Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Ėndėrr e habitshme e Pejgamberit tonė (a.s)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ėndėrr e habitshme e Pejgamberit tonė (a.s)

Mesazh nga NoOrA prej Wed Nov 25, 2009 9:30 am

Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilit iu pakėsua peshorja e punėve tė mira...







Ky hadith ėshtė marrė nga libri i dijetarit Ibnul Kaj-jim [rahimehullah], me titullin “El-Vabilus-Saj-jib”.

Thotė Ibnul Kajjimi, Allahu e mėshiroftė:

“Ky ėshtė hadith madhėshtor, me pozitė tė lartė; duhet ēdo musliman ta mėsojė pėrmendėsh. Do ta pėrmendim komplet pėr shkak tė pėrfitimit qė nxjerrim nga ky hadith dhe nevojėn e krijesave pėr tė...
Ky ėshtė hadithi i Seid Ibėn Musej-jibit, nga AbduRrahman Ibėn Semure Ibėn Xhundub, i cili thotė:
“Doli njė ditė prej ditėve i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, e ne ishim nė “Suf-fe” nė Medine. U ngrit nė kėmbė e tha:

“Me te vėrtetė unė mbrėmė pashė njė ėndėrr tė habitshme.
Pashė njė person nga Ummeti (populli) im, tė cilit iu prezantua Meleku (Engjėlli) i Vdekjes pėr t’ia marrė shpirtin...
Por i erdhi (nė ndihmė) atij Mirėsjellja e tij ndaj prindėrve, dhe e largoi Melekun e Vdekjes prej tij.

Pashė njė person nga Ummeti im qė ishte pėrfshirė nga dėnimi i Varrit...
E i vjen (nė ndihmė) atij Abdesi qė ai kishte marrė, dhe e shpėton atė nga ai dėnim.

Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilin e frikėsonin shejtanėt...
E i vjen (nė ndihmė) atij Pėrmendja e Allahut dhe ia largon shejtanėt prej tij.

Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilin e frikėsonin Melekėt e Dėnimit...
E i vjen (nė ndihmė) atij Namazi i tij dhe e shpėton nga duart e tyre. Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilin etja e kishte pėrvėluar. Sa herė qė pėrpiqej t’i afrohet ndonjė pellgu me ujė, largohej prej tij dhe pengohej...!

E i vjen (nė ndihmė) atij Agjėrimi i Ramazanit qė ai kishte bėrė dhe e gostit me ujė, sa qė ai e shuan etjen qė e kishte kapluar.

Pashė njė person nga Ummeti im dhe pashė pejgamberėt tė ulur nėpėr grupe (mexhlise)... Sa bėnte ky njeri t’i afrohej ndonjė mexhlisi prej kėtyre mexhliseve, largohej prej tyre dhe pengohej...!
E i vjen (nė ndihmė) atij Gusuli i marrė nga xhunubllėku, e marrin pėr dore dhe e ulin pranė meje, mexhlisit tim.

Pashė njė person nga Ummeti im, pėrpara tij kishte errėsirė, prapa tij ishte errėsirė, nga e djathta e tij ishte errėsirė, nga e majta e tij ishte errėsirė, sipėr tij errėsirė, poshtė tij errėsirė. E ai rrinte i shastisur (nuk dinte nga tė lėvizte), nga tė ikte...
E i vjen (nė ndihmė) atij Haxhillėku e Umreja qė ai kishte kryer dhe e nxjerrin atė prej errėsirės nė dritė.

Pashė njė person nga Ummeti im, i cili me duart e veta ruhej nga flakėt e zjarrta tė prushit...
E i vjen (nė ndihmė) atij Sadakaja (lėmosha) e dhėnė, bėhet pengesė midis tij e zjarrit dhe bėhet mbulesė mbi kokėn e tij.

Pashė njė person nga Ummeti im, i cili u fliste besimtarėve, por ata nuk i flisnin atij...
E i vjen (nė ndihmė) atij Lidhja farefisnore, e u thotė besimtarėve: “O besimtarė! Ky njeri ishte qė e ka lidhur farefisin e tij me vizita tė ngrohta.”E i flasin atij besimtarėt dhe e takojnė atė, e edhe ai i takon ata.

Pashė njė person nga Ummeti im qė e frikėsonin Zebanijet (melekėt e zjarrit)...
E i vjen (nė ndihmė) atij Urdhėrimi pėr mirė dhe ndalimi nga e keqja qė ai kishte bėrė nė dynja (nė kėtė botė) dhe e vendosin te Melekėt e mėshirės.

Pashė njė person nga Ummeti im, tė gjunjėzuar... Midis tij e Zotit kishte pengesė...
E i vjen (nė ndihmė) atij Morali i mirė dhe e merr pėr dore, dhe e fut ne audiencėn e Allahut!

Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilit Libri i zbret nga e majta e tij...
E i vjen (nė ndihmė) atij Frikėsimi i tij nga Allahu dhe e merr Librin dhe vendos nga ana e djathtė e tij.

Pashė njė person nga Ummeti im, tė cilit iu pakėsua peshorja e punėve tė mira...
E i vijnė (nė ndihmė) atij fėmijėt (pasardhėsit e tij) qė ai i kishte edukuar mirė (siē duhet) dhe ia rėndojnė peshoren e tij.

Pashė njė person nga Ummeti im, i cili qėndronte nė kėmbė buzė zjarrit tė Xhehenemit...
E i vjen (nė ndihmė) atij pėrjetimi i frikės sė Allahut (dridhjet e zemrės sė tij) dhe e shpėtojnė atė nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugėn pėr nė Xhenet.

Pashė njė person nga Ummeti im tė hidhet nė Zjarr...
E i vjen (nė ndihmė) atij Loti qė ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpėton atė nga Zjarri.

Pashė njė person nga Ummeti im qė ishte nė kėmbė tė Urės sė Siratit...
Dridhej si gjethet e palmės nga stuhia e fortė...
E i vjen (nė ndihmė) atij Mendimi i mirė qė ai ka pasur pėr Allahun dhe ia qetėson dridhjet, e ai vazhdon nė qetėsi rrugėn pėr nė Xhenet.

Pashė njė person nga Ummeti im qė zvarritej mbi Urėn e Siratit.
Nganjėherė ecte nė kėmbė, nganjėherė binte; nganjėherė ecte kėmba-dorazi, e nganjėherė kacavirrej...
E i vijnė (nė ndihmė) atij Salavatet (pėrshėndetjet dhe lutjet) qė ai ka bėrė mbi mua dhe e ēojnė nė kėmbė tė drejtuar dhe e shpėtojnė atė.

Pashė njė person nga Ummeti im qė arrin deri tek portat e Xhenetit...
E dyert e tij i mbyllen, pa e lėnė atė tė futet nė Xhenet...!
E i vjen (nė ndihmė) atij Dėshmia “La ilahe il-lAll-llah” (Nuk ka zot qė adhurohet me tė drejtė, pėrveē Allahut), dhe ia hapė dyert dhe ai futet ne Xhenet.”


Shejhu i Islamit, Ibėn Tejmijeh, Allahu e mėshiroftė, e madhėshtonte shumė kėtė hadith, dhe nė vlerėsimin e tij pėr tė ka thėnė: “Argumentet e vėrtetėsisė janė tė dukshme pėr kėtė hadith.”, pra e ka konsideruar tė saktė.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi