Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Tetė mesele

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tetė mesele

Mesazh nga jetaaa prej Thu Sep 24, 2009 12:56 pm

Tetė mesele



Es-selamu alejkum

Dijetari pyeti nxėnėsin: Sa kohė ke qė mė shoqėron?

Nxėnėsi: Tridhjetė e tre vjet.

Dijetari: Ēfarė ke mėsuar prej meje gjatė kėsaj kohe?

Nxėnėsi: Tetė mesele.

Dijetari: Inna lilah ve inna ilejhi raxhiun, tėrė ymri mė kaloi me ty dhe ti vetėm tetė mesele paske mėsuar prej meje?!

Nxėnėsi: O mėsues nuk kam mėsuar ēėshtje tė tjera dhe nuk dua tė gėnjej.

Dijetari: M’i trego ato mesele qė ke mėsuar.

Nxėnėsi:

Meseleja e parė ėshtė: Vėrejta se ēdo njeri ka njė tė dashur dhe, kur shkon nė varr, largohet prej tyre, andaj tė dashurit e mi bėra veprat e mira, e kur tė hy nė varr, edhe ato do tė hyjnė me mua.


Meseleja e dytė: Analizova fjalėn e Allahut:

“E kush iu frikėsua paraqitjes para Zotit tė vet dhe ndaloi veten prej epsheve, xheneti ėshtė vendi i tij”. (En-Naziat: 40- 41).

Andaj e detyroj veten tė luftoj epshin tim, qė tė qėndroj nė adhurime ndaj Allahut.


Meseleja e tretė:

Kuptova se tė gjithė njerėzit ruajnė gjėrat qė kanė vlerė, qė tė mos i humbasin, pastaj analizova fjalėn e Allahut:

“Ajo qė e keni pranė vetes ėshtė e pėrkohshme, e ajo qė ėshtė te Allahu ėshtė e pėrjetshme...”. (En-Nahl: 96).

Pėr kėtė, ēdo herė qė mė binte nė dorė ndonjė gjė me vlerė e drejtoja tek Allahu qė tė ma ruante Ai.


Meseleja e katėr:

Kam analizuar krijesat dhe kam vėrejtur se secili mburret me pasurinė ose sojin e tij, pastaj analizova ajetin Kuranor:

"... e s'ka dyshim se te Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (kėqijat)". (El-Huxhurat: 13).

Andaj punova pėr devotshmėri, qė tė jem i nderuar tek Allahu, azze ve xhele.


Meseleja e pestė:

Kam analizuar akuzat qė njerėzit i bėjnė shoqi-shoqit dhe mallkimet qė i bėjnė njėri-tjetrit dhe kam kuptuar se origjina e tėrė kėsaj ėshtė zilia. Pastaj kam shikuar ajetin Kuranor:

"...Ne kemi pėrcaktuar ndėr ta gjendjen e jetės nė kėtė botė; ...". (Ez-Zuhruf: 32).

Andaj e flaka zilinė, u largova prej njerėzve dhe kuptova se ndarja ėshtė prej Allahut, andaj s’kam pse t’i kem zili njerėzit.


Meseleja e gjashtė:

I shoh njerėzit si armiqėsohen me njėri-tjetrin, i bėjnė zullum njėri-tjetrit dhe luftojnė njėri kundėr tjetrit, e pastaj shikova ajetin Kuranor:

"Djalli ėshtė armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik...". (Fatir: 6).

Andaj braktisa armiqėsinė e krijesave dhe u pėrcaktova vetėm pėr armiqėsinė e djallit, shejtanit.


Meseleja e shtatė:

I shoh njerėzit se si e lodhin veten dhe e poshtėrojnė duke kėrkuar riskun, madje, edhe futet nė gjėra qė nuk i lejohen e pastaj shikova ajetin Kuranor:

"Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė qė Allahu tė mos ia ketė garantuar furnizimin e saj...". (Hud: 6).

Kuptova se edhe unė jam njė prej kėtyre gjallesave, andaj u angazhova me detyrat e mia ndaj Allahut dhe nuk merrem me gjėrat qė m’i siguron Allahu.


Meseleja e tetė:

I shikoj krijesat dhe mėsoj se ēdo krijesė i mbėshtetet krijesave tė ngjashme me tė, ose pėr pasurinė, ose pėr shėndetin e tij, ose pėr postin e tij, e pastaj shikova ajetin Kuranor:

"Kush i mbėshtetet Allahut, Ai i mjafton atij...". (Talak: 3).

Andaj braktisa mbėshtetjen nė krijesa dhe u mundova tė mbėshtetem tek Allahu, azze ve xhele.

Mėsuesi i tha: Allahu tė bekoftė.


Pėrshtati: Bekir Halimi


jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi