Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Kurbani dhe dispozitat mbi tė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kurbani dhe dispozitat mbi tė

Mesazh nga NoOrA prej Sat Nov 21, 2009 3:41 am

E pyetėn tė Dėrguarin e All-llahut: Ē’janė kėto kurbana? Tha: Sunnet i babės tuaj Ibrahimit, alejhi selam. Ē’kemi ne prej tyre? Tha: Pėr ēdo qime tė saj ju shkruhet njė vepėr e mirė. A vlen kjo edhe pėr qimet e leshit-pyetėn. Tha: Po.

All-llahun e falėnderojmė me zemėr tė falėnderuesit, paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė Dėrguarin si mėshirė pėr botėrat, mbi familjėn, shokėt e tij dhe gjithė ata tė cilit pasojnė rrugėn e tij deri nė ditėn e gjykimit.

Dije se All-llahu, subhanehu ve teala, e bėri tė ligjshėm therjen e kurbanit me qėllim tė pasurimit tė sofrės tė muslimanit nė ditėn e Bajramit.



All-llahu, subhanehu ve teala, urdhėroi Ibrahimin, alejhi selam, qė tė therr djalin e vet Ismailin. Ibrahimi, alejhi selam, aspak nuk u trondit dhe me vendosshmėri vendosi tė zbaton urdhrin e All-llahut. Nė atė moment tė vėshtirė All-llahu zbret nje dash nga qielli si shpagim: “Ne e shpaguam atė me njė tė therur (kurban) tė rėndėsishėm.” Saf-fat, 107


Prej asaj kohe muslimanėt therin kurbane duke zbatuar urdhėrin e All-llahut.

Ėshtė prej sunneteve te konfirmuara dhe lėrja e therjes sė kurbanit pėr atė qė ka mundėsi ėshtė mekruh sepse ka lėnė njė vepėr me vlerė tė madhe.



Definicioni i Kurbanit:



Thotė Neveviu: Quhet ud-hije sepse therja e tij bėhet nė kohėn e duhasė (koha e mėngjezit kur dielli ngritet horizontin)



Nė teminologjinė e legjislacionit Islam ajo pėrkufizohet si: emėr i pėrgjithshėm pėr kafshat (deve, lopė dhe dhen) qė theren nė diten e Bajramit dhe nė ditet e teshrikut (11,12,13 Dhul Hixhxhe) si vepėr e afrimit tek All-llahu, subhanehu ve teala.



Urtėsia e kėsaj dispozite:



• Ky adhurim sikur ēdo adhurim qė bėhet nė emėr tė All-llahut, subhanehu ve teala, tė afron tek All-llahu. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

“Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd!” Kevther, 2

“Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve.” En’am, 162



• Nė tė ka ngallje tė sunnetit tė Ibrahimit, alejhis selam, i cili ishte i gatshėm qė tė sakrifikon djalin e tij pėr hirė tė All-llahut, subhanehu ve teala.

• Nė kėtė vepėr ka shtim tė bereqetit nė sofrėn e Bajramit.

• Pėrhapet bereqeti dhe arrinė nė sofrėn e tė varfurve dhe nevojtarėve.

• Paraqet njė shprehje praktike tė falėnderimit ndaj All-llahut pėr furnizimin tonė me kėto kafshė: “… andaj pėrmendeni emrin e All-llahut duke qenė ato (tė pėrgatitura pėr therrje) nė kėmbė, e kur tė shtrihen ato nė tokė (dhe t'u dalė shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atė qė lyp. Ashtu, ato ua vėmė nė shėrbimin tuaj qė ju tė jeni mirėnjohės. Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nėnshtroi ato juve qė ta madhėroni All-llahun pėr udhėzimet qė ua bėri. Bamirėsve merru myzhde.” Haxhxh, 36-37



Dispozita mbi Kurbanin:



Sipas shumicės sė dijetarėve ajo ėshtė ėshtė sunnet muekkede (i forte, i konfirmuar) dhe ėshtė mekruh (e urrejtur) tė mos pritet kurban nė gjendeje tė mundėsisė.



Disa e konsiderojnė vaxhib (obligim) pėr kryefamiljarėt qė kanė mundėsi tė bėjnė atė, duke u bazuar nė ajetin: “Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tend!” ku therja e kurbanit ėshtė pėrmendur nė formė urdhėrore dhe na hadithin: “Kush e ka therur kurbanin para namazit le tė prej njė Kurban tjetėr.” (Buhari dhe Muslim) Po tė ishtė prerja e Kurbanit sunnet nuk do tė urdhėronte therjen e tjetrit pėr shkak tė gabimit qė e ka bėrė e ai ėshtė therja e kurbanit para namazit tė bajramit.



Mbi vlerėn e kėsaj vepre flet edhe hadithi i tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili thotė: “Pėr birin e Ademit, ditėn e Bajramit nuk ka vepėr mė tė dashur tek All-llahu, subhanehu ve teala, se derdhja e gjakut (kurbani)…” (Ibėn Maxhe dhe Tirmidhi hadithi ėshtė hasen)



E pyetėn tė Dėrguarin e All-llahut: Ē’janė kėto kurbana? Tha: Sunnet i babės tuaj Ibrahimit, alejhi selam. Ē’kemi ne prej tyre? Tha: Pėr ēdo qime tė saj ju shkruhet njė vepėr e mirė. A vlen kjo edhe pėr qimet e leshit-pyetėn. Tha: Po.



1. Ai qė ka vendosur tė prej kurban nuk duhet t’i shkurton flokėt e as thonjėt nė dhjetė ditet e para tė muajit Dhul Hixhxhe. I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: “Ai qė ka vendosur tė ther Kurban le tė mos i prek flokėt dhe thonjėt.” (Muslim). Nėse ai kėtė e bėn me vetėdije apo harresė atėherė duhet tė pendohet dhe nuk obligohet mė shpagim (fidje)

2. Kurbani duhet tė jėt nė moshėn e caktuar. Pėr dhen: mbi gjashtė muaj. Pėr lopė mbi dy vjet dhe pėr deve mbi pesė vjet

3. Kurbani duhet tė jetė i shėndoshė me gjitha pjesėt e trupit. I Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: ”Kėto katėr nuk lejohet therja e tyre si Kurban: ajo kafshė qė nuk ka njė sy, ajo qė ėshtė e sėmurė me sėmundje tė dukshme, ajo qė ėshtė e gjymtė (sakat) dhe ajo qė ėshtė shumė e vjetėr.” (Ahmedi dhe Ebu Davudi) Nė mangėsitė e dukshme hynė edhe briri i thyer.

4. Kurbani mė i mirė ėshtė dashi barhhezi me brinjė. I Dėrguari i All-llahut theri pėr Kurban dy desh bardhezi me brinjė. (Muslim) Ky dash e ka tė zi barkun, kėmbėt dhe vendin pėrreth syve. Gjithashtu ėshtė e pėlqyer qė ky kurban tė ruhet me kujdes dhe tė majmet sepse kjo vepėr ėshtė shenjė e madhėrimit tė dispozitave fetare … e kush madhėron dispozitat e All-llahut, ajo ėshtė shenjė e devotshmėrisė sė zemrave.. Nė kėtė hyn edhe blerja e kurbanit mė tė shtrenjtė, qė ėshtė mė i vlefshmi pėr pronarin e tij.

5. Kurbani theret pas namazit tė bajramit gjė tė cilėn e ka caktuar i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thėnė: “ Kush e ther para sabahut vetėm se ka prerė pėr vetėn, kurse ai qė e ther pas namazit e ka qėlluar sunnetin e muslimanėve.” (Muslim)

6. Gjatė therjes e pėlqyer ėshtė qė kurbani tė kthehet kah kibla tė lexohet duaja: Vexhehtu vexh-hije liledhi fetares-semavati vel erde hanifen ve ma ene minel mushrikin. In-ne salati ve nusuki ve mehjaje ve memati lilahi rab-bil alemin. La sherike lehuve bi dhalike umirtu ve ene ev-velul muslimin.



Pastaj thotė: Bismil-lahi vall-llahu ekber All-llahumme hadha minke ve leke.



7. Ėshtė e pėlqyer qė thika me tė cilėn bėhėt therja tė jetė e sprehur mirė sepse kėshtu na ka porositur i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thėnė: “Le tė spreh thikėn (ai qė don tė prej kurban) dhe le tė rehaton kurbanin.” (Muslim)

8. Gjatė therjes i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kėmbėn e vendoste nė qafėn e kurbanit qė t’i lehtėsohet therja.

9. Lejohet autorizimi i kasapit me therje me kusht qė ai tė pėrmend emrin e pronarit gjatė therjes. D.m.th. duhet thėnė ky kurban ėshtė prej filanit duke e pėrmendur me emėr

10. Mustehab ėshtė qė ndarja tė bėhet nė tre pjesė: 1/3 pėr familjėn, 1/3 pėr tė varfurit dhe 1/3 pėr miqt dhe fqinjėt. Gjithashtu lejohet qė ta merr tėrė mishin pėr vete ose ta dhuron tėrė mishin.

11. Nuk lejohet tė paguhet kasapi me diē tė kurbanit por i jepet prej pasurisė tjetėr.

12. Ibėn Tejmijje, rahimehull-llah, thotė: Lejohet therja e Kurbanit pėr tė vdekurin (pėr t’ia dhuruar shpėrblimet e jo si sakrifikim pėr tė) mu ashtu siē lejohet bėrja e haxhit pėr tė apo dhėnia e sadakasė…

Vetėm se duhet patur kujdes se nė shumė vende tė botės bėhet gabimi siē ėshtė therja e kurbanit pėr tė vdekurin e jo pėr vete dhe gabimi i dytė therja e kurbanit pėr tė vdekurin i cili konsiderohet evlija. Kjo vepėr ėshtė plotėsisht e ndaluar dhe ėshtė prej veprave tė shirkut.



All-llahun e lusim qė tė bėj kabull veprat tona dhe tė bėj tė sinqerta dhe tė ēiltėrta pėr All-llahun, Zotin e botėrave. Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi