Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njohja e bukurisė sė All-llahut.

Shko poshtė

Njohja e bukurisė sė All-llahut. Empty Njohja e bukurisė sė All-llahut.

Mesazh nga NoOrA Mon Dec 07, 2009 6:00 am

"Me tė vėrtetė Allahu ėshtė i bukur dhe e do tė bukurėn".





Nėse ne diskutojmė arsyen e parė, ne e dimė se zemrat janė tė lidhura, tė prira natyrshėm drejt bukurisė. Askush nuk mund tė thotė qė bukuria nuk e ndikon zemrėn. Si rrjedhojė, nėse dikush ka pėr qėllim apo ka nevojė tė udhėtoj diku, ai pyet pėr bukurinė natyrore tė atij vendi dhe nėse dėshiron tė martohet pyet nėse gruaja ėshtė e bukur. Njėherė njė i ri erdhi tek unė dhe mė pyeti pėr ta ndihmuar pėr tė gjetur njė nuse pėrmes nuses sime dhe unė e pyeta: "Cilat janė gjėrat qė shikon tek njė vajzė? Cilat janė kushtet? Ai mė tha: "Ajo duhet tė jetė e bukur, me flokė tė gjatė, shumė e butė, me sy tė bukur dhe ngjyra e lėkurės sė saj duhet tė jetė e pashme. Unė i thashė: "Si ėshtė kjo ngjyra e pashme? Shejhu nuk dinte se ēfarė ai nėnkuptonte me ngjyrė tė pashme. Ai filloi tė ma pėrshkruaj bukurinė mua dhe fjalėt e fundit qė ai mė tha ishin: "...dhe ajo duhet tė jetė fetare, kėshtu qė unė nuk do ta urrej atė sepse i Dėrguari, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė zgjedh atė qė ėshtė e devotshme". Ai nuk ma pėrshkroi fenė (e saj) por ai ma pėrshkroi bukurinė. Ai vetėm e pėrmendi fenė, kėshtu qė unė tė kėnaqesha me tė dhe t'ia plotėsojė dėshirat e tij. Kėshtu me tė vėrtetė, zemrat e njerėzve janė tepėr tė lidhura pas bukurisė.

Kur lexojmė historinė e Jusufit alejhis selam, ashtu siē na ka informuar edhe i Dėrguari, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, Jusufit alejhis selam dhe nėnės sė tij i ėshtė dhėnė gjysma e gjithė bukurisė nė botė. Kur ne lexojmė se ēfarė ka ndodhur midis Jusufit dhe gruas sė Azizit (liderit) nė Egjipt, e cila ishte gruaja me statusin mė tė lartė nė Egjipt sepse ishte gruaja e ministrit tė financave dhe ajo ishte shumė e bukur dhe Jusufi ishte njė rob pėr tė, jo vetėm njė rob por njė pronė. Kėshtu njė ditė, zemra e saj arriti Jusufin. Ajo ia mbylli dyert dhe i tha: "Eja tek unė. Dhe Jusufi refuzoi dhe kjo fjalė u pėrhap midis grave tė ministrave. Ato thanė qė gruaja e Azizit, ministrit tė financave, u pėrpoq ta joshte robin e saj pėr nė kurvėri. Dashuria e Jusufit e kishte pushtuar zemrėn e saj dhe ajo u magjeps nga kjo dashuri dhe hyri thellė nė zemrėn e saj. Ato thanė: "Me tė vėrtetė, gruaja e Azizit ka humbur. A nuk ka turp nga vetja? Ajo ėshtė pėrpjekur tė josh robin e saj! Ky person i keq dhe i ulėt ėshtė duke u pėrpjekur tė josh (ose ta detyrojė) (robin e saj), me tė vėrtetė ajo ėshtė njė grua qė ka humbur". [Jusuf: 30]

Fjala, herėt ose vonė, arriti tek gruaja e Azizit dhe kur i dėgjoi ajo thėniet e tyre, ajo i ftoi ato tek shtėpia e saj dhe pėrgatiti pėr to njė darkė dhe pas kėsaj, ajo iu nxori atyre fruta dhe i dha secilės prej tyre nga njė thikė duke u tha: "Ju lutem hani" dhe pastaj secila prej tyre mori njė frut dhe njė thikė dhe filluan tė qėronin frutin. Gruaja e Azizit shkoi tek Jusufi dhe e urdhėroi atė pėr tė bėrė njė banjė dhe pastaj ajo e urdhėroi atė tė veshė rrobat e tij mė tė bukura dhe kjo vetėm se e shtoi mė tepėr bukurinė e tij. Ajo vetė, i zbukuroi flokėt e saj nė mėnyrėn mė tė bukur. Ajo e detyroi Jusufin tė pėrdor parfumet mė tė mira dhe bukuria e tij dukej perfekte.

"Kėshtu ajo i tha atij: "Tani, shko tek kėto gra". Ato po qėronin frutat e tyre dhe kur e panė, imazhi i tij u bė tepėr impresionues sa ato pa e ndier dhe pa qenė tė vetėdijshme prenė veten e tyre. Thikat filluan tė presin nervat dhe lėkurėn pa e ndjerė ato dhe ėshtė thėnė se ato prenė duart e tyre dhe thanė: "Vallahi! Ky nuk ėshtė qenie njerėzore. Ai nuk ėshtė asgjė tjetėr por njė Engjėll dashamirės". Ajo, gruaja e Azizit, u tha kėtyre grave: "Kjo ėshtė ajo pėr tė cilėn mė bėni fajtore. A mė fajėsoni pėr atė qė kam bėrė tani? Ato thanė: "Jo". Ajo tha: "Kjo gjė ėshtė pėr ēfarė mė fajėsuat. Me tė vėrtetė, u pėrpoqa ta josh dhe ta detyroja tė bėnte njė gjė tė keqe kundėr vetė natyrės sė tij por ai qėndroi i vendosur". Ajo rrėfeu se kishte bėrė diēka tė keqe. Ajo ishte pėrgatitur tė qėndronte me gabimin e saj. Nė kėtė moment, ajo nuk u zmbraps nga gabimi i saj dhe ajo u gėzua nga fjalėt e grave. "A do tė mė mbani pėr fajtore pėr atė qė kam bėrė?" Njėra prej grave e thirri Jusufin, sikur donte ta pyeste pėr diēka. Ajo i tha atij nė fshehtėsi: "Si i bėhet puna tė takoheshim njė natė?" Ai i tha: "Unė i kėrkoj mbrojtje Allahut" dhe njė tjetėr grua e ftoi atė sikur donte tė bėnte njė kėrkesė tė njėjtė dhe kur ai erdhi ajo i tha: "Si mendon pėr njė takim sonte?" Dhe tė gjithė ato e ftuan atė pėr tė bėrė marrėdhėnie intime me to dhe ai tha:

"O Zoti im! Burgu ėshtė mė i mirė pėr mua sesa tė bėj ēfarė ato mė kėrkojnė dhe nėse nuk mė largon nga ajo nga e cila ato mė ftojnė, unė do tė bie viktimė dhe unė do tė jem prej injorantėve" dhe Allahu iu pėrgjigj lutjes sė tij dhe Allahu e largoi nga joshjet e kėqija. Allahu ėshtė me tė vėrtetė Ai qė dėgjon ēdo gjė, Ai ėshtė qė di ēdo gjė". [Jusuf, 33-34]

Cili nga ne lexon historinė e Jusufit, ai dėshiron nė zemrėn e tij qė ai tė shohė Jusufin nė gjumin e tij? Pėr tė parė dhe pėr tė dėshmuar bukurinė e tij. Vallahi! Nėse bukuria e Jusufit, nėnės sė tij, natyrės sė tij dhe bukuria e tė gjithė njerėzve tė mblidhej dhe e gjithė kjo bukuri t'i jepej njė personi, pėr Allahun, kjo bukuri nuk do tė ishte nė asnjė aspekt e barabartė me bukurinė e Allahut. Profeti , lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė nė njė hadith tė transmetuar nga imam Muslimi:
"Me tė vėrtetė Allahu ėshtė i bukur dhe e do tė bukurėn".

I Dėrguari, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, u pyet: "A e ke parė ndonjėherė Zotin tėnd?" Ai, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Nur (dritė)! Kjo ėshtė ēfarė kam parė. Si mund ta shoh gjithė atė bukuri?" Fytyra e Allahut ėshtė e gjitha e bukur dhe e gjitha dritė, si rezultat, Allahu thotė pėr kėtė botė:

"Ēdo gjė do tė shuhet dhe fytyra e Allahut do tė qėndrojė". [Err-Rrahman: 26-27]

Madhėshtia, Lavdia, Dinjiteti dhe Bukuria e Tij janė tė gjitha qė ai i pėrfshin. Allahu e ka pėrshkruar fytyrėn e Tij tė gjithėn prej drite. Si rrjedhojė, Ai thotė pėr dritėn e fytyrės sė Tij:

"Allahu ėshtė drita e qiejve dhe e tokės" [Surah Nur: 35].

Kėshtu, drita e qiejve dhe e tokės ėshtė pjesė e krijimit tė Allahut. Kur bota tė pėrfshihet nga errėsira, ky diell, tė cilin Allahu e ka krijuar dhe qė do tė pėrfshijė errėsirėn, do t'i jap dritė dhe kjo ėshtė drita e krijimit, kėshtu si e imagjinoni dritėn e Krijuesit! Si rrjedhojė, Profeti , lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Allahu i hap dyert e Tij natėn, pėr t'i falė ata qė nuk i janė bindur Atij gjatė ditės dhe Ai hap duart e Tij ditėn pėr t'i falur ata qė nuk i janė bindur Atij natėn dhe mbulesa e Tij ėshtė dritė dhe nėse Ai e heq atė, drita e Tij do ta djeg kėdo nga krijimi qė i kthehet Atij" [Muslimi]. Ai ėshtė i tėri dritė.

Kur Allahu i foli Musait alejhis selam, zemra e tij arriti tek Allahu dhe pati njė shkėmbim fjalėsh midis tij dhe Allahut. Kur Allahu i foli Musait alejhis selam, zemra e tij ishte e lidhur me Allahun dhe Musai mendoi qė nuk kishte dėm pėr t’u pėrpjekur pėr ta parė Allahun. Ai ka thėnė: "O Zoti im, mė lėr tė tė shoh Ty". Allahu i ka thėnė: "Ti kurrė nuk do tė mė shohėsh Mua, por nėse dėshiron, shiko malin dhe nėse qėndron nė vendin e tij (kur Allahu t’ia zbulojė veten e Tij malit), atėherė ti do tė mė shohėsh Mua". Kėshtu Allahu ka thėnė: "Dhe kur Allahu ia shfaqi Veten malit" dhe ashtu si Ibn Melik ka thėnė drita e Allahut ishte vetėm njė pjesė e vogėl dhe kur Allahu ia shfaqi Veten malit, e asgjėsoi malin, Musa u rrėzua pavetėdije. Kur ai erdhi nė vete, ai tha: "Lavdia tė takon Ty, O Allah! Unė pendohem dhe unė jam i pari i besimtarėve".

Kėshtu, lexuese e dashur, Allahu, ėshtė i tėri dritė dhe i tėri i bukur. Allahu thotė pėr veten e Tij: "Nė atė ditė, ditėn e gjykimit, sa e madhe ėshtė lavdia dhe madhėshtia e Allahut dhe e tėrė toka, nė ditėn e gjykimit, sa e madhe ėshtė madhėshtia dhe lavdia e Allahut, e tėrė toka, nė ditėn e gjykimit do tė jetė nė grushtin e Tij dhe qiejt nė pėllėmbėt e Tij. Lavdia qoftė mbi Tė mbi atė ēfarė ata i pėrshkruajnė!”

Do t’u fryhet trumbetave dhe tė gjithė njerėzit nė qiej dhe tokė vdesin pėrveē atyre qė Allahu nuk do tė dėshirojė dhe atėherė njė trumbetė e dytė do tė dėgjohet dhe ata do tė qėndrojnė duke shikuar. Tė gjithė njerėzit do tė qėndrojnė pėrsėri dhe do tė shikojnė dhe ata do tė pyesin qė Allahu duhet tė vijė tė ndajė midis njerėzve dhe Allahu thotė pėr Veten e Tij: "..dhe Allahu do tė vijė me engjėjt nė rangje.." dhe engjėjt do tė vijnė duke mbajtur Arshin e Allahut. Allahu thotė: "...dhe ata mbajnė Arshin e Allahut mbi vetėt e tyre....". Tetė engjėj duke mbajtur Arshin e Allahut. Rreshta, rangje tė engjėjve do tė dalin pėrpara se Allahu tė vijė. Allahu na informon pėr ardhjen e Tij. Toka do tė ndriēohet me dritėn e Allahut dhe kjo do tė ndodh nga bukuria e Allahut dhe tėrėsia e dritės sė Tij dhe Allahu jep shembullin mė tė mirė.

Kur disa nga njerėzit mė tė dashur vijnė tek ju, ju u thoni: "O ju qė sollėt dritėn pėr shkak tė bukurisė suaj". Pra, si do tė jetė me Allahun ? Kėshtu toka e errėt e cila pėrfshin tė gjitha botėt nė ditėn e gjykimit do tė ndriēohet me Allahun. Kjo ishte arsyeja qė zemrat e sahabėve u lidhėn me Allahun dhe po ashtu i dėrguari ynė, Muhamedi , lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ishte thellėsisht i lidhur me Allahun. Profeti Muhamed , lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Unė tė lutem ty pėr shijen e tė shikuarit tė bukurisė Tėnde dhe unė tė lutem Ty, qė tė mund tė tė takojė". Kėshtu zemra e Ebu Bekrit , Allahu qoftė i kėnaqur me tė, u lidh me Allahun dhe Allahu foli rreth Ebu Bekrit nė Surah-n el-Leil kur Allahu i tha zjarrit: "Tė devotshmit nuk do tė hyjnė kurrė nė zjarr".
Ibėn Abbasi ka thėnė: “Mė i devotshmi dhe ai qė e ka frikė mė shumė Allahun pas profetėve dhe tė dėrguarve ėshtė Ebu Bekri. Kjo ėshtė sepse ai do tė blinte skllevėr, tė dobėt, tė shtypur dhe pastaj i lironte pėr hir tė Allahut derisa babai i tij i thoshte: "O biri im! Pse nuk blen njerėz tė cilėt janė tė fortė kėshtu qė ata tė tė mbrojnė ty, por blen njerėz tė dobėt? Ēfarė mund tė bėjnė ata pėr ty dhe ēfarė mund tė bėsh ti pėr ta? Ēfarė i tha Ebu Bekri babait tė tij. "O babai im i dashur, unė dua atė qė unė dua dhe unė dua kėnaqėsinė e tė parit tė Fytyrės sė Zotit tim, njė shikim vetėm tek Allahu ėshtė i barabartė me kėtė botė dhe ēfarė ėshtė nė tė". Dhe Allahu ka thėnė: "I devotshmi nuk do tė hyjė kurrė nė zjarr, ai i cili jep pasurinė e tij pėr tė pastruar zemrėn e tij". Askush nuk ka cilėsi mė tė mira sesa Ebu Bekri pėrveē Profetit Muhamed, , lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, sepse ai solli udhėzimin. Si rezultat profeti , lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė se personi mė i dashur midis njerėzve ėshtė Ebu Bekri. Dhe askush nuk mund tė thotė se ėshtė mė i mirė se ai por vetėm ai mund tė thotė se ėshtė mė i mirė sesa tė tjerėt.. Pse? Sepse Ebu Bekri dėshironte tė shikonte fytyrėn e Allahut dhe Allahu ka thėnė qė Ai me tė vėrtetė do tė jetė i kėnaqur me Ebu Bekrin dhe Ebu Bekri do tė jetė i kėnaqur me Allahun. Kėshtu zemrat e sahabėve lidheshin me Allahun dhe zemrat e tyre lidheshin me bukurinė e Allahut. Dhe Allahu ka thėnė rreth tyre: " Dhe ata jepnin nga pasuria e tyre pėr dashurinė e Allahut". Dhe ata jepnin nga pasuria e tyre pėrkundėr dashurisė sė tyre pėr atė qė po jepnin dhe ata ia dhanė pasurinė e tyre tė varfėrve, jetimėve dhe robėrve tė luftės. Ata thanė: "Ne po ju ushqejmė juve. Pse? Kėshtu qė tė shohim Fytyrėn e Allahut. Ne nuk duam shpėrblimin apo falėnderimet tuaja".

Njėherė, njė sahab erdhi tek Profeti, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, dhe zemra e tij ishte e shkrirė dhe i tha: "O i Dėrguar i Allahut! Zemrat tona me tė vėrtetė janė lidhur me Allahun dhe bukurinė e Tij. O i dėrguar i Allahut, a do ta shohim Allahun nė ditėn e Gjykimit? I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Nėse ju do tė bashkoheshit bashkė dhe nėse dielli del pa asnjė re, a nuk do ta shihnit diellin (pa pasur nevojė tė lėvizni pėr ta parė)?" Ai ka thėnė: "Jo, o i dėrguar i Allahut, ne nuk kemi nevojė qė tė lėvizim pėr ta parė". Profeti, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "A grumbulloheni ju nė mėnyrė qė tė shihni ju njė hėnė tė plotė?" Ai ka thėnė: "Jo, o i dėrguar i Allahut!" Ai, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Kėshtu do ta shihni Allahun nė ditėn e Gjykimit".

Cila ėshtė mėnyra pėr ta parė Allahun? Profeti, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Kushdo nga ju i cili ėshtė i aftė tė falė namazin e mėngjesit (fexhėr) dhe tė pasdites (Asėr), ai duhet tė kujdeset pėr kėto dy falje". Kėto janė dy arsyet tė cilat do tė na bėjnė tė shikojmė Fytyrėn e Allahut. Si rezultat zemrat e besimtarėve janė gjithmonė tė lidhura me Allahun dhe Allahu u ka premtuar atyre. Allahu ka thėnė qė nė ditėn e Gjykimit, tė gjitha fytyrat e tyre do tė ndriēojnė dhe ata do ta shohin Fytyrėn e Zotit tė tyre.

... dhe fytyrave tė tyre do t'u shtohet drita kur ata do ta shohin Allahun! Ashtu siē Allahu ka thėnė gjithashtu kur foli pėr tė devotshmit. Ai ka thėnė: "Me tė vėrtetė libri i tė devotshmėve do tė jetė lart (ilijin)". Dhe ēfarė kuptoni ju me lart kėtu? Allahu thotė se ėshtė njė libėr i shkruar dhe njerėzit tė cilėt janė afėr engjėjve do tė dėshmojnė pėr kėtė libėr dhe me tė vėrtetė tė devotshmit do tė jenė tė kėnaqur dhe tė ndritur. Ata do tė qėndrojnė mbi karrige tė lartė duke shikuar. Ēfarė do tė shikojnė ata? Ata do tė shikojnė Fytyrėn e Allahut! Ata do tė qėndrojnė mbi jastėkė tė lartė duke shikuar Fytyrėn e Allahut dhe ju do tė shihni nė fytyrat e tyre kėnaqėsi dhe ndriēim pasi ata e kanė parė Allahun. Ju do tė kėnaqeni dhe do tė ndjeni kėnaqėsi. Atyre do t'i jepet njė pije, nektari i vulosur. Nė fund tė kėsaj pije do tė ketė misk dhe pėr kėtė ata qė garojnė duhet tė garojnė dhe kjo pije do tė jetė e pėrzier me diēka nga tasnim. Tasnim ėshtė njė burim nga i cili njerėzit do tė pinė.

Kriminelėt qeshen me besimtarėt dhe tė devotshmit. Ata i pėrqeshin besimtarėt kur ata i rrisin mjekrat e tyre. Ata qeshin me besimtarin dhe bėjnė shaka me tė sepse ai i ka pantallonat e ngritura (pak sipėr kyēit tė kėmbės). Ata qeshin me tė sepse ai ja ktheu shpinėn dėshirave tė kota dhe femrave (kuptohet jashtė martesės) dhe ata i thonė se ai humbi rininė e tij dhe pastaj jetėn e tij. Ata thonė se ai e ngushtoi jetėn e tij pėr shkak tė fesė sė tij, kėshtu qė ata e pėrqeshėn atė. Me tė vėrtetė, ata njerėz tė cilėt bėnė krime, ata qeshėn me besimtarėt, njerėzit e devotshėm dhe kur i shikojnė ata thonė: "Me tė vėrtetė ka shumė gra dhe vajza pėr ta dhe tė gjitha kėto drita janė tė lehta pėr t’u shfrytėzuar". Allahu thotė pėr jobesimtarėt qė Ai nuk i ka dėrguar jobesimtarėt tė ngrenė ndonjė standard e as tė ruajnė dhe tė mbrojnė besimtarėt. O ju jobesimtarė a po thėrrisni tek liria? Kėshtu pse nuk i lėni tė qetė muslimanėt? "Pse ju jeni duke i pėrqeshur ata. Unė nuk ju dėrgova t'i mbroni ata".

Allahu thotė se nė ditėn e gjykimit, besimtarėt do tė qeshin me jobesimtarėt. Ata do tė rrinė nė karrige tė larta duke shikuar Fytyrėn e Allahut dhe Allahu thotė, pas kėsaj, rreth jobesimtarėve, "..a e morėn jobesimtarėt shpėrblimin e tyre pėr ēfarė ata bėnė? Ky shpėrblim ėshtė pėr kėdo qė i kthehet Allahut dhe e lidh zemrėn e tij dhe lejon qė zemra e tij tė arrijė Allahun.

Allahu thotė nė Suren el-Insan: "Dhe ata do tė rrethohen nga djem tė cilėt nuk do tė vdesin kurrė dhe nėse i shihni ata ju do tė mendoni se janė perla tė shpėrndara". Dhe nėse ju do t'i shihni ata lart, ju do tė shikoni dritė dhe ju do tė shihni Allahun me madhėshtinė e Tij. Ky ėshtė vizioni i premtuar pėr besimtarėt e Allahut . Kjo ėshtė mė madhėshtorja qė do t'i jepet njė besimtari nė ditėn e gjykimit.

Kėshtu Buhariu dhe imam Muslimi kanė transmetuar nga Ebu Said el-Kudri, qė Profeti , lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Nėse njerėzit e xhenetit, hyjnė nė xhenet dhe njerėzit e xhehenemit hyjnė nė xhehenem, do tė jetė njė thirrės i cili do tė thotė: "O njerėz tė xhenetit! Ju keni njė takim me Allahun, Ai dėshiron tė realizojė ambiciet e juaja". Pastaj Profeti ka thėnė: "Atėhere perdja do tė hiqet dhe atyre nuk do t'u jepet diēka mė e mirė sesa tė shikuarit e Allahut". Si rezultat kėnaqėsia mė e madhe pėr besimtarėt ėshtė tė shikuarit e Allahut dhe dėnimi mė i keq i njerėzve tė xhehenemit ėshtė mohimi pėr ta parė Allahun. Kėshtu Allahu thotė rreth jobesimtarėve, "Me tė vėrtetė, Libri i jobesimtarėve do tė kyēet". Dhe ēfarė ėshtė burgu ku jobesimtarėt do tė kyēen? Do tė jetė njė dėnim ndaj atyre tė cilėt mohuan Profetėt, ardhjen e ditės sė gjykimit. "Nėse shenjat tona dhe vargjet u recitohen atyre, ata thonė: "histori, fabula tė lashta". O me tė vėrtetė, ne do t'i mbulojmė zemrat e tyre pėr shkak tė keqbėrjes sė tyre. Me tė vėrtetė, ata do tė kenė njė barrierė midis tyre dhe zotit tė tyre nė atė ditė". Atyre do t'iu mohohet e drejta pėr ta parė Allahun, Mbretin e Mbretėrve. Atyre do t'i mohohet e drejta pėr tė parė mė tė madhėruarin, Allahun suabhane ua teala.

Kur dėshironi tė arrini zemrėn e personit mė tė dashur pėr ju apo personit mė tė bukur, e t'ju thuhet mbylljani derėn. Mos e lini tė hyjė kėtu. Kjo ėshtė mėnyra dhe mallkimi ndėrsa ju nuk keni asnjėfarė tė drejte, e kur t'ju thuhet se ai nuk e meriton tė mė shoh mua. Si do tė jetė kjo nė ditėn e gjykimit? Kur ata do tė hidhen jashtė para botės. Kjo ėshtė njė nga format mė tė kėqija tė ndėshkimit pėr njerėzit e zjarrit ndėrsa besimtarėve do t'u jepet dritė dhe kėnaqėsia pėr ta parė Allahun sunahe ua teala. Kjo ėshtė arsyeja pse zemra e profetit ishte aq e lidhur me Allahun. Ai thoshte: "O Bilal! Na qetėso me namaz". Ai kurrė nuk tha na qetėso nga namazi. Kjo ėshtė sepse nė falje, ai i fliste Allahut dhe e ndjente dialogun me Allahun, ai ndiente dashuri pėr Allahun dhe zemra e tij lėvizte dhe pulsonte me dashurinė e Allahut dhe Allahu jep kėnaqėsitė mė tė mira.

Nėse ndonjė fatkeqėsi ju ndodh, atėherė ju do tė shkoni tek personi mė i dashur pėr ju dhe ju do t'i flisni atij dhe do tė uleni me tė dhe ju do ta hapni zemrėn tuaj ndaj tij dhe kur ta bėni kėtė, trishtimi juaj ikėn. Kėshtu profeti , lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "O Bilal! Na qetėso me namaz". Kjo ėshtė pse i dėrguari i Allahut ka thėnė: "Kėnaqėsia e syve tė mi ėshtė namazi". Si rezultat, ai qėndroi njė natė tek shtėpia e nėnės sė besimtarėve, Aishes dhe kur ai dėshironte tė falej, ajo i tha atij: "O i Dėrguar i Allahut. Unė e dua afėrsinė tėnde pranė meje". Profeti , lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, i tha: "O Aishah. Mė lėr njė minutė ta adhuroj Zotin tim sepse zemra ime ėshtė e lidhur me Allahun". Cili prej nesh ndjehet nė kėtė mėnyrė? Zemrat e besimtarėve janė nė kėtė mėnyrė. Kur vjen nata, zemra e njeriut fillon tė rrah pėr personin mė tė dashur pėr tė, kėshtu qė ai tė mund tė ulet me atė person dhe do t'ia tregojė tė gjitha ngatėrresat e tij ashtu siē njė person njėherė ka thėnė: "Kur errėsira zbret, zemra fillon tė lėviz pėr tė gjetur dashuri dhe gjetja e saj ėshtė gjėja mė e dhimbshme nė zemėr dhe besimtarėt presin atė natė dhe nė vend qė tė ulen me dashurinė e tyre, ata presin pėr atė moment kur ata mund tė qėndrojnė nė falje (namaz) kėshtu qė ata tė mund ta falin namazin e tahaxhudit pėr Allahun sepse zemrat e tyre janė tė lidhura me Allahun".

Njė sahab, njė besimtar, ishte nė shtratin e vdekjes. Ai filloi tė qante dhe ata tė pranishmit i thanė: "Pse po qan? Ti je duke vdekur dhe Allahu e ka shkruar vdekjen pėr secilin dhe ti je prej besimtarėve. Ai i tha: "Unė nuk po qaj sepse shpirti im po ikėn, po sepse mua do tė mė mungojnė tre gjėra, sė pari namazi i natės. Si mundet tė flas me Allahun dhe unė jam nė varrin tim dhe zemra ime ėshtė e lidhur me Allahun. Sė dyti, agjėrimi gjatė ditėve mė tė nxehta dhe sė treti, qėndrimi me dijetarėt tė cilėt mė kujtonin mua Allahun dhe tė dėrguarin e Tij tė dashur. Kush do tė mė pėrkujtojė mua tė dėrguarin e dashur kur unė jam nė varrin tim?"

Njėri nga muslimanėt e parė, Sufjan eth-Thauri derisa ishte nė shtratin e vdekjes filloi tė qajė. Ata i thanė:

"Pse po qan? Allahu e ka shkruar vdekjen pėr tė gjithė. Ai ėshtė pėrgjigjur: “Unė nuk jam duke qarė pėr shkak tė vdekjes por po qaj pėr shkak tė teuhidit qė do tė hiqet nga unė".

Dhe ēfarė nėnkuptoi ai me teuhid pėrveēse dashurinė pėr ta adhuruar Allahun , Vetėm dhe pa partner? O vėllezėr, a ndjeheni nė kėtė mėnyrė?

Njėri nga muslimanėt e parė, Kaisi, i tha gruas sė dashur tė tij, emri i tė cilės ishte Leila, qė ylli i cili i udhėhiqte njerėzit nė mėngjes nuk dilte pa ia kujtuar atij atė (gruan e tij). Por besimtarėt thonė qė ylli nuk del dhe mėngjesi nuk vjen derisa ata ta pėrkujtojnė Allahun. Ata kurrė nuk thonė qė dalja e yllit tė mėngjesit iu kujton atyre tė dashurit e tyre por ata thonė se dalja e yllit dhe ardhja e mėngjesit ua kujtoj atyre Allahun. Po ashtu Kaisi ka thėnė pėr Leilėn qė ai shkonte nė shkretėtirė vetėm, kėshtu qė t'i fliste shėrbėtorit tė tij pėr atė. Por ēfarė thotė besimtari? Njė nga studentėt e Ibn tejmijes ka thėnė: "Ne e pamė Shejhul Islam Ibn Tejmijen duke dalė nga shtėpia dhe shkoi nė shkretėtirė kėshtu ata e ndoqėn atė pa e ditur ai dhe ne e dėgjuam atė tė thotė: "Unė dola nga shtėpia kėshtu qė unė tė mund t'i flisja vetes pėr Ty, o Zoti im!" Kėshtu pra ėshtė zemra e lidhur me Allahun.

Kėshtu dashuria pėr Allahun dominon zemrat e besimtarėve. A ndjejmė nė vetveten tonė kėtė lloj dashurie? Ndoshta njė nga ne, kur fillon tė falet, pėr t'i folur Allahut dhe pėr tė komunikuar me Tė, ai kujton tė dashurėn (nusen) e tij ose tė tjerė pėrveē Allahut dhe kur ulet me tė dashurėn (nusen) ai nuk e kujton Allahun. Allahu flet pėr politeistėt, tė cilėt i pėrshkruajnė Allahut ēfarė ata kanė krijuar nga bimėsia dhe kafshėt. Ata thonė kėto prodhime janė pėr Allahun dhe kjo pjesė ėshtė pėr idhujt tanė dhe kur prodhimi tė cilin ata ia dedikonin idhujve tė tyre mbaronte ata e merrnin atė qė ia kishin caktuar Allahut dhe ua jepnin idhujve dhe kur prodhimi qė ia dedikonin Allahut pakėsohej ata nuk ia merrnin idhujve pėr t'ia dhėnė Allahut. Kur ne falemi ne shikojmė tė njėjtėn gjė. Kur ulemi me personin mė tė dashur ne ia dedikojmė tė gjithė vėmendjen atij/asaj (nga familja) dhe kur hymė tė falemi pastaj tė gjitha idetė dhe kujtimet pėr personat qė duam vijnė dhe kėshtu kjo falje kurrė nuk bėhet pėr hir tė Allahut. Kėshtu Allahu thotė se midis njerėzve ka prej atyre tė cilėt marrin zota fals dhe ata i duan ata ashtu si duan Allahun por njerėzit qė besojnė e duan Allahun fort ashtu siē Allahu thotė nė ajetin: "Dhe dyert e xhenetit do tė afrohen ndaj atyre qė e kanė frikė Allahun dhe zjarri do t'u afrohet njerėzve tė kėqij dhe do t'i thuhet atyre: "Ēfarė adhuroni ju? Ata tė cilėt adhuruat pėrveē Allahut, a mund t'ju ndihmojnė tani?".

Ata do tė hidhen me fytyrat e tyre nė zjarr dhe ata tė cilėt adhuruan dhe ushtarėt e Shejtanit, tė gjithė sė bashku do tė debatojnė dhe do ta luftojnė njėri-tjetrin midis vetes nė zjarr dhe ata do tė thonė:

"O Allah! Me tė vėrtetė ne ishim gabim sepse ne adhuruam tė tjerė nė njė mėnyrė siē do tė duhej tė adhuronim Allahun" [Surah el-Bekare: 165].

Shoqėrimi i partnerėve nė Shirk ėshtė si shoqėrimi i partnerėve nė dashuri ashtu siē Ibn Tejmijah ka thėnė:

"Si rezultat le tė na bėhet e qartė kjo."

NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi