Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Dija namazit tėnd vlerėn dhe krenohu me tė!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dija namazit tėnd vlerėn dhe krenohu me tė!

Mesazh nga NoOrA prej Sun Nov 29, 2009 12:22 pm

Shpesh dėgjojmė ankesa rreth ēėshtjes sė namazit. Shpesh hasim pyetje rreth kėtij
obligimi, si: pse nuk po mundem tė koncentrohem nė namazin tim? Si tė arrij qė tė
kem rehati dhe kėnaqėsi nė namazin tim?, e pyetje tjera tė ngjashme. Tema tė shumta
janė publikuar nė web faqet islame rreth ēėshtjes sė namazit dhe pyetjeve tė shumta
u janė dhėnė pėrgjigje pėr kėtė shtyllė tė fesė.






Pėr nxitjen e faljes sė namazit me rregull dhe kujdes gjenden ajetet e Kur’anit famėlartė,
hadithet e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, dhe kėshillat e
panumėrta tė dijetarėve duke filluar prej shokėve tė Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja
e Allahu qofshin mbi tė-as’habėve-, Allahu qoftė i kėnaqur me ta, pastaj tabi’inėve,
tebei tabi’inėve dhe dijetarėve tjerė pas tyre qė kanė ardhur duke pėrfshirė edhe
dijetarėt e kohėve tė fundit qė i njeh Islami.
Qėllimi i im me kėtė temė ėshtė tė paraqes njė kėnd tjetėr tė temės qė lidhet me namazin
dhe nuk dua tė pėrsėris atė qė e gjejmė tė shkruar rreth namazit nėpėr shumė shkrime.

Motra nė Islam!





Ēėshtja e namazit ėshtė e rėndėsishme pėr vet faktin dhe mėnyrėn si u pranua nga ana
e Allahut tė Madhėrishėm. Derisa obligimet dhe urdhrat e tjera tė Allahut kanė
zbritur dhe janė shpallur nė tokė, urdhri pėr faljen e pesė kohėve tė namazit nė ditė
nuk u shpall nė kėtė mėnyrė. Kėtė herė tė dėrguarit Muhamed, lavdėrimi dhe
paqja e Allahut qofshin mbi tė, iu desh qė tė ngrihet mbi shtatė qiejt nė natėn e
Israsė, sė bashku me Xhibrilin, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i cili zakonisht ia kumtonte
urdhrat nė tokė prej Allahut tė Madhėruar. Kjo u bė pėr shkak tė rėndėsisė sė lartė qė
ka namazi.

Pra, Allahu i Madhėruar bėri qė Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin
mbi tė, tė ngrihet mbi lartėsitė qiellore dhe vetėm atėherė t’ia shpallė urdhrin pėr
faljen e pesė namazeve ditore.

Keni kujdes dhe dijani vlerėn namazit tuaj o besimtare, qė e keni pranuar kėtė
urdhėr me dėshirė dhe vetėdije! Dijeni se namazi ka peshė tė rėndė nė Ditėn e
Gjykimit, ndėrsa peshorja do tė jetė e lehtė nėse nuk keni falur namaz, ose nuk
keni pasur kujdes gjatė kryerjes sė tij!

I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, nė njė hadith ka thėnė:
“Gjėja e parė pėr tė cilėn robi do tė jep llogari ėshtė namazi i tij; nėse
namazi ėshtė nė rregull dhe si duhet, tė gjitha veprat e tjera do tė jenė nė
rregull, por nėse namazi i tij nuk ėshtė nė rregull atėherė tė gjitha punėt e
tjera nuk do tė jenė nė rregull.”

O ju qė faleni, dijeni se ēėshtja e namazit kėrkon kujdes tė madh, forcė dhe pėrballje,
qėndrueshmėri dhe sinqeritet! Nėse Allahu tė ka zgjedhur tė jesh prej namazlinjėve
dhe e praktikon kėtė urdhėr, atėherė me siguri qė tek ti Ai ka parė forcė,
qėndrueshmėri, pėrballje e sinqeritet.

Fale namazin me kėto cilėsi dhe veēori qė i ke,dhe bėhu kėmbėngulėse pėr zbatimin
e kohėve tė namazit me pėrkujtim tė sinqertė!
Dije se ēdo punė dhe vepėr tjetėr nė kohėt e namazit ėshtė e kotė dhe e pavlerė
derisa nuk e kryen namazin! Mos lejo qė punėt dhe angazhimet tua ta dobėsojnė
moralin dhe qėndrueshmėrinė pėr namaz!

Namazi ėshtė obligim, qė sot fatkeqėsisht, shumė pak njerėz e praktikojnė.
Allahu zgjedh nė mesin e robėrve tė vet se kė ta udhėzojė nė namaz, e padyshim
ne kemi nevojė tė madhe pėr tė.

Nėse Allahu ta ka bėrė tė njohur rėndėsinė dhe vlerėn e namazit, kjo do tė thotė
se Ai tė ka zgjedhur dhe do qė tė mėshirojė dhe tė pastrojė ty me tė. Ēėshtja
mbetet tek ti se a dėshiron ta pranosh kėtė zgjedhje qė po ta bėn Allahu apo jo.
Nėse ti fillon tė tėrhiqesh dhe tė dobėsohesh nė fillet e para tė praktikimit tė
tij, atėherė edhe kjo dhuratė shumė lehtė do tė rrėshqasė nga duart. Zoti na
ruajttė!

Dija namazit tėnd vlerėn dhe krenohu me tė! Mos lakmo nė ata qė nuk e falin
atė fare dhe nėse ti ke ato probleme qė i ceka nė fillim tė temės, bėhu kėmbėngulės
dhe forco xhihadin tėnd me veten dhe djallin e mallkuar derisa ti tė triumfosh dhe
derisa ta gjesh kėnaqėsinė dhe rehatinė nė namaz qė ty po tė mungon!
Mos thuaj se nuk kam mundėsi, jam i dobėt dhe nuk po mundem mė!
Mos u bė humbės i vetes, sepse kėtė e dėshiron shejtani tek ti!

Vehb Ibėn Munebi ka transmetuar: “Vėrtet, kur njeriut i vdes zemra ose kur
i ngurtėsohet ajo, kur t’i shuhet mendja apo tė devijojė dhe kur tė dėshtojė
nė betejėn me djallin, i shtohet e keqja nė shpirtin e tij, sepse djalli qarkullon
nė trupin e tij siē qarkullon gjaku nė damar.”Njeriut kur t’i thyhet rezistenca
dhe qėndrueshmėria shpirtėrore, djalli bėhet shoqėrues i tij.

Mbėshtetu tek Allahu i Madhėruar dhe lutu qė Ai tė ndihmojė nė xhihadin tėnd!
Detyro shpirtin tėnd nė ēdo gjendje dhe kohė me pėrkujtim tė sinqertė dhe me
ngulm vazhdo nė kėtė gjė! Lufto, derisa ta ndiesh fitoren e sigurt!

Allahu i Madhėruar nė Kur’an thotė:
”E ata tė cilėt luftuan pėr hatrin tonė, Ne me siguri do t’i orientojmė
rrugės pėr tek Ne.” (Ankebut, 63)

Motėr, ky ajet ka zbritur nė Mekė atėherė kur ende nuk ishte dhėnė urdhri pėr
luftė dhe disa komentuesė tė Kur’anit e kanė komentuar si luftėn me veten.
Po ashtu, transmetohet se i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi
tė, ka thėnė: “Luftėtar nė rrugėn e Allahut, muxhahid, ėshtė ai i cili lufton
me vetveten e tij pėr hir tė Allahut tė Madhėruar.” (Transmeton Tirmidhiu)

Ndėrsa shejh Nablusi ka thėnė: “Xhihad i nefsit ėshtė adhurimi. Nuk arrihet ndryshe
veēse nėpėrmjet dijes dhe kjo ėshtė farz pėr ēdo person.”

Ėshtė e vėrtetė qė bota ėshtė mbushur me aktivitete dhe kėnaqėsi tė ndryshme gjė
qė njeriut ia ka ėnda tė lakmojė dhe tė vrapojė pas tyre, por jeta ėshtė edhe sprova
edhe vuajtje dhe kur kėto ēėshtje janė nė mendjen e njeriut atėherė edhe zemra
kaplohet me to nė namaz. Me gjithė kėto gjėra, njerėzit nga racat dhe kombet e
ndryshme po e pranojnė sot fenė islame dhe besimin e drejtė nė Allahun dhe po
e pranojnė flamurin e kėsaj feje, por kur po vije deri tek ēėshtja e namazit kėtu po
ngelen dhe lufta pėr ta pėrsosur atė po bėhet mė e vėshtirė sesa hyrja nė fillim nė fe.
Prandaj them se luftėn duhet ta forcojmė, imanin ta shtojmė edhe mė tepėr, sepse
edhe lufta nuk do tė jetė e lehtė sidomos nėse mungon gatishmėria nė
bindje dhe sinqeritet tė plotė pėr ta arritur qėllimin e dėshiruar.
Kur mungon kjo dhe kur tė dobėsohen kėto cilėsi njeriu mund tė pėrfundojė me
largim dhe dėshtim total nga feja dhe besimi nė Allahun. Zoti na ruajttė!

Ibnul Kajimi ka thėnė:
”Sinqeriteti ėshtė arma qė lufton shejtanin pėr t’i shpėtuar vesveseve tė tij.”

Motra tė nderuara, pėr pėrmirėsimin e namazit u kėshilloj qė ta lexoni librin e Ibnul
Kajim “Rruga e udhėzimit”, sidomos kapitujt III, IV, VI, VII, VIII dhe IX.

Nė fund, Allahu na bėftė prej atyre qė e falin namazin me rregull dhe namazi ynė
u bėftė dritė dhe shpėtim nė Ditėn e Gjykimit! Amin!


Mos u bė humbės i vetes, sepse
kėtė e dėshiron shejtani tek ti!

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi