Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sondazh vetes

Shko poshtė

Sondazh vetes Empty Sondazh vetes

Mesazh nga NoOrA Mon Dec 07, 2009 6:16 am

Tė gjithė kėta shembuj qė u pėrmendėn na bėjnė qė nė fund tė kemi njė sondazh tė kėnaqshėm dhe shpresėdhėnės pėr tė dy botėt.

Nėse mendojmė t’i bėjmė sondazh vetes, nuk ėshtė e logjikshme qė tė mos fillojmė t’i kujtojmė gjėrat mė tė dashura tė Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, e pastaj tė mos i kujtojmė edhe gjėrat mė tė dashura tė vargut tė burrave tė mėdhenj tė Islamit, me qėllim qė tė shohim se a kemi ngjashmėri me realitetin e tyre apo jetojmė vetėm nė iluzion.

- I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, gjėrat mė tė dashura nė kėtė botė i kishte: erėn e mirė, gruan dhe namazin, me tė cilin e arrinte kulmin e kėnaqėsisė sė tij.

Tė ndalemi tek vetja, cila ka pėrparėsi pėr ne: parfumi pėr joshje tė gjinisė sė kundėrt, pėrpjekja pėr tė pasur njė bashkėshort / bashkėshorte me "vlera" vetėm tė kėsaj bote, namaz vetėm sa pėr tė thėnė po falemi apo ēfarė?Pėrgjigjja le tė jetė nė ndėrgjegjen reale tė secilit.

- Kalojmė tek Ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė. Gjėrat mė tė dashura pėr tė nė kėtė botė kanė qenė: qėndrimi pranė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ndarja e pasurisė dhe salavati dhe selami mbi tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė.

Nga pamundėsia pėr ta parė tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, nė kėtė botė, si zėvendėsim, bashkojmė salavatin dhe selamin mbi tė nė mėnyrė qė tė shohim se ku jemi me pėrmendjen e personit mė tė dashur, nėse mund tė them kėshtu. E kemi mė tė dashurin tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, apo…?

- Gjėrat mė tė dashura nė kėtė botė pėr Umerin, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ishin:urdhėrimi pėr tė mirė e ndalimi nga e keqja dhe zbatimi i ligjeve tė Allahut tė Madhėruar.

Mos tė themi se pėr tė gjithė ėshtė bėrė normale dėgjimi i motos sė ashtuquajtur "Ec me kohėn" e qė ne pa asnjė rezervė i themi jo ec me kohėn po me shėmtirėn dhe shkatėrrimin.

Nėse i pėrmbledhim dy ėndjet mė tė mėdha tė Umerit Allahu qoftė i kėnaqur me tė, vijmė
nė pėrfundim se nėse zbatojmė ligjin hyjnor pa vėshtirėsi ftojmė nė tė mirė dhe ndalojmė nga e keqja, si dhe e mposhtim dhe e eliminojmė me sukses tė madh sloganin injorant "Ec me kohėn".

- Pėr Uthmanin, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, gjėrat mė tė dashura nė kėtė botė ishin: tė ushqyerit e njerėzve, pėrhapja e selamit dhe falja natėn kur tė tjerėt flinin.

Nėse e ndajmė kafshatėn e gojės, a e pėrmendim kėtė, nėse po, sa herė, ose nėse e ndajmė me ēfarė qėllimi e ndajmė atė? Apo, mos vallė djersėn e tjetrit e shpėrndan nė emėr tėndin, siē bėjnė shumė njerėz tė kohės sonė, e qė janė pasionuar pas dinarit e pasurisė!?

Kthimi i selamit tjetrit, nėse arrin te timpani yt, a e kthen apo e nėpėrkėmbė atė, sepse sot
sikur duket si diēka demode tė japėsh selam e tė kthesh selam (Zot, mė fal pėr kėtė qė e them, por ėshtė njė realitet i tillė i kohės "moderne"), ndoshta mė lehtė dhe mė "ėmbėl" duket tė thuash tung, ēao, etj…!!!

Namazet ditore janė obligim dhe namazi ėshtė edhe kufiri qė ndan besimtarin nga mosbesimtari, por namazi i natės qė ėshtė namaz vullnetar, a thua sa ėshtė mik me ne, apo nuk e njohim fare ose e njohim vetėm nė sprova, telashe ose kur kemi ndonjė interes tė kėsaj bote.

- Atė qė dėshironte mė sė shumti nė kėtė botė Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ishte lufta nė rrugėn e Allahut tė Lartėsuar, agjėrimi nė verė dhe mikpritja.

Afėr logjikės, xhihad mė tė madh sesa t'i sfidosh mėkatet, a ka pėr ne sot, andaj sa jemi ne nė proporcion tė drejtė me kėtė?
Kurse, sa i pėrket asaj tė dytės tė cilėn e dėshironte mė sė shumti Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, na jep tė kujtojmė se, ēdo e kaluar i ka me vete edhe vėshtirėsitė e mėdha, e qė e ardhmja shpresohet tė jetė mė e lehtė, kėshtu qė njėzetekatėrorėshi gjatė kohės sė agjėrimit tė Aliut, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka qenė shumė mė i rėndė dhe i ngarkuar por edhe i rrezikshėm e besa edhe pa ushqim tė mjaftueshėm ose me ushqim tė ligė, krahas agjėrimit tė sotshėm. Andaj si jemi ne me agjėrim, qoftė edhe gjatė ditėve tė shkurtra?
Sa i pėrket mikpritjes, Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, gjente mėnyrėn dhe gatishmėrinė mė tė madhe krahas tė gjitha obligimeve dhe pėrgjegjėsive qė kishte, tė ndante kohėn edhe pėr miqtė e tij. Sot, shumė mė lehtė mikun e pret nė njė kafene ose lokal jashtė shtėpisė sesa nė shtėpi ose nė konak, siē thotė populli. Kjo ėshtė njė cilėsi e marrė nga injorantėt dhe jofetarėt, assesi as nga tradita jonė shqiptare, ngaqė mikpritjen e shqiptarit e pėrmend me admirim e tėrė historia e re e njerėzimit. Andaj, ku jemi ne dhe kujt po i ngjajmė nė lidhje me kėtė!?

Nė vazhdimėsinė e zinxhirit i gjejmė edhe burrat e tjerė tė Islamit, tė cilėt lanė njė shembull admirues me gjėrat mė tė dashura tė tyre, cilėsi kjo e trashėguar nga gjeneratat e para tė tyre.

- Tregohet se Imam Ebu Hanifja, gjėrat qė i donte mė sė shumti nė kėtė botė ishin: tė kėrkuarit e dijes, thjeshtėsia dhe zbrazja e zemrės nga dashuria pėr dynjanė.

Nėse mendojmė ose supozojmė se dėshira e madhe pėr librin ėshtė shumė aktuale nė kohėn tonė, mendoj se gabojmė pėr kėtė, sepse sot rreth asaj se sa janė tė interesuar njerėzit rreth leximit tė librave si dhe blerjes sė tyre mė sė miri tregon fakti se njerėzve iu vije mė lehtė tė blejnė diēka qė ėshtė luksoze e qė bėn tė mos blihet fare sesa tė blejnė njė komplet apo vėllim tė librave qė ta lexojnė sė pari vet e pastaj t’i edukojnė edhe anėtarėt e tjerė, se shpirti ka nevojė gjithnjė pėr rigjenerim tė tij, e rigjenerimin e shpirtit e bėn tė lexuarit e dobishėm nga librat e dobishėm.
Pastaj, realiteti tjetėr rreth thjeshtėsisė. Sa gjė e dobishme do tė ishte pėr shoqėrinė tonė njerėzore tė takojmė njerėz modestė dhe tė edukuar mirė, por, mjerisht qė modestėt dhe tė
edukuarit rrallė takohen sot, sepse e mira dhe e keqja i kanė ndryshuar vendet mes vete.

E sa i pėrket zbrazjes sė zemrės kundruall lakmisė dhe bėmave tė kėsaj bote, tregon fakti se si njerėzit i kanė ndryshuar idealet e tyre. Lehtė vėren se si e sa janė tė zhytur nė fundėrrinat e kėsaj bote, e cila herė pas here shfaq spektakle joshėse e degjeneruese me kuptimin e plotė tė fjalės. Por, ikjes prej saj ose edhe zbrazjes prej lakmisė ndaj saj mund t’ia dalė mbanė vetėm besimtari i sinqertė edhe vetėm ai qė do.

- Imam Maliku ka deklaruar se gjėrat mė tė dashura pėr tė nė kėtė botė kanė qenė: qėndrimi pranė vendit qė ishte falur i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, qėndrimi nė qytetin e tij dhe respekti pėr familjen e tij.

Jo tė gjithė mund ta gėzojnė mundėsinė e shkuarjes nė Medinėn e ndritshme po edhe tė qėndrimit nė tė dhe adhurimit nė atė vend ku ėshtė falur i dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, por edhe jo tė gjithė e gėzojnė ėmbėlsinė e bereqetit tė kėtyre dhuntive edhe pse qėndrojnė nė kėto vende. E sa i pėrket respektit tė familjes sė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, nuk kėrkohet nga ne diēka e jashtėzakonshme e as diēka e paarritshme, por respektim ndaj tyre nga ana jonė konsiderohet pėrputhshmėria me moralin dhe edukatėn e tyre fetare-islame, thėnė shkurt, pasimi ynė nė dijen e tyre, si nė veshmbathje, nė tė ushqyer, nė tė ecur, nė tė ndenjur, nė tė folur, nė thirrje (da’ve), etj.- Pėr Imam Shafiun gjėrat mė tė dashura nė kėtė botė kanė qenė: sjellja e mirė me njerėzit, lėnia e sjelljes artificiale dhe ndeja me njerėzit e mirė.

Tė kesh sjellje tė mirė sot me njerėzit, ėshtė njė cilėsi e lartė humane po edhe bamirėsie, sepse kėrkohet durim dhe maturi pėr shkak tė papjekurive qė i posedojnė njerėzit e tė gjitha grupmoshave. Por, s'do tė thotė qė ėshtė e paarritshme, sepse sfidimin mė tė rėndė e kalon me heshtje dhe me kėtė e injoron injorancėn, e cila tė privon pėr betejė. Por, s'do tė
thotė qė edhe gjithmonė tė heshtėsh, por nėse flet, fol me maturi dhe fol fjalė qė nuk t’i merr era, siē thotė populli.
Ndėrsa, sa i pėrket sjelljes artificiale, kjo tanimė ėshtė bėrė normale dhe e modės. Mjerisht, sot ėshtė vėshtirė tė takosh miq, sepse interesi i dynjasė i ka pushtuar tėrėsisht zemrat e njerėzimit dhe gati thuajse ka shkatėrruar ēdo gjė tė mirė dhe me vlerė e qė si pasojė e kėsaj ka ardhur deri te ftohja dhe zhdukja e dėshirės pėr shoqėrim me njerėz tė urtė dhe tė ditur, tė cilėt vazhdimisht kėshillojnė pėr tė mirė dhe qė ndalojnė nga e keqja me kėshillėn e tyre.

- Gjėrat mė tė dashura nė kėtė dynja pėr mua, ka thėnė Imam Ahmedi, janė: ndjekja e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, bereqeti me nurin e tij dhe ndjekja e gjurmėve tė tij.

Pėr tė gjitha kėto ėndje tė Imam Ahmedit e tė gjitha tė tjerat qė u thanė mė lart dhe pėr t’i ardhur nė fund tėrė kėtij diskutimi, themi se, nėse me dėshirė dhe vullnet e pa imponime kemi deklaruar se pėr ne ėshtė Allahu Zot dhe Muhamedi i dėrguar i Tij, duhet ta pyesim veten se sa jemi nė pėrputhshmėri me Sunnetin e Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, sepse pėrputhshmėria me Sunnetin e tij i ngėrthen nė vete tė gjitha dėshirat mė tė mėdha.

Tė gjithė kėta shembuj qė u pėrmendėn mė lart na bėjnė qė nė fund tė kemi njė sondazh tė kėnaqshėm dhe shpresėdhėnės pėr tė dy botėt.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi