Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhamia dhe gratė ndėrmjet dy ekstremeve

Shko poshtė

Xhamia dhe gratė ndėrmjet dy ekstremeve Empty Xhamia dhe gratė ndėrmjet dy ekstremeve

Mesazh nga NoOrA Sun Nov 15, 2009 3:41 am

Xhamia, qė nė Amerikėn e Veriut njihet mė mirė si qendra islame, ėshtė qendra e aktiviteteve shpirtėrore, sociale, edukative dhe kohėt e fundit e aktiviteteve politike tė komunitetit mysliman amerikan. Xhamia ėshtė gjithashtu vendi ku myslimanėt me formime kulturore dhe ideologjike tė ndryshme takohen dhe bashkėveprojnė. Diversiteti i interpretimeve tė burimeve dhe praktikave islame ka krijuar tensione, veēanėrisht nė qendrat islame ku tendenca ėshtė vendosja e interpretimeve strikte pėr vendin dhe rolin e duhur tė grave myslimane nė xhami dhe nė komunitet.

Njė numėr gjithmonė e mė i lartė i grave tė reja myslimane ankohen pėr praktikat dhe planifikimet kufizuese qė i pengojnė tė marrin pjesė plotėsisht nė programet sociale dhe edukative. Shumė xhami sot e kufizojnė hollin kryesor tė faljes vetėm pėr burrat dhe pėr gratė lėnė vetėm disa pjesė tė veēuara. Gratė po pyesin me zė tė lartė: "A ėshtė ky vendi qė na jep Islami, apo ėshtė njė imponim i traditave kulturore?" Disa kanė arritur deri nė pikėn ku kanė refuzuar tė gjitha traditat, duke i tejkaluar kufijtė.

Xhamia ėshtė vend i rritjes dhe zhvillimit shpirtėror pėr tė gjithė myslimanėt dhe aty duhet tė shkojnė si gratė dhe vurrat. Kurani ka shprehur nė mėnyrė tė qartė barazinė shpirtėrore dhe morale ndėrmjet burrave dhe grave:

Nuk ka dyshim se pėr myslimanėt e myslimanet, besimtarėt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit e tė sinqertat, durimtarėt e durimtaret, tė pėrvuajturit e tė pėrvuajturat, sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset, agjėruesit e agjėrueset, ruajtėsit e nderit e ruajtėset e nderit, shumėpėrmendėsit e All-llahut e shumėpėrmendėset e All-llahut, All-llahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh. (El-Ahzab, 33:35)

Kurani thekson se edhe burrat edhe gratė kanė obligimin moral tė zhvillojnė veten e tyre shpirtėrisht dhe moralisht dhe tė pėrmbushin pėrgjegjėsitė e tyre sociale. Xhamia ėshtė dhe ka qenė gjithmonė qendra e mėsimit dhe rritjes morale dhe shpirtėrore. Gjithashtu, xhamia ėshtė njė vend ku diskutohen ēėshtjet qė kanė interes publik dhe pėr t'iu pėrgjigjur sfidave me tė cilat pėrballet komuniteti. Kurani ėshtė gjithashtu i qartė pėr pėrgjegjėsinė e barabartė ndėrmjet burrave dhe grave pėr tė zhvilluar tė mirėn e pėrgjithshme: "Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t'i mėshirojė All-llahu. All-llahu ėshtė ngadhėnjyes, i urtė". (El-Teube, 9:71)

Nxitja e tė mirės sė pėrgjithshme dhe kundėrshtimi i sė keqes janė detyra publike qė bien njėlloj mbi burrat dhe mbi gratė dhe xhamia ėshtė vendi ku burrat dhe gratė myslimane mund tė takohen pėr tė planifikuar zhvillimin e komunitetit dhe pėr tė hartuar strategji pėr rritjen e sė mirės sė pėrgjithshme.


Profeti e pohon pėrdorimin e barabartė

Gjatė viteve formuese tė Islamit gratė merrnin pjesė nė shėrbimet publike. Ato ndanin hollin kryesor tė xhamisė sė profetit. Ndarja e hollit kryesor i lejoi gratė tė angazhoheshin plotėsisht nė debatin publik dhe tė kishin ndikim nė jetėn e tyre dhe jetėn e komunitetit. Megjithėse Kurani ėshtė i qartė pėr barazinė shpirtėrore dhe morale tė burrave dhe grave, profeti duke parė tendencėn e disa burrave, tė cilėt tregoheshin tepėr mbrojtės ndaj tė afėrmeve tė tyre femra, e porositi komunitetin mysliman, qė tė mos i ndalonte gratė qė tė mos e vizitonin xhaminė. Ibn Umeri transmeton: I dėrguari i Allahut (a.s.) tha: "Mos i ndaloni gratė qė tė shkojnė nė xhami, kur ato ju kėrkojnė leje". Bilali tha: "Pėr Allahun, ne sigurisht qė nuk do t'i lejojmė". Abdullahi tha: Unė them se i dėrguari i Allahut e ka thėnė kėtė dhe ti mė thua: "ne sigurisht qė nuk do t'i lejojmė!" (Sahih Muslim)


Ibn Umeri ka transmetuar gjithashtu, Profeti (a.s.) ka thėnė: "Lejojini gratė tė shkojnė nė xhami natėn". (Buhariu)


Shmangia e parimeve tė pėrcaktuara

Argumenti kundėr grave qė tė pėrdorin hollin kryesor tė faljes bazohet nė parimin e "parandalimit tė gjėrave tė palejuara" (dar' al-mafasid). Parimi thotė se "ēfarėdo qė tė shpie nė praktika tė palejuara (haram), ėshtė nė vetvete e palejuar". Parimi, megjithėse nuk pranohet gjerėsisht nga juristėt myslimanė, ėshtė pėrdorur gjerėsisht pėr tė kufizuar veprimet qė sipas sheriatit janė tė lejuara. Disa juristė kanė kėrkuar qė tė mos pėrdorej radioja, televizori dhe shtypi dhe shpikje tė tjera, sepse ato pėrdoreshin pėr tė promovuar praktika tė pandershme. Nė fakt, duke thėnė "parandalim i gjėrave tė palejuara, shumė praktika dhe pajisje tė mira mund tė deklarohen tė palejuara, duke pėrfshirė pėrdorimin e internetit dhe qeverisjen e pėrhapur pėrderisa tė dyja janė tė hapura ndaj abuzimeve. Duke pėrdorur kėtė argument njė numėr xhamish kanė vendosur tė krijojnė zona tė veēuara pėr gratė dhe kanė vendosur kufizime qė gratė tė mos pėrdorin disa prej shėrbimeve tė xhamisė. Gjatė vizitave tė fundit nė tre qendra islame, shumė gra myslimane u ankuan shumė pėr pėrvojat e tyre me drejtuesit e komunitetit. Ato u ankuan pėr pamundėsinė e tyre pėr tė marrė pjesė nė leksione dhe diskutime, pėr kushtet e pjesės sė xhamisė qė ato pėrdorin dhe pėr mbėshtetjen e tyre vetėm tek sistemet audio dhe video qė shpesh i ndėrpresin nga leksionet dhe diskutimet e vazhdueshme.

Duke caktuar zonė tė veēanta pėr gratė gjatė leksioneve dhe diskutimeve nuk parandalohen gjėrat e palejuara, por kjo gjė pengon edukimin dhe rritjen shpirtėrore. Kam dėgjuar se shumė gra gjatė mbajtjes sė ligjėratės fillojnė tė diskutojnė pėr receta dhe pėr psonisjen. Veēimi u jep grave ndjenjėn e lartėsisė dhe ndarjes dhe disa gra arrijnė nė pėrfundimin se ngjarjet qė ndodhin nė hollin kryesor nuk u interesojnė atyre. Nė kėto raste, zona e grave bėhet mė pak miqėsore pėr gratė qė duan tė pėrqendrohen tek tė mėsuarit dhe ēėshtjet e komunitetit.

Jo tė gjitha xhamitė pėrdorin politikėn e veēimit tė grave. Disa xhami kryesore si Dulles Area Muslim Society (ADAMS) u mundėsojnė grave tė qėndrojnė nė hollin kryesor dhe tė marrin pjesė plotėsisht nė mėsim dhe konsultim. Gratė kanė dhe detyra drejtuese nė kėtė shoqatė.

T'i pengosh gratė qė tė ushtrojnė tė drejtat e tyre tė pėrcaktuara ose ndėrmarrjen e detyrave nuk mund tė justifikohet me pretekstin e parandalimit tė gjėrave tė palejuara. Ky argument u pėrdor nė fazat krijuese tė shoqėrisė islame, por u hodh poshtė nga myslimanėt e parė.


Problemet me veēimin e grave

Veēimi i grave nė hapėsira tė izoluara jo vetėm qė ėshtė kundėr urdhrave kuranorė dhe sunetit tė profetit, por ėshtė edhe i dėmshėm ndaj rritjes morale dhe shpirtėrore tė grave dhe zhvillimit tė komunitetit. Pėrveē ndjenjės psikologjike dhe emocionale tė mosmarrjes pjesė aktive nėpėr takime, ato pengohen dhe nga mundėsia pėr tė bashkėvepruar me folėsit, pėr tė bėrė pyetje dhe komente.

Veēimi i grave i mohon komunitetit mysliman njė numėr nė rritje tė rejash myslimane, tė cilat presin me tė drejtė qė xhamia tė mos ua largojė tė drejtėn e marrjes pjesė aktive nė shėrbimin ndaj komunitetit. Kur nuk plotėsohen pritjet e lejuara dhe kur u jepet prioritet zakoneve dhe traditave, ato i detyrojnė gratė tė qėndrojnė larg xhamisė dhe si rrjedhim larg aktiviteteve dhe mėsimeve islame. Lartėsimi i traditave dhe zakoneve kulturore tė emigrantėve ėshtė kundėr misionit tė vėrtetė tė xhamisė, sepse kjo bėhet pengesė pėr tė edukuar njerėzit e besimeve tė tjera pėr Islamin. Historikisht, Islami ka gjetur vend tė komunitete tė ndryshme nėpėr botė pėr shkak tė aftėsisė sė tij pėr tė pėrshtatur kulturat dhe zakonet e zonės, pėr aq kohė sa nuk bien ndesh me mėsimet islame. Komunitete e emigrantėve do tė tradhtonin misionin e tyre dhe besimin nėse kėmbėngulin qė tė vendosin zakonet dhe traditat e tyre kulturore.


Gratė dhe drejtimi i xhamive

Udhėheqja e grave nė komunitet ėshtė njė ēėshtje tjetėr e diskutueshme. Gratė nė disa qendra islame kanė pozicione shumė tė mira udhėheqjeje, ndėrsa nė disa tė tjera jo. Megjithėse Islami e pranon kompetencėn e grave qė tė kenė pėrgjegjėsi tė barabarta morale, siē e pamė mė lart, shumė komunitete myslimane kanė arritur tė pakėsojnė pjesėmarrjen e grave nė detyra publike mbi baza sociale dhe racionale. Shkalla e kufizimeve ndaj shėrbimit tė grave nė komunitet ndryshon nga periudhat historike dhe shkollat e fikhut.


Juristėt e hershėm kishin mospėrputhje mendimesh pėr sa i pėrket faktit nėse gratė mund tė merrnin pėrsipėr poste publike, ndėrsa Ibn Jarir el-Tabari nuk vuri kufizime pėr tė drejtat e grave qė tė merrnin postin e gjykatėses pėr tė gjitha ēėshtjet ligjore, el-Mauardi mendonte se gratė nuk mund tė lejoheshin tė shėrbenin si gjykatėse nė ēdo rrethanė. Mes tyre ėshtė mendimi i Ebu Hanifes, i cili i lejoi gratė tė merrnin postin e gjykatėses, pėrveē rasteve qė pėrfshinin marrėveshje tregtare.

Juristėt e hershėm myslimanė i pranuan tė drejtat e grave qė tė merrnin poste publike nė njė kohė kur shumė gra kishin pėrfshirje tė kufizuar publike dhe ekspozim tė kufizuar ndaj shėrbimit publik. Juristėt bashkėkohorė myslimanė duhet tė sigurohen se pozicioni origjinal kuranor i tė drejtave dhe obligimeve tė barabarta morale dhe shpirtėrore do tė respektohet dhe do tė ēohet pėrpara nė shoqėrinė e sotme. Kjo ėshtė mė urgjente sot, ndėrsa ēėshtja e kapacitetit tė grave pėr tė ushtruar lidershipin dhe pėr t'i shėrbyer komunitetit ėshtė pakėsuar nėpėrmjet tė dhėnave mbresėlėnėse tė arritjeve tė grave myslimane nė akademi, punė profesionale dhe shėrbim nė komunitet.

Xhamia jonė duhet tė pasqyrojė rolin kryesor qė luhet nga gratė myslimane amerikane, duke u siguruar se ato pėrfaqėsohen nė bordin e xhamisė dhe bashkohen me radhėt e lidershipit. Rėndėsia e grave qė marrin pjesė nė bordin ekzekutiv dhe nė komitetet ekzekutive nėnvizohet mė tej nga nevoja pėr tė pėrfaqėsuar interesat qė mund tė shprehen vetėm nga gratė, tė cilat e ndiejnė ndikimin e vendimeve tė marra nga xhamia pėr cilėsinė e jetės dhe pjesėmarrjen e grave tė tjera.


Kalimi nė skajin tjetėr

Disa myslimanė feministė, tė mbėshtetur nga njė rrjet i aktivistėve progresive, e kanė shtyrė lavjerrėsin nė skajin tjetėr. Zgjedhja e tyre pėr kufizimin e grave tė zona tė veēuara dhe kalimi i tyre nė nivele tė parėndėsishme nė xhamitė ultrakonservatore ėshtė hapja e xhamisė ndaj njė kongregacioni tė pėrzier tė drejtuar nga gratė. Unioni Mysliman Progresiv ka deklaruar nė Nju Jork se njė kongregacion i pėrzier ėshtė drejtuar nga Amina Uadud. Ėshtė e pafat qė feministėt myslimanė po ndjekin hapat e pararendėsve laikė, duke shkelur tė gjitha traditat dhe duke u pėrfshirė nė tė gjitha eksperimentet qė thyejnė parimet dhe vlerat formuese. Individėt dhe lėvizjet e interesuara pėr tė reformuar qėndrimet dhe praktikat pėr tė marrė ekstremin e kundėrt, mund tė prekin agjendėn e reformave qė po bėhen nė gjithė Amerikėn e Veriut.

Shtysa e fundit pėr t'u ndarė nga komunitetit dhe tradita shkon pėrtej ndonjė agjende reformash. Reformat kėrkojnė qė njeriu tė bėjė tė qartė parimet bazė dhe pastaj tė angazhojė nė dialog komunitetin mysliman pėr tė krijuar njė vetėdije dhe pėr tė transferuar parimet e qarta nė njė traditė jetese. Reforma qė ka si qėllim pėrdorimin e traditave myslimane duhet zbatojė praktikat profetike dhe kuranore, nė mėnyrė qė tė qartėsojė urdhrat islamė dhe traditat profetike. Unioni i Myslimanėve Progresivė ka vendosur tė veprojė nė mėnyra revolucionare dhe jo reformiste. Ėshtė e qartė se reformatorėt myslimanė, tė interesuar pėr zhvillimin e praktikave tė komunitetit mysliman amerikan dhe pėr tė siguruar pėrfshirjen e plotė dhe kuptimplote nė grave nė jetėn nė komunitet, duhet bėjnė rrugėn e tyre, duke ruajtur njė bazė tė mesme nga tendencat ekstremiste dhe tendecat shumė konservatore qė janė tė fiksuara pas ruajtjes se traditave kulturore dhe duke e paguar me shtrembėrimin e mėsimeve islame, dhe nga shpėrthimet liberale ekstreme qė duan tė ndahen plotėsisht nga traditat dhe tė rrėmojnė nė hapėsira boshe pa drejtim dhe pa shenja treguese
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi