Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Tezkija - pastrimi i zemrės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tezkija - pastrimi i zemrės

Mesazh nga NoOrA prej Mon Dec 07, 2009 6:01 am

Ēfarė bėri ky lexim nė zemrėn tėnde?





Tezkija ėshtė pastrimi i zemrės dhe lulėzimi i besimit (imanit). Ai ėshtė element fundamental prej elementeve tė fesė.
Prej detyrave mė tė rėndėsishme tė pejgamberėve ishte Tezkija.
Dijetarėt thonė se gjithė sheriati ėshtė bėrė pėr pastrimin e shpirtit dhe zemrės.
1) Teuhidi (njėsimi i Allahut) ėshtė tezkije (pastrim shpirtėror).
2) Namazi ėshtė pastrim gjithashtu.
3) Zekati
4) Agjėrimi
5) Haxhi.
Atėherė, i gjithė sheriati ėshtė pastrim.
Ēėshtja e tezkijes nuk ėshtė punė kėshille, jo, ajo ėshtė dituri, ajo ėshtė bazė e fesė. Pėr kėtė arsye nėse dėshirojmė ta vendosim nė vendin e duhur nė hartėn e Islamit atėherė do ta vendosim nė vendin mė tė lartė, dhe nėse dėshirojmė qė t’ia japim madhėsinė e vėrtetė nė hartėn e Islamit, do t’ia japim madhėsinė qė pėrkon me tėrė sheriatin islam.
Nė teuhid ka tezkije, nė agjėrim, nė haxh, nė besim nė Allahun, melaiket, librat e Tij, tė dėrguarit, ditėn e Gjykimit, kaderin.

Kjo ėshtė ēėshtja e tezkijes. Tė hapet nė zemrėn tėnde njė sy me tė cilin e sheh veten tėnde nė raport me Allahun…. Ēėshtja e tezkijes ėshtė e lidhur me kėtė zemėr. Ku je ti nė raport me Zotin?!

... I ke lėnė mėkatet dhe ke filluar t’i nėnshtrohesh urdhėrave tė Allahut. Si ėshtė gjendja e zemrės tėnde? Ēka ėshtė zemra dhe cila ėshtė lidhshmėria me punėt?
Ēėshtja nuk ėshtė “unė jam fetar qe sa vite” apo e kam mjekrėn, apo leximi i shumtė, por ēėshtja ėshtė se sa kanė ndikuar kėto nė zemrėn tėnde. Kjo ėshtė ēėshtje e tezkijes. Si tė arrijė puna nė zemėr?
Ibn Kajjimi thotė: “Mes punės dhe zemrės ka distancė dhe mes zemrės dhe Zotit ka distancė”

Andaj, edhe e sheh dikė qė punon shumė punė tė mira, agjėron, lexon Kur’an, e pėrmend Allahun, jep sadaka dhe falet ndėrsa nė zemrėn e tij nuk arrin asgjė nga kėto punė. Ashtu siē thotė Ibėn Kajimi: “Tė duket dikush si mė i nėnshtruari ndaj Zotit ndėr njerėz, adhuruesi mė i madh ndėr ta, ndėrsa ai ėshtė mė sė largu qė mund tė jetė nga Allahu.” Pse? Pse vije kjo? Thotė dhe kjo ėshtė fjala e tij “Mes punės dhe zemrės ka distancė.” Falet. Ti u fale me ne tani dhe pamė qė dole nga namazi, por ēfarė ka bėrė ky namaz nė zemrėn tėnde? E ke lexuar njė xhuz nga Kurani. Ēfarė bėri ky lexim nė zemrėn tėnde?
“Mes punės dhe zemrės ka distancė.”
Puna nuk ėshtė zemra. Nė kėtė distancė mes punės dhe zemrės ka pengues tė rrugės, e pengojnė, kėpusin rrugėn e punės qė tė arrijė tek zemra dhe tė zemrės qė tė arrijė tek Allahu.”
Thotė Ibn Kajjimi: “Ndodh qė nefsi ta mbizotėrojė punėn e mirė dhe ta bėjė atė ushtar tė tij dhe t’i lakojė pėrmes saj kufijtė e tė lejuarės.”
Kėshtu, tė duket dikush sikur tė ishte adhuruesi mė i madh, ndėrsa ai ėshtė mė sė largu nga Allahu.”
Ti u fale... Ky namaz a ėshtė rrėnjosur nė zemrėn tėnde? Po tė arrijė nė zemrėn tėnde, tė ndalon nga punėt e kėqija. Mirėpo e gjen dikė qė falet dhe tek dera e xhamisė e shikon njė grua tė zbuluar (tė zbukuruar), nė derėn e xhamisė duke folur me dikė e pėrgojon dikė tjetėr. Ēfarė pune ka kryer namazi? Kjo ėshtė tezkija. Si tė arrijė puna nė zemėr?
Pėr fat tė keq sot shumė tė rinj jetojnė nė shkretėtirė shpirtėrore, ashpėrsi, thatėsi dhe ngurtėsi tė zemrės. Kjo ngurtėsi qė e godet zemrėn, i bllokon sytė. Tė pyes ty se kur pėr herė tė fundit kanė lotuar sytė e tu nė vetmi nga frika ndaj Allahut? Besimi (imani) ka ėmbėsi ka shije.

Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “E ka provuar shijen e besimit kush ėshtė i kėnaqur me Allahun Zot, Islamin fe, Muhamedin pejgamber” Ai qė posedon kėto tė tria e ka gjetur ėmbėlsinė e besimit…” A e ke provuar kėtė shije?

Kjo ėshtė ēėshtja e tezkijes. Ndėrtimi i zemrės nė mėnyrė qė tė ndiejė, qė tė kuptojė, qė tė jetojė. Njeriu ėshtė i ndėrtuar nga trupi dhe shpirti, baza e kėtij trupi ėshtė dheu. “Ai e ka filluar krijimin e njeriut prej baltės…” Ky trup bazėn e ka dhe. “Pastaj ia fryu atij shpirtin…”Shpirti ėshtė njė gjė e dytė e kėtij trupi, ky trup ėshtė nga dheu, ndėrsa ky shpirt…”Do tė tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaj: “Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim, ndėrsa juve nuk ju ėshtė dhėnė veēse pak dijeni.”
Atėherė ky trup kur tė uritet, mbėshtetet nė dheun. Ajo qė del nga dheu, kur ka etje, e shuan atė nga dheu, ajo qė del nga toka…sepse ai ėshtė nga toka. Vend-kthimi i tij ėshtė nė tokė. Pėr kėtė arsye, pijet dhe ushqimet janė prodhim i tokės. Ashtu sikur trupi kur uritet e ushqejmė nga toka; dhe kur ka etje ia shuajmė etjen nga toka; dhe kur ėshtė i zhveshur, e veshim nga toka; dhe kur lodhet, fle nė tokė.
Shpirti, poashtu uritet dhe ka etje, zhveshet dhe lodhet, vetėm se ilaēi i kėsaj nuk ėshtė nga toka. Shpesh them se ata tė cilėt i mjekojnė njerėzit shpirtėrisht me gjilpėra janė gabim. Ata i sėmurin kėshtu. Sepse ilaēi i shpirtit nuk ėshtė materia. Ilaēi i shpirtit ėshtė pėrmirėsimi i tij me kuptime. Kur them se tani p.sh. jam uritur dhe ha nga toka, pyes nėse shpirti uritet me ēka e shuan urinė? Shpeshherė e kam sjellur kėtė shembull. Dikush nga njerėzit vie tek ti dhe tė thotė: “Jam lodhur…” Ēfarė ke? “Jam lodhur…” Prej ēkaje? “Nuk e di…? Gjoksi i tij ėshtė i mbyllur (i ngushtuar). A ke nevojė pėr tė holla? “Jo, pėr Zotin, nuk ėshtė puna tek paratė.” Nuk e di, nuk e di, nuk e di “jam i lodhur”. Prej ēkaje? “Nuk e di!” Kjo lodhje ėshtė lodhje shpirtėrore. Pėr kėtė arsye do t’i shohėsh pasuesit e epsheve qė thonė: “Ndėrroje vendin, shko nė pushim veror, dėgjoje njė kėngė.” E kjo vetem se shton mėrzinė, i shton brengat, dhe i shton dhimbjet, dhe e shton ngushtėsinė e gjoksit. Shpirti i tij nga brendėsia bėrtet: “jam i uritur, jam i etur, jam i zhveshur”. Ndėrsa ai nuk e kupton.
Shpirti don ilaē. Atėherė prej vendit nga i cili ka ardhur “…nga ēėshtja e Zotit tim”. “Thuaj: Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim…”
Ne po fillojmė qė ta mėsojmė ēėshtjen e Zotit tonė. Rruga drejt Allahut ecet me zemėr, jo me kėmbė. Shumė njerėz sot jetojnė pa zemėr. P.sh. nė namaz pa zemėr…nuk i ndikon asgjė, nuk e ndien namazin. Ky njeri ka nevojė pėr ringjalljen e zemrės sė tij.
Fillimi i ringjalljes ėshtė vėrtetėsia nė kėrkim strehė tek Allahu. Nga lutjet qė mė sė shumti bėnte pejgamberi alejhi selam ishte:
“Zoti im, rrotulluesi i zemrave, ma forco zemrėn time nė fenė tėnde.”

Po ashtu pejgamberi alejhi selam ka thėnė:
“Imani vjetėrsohet nė zemrėn e dikujt nga ju ashtu siē vjetėrsohet rroba”.

O Zoti im, na e pėrtėrij imanin nė zemrat tona

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi