Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria dhe martesa

Shko poshtė

Dashuria dhe martesa Empty Dashuria dhe martesa

Mesazh nga NoOrA Mon Dec 07, 2009 9:30 am

Martesa ėshtė nga sunnetet e ardhura nga pejgamberėt dhe tė dėrguarit. Allahu thotė: ”Ne dėrguam edhe para teje tė dėrguar dhe atyre u mundėsuam tė kenė gra e fėmijė”. [er-Rrad: 38]

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: ”Unė vAllahi, jam ai qė i frikėsohet mė shumė Allahut dhe jam mė i devotshmi midis jush, megjithatė, unė agjėroj ashtu siē edhe bėj iftar, unė falem siē edhe flej dhe unė martohem me gra. Kushdo qė dėshiron diē tjetėr e jo Sunnetit im, ai nuk ėshtė i imi”. (sqarim i shkurtėr i kuptimit tė hadithit ėshtė se Pejgamberi tregon se: pra edhe bėj agjėrim me iftar nė mbrėmje e edhe nuk kam agjėrim tė vazhdueshėm por edhe ndonjė ditė nuk agjėroj, edhe fali namaz nate por edhe pushoj dhe flej gjatė natės dhe nuk bėj jetė celibate duke u larguar nga martesa dhe duke mos pasur marrėdhėnie intime sh.r.)

Tė martuarit ėshtė njė pėrgjigje thirrjes sė Allahut kur ai thotė: ”Dhe martoni tė pamartuarat (tė pamartuarit) edhe robėrit e robėreshat tuaja qė janė tė ndershėm e tė ndershme. Nėse janė tė varfėr, All-llahu i begaton nga mirėsitė e Tij, All-llahu ėshtė bujar i madh, i Gjithėdijshėm”. [el-Nur: 32]

Ajo poashtu ėshtė njė pėrgjigje e thirrjes sė Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur ai ka thėnė: ”O tė rinj, cilido nga ju qė ka mundėsi tė martohet le tė martohet sepse ajo (maretsa sh.r.) ndihmon pėr tė ulur shikimin dhe pėr tė ruajtur pjesėt private. Kushdo qė nuk ka mundėsi pėr kėtė (mundėsi pėr martesė) le tė agjėrojė sepse agjėrimi ėshtė qė ndal (qė redukton dhe zvoglon nė intenzitet epshin)”.

Kjo ėshtė kėshtu ngase edhe Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: ”Kushdo qė ju thotė qė tė mos martoheni ėshtė duke ju thirrur tek diēka qė nuk ėshtė islam”.

Njėhere Omeri pa njė njeri i cili nuk u martua kurrė, pėrkundėr faktit qė ishte nė moshė madhore. Omeri i tha atij: ”Askush nuk e le martesėn, pėrveē njė impotenti apo njė gjynahqari tė hapėt”.

Martesa nga aspekti islam ėshtė mėnyra e lejuar pėr ti pėrmbushur dėshirat tona natyrale dhe fizike. Njė person i cili nuk mund tė pėrmbushė nevojat e tij nė njė mėnyrė tė lejuar ka prirje pėr tė rėnė nė ate qė ėshtė e ndaluar.

Allahu thotė: ”...dhe ata tė cilėt e ruajnė nderin e vet (sa i pėrket jetės intime), me pėrjashtim ndaj grave tė veta (me kurorė) dhe ndaj atyre (robreshave) qė i kanė nė pronėsinė e vet, pėr tė cilat nuk janė tė qortuar... ”[el-Muminun : 5-6]

Allahu thotė: ”Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė”. [el-Rum : 21]

Njė mendimtar kaherė ka thėnė: ”Unė jam i pėrgatitur tė harroj tė gjitha gratė e botės dhe tė gjithė begatitė e kėsaj bote pėr hir tė njė gruaje e cila kur do tė vonohesha do tė merakosej dhe do tė shqetėsohej pėr mua”!

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ngriti jetėn martesore dhe intimitetin midis njė burri dhe njė gruaje nė nivel tė adhurimit, duke thėnė: ”Kur ndonjėri nga ju bėn marrėdhėnie intime me gruan e tij atėhere ajo vepėr ėshtė sadaka (adhurim). Askush nga ju nuk shpenzon e qė Allahu tė mos e shpėrblejė atė pėr atė gjė, madje edhe pėr njė kafshatė buke qė ju e vendosni nė gojėn e gruas tuaj”.

Njė martesė e lumtur ėshtė e ndėrtuar mbi themele tė shėndosha. Pastaj ajo mund ta ketė potencialin pėr tė fuqizuar kombet, rigjenerimin e rinisė dhe duke e shpier atė nė njė tė ardhme me gjenerata tė shėndosha. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: ”Martoni gra tė dashme dhe qė lindin, une jam nė gara pėr numėr tė shumtė, me ju, para ummeteve”. (hadith hasen sahih, Albani, N, Sahihut-tergib, nr.1921)

Njė martesė e lumtur ėshtė njė mundėsi qė tė bashkohen familje tė ndryshme dhe qė njerėz nga qytete tė ndryshme e vende tė ndryshme ta njohin njėri-tjetrin.

Nė njė studim tė kryer nga njė psikolog pėr tė nxjerrė pėrfundime pėr ate se nėse burrat dhe gratė ishin njėkohėsisht tė lumtur, u gjet qė; gratė ishin tė prirura tė jenė mė tė lumtura se burrat por edhe mė tė prirura sesa burrat pėr tė qėnė mė tė dėshpėruarat. Nėse njė grua gėzon gjėrat themelore tė njė jetė tė lumtur – njė shtėpi tė mirė, njė burrė tė drejtė, fėmijėt dhe shėndetin atėherė ajo ėshtė mė e prirur tė jetė e lumtur dhe e kėnaqur. E nėse i mohohen kėto tė drejta, ajo me lehtėsi mund tė bie nė depresion dhe dėshpėrim deri nė njė gradė qė burrat nuk janė kurrė tė prirur ta pėrjetojnė.

Sigurisht, suksesi dhe dėshtimi nė martesė ėshtė njė ēėshtje shumė subjektive. اfarė njė person e sheh si njė martesė tė sukseshme dikush tjetėr mund ta quaj dėshtim total. Megjithatė, ka disa faktorė tė cilėt janė nė pėrgjithėsi tė pėrbashkėt e qė mund tė pėrdoren si bazė pėr diskutime nė kėtė gjė. Pėr shembull, njė martesė ku gruaja nuk ka respekt pėr burrin e saj dhe nuk ka asnjė shqetėsim pėr reputacionin e tij vėshtirė qė mund tė quhet njė martesė e sukseshme. Mu si kjo askush nuk do guxojė ta pėrshkruajė si njė martesė tė sukseshme, ate ku burri neglizhon familjen e tij dhe e lė gruan e tij dhe fėmijėt pėr interesat e tij personale.

Suksesi dhe dėshtimi janė kushte tė ndryshme. Njė martesė mund tė fillojė e sukseshme dhe pastaj tė dėshtojė. Si rrjedhojė, njė martesė mund tė fillojė si njė dėshtim por me disa pėrpjekje nga tė dy bashkėshortėt mund tė bėhet e drejtė. اfarė kėrkohet pėr njė martesė ėshtė mėnyra e njerėzve pėr tė gjetur siguri dhe lumturi. Martesa nga mė tė sukseshmet ėshtė martesa qė ofron lumturi tė kėsaj bote ndėrsa ndihmon pėr tė lehtėsuar lumturinė tonė nė Ahiret.

Gjenden tre faktorė qė janė absolutisht tė domosdoshėm pėr sukses: komunikimi, dashuria dhe sakrifica. Nga kjo pikėnisje, hapat e mėposhtėm mund tė merren pėr tė kuptuar lumturinė martesore:

1. Njohja e pengesave qė njerėzit duhet tė pėrballojnė nė jetėn e tyre martesore, faktorėt qė ēojnė nė dėshtim dhe si t’i tejkalojnė ata.

2. Kultivimi i mbėshtetjes tek Allahu dhe vetėdija se Ai ėshtė afėr nesh me pėrgjigje. Tė paturit njė vetėdije tė tillė atėherė kjo ėshtė njė nga shkaqet e shpėtimit.

3. Pėrforcimi i vullnetit.

Dr. AbduRahman el-Mejdani, nė librin e tij “Morali islam dhe themelet e tij” ofron udhėzimet e mėposhtme me tė cilat ne mund tė forcojmė vullnetin tonė:

• Sa i gatshėm jam unė qė tė bėj vepra tė mira dhe tė virtytshme?

• Sa optimist jam unė?

• Sa i durueshėm dhe i qėndrueshėm jam unė kur pėrballem me problemet?

• Sa shumė mund ta kontrollojė unė zemėrimin?

Nėse ne dėshirojmė tė forcojmė vullnetin tonė, ne duhet tė bėjmė kėtė qė vijon:

1. Ne duhet ta forcojmė besimin tonė tek Allahu...

2. Ne mund tė pėrpiqemi tė pastrojmė shpirtėrat tanė.

3. Ne duhet tė angazhohemi nė adhurim aq sa tė mundemi.


Psikologėt kanė konfirmuar qė pėrdorimi i njė metode sistematike tė autosugjestionit ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė forcuar vullnetin tonė.

Njė program islam pėr restaurimin e lumturisė martesore duhet tė pėrmbajė tė mėposhtmet:

- Transformimi i dhimbjes nė lumturi dhe nė mundėsi pėr tė qenė i kėnaqur me caktimin e Allahut.

- Lutja dhe kėmbėngulja nė te. Sa shumė pengesa pėr tek lumturia martesore janė tejkaluar me dua?

- Shikimi i ēėshtjeve nė njė dritė tė qartė. Eksperienca na ka treguar qė sa mė tepėr dhe mė thjeshtėsisht dhe drejtė qė ne tė shikojmė, aq mė mė lehtėsisht do tė zgjidhen problemet tona. Ne nuk duhet ta teprojmė nė ekzagjerimin e situatės dhe ankesave tona...

- Vendosja e njė kohe tė caktuar dhe vendi pėr biseda tė hapura kur ēdo palė ėshtė e pėrgatitur mentalisht pėr tė dėgjuar ēfarė ka pėr tė thėnė pala tjetėr nė njė mėnyrė tė qetė dhe atmosferė mirėkuptimi. Shumė probleme janė kapėrcyer nė kėtė mėnyrė.

Me tė vėrtetė tė gjitha problemet kur diskutohen nė mėnyrė tė hapėt sjellin qetėsim.

NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi