Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Identiteti i myslimanit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Identiteti i myslimanit

Mesazh nga jetaaa prej Wed Sep 23, 2009 4:58 pm

Identiteti i myslimanit



Falėnderimi i takon Alalhut, Zotit tė botėrave. Paqja dhe shpėtimi qoftė mbi tė Dėrguarin e Allahut, mėshirėn e mbarė njerėzimit.

Ata qė u bindėn dhe ndoqėn Rrugėn e Drejtė, kėrkuan dritėn e tė Vėrtetės Hyjnore, kėta pasqyruan humanizmin, sjelljen, barazinė dhe stabilitetin pėr tė cilėn edhe janė krijuar dhe jetojnė. Allahu i Lartėsuar thotė: "Dhe Unė (Allahu) nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit, veēse qė ata duhet tė mė adhurojnė vetėm Mua". (Dharijat, 56) Kėta njerėz adhuruan Allahun ashtu si deshi Ai dhe kėta janė grupi i shkėlqyer dhe bujar.

Kėta shtegtarė qė janė duke shtegtuar me tė Vėrtetėn nė tė vėrtetė, janė myslimanėt. Islami i tyre ėshtė feja e Allahut tė Lartėsuar, e shpallur te tė gjithė Pejgamberėt, po nė kėtė rrugė ecėn edhe tė sinqertėt me pėrkushtim. Tė gjithė tė dėrguarit e Allahut ishin myslimanė, po edhe bijtė e tyre si dhe pasuesit i porositėn qė tė pėrfundojnė me Islam. Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur muret e Qabes, luteshin: "Zoti ynė! Bėna ne tė nėnshtruar ndaj Teje (bėna myslimanė) edhe pasardhėsit tanė njė popull mysliman (tė nėnshtruar ndaj Teje)"; (Bekare, 128). Jusufi biri i Jakubit ruan porosinė e prindėrve dhe i lutet Allahut tė Lartėsuar qė tė vdes nė Islam: "Mė bėj mua qė tė vdes Mysliman (si njė i nėnshtruar Vullnetit Tėnd) dhe mė bashko me tė drejtėt". (Jusuf, 101).

Tė gjithė kėta qė udhėtuan gjatė kohėrave me Dritėn e Krijuesit ishin myslimanė qė nuk iu pėrulėn rrethanave tė kohės, nuk u mbėshtetėn vetėm nė mendjet e tyre por vazhduan me Dritėn e udhėzimit dhe ndriēuan mendjet dhe zemrat. Kėta janė tė dalluar nė botėn e njerėzimit me veēori dhe cilėsi tė qarta, apo me shprehje tjera ata kanė identitet dhe personalitet tė caktuar dhe tė pėrsosur. Tė dėrguarit e Allahut, Pejgamberėt, pasuesit e tyre i gjejmė tė vetmit qė pėrfaqėsojnė Islamin me besnikėri dhe sinqeritet.


Personaliteti Islam gjatė shekujve


Identiteti i myslimanit gjatė shekujve pėrjetoi agresione dhe sulme nga mė tė ndryshmet, qėllimi ishte asgjėsimi dhe eliminimi i tij. Tiparet e agresionit ishin tė llojllojta, armiqtė e Islamit promovuan dyshime duke paraqitur filozofi dhe kultura tė ndryshme, kėshtu kėto depėrtuan nė masė dhe koncepti e nocioni Islam u njollos.

Ėshtė e vėrtetė qė sot identiteti i myslimanit nuk paraqitet dhe pėrfaqėsohet nė kushtet dhe nevojat reale dhe ashtu siē kėrkohet nė tė vėrtetė. Pėr kėtė ėshtė nevoja qė tė riparaqiten sėrish shtyllat drejtuese tė personalitetit Islam. Asgjė tjetėr, vetėm identitetin qė pėrfaqėsuan tė dėrguarit e Allahut tė Lartėsuar, sahabėt e ndershėm dhe dijetarėt e mirėnjohur Islamė. Pra, referencė pėr formimin e identitetit tė mirėfilltė janė tė parėt tanė, qė pėr bazė kishin Librin e Allahut dhe sunnetin e Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem.

Nė vazhdim do tė veēojmė dy nga shtyllat bazė qė shėrbejnė pėr pikėnisje.


Ngjyrosja me fenė e Allahut tė Lartėsuar.

Allahu i Lartėsuar thotė: "(Feja e Besimi ynė, Sibgati – ngjyrosja - ynė) ėshtė Sibgati i Allahut (Feja e Tij, Islami) dhe cila fe (besim, Sibgah) mund tė jetė mė e mirė se e Allahut?"(Bekare, 138). Feja e tij ėshtė Islami mė tė cilėn myslimani ngjyros bindjet, mendimet, ndjenjat, konceptet, qėllimet, sjelljet dhe veprimet.

Myslimani veēohet me kėtė ngjyrosje Hyjnore duke iu nėnshtruar tė gjitha rregullave dhe ligjeve Islame dhe duke e pranuar atė si tėrėsi: "O ju qė besuat, hyni nė islamin e tėrėsishėm (pėrqafojeni fenė islame nė tėrėsi), e mos ndiqni rrugėn e djallit, sepse ai ėshtė armik juaji i hapėt". (Bekare, 2008)


Kjo realizohet mbi kėto baza:


- Njohja e islamit mbi bazėn e Kur’anit dhe sunnetit;

- Njėshmėria e udhėzimit ėshtė vetėm nga Allahu i Lartėsuar.

- Veprimi qė duhet tė shoqėrojė bindjen.

- Thirrja nė udhėzimin e Allahut tė Lartėsuar.

- Edukimi mbi parimet bazė tė Islamit.


Vizioni dhe largpamėsia.


Myslimani qė ėshtė udhėzuar me Udhėzimin Hyjnor, ka fituar dhuratė dritėn e mendjemprehtėsisė. Allahu i Lartėsuar thotė: "Allahu ėshtė Valiu (Mbrojtėsi, Ruajtėsi) i atyre qė e besojnė Atė. Ai i nxjerr ata nga errėsira nė dritė, por sa pėr ata qė nuk besojnė, Eulija (mbėshtetės, ndihmues) tė tyre janė Tagutėt: kėta i nxjerrin nga drita dhe i zhysin nė errėsirė. Kėta janė banorėt e Zjarrit dhe atje do tė banojnė pėrgjithmonė". (Bekare, 257)

Drita me tė cilėn jeton myslimani ėshtė drita e Allahut me tė cilėn ndiēon zemrėn e robit tė Allahut, Ai nė kaptinėn e dritės, ajeti 35 thotė: "Allahu ėshtė drita e qiejve dhe e tokės. Shembulli i Dritės sė Tij ėshtė si tė kishim njė kėnd tė errėt dhe nė tė njė llambė, llamba e futur nė njė kupė qelqi, kupa e qelqit si tė ishte yll qė shkėlqen i ndezur nga njė pemė e bekuar, nga ulliri, as nga lindja (qė nuk i merr rrezet vetėm nė mėngjes), as nga perėndimi (qė nuk i merr rrezet vetėm pasdite, por ėshtė nėn rrezet e diellit gjatė gjithė ditės), vaji i tė cilit digjet vetvetiu edhe pse nuk e ka prekur zjarri fare. Dritė pėrmbi Dritė! Allahu udhėzon drejt Dritės sė Tij atė qė do Ai. Allahu sjell shembuj e pėrngjasime pėr njerėzimin dhe Allahu ėshtė pėr ēdo gjė i Gjithėditur".

Drita e Allahut tė Lartėsuar prodhon dhe ndėrton te myslimani vizionin e mendjemprehtėsisė, kėshtu qė myslimani arrin tė krijojė njė vizion tė qartė mbi tė vėrtetėn dhe dallon tė vėrtetėn nga gėnjeshtra.

Sot, ėshtė mė se e nevojshme tė mobilizohemi me urtėsi dhe menēuri, dhe vetėm nė kėtė mėnyrė mund ta ngrejmė fjalėn e Allahut, dhe ta asgjėsojmė dhunėn e errėt qė ka pėrfshirė njerėzimin. Kemi nevojė pėr maturi dhe pjekuri, qė tė hartojmė strategjinė e njohjes sė miqve dhe armiqve.

Dhe nė fund, e lus Allahun e Lartėsuar tė na dhurojė udhėzim, urtėsi, personalitet dhe veprim tė drejtė.

Autori: Dr. Omer Sulejman el-ESHKAR

Pėrktheu dhe pėrshtati:

Ulvi Fejzullahu


jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi