Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Poezi Islame.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 11:59 am

do tė pėrgjigjemi nė Kijamet?

Kur Motrat dhe nėnat tona u dhunuan ne shikonim
Kur Vėllezėri tanė u sodomizuan, ne shikonim,
Kur Pleqėt tanė u masakruan, ne shikonim.
Kur Muxhahidinėt u torturuan ne shikonim,


Kur fėmijve u pritej koka ne shikonim,
Kur Uraniumi digjte brendėsin e tyre, ne shikonim,
Kur barqet e shtatzėnave hapeshin ne shikonim,


Kur foshnjet hudheshin nė vdekjen e tyre ne shikonim,
Kur nėna e tij shtrihej e pėrgjakur dhe pa ndjenja ne shikonim,
Kur fėmijėt nuk mund tė flinin pėr shkak tė masakrave qe i kishin dėshmuar,
ne shikonim,


Kur granatat eksplodonin nė oborret e shkollave ne shikonim.
Kur ai dėshmoi pėr dhunimin masiv tė nėnės sė tij ne shikonim.
Kur fėmijėt mbetėn pa tė folur pėr shkak tė krimeve tė papėrshkruara,
ne shikonim


Kur foshnja u shkel para nėnės qė bėrtiste , ne shikonim.
Kur fėmijėt u ndalėn nga tė buzėqeshurit ne shikonim,


Kur djelmoshat u detyruan ti rrokin armėt pėr ti mbrojtur grat, ne shikonim.
Kur vėllau i saj ėshtė pėrdor si mburoj e gjallė, ne shikonim.
Kur vendi Musliman ėshtė okupuar dhe terrorizuar, ne shikonim.


Kur ajo u dhunua nė moshėn 4 vjeqare ne shikonim
Kur vėllaut tė saj iu pre koka dhe u djeg, ne shikonim.
Kur pamė Muxhahidinėt duke sakrifikuar jetrat e tyre pėr Ahiret, ne shikonim.

Kur ne u thirrėm pėr nė Xhihad ne shikonim.

O Allah, ne shikonim dhe nuk i vum veshin.
Ne derdhnim lot pėrderisa ata po derdhshin gjak pėr Ty o Allah!
A do tė na falish neve? O Allah a do tė na lėshoj ndonjė shikim i Dėrguari i dashur i Islamit?


Kur Umeti poshtėrsohej ne shikonim.
Prap se prap ne e quajm vetėn Musliman.
Dhe kėtu qėndrojm, dhe pėrsėri shikojmė.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:00 pm

Muhamedi a.s

Errėsirė ishte kudo
Injorancė mbretėronte
Kishte humbur ēdo arsye
Bota dritėn e kėrkonte.

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

Nė Mekė, n'kėtė vend tė bekuar
U lind i dashuri i Perėndisė
Muhammedi i lavdėruar
Shpėtimtari i njerėzisė.

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

O Muhammed o i dėrguar
Dritė dhe mėshirė pėr mbarė njerėzinė
Salavate duke t'kėnduar
Falėnderojmė Perėndinė

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

Ti je dritė qė kurrė nuk fikesh
Flakadan-Udhėzim hyjnor
N'zemrat tona gjithmonė rritesh
N'ty gjejmė prehje pėrgjithmonė

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

Gjithmonė ishe dhe do t'mbetesh
Ideal-Shembull pėr ne
Fjalėt tua kurrė nuk zbehen
Deri sa t'ketė jetė mbi dhe.

(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
i a.s.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:00 pm

Zgjohu rini !

A s'mė thua o njeri
Pse Allahun e harrove
Pse nuk shkove rrugės sė Tij
Por shejtanin e pasove.

Pse harrove amanetin
Nė Ezel qė ia ke dhėnė
Pse ti ike prej rahmetit
U mashtrove me dynjanė.

Pse s'u ndale me mendue
Se n'kėtė botė je udhėtarė
A harrove o i mjerė
Para Zotit qė ke me dalė.

Nė kėtė botė ti veē punove
Pa mendue se ke me vdekė
Fjalėt e Zotit i harrove
Se n'dhe trupi ka me t'u tret

Po ti dije ore vėlla
Pėr pendim kurrė nuk ėshtė vonė
Me lot nė sy gjithė duke qarė
Ktheju Zotit mėshirėplotė

Fytyrėn tėnde ti ndriēoje
Me namaz dhe ibadet
Jetėn me Kur'an kaloje
T'jesh i lumtur nė Ahiret

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:01 pm

Urime hixhabi !

Urime oj motėr hixhabi
Shamia e bukur nė kokė
Sa e bukur sot ti po dukesh
I lartėsuar qofsh o Zot!

Nė fytyrė po t' shkėlqen nuri
Sa bukur tė rri shamia
Asgjė ty s'tė pėrkuli
Gėzim t'madh ka shoqėria.

E lumja ti oj motėr
Qė kėtė rrugė e zgjodhe
Atė qė urdhėroi Zoti
Nė vepėr e jetėsove.

Tė jesh gjithmonė krenare
Pėr kėtė gjest tė mirė
E devotshme dhe fetare
Motėr oj zemėrdlirė.

Urime, urime oj motėr
Tė gjithė po tė pėrgėzojmė
Dashuria ndaj Allahut
Pėrjetė le tė shoqėrojė

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:01 pm

Motra Ime Fisnike !

Motra ime, vajza e nėnės fisnike,
ruaje nderin, e bėhu besnike.

Mbroje moralin si vajzė fetare,
se femra pa to nuk vlen fare.

Ajo ėshtė caktuar pėr burrin e vet,
duhet tė mbrohet si letėr sekret.

Nė qoftė se do tė jetosh rehat e qetė,
asnjėherė natėn mos shko diku vetė.

Fatkeqėsisht tė tjerėt ua kanė empozuar,
ke marrė pa zgjedhur dhe i ke huazuar.

Veshu e mbathu si vajzė besimtare,
dhe nėpėr rrugė bėhu kėshilltare.

Gjendja shprehjet i argumenton,
se vetėm fjala kudo nuk ndikon.

Kujtoje mirė punėn qė po bėn,
duhet ta mendosh se ku ajo tė ēon.

Duhet tė adhurosh Krijuesin tėnd,
se nuk je e krijuar nga tjetėrkėnd.

O motra ime bėhu shembullore,
mos u pėrul si disa shėrbėtore.

Femrat All-llahu nuk i ka burgosur,
por me mbulesėn e tyre i ka pėrsosur.

Ai shumė mė mirė i di nevojat e saj,
vajza tė mos mbesė asnjėherė ndėr faj.

Mosmbulesa e femrave pėr kohėn e tashme,
ėshtė njė armė e mirė forcave tė jashtme.

Ata ta hoqėn formėn qė ke pasur,
ke marrė pa zgjedhur atė qė ke hasur.

Nėn maskėn e kulturės femrėn e abuzojnė,
me femrat tona ne fort po na lėndojnė.

Pėr stėrgjyshėrit tuaj lexo historinė,
ēfarė ka qenė namusi pėr shqiptarinė.

Duke patur shansin ta fitosh xhennetin,
mos tė tė bėjnė tradhtarėt dru pėr xhehennemin.

Mėshira e Allahut tė dhuroi ēdo gjė,
sepse ti pėrpara nuk ke qenė asgjė.

Motra fisnike ke shans sa je gjallė,
tė ikėn nga dora kur tė mblojnė me zallė.

O vajza besimtare dhe nėna fisnike,
mbroje fenė tėnde dhe bėhu besnike

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:02 pm

Vėllazėrimi

Shumė ju thirra ju kėrkova,
zėrin tuaj s'jua dėgjova.

O ju vėllezėrit e mi,
se ku jeni nuk e di.

Mė mori malli mua pėr ju,
nga kjo ėndėrr dua me u zgju.

Mė kllaposi dhimbje e madhe,
zemra ime ėshtė dėrmuar fare.

Pėr njė vėllazėri po flitet shumė,
por unė i gjori s'po e gjej askund.

O ju vėllezėrit qė sakrifikoni,
njėri-tjetrin pse s'po e kėrkoni.

Jeni fshehur edhe zhytur,
nė kėtė botėn e mbytur.

Pa mė thoni ju tė dashur,
ē'ka qė qan kjo zemėr e plasur.

Ē'ka qė qan dhe gjėmon,
shpirti im fort mė rėnkon.

Ėndrra ime po mė shkatėrrohet,
Gjumi im po mė trazohet.

...le tė mblidhemi edhe njė herė,
le ta sjellim atė pranverė.

Pranverė me gonxhe plot,
lule tė harruara nga mot

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:02 pm

O Allah i Plotfuqishėm

O Allah i Plotfuqishėm, na ndihmo ne nė kėtė botė
Vėshtirėsitė t'i tejkalojmė, zbrit mėshirė o i Madhi Zot!

Emri yt i lavdėruar, drita Jote pėrjetėsi
O Allah i Madhėruar, zbrit mėshirė mbi kėtė njerėzi.

O Allah i Gjithmėshirshėm, na udhėzo nė mirėsi
Hapi shtigjet e lumturisė, mos na le nė errėsirė.

Lutjet tona t'i drejtojmė, mėshira Jote shpresė pėr ne
Vetėm Ty t'falėnderojmė, Islamin na e zgjodhe fe.

Na nderove me dy drita, me Kur'an e pejgamber
Muhammedin tonė tė dashur, dritė e diellit pėr Ymet.

Rrugės Tėnde na udhėzoi, vetėm Ty tė adhurojmė
Me urtėsi na kėshilloi, Islamin tė mos e lėshojmė

O Allah, o Mėshirėplotė, vetėm Ti, jep e merr.
Na ringjall me njerėz tė mirė, me dėshmorė e pejgamberė.

O Krijues i kėsaj gjithėsie, toka e qielli t'madhėrojnė
Na e mundėso qė n'botėn tjetėr, Nurin Tėnd ne ta shikojmė

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:03 pm

Per Pejgamberin Muhamed a.s

Jetim ti linde
dhe i tille u rrite
edukove njerez,
megjithese shkrim nuk dite.


Tek ti merrnin mesime
Qe kur ishe i ri
Tek ti linin thesaret
Se kishe besnikeri.


Kur arrite te dyzetat
Dihet mire se cfare ndodhi
Allahu i madheruar
Pejgamber ty te zgjodhi


Te ofruan ty pushetet
Por kete e refuzove
Te premtuan pasuri
perseri ti se pranove.


Me pas shume u torturove
Nga vendlindja u largove
Por edhe atje ku shkove
Thirrjen tende se harrove.


Ne medine u vendose
Nje xhami atje ndertove
Thirre njerezit ne besim
Edhe kurre nuk u dorezove


Kurre nuk the se u lodha
Gjithmone njerezit keshillove
Ne Islam i vellazerove.
Rrugen e drejte ju mesove


Bere njerezit qe te njohin
Allahun e Madheruar
I bere ata qe te kuptonin
Qellimin pse jane krijuar.


I tregove mbare botes
Se nje i bardhe dhe nje i zi
Nuk kane asnje ndryshim
Perve?se ne devotshmeri.


Nuk ndertove grada?ela
As organe te pajtimit
Por ndetove per te tere
Ndertesen e bukur te besimit.



Kjo keshtjelle qe ti ndertove
Sprishet prej shiut as prej dimrit
Ajo do te jete ne kembe
Deri ne diten e gjykimit.



Keshtjella qe ti ndertove
Nuk eshte prone e padishahut
Por ne te do te valevitet
Flamuri i njehsimit te Allahut.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:03 pm

ZOTI

Kush e Krijoi botėn me gjithe kėte bukuri,
Kush ja dha natyrės, gjithe kėte hijeshi,
Kush Krijoi njeriun, veshėt edhe sytė,
Kush vetėm Njė Zot, qė nuk ka tė dytė.

Ngjyrėn trėndafilit, vallė e kush ja dha,
me aromė aq t'kendshme vallė e kush e mba,
Kush veēoi njeriun, pėrmbi ēdo gjė tjetėr,
Kush, vetėm Njė Zot, qė nuk ka shok tjetėr.

Natyrėn e vdekur, vallė e kush e ngjall,
Pranverėn pas dimrit, kush e ben me ardh,
Kush ringjall njeriun, pasi eshte bere tokė,
Kush vetėm Njė Zot, qė s'ka tjeter shok.

Kush na e jep shiun qė tokėn gjelbron,
kush e krijoi hėnėn qė motet i ndrron,
Zogjte qė fluturojnė qiellit, vallė e kush i mba
Kush vetėm Njė Zot, qė shok tjetėr s'ka.

Njeriut qė mendon, me dyshim s'i mbetė,
Zoti i ka dhėnė mendjen, le tė gjykojė vetė,
Parajsa dhe ferri na presin n'at jetė
Ē`ka tė bėsh kėtu, atje ke me e gjetė

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:04 pm

Ne shikonim

Unė kam frikėn Tėnde
Si do tė pėrgjigjemi nė Kijamet?

Kur Motrat dhe nėnat tona u dhunuan ne shikonim
Kur Vėllezėri tanė u sodomizuan, ne shikonim,
Kur Pleqėt tanė u masakruan, ne shikonim.
Kur Muxhahidinėt u torturuan ne shikonim,


Kur fėmijve u pritej koka ne shikonim,
Kur Uraniumi digjte brendėsin e tyre, ne shikonim,
Kur barqet e shtatzėnave hapeshin ne shikonim,


Kur foshnjet hudheshin nė vdekjen e tyre ne shikonim,
Kur nėna e tij shtrihej e pėrgjakur dhe pa ndjenja ne shikonim,
Kur fėmijėt nuk mund tė flinin pėr shkak tė masakrave qe i kishin dėshmuar,
ne shikonim,


Kur granatat eksplodonin nė oborret e shkollave ne shikonim.
Kur ai dėshmoi pėr dhunimin masiv tė nėnės sė tij ne shikonim.
Kur fėmijėt mbetėn pa tė folur pėr shkak tė krimeve tė papėrshkruara,
ne shikonim


Kur foshnja u shkel para nėnės qė bėrtiste , ne shikonim.
Kur fėmijėt u ndalėn nga tė buzėqeshurit ne shikonim,


Kur djelmoshat u detyruan ti rrokin armėt pėr ti mbrojtur grat, ne shikonim.
Kur vėllau i saj ėshtė pėrdor si mburoj e gjallė, ne shikonim.
Kur vendi Musliman ėshtė okupuar dhe terrorizuar, ne shikonim.


Kur ajo u dhunua nė moshėn 4 vjeqare ne shikonim
Kur vėllaut tė saj iu pre koka dhe u djeg, ne shikonim.
Kur pamė Muxhahidinėt duke sakrifikuar jetrat e tyre pėr Ahiret, ne shikonim.

Kur ne u thirrėm pėr nė Xhihad ne shikonim.

O Allah, ne shikonim dhe nuk i vum veshin.
Ne derdhnim lot pėrderisa ata po derdhshin gjak pėr Ty o Allah!
A do tė na falish neve? O Allah a do tė na lėshoj ndonjė shikim i Dėrguari i dashur i Islamit?


Kur Umeti poshtėrsohej ne shikonim.
Prap se prap ne e quajm vetėn Musliman.
Dhe kėtu qėndrojm, dhe pėrsėri shikojmė.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:04 pm

A ka vend per dyshim?

Nje dite une pyeta
Me thoni kush e di
Cili e ka krijuar
Tere kete gjithesi.?


Kush e krijoi diellin
Token kush e krijoi
Kush e ngriti qiellin
Dhe e zbukuroi.?

Kush i krijoi yjet
Qe naten ndricojne
Kush i krijoi lulet
Qe token zbukurojne


Kush i krijoi kafshet
Bimet anembane
Kush e krijoi te keqen
Bashke me te belane.

Deri naten vone
Rri edhe mendoj
Po tere keta njerez
Valle kush i krijoi?

Shume po mendoj
Pasi ska mundesi
Qe te ndodhin vete
Tere keto mrekulli

Nje plak i moshuar
Drejt ne sy me pa
Qeshi i gezuar
Dhe pastaj me tha:

Ti mendohesh kot
Ku ska per tu menduar
Cdo gje qe egziston
Allahu e ka krijuar

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:05 pm

SHPIRTI


Kur tė dalė shpirti, prej trupit tė mjerė

Ah unė po ndahem, do tė thotė njė herė

Tre herė do thėrrasė, i vdekuri i mjerė

Por ne se dėgjojmė, atė zė tė prerė

Lutet dhe thotė, pėr Zotin e vėrtetė

Ujin qė tė mė lani tė mos jetė i nxehtė

Se unė e kam trupin tash tė dėrrmuar

Nga meleku i vdekjes, sapo kam shpėtuar

Kam dhimbje nė trup, lehtė tė mė fėrkoni

Shumė ju lutem, tė mos mė dėrrmoni

Sikur ta dėgjonte, zėrin njerėzia

Shpirt nuk do tė mbetej, do vdiste gjithėsia

Trupin e atij shpirti sikur ta vėshtrojė

Njė melek i vjen, e do ta kuvendojė

Trupin tėnd tė vdekur, a e sheh i thotė

Vallė si jetove ti nė atė botė

Obligimet qė duheshin vallė a i praktikove

Apo me gjynahe, jetėn ti e ēove

Ia falim namazin pasi e ngrejmė

Nė varr e mbulojmė, ikim dhe e lėmė vetėm

Ah njeriun e shkretė, me dhe e mbulojmė

Pa dyshim tė gjithė atje do tė shkojmė

Vėllezėr tė dashur, tė gjithė u po shkoni

Tė gjithė ju po ikni, por mua mos mė harroni

Ku ėshtė dashuria, qė mė parė kishit

Ku janė fjalėt e ėmbla qė ju flisnit

Babai im ku ėshtė, sa fort qė mė donte

Ku ėshtė dhe nėna qė pa mua s’duronte

Njė fėmijė tė mos ishte, nė derė do tė dilte

Njė natė tė mos ishte, gjumė gjithė natėn ajo s’kishte

Sa isha i gjallė, nė jetėn e shkuar

Me njerėz tė mirė, rrija i nderuar

Nė varrin e errėt, ah ē’u futa unė

Trupin e kam tė zhveshur, qefina kan unė

Asnjėri nga shokėt si di hallet e mia

Si qenka kjo vdekja, se di njerėzia

Nga tė gjithė tė ligat na shpėto Ti Vetė

Nė xhenetet e Tua na ndero pėrjetė.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:05 pm

Ja Allah

Allahu ėshtė njė
mos humbni shpresė
se ne botėn e amshuar
do tė jetosh nė Xhennet.

Besoj nė tė madhin Allah xh.sh.
besoj nė Pejgamberin Muhammed a.s.
besoj se ēdo e vėrtet
do tė shpėrblehet me Xhennet.

O vėllėzer musliman
kthehuni e dėgjoni
Ramazani filloj
tė gjithė agjėroni.

Tash ditėt po kalojnė
ngadal po vjen njė festė e madhe
oh sa gėzim i madhė do tė jetė
nė ēdo shtėpi muslimane.

Ajo festė quhet i Madhi Bajram
tė gjithė do tė jemi tė lumtur
qė jemi muslimanė
Pejgamberi i Allahut xh.sh.
quhet Muhammedi a.s.
Allahu i Madhėruar e urdhėroi
qė tė na udhėzoj nė fe e Kur'an.

Kthehuni o vėllėzer
kah kibla drejtohuni
fjalėn Ja Rabbi
kur mos e harroni.

O kurrė, o sot
kėtė gjė e kuptoni
feja Islame ėshtė njė
tė gjithė e pranoni.

Kėto fjalė qė po i shkruaj
po i shkruaj nga zemra
i Madhi Allah tė na ndihmoj
dhe nė frymėn Islame
ata qė kanė ngelur nė fe, t'i frymėzoj

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:06 pm

SA ĒUDI!!!


Ēudi si njė shumė tė hollash duket aq e madhe kur e japim nė xhami, dhe aq e vogėl kur e shpenzojmė nė tregėti!

Ēudi sa tė gjata janė dy orė tė kaluara nė xhami, e sa tė shkurtėra janė kur shohim ndonjė film!

Ēudi sa vėshtirė ėshtė tė kujtojmė diēka kur lutemi, dhe nuk kemi aspak vėshtirėsi pėr tė menduar gjėra qė duhet t’i themi shokut thjesht pėr muhabet e pėr tė shtyrė kohėn!

Ēudi si gėzohemi kur loja e futbollit zgjatet pėr disa orė, dhe ankohemi kur “Taravija” gjatė Ramazanit ėshtė mė e gjatė se zakonisht!

Ēudi sa rėndė ėshtė pėr tė lexuar njė ajet nė Kur’an, dhe sa lehtė ėshtė tė lexohen disa gazeta apo revista rresht, brenda ditės!

Ēudi si njerėzit duan tė ulen nė vendet e para nė ndonjė lojė apo shfaqje, dhe shtyhen tė mbeten nė rreshtat e fundit nė xhami, me qėllim qė tė largohen sa mė shpejt!

Ēudi si na nevojiten 2-3 javė kohė pėr tė programuar ndonjė takim apo mėsim nė xhami, ndėrsa pėr gjėra tė tjera e ndėrrojmė orarin pa vėshtirėsi, qoftė edhe nė ēastin e fundit!

Ēudi sa rėndė ėshtė pėr njerėzit tė mėsojnė njė ligjėratė aq mirė, sa pėr t’ua treguar edhe tė tjerėve, dhe sa lehtė u vjen t’i kuptojnė dhe t’i pėrsėrisin thashethemet!

Ēudi se si secili dėshiron tė shkojė nė Xhenet, dhe nuk beson, mendon, thotė, apo bėn diēka pėr kėtė!

ĒUDI... APO JO ?!

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:07 pm

Eshte Drite e Zotit


Ėshtė dritė e Zotit

Rrugėn na ndriēon,

Nga terri i kobshėm

Tė gjithėve na shpėton.




Mė e vleshmja dhuratė

Nga i madhi Perėndi,

Amanet i parė dhe i fundit

Pėr krijesėn njeri.



Qė nga hazreti Ademi

Njeri e pejgamber i parė,

Kjo e vėrtetė nga All-llahu

Pėrherė ėshtė shpallė.



Sa herė qė njeriu

Ėshtė tjetėrsuar,

Pejgamberi i kohės

E ka udhėzuar.



E ka udhėzuar

Njeriun e shkretė,

N’udhėkryqe tė jetės

Sa herė qė ka mbetė.



Nė formėn e pėrsosur

Kjo Fe e Vėrtetė,

Ju shpallė e plotėsuar

Tė Lavduarit-Muhammed.



Kėtė e dėshmon Kur’ani

Fjala e Perėndisė,

Tė vėrtetėn e plotėsuar

Qė ia shpalli njerėzisė.



Kush ėshtė besimtar

Le tė jetė krenar,

Aq mė tepėr vlen

Kur t’jetė atdhetar…!



La ilahe il-lall-llah

Muhammedur-resul-ullah.

Fjala e dėshmisė

Shenjė e dashurisė.



Rreze e jetės

Thelb’i sė Vėrtetės.

Gur’i besės

Shkėndijė e shpresės.



Dritė e amshuar

Zjarr i pashuar

Gjurmė ndėr shtigje

Urė ndėr brigje.



Dy emra nė fjali

Mė e shtrenjta stoli.

La ilahe il-lall-llah

Muhammedur-resul-ull-llah.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:07 pm

PĖRKUJTIM DHE FALĖNDERIM


Pėrkujtoj All-llahun

Krijuesin e Gjithėsisė,

Falenderoj All-llahun

Burimin e Mirėsisė.



All-llahun e pėrkujtoj

Zemra mė qetėsohet,

All-llahun e falėnderoj

Shpirti mė freskohet.



Pėrkujtoj All-llahun

Pėrplotė Dashuri,

Falėnderoj All-llahun

Pėr gjithė kėtė begati.



All-llahun e pėrkujtoj

Nėpėr dallgė e stuhi,

Allahun e falėnderoj

Tė vetmin Perėndi.



Pėrkujtoj All-llahun

Qė ėshtė Dritė mbi Dritė,

Falėnderoj All-llahun

Qė m’u hapėn sytė….

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:08 pm

U ēudita

U ēudita me atė person qė e njeh vdekjen dhe vazhdon te qesh.

U ēudita me atė qė e diti se dynjaja do tė zhduket dhe pėrsėri e kėrkon atė (dynjanė).

U ēudita me atė qė e njohu se ēėshtjet janė sipas pėrcaktimeve dhe ai mėrzitet pėr gjėrat e kaluara.

U ēudita me atė qė e njohu llogarinė dhe vazhdon tė grumbulloj pasuri.

U ēudita me atė qė e njohu zjarrin dhe ai bėnė mėkat.

Habitem me atė qė e njeh Allahun me nje njohje tė sigurt dhe pėrkujton dikė tjetėr pėrveē Tij.

Habitem me atė qė e njeh Xhennetin me njė njohje tė sigurt dhe rehatohet me dunjanė.

Habitem me atė qė e njeh shejtanin si armik dhe pėrsėri e ndjek (pason) atė.

Uthmani
Allahu qoft i kėnaqur me tė

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:08 pm

Nėse ngritesh natėn dy rekate namaz me i fal

Nėse ngritesh natėn dy rekate namaz me i fal ēdo hidhėrim vėllezėrve pėr Allahun ua bėnė hallall.

Ballin kur e vendos nė sexhde lėsho lotin pėr Allah, loti qė tė rrjedh qoftė mėshirė pėr ty more vėlla.

Nėse mė hidhėrohesh pėr Allah
ma bėnė hallall atė dit kur nuk gjenė hije askund.
Qofsh nen hijen e Arshit tė madh.

Ngriti duart lart kah qielli dhe prej Allahut kėrko shpėtim.
Pėr vellaun tėndė mumin kėrkoj Allahut udhėzim...

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:08 pm

Buzėqeshja

Buzėqeshja ėshtė lėmoshė-sadaka,
Pejgamberi, alejhi selam, kėshtu urdhėroi e tha.

Njė buzėqeshje ėshtė lėmoshė-mirėsi,
dhuroja me gėzim kujdo qė e njeh ti.

Njė buzėqeshje ėshtė sadaka-lėmoshė,
pranoje, dhuroje, kudo qė tė shkosh.

Njė buzėqeshje ėshtė lėmoshė e ēmuar,
buzėqesh-nėse do tė jesh e lumtur, e gėzuar…

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:09 pm

Jam mysliman

Hidhėrimi i kthyer nė gėzim,
Kur pėr cdo cast tė pres ty ,
O gėzim,
Deri nė fund i lirė…
Isa a.s. lindi mrekulli,
Qė tė mėsosh o musliman mbi gjithėsinė,
Mos harro dashurinė e All-llahut,
Qė i`a dhuroi qenies njeri...
Jemi musliman dhe All-llahu pranon pendimin,
Nuk ka Zot tjetėr pos Tij,
Gjithė cka shohim ėshtė krijim i Tij,
E mbi krijesat medito o njeri…


O All-llah i gjithėsisė,
Bekoje Isėn dhe familjen e tij,
Muhammedin me gjithė gjithėsinė,
Nuhun, Jahjan e gjithė karavanin e mirėsisė...
Dėrgo Mėshirė mbi popullin tim,
Qė njė ditė Kosova ta shoh pavarsinė,
Tė lirohet nga prangat e kishės sė Serbisė,
Dhe nė fund t`i kthehet Perėndisė…

Amin

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:12 pm

ARDHMĖRIA JUAJ JEMI NE

Prindėrit tanė tė dashur,
All-llahu ju mėshiroftė!
Ju begatoftė me devotshmėri!
Na stolisni,ju lutemi, me mirėsi!

Na edukoni,o prindėrit tanė,
Ashtu Kur’ani si ju mėson!
Na pajisni me dituri,
Sė bashku tė kemi lumturi!

Ardhmėria juaj jemi ne,
Thoni,cilėn duhet ta kemi fe!
Mos na leni vetė tė zgjedhim,
Se rrugėve do tė bredhim!

Nė zemrat tona,na mbillni imanin!
Na mėsoni ta duam Kur’anin!
Na rrėfeni mė shpesh pėr pejgamberėt!
Na mėsoni t’i duam edhe tė tjerėt!

Nuk kėrkojmė pallate tė na ndėrtoni,
As me dasma tė mėdha tė na martoni.
Nuk kėrkojmė prej jush pasuri,
Na mėsoni ta duam tė Madhin Perėndi!

Prindėr,urdhėrat e All-llahut aplikoni!
Lutemi nga Xhehennemi tė shpėtoni!
Ardhmėria e juaj jemi ne,
Vetėm nėse na udhėzoni nė fe.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:12 pm

ZEMRA IME

Zemra ime ėshtė pėrmallu
Qė me ty nuk ėshtė taku
Zėrin tėnd ta kish ndėgju
Ahmed o Muhamed.

Sytė e mi janė duke qa
Qė ty nuk tė kanė pa
O i dashuri Mustafa
Ahmed o Muhamed.

Ti je ylli qė ndricon
Ti je aj qė na gėzon
Ti cdo dhembje e shėron
Ahmed o Muhamed.

Shpyrti im mė digjet flakė
Sa herė qė tė coj salavat
Tė kujtoj unė ditė e natė
Ahmed o Muhamed.

Njė dua e bėjė gjithmonė
Qė allahu tė na mundėson
Nė xhenet tė na bashkon
Ahmed o Muhamed.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:13 pm

TĖ DĖRGOJ PERĖNDIA


Tė dėrgoj perėndia tė shpėtosh njerėzin,
Ardhja juaj e vulosi gjith pejgamberi.
Falėmenderojmė zotin qė tė zgjodhi ty,
Shpėtove njerėzimin prej te keqes errėsirė.

JA RESULULLAH JA HABIBALLAH
SALALLAHU ALEJHIM MUHAMED
SALALLAHU ALEJHIM VE SELEM

Le ta dijė cdo njėri pėr kėtė mirėsi
Pėrvec njė allahut nuk ka perėndi
Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguari tij
Me kėshilla tė Kur’anit na sjell lumturi.

JA RESULULLAH JA HABIBALLAH
SALALLAHU ALEJHIM MUHAMED
SALALLAHU ALEJHIM VE SELEM

Islami ėshtė rruga dhe shpėtimi i jonė
Allahu n’kur’an kėshtu na urdhėron
Ai qė pos islamit fe tjetėr kėrkon
Allahu me zjarr atė do ta ndėshkoj.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:13 pm

FALĖ TĖ QOFSHIM

Zot i dashur,
Ty tė falem nė kėtė jetė,
Na mundėsove,
Ta zgjedhim,
Rrugėn e vėrtetė.

Zemra qanė,
Shpirti digjet,
Sytė lotojnė,
Veē nė rahmetin tėnd o Zot,
Ne tė gjithė shpresojmė.

Vdekjen , jetėn,
Sprovė e bėre ti pėr ne,
Lumė pėr atė,
Qė jep provimin,
Nė kėtė fe.

Gjitha tė mirat,
Nė kėtė jetė,
Qė i ke dhėnė,
Na tregove se,
Tė numruar ato s’kanė.

Falė tė qofshim,
Zot i dashur,e i vėrtetė
Na i zbardhė fytyrat,
Si nė kėtė botė,
Edhe nė atė jetė

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:13 pm

EMRI I ZOTIT


Zot i vėrtetė,
Bota e tėrė
Gjithė ē'ke bėrė
E ē'ka nė jetė
Tė gjitha ē'janė
Yje dhe diej,
E dhé e qiej,
Njė gjuhė kanė,
Qė thotė emrin tėnt!

Ngado qė shikonj,
Atė emėr dėgjonj.
E shoh mė ē'do vėnt.
Dheu, qė rrimė ne,
Duke mbleruar,
E kam dėgjuar,
Qė thotė se ē'je.
Yjtė me dritė,
Duke kėrcyer,
E duke kthyer,
Nat' edhe ditė,
Re me gjėmim
Zoqtė me fjalė,
Deti me valė,
Lumi me rrėmbim
Lulja me erė,
Dhe me bukuri,
E me mituri,
Kur ēel nė verė,
Emrin tėnt thonė,
Ty tė tregojnė
E tė lėvdojnė,
Ty gjithė monė!
Po njeriu, o Zot!
S'ta di emrin tėnt,
Se s'gjendet me mėnt.
Ah! S'e thotė dot;
Njeriu nukė munt,
Se gjuhė s'i dhe
Qė tė thotė ē'je,
O fuqi pa funt!
Dielli kur del,
A tek perėndon,
Zogu kur kėndon,
E gjethi tek ēel,
Bukur tregojnė,
Emrin qė ke,
Rrėfejnė ē'gjė je,
Dhe mė gėzojnė.
Nė gjithė botė
Vetėm njeriu s'di
Rri si ēilimi
E s'mundet ta thotė!
Me zė tė zjartė,
Donja tė flisnja,
Edhe t'i grisnja,
Retė si kartė,
Si vetėtima;
Apo si lumi,
Qė s'e zė gjumi,
Me oshėtima!
Falmė nga togu
Q'ėshtė e ē'shohėm
Nga gjithė ē'njohėm,
Zėn' e njė zogu,
Tė rri mė njė vėnt,
Edhe mė lerė,
Tė them njė herė,
Njė herė emrin tėnt

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:14 pm

O motrat e vellezerit e mi!
Ju lutem te beni kujdes
Ne poezite qe po i postoni
As shirk e as kufr mos mbese

I shkruani ato me kujdes
Dhe zgjidhni vec fjale te hakut
Me fjale te medha ju mos flisni
E pa dashur te kaperceni cakun

Poemat nuk sjellin dobi
Pervec nese sjellin keshille
Ato duhet te jene korrekte
Perndryshe te cojne ne erresire

Kur flisni dhe shkruani kujdes
Dhe penden ta dini ku ta ndalni
Mos tejkaloni ne lavderime e rima
Se fjala po u fol s’mund ta ndalni

Vargjet tuaja keshilla i beni
Verejtje, udhezime e largim prej erresires
Perqendrohuni ju me teper
Ne ndalimin e se keqes dhe urdherimin e se mires

O vellezer e motra me falni
Se s’dua tu prek a tu lendoj
Por e kam te veshtire qe te hesht
Kur gabime ne poema lexoj

Megjithese poema une s’shkruaj
E ndonese e kam per here te pare
Me vargje e rime te thurur
Desha tua dhuroj keto fjale

Ta dini se per hir te Allahut ju dua
Dhe per kete Allahun kam deshmitar
Vec hajr me keto fjale per ju dua
E vec hak e miresi nga penda te dale.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:14 pm

"O biri im!"

O biri im i dashur dy fjale mi degjo
Vertete per ty nje keshille adresoj
Gjate gjithe jetes sate permbush dhe syno
Allahun me tewhid ti pra adhuro

Qendro ti larg shirkut dhe njerezve te tij
Ndaj kufrit, bidateve, mekateve dhe humbjes
Nga dunia-ja dhe epshet ti mos u mashtro
Allahun si duhet ti pra adhuro

O biri im i dashur kjo jete eshte e shkurter
Sado qe te zgjase nje dite mbaron
Kerko c’sell fitim, rehati dhe fitore
Ahiretin e begatshem qe kurre s’perfundon

E dije se kjo nuk arrihet me epshe
E as me defrime, mekate a krim
Per kundrazi o bir ka vetem nje rruge
Me tewhid Allahun veco ne adhurim

Dhe adhurimi i Allahut nuk eshte sipas tekave
Nuk eshte sipas epsheve, deshirave dhe qefit
Allahu yne, o bir e ka percaktuar
Sipas sunetit te Muhamedit

E dije se per kete nuk ka rruge tjeter
E s’ka perfitim nese keshtu nuk punon
Nese ben dicka ne kundershtim me sunetin
Dije se Allahu kurre s’ta pranon

Perkundrazi bir do humbesh dhe vuash
Ne vend te shperblimit do gjendesh ne hall
Sunetin ti ndiq e mos devijo kurre
Njeti i mire s’e ben haramin hallall

E suneti o bir eshte si arka e Nuhut
Hyp te shpetosh, perndryshe do mbytesh
Mos mendo se ka kohe e mos neglizho
Mos harro se pas vdekjes ti do te pyetesh

E kur ti te jesh i vetem nen dhe,
E kur ty tre pyetjet e varrit te drejtohen
As dunia-ja as epshet nuk te ndihmojne
Po ishe ruajtur ne jete pergjigjet do t’kujtohen

Allahu o bir robet e tij perforcon
Me nje fjale te vertete, te qarte e precize
S’ka zot vec Tij, kete beso e vepro
Po deshe ne xhenet ti te kesh nje hise

Sunetin o bir ti ndiqe saktesisht
Vepro sipas tij dhe te tjeret ti porosisesh
C’qe fe per sahabat eshte feja per ty
C’braktisen ata edhe ti ta braktisesh

E shejtani o bir eshte armiku yt
E pra edhe ti si armik trajtoje
Bidatin dhe epshin qe ai ngre kurth per ty
Me sunet o bir luftoje dhe asgjesoje

E filozofise ti o bir kurre mos iu afro
S’eshte tjeter vec humbje e shkence pallavrash
Shembulli i te kerkuarit qe filozofi te te udhezoje
Eshte si ti kerkosh te semurit te te sheroje

O bir miqte e tu s’jane te pakte e te dobet
Pasurohu me pasurine e tyre qe s’venitet
Me ta konsultohu e me ta shoqerohu
Keta biri im jane ehul-hadithet

Duaji dhe perkrahi ata me kembengulje
Se wallahi ata jane njerezit e drejte
Allahu te urdheron ti duash ata
Ata biri im jane selefet e vertete

E kurre o bir mos dil kunder tyre
E kurre kunder tyre mos perkrah askend
Jo vetem qe do ishe ne humbje te hapur
Por do ishe armik edhe me babane tend

Se yt ate o bir ata do me shume
Ata merr si miq dhe atyre u referohet
Pasha Ate ne duart e tij eshte shpirti im, o bir
Kush kundershton ata do te shkaterrohet

Atyre referoju dhe si ata vepro
Duaji dhe ndihmoji me sa te kesh mundesi
Ndiqi me dije, saktesi e drejtesi
Me c’folen ata fol edhe ti

O biri im i dashur keto fjale mos i harro
Kujto amanetin qe yt ate per ty shkroi
Mos ler qe ty te te mashtroje askush
Qellimin e krijimit tend pra permbush.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:15 pm

Kujto vdekjen dhe varrin

Kur zbresin melaiket me fytyra te bardha si dielli
me vehte kane qefine dhe ere te mire prej xhenetit
ulen prane besimtarit aq sa te arrije shikimi
keshtu eshte thene ne hadithin e sakte te Profetit

Prane kokes se tij meleku i vdekjes ulet
me fjale te bukura plot butesi dhe embelsi
o shpirti i mire dhe i kendeshem- thote meleku- ti dil
per ne faljen e mekateve nga Allahu dhe per ne kenaqesine e Tij

Dhe shpirti del lehtė sikurse pika e ujit nga shakulli
meleku i vdekjes e merr me kujdes dhe butesi
ne qiej dhe toke per te meleket dergojne salawate
mos valle, a nuk do qė keshtu tė trajtohesh edhe ti?!

Meleket e tjere menjehere e marrin dhe e vendosin
ne qefinin fisnik me eren e mire te xhenetit
si misku me i kendeshem ne toke ky shpirt kundermon
nje trajtim i vecante e i caktuar vetem per te drejtit

dhe dyert e qiellit ketij shpirti te gjitha do ti hapen
dhe melaiket e ēdo dere luten te ngjitet nga ata
te mirin te gjithe e duan, e respektojne dhe e ēmojne
Allahut te Larte i lutemi te na beje nga ata

melaiket e marrin dhe ngjiten me te ne qiell
“Ē’ėshte ky shpirt i mire e i kendeshem”, ēdo grup melaikesh thote
eshte filani biri i falanit do te thuhet
me emrat me te mire me te cilin u thirr ne kete bote

e kur me te melaiket arrijne ne qiellin e dunja-se
kerkojne qe dera te hapet dhe per ta ajo hapet
vazhdojne ta shoqerojne ate te afruarit e Allahut te ēdo qielli
dhe me te ata ngjiten deri tek qielli i shtate

e kur melaiket te arrijne me te ne qiellin e shtate
ai merr vleresimin per besimin, theniet dhe per cdo pune
Allahu i Larte melaikeve ka per tu thene
“Shkruajeni perfundimin e robit Tim ne ilijune!”

“E c’te ben ty te dish se ē’eshte ilijune
perfundimi per ne ilijune eshte i shkruar
kete e deshmojne melaiket
ata qe prane Allahut jane me te afruar!”

E keshtu ne ilijun perfundimi tij shkruhet
shperblim per ate qe ne dunja ruhet
per ate qe obligimet e fese i ploteson
dhe nga harami gjithmone larg qendron

e pasi perfundimi tij ne ilijun eshte shkruar
Allahu, melaikeve te Tij do u thote:
“Kthejeni robin Tim perseri ne toke
keshtu atyre Une u kam premtuar

nga toka i krijova, aty do ti kthej
ata nga ajo perseri do i nxjerr!”
O njerez per ringjalljen nuk ka dyshim
ai qe ka mend prej kesaj mesim merr

me pas shpirti tij kthehet prape ne toke
ne trupin e tij ne varrin e ftohte
i vetem ne varr tek ai degjohen
kepucet e miqve te tij tek largohen

atehere dy meleke atij i afrohen
e ata jane qe shume ashper qortojne
e ulin ate dhe prane i rrine
me ashpersi tre pyetje atij i drejtojne

Kush eshte Zoti yt? Feja jote cila eshte?
Kush eshte i derguari yt?-i thuhet
wallahi pergjigjet vetem besimtari do i kujtoje
kjo eshte sprova e fundet qe ai do te kaloje

pergjigjet e tij jane te shkelqyera
fjale madhore dhe shume te vyera
ne varr besimtari do te perforcohet
me pergjigjet e tij s’do te trishtohet

Zoti im eshte Allahu! Feja ime Islami!
I derguari tek une eshte Muhamedi!
Kjo do jete pergjigja e besimtarit
pergjigje e plote dhe pa pike sikleti

I thuhet:- Per keto, ēfare prove ke?
Basimtari do te jape pergjigje te re:
Lexova Kur’anin dhe atij i besova
Librin e Allahut, sipas tij veprova

atehere nje pergjigje kumbon nga qielli
si bekim dhe sukses per robin fitimtar
deshmia me e mire dhe me e pranuar
nga vete Allahu per robin e Tij besimtar

“Robi im ka thene te verteten - do thuhet
shtrojini atij nje shtroje te xhenetit
Me rroba prej tij ate ju ta vishni
Dhe hapini atij nje dere prej xhenetit!”

Nga ajo dere i vjen fllad, ere e mire dhe qetesi
varri i zgjerohet sa shikimi i tij
O Allah! Na bej nga persona te tille!
O Allah! Na bej nga robte vepermire!

Pastaj nje burre i bukur i afrohet
me rroba te mira, me ere te kendeshme
atij i thote dhe e pergezon:
“Degjoje nje fjale qe te gezon!

Gezohu me miresite e Allahut dhe xhenetet
ne te cilat ka begati te perhereshme.
Kjo eshte dita jote qe te ishte premtuar!”
Eh-ē’lajm i bukur, ē’miresi e pashtereshme!

Besimtari atij me pas i pergjigjet:
Edhe ty Allahu te gezofte me te mire.
Valle kush je ti qe me pergezon?
Paske fytyre qe vjen me te mire.

Ai i pergjigjet: “Jam puna jote e mire
Wallahi une ty te kam njohur te pershpejtuar
ne urdherat e Allahut duke i plotesuar
harameve larg duke ju qendruar
prandaj Allahu te shperbleu me te mire!”

Me pas atij dy dyer do ti hapen
nje dere e xhenetit dhe nje dere e zjarrit
i thuhet- “Ketu je ngase besoje
ne zjarr do te ishe po te kundershtoje!”

E besimtari do thote kur te shohe xhenetin
“O Zoti im! Beje sa me shpejt kjametin!
Tek pasuria dhe familja ime me ēo”
por i thuhet per tani ketu ti qendro!

E me pas hadithi fisnik na tregon
per tjetin kur vdes nderkohe qe s’beson
kur nga kjo bote ai po largohet
momentet kur vdekja atij i afrohet

nga qielli i zbresin meleke te vrazhde
me fytyra te zeza dhe teper te ashper
me vehte kane rroba nga zjarri i xhehenemit
te thurura jane, prej leshi te ashper

kur zbresin, atij i rrine larg sa shikimi
tek koka i vjen meleku i vdekjes:
“Dil shpirt i keq!” - ai e urdheron
mjere per te, me c’fare e qorton

“Ne urrejtjen e Allahut dil dhe ne hidherimin e Tij!”
Meleku i vdekjes shpirtin urdheron
nga frika ai shperndahet ne trup me shpejtesi
por meleku i vdekjes e kap me furi

me force e terheq dhe e nxjerr me ashpersi
si helli me degezime nga leshi i lagur kur del
nga ashpersia e daljes se shpirtit nga trupi
i keputen damaret dhe nervat kur del

me pas ēdo melek ate e mallkon
ne qiell dhe toke dhe dyert i mbyllen
me kembengulje meleket i luten Allahut
qe ai te mos ngjitet nga ana e tyre

meleku i vdekjes ne dore e merr
e nuk mbetet ne te as sa vezullima e syrit
meleket e marrin dhe e mbeshtjellin
me rroben e ashper te xhehenemit

e nje ere prej tij se ē’kundermon
si era me e keqe mbi faqen e tokes
mjere kujt i ndodh dicka e tille
mjere ai qe nuk i therret kokes

dhe ngjiten me te meleket dhe nxitojne
per ne qiellin e dunijase ate e ēojne
ēdo grup melekesh prane te cileve kalojne
ē’eshte ky shpirt i keq e i neveritshem-thone

ky eshte filani biri i filanit u thuhet
me emrat me te shemtuar qe thirrej ne kete bote
derisa te arrijne ne qiellin e dunjase
kerkojne tu hapet dera por kjo eshte e kote

vijon hadithi qe me tej te na qartesoje
me pas profeti fjalen e Allahut recitoi
“Dyert e qiellit s’u happen dhe ne xhenet s’do hyne
derisa ne vrimen e gjilperes deveja te kaloje!”

Mbani vesh mire dhe thirrini kokes
se Allahu do urdheroje melaiket e Tij:
“Shkruajeni perfundimin e tij ne sixhin
Ne shtresen me te ulet te tokes!”

Pasi perfundimi tij ne sixhin eshte shkruar
Allahu, melaikeve te Tij do u thote:
“Kthejeni robin Tim perseri ne toke
keshtu atyre Une u kam premtuar

nga toka i krijova, aty do ti kthej
ata nga ajo perseri do i nxjerr!”
O njerez, per ringjalljen nuk ka dyshim
ai qe ka mend prej kesaj mesim merr.

Dhe shpirti i tij - vaxhdon hadithi
hidhet nga qielli ne trupin e tij
me pas thote hadithi, profeti filloi
qe fjalen e Allahut te recitoje

“Ai qe shirk Allahut i ben
eshte sikur nga qielli te binte
Shpendet ta rrembejne apo era e stuhishme
ta hedhe ate ne vend te larget!”

Me pas shpirti tij kthehet prape ne toke
ne trupin e tij ne varrin e ftohte
i vetem ne varr tek ai degjohen
kepucet e miqve te tij tek largohen

atehere dy meleke atij i afrohen
e ata jane qe shume ashper qortojne
e ulin ate dhe prane i rrine
me ashpersi tre pyetje atij i drejtojne

Kush eshte Zoti yt? - atij i thone
Ah, ah, nuk e di! - pergjigjet ai
Cila eshte feja jote? - melaiket e pyesin
Ah, ah nuk e di! - pergjigjet ai

Ē’thua per te derguarin tek ju?
Por s’mundet ai te shqiptoje emrin e tij
Melaiket i thone atij-Muhamedi?
Ah,ah nuk e di pergjigjet ai!

Degjova te tjeret te thone kete emer
kjo eshte e shumta qe thote ai
i thuhet-“ti nuk e ke njohur te verteten
As Kur’anin nuk e ke lexuar ti!”

Atehere nje ze kumbon nga qielli
gjykim per te dhe i ashper vendim
“Genjen! Pra shtojini shtrese nga zjarri
dhe hapini atij nje dere per ne zjarr”

E nga kjo dere atij me furi i vjen
era perveluese e xhehenemit dhe nxehtesia
I ngushtohet varri sa brinjet e tij nderthuren
O moskokecares valle ku eshte tani pasuria?!

me pas nje burre i vjen qe eshte teper i shemtuar
me rroba te neveriteshme dhe ere te keqe kundermon
i afrohet neglizhuesit ne varr dhe i thote
merre pra ti lajmin qe te hidheron

“Kjo eshte dita jote qe te qe premtuar!”
ky do jete shperblimi per kedo qe s’beson
Ē’perfundim i llahtarshem
Ē’gjendje e mjeruar

E ne frike dhe ankth pergjigjet mohuesi
Edhe ty per te keqen Allahu te lajmerofte
Valle kush je ti? Vertete po me trishton!
Fytyra jote eshte fytyre qe sjell te keqen.

Pergjigjet lajmetari: “Jam puna jote e ndyre
wallahi te kam njohur perhere te shkujdesur
dhe urdherat e Allahut duke i neglizhuar
i gatshem per haramet gjithnje per ti punuar

Prandaj ty Allahu te shperbleu me te keqe
Me denim e ndeshkim!”
Eh ē’gjendje e mjeruar per ata si ky
Sa perfundim i keq, deshtim e poshterim

pastaj nje i verber dhe shurdhmemec eshte caktuar
me zell dhe ashpersi ate per ta ndeshkuar
ne dore seē mban nje te madhe varré
sikur malin ta godiste, do te bente dhé

nje goditje te rende mbi mohuesin leshon
kjo goditje e llahtaresheme trupin ia shkaterron
e ben dhé e pluhur dhe Allahu prape e ri-formon
dhe perseri ndeshkuesi nje goditje leshon

nje britme rrenqethese mohuesi nxjerr
ēdo gje e degjon perveē xhineve dhe njerezve.
O i mjeri ti qe Allahun mohon!
O i mjeri ti qe je i dhene pas epsheve!

Me pas atij i hapet nje dere nga zjarri
dhe me nje shtrese prej tij, atij i shtrohet varri
vazhdon te shijoje denimin, vuajtjet dhe sikletin
lutet: “O Zoti im, mos e bej kjametin”

dhe kjo qe ai gjen ne varr, s’eshte asgje
edhe pse vuajtje dhe dhimbje e padurueshme
por tortura e plote do ti vije ne ahiret
ndeshkim i llahtarshem, nje tmerr i vertete

O bijte e Ademit, nga dynja-ja mos u mashtroni
plotesoni obligimet dhe larg haramit qendroni
mos jini moskokecares dhe mos neglizhoni ne fe
qe me pas mos thoni: “Ah sikur te kisha qene dhé!”

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga *lissa* prej Thu Nov 26, 2009 12:15 pm

Namaz...Namaz...

Kur te godet frika,
Dhe te rrok merzia,
Pikellim e merthim,
Kthehu vrap ne pendim.

Mos thuaj u pendova,
Psikologun e konsultova,
Psikiater e terapi,
Me largu pak merzine.

Namaz o njeri....
Kafkat n’tok me shpejci,
Mos mendo per fjalen dy,
Por perulu me knaqsi.

Nese don te ndiesh knaqesi,
Dhe te gezofsh lumturin,
Harmoni,t’gjitha miresit,
Me namaz kerko njeri…

Cetso shpirtin ne brendi,
Dhuroj zemres krenari,
Begati prej Madherise,
Ke Namazin o Njeri...

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Islame.

Mesazh nga Sponsored content Today at 6:30 am


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi