Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meditimi, ky adhurim i harruar

Shko poshtė

Meditimi, ky adhurim i harruar Empty Meditimi, ky adhurim i harruar

Mesazh nga NoOrA Sat Nov 21, 2009 3:38 am

Kur njeriu mendon rreth realitetit ku jeton gjen se meditimi, mendimi dhe reflektimi janė adhurime joprezente sot, janė prej adhurimeve tė harruara e madje qė kanė humbur.

Jemi shumė tė nevojshėm tė kėshillohemi dhe tė pėrkujtojmė njėri-tjetrin lidhur me kuptimin e meditimit.

Zoti i Botėrave n'a ka urdhėruar qė tė meditojmė, mendojmė dhe reflektojmė lidhur me mirėsitė e Tij; por ne nuk duhet tė meditojmė lidhur me Vetveten Hyjnore tė Allahut tė Lartėsuar, gjė qė Allahu i Lartėsuar dhe i Lartmadhėruar na e ka sqaruar nė Kuran ku lidhur me kėtė thotė: "Asgjė nuk ėshtė si Ai, e Ai ėshtė Gjithdėgjuesi, Gjithvėshtruesi".

Kėshtu pra, meditimi presupozon tė meditojmė lidhur me krijesat, me ekzistencėn, gjallesat, bimėt, tė meditojmė pėr shembull lidhur me ujin, sesi ai ėshtė sekreti i jetės.

Njeriu qė mediton e thellon mendimin e tij dhe ia qėllon tė ndėrmarrė vendime tė rėndėsishme bazuar nė meditimin e tij.

Ibnul Kajimi jep njė shembull tė mirė lidhur me kėtė, thotė: I pashė njerėzit tė dyndeshin nė dyqane; dyqani i parė e kishte emrin Namaz; dyqani i dytė Agjėrim; i treti Zekat, i katėrti Haxh, i pesti Mirėsjellja me Prindėrit; dhe qė tė gjitha ishin tė dyndura me njerėz. Vijon dhe thotė: Shkova nė njė prej kėtyre dyqaneve kur ē'tė shoh, aty nuk kishte vetėmse njė ose dy vetė. Ngrita kokėn, kur mbi tė lexonte "Dyqani i Ndrojtjes".

Ibnul Kajimi n'a pėrcjell faktin se ndrojtja prej Allahut ėshtė njė adhurim qė mungon, qė ėshtė harruar; dhe nė fakt tė pakėt janė njerėzit qė i ndruhen Allahut.

Tė tillė janė edhe meditimi, mendimi dhe reflektimi. Nuk janė tė shumtė njerėzit qė meditojnė, mendojnė dhe reflektojnė. Duhet tė rezervojmė enkas periudha kohore nga jeta jonė qė tė meditojmė, ideojmė, reflektojme dhe mendojmė.

Profeti ynė i nderuar -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- n'a pėrshkruan ne shtatėshen tė cilėn Allahu do t'a fusė nėn hijen e Tij atė ditė kur nuk ka hije tjetėr veē hijes sė Tij. Prej kėsaj shtatėsheje ėshtė njė person qė e pėrmend Allahun nė vetmi dhe ndėrkohė sytė e tij i ēojnė lotėt ēurgė. Pra sytė e kėtij burri rrjedhin lotė, teksa ai i gjendur krejt i vetėm ka pėrmendur Allahun. Nė fakt ēdo njeri e pėrmend Allahun por jo ēdokujt prej tyre sytė i rrjedhin lotė. Nė fakt lotė rrjedhin sytė e atij qė e pėrmend Allahun duke medituar, duke qenė i ndjeshėm dhe me ndrojtje nė zemėr; teksa shpirti i tij ėshtė i mallėngjyer pėr tė parė Krijuesin e Lavdishėm dhe tė Lartmadhėruar, ėshtė i mallėngjyer tė takojė Zotin e tij. Ky njeri mediton nė fjalėt me tė cilat e pėrmend Allahun dhe ėshtė ky meditim qė i dhuron atij ndrojtjen e cila e bėn syrin tė rrjedh lot. "Njė person qė e ka pėrmendur Allahun nė vetmi". Vėreni tekstin e hadithit "nė vetmi". Kuptimi ėshtė se ai gjendet diku i veēuar, nė xhami apo diku gjetkė, pėrmend Allahun duke thėnė SUBHAN ALLAH-I DLIRĖSUAR ĖSHTĖ ALLAHU, ose ALLAHU EKBER-ALLAHU ĖSHTĖ MĖ I MADHI; ose ka qenė pėr shembull duke parė ujin, mediton rreth tij sesi Allahu i Lavdishėm dhe i Lartmadhėruar ēdo gjė tė gjallė e ka krijuar nga uji... Ky ėshtė kuptimi e pėrmend Allahun, pra pėrmend dhe kujtohet lidhur me mirėsitė e Allahut, me krijimtarinė e Tij, krijesat e Tij; dhe "sytė e tij i ēojnė lotėt ēurgė" me kuptimin se sytė e tij rrjedhin lotė nga tė rrėnqethurit dhe ndrojtja prej pėrmendjes sė Allahut, nga reflektimi.

Lidhur me kėtė do t'ju tregoj njė histori qė ka ndodhur nė kohėn e Aishes -Allahu qoftė i kėnaqur me tė-, transmetim tė cilėn e transmeton Ata-i qė thotė: Unė dhe Ubejd ibn Umejri shkuam tek Aishja -Allahu qoftė i kėnaqur me tė- dhe ajo i tha Ibn Umejrit: O Ubejd Ibn Umejr, erdhi koha qė n'a bėrė njė vizitė. Ibn Umejri iu pėrgjigj Aishes: Po, ėshtė siē kanė thėnė tė parėt "Vizito njė dashamir e ke pėr tė shtuar dhimbje koke". Aishja -Allahu qoftė i kėnaqur me tė- ia ktheu: Mjaft me kėto lojra fjalėsh (n'a trego tė rejat nga ana juaj). Ibn Umejri i tha: Mė trego pėr gjėnė mė tė mahnitėshme qė ke parė nga i Dėrguari i Allahut -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-. – Shikoni ē'pyetje e bukur dhe e detajuar "Mė trego pėr gjėnė mė tė mahnitėshme qė ti ke parė nga i Dėrguari i Allahut -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-". E nderuara jonė Aishja -Allahu qoftė i kėnaqur me tė- tha: Njė natė prej netėsh mė tha: "O Aishe, mė lėr tė adhurojė Allahun, Zotin tim". I thashė: Pėr Allahun unė tė dua ty dhe e dua atė qė ty tė lumturon. –vijon Aishja ­-Allahu qoftė i kėnaqur me tė-: U ngrit, u pastrua pėr falje dhe u fut nė namaz. Mbeti ashtu duke qarė nė namaz derisa iu njomėn sytė. Pastaj mbeti ashtu duke qarė nė namaz derisa iu njomė mjekra e tij. Pastaj mbeti ashtu duke qarė nė namaz derisa u njomė toka ku binin lotėt e tij. Erdhi Bilali tė thėrras ezanin e sabahut. Kur e gjeti tė qante i tha: O i Dėrguar i Allahut pėr ēfarė qanė kur ty Allahu t'i ka falur gjynahet nė tė kaluarėn dhe nė tė ardhmen? Tha: "A tė mos tregohem rob falenderues?!" I kish zbritur njė thėnie fisnike kuranore pėr tė cilėn Profeti pasi lajmėroi pėr zbritjen e saj tha: "Mjerė pėr atė qė e lexon atė dhe nuk mediton (reflekton) kundrejt saj!" Cila ishte kjo thėnie kuranore? Ajo ishte thėnia kuranore ku Allahu i Lartėsuar shprehet: "Nė krijimin e qiejve dhe tė tokės, nė ndryshimin e natės dhe tė ditės, ka argumente tė qarta pėr njerėzit e menēur".

Kėshtu pra, meditimi, mendimi dhe reflektimi pėrbėjnė njė adhurim qė ėshtė lėnė nė harresė. Prandaj Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- tha: "Mjerė pėr atė qė e lexon atė dhe nuk mediton (reflekton) kundrejt saj!" Dhe ne pamė sesi e nderuara jonė Aishja tregon pėr Profetin sesi ai u falė gjatė gjithė natės duke derdhur lotė, meditues, reflektues dhe duke menduar nė fjalėt e Allahut tė Lartėsuar dhe tė Lartmadhėruar.

E ne jemi shumė nevojtarė qė nė sezone fisnike si ai i muajit tė Ramazanit dhe tė tjera sezone, si dhe pėrgjatė gjithė vitit, tė kemi kohė tė rezervuara nė tė cilat tė meditojmė dhe mendojmė. Dita e xhuma (e Premte) pėr shembull ėshtė rast qė njeriu tė ulet me veten e tij, t'a kontrollojė atė dhe t'a marrė nė llogari. Ėshtė njė rast i mirė qė njeriu nė tė tė meditoj, mendojė dhe reflektojė. Muaji i Ramazanit, Haxhi, Umra dhe ēdo rast tjetėr qė vjen ėshtė njė shans i mirė qė duhet shfrytėzuar, tė meditojė, reflektoj dhe mendojė njeriu nė lidhje me atė qė ka bėrė.

Pikėrisht kėtu qėndron sekreti i asaj qė kanė thėnė shumė prej muslimanėve elitarė si Haseni etj, qė "Meditimi pėrgjatė njė ore ėshtė mė mirė se tė falurit pėrgjatė njė nate".

Mendoni sesi meditimi pėr vetėm njė orė tė vetme apo pėr njė njėsi tė konsiderueshme kohore, sipas kėtyre strategėve, qėnka mė mirė se falja pėrgjatė njė nate tė plotė. Po, kėshtu ėshtė.

Por ēfarė e bėn tė ngurojė dhe e privon njeriun nga mirėsia e madhe e meditimit?

Lidhur me kėtė ėshtė pėrmedur njė trajtim i bukur tė cilin unė dėshirova t'ua pėrcjellė: Disa nga salihinėt (tė devotėshmit musliman) kanė thėnė:

"Nėse stomaku mbushet tė menduarit bie nė gjumė, urtėsia shtanget dhe gjymtyrėt ndihen tė plogėshta pėr tė bėrė adhurim".

Pra tė ngrėnėt e tepėrt e privojnė meditimin tė bėhet pjesė e jetės sė njeriut. Edhe reflektimi dhe tė menduarit e njeriut bėhen inekzistentė nga ushqimi pafre, madje edhe mendimi i kulluar ngrinė dhe turbullohet dhe edhe gjymtyrėt plogėshtohen; situatė e cila ka vetėm njė emėr, dembelizėm, por jo vetėm dembelizėm fizik por edhe dembelizėm shpirtėror.

E lusim Allahun e Lartėsuar dhe Lartmadhėruar qė tė n'a japė sukses dhe tė n'a bėjė tė mundshėm qė t'a kryejmė kėtė adhurim dhe qė siē patėm sukses nė ēėshtjet e fesė si namazi, agjėrimi, zekati dhe haxhi, gjithashtu tė kemi mbarėsi nė aplikimin e adhurimit tė meditimit, reflektimit dhe tė menduarit, kėto adhurime tė harruara nė kėtė kohė.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi