Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dita e Arafatit sot 26 Nėntor

Shko poshtė

Dita e Arafatit sot 26 Nėntor Empty Dita e Arafatit sot 26 Nėntor

Mesazh nga NoOrA Thu Nov 26, 2009 5:34 am

E falėnderojmė All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Dita e Arafatit ėshtė prej ditėve me vlerė, nė kėtė ditė pranohen lutjet, shlyen mėkatet, All-llahu me njerėzit qė gjinden nė Arafat u krenohet melekėve. Kėtė ditė e ka madhėruar All-llahu dhe e ka ngritur mbi ditėt tjera. Nė kėtė ditė All-llahu e ka plotėsuar fenė dhe dhuntinė e Tij. Nė kėtė ditė falen mėkatet dhe shpėtojnė njerėzit nga zjari i xhehenemit. Pasiqė kjo ditė ėshtė e tillė, atėhere, meriton qė t’i njohish vlerat e saja, veēoritė si dhe ēka ka vepruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjatė kėsaj dite. E lusim All-llahun tė na shpėton nga zjari nė kėtė ditė madhėshtore.

Dita e Arafatit sot 26 Nėntor Dhaccj

Vlerat e kėsaj dite

1-Nė kėtė ditė ėshtė plotėsuar dhuntia dhe ėshtė pėrsosur feja.

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Omeri, radijall-llahu anhu, se njė ēifut i ka thėnė atij: “O emir i besimtarėve! Njė ajet qė gjindet nė Librin tuaj dhe e lexoni, po tė na kishte zbritur neve, atė ditė do ta konsideronim festė. I tha: cili ajet? Tha:

“Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe”. (El-Maide: 3)

Omeri, radijall-llahu anhu, tha: ne e dimė ditėn dhe vendin nė tė cilin i ka zbritur ky ajet Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; i ka zbritur ditėn e xhuma, duke qėndruar nė Arafat.

2-Kjo ditė ėshtė festė pėr njerėzit qė qėndrojnė nė Arafat.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: “Dita e Arafatit dhe ditėt e teshrikut, janė festa jonė, festa e muslimanėve, janė ditė tė ngrėnies dhe pierjes”. (hadithi ėshtė sahih, tra. Nesaiu, Tirmidhiu, etj.)

Omeri, radijall-llahu anhu, ka thėnė: “Ajeti “Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj,…”, ka zbritur ditėn e xhuma, nė Arafat, kurse qė tė dy ditėt janė festė pėr ne”.

3-Pėr kėtė ditė ėshtė betuar All-llahu.

All-llahu i Madhėrishėm nuk betohet pėr gjėra pa vlerė, por betohet me gjėra tė mėdha. Kjo ditė, ėshtė “dita e dėshmuar” nė ajetin:

“Pasha atė qė dėshmon dhe tė dėshmuarėn!”. (El-Buruxh: 3)

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Dita e premtuar ėshtė Kijameti, kurse dita e dėshmuar ėshtė Arafati, kurse dita dėshmuese ėshtė dita e xhuma…”. (hadithi ėshtė hasen, tra. Tirmidhiu.)

Dhe kjo ditė ėshtė dita “tek” me tė cilėn betohet All-llahu nė Kur'an:

“Pasha ēiftin dhe pasha tekun!”. (El-Fexhr: 3). Ibėn Abbas, radijall-llahu anhu, thotė: “dita ēift ėshtė dita e kurban bajramit (10 Dhulhixhe), kurse dita tek ėshtė dita e Arafatit (9 Dhulhixhe). Tė kėtij mendimi janė edhe Ikrime dhe Dahak.

4-Agjėrimi i kėsaj dite i shlyen mėkatet e dy viteve.

Ebu Katadeja, radijall-llahu anhu, tregon se e kanė pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mbi agjėrimin e ditės sė Arafatit, kurse ai ėshtė pėrgjigjur: “I shlyen mėkatet e vitit tė kaluar dhe atij qė vjen”. (Muslimi)

Agjėrimi i kėsaj dite ėshtė i pėlqyeshėm pėr atė njeri qė nuk ėshtė nė haxhxh, ngase Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ka agjėruar gjatė qėndrimit tė vet nė Arafat, bile ka edhe transmetime se ka ndaluar agjėrimin nė Arafat.

5-Nė kėtė ditė All-llahu ka marrė besėn nga bijt e Ademit.

Ibėn Abbas, radijall-llahu anhu, thotė se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė (hadithi ėshtė sahih, tra. Ahmedi): “All-llahu ka marur besėn nga bijtė e Ademit nė Arafat, i ka nxjerur nga kurrizi i tij tė gjitha krijesat, i ka pėrhapur para Vehtes si grimca, pastaj u ka folur:

“Pėrkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri dėshmues tė vetes sė tyre (duke u thėnė): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanė: “Po, dėshmuam!” Tė mos thoni nė ditėn e kijametit: “Ne nga ky (dėshmim) ishim tė panjohur. Ose tė mos thoni: “Prindėrit tanė mė parė ishin idhujtarė, e ne ishim pasardhės tė tyre. A do tė na shkatėrrosh ne pėr atė qė bėnė ata asgjėsues tė sė vėrtetės?”. (El-A’raf: 172-173).”

Sa ditė madhėshtore dhe sa besatim madhėshtor.

6-Kjo ėshtė dita e shlyerjes sė mėkateve, lirimit nga zjari dhe e mburrjes me ata qė qėndrojnė nė Arafat.

Transmeton Muslimi nga Aisheja [radijall-llahu anha] se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Nuk ka ditė nė tė cilėn All-llahu liron njerėz nga zjari i xhehenemit ma shumė sesa nė ditėn e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ata melekėve, duke thėnė: ēka dėshirojnė kėta njerėz?”. Kurse Ibėn Omeri, radijall-llahu anhuma, thotė se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “All-llahu mburet para melekėve ditėn e Arafatit me ata qė qėndrojnė nė Arafat dhe thotė: shikoni robėt e Mi, Mė kanė ardhur tė raskapitur dhe tė pluhėrosur”. (hadithi ėshtė sahih, transmeton Ahmedi.)

Haxhiu duhet tu jep rėndėsi disa veprave, tė cilat japin tė shpresosh lirimin nga Zjarri dhe faljen, prej tyre janė edhe:

-T’i mbrosh gjymtyrėt nga harami nė kėtė ditė. Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, thotė: Fadl ibėn Abbasi ishte i hypur pas Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ditėn e Arafatit, kurse ky djalosh i shikonte gratė, e Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ia kthente fytyrėn nė anė tjetėr, mirėpo ai sėrish bėnte tė njejtėn. Atėherė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha: “djali i vėllait tim, nė kėtė ditė kush e sundon dėgjimin, shikimin dhe gjuhėn e tij, i falen mėkatet”. (hadithi ėshtė sahih, transmeton Ahmedi.)

-Nė kėtė ditė duhet bėrė sa ma shumė tehlil (la ilahe il-lall-llah), tesbih (subhanall-llah) dhe tekbir (All-llahu ekber). Ibn Omeri [radijall-llahu anhuma] thotė: Ishim me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė mėngjesin e ditės sė Arafatit, disa prej nesh bėnin tehlil e disa prej nesh bėnin tekbir…”. (Muslimi)

-Duhet shtuar lutjet pėr falje dhe lirim nga zjari i xhehenemit, sepse shpresohet qė nė kėtė ditė tė pranohet lutja. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: “Lutja ma e mirė ėshtė lutja e Arafatit, kurse fjala ma e mirė qė e kam thėnė unė dhe pejgamberėt para meje: la ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir”. (hadithi ėshtė hasen, transmeton Tirmidhi). Pėr kėtė, muslimani duhet veēuar kohė pėr dhikr, lutje dhe istigfar gjatė kėsaj dite madhėshtore, le tė lutet pėr vetveten, pėr prindėrit, pėr familjen dhe pėr mbarė muslimanėt. Mos ti kalon lufinjtė dhe mos tė mendon se ėshtė duke iu vonuar pėrgjigjeja, dhe le tė insiston nė lutje. Lum ai qė lutet nė kėtė ditė tė Arafatit.

-Haxhiu duhet kujdesur prej mėkateve tė cilat pengojnė faljen e mėkateve nė kėtė ditė, siē ėshtė insistimi nė mėkate tė mėdha, qoftė ai mashtrim, gėnjeshtėr, bartje tė fjalėve, pėrgojim, apo tjetėr mėkat. Si mund tė lakmosh faljen e mėkateve dhe lirimin nga zjari, kur insiston nė mėkate dhe qėndron para All-llahut i zhytur nė mėkate!?

-Prej rregullave tė lutjes nė kėtė ditė ėshtė: tė drejtohet nga kibleja, t’i ngritė duartė, tė mposhtet para All-llahut, tė pranon mangėsinė e vet dhe tė jetė i vendosur nė pendim tė sinqertė.

Gjendja e selefit gjatė qėndrimit nė Arafat ishte e llojllojshme:

-Disa prej tyre i kaplonte frika ose turpi. Matref ibėn Abdull-llah dhe Bekr Muzeni qėndronin nė Arafat, e njėri prej tyre tha: All-llahu im, mos i kthe duarbosh njerėzit qė gjinden nė Arafat pėr shkaku meje, kurse tjetri tha: sa vend i ndershėm ėshtė Arafati dhe vend ku pėrgjigjen lutjet, po mos tė isha unė nė mesin e tyre!

-Kurse disa tė tjerė shpresa; Abdull-llah ibėn Mubarek thotė: shkova te Sufjan Theuri nė ditėn e Arafatit, ishte i ulur nė gjunj, kurse sytė i lotonin dhe u kthye nga unė, e unė i thash: kush ėshtė mė i keqi nė kėtė grumbull tė njerėzve? Tha: ai qė mendon se All-llahu nuk ia falė.

Robi duhet tė jetė mes dy gjendjeve

Vėlla i nderuar, pasiqė cekėm gjendjen e selefit gjatė kėsaj dite, dije se ti duhet tė jesh mes frikės sė vėrtetė dhe shpresės tė lavdėruar.

-Frikė e vėrtetė ėshtė ajo qė e largon njeriun prej mėkateve, e po u shtua kjo frikė e fut njeriun nė dėshpėrim dhe humbje tė shpresės.

-Shpresim i lavdėruar ėshtė shpresa e robit i cili i ka kryer obligimet, me nur dhe hidajet nga All-llahu. Ky njeri shpreson shpėrblimin e All-llahut. Ose njeriu qė ka bėrė mėkat, por ėshtė penduar dhe ka lėnė atė mėkat. Ky njeri shpreson faljen dhe mėshirėn. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

“Ata tė cilėt besuan, ata qė u shpėrngulėn dhe luftuan nė rrugėn e All-llahut, ata meritojnė tė shpresojnė nė mėshirėn e Tij. All-llahu falė shumė dhe ėshtė mėshirues”. (El-Bekare: 218)

I nderuar, nė kėtė vend madhėshtor dhe nė kėtė ditė tė bekuar duhet tė bashkosh mes frikės dhe shpresės, tė frikohesh nga dėnimi i All-llahut dhe tė shpresosh faljen e shpėrblimin e Tij.

Qoftė pėr hajr qėndrimi nė kėtė vend, atij qė i ka mundėsuar All-llahu tė qėndron pranė njerėzve qė i luten All-llahut me zemėr tė pėrvėluar dhe lotė tė pandėrprerė. Sa njeri ėshtė aty e nuk e lė rehat frika dhe trishtimi. I dashuruar, tė cilin e djeg dhe ia nxjerr flakėn mallėzimi. Sa njeri shpreson dhe ka mendim tė mirė pėr All-llahun dhe premtimin e Tij! Sa njeri ėshtė penduar sinqerisht dhe hakikat. Sa njeri ėshtė duke kėrkuar strehim te All-llahu dhe pėr kėtė vazhdimisht troket nė derėn e Tij. Sa njeri e meriton zjarin, kurse All-llahu e ka shpėtuar dhe e ka liruar nga zjari. Sa njeri ėshtė peng i mėkateve tė veta, kurse All-llahu e ka liruar prej tyre. Nė atė moment i shikon Mėshiruesi mė i madh dhe me to mburret para banorėve tė qiellit, afrohet dhe thotė: ēka dėshirojnė kėta njerėz? Pasiqė kanė arritur do ta ndėrpresim ndaj tyre privimin dhe nė fund tė kėrkesave tė tyre do tu jep, i Mėshirshmi.

All-llahu na mundėsoftė qė sa mė mirė tė shfrytėzojmė qėndrimin tonė nė Arafat e tė bėhemi prej tė mėshiruarėve dhe tė liruarėve nga zjari i xhehenemit. Amin
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi