Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Ēelėsi i urtėsisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ēelėsi i urtėsisė

Mesazh nga jetaaa prej Wed Sep 23, 2009 4:49 pm

Ēelėsi i urtėsisė



Urtėsia ėshtė dhuratė nga Allahu i madhėruar, ia dhuron kujt tė dojė nga robėrit dhe evlijave tė Tij. Urtėsia nuk mund tė pėrfitohet pa mėsimin dhe udhėheqjen e pejgamberėve. Robi nuk ėshtė i urtė, nė rast se nuk i pėrcjell rrugėt e pėrfitimit tė urtėsisė dhe po ashtu nuk mund ta pėrfitojė urtėsinė nė rast se nuk i ka nxjerrė mėsimet nga Kur’ani dhe sunneti. Kur myslimani i futet rrugės sė urtėsisė, kjo nuk e nxjerr nga ajo qė quhet dhuratė nga Allahu i madhėruar sipas thėnies sė Allahut: “Ai ia dhuron urtėsinė atij qė do, e kujt i ėshtė dhėnė urtėsia, atij pra i ėshtė dhuruar mirėsi e madhe, pėrveē tė menēurve kėtė nuk e kupton kush” (Bekare 269). Ēka do tė thotė se Ai ėshtė nderuar dhe i ka dhėnė hair tė madh me vlerė tė madhe, me dobi tė madhe.

Pėr kėtė arsye, disa dijetarė, fjalėt “i ėshtė dhuruar mirėsi e madhe” i kanė shpjeguar se dhėnia e urtėsisė ėshtė hair i dynjasė dhe gjithė ēfarė ka nė tė, duke u nisur nga fjalėt me tė cilat Allahu e ka pėrshkruar dynjanė: “mirėsi e madhe”, ēka tregon (argumenton) se, atė qė e jep Allahu nga urtėsia ėshtė mė e mirė sesa dynjaja dhe ēka ka nė te, pasi ai tė cilit i ėshtė dhėnė ajo ka shpėtuar nga errėsira e paditurisė dhe ka dalė nė dritėn e udhėzimit; nga devijimi nė fjalė dhe vepra nė goditjen e tė vėrtetės; nė arritjen e drejtėsisė dhe maturisė; nė zgjuarsinė e ndriēuar. Kjo ėshtė nga dhėniet mė tė mira dhe dhuratat mė tė ēmuara.

Urtėsia ka rrugė me anė tė cilave pėrfitohet me pėlqimin e Allahut tė madhėruar. Nga rrugėt mė tė rėndėsishme, qė, nėse i ndjekė myslimani, bėhet i urtė me lejen e Allahut tė madhėruar, janė: 1 - Sjellja me urtėsi Urtėsia shpėrndahet sipas degėve. Njėra nga kėto degė ėshtė sjellja me urtėsi dhe pėrmbajtja e moralit tė mirė; largimi nga gjėrat e turpshme haptazi dhe fshehurazi.

Tė gjitha kėto i arrin:

- Duke u bėrė shembulli mė i mirė pėr tė tjerėt dhe atė me pasimin e prijėsit tonė tė urtė Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė. Allahu e ka lavdėruar me fjalėt: “Vėrtet, ti je nė njė shkallė tė lartė tė moralit!” (Kalem 4.), ēka ia dėshmoi edhe populli i vet, i cili e thėrriste “Es-Sadiku El-Emin” - i drejti i besueshmi.

- Duke u bazuar nė themelet e moralit tė urtė. Prej ajeteve qė ngėrthen kėto themele mund tė pėrmendim: “Allahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju kėshillon ashtu qė tė merrni mėsim” (Nahėl 90), sikundėrse ajetet nga surja Isra.

- Besimi i pastėr pa shirk. “E mos shoqėro me Allahun ndonjė zot tjetėr, e tė bėhesh i qortuar i papėrkrahur.”

- Mirėsjellja me prindėrit. “Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese). Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl”.

- Pendimi. “Zoti juaj e di mė sė miri atė qė keni nė shpirtin tuaj. Nėse keni qėllime tė mira, vėrtet Ai u fal atyre qė pendohen.”

- Mirėsjellja me tė afėrmit, me tė varfrit. “Dhe jepi ēdo tė afėrmi tė drejtėn qė i takon, edhe tė varfrit, edhe atij nė rrugė, po mos shpenzo tepėr e pa rrugė.”

-Shpenzimi i matur. “Ata qė shpenzojnė tepėr janė vėllezėr (nė veprim) tė djajve, e djalli ėshtė pėrbuzės i madh i Zotit tė Tij.”; “Nėse detyrohesh t’ua kthesh shpinėn atyre (tė afėrmve etj.), duke kėrkuar mėshirėn tė cilėn e shpreson nga Zoti yt (furnizim pėr t’i ndihmuar ata), atėherė thuaju atyre fjalė tė mira (tė lehta).”

- Bujaria dhe zemėrbardhėsia. “Dhe mos e bėj dorėn tėnde tė lidhur pėr qafe (mos u bėj dorėshtrėnguar), e as mos e shtrij nė tėrėsi, e tė mbetesh i qortuar dhe duarthatė (nga shpenzimi i tepėrt).” Risku ėshtė nga Allahu: “S’ka dyshim se Zoti yt ėshtė Ai qė furnizon me bollėk atė qė do dhe ia kufizon atij qė do. Ai hollėsisht e di pėr robėrit e vet dhe i vėshtron.”

- Kujdesi pėr fėmijėt. “Ju mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e varfėrisė, se Ne ua sigurojmė furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre ėshtė mėkat i madh.”

- Nderi. “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė njė rrugė shumė e keqe.”

- Ndalimi i vrasjes. “Dhe mos e mbytni njeriun qė Allahu e ka ndaluar (mbytjen e tij), pėrveē me drejtėsi (qė e kėrkon sheriati). E kush mbytet pa tė drejtė (pa faj), kujdestarit tė tij Ne i kemi dhėnė tė drejtė (tė kėrkojė drejtėsinė), e ai tė mos e kalojė kufirin nė mbytje derisa ai ėshtė i ndihmuar (prej Zotit)”.

- Ndalimi i keqpėrdorimit tė pasurisė sė tjetrit (jetimit). “Mos pėrdoroni pasurinė e jetimit ndryshe vetėm nė mėnyrė mė tė mirė (pėr t’ia shtuar), derisa ai tė arrijė pjekurinė e vet. Premtimin zbatojeni, sepse pėr premtimin ka pėrgjegjėsi.”

- Peshimi i saktė. “Masėn mbusheni kur matni (me enė) dhe peshoni me peshojė tė drejtė (precize). Kjo ėshtė mė e dobishme dhe ka pėrfundim mė tė mirė.”

- Ndalimi i tė folurit pa dituri. “Mos iu qas asaj pėr tė cilėn nuk ke njohuri, pse tė dėgjuarit, tė parit dhe zemra, pėr tė gjitha kėto ka pėrgjegjėsi.”

- Ndalimi nga mendjemadhėsia. “Dhe mos ec nėpėr tokė me mburrje, pse ti as nuk mund ta ēash tokėn as nuk mund ta arrish lartėsinė e maleve. E keqja e tė gjitha kėtyre ėshtė e urryer te Zoti yt. Kėto janė nga urtėsia qė Zoti yt ta shpalli ty. Mos shoqėro me Allahun ndonjė zot tjetėr e tė hidhesh nė xhehenem i qortuar dhe i larguar.” (Isra 22 – 39).

Siē shihet, kėto ajete kanė pėrfshirė njėzetė e pesė urtėsi. T’i pėrvetėsosh dhe t’i zbatosh kėto, ėshtė mė e mirė se dynjaja dhe gjithė ēfarė gjendet nė tė, ndėrsa anashkalimi i tyre sjell humbje dhe disfatė nė dynja dhe Ahiret. Mė nė fund Allahu i lartmadhėruar kėtė ajet, qė mbaron me fjalėt: “... Kėto janė nga urtėsia qė Zoti yt ta shpalli ty ...” (Isra 39).

- Duke marrė mėsim nga fjalėt dhe veprat e tė urtėve. Njė njeri takohet me Llukmanin, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe e pyet: A ti je Llukmani? Ti je Abdu Beni En-Nuhas? Tha: Po. Tha: A ti je bariu i deleve tė zeza (d.m.th njerėzve)? Tha: Sa i pėrket tė zezės time (d.m.th numrit tė madh tė njerėzve qė e ndiqnin) ėshtė e dukshme, por ēka ėshtė ajo qė tė pėlqen nga puna ime? (Ajo ėshtė): njerėzit po e shkelin tepihun tėnd, po tubohen te dera jote dhe janė tė kėnaqur me fjalėn tėnde. Tha: o bir i vėllait tim, nėse ti vepron atė qė tė them, do tė bėhesh si ata. Tha: Ēka ėshtė ajo? Llukmani tha: unė e pėrul shikimin, e mbledh gjuhėn, i pėrmbahem ushqimit, e ruaj nderin, i kryej obligimet, e pėrmbush zotimin, e gostis mysafirin, e ruaj fqinjin dhe e braktis atė qė nuk ka tė bėj me mua, pra e gjithė kjo mė ka bėrė kėshtu siē po mė sheh. (El-bidaje ve en-nihaje).

2 - Tė vepruarit me dituri dhe sinqeritet. Kjo ėshtė nga rrugėt mė tė rėndėsishme tė urtėsisė. Dituri ėshtė ajo qė bazohet nė argument. E dobishmja ėshtė nga Kur’ani dhe Sunneti, duke mėsuar fillimisht kuptimin e tyre dhe, pastaj, tė vepruarit sipas tyre. Nėse njeriu nuk e ka kėtė qėllim, nuk mund tė jetė ndjekės i dijes dhe i Fesė.

3 - Tė pėrqendruarit. Allahu i madhėruar ka thėnė: “E, s’ka dyshim se ata qė thanė: “Allahu ėshtė Zoti ynė”, dhe ishin tė paluhatshėm, atyre u vijnė engjėjt (nė prag tė vdekjes dhe u thonė): tė mos u frikėsoheni, tė mos pikėlloheni, keni myzhde xhenetin qė u premtohej” (Fusilet 30). Sufjan b. Abdullah rrėfen: I thashė pejgamberit - salallahu alejhi ue selem: O i dėrguari i Allahut, ma thuaj mua njė fjalė nė islam qė mos tė pyes pėr tė askėnd tjetėr. Tha: Thuaj Besova nė Allahun e pastaj pėrqendrohu. (Muslimi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Ahmedi).

4 - Pėrvoja. Allahu i madhėruar ka thėnė: “Ne do t’ua bėjmė atyre tė mundshme qė t’i shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre deri qė t’u bėhet e qartė se ai (Kur’ani) ėshtė i vėrtetė. A nuk mjafton qė Zoti yt ėshtė dėshmitar pėr ēdo gjė” (Nahėl 53). Nga Muaviju mėsojmė se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Nuk ka tė urtė, pėrpos atij qė ėshtė me pėrvojė" (Buhariu 10, 529). Po ashtu, i dėrguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Besimtari nuk kafshohet nga e njėjta strofull dy herė” (Buhariu, Muslimi).

5 - Udhėheqja me urtėsi Dhe atė:

- Duke i shfrytėzuar kohėt e lira me aktivitete. Abdullah b. Mesudi i ka kėshilluar njerėzit nė ēdo tė enjte. Njė njeri i tha: "O Ebu Abdur-Rahman, dėshiroja qė tė na kėshilloje ēdo ditė. Tha: Sa mė pėrket mua, mė ndalon droja se mos ju mėrzis, andaj edhe ju kėshilloj rrallė, ashtu siē bėnte Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, i cili na kėshillonte rrallė nga droja se mos na mėrziste". (Buhariu, Muslimi).

-Duke pasur parasysh situatėn e parisė nė gjendjen qė jetojmė. Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, i ka thėnė Aishes: "Oj Aisha po tė mos ish populli yt i ri (nė islam) me xhahilet, do tė kisha urdhėruar tė rrafshohej Qabeja, e tė shtyja aty, atė qė e kanė nxjerrė, do ta bashkoja me tokėn, do t’i bėja dy dyer: derė nga lindja dhe derė nga perėndimi dhe do t’i pėrfshija themelet i Ibrahimit" (Buhari, Muslim)

-Duke i fituar zemrat e njerėzve me shpėrndarje tė pasurisė. Allahu e ka krijuar njeriun qė tė jetė lakmues pėr nga natyra. Nga zekati ka caktuar hise qė u takon atyre qė duam t’u fitojmė Zemrėn. Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Unė i jap ndonjė njeriu, por tjetri ndoshta ėshtė mė i dashur tek unė..." (Buhariu, Muslimi). Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė edhe kėtė: "jepni dhuratė qė tė duheni mes jush" (Buhariu, Muslimi).

-Duke ua pėrmendur meritat tė tjerėve pa e tepruar. Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, kur ka dashur tė tregojė pėr Ensarėt se janė tė dashur tek ai, u ka thėnė: "...po tė ecin njerėzit kah ndonjė luginė, apo rrugė, do tė shkoja (zgjedhja) luginėn e Ensarėve apo rrugėn e Ensarėve". (Buhariu, Muslimi). Nė politikėn islame nuk ka gėnjeshtėr dhe mashtrime, por thuhet e vėrteta.

-Fitimi i zemrave duke falur gabimin. “Ti ishe i butė ndaj atyre, ngase Allahu tė dhuroi mėshirė, e sikur tė ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do shkapėrderdheshin prej teje, andaj ti falja atyre dhe kėrko ndjesė pėr ta, e konsultohu me ta nė tė gjitha ēėshtjet, e kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu nė Allahun, se Allahu i do ata qė mbėshteten” (Ali Imran, 159). Pra, kėto janė disa rrugė dhe shkaqe me anė tė cilave me lejen e Allahut mund tė arrihet urtėsia.


Autori: Said b. Alij el-Kahtani

Marrė nga “El-hikmetu fi daveti ila Allah” pėrktheu: Ali Shaban Tanusha

Marrė nga revista Albislam nr:55


jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi