Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurban Bajrami

2 posters

Shko poshtė

Kurban Bajrami Empty Kurban Bajrami

Mesazh nga NoOrA Thu Nov 26, 2009 5:37 am

Kurban Bajrami 2ikp9p1

I Dėrguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Ēdo popull i ka festat e veta, e fastat e muslimanėve janė dy: Fitėr Bajrami dhe Kurban Bajrami”. Andaj pasi jemi pranė njė feste madhėshtore tė Kurban Bajramit vlen qė t’i themi disa fjalė reth kėsaj feste dhe ēka ka tė bėjė besimtari me atė. Nga vetė fjala Kurban Bajram kuptojmė se kemi tė bėjmė me kurban, qė do tė thotė sakrificė pėr hirė tė All-llahut. All-llahu, subhanehu ve teala] nė Kur’an thotė: “Ne vėrtetė tė dhamė ty shumė tė mira (kevtherin). Andaj, ti falu dhe prej kurban pėr hirė tė Zotit tėnd!”. (El-En’am: 1-2).

“Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht vetėm pėr All-llahun Zotin e botėve?” (El-En’am: 162).


Kurbani ėshtė kafsha qė theret pėr hirė tė All-llahut, gjatė ditėve tė Bajramit. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “E Devet (therjen e tyre pėr kurban) ua kemi bėrė prej dispozitave tė All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj pėrmendeni emrin e All-llahut...” (El-Haxh: 36).

Me prerjen e kurbanit shprehet devotshmėria ndaj All-llahut, ngase All-llahu nuk ka nevojė pėr mish e as pėr gjak. Ai nė Kur’an thotė: “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arin devotshmėria e juaj...” (El-Haxh: 37).



Dispozitat e therrjes sė kurbanit



Therja e kurbanit ėshtė vaxhib (obligim i domosdoshėm) pėr ata qė kanė mundėsi materiale, ngase Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: “Kush ka mundėsi tė ther kurban e nuk ther, mos t’i afrohet musal-lasė (hapėsirė e madhe ku falet namazi i Bajramit) sonė.” (Transmeton ibėn Maxheh).

Nga kjo nėnkuptohet se ai i cili ka mundėsi tė ther kurban e nuk e bėn kėtė, nuk do t’i sjell dobi as falja e namazit tė tij (falja e namazit tė Kurban Bajramit), ngase ai e ka lėshuar njė vaxhib. Po ashtu transmetohet nga Muhafel ibėn Selimi, radijall-llahu anhu, se ka thėnė: “Ishim me tė Dėrguarin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė Arafat e ai tha: “O ju njerėz, ē’do familje e ka obligim tė therė kurban pėr ēdo vit.” (Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibėn Maxheh dhe Nesaiu).



Cilėt kafshė mund tė therren pėr kurban



Kafshėt tė cilat mund tė theren pėr kurban janė: lopėt, devet, dhentė dhe dhitė.

Pėr tė qenė i vlefshėm, kurbani duhet t’i plotėsojė kėto kushte: lopėt duhet tė kenė mė shumė se dy vjet, devet mė shumė se pesė vjet, dhentė mė shumė se gjashtė muaj ndėrsa dhitė mė shumė se njė vjet. Po ashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Katėr lloje tė kafshėve nuk mund tė theren: kafsha e verbėr, verbėria e sė cilės ėshtė e dukshme, kafsha e sėmurė, sėmundja e sė cilės ėshtė e dukshme, kafsha e gjymtė, gjymtėsia e sė cilės ėshtė e vėrejtur dhe kafsha e ēalur e cila nuk zgjedhet (pėlqehet)”. Nė therjen e njė lope pėr kurban mund tė marrin pjesė shtatė persona, nė deve dhjetė persona, ndėrkaq delja mund tė prehet pėr njė person dhe familjen e tij. Transmetohet nga ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, se ka thėnė: “Kemi qenė me tė Dėrguarin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė udhėtim nė kohėn e Kurban Bajramit. Njė deve e kemi therė pėr dhjetė persona e njė lopė pėr shtatė persona”. (Transmeton ibėn Maxheh, Tirmidhiu, Nesaiu). Transmetohet nga Atar ibėn Esari, radijall-llahu anhu, se ka thėnė: “E kam pyetur Ebu Ejjub el-Ensariun se si ka qenė therja e kurbanit nė kohėn e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė ēka ėshtė pėrgjigjur: “Njė njeri nė kohėn e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka therė njė dele pėr vete dhe pėr familjen e tij, ka ngrėnė prej saj dhe me tė ka ushqyer tė tjerėt”. (Transmeton ibėn Maxhe, Tirmidhiu).



Kur duhet therrur kurbani



Transmetohet nga Xhundeb ibėn Sufjan el-Bexheli, radijall-llahu anhu, se ka thėnė: “E kam dėgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė ditėn e Kurban Bajramit duke thėnė: “Ai i cili e ka therur kurbanin para se tė falet, le ta zėvendėsojė ate me njė tjetėr, ndėrsa ai i cili nuk e ka therur ende, le ta therė”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).



Si duhet therrur kurbani



Gjatė therjes sė kurbanit duhet bėrė BISMILAH ngase kurbani i cili theret pa bėrė BISMILAH nuk lejohet tė hahet. All-llahu nė Kur’an thotė: “Ju hani nga ajo qė (ėshtė therur) ėshtė pėrmendur emri i All-llahut ...dhe mos hani nga ajo qė (qė para therjes sė saj) nuk ėshtė pėrmendur emri i All-llahut. Vėrtet ajo (ngrėnia e asaj qė nuk ėshtė pėrmendur emri i All-llahut) ėshtė mėkat.” (El-En’amė: 118-121). Po ashtu transmeton Rraf’i Ibėn Hadixhi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka thėnė atij: “Ēka ėshtė derdhur gjak dhe ėshtė pėrmendur All-llahu, haje.” (Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi).



Po ashtu ėshtė e preferuar qė kurbani tė kthehet kah kibla dhe tė veprohet siē ka vepruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Transmetohet nga Xhabir Ibėn Abdull-llahu, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ditėn e Kurban Bajramit ka therur dy desh tė mirė me brirė, e para se t’i therė i ka drejtuar kah kibla dhe i ka cituar kėto ajete kur’anore nga sureja El-En’amė: “Unė kam drejtuar fytyrėn time kah Ai qė krijoi qiejt e tokėn, larg besimeve tė tjera; unė nuk jam prej atyre qė i pėrshkruajnė shok!”, si dhe ajetin tjetėr: “Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun Zotin e botėve! Ai nuk ka shok, me kėtė jam i urdhėruar dhe unė jam i pari i muslimanėve!”. Po ashtu ka thėnė: “O Zot prej Teje (jam urdhėruar), pėr Ty po e theri kėtė kurban, nga Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe familja e tij - BISMILAH ALL-LLAHU EKBER - dhe pastaj e theri.” (Transmeton Ebu Davudi).



Sjelljet qė duhet praktikuar gjatė therrjes sė kurbanit



Kurbani duhet tė theret nė mėnyrėn mė tė lehtė. Pėr kėtė thika duhet tė mprehet mirė, ngase Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Vėrtet All-llahu ka obliguar mirėsinė pėr ēdo gjė, prandaj kur tė vritni, vritni me njerėzi dhe kur tė therni, therni me njerėzi. Ēdokush prej jush duhet sė pari le ta mprehė thikėn dhe ta qetėsojė kafshėn pėr therje.” (Transmeton Muslimi).



Mishi i kurbanit



Mishi i kurbanit ėshtė i preferuar qė tė ndahet nė tri pjesė: me nje pjesė t’i gėzojė tė varfėrit, njė pjesė u shpėrndahet tė afėrmve, kurse pjesėn mund tjetėr ta ndalė pėr vete.



Ēka preferohet tė bėhet nė ditėn e Kurban Bajramit



Nė ditėn e Kurban Bajramit ėshtė e preferuar tė bėhen kėto gjėra:

1. Tė pastrohet trupi.

2. Tė vishen rrobė mė tė reja dhe mė tė mira (bukurat). Transmeton Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Ditėn e Bajramit ka veshur xhybe me vija tė kuqe (mė tė mirėn qė e ka pasur) (Transmeton Taberaniu)

3. Ditėn e Kurban Bajramit ėshtė e preferuar qė tė mos hahet asgjė deri sa tė theret kurbani dhe tė hahet prej mishit tė tij.

4. Tė falet namazi i Kurban Bajramit.

5. Ndėrrimi i rrugės gjatė kthimit nė shtėpi. Xhabiri, radijall-llahu anhu] thotė se nė Ditėn e Bajramit Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ndėrronte drejtimin e rrugės gjatė kthimit nė shtėpi. (Transmeton Buhariu).

6. Tė madhėrohet All-llahu gjatė ditėve tė Bajramit. All-llahu i Lartėsuar thotė: “All-llahun pėrmendeni nė ditėt e caktuara (nė ditėt e Bajramit).” (El-Bekare: 203). Madhėrimi i All-llahut gjatė kėtyre ditėve bėhet nė kėtė mėnyrė: ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER, LA ILAHE IL-LALL-LLAHU, ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER VE LIL-LAHIL-HAMD, dhe atė me zė tė ngritur shkohet nė namazin e Kurban Bajramit. Madhėrimi fillon prej mėngjesit tė ditės sė Arafatit e deri nė Ikindinė e ditės sė katėrt tė Kurban Bajramit.

7. Tė urohet Bajrami ndėrmjet njėri-tjetrit.



O vėlla i dashur musliman!



Dhe, mė nė fund tė kėshilloj qė tė jeshė i devotshėm ndaj All-llahut tėnd, ta pasosh librin e Tij dhe tė ndjekėsh rrugėn e tė Dėrguarit tė Tij. Dije se ky ėshtė i vetmi shpėtim pėr ty. Tė kėshilloj qė tė krenohesh me fenė tėnde, ngase e vetmja fe e pranuar te All-llahu ėshtė feja Islame. All-llahu na mėshiroftė tė gjithėve.

“Falėnderini i takon vetėm All-llahut Zotit tė botėve”.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kurban Bajrami Empty Re: Kurban Bajrami

Mesazh nga *lissa* Thu Nov 26, 2009 11:55 am

Festa e Kurban Bajramit ėshtė festė e madhe, ėshtė festa e jonė, ėshtė festa e pėrmbylljes sė shpalljes. Ėshtė festimi dhe dėshmimi se Muhammedi s.a.s kreu amanetin e Allahut ndaj nesh dhe transmetoj shpalljen me gjithė vėshtirėsitė, peripetite, hjekat, mundimet dhe dhunėn qe u ushtrua mbi tė. Kjo ditė na kujton ditėt e para tė shpalljes kur Muhammedi s.a.s numėronte pasuesit e tij nė gishta. Na kujton ditėt kur pejgamberi s.a.s pengohej me tortura dhe dhunime kur adhuronte Allahun, nė Qabenė e mbushur me idhuj. Kjo ditė na kujton Taifin dhe gjakun e pastėr qė rridhte nė trupin e bekuar tė pejgamberit s.a.s. pėr shkak se ai thirrte nė Allahun. Kjo ditė na kujton vitet e dėshpėrimit, emigrimin, Bedrin, Uhudin, Hendekun ... e luftėra e vėshtirėsi tė tjera tė mė tė dashurit tonė Muhamedit a.s.a. Kjo ditė po ashtu na kujton edhe ēlirimin e Mekkės, vendin qė aq shumė e deshi Muhammedi s.a.s. Kjo ditė na kujton fitoren e madhe, thyerjen e putave dhe pastrimin e Qabes nga idhujt. Kjo ditė na kujton edhe haxhin Lamtumirės, i cili mblodhi 120.000 ose 140.000 haxhinj. Kjo ditė na kujton neve se kemi pėr ēfarė tė festojmė sepse nė kėtė ditė dėshmuan tė gjithė kėta haxhinjė se Pejgamberi s.a.s kreu amanetin, transmetoj shpalljen dhe luftoj nė rrugėn e Allahut mė njė xhihad tė vėrtet. Kėtė e dėshmojmė sot edhe ne tė ngratit qė kohėn e tij nuk e jetuam. Dėshmojmė se ai s.a.s, i dashuri ynė, pėrcolli shpalljen dhe falė Allahut, vendosmėrisė dhe xhihadit tė muxhahidave e thirrėsve ne sot festojmė. Festojmė se jemi musliman, festojmė se e duam dhe e njohim Allahun s.t, festojmė se e duam dhe pasojmė pejgamberin s.a.s, festojmė se mbrojmė Kuranin, festojmė se shpresojmė dhe kjo shpresė na mban gjallė se njė ditė do ta shohim Allahun dhe pejgamberin s.a.s.

Kurban Bajrami 2704736828_small_1
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi