“Ata pėrgatitėn njė kurth e Ne ua shpėrblyem kurthin duke mos e hetuar ata. Pra, vėshtro se ēfarė ishte pėrfundimi i dredhisė sė tyre. Nė tė vėrtetė, Ne zhdukėm tė gjithė ata dhe popullin e tyre. E kėto janė shtėpitė e tyre tė mbetura shkret pėr shkak tė mizorisė sė tyre. E nuk ka dyshim se nė kėtė (rrėnim) pėr njė popull qė kupton ka argument.” (4)

“Edhe ata qė ishin para tyre vėnė intriga. Po All-llahu rrėnoi nė themel ndėrtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi dėnimi kah nuk e kujtuan.” (5)

“E kur Ne ua dhurojmė njerėzve mėshirėn pasi t’i ketė goditur e keqja (skamja), kur qe, ata u bėjnė hile argumenteve tona. Thuaj: “All-llahu ėshtė mė i shpejti nė ndėshkim”. S’ka dyshim, pėrcjellėsit tanė (melaiket) regjistrojnė atė qė po thurni ju.” (6)

“… por nuk mashtrojnė tjetėrkėnd pos veten e tyre dhe prapėseprapė nuk kuptojnė.” (7)

“A mos janė tė sigurt ata qė pėrgatitėn kurthe, se All-llahu nuk do t’i trandė ata me tokėn, ose nuk do t’u vijė atyre dėnimi kah nuk e mendojnė? Ose t’i rrėmbejė ata duke qenė nė udhėtimet e tyre (pėr jetė e tregti), e ata nuk mund t’i shpėtojnė asaj. Ose do t’i kapė ata duke qenė nė panik nga frika. Po, s’ka dyshim se Zoti juaj ėshtė i butė, i mėshirshėm (andaj nuk ua ngut dėnimin).” (Cool

“(Largim) Pėr shkak tė mendjemadhėsisė dhe dredhisė sė keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetėr vetėm ata qė kurdisėn.” (9)

“Edhe ata (jobesimtarėt) para tyre (idhujtarėve) bėnė intrigė, po e gjithė intriga i ėshtė nėnshtruar dėshirės sė All-llahut, Ai e di se ēka vepron secili njeri.” (10)

“A mos u siguruan ata prej ndėshkimit tė All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikės sė ndėshkimit tė All-llahut pos njerėzve tė humbur.” (11)


Meditimi pėr kėto ajete dhe pėrsėritja e leximit me vėmendje dhe seriozitet mbjell nė zemėr frikėn pėr largimin nga mashtrimi (dredhia, hileja, dinakėria, tinėzia, komploti, kurthet, intriga, pabesia, ligėsia). Ajetet e bėjnė tė qartė ndėshkimin mbi veprimin a trillimin, qė bėhet pėr tė mashtruar dikė. Ajetet sikur tė thonė: Mos mashtro, ki kujdes! Muhamedi, alejhis-selam, thotė: “Dredhia, mashtrimi dhe tradhtia janė nė zjarr.” (12)

Kujdes, mos mendo tė tradhtosh, sepse do tė tradhtohesh. Shumė prej njerėzve qė po jetojnė nė kėtė botė sillen me All-llahun e Lartėsuar si hileqarė; veprojnė me gruan e tyre me dinakėri, me babanė me tinėzi, me drejtorin dhe shokun e punės me mashtrim, me fqinjin dhe ata qė janė afėr tij me ligėsi. Mendon i shkreti se mund ta mashtrojė All-llahun e Lartėsuar, t’i bėjė hile, tinėzi, etj.

Ibėn Xhevziu ka thėnė njė fjalė shumė tė rėndėsishme: “Dikush vazhdon tė bėjė mėkat, por bėn edhe disa vepra tė mira. Pasha All-llahun, kjo padyshim qė ėshtė dredhi ndaj All-llahut.”

Njėri caktoi takimin pėr ta takuar tė nesėrmen njė vajzė. Rrinte ulur nė xhami para hatibit (ligjėruesit) dhe mendonte pėr ditėn (kohėn) e takimit. Kėshtu vazhdon nė mėkat. Vallė, a All-llahun tėnd do ta mashtrosh? E ha haramin (tė ndaluarėn) dhe ėshtė njeri i ryshfetit, megjithatė fal namaz, jep sadaka (ndihmon tė varfrit). Athua, kujt po i bėn kurth?!

Tjetrin e sheh nė xhami duke bėrė istigfar (kėrkon falje nga All-llahu), ndėrsa nė xhep ka paketėn e duhanit. Ai vazhdon kėshtu nė mėkat dhe thotė: “All-llahu im mė fal!”


I nderuar, kė po mashtron?!

Edhe mė shqetėsuese ėshtė kur dėgjon dikė tė shprehet i revoltuar duke thėnė: “Pėr Zotin, nuk do tė pendohem, e as nuk do ta fal namazin!”

Nė vend qė tė thotė: “Pendohem tek All-llahu. Jo mėkatit!”, i hidhėruar thotė: “Po, do tė jem me mėkatin dhe jo me pendimin!”

Ka dallim mes atij qė e bėn mėkatin, pastaj kėrkon falje, kthehet tek All-llahu, pendohet, i vendosur pėr mos ta pėrsėritur dhe nė mes atij qė pėrgatit kurthe. Po ashtu, ka dallim mes atij qė mėkaton pa dijeni dhe pendohet dhe nė mes atij qė planifikon, intrigon, insiston dhe vazhdon nė mėkat.

Duhet tė meditojmė pėr ajetet e lartpėrmendura. Ti sheh dallimin nė mes atij, i cili ėshtė i pėrfshirė nė mėkat, i mundur nga epshi e njohja e cekėt dhe nė mes atij, i cili planifikon kurthe, kurdis komplote, vėzhgon, pėrpiqet, hulumton tė dyshimtat dhe paraqitet i verbėr ndaj rregullave. Pikėrisht pėr kėtė edhe dėnimi i hileqarit ėshtė mė i rėndė sesa dėnimi i mėkatarit tė kufizuar nė dije. Atėherė, nėse tė them: Ti paraqitesh me disa vepra tė mira dhe vazhdon me mėkate. Mos thuaj: Unė nuk do tė falem, derisa tė largohem nga mėkatet. Pse nuk largohesh nga mėkatet e tė vazhdosh tė falesh? All-llahu im! Pranoje pendimin e ēdo mėkatari musliman!

Le tė mendojmė sė bashku pėr ngjarjen e banorėve tė fshatit buzė detit, kur ata i bėnė dredhi All-llahut tė Lartėsuar dhe injoruan masat e ndėshkimit, e pastaj u shndėrruan nė majmunė. All-llahu i Lartėsuar ka thėnė: “Dhe pyeti ti (Muhamed) pėr fshatin qė ishte nė breg tė detit kur ata e shkelėn (thyen) rendin e tė shtunės (qė e kishin tė ndaluar peshkimin). Kur tė shtunėn e tyre peshqit (me shumicė) u vinin para syve mbi ujė, e nė ditėn qė nuk festonin nuk u vinin. Ja, kėshtu i sprovuam ata ngase ishin mėkatarė.” (13)

Pra, pyeti, o Muhamed, ēifutėt e Medinės pėr lajmin e tė parėve tė tyre mbi ēėshtjen e njė vendbanimi qė ishte buzė bregdetit. Ēfarė u bė me ata pasi thyen urdhrin e All-llahut dhe peshkuan ditėn e shtunė? A nuk i deformoi (ua humbi formėn e rregullt tė fytyrės e tė trupit) All-llahu ata nė majmunė dhe nė derra?

Shkelja e dispozitave ose mėkati nė Ditėn e Shtunė ishte mė e lehtė se mėkatet e tjera, si vrasja e tė dėrguarve tė All-llahut, kėrkesa pėr tė parė All-llahun, pėrulja ndaj idhujve, adhurimi i viēit etj. Pa dyshim se mėkati i Ditės sė Shtunė ishte mė i vogėl, por nga mėkatet e tjera ata nuk u deformuan nė majmunė dhe derra. Kur shkelėn dispozitat e sė Shtunės, u ndėshkuan. Kjo tregon se ndėshkimi nuk ishte vetėm pėr mėkatin, por pėr shkak tė dredhisė sė tyre. Fejruzabadi ka thėnė: “Mėkati i tyre ishte mospėrfillja dhe pėrēmimi i All-llahut.”

Ata i hapėn gropat dhe i lėshuan rrjetat ditėn e premte, kurse peshqit mbetėn nė gropa dhe nė rrjeta tė shtunėn. Ata i shikonin peshqit dhe tė dielėn e tėrhiqnin rrjetėn me peshq. Ata bėnė hile kur lėshuan rrjetėn tė premten, ndėrsa ditėn e shtunė i kishin futur duart nė xhepa dhe i shikonin peshqit duke mbetur nė rrjetat e lėshuara dhe thoshin: “O Zot, shiko ne si jemi tė dėgjueshėm ndaj Teje ditėn e shtunė, e ne nuk kemi bėrė asgjė.”

Ah, mjerė ata se si vepruan! Ah, mjerė ata si u ndėshkuan!

Atėherė, nėse dėshiron tė arrish deri tek All-llahu, pendohu prej tė gjitha formave tė mashtrimit, tė dredhisė, tė hiles, tė dinakėrisė, tė tinėzisė, tė komplotit, tė kurtheve, tė intrigės, tė pabesisė, tė ligėsisė.

(1)Fatir, 10.

(2)Enfalė, 30.

(3)Ibrahim, 46.

(4)Neml, 50-52

(5)Nahl, 26.

(6)Junus, 21

(7)Enam, 123.

(8)Nahl, 45-47.

(9)Fatir, 43.

(10)Rad, 42.

(11)Araf, 99.

(12)Hakimi, el-mustedrek (4/607). Albani nė librin “Sahihul Xhami’is-Sagir” (6602) e cilėson pėr hadith sahih.

(13)A’rafė, 163.


Pėrktheu dhe pėrshtati:

Ulvi FEJZULLAHU

Autori: Muhamed Husejn JA’KUB

jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi