Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Vlera e dhjetė ditėve tė Dhul-hixhes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vlera e dhjetė ditėve tė Dhul-hixhes

Mesazh nga NoOrA prej Sat Nov 14, 2009 6:44 am

Kėrkohet nga muslimani qė tė jetė nė pritje tė kėtyre ditėve me pendim tė sinqertė dhe me vendosshmėri se do t'i kthehet Allahut, pėr shkak se me pendim robi arrinė shpėtimin nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

Lavdėrimi i takon vetėm Allahut, bekimi dhe paqja qofshin mbi atė pas tė cilit nuk ka tė dėrguar.

Nga begatitė e Allahut ndaj robėrve tė Tij ėshtė edhe caktimi i disa sezoneve pėr vepra tė mira, ku ata i shtojnė kėto vepra gjatė kėtyre ditėve, bėjnė gara nė kėtė qė tė afrohen te Zoti i tyre. I lumtur konsiderohet ai qė pėrfiton gjatė kėtyre sezoneve dhe nuk lejon qė t`i kalojnė kot. Nga kėto sezone me vlerė janė dhjetėditėshi i parė i dhulhixhes. Pėr kėto ditė Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka dėshmuar se janė mė me vlerė se ēdo ditė tjetėr dhe ai ka nxitur pėr bėrjen e veprave tė mira gjatė kėtyre ditėve. Ajo qė e shton edhe mė shumė vlerėn ėshtė se Allahu i Lartėsuar ėshtė betuar nė kėto dhjetė ditė. Vetėm kjo na mjafton tė kuptojmė madhėrinė e kėtyre ditėve, pėr shkak se i Madhėruari nuk betohet vetėm se nė diēka tė madhe.

E tėrė kjo ėshtė shkas qė nga besimtari tė kėrkohet ta jap mundin gjatė kėtyre ditėve, t`i shpeshtojė veprat e mira dhe tė kuptojė formėn e saktė tė pritjes dhe shfrytėzimit tė tyre. Nė vazhdim do tė sqarojmė vlerėn e dhjetėditėshit tė parė tė dhuldixhes, vlerėn e veprave gjatė kėtyre ditėve dhe cilat vepra janė tė preferuara tė praktikohen.

Lusim Allahun e Lartėsuar tė na japė sukses tė pėrfitojmė gjatė kėtyre ditėve dhe tė na ndihmojė nė shfrytėzimin e tyre, ashtu si Ai ėshtė i kėnaqur me ne!

Me ēfarė duhet tė pritet dhjetėditėshi i parė i dhulhixhes?

Ėshtė e zakonshme qė besimtari tė jetė nė pritje tė sezoneve tė pėrgjithshme, nga kėto edhe dhjetėditėshin e parė tė dhulhixhės me kėto gjėra:

1. Pendim tė sinqertė.

Kėrkohet nga muslimani qė tė jetė nė pritje tė kėtyre ditėve me pendim tė sinqertė dhe me vendosshmėri se do t'i kthehet Allahut, pėr shkak se me pendim robi arrinė shpėtimin nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Allahu i Lartėsuar thotė: "… Pendohuni tė gjithė te Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim." (Nur, 31)

2. Vendosshmėria serioze pėr shfrytėzimin e kėtyre ditėve.

Ėshtė e nevojshme pėr muslimanin tė jetė i kujdesshėm qė kėto ditė t`i kalojė me thėnie dhe vepra tė mira. Kush mundohet pėr diēka, Allahu i ndihmon atij dhe do t`ia sigurojė shkaqet qė do t'i ndihmojnė nė kryerjen e kėtyre veprave. Ai qė ėshtė i sinqertė me Allahun edhe Allahu do tė jetė i sinqertė me tė. Allahu i Lartėsuar thotė: "E ata, tė cilėt kanė dhėnė mundin pėr hir Tonė, Ne, me siguri do t'i orientojmė rrugės pėr te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu ėshtė nė krahun e besimtarėve." (Ankebut, 69)

3. Largimi nga mėkatet.

Sikurse qė veprat e mira janė shkaktarė pėr afrimin ndaj Allahut, gjithashtu edhe mėkatet janė shkaktarė pėr largimin nga Allahu dhe distancim nga mėshira e Tij. Ėshtė shumė e mundur qė njeriu tė ndalohet nga rahmeti i Allahut, pėr shkak tė mėkatit qė e vepron, prandaj nėse ke ėndje pėr mėshirė, falje tė mėkateve dhe shpėtim nga zjarri i xhehenemit ki kujdes nga mėkatet gjatė kėtyre ditėve dhe ditėve tė tjera. Ai i cili e kupton se ēfarė kėrkon, nuk i duket e rėndė ēkado qė sakrifikon.

Prandaj, vėlla i dashur, ki kujdes nė shfrytėzimin e kėtyre ditėve, mundohu qė t`i presėsh sa mė mirė dhe tė mos kalojnė ashtu e tė pendohesh, atėherė kur pendimi nuk ka dobi.

Vlera e dhjetėditėshit tė parė tė dhulhixhes

1. Allahu i Lartėsuar ėshtė betuar nė kėto dhjetė ditė.

Kur Allahu betohet nė diēka, kjo aludon nė madhėrinė e saj dhe vlerėn qė ka, pėr shkak se i Madhėrishmi nuk betohet vetėm se nė diēka tė madhe. Allahu i Lartėsuar thotė: "Pasha agimin! Pasha dhjetė netėt! Pasha ēiftin dhe pasha tekun!" (Fexhr, 1-3)

Dhjetė netėt pėr tė cilėt Allahu betohet kėtu janė dhjetė tė dhulhixhės, ky ėshtė mendimi i shumicės sė komentatorėve tė Kuranit; Ibėn Kethiri thotė se kjo ėshtė e sakta.

2. Kėto ditė janė ato ditėt qė Allahu i quan tė njohura dhe nė tė cilat ėshtė caktuar dhikri (pėrkujtimi i Allahut).

Allahu i Lartėsuar thotė: " …Dhe qė ta pėrmendin Allahun nė ato ditė tė caktuara (tė njohura), (nė shenjė falenderimi) dhe pėr atė qė i ka furnizuar me kafshė…" (Haxh, 28). Shumica e dijetarėve thonė se ditėt e caktuara (tė njohura) janė dhjetė ditėt e para tė dhulhixhės; nga ata qė kanė thėnė kėshtu janė: Ibėn Omeri dhe Ibėn Abasi.

3. Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka dėshmuar se kėto ditė janė mė tė vlefshmet se tė gjitha ditėt e tjera.

Transmetohet nga Xhabiri se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: "Ditėt mė tė mira nė kėtė botė janė dhjetė ditėt e dhulhixhes." Dikush pyeti: "A e nuk arrin kėtė vlerė xhihadi nė rrugėn e Allahut?" Ai tha: "Nuk e arrin kėtė vlerė as xhihadi nė rrugėn e Allahut, pėrveē atij qė i bie fytyra nė dhe (bie shehid)." (Transmeton Bezari, Ibėn Hibani dhe Shejh Albani e cilėson tė saktė)

4. Nė kėtė dhjetėditėsh ndodhet edhe dita e Arafatit.

Dita e Arafatit ėshtė dita e haxhit tė madh, dita e faljes sė mėkateve, dita e shpėtimit nga zjarri. Nė kėto dhjetė ditė tė dhulhixhes po tė mos ishte vetėm se kjo ditė do tė mjaftonte pėr ngritjen e vlerės sė kėtyre dhjetė ditėve. Pėr vlerėn e ditės sė Arafatit kemi sqaruar kur kemi folur pėr haxhin.

5. Nė kėto dhjetė ditė gjendet edhe dita e nahrit.

Kjo ditė ėshtė mė e vlefshme se tė gjitha tė tjerat te disa dijetarė, madje mė e vlefshme edhe se dita e Arafatit. Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: "Dita mė e madhe tek Allahu ėshtė dita e nahrit, pastaj dita e ballafaqimit me armikun." (Transmeton Ebu Daudi, Nesaiu dhe e cilėson Albani si tė saktė)

6. Nė kėto ditė pėrmblidhen ibadetet mė tė rėndėsishme.

Hafidh Ibėn Haxheri thotė: "Ajo qė nėnkuptohet kėtu si shkaku i veēimit tė kėtyre ditėve ėshtė se nė kėto ditė mblidhen adhurimet mė tė rėndėsishme: namazi, agjėrimi, sadakaja, haxhi, kurse ditėve tė tjera nuk ndodh ky bashkim."

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi