Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Buzėqesh…

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Buzėqesh…

Mesazh nga NoOrA prej Sat Nov 14, 2009 8:13 am

Buzėqeshjet mbjellin dashuri, lumturi, respekt dhe harmoni. Nė ato familje ku ekziston buzėqeshja mbretėron qetėsia. Nė shoqėritė ku mbretėron ajo, veēse ka mbretėruar begatia. Bisedat e shoqėruara me tė janė tė kurorėzuara me mėshirė nga Zoti. Pėrshėndetja e shoqėruar me buzėqeshje vetvetiu tregon shumė mė tepėr se sa disa orė tė kaluara nė bisedė. Nėse dėshiron tė buzėqeshin tė tjerėt atėherė, edhe ti buzėqeshu atyre. Mbill respekt dhe dashuri tek fėmijėt me buzėqeshje. Edukoi, mėsoi, bisedo dhe loz me ta, por vetėm duke buzėqeshur. Shikimet ledhatuese, bisedat, dashurinė bashkėshortore pėrcilli me buzėqeshje. Vėllain takoje, bisedo dhe pėrcille vetėm duke i buzėqeshur.


Buzėqeshja, ėshtė magji e cila thyen kufijtė e inatit dhe tė nervozes, si dhe depėrton brenda nė thellėsitė e zemrės. Arrin aty ku nuk mund tė depėrtojė asgjė, as edhe shigjeta e pushka.

Pse nuk buzėqesh?! A thua, njė vepėr e tillė kushton tė holla dhe lodhje?! Apo mos vallė ėshtė mė e shtrenjtė se rezultati i saj?! Pa kurrfarė tė hollash, por vetėm duke mbledhur faqet pak nga prapa dhe ia arrin qėllimit. Por, ke kujdes mos tė harrosh ta shoqėrosh kėtė lėvizje me sinqeritet.



Kaq tė kushton e asgjė tjetėr, pėr tė dhėnė lėmoshė. “Buzėqeshja nė fytyrėn e vėllait tėnd ėshtė sadaka”, kėtė mos e harro kurrė! Bėje sa mė shpesh qė tė arrish t`i thyesh kodet e zemrave tė miqve dhe armiqve tu.

Pse? Pse besimtari tė mos buzėqesh? Pse ai e takon vėllain e tij me fytyrė tė mėrrolur dhe buzė tė varura?! A thua vallė ka bėrė diēka qė meriton njė sjellje aq tė pahijshme dhe tė ndaluar me tė. Apo, mos vallė shkak i kėsaj ėshtė pėrtesa, por pse pėr njė buzėqeshje sadaka?!



Buzėqeshi atij qė e njeh dhe qė nuk e njeh, sepse ajo nuk sjell dėm por vetėm dobi, nuk krijon pėrēarje por vėllazėri, miqėsi, e jo armiqėsi. Nevojtarin prite dhe pėrcille vetėm duke buzėqeshur madje edhe nėse nuk mund ta ndihmosh ngase, ndonjėherė ėshtė mė e vlefshme se vet ndihma e tij. Buzėqesh o mysliman. Trego se ti di tė buzėqeshėsh dhe feja ta mėson atė. Mėsoi tė tjerėt se cila ėshtė buzėqeshja e vėrtetė, si ėshtė ajo para syve dhe pas shpinės. Buzėqesh, pėr hir tė Allahut qė tu tregosh tė tjerėve se di tė buzėqeshėsh, e se ti nuk je i vrazhdėt, rrugaē, e as terrorist. Buzėqesh gjithmonė sepse ajo tregon edukatėn e zemrės sate ashtu siē ndikon nė pėrmirėsimin e saj.

Edhe kur tė bėhet njė padrejtėsi sėrish buzėqesh qė nė aspektin psikik ta luftosh tjetrin. Kurrė mos qaj para armikut, e as mos bėrtit, meqė njė gjė e tillė e gėzon, trimėron dhe kėnaq. Por, buzėqesh kinse me ty asgjė nuk ka ndodhur, kinse i ke punėt mirė dhe nuk ke aspak telashe. Vepro kėshtu edhe kur je nė vėshtirėsitė mė tė mėdha sepse nėse vepron tė kundėrtėn, vallė mendon se tjetri do tė mėshirojė?! Andaj, buzėqesh dhe vetėm buzėqesh...

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi