Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Nė rrugė... sprovat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nė rrugė... sprovat

Mesazh nga jetaaa prej Wed Sep 23, 2009 4:29 pm

Nė rrugė... sprovat



Kushdo qė jeton, pėrballet patjetėr me shenjat e ndalimit. Kjo jetė ėshtė me valė tė llojllojta me tė cilat pėrballet njeriu. Kėto pengesa janė shenja korrigjuese dhe reformuese.

I Lartėsuari Allah na thotė: “Mjaft shembuj tė ngjashėm patėn pėrballė kombet qė kanė kaluar pėrpara jush. Udhėtoni pra nėpėr botė dhe shihni fundin e atyre qė mohuan. Ky (Kur’an) ėshtė fjalė e qartė pėr njerėzimin, udhėheqje dhe kėshillė pėr tė devotshmit. Kėshtu pra, as mos u ligėshtoni, as mos u dėshpėroni dhe do tė jeni fitimtarė, nė qoftė se me tė vėrtetė jeni besimtarė. Nėse ju prek ndonjė plagė, tė jeni tė sigurt se e njėjta plagė ka prekur edhe tė tjerėt. Kėshtu janė edhe ditėt (tė mira dhe jo aq tė mira), tė cilat Ne ua ēojmė njerėzve me radhė, qė Allahu tė mund t’i provojė ata qė besojnė dhe qė Ai tė mund tė marrė shehida nga mesi juaj. Dhe Allahu nuk i do zullumqarėt. Dhe qė Allahu tė mund t’i pastrojė besimtarėt dhe t’i shkatėrrojė mosbesimtarėt. A mos mendoni se do tė hyni nė Xhenet, pėrpara se Allahu t’i sprovojė ata tė cilėt luftuan nga mesi juaj si edhe t’i sprovojė ata qė janė tė durueshėm? ” (Ali Imran 137-142)

Kėto ajete tregojnė se Allahu i Lartėsuar bėn ndėrrimin e ditėve nė njerėz (nė epėrsi apo humbje), duke testuar gjendjet e tyre. E gjithė kjo ndodh pėr arsyen e ngritjes sė dėshmisė mbi robėrit (e Allahut), se kush e meriton Xhenetin dhe kush nuk e meriton. Shtegtuesit pėr tek Allahu korrigjohen, por: “Allahu nuk do t’i lėrė besimtarėt nė kėtė gjendje qė janė tash, por derisa Ai tė veēojė tė ligėn nga e mira dhe as nuk do t’ju zbulojė juve sekretet e Gajbit (e tė fshehtės), por Allahu zgjedh nga tė Dėrguarit e Tij atė qė Ai dėshiron. Besoni pra nė Allahun dhe nė tė Dėrguarit e Tij. Dhe nė qoftė se besoni dhe e keni frikė Allahun, atėherė pėr ju do tė ketė shpėrblim tė madh.” (Ali Imran 179).


Tė nderuar vėllezėr!


Ėshtė me rėndėsi tė bėhet dallimi mes begatisė, dėnimit dhe sprovės. Po ashtu, (tė bėhet dallimi) mes dhuntisė dhe fatkeqėsisė, si dhe mes vėshtirėsisė dhe lirisė.

Gjatė rrugės pėr tė arritur deri tek Allahu, besimtari duhet patjetėr tė dallojė begatinė dhe sprovėn. Kėshtu qė dy vetė mund ta zotėrojnė njė dhunti, por pėr njėrin ėshtė begati, ndėrsa pėr tjetrin ėshtė sprovė.

Allahu i Lartėsuar thotė: "Ose (Shembulli i tyre ėshtė) si ndonjė shi i rreptė prej sė larti me errėsirė, me bubullimė e me vetėtimė.” (Bekare 19).

Fjala “shi i rreptė” ėshtė “uji” qė gjallėron tokėn, por nė tė njėjtėn kohė (shiu) pėrcillet edhe “me errėsirė, me bubullimė e me vetėtimė.”

“Ata i rrasin gishtėrinjtė nė veshė pėr tė mos dėgjuar ushtimėn tmerruese (kėtė e bėjnė) nga frika e vdekjes.” (Bekare 19)

Dijetarėt thanė: Ky ngjasim i ujit i pėrshkruar nga Allahu i Lartėsuar nė Kur’an ėshtė shiu i stuhishėm qė ėshtė pėr besimtarėt. Thotė i Lartėsuari: "Ne tė shpallėm Kur’anin qė ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt, kurse jobesimtarėve nuk u shton tjetėr pėrpos dėshpėrimi." (Isra 82)

Pa dyshim qė njeriu furnizohet me pasuri dhe ai mendon qė kjo ėshtė begati, por kjo pasuri pėr tė ėshtė sprovė. Mund qė njeriu tė fitojė njė pozitė (detyrė) dhe tek tė tjerėt kjo llogaritet si privilegj, ndėrsa pėr vetė personin ėshtė fatkeqėsi. Nxėnia e Kur’anit ėshtė argument pėr besimtarin, por mund tė jetė edhe argument kundėr tij.

Dijetarėt kanė thėnė: “nėse e sheh qė Allahu po i jep njeriut pėrkundėr mėkateve tė tij, dije se pėr tė do tė jetė ndėshkimi dalėngadalė.” I bėn mėkat Allahut, Ai ia shton tė mirat, dhuntitė, bereqetin etj. Atėherė, padyshim qė do ta kaplojė dėnimi. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ne do t’i afrojmė ata dalėngadalė te dėnimi prej nga nuk e dinė. Dhe atyre Unė u jap afat, sepse ndėshkimi Im ėshtė shumė i fortė.” (Kalem 44-45)

Allahu i Lartėsuar u jep afat zullumqarėve, kjo ėshtė prej ligjeve tė Tij, por kur t’i kaplojė dėnimi, asnjė nga tė padrejtėt nuk mund t’i shpėtojė ndėshkimit tė Krijuesit Fuqiplotė.


I nderuari vėlla!

Mos u gėzo kur tė shtohen tė mirat, kur ti i bėn mėkat Krijuesin tėnd.

Bėhu prej atyre qė e dallojnė dhuntinė nga sprova, kėshtu qė: “Mos tė dėshpėroheni tepėr pėr atė qė ju ka kaluar, e as tė mos gėzoheni tepėr me atė qė Ai u ka dhėnė.” (Hadid 23)

Gruaja e Sa'd b. Amir Xhumehiut thotė: Njė ditė mė zgjoi nga gjumi zėri i lartė i burrit tim duke thėnė: Kėrkoj mbrojtje nga Allahu prej teje! Kėrkoj mbrojtje nga Allahu prej teje! Kėrkoj mbrojtje nga Allahu prej teje!

Ndėrsa ai nė dorė kishte disa para dhe i shtynte me dorė si tė ish ndonjė akrep. I thashė: Pse po vepron kėshtu! Mė tha: “Mė ka hyrė brenda (nė zemėr) dynjaja, do tė ma lėndojė fenė.”


Po, i nderuari vėlla!


Duhet patjetėr tė kesh menēuri dhe ta dallosh atė qė tė bėn dobi prej asaj qė tė dėmton ahiretin. Kur Allahu i Lartėsuar tė ka dhuruar tė mira dhe ti i ke shfrytėzuar nė kėnaqėsinė e tij, atėherė kjo ėshtė begati, por nėse i ke shfrytėzuar nė mėkate, atėherė kėto tė mira janė sprovė dhe ndėshkim. Allahu tė ka dhuruar pasuri, por ajo a tė ka ofruar afėr Allahut apo tė ka larguar prej Tij.


Mendo o vėlla!

Ēdo herė nė jetėn tėnde shiko nė tė mirat e Allahut dhe shih ku e ke hedhur kėmbėn, tė mėsosh se ku je. A je nė rrugėn e drejtė apo i humbur nė rrugica? Edhe njė herė, dalloje begatinė prej sprovės, dhuntinė prej ndėshkimit!


Autori: Muhamed Husejn Jakub

Pėrshtati nga arabishtja

Ulvi FEJZULLAHU


jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi