Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shėndeti i mirė

Shko poshtė

Shėndeti i mirė Empty Shėndeti i mirė

Mesazh nga NoOrA Mon Nov 23, 2009 8:10 am

Ta ēmojmė atė derisa e kemi!





Shėndeti i mirė ėshtė bekim i madh i Allahut tė Plotfuqishėm pėr njeriun. Koha e vetme qė njeriu e kupton rėndėsinė e shėndetit tė tij ėshtė kur ai sėmuret, qoftė pėrkohėsisht, dhe shėndeti i mirė i merret atij nga Allahu i Madhėruar.

Nuk ka dyshim se shėndeti i mirė ėshtė diē tė cilin e dėshiron dhe lutet pėr tė ēdo njeri duke mos e pasur parasysh kujdesin pėr tė. Ne jemi tė prirė pėr ta lėnė pas dore rėndėsinė e tė jetuarit tė njė jete tė shėndoshė dhe vendosim ta korrigjojmė mėnyrėn tonė tė jetės vetėm pasi na godet sėmundja dhe na rrėzon.

Ata prej nesh qė kanė qenė tė bekuar me shėndet tė mirė rrallė e falėnderuan Allahun pėr kėtė mirėsi tė cilėn Ai na e dha. Ne duhet ta ēmojmė shėndetin tonė tė mirė dhe vazhdimisht ta falėnderojmė Allahun pėr kėtė dhuratė me tė cilėn Ai na ka bekuar.

I dėrguari Muhamed, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, na pėrkujtoi neve qė tė interesohemi pėr rėndėsinė e pėrkujdesjes pėr shėndetin tonė. Ai ka thėnė:

“Janė dy gjėra nga i Plotfuqishmi tė cilat njerėzit nuk i ēmojnė sa duhet: njėri ėshtė shėndeti i mirė dhe tjetri koha e lirė."

Duhet ta bėjmė shprehi qė kur tė lutemi pėr shėndet tė mirė, ne duhet tė lutemi gjithashtu pėr ruajtjen prej sėmundjeve vdekjeprurėse. I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, shpesh e thoshte lutjen e mėposhtme:

“O Allah i Plotfuqishėm! Tė lutem qė tė mė mbrosh nga lebrosa, leukoderma, ēmenduria dhe nga tė gjitha sėmundjet e tjera vdekjeprurėse.”

Ne duhet t’i ēmojmė gjithmonė tė gjitha gjėrat e mira qė na i dha Allahu i Madhėruar para se ato tė na merren. Njė i urtė ka thėnė se vetėm njeriu i verbėr e din ndjenjėn e mospasjes mundėsi pėr tė shikuar, vetėm njeriu pa kėmbė e di vlerėn e vėrtetė e mos mundėsisė pėr tė ecur dhe vetėm njeriu me probleme tė rėnda tė frymėmarrjes e di vlerėn e vėrtetė tė secilės frymė qė e merr dhe e nxjerr.

I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Shfrytėzoji pesė gjėra para pesė tė tjerave:
1. Rininė tuaj para pleqėrisė
2. Shėndetin e mirė para sėmundjes
3. Begatinė e pasurisė para varfėrisė
4. Kohėn e lirė para punės
5. Vlerėn e jetės para vdekjes."

Njė prej mėnyrave pėr ta mbrojtur shėndetin tuaj ėshtė marrja e masave paraprake tė domosdoshme pėr t’iu larguar disa sėmundjeve. Ne duhet tė kemi kujdes pėr gjėrat e rėndėsishme nė jetėn tonė tė pėrditshme, si: ēka tė hamė, si ta mbajmė higjienėn e pėrgjithshme dhe si ta stėrvitim trupin tonė. Me ndjekjen e rregullave tė thjeshta tė higjienės, secili mund ta mbroj veten prej mikrobeve dhe baktereve tė shumta.

I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė:
“Gjithmonė mbulojeni ujin tuaj, mbylleni vrimėn e shishes sė ujit, se sėmundja dhe e keqja vjen nga uji qė ka mbetur i pambuluar.”

Dijetarėt e fesė dhe mjekėsia islame kanė thėnė se barku ėshtė nėna e tė gjitha sėmundjeve. Barku ėshtė njė enė e madhe e cila mban ēdo gjė qė ne hamė dhe pimė. Sidoqoftė secili duhet tė jetė i kujdesshėm qė tė mos hajė tepėr se ngrėnia e tepėrt e ērregullon stomakun dhe kjo ėshtė burim i shumė sėmundjeve tė trupit. Kur hamė, secili duhet tė mundohet qė lukthin ta ndajė nė tri pjesė:
1. Njė pėr ushqim
2. Njė pėr pije
3. Njė pėr frymėmarrje.

Nėse njeriu e mban kėtė nė mend atėherė problemi i ngrėnies sė tepėrt mund tė zhduket. Ēėshtja tjetėr e rėndėsishme nė lidhje me ushqimin dhe shėndetin e mirė ėshtė largimi nga tė shkuarit drejt nė shtrat pasi tė hahet darka. Njeriu duhet tė ecė sė paku 40 hapa para se tė shkon nė shtrat se kjo i ndihmon nė tretje dhe i mundėson atij tė ketė gjumė tė mirė gjatė natės dhe siē e dimė tė gjithė, gjumi i mirė i natės i mundėson njeriut tė zgjohet nė mėngjes duke u ndjerė i shėndoshė nė trup dhe nė mendje.

Le tė mundohemi tė pėrkujdesemi pėr shėndetin tonė tė mirė dhe ta ēmojmė atė derisa e kemi!
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi