Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa mėsime Kur’anore

2 posters

Shko poshtė

Disa mėsime Kur’anore Empty Disa mėsime Kur’anore

Mesazh nga jetaaa Wed Sep 23, 2009 4:15 pm

Disa mėsime Kur’anore


Nė kėtė trajtesė do t'ju paraqesim njė buqetė me dije interesante fetare tė marra nga hoxha dhe mufesiri i njohur, Abdurahman Sadiu, rahimehullah. Kėto mėsime janė sqarim i ndėrlidhjes mes shkakut dhe pasojės nė shumė ajete Kur’anore.

Qėllimi nga kjo trajtesė ėshtė stimulimi i besimtarėve nė marrjen nė konsideratė tė shkaqeve tė ndryshme qė janė tė domosdoshme pėr tė ardhur deri te rezultatet dhe pasojat.

Mendoj se me kėtė shkrim dhe me kėto sqarime do tė japim njė kontribut pėr tė nxitur besimtarėt nė ndėrmarrje tė aksioneve, iniciativave, pėrvjeljen e krahėve pėr vepra tė mira, zbatimin e adhurimeve, projektet e ndryshme tė rėndėsishme pėr rimėkėmbjen e populli tonė, qė pastaj tė kemi tė drejtė tė presim rezultate qė do tė na gėzonin.

Kjo trajtesė ėshtė mėtim pėr njė goditje tė fuqishme pasivitetit dhe defetizmit dhe eliminim tė pėrtesės nga radhėt e myslimanėve, sidomos nga ata qė mundohen tė justifikojnė veprimin e tyre me rregulla tė ndryshme fetare.

Kur tė ndalemi para kėtyre ajeteve dhe t’i analizojmė, do tė kuptojmė se e mira, pėrmirėsimi, mėshira, udhėzimi, e lehta, zgjidhja, bereqeti, risku, fitorja dhe ngadhėnjimi nuk vijnė nėse ne nuk i pėrmbushim kushtet, pa tė cilat nuk na vijnė kėto rezultate, tė cilat njėherazi janė edhe shkaku i tyre.

Nė vijim do tė japim disa sqarime tė kėsaj natyre sikurse na i ka sqaruar Kur’ani Famėmadh dhe pastaj hoxha i nderuar Abdurahman Sadiu, rahimehullah u ka bėrė komentet e nevojshme.

1 - Allahu, subhanehu ve teala, pėrgatitjen me aq sa mundemi kundėr armikut dhe vigjilencėn e ka bėrė shkak tė arritjes sė fitores dhe shpėtimit nga sherri i tyre.

Dėshmi pėr kėtė ėshtė ajeti Kur’anor:

"O ju qė besuat, rrini tė pėrgatitur (tė armatosur) dhe dilni (pėr nė luftė) grup pas grupi apo tė gjithė sė bashku". (en-Nisa: 71).

"E ju pėrgatituni sa tė keni mundėsi force, (mjete luftarake), e kuaj tė caktuar pėr betejė kundėr atyre (qė tradhtojnė) e me tė, (me pėrgatitje), ta frikėsoni armikun e Allahut, armikun tuaj dhe tė tjerėt, tė cilėt ju nuk i dini (se kush janė), e Allahu i di ata. ا'ka do qė shpenzoni pėr rrugė tė Allahut, ajo do t'ju kompensohet dhe nuk do t'ju bėhet padrejtė". (El-Enfal: 60).

2 - Allahu, subhanehu ve teala, ka caktuar qė lehtėsimi tė vijė pas vėshtirėsisė dhe zgjidhja pas ngushticės.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė: "...mirėpo pas vėshtirėsisė Allahu sjell ēlirim (begati)". (Talak: 7).

"E, pa dyshim se pas vėshtirėsisė ėshtė lehtėsimi. Vėrtet, pas vėshtirėsisė vjen lehtėsimi". (El-Inshirah: 5-6).

3 - Allahu, subhanehu ve teala, ka caktuar qė sabri dhe devotshmėria tė jenė shkak i pėrfundimit tė mirė dhe pozitave tė larta.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė:

"...Pra, tė jesh i durueshėm se pėrfundimi (i lavdishėm) ėshtė pėr tė devotshmit". (Hud: 49).

"...pse ai qė ruhet dhe bėn durim, s'ka dyshim Allahu nuk humb shpėrblimin e punė mirėve". (Jusuf: 90).

4 - Allahu, azze ve xhel-le, ka bėrė xhihadin shkak tė fitores, arritjes sė qėllimit nga armiku dhe mbrojtje nga sherri i tyre...

Allahu, subhanehu ve teala, e dėshmon kėtė duke thėnė:

"Luftoni ata, Allahu i dėnon dhe i mposhtė ata nėpėrmjet jush, e juve ju ndihmon kundėr tyre dhe shėron zemrat e njerėzve besimtarė". (Et-Teube: 14).

"Lufto nė rrugėn e Allahut! Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi besimtarėt (pėr luftė), Allahu do tė zmbrapsė fuqinė e tė pabesėve. Allahu ėshtė mė fuqiforti, mė ndėshkuesi". (En-Nisa: 84).

5 - Allahu, subhanehu ve teala, pėr arritjen e dashurisė sė tij, e cila ėshtė gjėja mė e lartė tė cilėn mund ta arrijė njeriu, ka caktuar shkaqe, mė e rėndėsishmja dhe mė e madhja ėshtė pasimi i Pejgamberit, salAllahu alejhi ve sel-lem nė fjalėt, veprat dhe nė ēdo gjendje. S'ka dyshim se prej shkaqeve pėr ta arritur kėtė gjė tė lartė ėshtė edhe durimi, bamirėsia, devotshmėria, lufta nė rrugė tė Allahut, etj.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė:

"Thuaj: "Nėse e doni Allahun, atėherė ejani pas meje qė Allahu t'ju dojė, t'ju falė mėkatet tuaja, se Allahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė". (Ali Imran: 31).

Allahu, subhanehu ve teala, nė shumė ajete i ka pėrmendur ata qė i do, duke thėnė:

"Allahu i do durimtarėt". (Ali Imjran: 146).

"Allahu i do bamirėsit". (El-Bekare: 195).

"Allahu i do tė devotshmit". (Et-Teube: 4).

"Allahu i do ata qė luftojnė nė rrugė tė Allahut tė rreshtuar nė radhė sikur njė ndėrtesė e ngjeshur". (Saf: 4).

6 - Allahu, subhanehu ve teala, shkak tė kanatit, mos grykėsisė, ka bėrė shikimin e begative dhe dhuntive qė ia ka dhėnė Allahu njeriut dhe mos lakmimin e asaj qė nuk ia ka dhėnė.

Allahu, subhanehu ve teala, e dėshmon kėtė duke thėnė:

"Ai (Allahu) tha: "O Musa, Unė tė gradova ty mbi njerėzit me shpalljen Time dhe me tė folurit tim. Merre atė qė ta dhashė dhe bėhu mirėnjohės". (El-A'raf: 144).

7 - Allahu, subhanehu ve teala, ka bėrė zbatimin e drejtėsisė nė tė gjitha ēėshtjet shkak pėr pėrmirėsimin e gjendjes dhe tė kundėrtėn shkak pėr fesad.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė:

"Edhe yjet edhe bimėt i bėjnė pėrulje (dėshirės sė Rrahmanit). Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtėsinė. Qė tė mos kaloni kufirin nė drejtėsi. Edhe ju mbani me drejtėsi peshojėn, e mos lėni mangu nė peshojė!". (Er-Rahman: 6- 9).

8- Allahu, subhanehu ve teala, sinqeritetin ndaj Allahut e ka bėrė shkak pėr ti larguar mėkatet, shkaqet e mėkateve dhe llojet e sprovave.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė:

"...Ashtu (e bėmė tė vendosur) qė ta largojmė nga ai tė keqen dhe tė ndytėn. Vėrtet, ai ishte nga robtė tanė tė zgjedhur". (Jusuf: 12).

9- Allahu, azze ve xhel-le, ka bėrė mbėshtetjen e fuqishme nė Allahun, tevekulin, sė bashku me besimin, imanin, fortifikatė tė fuqishme, i cili e pengon njeriun nga dominimi i shejtanit, sidomos nėse ia shton kėsaj edhe pėrmendjen e shumtė tė Allahut dhe kėrkimin e strehimit te Allahu nga shejtani.

Allahu, subhanehu ve teala:

"Vėrtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarė fuqie kundėr atyre qė besuan dhe i janė mbėshtetur Zotit tė tyre". (En-Nahl: 99).

Allahu, subhanehu ve teala, thotė:

"Thuaj: I mbėshtetem Zotit tė agimit...". (El-Felek: 1).

"Thuaj: "Mbėshtetem (mbrohem) me Zotin e njerėzve!". (En-Nas: 1).

10- Allahu, tebareke ve teala, ka bėrė besimin dhe bindjen, jekinin, ēelės tė meditimit mbi argumentet e Allahut qė lexohen dhe qė shihen dhe tė dallimit tė vėrtetės nga e kota me kuptim tė mirė dhe largpamėsi tė fuqishme.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė:

"(Ky ėshtė) Libėr i begatshėm, Ne ta shpallėm ty kėtė, qė t'i studiojnė argumentet e tij dhe qė tė marrin mėsim prej tij ata qė kanė mend". (Sad: 29).

Gjithashtu, Allahu, subhanehu ve teala, ka urdhėruar nė shumė ajete qė tė meditojmė mbi atė qė ka krijuar Allahu, duke thėnė:

"...Edhe nė kėto ekzistojnė fakte pėr njė popull qė beson". (Ez-Zumer: 52).

Meditimi ėshtė shkak i besimit, kurse besimi shkakton pėrfitim nga kjo vepėr.

11- Allahu, subhanehu ve teala, ka bėrė realizimin e detyrave tė fesė shkak pėr lehtėsimin e ēėshtjeve, kurse mos zbatimin e tyre shkak pėr vėshtirėsimin e gjendjes.

Allahu, subhanehu ve teala, e dėshmon kėtė duke thėnė:

"E, sa i pėrket atij qė jep dhe ruhet, Dhe vėrteton bindshėm pėr mė tė mirėn, Ne do ta pėrgatitim atė pėr mė tė lehtėn. E sa i pėrket atij qė bėn koprraci dhe ndien veten tė pavarur (nga Zoti), Dhe qė pėrgėnjeshtron atė mė tė mirėn, Ne do ta pėrgatisim pėr mė tė vėshtirėn". (El-Lejl: 5-10).

12- Allahu, tebareke ve teala, ka bėrė dijen e dobishme shkak tė ngritjes nė dynja dhe ahiret.

"...Allahu i lartėson ata qė besuan prej jush, i lartėson nė shkallė tė lartė ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dituri. Allahu ėshtė i njohur mirė me atė qė punoni". (El-Muxhadele: 11).

13- Allahu, subhanehu ve teala, besimin e shėndoshė, sjelljen e moralshme dhe veprat e mira tė njeriut i ka bėrė shkak tė hyrjes nė xhenet dhe tė pėrgėzimit nė kohėn e vdekjes.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė:

"... dhe roja e tij u thotė atyre: "Selamun alejkum" - qofshi tė shpėtuar, ishit tė pastėr, andaj hyni nė tė, aty do tė jeni pėrgjithmonė". (Ez-Zumer: 73).

"Tė cilėve duke qenė tė pastėr, engjėjt ua marrin shpirtin, duke u thėnė: "Selamun alejkum" - gjetėt shpėtimin, hyni nė xhennet, pėr hir tė asaj qė vepruat". (En-Nahl: 32).

14- Allahu, azze ve xhel-le, ka bėrė kthimin e tė keqes me tė mirė dhe sjelljen e mirė shkak i cili armikun e bėn mik dhe forcohet miqėsia e mikut.

Allahu, tebareke ve teala, thotė:

"Nuk ėshtė e barabartė e mira dhe e keqja. Andaj, (tė keqen) ktheje nė mėnyrėn mė tė mirė, se atėherė ai, me tė cilin kishit njėfarė armiqėsie, do tė bėhet mik i afėrt". (Fussilet: 34).

Gjithashtu, Allahu, azze ve xhel-le, thotė:

"Ti ishe i butė ndaj atyre, ngase Allahu tė dhuroi mėshirė, e sikur tė ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do shkapėrderdheshin prej teje, ...". (Ali Imran: 159).

Ky shkak gjithashtu i sjell njeriut rehati dhe ia lehtėson shumė gjėra nė jetėn e tij.

15- Allahu, tebareke ve teala, shpenzimin nė rrugė tė Allahut e aty ku duhet e ka bėrė shkak pėr t'iu kompensuar urgjentisht dhe pėr shpėrblim tė mėvonshėm.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė:

"... e ēkado qė tė jepni, Ai e kompenson atė dhe Ai ėshtė dhuruesi mė i madh". (Sebe: 39).

16- Allahu, subhanehu ve teala, riskut dhe furnizimit i ka caktuar shkaqe dhe dyer tė llojllojshme, andaj nėse i mbyllet njė derė nuk duhet tė mėrzitet, sepse Allahu i hap derė tjetėr, e cila mund tė jetė mė e fuqishme dhe mė e mirė, ose mund tė jetė e ngjashme me te ose me e dobėt.

Allahu, tebareke ve teala, duke e sqaruar kėtė fakt thotė:

"Por nėse ndahen prej njėri tjetrit, Allahu begaton me mirėsinė e Tij secilin prej tyre. Allahu ėshtė bujar i madh, i plotdijshėm". (En-Nisa: 130).

"...Nėse i frikėsoheni skamjes, Allahu me dėshirėn e vet do t'ju pasurojė me mirėsitė e Tij. Allahu ėshtė i gjithėdijshėm, ėshtė i urtė". (Teube: 28).

17- Allahu, subhanehu ve teala, ruajtjen dhe largimin nga mėkatet shkatėrruese dhe ruajtjen prej shkaqeve qė na ēojnė tek ato, i ka bėrė shkak dhe mėnyrė e lehtė pėr flakjen e tyre.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė:

"...Kėto janė kufijtė (dispozitat) e Allahut, pra mos iu afroni". (El-Bekare: 187).

Domethėnė: mos i bėni dhe mos u rrotulloni rreth tyre, sepse ai qė rrotullohet rreth tyre bie nė to.

Pra kėto ishin shtatėmbėdhjetė shkaqe, tė cilat nėse i realizojnė myslimanėt dhe besimtarėt, pa dyshim se edhe do tė vjelin frytet e realizimit tė kėtyre pasojave, si pasojė automatike e tyre. Ishte kėnaqėsi e madhe tė jetojmė kėto ēaste me kėto mėsime dhe sqarime, duke e lutur Allahun qė tė na japė dije tė dobishme dhe vepra tė mira.


Shkruan: Bekir HALIMI

jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Disa mėsime Kur’anore Empty Re: Disa mėsime Kur’anore

Mesazh nga sam1r Wed Sep 23, 2009 4:42 pm

All-llahu t`shperbleft Jeta...
sam1r
sam1r
Be proud [If you're a muslim]
Be proud [If you're a muslim]

Numri i postimeve : 1052
Age : 34
Registration date : 16/11/2007

http://www.shoqeriavirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Disa mėsime Kur’anore Empty Re: Disa mėsime Kur’anore

Mesazh nga jetaaa Thu Sep 24, 2009 12:09 pm

Amin inshAllah vella sam1r edhe ty inshAllah dhe gjith Muslimanet kudo qe jan
jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Disa mėsime Kur’anore Empty Re: Disa mėsime Kur’anore

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi