Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

opinione

2 posters

Faqja 2 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Wed Jan 06, 2010 6:32 am

Festimi luftarak i Vitit tė Ri

opinione - Faqe 2 F.0105022618815_m
Dr.Haxhi Avdyli

Erė
baroti dhe pamje lufte. Krisma, eksplodime dhe gjithandej rrugėve tė
Kosovės. Fėmijė tė vegjėl tė frikėsuar dhe tė strukur. Tė rinj tė
eksituar nga eksplodimet nė qiell e nė tokė. Nuk po ėshtė fjala pėr
vitin 1999 por festimet e ndėrrimit tė moteve 2010.
Njė dėshirė e shfrenuar e pėr krisma e zjarr na zbulohej te secili. Kjo
shfaqje e festimit luftarak pa skenar, pa fillim e fund dhe e
ēorganizuar zhvillohej para hundėve tona. Dikush kalonte nė ekstazė por
kishte edhe tė rinjtė qe i digjnin vetes gishtat e sytė nga mania e
tyre.

Fqinjėt garonin me fqinjėt se kush ka krismat mė tė forta. Askush
nuk pyeste sa kushtojnė kėto mjete piroteknike, me rendėsi ta kallim.
Qindra e mijėra euro u ndezėn pėr njė natė duke ndotur ajrin, dikujt
duke ia djeg gishtėrinjtė apo sytė vetėm sa pėr tu kėnaqur.
Por a ėshtė ky kaos petardėsh kėnaqėsi. Dhe nėse ėshtė kėnaqėsi ku
buron kjo kėnaqėsi. Pse kjo kėnaqėsi e shfrenuar pėr tė luajtur me
zjarr, drita apo me krismat e luftės.

Njė dėshirė e fshehur ne vetėdijen kolektive tė njerėzimit e krijuar
nga historia jonė mijėvjeēare e krismave. Dhe kjo histori ngadalė po
kalon nė histeri. Njihet nė literaturė psikiatrike njė sindromė e
dėshirės pėr tė luajtur mė zjarr e quajtur piromani qė secili nga ne e
kemi nga pak ne vete kush mė shumė e kush mė pak.

Por sė paku kjo mani e jona kolektive tė institucionalizohej pėrmes
fishekzjarrėve tė hedhura ne qiell nga organet komunale, sikur nė
festimet e humbjeve apo fitoreve nė zgjedhje do tė ishte zgjidhja me
fatlume pėr tė gjithė ne. Mė pak e kushtueshme, mė e bukur dhe e
parrezikshme do ishte sesa hedhja e petardėve vend e pavend e nga
njerėz papėrvojė.

Edhe nėse ndalohen me ligj hedhja e petardėve askujt s’kanė pėr ti
munguar vetėm ndonjė piromani tė lindur dhe tregtarėve tė petardėve.
Apo ndoshta do te duhen tė sakatohemi apo tė humben jete njerėzish pėr
tė filluar pėr tė menduar qė tė rregullojmė me ligj edhe kėtė sferė tė
jetės tonė pra festim tė civilizuar si na ka hije.

S’ka nevojė qė secili kosovar tė ketė nė menynė e vitit tė ri qindra
petardė kur asnjė kėnaqėsi nuk sjellin por vetėm na ndotin, djegin dhe
keq edukojnė fėmijėt tanė.
S’ka nevojė qė tregjet tona mė shumė tė na shėrbejnė barot sesa pemė e
ėmbėlsira. Por deri nė vitin tjetėr shpresojmė qė legjislativi ynė do
tė mendojė sesi tė rregullojė edhe mėnyrėn tonė tė festimit tė
pėrbashkėt dhe me dinjitet.

Lus Zotin se shteti ynė do mendojė mė shumė pėr fėmijėt e frikėsuar,
e aty kėtu tė sakatosur, ajrin e ndotur nga zhurma e baroti, e mė pak
pėr tregtarėt piroteknik dhe ekstazės piromanike te dikujt.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Wed Jan 06, 2010 6:32 am

Cirku vjetor i vetėvlerėsimeve

opinione - Faqe 2 F.0106015027561_m
Vlorian Molliqaj

Kėtyre
ditėve tė fundit, pėrderisa lexoja shtypin ditor dhe shikoja
televizorin, mbaheshin konferenca tė institucioneve tė vendit dhe atyre
ndėrkombėtare nė Kosovė, nė tė cilat rrėfeheshin politikanėt pėr punėt
e tyre gjatė vitit qė shkoi. Ishte fjala “sukses” ajo qė pėrmendej
vazhdimisht nė kėto konferenca. Secili politikan thėrriste mediet dhe u
fliste atyre pėr sukseset e vitit 2009 qė kishte arritur institucioni
qė ai drejtonte. Tė gjitha institucionet, edhe pse “kishin pasur disa
pengesa tė vogla”, sipas tyre ishin shumė tė suksesshme nė punėn gjatė
vitit qė e lamė pas.

Hashim Thaēi tha se 2009-ta ka qenė njė vit jo i lehtė, por i
suksesshėm. Ai tha se ky vit do tė mbahet mend si vit shumė i
suksesshėm, pasi qė nė kėtė vit ėshtė zhvilluar ekonomia e vendit,
ėshtė pėrmirėsuar dukshėm furnizimi me energji elektrike, dhe janė
krijuar kushte pėr investime ekonomike. Ai edhe zgjedhjet lokale tė
cilat i quajti historike, i vlerėsoi si njė pjesė tė rėndėsishme nė
vargun e gjatė tė sukseseve.

Nuk e di se si mund tė thotė kryeministri se ka zhvillim ekonomik,
kur dihet mirė se varfėria dhe shkalla e papunėsisė po rritet ēdo ditė
e mė shumė? Si mund tė thotė ai se ėshtė pėrmirėsuar furnizimi me
energji elektrike, kur tė gjithė ne e dimė qė KEK-u po bėn ēkyēje
masive nėpėr shumė fshatra e lagje tė Kosovės, kurse vetė punėtorėt e
KEK-ut ka disa ditė qė po protestojnė kundėr politizimit tė korporatės?
Pėr shkak se disa individė nuk e kanė paguar rrymėn, terrin po e
pėrjetojnė individėt tjerė tė cilėt, edhe pse e kanė paguar rrymėn,
pėsojnė pėr arsye qė jetojnė nė tė njėjtėn lagje apo fshat me ata tė
cilėt nuk e kanė paguar atė. Kjo ėshtė plotėsisht e pakuptimtė, ėshtė
plotėsisht absurde.

Si mundet kryeministri t’i quajė zgjedhjet lokale tė nėntorit tė
suksesshme dhe demokratike, kur nė kėto zgjedhje u vodhėn votat e
qytetarėve tė Kosovės, u votua pėr njerėz tė cilėt tashmė janė tė
vdekur etj? Madje kėto zgjedhje do tė pėrsėriten nė disa komuna pėr
kėto arsye e shumė tė tjera qė nuk i pėrmenda, ndėrsa Hashim Thaēi i
quan ato demokratike. Kurrsesi nuk ėshtė demokratike dhe as e
suksesshme vetėm mbajtja e zgjedhjeve, por mbi tė gjitha, konteksti,
mbarėvajtja, procesi, ndershmėria. Zgjedhjet mbahen edhe nė Bjellorusi.
Nga kryeministri atje mbajtja e zgjedhjeve quhet e sukseshme, por e
gjithė bota mbarė e di se ēdo tė thotė sukses dhe demokraci pėr tė.

Nė anėn tjetėr EULEX-i tha qė siguria ne vend, rifutja e disa pikave
tė doganave nėn kontroll, arrestimi i disa personave si tė dyshuar pėr
krime lufte etj. janė sukseset mė tė mėdha tė kėtij misioni gjatė vitit
2009. Si mund tė thonė zyrtarėt e EULEX-it qė siguria nė vend nė vitin
2009 ėshtė njė ndėr sukseset e shumta qė ka arritur EULEX-i? Ngjarja
tek Kroi i Vitakut nė Mitrovicė, ku serbėt protestonin, madje edhe duke
gjuajtur me armė zjarri e duke hedhur bomba, dhe nuk i lejonin
shqiptarėt qė t’i rindėrtonin shtėpitė e veta, e tregoi fytyrėn e
vėrtetė tė EULEX-it, pasi qė ky i fundit nuk e arrestoi asnjė person
aty. EULEX-i i ka arrestuar formalisht disa serbė si tė dyshuar pėr
krime lufte sa pėr tė na hedhur hi syve, ndėrsa, nė anėn tjetėr, po i
dėnon ish-ushtarėt e UĒK-sė. As pikat e doganave nė veri nuk i ka futur
tė gjitha nėn kontroll, qysh prej djegies sė tyre nga serbėt dhe nuk ka
arrestuar asnjė person pėr djegien e tyre. Strukturat paralele tė
Serbisė funksionojnė nė Kosovė po sikur nė kohėn e UNMIK-ut (nė mos mė
mirė). EULEX-i nuk ka plan pėr to. EULEX-i le tė mos na shesė neve
popullit pėrralla pėr sundimin e ligjit dhe rendit, por le t’i kapė
shkelėsit e pėrditshėm tė ligjit, tė cilėt i sillen para hunde. Hic
Rhodus, hic salta!

Edhe pėrfaqėsuesit e Kuvendit, nė konferencėn e fundit pėr kėtė vit,
theksuan se kanė kryer punėt me shumė sukses nė tė gjitha fushat si nė:
legjislacion, siguri, ekonomi etj. Ēfarė pune tė suksesshme paskan
kryer deputetėt se? Kanė miratuar ligje qė dalin nga Plani i Ahtisaarit
dhe ua kanė ngritur pagat vetes!

Ministria e Bujqėsisė e quajti vitin 2009 si vit shumė tė suksesshėm
pėr bujqėsinė. Udhėheqėsi i kėsaj ministrie, Idriz Vehapi, tha se gjatė
vitit qė po e lėmė pas, kjo ministri i ka pėrkrahur bujqit me
subvencione dhe ky ėshtė njė sukses i madh. Nuk mund ta quash bujqėsinė
e vendit tė suksesshme pėrderisa fermerėt po detyrohen t’i mbyllin
fermat e tyre pasi qė nuk iu hoq TVSH-ja industrisė sė qumėshtit siē
ishte premtuar. Kurse bujqit po shtrėngohen qė tė mos mbjellin mė
perime, pasi qė ato nuk po mund t’i eksportojnė pėr shkak tė bllokadave
qė po bėn Serbia dhe Bosnja etj. Pėr ēfarė bujqėsie po na flet ministri
kur Kosovėn e kanė shndėrruar nė vend ku tejet pak mbillet e
kultivohet, fare pak ndihmohet dhe asgjė nuk eksportohet?

Nuk po i pėrmendi fjalėt e secilit pėrfaqėsues tė institucioneve
tjera veē e veē, pasi qė pothuajse tė gjithė dhanė deklarata tė njėjta,
se institucione tė cilat i udhėheqin dolėn shumė tė suksesshme nė vitin
2009. Nė fund tė gjithė premtuan se viti 2010 do tė jetė vit edhe me i
suksesshėm sesa ky qė shkoi! E tash paramendojeni vetė se si mund tė
jetė viti 2010 sipas kriterit me tė cilin politikanėt tanė masin
sukseset e tyre.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Wed Jan 06, 2010 6:33 am

Logjika e vendimmarrjes

opinione - Faqe 2 F.0106015943211_m
Vehbi Miftari

- Interesi politik, parimet udhėheqėse, pastaj ‘rifreskimi” -
Ēėshtja e funksionalitetit tė qeverisė kudo shihet pashkėputur nga
pėrmbushja e detyrimeve shtetėrore karshi qytetarit. Prandaj,
mosfunksionimi i plotė i qeverisė, cilėsdo qeveri vendi a qeverish
lokale, i cenon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, tė tėrthortė po se po,
vetė liritė dhe te drejtat e kėtij qytetari.

Debatet e fundit pėr ndryshimet nė Qeverinė e Republikės sė Kosovės,
sado tė pėrqendruara nė atė qė ėshtė quajtur “rifreskim” i kabinetit
qeveritar, nė esencė kanė prekur gatishmėrinė e partive politike qė
qeverisin vendin pėr ta “ridefinuar” funksionalitetin e qeverisjes sė
pėrbashkėt, varėsisht nga pikėpamjet e tyre politike. Njė pajtueshmėri
pėr parimet udhėheqėse ėshtė gjithnjė e domosdoshme. Pas debateve
zgjedhore, si dhe pas rritjes sė thirrjeve mes anėtarėve e
simpatizantėve tė tė dy partive, ėshtė e dukshme qė rishikimi i rrugės
sė pėrbashkėt politike nė qeveri, bėhet i nevojshėm.

Tė dy partitė, nė forumet e tyre udhėheqėse, duhet tė pėrcaktohen
pėr interesin e tyre politik dhe tė japin gjykimin e argumentuar nėse
mbetja nė bashkėqeverisje ėshtė interes i tyre. Nėse kjo ridėshmohet,
duhet pėrcaktuar pastaj edhe parimet e bashkudhėheqjes dhe tė dy
partnerėt duhet t’i pėrfillin parimet e pashmangshme politike tė
bashkėqeverisjes.

Nė rastin e pėrkundėrt, kur njėri ose tė dy partnerėt e deritashėm
vlerėsojnė se interesi i votuesit tė tyre ose interesi i pėrgjithshėm i
qytetarėve tė vendit cenohet me qeverisje gjysmė tė paralizuar, ato
duhet tė bėjnė tė qartė synimet e tyre. Beteja pėr tė mbrojtur
interesin e votuesit duhet tė peshohet nė raport me potencialin pėr
zhvillim tė pėrgjithshėm.

Kjo ndoshta e hapė mundėsinė e debatit pėr zgjedhjet e ardhshme nė
nivelin nacional. Dhe kėtu pėrfshihen mė shumė pjesėmarrės. E, dihet
mirėfilli se hapja e mundėsisė sė debatit mes forcave politike dhe,
eventualisht, arritja e njė konsensusi tė gjerė pėr shpalljen e njė
date tė mėhershme se vjeshta 2011 si datė tė zgjedhjeve nacionale, nuk
ėshtė aspak fyese nė raport me kėto parime dhe nuk e lėndon frymėn
demokratike.

Por, le tė kthehemi edhe njė herė te mundėsia e “rifreskimit” tė
parimeve politike para se tė bėhet rifreskimi i kabinetit qeveritar.
Mbase, ėshtė koha tė mendojmė rishtas nėse parimet udhėheqėse janė
pėrfillur gjatė qeverisjes sė deritanishme, ose nėse ato duhet tė
pėrcaktohen rishtas. Sepse, ėshtė pak e pritshme qė duke i pasuar disa
veprime jo krejtėsisht tė matura nė raport me formulėn qeverisėse, nė
njėrėn anė, dhe hapjen e pėrnjėhershme tė mundėsisė sė pakėnaqėsive tė
thella - po nė raport me formulėn e qeverisjes - nė anėn tjetėr, si dhe
duke krijuar hone tė tilla nė raportet mes partnerėve, ėshtė pak e
pritshme, pra, qė njė rifreskim kabineti do tė ishte i mjaftueshėm pėr
qeverisjen e ardhshme.

Ai (rifreskimi) mund t’ia rrisė jetėgjatėsinė, por ne synojmė
funksionalitet nė qeverisje dhe qeveri funksionale. Prandaj, njė
formulė e mbėshtetur nė parime dhe angazhim pėr kultivim tė frymės
parimore ėshtė ēelėsi pėr ēfarėdo bashkėpunimi tė mėtejmė.

Rishpėrndarja e resorėve sipas njė formule tė pjesėmarrjes, tė
pėrpjesėtueshme me fuqinė e partive pjesėmarrėse nė qeveri, mund tė
ishte guri peshues nė diskutimet pėr rishpėrndarjen parimore tė
pėrgjegjėsive brenda koalicionit. A janė partitė tė gatshme ta hapin
kėtė dilemė?

Sidoqoftė, ėshtė krejtėsisht e dukshme qė “rifreskimi” nėnkupton
edhe ofrim tė kapaciteteve (mė) tė fuqishme menaxhuese nė disa fusha.
Por, cili do tė ishte produkti i tyre nėse formula e bashkėqeverisjes
nuk ėshtė e mbėshtetur nė parime tė pėrcaktuara qartė? Ose, ēfarė
kuptimi mund tė ketė ndryshimi i njerėzve menaxhues pa pėrcaktim tė
formulės menaxhuese? Duhen korniza vepruese dhe jo veprime tė
vagullta...
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Wed Jan 06, 2010 6:33 am

Antiamerikanizmi grek dhe mosnjohja e Kosovės

opinione - Faqe 2 F.0106015725564_m
Arsim Rexhepi

1.
Sulmet e para terroriste kundėr institucioneve amerikane nė Greqi
datojnė shumė herėt, qė nė njė tė katėrtėn e parė tė shekullit tė
kaluar. Pastaj kjo merr hov pėr shkak tė pozicionimit amerikan nė
konfliktin qipriot, kur, atėbotė, u dogjėn flamuj amerikanė, ndėrsa mė
1957 u sulmua me bombė biblioteka amerikane nė Athinė. Pėrgjegjėsinė
pėr kėtė e pati marrė “Organizata Greke pėr Pavarėsi”, qėllimi parėsor
i sė cilės ka qenė “ēlirimi i vendit nga tutela e tė huajve“.
Atentatorėt ishin grekė-qipriotė, luftėtarė pėr bashkimin e Qipros me
Greqinė.

Nė sulmet terroriste kundėr institucioneve amerikane kanė marrė
pjesė edhe pjesėtarė tė Armatės Greke, dhe njė ndėr ideatorėt dhe
antiamerikanėt mė te zėshėm nė Greqi atėbotė ka qenė ish-kryeministri
grek i viteve 1990-93 Konstantin Micotakis, i cili ka qenė ndėr
prijėsit e gjithė fushatės antiamerikane tė asaj kohe. Shkasi:
mospėrkrahja amerikane ēėshtjes qipriote.

Kjo ėshtė “mirėnjohja greke“ ndaj amerikanėve, tė cilėt, nė kohėt e
varfėrisė sė skajshme nė Greqi kishin bėrė strehė pėr afėr gjysmė
milioni grekė, tė cilėt vuanin urie. Pas Luftės sė Dytė Botėrore falė
doktrinės sė Truman-it, mė 1952, si Greqia ashtu edhe Turqia u shpėtuan
nga ēdo tentativė komuniste e kohės. Madje, Truman pledonte pėr
obligimin moral qė kishin SHBA-tė ndaj Greqisė: nuk ka asnjė
alternativė tjetėr pėr Greqinė, pos demokracisė.

Por, si shumėkund, edhe nė Greqi antiamerikanizmi pėrzihet edhe me
antisemitizim. Edhe njė poet i madh grek i fillimshekullit tė kaluar,
Kostas Karjotakis, kishte derdhur vrerin e tij, qysh mė 1927, kundėr
SHBA-ve, duke vargjėruar tendencėn e tij se gjoja amerikanėt gjithēka
bėjnė pėr dollarin dhe hebreun.

2.
Nga aspekti ideologjik, e majta ekstreme nė Greqi nuk ėshtė (siē do tė
mund tė supozohej logjikshėm) bartėsi i vetėm i antiamerikanizmit nė
atė vend. Me tė njėjtin intensitet, edhe e djathta nacionaliste dhe njė
pjesė e madhe e klerit kultivon kėtė frymė armiqėsore ndaj ēdo gjėje qė
vjen nga Amerika.

Pėr dallim nga vendet tjera, nė Greqi antiamerikanizmi ka natyrė
psikoneurotike dhe ushqehet pėrditė nga debati i pafund i bartur nė
shoqėri nga intelektualė tė tė gjithė ngjyrimeve politike, tė cilėt
vazhdimisht shėrbejnė opinionin me teori konspirative amerikane dhe me
gjoja natyrėn imperialiste tė politikės amerikane. I vetmi vend
evropian ku ka patur njėfarė ngazėllimi pėr ngjarjet e 11.09.2001, e qė
pėrmes disputit tė kėtyre (pseudo)intelektualėve grekė ėshtė bartur nė
media dhe shoqėri, ka qenė, pėr turpin e saj, Greqia.

Kėta far ideologėsh nuk kurseheshin tė shpėrfaqnin njėfarė gėzimi se
si, me kėtė rast, teoritė e tyre mbi konspirativitetin e ekzistencės sė
Amerikės dhe pėr fundin e saj, po fillonin tė realizoheshin. Askund, nė
asnjė vend evropian, nuk ka ndodhur qė tė festohej njė rast kaq
tragjik, kaq i tmerrshėm, si nė Greqi. Madje, nė kėtė marrėzi, atje
kanė shkuar krah pėr krah me shumė vende islamike e antiamerikane tė
dėshmuara.

Simptomet e kėtij antiamerikanzmi histerik nuk janė reflektuar
askund mė mirė se nė shtypin dhe mediat greke tė atij viti. E
pabesueshme, por e vėrtetė, se si njė artist si Mikis Teodorakis mund
tė ēirrej duke thirrur tėrė andej “SHBA ėshtė demoni bashkėkohor“.

3.
Antiamerikanizmi grek, posaēėrisht ai i spektrit tė majtė, ėshtė
ngushtė i lidhur me ish-Bashkimin Sovjetik dhe ngadhėnjimin mbi tė tė
SHBA-ve, madje pa patur njė front aktiv. Thyerja e komunizmit dhe
shkatėrrimi i ish-BRSS nė sytė e tyre ėshtė krimi mė i madh amerikan.
Me rrėzimin profan tė ish-BRSS-sė e majta greke u tkurr dhe u ndje e
fyer.

Refleksi i parė i kėsaj gjendjeje ishte njė antiamerikanizėm edhe mė i shprehur.
Kėtij disponimi antiamerikan i ka ndihmuar posaēėrisht pozicionimi
amerikan pėrkrah „Juntės sė Kolonelėve“, diktaturės ushtarake greke tė
viteve 1967-74 dhe njėkohėsisht pėrkrahja e pareshtur amerikane
Turqisė, e cila tashmė kishte nėn kontroll afėr 40% tė Qipros.

Gjatė gjenocidit serb nė Kosovė Greqia ishte i vetmi shtet anėtar i
NATO-s qė nė vazhdimėsi ka ndihmuar Serbinė, madje tendencat e
antiamerikanėve tė spikatur atje pretendonin tė arsyetonin pozicionin
serb si njė luftė e drejtė kundėr islamizmit (sic!). Tė organizuar nga
tė majtėt dhe nga Kisha Greke nė gjithė Greqinė u mbajtėn demonstrata
nė pėrkrahje tė „vėllezėrve serbė“, duke mbledhur ndihma pėr ta.

Edhe refuzimi i vazhdueshėm grek, si njė nga pesė shtetet e BE-sė qė
nuk e kanė njohur Kosovėn, pėrveē tjerash (konkurrencės nė rajon,
orientimeve gjeostrategjike, pėrkushtimit nė aleanca) ka tė bėj edhe me
antiamerikanizmin, sepse grekėt Kosovėn e shohin si njė krijesė
amerikane. Dhe jo vetėm kaq: edhe Shqipėria sot shihet me tė njėjtin sy.

Gjatė luftės sė Kosovės pėr Liri delegacione tė panumėrta tė tė
gjithė partive dhe sindikatave greke udhėtonin nė Serbi duke u
solidarizuar me regjimin e Milosevic-it dhe varganėt e njerėzve qė
demonstronin pėrditė mbi urat serbe. Nė tė njėjtėn kohė sulmohet me
bomba molotov pėrfaqėsia e „General Motors“, akt ky qė jo pa simpati u
pėrshkrua nė gjithė shtypin ditor grek. Pėrveē thirrjeve qeverisė greke
pėr tė dalė nga NATO, histeria greke e atyre muajve shkoi gjer atje sa
tė digjte flamuj amerikanė, dhe tė brohoriste parulla tė artikuluara
nga goja e kryepeshkopit tė Athinės Christodopulos thirrjet „demon“,
„satan“, „fashist“ nė aludim tė SHBA-ve.

4.
E mbėrthyer nė njė rrip tė gjerė toke dhe ishujsh tė panumėrt Greqia
sot po pėrballet me krizėn mė tė madhe ekonomike nė historinė e saj.
Kjo krizė rrezikon edhe qetėsinė sociale, pėr tė cilėn grekėt gjatė
historisė sė tyre kontroverse, nuk kanė treguar gjithmonė vetėdije.

Veē kėsaj, tė vetėdijshėm pėr depopullimin qė i ka kapluar, grekėt
mbahen fort pėr nacionalizmit tė tyre irredentist, i cili pastaj nuk
mjaftohet me kaq, por shpėrthen nė njė shovinizėm idiotesk kundėr
fqinjėve, sidomos shqiptarėve dhe turqve. Dhe duke qenė se kėta dy
popuj fqinj janė aleatėt mė besnikė tė SHBA-ve, rrjedhimisht bėn qė
antiamerikanizmi grek tė fryhet dhe tė bymehet deri nė marrėzi.

Greqia nuk do tė na njoh pa u shtri nė gjunjė nga kriza e
gjithmbarshme. Njohja e Kosovės pėr ta ėshtė dobėsim i vetvetes. Aq mė
shumė kur ēėshtja shqiptare nė Greqi ėshtė ringjallur dhe bėrė temė
diskutimi nė vendimmarrjen botėrore.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Wed Jan 06, 2010 6:35 am

Kah po shkon “Shpija e Kosovės”?

opinione - Faqe 2 F.0106021639838_m
Fadil Maloku /sociolog


RTV-21, muajin e kaluar kishte filluar njė pėrpjekje pėr njė reality
show, qė pėr mendimin tonė si ide ishte e re dhe ndoshta edhe e pritur,
shkaku i kohės dhe dėshmisė pėr zhvillimet teknologjike qė e kanė
kapluar edhe shoqėrinė tonė.

Shikuar me njė dioptri sociologjike, nuk ka asgjė tė keqe qė ndonjė
televizion merr iniciativė tė tillė tė tipit ala “Big Brother”, ku si
pretekst pėrdoret ideja e mbikėqyrjes 24-orėsh e personazheve me
karaktere dhe me ambicie tė ndryshme dhe nė fund duhet tė triumfojė i/e
parapėlqyeri/a i publikut dhe kėshtu tė dėshmohet se edhe njė personazh
tėrėsisht i panjohur mund tė bėhet V.I.P dhe i kėrkueshėm edhe
audiencėn dhe rrethin e vetė shoqėror.

Nė fakt, ideja e tėrė kėtij projekti, po flas pėr shoqėritė
perėndimore kishte dhe akoma ka pėr qėllim demonstrimin mediatik dhe
mbajtjen peng tė njerėzve lidhur me shumė tema dhe shumė sfida tė
improvizuara nga jeta e pėrditshme, si edhe prodhimin e njė prototipi
mesatar tė njė mentaliteti tė caktuar shoqėror, ku nuk triumfon
imponimi i njėmendėt i ndonjėrit nga pjesėmarrėsit nė lojė, por
karakteri i logjikės sė biznesit dhe marketingut.

Por nėse i adresohemi “Shpisė se Kosovės”, hetojmė qė kėsaj
“shtėpie” i nevojitet edhe njė lloj analize, e pse jo edhe diagnoze
sociologjike, nė mėnyrė qė tė kuptojmė deri diku mesazhin dhe vete
dedikimin e gjithė kėsaj loje.

A ishte selektimi i banorėve me kritere?
Natyrisht, pa ndonjė pretendim pėr t’ia ulur apo ngritur vlerėn dhe
porosinė qė pretendon ta bėjė bie fjala “i Zoti i shtėpisė” apo dikush
tjetėr do tė thosha kėtij fenomeni tėrėsisht tė ri pėr mentalitetin dhe
kulturėn tonė, do thėnė se:

Pikėsėpari, selektimi i personazheve apo karaktereve nė “Shpinė e
Kosovės” nuk ėshtė bėrė me ndonjė shije dhe tipologji mbizotėruese, pra
pėr mbi mesatare e karaktereve qė e pėrbėjnė realitetin e Kosovės, qė
dmth. se shoqėria kosovare nuk ėshtė pėrfaqėsuar ashtu siē ėshtė nė
realitet me rrafshet e karaktereve tė personazheve, gjė qė lė shumė pėr
tė dyshuar se seleksionuesit ose kanė qenė njerėz qė thjesht imperativ
e kanė pasur ose ekskluzivitetin e marketingut (gjė qė ėshtė shumė mirė
pėr tė zgjedhur mundėsit dhe kapacitetet e reja teknologjike pėr tė
rrit bizneset e reja) ose injektimin e argėtimit sipas tipit tė njė
Reality Show perėndimor.

Por, duket qė seleksionuesve qė i kanė pėrzgjedhur banorėt e “Shpisė
se Kosovės” nuk u ka shkua fort pėr dore ēėshtja e identifikimit te
karaktereve apo ēėshtja e tipologjisė sė kėtyre karaktereve, duke marrė
pėr bazė gjithnjė strukturėn stratifikuese sipas kritereve sociale dhe
tyreve ekonomike.

S’ dyti, mos tė harrojmė qė Kosova ėshtė vend qė pėr nga mesatarja e
moshės sė popullsisė ua tejkalon tė gjithėve nė rajon, bile bile edhe
mė gjerė. Shikuar me kėtė logjikė tė numrave, kėtė fenomen tė ri
mendojė qė pėrzgjedhja dhe kriteri i pėrzgjedhjes do tė duhej tė ishte
shumė me i ashpėr. Nė fakt pėrzgjedhja flet shumė edhe pėr vete shijen,
ngritjen dhe nivelin e edukimit edhe tė vetė pėrzgjedhėsve, qė dmth. se
“Shpija e Kosovės” nė realiteti ėshtė njė perceptim me tepėr subjektiv
se sa objektiv.

Do tė doja tė gabojė nė kėtė perceptim timin personal, por
tipologjia e seleksionimit negativ e banorėve dosido e ka dėmtuar
perceptimin pėr mbi mesataren e karakterit, inteligjencės, shkallen e
guximit, menaxhimit tė situatave, etj. tė njė kosovari tė thjesht. Pra,
siē po shihet selektimi mė i ashpėr i karaktereve tė pjesėmarrėseve me
siguri shumė mė shumė do ta bėnte interesant kėtė pretendim pėr Reality
Show, por gjithsesi edhe mė atraktiv dhe mė domethėnės si pėr nga
porosia edukative, arsimore, asaj atė tė inteligjencės dhe mbi tė
gjitha atė mbi mesataren qė nė fakt i kanė “pronėsuar” kėto gjenerata.
Por, kjo tash nuk mund tė ndryshohet sepse ėshtė qėndrim i “Zotit tė
Shpisė”!?

Reality show “made in Kosova”
Por nėse i adresohemi ndonjė analize mė tė thukėt tė kėtij fenomeni
kuptojmė qė si risi me aktor dhe me sponsor vendas, pra “made in
Kosova”, show si i tillė nuk mund tė themi sė ėshtė ide e keqe. Nuk
ėshtė e keqe edhe pėr njė arsye, ngaqė me kėtė metodologji tė qasjes
ndajė opinionit publik tentohet tė zhvendoset vėmendja nga problemet
reale tė papunėsisė dhe varfėrisė sė madhe qė e ka kapluar shoqėrinė
kosovare.

Gjė qė kur tė pėrkthehet nė gjuhėn e logjikės sė shėndoshė, ky
Reality Show pėrveē qė “blen” kohė shėrben edhe si rekomandim adekuat
se si duhet humbur kohėn, si tė topiten ndjenjat, si tė tėhuajsohet
vetja dhe si tė largohet vėmendja nga pėrditshmėria monotone dhe tejet
e acaruar sociale.

Duke bė pėrpjekje tė shikohet me kėtė dioptri ky lloj fenomeni apo
kjo lloj dukurie e re e “gjeneratės qė (siē e identifikoje unė) mendon
globalisht, por qė vepron dhe e jeton jetėn lokalisht” , fitohet
pėrshtypja tjetėr, se ndoshta kishte me qenė mė mire sikur i “Zoti i
Shtėpisė” te provonte te kombinonte taktikat e organizmit te brendshėm
pėrmes krahinarizmave lokal, tipologjisė tradicionale dhe asaj moderne
ku organizimi i brendshėm shtėpiak do tė ushtrohej herė me autoritetin
autoritar tė kryefamiljarit, e herė me pluralizmin e mendimeve tė
“anėtarėve tjerė tė familjes”.

Ēfarė karakteresh ndodhen brenda nė “Shpinė e Kosovės”?
Dilemat, shqetėsimet, debatet, pastaj ngacmimet sė bashku me
kurtuazitė ndėrmjet banorėve tė shtėpisė se madhe tė Kosovės, sė bashku
me tendencat e deshifrimit te kundėrshtarit pėrmes njė filtrim debati
nė rastin e shtėpisė se Kosovės gjate gjitha kėto dite nuk kemi pa
asgjė nga kėto.

Nėse u adresohemi karaktereve tė banorėve, kuptojmė se edhe kėtu nuk
janė gėrshetuar sa dhe si duhet as parametrat e moshave, as tė gjinisė,
e as tė statuseve sociale, sė bashku me statuset profesionale. Fitohet
pėrshtypja qė parametrat e moshės (18-39) mė sė shumti e kanė dominuar
skenėn e shtėpisė se Kosovės se bashku me atė tė prejardhjes
gjeografike (Serbi, Kosovės, Shqipėri, Zvicėr, etj).

Infantiliteti i Muhamedit!
Personazhi me kėtė emėr, nė Shtėpinė e Kosovės nė javėt e para pat
fituar njė simpati tė pa shpjeguar nga opinioni i gjerė kosovar, por jo
edhe nga i Zoti i shtėpisė qė (me arsye) e pat dėnuar me pėrjashtim...
Rikthimi i tij ishte parapa qė tė arrijė disa efekte: Njėrin qė kishte
tė bėnte me rritjen e interesimit tė publikut pėr kėtė tip karakteri
dhe sė dyti dinamizmi i diskursit pėr tema dhe situata te improvizuara.
Duket qė pėrveē efektit tė parė, asgjė nuk u arrit nga premtimi pėr
“luftėn e tretė botėrore” nga ana e Metit ngucakeq, jotolerant, vetė
imponues dhe jo shumė solidar!

Kompleksi i Sarandės
Sasa, qė nė javėn e parė arriti me sharmin e sajė t’i fascinoje jo
vetėm banorėt e shtėpisė se Kosovės por edhe publikun e gjerė me
tregimin e saj pėr jetėn e saj...Duket qė ky rrėfim patetik e bėri atė
qė nė javėn pasuese tė mbetet njė personazh i mikluar nga banoret tjerė
tė shtėpisė sė Kosovės. Apatia e saj bėri qė ajo me tė mos mbetet nė
qendėr tė vėmendjes as tė Qėndrimit (kishte sjellje me tepėr ilakase!?)
e as tė publikut jashtė shtėpisė! Mbetet java qė po vjen te shohim se a
do t’u bashkėngjitet karvanit te Jehonės, Ekremit, Suzanes, Arjetės dhe
Festimit

Erlinda e harlisur
Vajze lozonjare do tė thoshim! Ajo pėrveē kompleksit tė vogėlsisė
(ndajė Metit tė gjatė!) nė ambiente tė njė familje tė madhe siē aludon
i zoti i shtėpisė me banorėt e shtėpisė sė Kosovės dhe dridhjes sė
belit vend e pa vend (!?), nuk dėshmoi ndonjė kualitet tjetėr fare as
nė debate, as nė gara e as nė imponim tė vetė vetes ndajė tė tjerėve.
Duket qė ajo mė sė afėrmi e ka daljen nga shpija e Kosovės, por kjo le
tė mbetet tė shihet kėtė javė!

Zigridi dinak
Zigridi, njė djalė i lindur nė Shqipėri me fakultet te edukatės
fizike pėson nė shtrėngimin e duarve nga Fadili me i vjetėr pėr gati
njė dekadė!? Por, kualitetet e njė heshtaku me pretendime dinake, duket
se si thotė populli ”nuk do tė shkon kungulli gjithnjė mbi ujė”.
Nominimi i tij, duket se ishte i arsyeshėm kėsaj jave edhe pėr faktin
se ai pėrveē ndjekjes se njė kursi mesatar, as fort i imponueshėm e as
fort i tėrhequr, bėri qė tė qėndrojė aq gjate ne shtėpinė e Kosovės...
Duket qe me kėtė kurs ai do te qėndrojė edhe disa jave ne shtėpinė e
Kosovės.

Fadili i gjithanshėm
Javėn qė shkoi banori qė mė sė shumti arriti tė demonstrojė aftėsitė
e tija tė: bashkėpunimit me kolegėt brenda shtėpisė, pėr vallėzim,
kėndim si edhe pėr njė debat tė ngjeshur mbi jetėn dhe shoqėrinė nė
shtėpi. Duket qė pėrvoja e tij e tė qenit jashtė shtėpisė sė vėrtetė ka
bėrė qė i njėjti me pėrvojėn e tij tė fituar nėpėr botė, tė dijė tė
mbaj balanset mes infantileve, tė maturve, dinakėve, tė kompleksuarve,
sharmantve, besnikėve, etj. dhe ta dal nė sytė e opinionistėve kosovarė
si banori me i parapėlqyer! Duket qe ai ėshtė personi me potencial pėr
trofeun prej 24.000 eurosh! Kuptohet, nėse nė konkurrence nuk hyjnė
edhe ndonjė banore tjetėr qe eventualisht do te mund te hyj javėt qe
vijnė.

Arbeni i matur
Pas vėrejtjes qe mori nga nominimet e njė pas njėshme Arbeni duket
qe javėn qė shkoi ishte njė ndėr banoret qe me se shumti iu imponua
publikut kosovar me shpalosjen e pjesės se tij pėr psikologjinė e
personalitetit. Por, ai nėse vazhdon kėshtu mund realisht te hyje ne
konkurrence serioze me Fadilin pėr trofe.

“Burrėria” e Albulenės
Albulena, nė kėtė shtėpi ka hyrė me njė background patriotik, duke
llogaritur kėshtu akoma nė atmosferėn e “nxehtė” pėr figurat historike
tė shqiptarėve anekėnd botės, por mė vonė dėshmoi se si karakter nuk
mundi ta mbajė “burrėrinė” e sajė tė apostrofuar qė mė parė! Duket qė
nė kėtė transformim, ka ndikuar Saranda e sidomos infektimi nga ana e
Erlindės dhe Jehonės.
Duket qė apostrofimi vetė vetės si femėr “burrėrore”, nuk do tė
parapėlqehet edhe gjithaq nga publiku nė ditėt qė po hyjmė ku kriteret
pėr tė shkuar nė ēerekfinale do tė ashpėrsohen edhe me tej. Por, kjo
mbetet pėr t’u pare javėn qė po hyjmė.

Zanati i Musės
Musa, si personazh nė dukje tė pare lė pėrshtypje tipike tė njė tė
riu kosovar qė ka nevojė pėr mbėshtetje “karizmatike” te Metit, gjė qė
e bėnė atė shumė tė varur nga nevoja pėr tė pas dikė si udhėheqės
jetėsor. Sigurisht nė kėtė zgjedhje te tij ka ndikuar edhe vdekja e
hershme e babait te tij. Nė fakt do tė duhej tė ishte e kundėrta!

Sharmi i Qėndrimit
Ardhja e Qėndrimit, dosido ka sjellė freski nė shtėpinė e Kosovės,
por jo edhe gjithaq sa ėshtė pritur nga videospoti paralajmėrues.
Qėndrimi, me sharmin dhe butėsinė e tij nė njė mėnyrė ėshtė dashur te
behej njė antipod i mashkullit siē ishte Meti. Por ndodhi e kundėrta.
Me ri hyrjen e Metit, Qėndrimi sikur u spraps nga vetė vetja e javės sė
parė kur edhe fitojė simpati dhe filloi tė kalkulojė shumė menēurisht
me antipodin e tij dhe me Sasėn dhe me Jehonėn. Ajo ēka pak a shumė e
ka bė interesant qėndrimin e Qėndrimit, pa dyshim ėshtė sharmi i tij qė
herė herė ėshtė keqkuptuar jo vetėm nga Meti, por edhe njė pjese e
opinionit ka te beje me machomanizmin e tepruar nga na e tij?!

Do thėnė si rekomandim, se nė komentimin e javėve qė po hyjmė nuk do
tė ishte keq tė marrin pjese si sociolog e psikolog, ngase ne tere
boten e civilizuar ku organizohen show biznese tė tilla mendimi
profesional i sociologut dhe psikologut ėshtė mė se i nevojshėm edhe
pėr shkak te tipologjive te sjelljeve, komenteve te duhura tė
karaktereve te banoreve, si edhe pėr shkak se prezenca e tyre dėshmon
se i gjithė ky projekt pėrveē porosive lidhur me shkathtėsitė
individuale te banorėve, stratifikimin social, nivelin e emancipimit
dhe pėrgjithėsisht tė kulturės do tė projektonte definitivisht edhe
modelin apo karakterin e njė kosovari/e mesatare tė kohės sonė.

Nė fakt, ky show biznes ėshtė i leverdishėm edhe pėr shkak se i
funksionalizon tiparet e karaktereve qė shprehin gatishmėri pėr ti
sfiduar kundėrshtarėt potencial pėrmes mendjes, fuqisė fizike dhe
gjeturisė dhe inteligjencės, duke promovuar kėshtu shkathtėsi tė reja
pėr menaxhimin e situatave tensionuese dhe tejet dinamike. “Shpija e
Kosovės”, duket akoma nuk e ka gjetur shtėpinė e Kosovės?!
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Mon Jan 18, 2010 11:09 am

Bush, Klinton dhe Obama leksion pėr politikanėt shqiptarė!

opinione - Faqe 2 F.0118055339314_m
Dashnim Hebibi/Zvicėr

Leksionet
zakonisht i dėgjojnė nxėnėsit dhe studentėt pėr ti praktikuar nė njė tė
ardhme tė shpejtė, por leksionet e jetės dhe shembujve praktikė nė ēdo
sferė tė jetės, mirė ėshtė tė merren nga tė gjithė ne pavarėsisht
moshės dhe profilit intelektual dhe nga cili kėnd i botės vjen. "Merr
shembuj nga tė tjerėt, mos tė bėhemi ne shembull pėr tė tjetėr". Jemi
mėsuar tė marrim shembuj, apo tė shohim kopjime nė veshje, nė stil, apo
nė bashkėbisedim me publik nga ana joverbale dhe verbale tė
politikanėve tanė, por nuk jemi mėsuar qė tė shohim qė politikanėt
shqiptarė, qoftė kryeministrat, ministrat apo edhe presidentėt, kėtu
keni parasysh edhe shtetin amė Shqipėrinė, qė tė kopjojnė tė paktėn tė
mirat nga shtetet e zhvilluara.
Nėse nuk i kujtohen shembujt e mirė, politikanėve tanė qoftė nė
Shqipėri apo Kosovė, tė marrin dhe tė zbatojnė shembullin e
amerikanėve, qė e bėnė para pak ditėsh, kur presidenti aktual amerikan
Barack Obama ndėr tė tjera potencoi para popullit amerikan dhe kėsaj
here, ky drejtim i z.Obama para popullit, nuk ishte ndihmė pėr
Amerikėn, por nė ndihmė pėr njė shtet tjetėr, qė ėshtė nė gjendje tė
rėndė, qė pėrjetoi pra nga tėrmeti HAITI. Ky shembull nuk vlen vetėm
pėr politikanėt, por edhe pėr fushat tjera tė jetės. Kur ne po
mundohemi ta kopjojmė botėn nė shumė drejtime, mirė do ishte tė
kopjojmė edhe nė kėto drejtime. X kėngėn e kam dėgjuar mė duket
anglisht, X kėngėtari po e imiton Y edhe nė vallėzim, X artisti po
mundohet tė luajė si Y, ky politikan po mundohet tė jetė si Y e kėshtu
me radhė, por realisht, nė situata tė rėnda a do ishte mė se e
nevojshme tė jemi bashkė?
"Me kėnaqėsi mund tė ju njoftoj se presidentėt George W. Bush dhe
Bill Clinton "janė kthyer nė punė" dhe janė pajtuar tė udhėheqin
grumbullimin e donacioneve pėr ndihmė Haitit tė dėmtuar rėndė nga
tėrmeti me anė tė themelimit tė Fondit presidencial Clinton-Bush pėr
Haitin, ka thėnė presidenti aktual Barack Obama, pas takimit nė
Shtėpinė e Bardhė me dy ish paraardhėsit e tij".
Sa shembull praktik dhe domethėnės. Nė politikė ka inate apo nuk ka
inate, ose mė mirė me thėnė, ka zili dhe kjo zili i dėrgon deri nė
armiqėsi. Sa tė lumtur janė amerikanėt, kur shohin tre presidentėt e
tyre nė njė foltore, ku presidenti aktual, ua lėshon foltoren ish
presidentėve. Nėse do tė ndodhte tek ne ky shembull, qė kryeministri
t'ia lėshojė ish kryeministrit edhe pse ndoshta mundet tė jetė nga e
njėjta parti foltoren ėshtė paksa e ēuditshme, apo presidenti ish
presidentit. Kosovėn nė kėtė rast po e pėrjashtojmė, sepse nuk e kemi
presidentin historik tė saj, Dr.Ibrahim Rugova, ai ėshtė nė amshim dhe
ky shembull do tė vlente pėr presidentėt e rinjė qė do tė vijnė pas
presidentit aktual.
Presidentėt tanė,kanė dėshirė qė tė jenė president shumėvjeēarė nė
pozitė dhe nuk mundet tė shikojė nga njė pozitė tjetėr. Tė ndalemi tek
ish presidentėt e Shqipėrisė. Sa do tė ishte e mirėpritur nė kėtė
situatė qė po pėrjeton Shkodra me rrethinė, qė tė jetė bashkė nė njė
foltore ish presidenti me presidentin aktual dhe tė kėrkojnė ndihmė pėr
Shkodrėn. Ky rast, ėshtė shembull edhe pėr kryetarėt e partive. Nuk
vlen pėr tek ne ky shembull edhe shumė vite. Tani, kur Shkodra po
pėrballet me probleme serioze, atje shkojnė ministrat dhe ish
ministrat, kryetarėt dhe ish kryetarėt, deputetėt dhe ish deputetėt dhe
flasin e pėrflasin, se si tė vijnė nė pushtet...
Dikush nga lexuesit mundet tė pyes, se nuk bėhet ky krahasim, sepse
ne jemi larg pėr tė arritur deri tek kjo qė po shohim apo pamė. Por, do
ta pyesėsh menjėherė atė lexues, se pse atėherė po kopjojmė tė huajt nė
drejtime tjera, fjala bie nė stil tė jetės dhe nė art e kulturė? Gjėrat
e mira, duhet tė pranohen dhe tė zbatohen, por tė mos vonohen pėr
veprim. Individėt presin qė shoqėria nė tėrėsi t’u dėftojė ēfarė ėshtė
e drejtė dhe ēfarė e padrejtė. I perceptojnė rregullat si tė paprekshme
dhe kujtojnė se e kanė pėr “detyrė” t’u binden. Individėt fillojnė tė
kuptojnė se edhe tė tjerėt kanė nevoja. Mund tė orvaten t’ua plotėsojnė
nevojat tė tjerėve nėse kur janė duke vepruar kėshtu u pėrmbushen edhe
nevojat e tyre. Megjithatė vijojnė ta pėrcaktojnė se ē’ėshtė e drejtė e
ē’ėshtė e padrejtė kryesisht nė bazė tė pasojave ndaj atyre vetė.
Ky veprim i ish presidentėve dhe presidentit aktual amerikan, na
kujton se etika ėshtė shkenca mbi moralin ose etosin. Fjala moral
rrjedh prej fjalėve mos-moris dhe ka domethėnien e fjalėve zakon dhe
karakter ose natyrė. Termi etikė dhe pavarėsimi i etikės si disiplinė e
veēantė filozofike janė tė lidhura me Aristotelin. Si kategori tė
etikės janė: e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, virtyti, e
mira mė e lartė, vullneti i mirė, liria etj. Meqė pikėpamjet e moralit
janė tė shumta ato ndahen nė: heteronome dhe autonome. Gjithashtu e
dimė se, njė rol shumė tė rėndėsishėm nė krijimin e njė imazhi politik
pozitiv dhe tė besueshėm te njė politikan i ri jo thjesht si emėr i
pėrveēėm, por si pėrfaqėsues i njė subjekti politik, luan edhe
performanca publike e politikanit tė ri nė cilėsinė e zėdhėnėsit
politik tė subjektit pėrkatės politik apo tė qeverisjes, qoftė vendore,
qoftė qendrore.
Sa do ishte e mirėpritur, qė ish kryeministri Majko, Nano dhe tani
Berisha, ti drejtohen gjithė shqiptarėve kudo qė janė, qė tė ndihmojnė
kėtė gjendje nė Korēė??? Do na duhej edhe shumė leksione qė ti mėsojmė,
por nuk guxojnė qė t'na ikin...
(Autori ėshtė drejtues i Qendrės Mediale Shqiptare nė Diasporė)
Postuar: 5:53 / 18 Janar 2010 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Mon Jan 18, 2010 11:09 am

Nekrolog i heshtur, 17 JANARI: Rėnie pėr ēdo kohė

opinione - Faqe 2 F.0118055552978_m
Enver S. Morina

17
janari bashkėdyzon dhembjen dhe dashurinė, tragjiken dhe madhėshtoren.
Edhe pse ėshtė ditė dimri me ngricė e tė ftohtė, dielli mund tė shndris
dhe tė na kujtoj se edhe nė kėtė ditė (ri)kujtohet: Turqit, po t`mos
ishte kjo ditė, nuk do t`i kėrkonin eshtrat e mbrojtėsit tė kulturės
perėndimore pėr shėndetin e Perandorisė (Pėr fat!); plumbat nė trupat e
tre dėshmorėve do tė shėrbenin pėr gjueti nacionalizmash ballkanik nė
Undergrubenbah dhe Kinostudio “Shqipėria e Re” apo “Alba-Filmi” do ta
kishte njė rol- aktor mė tepėr!
Pėrvjetorėt as nuk ngushėllohen, as nuk festohen. Si njė prerje mes
mortjes dhe dasmės pėrvjetorėt, me rikujtimin madhėshtor qė ka herė-
herė vdekja dhe me pavdekėsinė e tyre, krijojnė njė pikė lidhėse,
krijojnė imazhin nė kėtė dekadė tė pambaruar pėr pathyeshmėri dhe
aktualitet qė, fatkeqėsisht, rrjedh ende dhembje. Nė historinė e njė
kombi, tė shumta janė ditėt qė i pėrkujtojmė, si ngjarje qė kanė lėnė
gjurmė tė pashlyeshme. Dhe personalitetet gjithashtu. Njė ndėr to,
ėshtė 17 janari nė shekuj e vite: Me 17 janar 1468 vdiq Skėnderbeu, me
17 janar 1982 vriten vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka, me 17 janar
1993 vdes aktori Ndrek Luca, me 17 janar …
Kaluan 17 vite (N. Luca), 28 vite (vėllezėrit Gėrvalla dhe K. Zeka),
5 shekuj e mė shumė qė 17 janari hyri nė kalendarin e datave historike
qė rikujton fatet e dhembshme- tragjike por edhe fitoret dhe lavdinė
heroike tė popullit shqiptar.
Me 17 janar tė vitit 1982 nė Untergrubenbah, fshatė afėr Shtutgardit,
pas njė atentati klasik vriten nė pritė J. Gėrvalla bashkė mė vėllain
Bardhoshin dhe shokun e tyre K. Zeka.
Figura e tretė madhore, nė ketė atentat, vdekja e fundit pas
intervenimit tė vrasėsit tė dytė, mjekut Vidiē, Jusuf Gėrvalla poet
prozator, dramaturg, romancier, pėrkthyes, kėngėtar futet nė mozaikun e
ndritshėm tė historisė kombėtare si figurė qendrore nė dimensione tė
gjėra edhe tė shtrirjes vepruese- atdhetare dhe krijuese artistike.
Jusufi pas arratisjes nė Gjermani, si njė personalitet tashmė i
formuar dhe konsekuent nė gazetarinė kosovare, vazhdon pėr njė kohė
edhe atje nxjerrjen dhe redaktimin e disa revistave. Pėrkundėr
aktivitetit tė dendur politik e publicistik tregon afinitet edhe si
shkrimtar: vėllimet me poezi “Fluturojnė e bien”, “Konjush e verdhė dhe
“Shenja tė shenjta, pasta romani qė i mbeti nė dorėshkrim “Rrotull”,
dramėn “Procesi”, etj.
Vetėm atėherė kur dėshtoi diplomacia serbosllave nė dezinformatat e
saja, ajo, aktivizoi policinė sekrete. Nė prani tė mjekėve dhe
pėrfaqėsuesve tė ligjit deklaron: “Deklaroi se mua Jusuf Gėrvallėn,
vėllain tim Bardhoshin dhe shokun Kadri Zeka i vrau policia e fshehtė
jugosllave…pėr tė vetmen arsye se ne luftojmė pėr tė drejtat e
shqiptarėve tė Kosovės…” Nga e gjithė kjo, dilema: Vetė Jusufi i kishte
parė fytyrat e krimineleve por nuk i kishte identifikuar: “Vrasėsit i
pashė, por nuk i njoha. Nėse janė shqiptar kurrė mos u zbulofshin.”
Rėnie atdhetare, testament kombėtar, flijim pėr rilindje, vdekje pėr
vrasėsin, udhėrrėfim pėr falje. Vetėm kjo vdekje e testamenton jetėn
dhe tė ardhmen.
Kadare shkruan (ia kushtoi edhe njė prozė emblematike “”Balada pėr
vdekjen e J. G.”): se “Vrasja e J. Gėrvallės ndėrpreu veē tė tjerash
njė nga krijimtaritė mė origjinale e mė kolorite tė letrave shqipe…
Vdekja e tij s’ishte veēse njė prerje.” Ndėrsa poeti N. Papleka:
Nė botė ka vdekje tė ndryshme
Dikush vdes ende pa lindur
Dikush vdes ditė pėr ditė
Po burrat vdesin veē njė herė
Pėr tė rilindur njė mijė herė
Veē njė herė vdiq Jusuf Gėrvalla
17 janari i papėrcaktuar nėpėr vite:
“…17 JANARI TA KUJTON TERRIN. KJO DITĖ BASHKĖDYZON DHEMBJEN DHE
DASHURINĖ, TRAGJIKEN DHE MADHĖSHTOREN. NJĖ ANKTH I PĖRZIER ME FRIKĖ.
EDHE PSE ĖSHTĖ DITĖ E KTHJELLTĖ DIMRI ME NGRICĖ DHE TĖ FTOHTĖ, DIELLI
MUND TĖ SHNDRISTE (NĖ DEKADĖN E FUNDIT TĖ SHEKULLIT XX DHE
FILLIMMILENIUMIN E TRETĖ JANĖ BASHKĖDYZUAR EDHE STINĖT) DHE TĖ NA
KUJTONTE SE EDHE NĖ KĖTĖ DITĖ JETOHET. TURQIT, PO TĖ MOS ISHTE KJO
DITĖ, NUK DO T’I KĖRKONIN ESHTRAT E MBROJTĖSIT TĖ KULTURĖS PERĖNDIMORE
PĖR SHĖNDETIN E PERANDORISĖ; PLUMBAT NĖ TRUPAT E TRE DĖSHMORĖVE DO TĖ
SHĖRBENIN PĖR GJUETI NACIONALIZMASH BALLKANIKĖ NĖ UNTERGRUBENBAH;
KINOSTUDIO “SHQIPĖRIA E RE” APO “ALBA – FILMI” DO TA KISHTE NJĖ ROL –
AKTOR MĖ TEPĖR...”
Postuar: 5:55 / 18 Janar 2010 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Mon Jan 18, 2010 11:10 am

Ēka po ndodh kėshtu me qytetin tim Prizrenin?!

opinione - Faqe 2 F.0118060040623_m
Adnan Abrashi


mesin e mbi 50 pėr qind tė popullatės sė Kosovės e cila nuk ka dalė nė
zgjedhjet e 15 nėntorit tė vitit tė kaluar, pa dyshim se jam edhe unė,
ai “vetėvrasėsi “ i drejtės sime, sikur na thonė, kushtetuese dhe tė
pacenueshme demokratike tė zgjidhi dhe tė jem i zgjedhur. Pas
hamendėsimeve tė shumta nė vete, kėtė vendim e kam marrė nė momentin e
fundit, mu ashtu sikur bėnė njė vetėvrasės ordinar, i cili, aktin e
vetėflijimit tė vetė, zakonisht e kryen nė mėngjes, para agimit.
Kuptohet, ky qėndrim “ekstrem” i imi, nga shumica e demokratėve mė tė
“arsyeshėm” dhe mė tė “vetėdijesuar” se unė, nuk ka hasur nė pėrkrahje
dhe mirėkuptim tė duhur. Sa kam pasur tė drejtė me kėtė veprim, sė paku
si statisfakcion pėr vete, do tė mė mbetet pasqyra e gjithė asaj
maskarade qė ndodhi mė vonė gjatė balotazhit pėr zgjedhjen e kryetarėve
tė disa qyteteve tė Kosovės, e veēanėrisht te zgjedhja pėr kryetar tė
qytetit tim tė Prizrenit. Mosarritja e votimit tė kryetarit, si dhe
anulimi dhe pėrsėritja e kėtyre zgjedhjeve nga KQZ-ja me arsyetim se
aty kanė ndodhur keqpėrdorime dhe manipulime tė shumta, edhe mė tepėr e
favorizojnė dhe e inkurajojnė kėtė veprim timin.
A thua, a ka pasur nė Prizren vėrtet keqpėrdorime dhe manipulime me
votėn e lirė tė qytetarėve tė tij?! Vėshtruar nga aspekti i logjikės sė
shėndoshė nė gjithė procesin e rrjedhjes sė gjėrave nė dukje, me plotė
gojė mund tė thuhet, PO! Ka pasur dhe atė 100 pėr qind. Sepse, nė kėto
zgjedhje tė raundit tė dytė pėr kryetar, qė tė dy kandidatė kanė fituar
pėrqindjen e njėjtė tė votave, “fifty-fifty”, apo, 50 me 50 pėr qind.
Nga ana tjetėr, sikur PDK-ja, ashtu edhe LDK-ja e Prizrenit, me
argumente bindėse e akuzojnė njėra tjetrėn pėr vjedhje dhe manipulim
votash. Nėse, me kėtė rast, nuk i mohojmė si tė vėrteta pretendimet pėr
ekzistimin e manipulimeve tė asnjėrės parti rivale, atėherė, si
konstatimin mė logjik do ta kemi njė matematikė tė thjeshtė: 50% tė
LDK-sė + 50% tė PDK-sė pėr manipulime, na bėjnė 100% dallavere me votat
e lira dhe demokratike tė qytetarėve prizrenas!

Ēka po ndodh kėshtu me qytetin tim?!
Edhe pse hija e vjetėr e tradicionalizmit specifik vazhdon tė
mbretėrojė nė bindjet e tė tjerėve pėr kėtė qytet, pa marrė parasysh
kush dhe ēka mendojnė pėr tė, prizrenasit vazhdojnė tė jetojnė sipas
tekeve tė tyre. Ashtu tė qetė, duke lėnė gjithmonė pėrshtypjen se,
pėrveē punėve tė veta, atyre nuk u intereson asgjė tjetėr. Sė paku
kėshtu duket nė shikim tė parė, e, realisht, diku nė brendinė e
krenarisė sė atyre kinse tė mentalitetit tė qetė, si latente fshihet:
zhgėnjimi, pakėnaqėsia, indiferentizmi... ndjesia kolektive e njė
sindrome tė paaftėsisė se ata vetė mund tė ndryshojnė sė paku diēka nė
kėtė drejtim.
E nė realitet, edhe pa kėtė hipotekė tė re pėr prirjen tonė tė hajnisė
me vota, Prizreni sot ėshtė i mjerė. Tė bėn tė mendosh sikur rėnkon.
Pėrveē papunėsisė dhe varfėrisė si materiale, ky qytet shpirtėrisht
ėshtė i zhytur nė hipokrizi. Nė njė trend tė shfrenuar tė moralit tė
sėmurė nė krizė. E them kėtė me plot keqardhje, por vėrtet marrėzia
dominon kudo mbi tė. Po, po, marrėzia! Nga njėra anė, e atyre qė e
udhėheqin dhe vendosin si pushtet pėr tė, (e atyre qė 100 pėr qind
vjedhin dhe manipulojnė me votat e qytetarėve) dhe nga ana tjetėr, e
neve shumicė qė vetėm ankohemi dhe flasim, por asgjė nuk ndėrmarrim nė
kėtė drejtim pėr ndryshimin e kėsaj gjendjeje.
Fatkeqėsisht, Prizreni sot s’ka mė individ me autoritet. S’ka
politikan tė mirėfilltė dhe politikė vizionare pėr tė ardhmen e vetė.
Kėtė e treguan edhe zgjedhjet e fundit lokale. Mjerisht, nė ēdo pore tė
jetės, si moral nė pėrhapje sundon gėnjeshtra, hipokrizia dhe
mediokriteti. Nėnshtrimi ndaj “autoritetit tė karriges” si mirėsjellje,
mbi tė cilin ėshtė ulur pushtetari kokėbosh. Politikani injorant, me
dishepuj tė vet servilė pėrreth, tė cilėve, pa kurrfarė dinjiteti i
pėrkulen gjithė tė tjerėt. Ata janė “Zot” nė kėtė qytet. Ata janė
madhėshtorė nė sytė e botės qė bindshėm po iu nėnshtrohet.
“E, po, i kemi zgjedhur vetė!” – na thonė shumė “komentues –
badiavxhi” tė cilėt, nė kėtė qytet mund t’i hasėsh ēdo ditė dhe nė ēdo
kohė, duke ndenjur kot sė koti me orė tė tėra nėpėr kafiteritė e
SHATĖRVANIT (qendra e qytetit) dhe duke i shtjelluar politikat ditore.
Kėta janė ata qė dinė ēdo gjė, dhe, pėr kėtė janė nė gjendje qė me orė
tė tėra t'ju bindin pėr njohurinė e vet qė ka nga tė gjitha lėmenjtė e
jetės: shkencė, politikė, sport, kulturė... Kėta janė “press– qendra” e
thashethemeve tė qytetit. Analistė lokalė qė pa dyshim krijojnė opinion
tė rėndėsishėm tek masat e gjera qė u besojnė.
Ata janė sinonim i asaj “qysh flet ēarshija”
Si karakteristikė tjetėr, Prizreni ėshtė qytet tipik i pėrfaqėsuar nga
disa pakica etnike, ama, nga ana tjetėr i ka “katundarėt”, edhe
“zoraxhitė“ e vet (kėshtu nė zhargonin e popullarizuar tė ēarshisė
quhen qytetarėt autokton tė Prizrenit), por pėr kėtė “fenomen” pak
flitet haptas. “Zoraxhitė” janė ata bashkėqytetarė pėr tė cilėt thuhet
se flasin shqip dhe mendojnė turqisht. Ata qė nė tė shumtėn e rasteve
janė me profesion ose “esnafė - dyqanxhinj”, ose shtėpiakė pa punė; tė
cilėt, nė fakt e pėrbėjnė pjesėn mė tė madhe tė atyre qė nuk kanė dalė
nė votime.
Nė zgjedhjet e fundit pėr balotazh, ta zėmė, PDK-ja e Prizrenit, ka
lidh koalicion me shumicėn e partive politike minoritare. Ajo, duke e
bėrė kėtė potez llogariti se edhe faktikisht morri bekimin dhe
pėrkrahjen e tyre por, ata harruan se me kėtė akt formal, i kanė
pėrfituar vetėm udhėheqėsit politik tė minoritarėve tė cilėt edhe ashtu
i kanė tė garantuar disa poste nė pushtet dhe vetėm kėshtu e luajnė
lojėn demokratike, e kurrsesi elektoratin e gjerė tė tyre.
Qė tė dyja parti politike aktualisht mė dominonte nė Prizren (PDK
dhe LDK), gabimin e mė tė madh nė kėto zgjedhje e kanė bėrė qė nė
start. Atė psikologjik: me vetėbesimin e tepruar nė vete. Tepėr tė
bindur nė vete se, nėse si parti politike ekzistojnė dhe veprojnė nė
kėtė qytet, me kėtė rast edhe e njohin mirė mentalitetin e tij. Gabimi
tjetėr i tyre qėndron nė strategjinė e veprimit pėrmes politikės
kadrovike partiake nė radhėt udhėheqėse tė tyre. Edhe pse ėshtė e
arsyeshme qė nė kėto rrethana tė mos e njohėsh kėtė mentalitet
specifik, sepse njė pjesė e madhe e funksionarėve tė tyre tė eksponuar
partiak, janė vendosur tek pas lufte nė Prizren, sė paku ėshtė dashur
qė nė shtabet e tyre zgjedhore tė rekrutojnė kėshilltarė dhe njerėz qė
shumė mirė e njohin kėtė autoktoni specifike. Njerėz qė e dinė nė thelb
si frymon ky qytet dhe kanė njėfarė autoriteti tė tėrthortė tek shumica
e banorėve e tij tradicional. Andaj, me kėtė rast, lirisht mund tė
konstatojmė se, dyzet e disa pėr qind tė atyre qė kanė dalė nė votimet
e zgjedhjeve tė fundit nė kėtė qytet, nuk ėshtė i gjithė Prizreni.
Prizreni i vėrtetė. Sė paku jo ai tė cilin e njoh unė mirė mė se 50
vite.
Pėr tė gjitha kėto marifete qė ndodhėn me zgjedhjet e fundit lokale
nė Prizren, dhe tė gjithat si vėrejtje qė i cekėm mė sipėr, janė vetėm
njėra anė e medaljes, sepse ana tjetėr tregon se, nė kėtė situatė, tek
tė dyja parti rivale, strategjinė kyēe tė fushatės zgjedhore nuk e kanė
hartuar vendasit, por qendra. Prishtina! Hashim Thaēi, Eqrem Kryeziu,
Enver Hoxhaj, Lutfi Haziri... Kjo, pa dyshim, nė njėfarė mėnyre,
indirekt i shkarkon nga pėrgjegjėsia pėr dėshtim politikanėt tanė
vendor, por assesi nuk e ndryshon mendjen e shumicės se qytetarėve se
me kėtė veprim mund tė kenė gabuar pse nuk kanė dalė nė kėto zgjedhje.
Bibe-bile, edhe mjaft nga ata qė kanė dalė, tani janė tė penduar...
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Mon Jan 18, 2010 11:10 am

Rrota e diplomacisė vetėmohuese

opinione - Faqe 2 F.0118054440450_m
Prof.dr. Mehdi Hyseni

Marrėdhėnie
diplomatike dhe fqinjėsi tė mirė me tė gjitha ato vende dhe popuj
ballkanikė, por vetėm mbi bazėn e reciprocitetit tė popujve, jo tė
interesave dhe tė privilegjeve tė ngushta tė diplomatėve dhe tė
politikanėve nė dėm interesit tė pėrgjithshėm tė popujve.

Mė 15 janar 2010, u dha lajmi zyrtar nga krye-diplomati pėrkthyes i
Rugovės, se Kosova ka lidhur marrėdhėnie diplomatike me Malin e Zi.
Lajm shumė i gėzueshėm ky pėr politikanėt dhe pėr diplomatėt e
Prishtinės dhe tė Podgoricė, jo pėr shqiptarėt e Kosovės, as pėr
shqiptarėt nėn Mal tė Zi, sepse nuk ėshtė nė interesin e tyre tė
ndėrsjellė, kur ėshtė fjala pėr njohjen dhe respektimin e plotė tė
drejtave dhe lirive tė tyre reciproke.
Mirėpo, ky gėzim nuk zgjati disa orė ngase “tifozėve sportivė” tė
tij, qė kanė pėrgatitur valixhet e tyre diplomatike drejt Malit tė Zi,
kryetari i Republikės sė Malit tė Zi, Filip Vujanoviq, ua prishi
disponimin momental, duke deklaruar se: “Unė gjithsesi nuk do t’i
nėnshkruaj aktet e shkėmbimit tė ambasadorėve derisa bashkėsia
nacionale malazeze tė pranohet qartė si pakicė, dhe t’i sigurohet
pėrfaqėsim autentik nė pushtetin e Kosovės”. (www.radioevropaelire.org,
15.01.2010).
Kėrkesa absurde tė presidentit tė Malit tė Zi, Filip Vujanoviq, qė
malazezėve kolonistė nė Kosovė, t’u njihet statusi i pakicės, ashtu
sikurse pakicės serbe etj., nuk ėshtė kurrfarė befasie, por vetėm
pėrsėritje e kėrkesės sė para do ditshme pikėrisht nga presidenti Filip
Vujanoviq, tė cilėn kanė pasur rast ta lexojnė dhe ta shqyrtojnė edhe
krerėt e politikės dhe tė diplomacisė sė Kosovės.
Mirėpo, me gjithė kėtė kėrkesė provokuese tė presidentit Filip
Vujanoviq, Prishtina dhe Podgorica shkėmbyen instrumentet e tyre
formale pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike ndėrmjet dy vendeve.
Me gjithė shpalljen dypalėshe tė vendosjes diplomatike midis Kosovės
dhe Malit tė Zi, kėrkesa e njėkohshme e presidentit malazias, Filip
Vujanviq, do tė ndėrlikojė dhe problematizojė marrėdhėniet ndėrmjet
kėtyre dy vendeve derisa Kosova, tė mos e njoh “pakicėn malazeze”.
Ndėrkaq, nė anėn tjetėr, kjo kėrkesė, do tė zbutė qėndrimin negativ
tė Beogradit, nė mėnyrė qė, tė mos vinte deri te prerja e marrėdhėnieve
diplomatike ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi, ashtu siē ka
paralajmėruar “demarshi” i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Serbisė
pėr tėrheqjen e ambasadorit serb nga Podgorica, si rrjedhim i lidhjes
sė marrėdhėnieve diplomatike tė Malit tė Zi me Kosovėn, mė 15.01.2010.
Antidiplomacia e boshtit shqiptar!
Sė pari, Tirana dhe Prishtina, do tė duhej t’i zgjidhnin problemet e
tė gjithė shqiptarėve nė Ballkan, duke i integruar nė njė shtet tė
pėrbashkėt, e pastaj, tė lidhnin marrėdhėnie diplomatike, ekonomike dhe
tregtare me vendet kolonialiste dhe imperialiste sllave tė Ballkanit.
Kjo, do tė duhej tė ishte strategjia e drejtė, afatgjatė, pragmatike
dhe e dobishme pėr shpėtimin dhe mbrojtjen e interesit tė pėrgjithshėm
kombėtar shqiptar dhe tė Shqipėrisė.
Ndryshe, pėrfundimi i deritashėm i lidhjeve dhe i marrėdhėnieve
diplomatike tė Tiranės dhe tė Prishtinės me vendet fqinje sllave, ka
vetėm karakter biznesi politik, ekonomik, tregtar tė karriestėve dhe tė
mafiozėve tė ndryshėm politikė shqiptarė dhe serbosllavė. Zhvillimi i
njė politike dhe diplomacie tė tillė nuk ėshtė nė funksion tė pajtimit,
tė bashkėpunimit,tė ingreimit, as tė afrimit tė popujve tė Ballkanit.
Me njė fjalė, pavarėsisht se ēfarė rėndėsie ka vendosja e
marrėdhėnieve diplomatike tė njė vendi me ndonjė vend tjetėr, duke
pėrfillur standardin e interesit tė reciprocitetit, sipas sė drejtės
ndėrkombėtare, lidhja e marrėdhėnieve diplomatike tė Tiranės dhe tė
Kosovės me vendet kolonialiste sllave ballkanike, nuk ėshtė nė
interesin jetik reciprok tė koekzistencės, tė paqes dhe tė
bashkėpunimit tė mirėfilltė tė popujve tė tyre, por tė biznesit tė
bartėsve tė diplomacisė dhe tė politikės drejtuese, nė emėr dhe pėr
interes tė tyre.
“Kryediplomatėt” dhe “kryepolitikanėt” e Tiranės dhe tė Prishtinės
po mashtrohen duke ushqyer iluzione tė shkreta, se kinse, pas vendosjes
sė marrėdhėnieve diplomatike me shtetet kolonialiste serbos-sllave,
domethėnė vetėm me bekimin dhe me pėlqimin e tyre, “ mė lehtė, do ta
zgjidhin” statusin kolonial tė shqiptarėve, tė cilėt qe 100 vjet
ndodhen nėn sundimin e tyre tė egėr dhe gjenocidal.
Njė rezonim dhe veprim i kėtillė i tė ashtuquajturave elita politike
dhe diplomatike tė sotme shqiptare, ėshtė gabim fatal, sepse deri tani,
askund nė botė, nuk ka ndodhur qė shtetet kolonizatore vullnetarisht,
tė japin bekimin dhe pėlqimin pėr shkolonizimin domethėnė vetėvendosjen
dhe pavarėsimin e kolonive tė tyre.
Ndaj, as Mali i Zi, as Maqedonia, as Serbia, as Greqia kurrė nuk do
japin bekimin, as pėlqimin e tyre formal, qė shqiptarėve t’u njihet e
drejta historike mbi territoret e tyre dhe e drejta e vetėvendosjes, qė
tė jetojnė si njė komb dhe si njė shtet i lirė dhe i njėsuar nė Ballkan.
Nė vend se, Tirana dhe Prishtina tė dalin sa mė parė me platformėn e
tyre strategjike pėr bashkimin e Kosovės dhe tė Shqipėrisė, titullarėt
e tyre vrapojnė si lypėsi pas zotėrisė, qė sė pari, tė integrohen me
Beogradin, me Podgoricėn, me Shkupin dhe me Athinėn.
Pavarėsisht nga interesat afatshkurtra tė politikės dhe tė
diplomacisė ditore tė Tiranės dhe tė Prishtinės, vendosja e
marrėdhėnieve diplomatike me shtetet fqinje, ku shqiptarėt ende janė
nėn sundimin e tyre tė egėr kolonialist, ėshtė njė tradhti sui generis
edhe ndaj historisė, edhe ndaj shqiptarėve, edhe ndaj Shqipėrisė Etnike.
Po tė kishte ekzistuar njė diplomaci e mirėfilltė shqiptare, as
Tirana e as Prishtina, nuk do tė duhej tė vendosnin marrėdhėnie
diplomatike me Podgoricėn, derisa tė mos zgjidhej pėrfundimisht dhe
drejtėsisht statusi autonomisė politike tė shqiptarėve tė Malėsisė sė
Madhe nėn Mal tė Zi.
Mirėpo, duke qenė se nuk ekziston njė politikė dhe njė diplomaci e
tillė, e njėsuar kombėtare dhe shtetėrore shqiptare nė Ballkan, Tirana
dhe Prishtina, duke cenuar thellė interesin e pėrgjithshėm kombėtar dhe
shtetėror shqiptar kanė lidhur marrėdhėnie diplomatike edhe me Malin e
Zi, edhe me Maqedoninė.
Nga kjo politikė dhe, nga kjo diplomaci fatkeqe shqiptare, do tė
pėrfitojnė mė sė shumti serbėt, malazezėt dhe maqedonasit nė
rinkofirmimin e interesave tė tyre tė derisotme kolonialiste dhe
neokolonialiste nė kurriz tė vetėvendosjes dhe tė bashkimit tė
shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike.
Ndėrkaq, mė sė paku, do tė pėrfitojnė shqiptarėt dhe Shqipėria
Etnike, sepse “pėrbishtimi” i njė politike dhe, i njė diplomacie tė
tillė, nuk ėshtė nė interes tė drejtpėrdrejtė tė tyre, por tė
politikanėve dhe tė diplomatėve vasalė shqiptarė.
Postuar: 5:44 / 18 Janar 2010 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Mon Jan 18, 2010 11:11 am

Koalicioni PDK-“Vetėvendosje”, apo si po degradohen institucionet e Kosovės

opinione - Faqe 2 F.0116165048291_m
Nexhmedin Spahiu

-
Aktiviteti i “Vetėvendosjes” pėr mosdalje nė zgjedhje i ka shkuar pėr
shtat PDK-sė. Vjedhja e votave nga PDK ēon ujė nė mulli tė
“Vetėvendosjes”. Duke u vjedhur votat qė janė themeli i demokracisė,
degradohen institucionet. Kur degradohen institucionet atėherė piqen
kushtet pėr revolucion -

Slogani qendror i Lėvizjes “Vetėvendosje” ka qenė, dhe mbetet, se
institucionet e Kosovės janė institucione koti vetėm sa pėr tė maskuar
vendimet e ndėrkombėtarėve dhe pėr tė realizuar politikėn e
ndėrkombėtarėve. Me njė fjalė: institucionet e Kosovės nuk janė
institucione tė mirėfillta, por duhet tė krijohen nga e para pas
pėrzėrjes sė ndėrkombėtarėve, nė mėnyrė qė ato fare tė mos kenė ndikim
nė ndėrtimin e tyre. Ata qė kundėrshtojnė Albin Kurtin arsyetohen me:
“Ku dimė ne tė krijomė institucione pa ndėrkombėtarėt?”.
Shumica e kosovarėve nė fillim besuan nė ndėrkombėtarėt dhe
institucionet qė ata do t’i krijonin pėr ne. Me kalimin e kohės humbi
ky besim. Tamam nė prag tė shpalljes se pavarėsisė sė Kosovės, besimi
nė institucionet e Kosovės ra nėn 50 %. Kėtė e dėshmon pėrqindja e
daljes nė zgjedhjet nacionale e lokale tė vitit 2007. Madje nė
zgjedhjet e vitit 2009, autori i kėtyre rreshtave me qellim tė
vetėdijesimit pėr dalje nė zgjedhje pėrmendi faktin se Presidenti
Klinton po na fton qė tė dalim nė zgjedhje kurse presidenti Tadiq po na
fton qė tė mos dalim nė zgjedhje, e ne duhet ta dėgjojmė Presidentin
Klinton e jo Presidentin Tadiq. Doli se shumica e kosovarėve e dėgjuan
Tadiqin e jo Klintonin!
Disa thonė se nuk e dėgjuam Boris Tadiqin po Albin Kurtin, qėndrimi
i tė cilit nė kėtė pikė ėshtė identik. Nė fakt, jo bash identik po i
pėrafėrt. Boris Tadiq thotė se shqiptarėt nuk janė brum nga i cili mund
tė ndėrtohen institucione tė qėndrueshme, kurse Albin Kurti thotė se
institucionet qė na i ndėrtuan ndėrkombėtarėt nuk janė tonat dhe nuk
mund t’u shėrbejnė interesave tona. Nė thelb, si Boris Tadiqi si Albin
Kurti shprehin mosbesim nė institucionet ekzistuese tė Kosovės.
Problemi nuk ėshtė tani vetėm me Boris Tadiqin e Albin Kurtin, por
edhe me shumė se gjysmėn e qytetarėve tė Kosovės tė cilėt pajtohen me
Boris Tadiqin dhe/ose Albin Kurtin.
Dikush mund tė thotė se dalja e ultė nė zgjedhje nuk ėshtė tregues i
kėsaj, pasi edhe nė vendet me demokraci tė zhvilluar, ku besimi nė
institucione ėshtė i lartė, ka dalje tė ultė nė zgjedhje. Kjo ėshtė e
vėrtetė, por atje nuk ka rrezik pėr vjedhje votash. Mosdalja nė
zgjedhje nė vendet me demokraci tė zhvilluar e ka mė shumė kuptimin e
asnjanėsisė sesa tė mospėrfilljes sė shtetit.
Nė secilin rast mosdalja nė zgjedhje i leverdisė partive qė vjedhin
vota, kėshtu qė lirisht mund tė thuhet se aktiviteti i “Vetėvendosjes”
pėr mosdalje nė zgjedhje i ka shkuar pėr shtat PDK-sė. Nė anėn tjetėr,
vjedhja e votave nga PDK ēon ujė nė mulli tė “Vetėvendosjes”. Duke u
vjedhur votat qė janė themeli i demokracisė, degradohen institucionet.
Kur degradohen institucionet atėherė piqen kushtet pėr revolucion. Sa
mė shumė qė degradohen institucionet e Kosovės aq mė tė vėrteta dalin
fjalėt e Albin Kurtit.
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Wed Jan 20, 2010 7:00 pm

Jetimėt e shtetit

opinione - Faqe 2 F.0120032047593_m
Mevlude Zejnullahu

- Kėndvėshtrim sociologjik -
Nė Kosovė ka pėrfunduar lufta, pothuajse,
qė 11 vjet. Pas gjithė kėtyre viteve, rrjedhat teknologjike tė botės
janė bartur edhe kėtu, e sidomos teknologjia e medieve, tė cilat
gjithherė kanė synim - lehtėsimin e pėrēimit tė lajmeve sa mė lehtė e
sa mė shpejt te publiku. Pra, nė kėtė dekadė tė pasluftės, Kosova, si
kurrė mė parė, ka filluar tė vrapojė drejt globalizimit qoftė tė
medieve, qoftė tė infrastrukturės rrugore, qoftė tė demokratizimit tė
institucioneve tė saj; qoftė, madje, edhe pėr shumė ēėshtje sociale,
shėndetėsore e, edhe pėr planifikime familjare. Por, shumė shqetėsime
kanė mbetur ende tė theksuara si: vetėvrasja, prostitucioni,
pornografia, homoseksualizmi, droga etj., veēmas: aborti, i cili kėtu
do tė pėrmendet kalimthi.
Sot nė Kosovė nuk di nėse ka ndonjė familje (pėrjashtuar ato nė
gjendje shumė tė rėndė ekonomike) qė s’i dėgjon lajmet sė paku njė herė
nė ditė qoftė nė radio ose nė televizion e qė nuk i komenton deklaratat
e politikanėve tė partive tė ndryshme, por jo edhe programet e tyre tė
prezantuara gjatė e pas fushatės zgjedhore.
Zgjedhjet e kaluara dėshmuan se politika kosovare (partitė) duket se
nuk e ka fort tė qartė, nė program jo se jo, se ka pėrgjegjėsi tė
merret edhe me kėto probleme qė pėrmendėm, tė cilat, edhe meqenėse
kohėt e fundit nė shoqėrinė tonė gjithnjė e mė shumė janė nė rritje, aq
mė pak po kihet kujdes pėr to e ndaj atyre njerėzve. Ato vazhdimisht po
tejkalohen, sikur tė ishin tė armiqve. Pėr to nuk hapin veshėt
institucionet e shtetit e as nuk iu shkon mendja partive tė pėrmendin
ndonjėrėn prej tyre. Kurse, nė anėn tjetėr, mediet ēdo mėngjes, ēdo
mesditė e ēdo mbrėmje bėjnė zhurmė rreth kėtyre problemeve, lehin sikur
zagarėt, sipas takatit, pas gjahut nė mal ose nė fushė, duke sjellė
edhe pamje tė personazheve e, edhe fjalė rrėqethėse nga jeta e tyre.
Por, ndėrmjet shoqėrisė dhe shtetit ka dhe njė problem tjetėr, shumė tė
vrazhdė.
Me prurjen e “vlerave” tė reja, kinse emancipimit e demokratizimit
tė shoqėrisė, sidomos gjinisė femėrore, disi ka filluar tė keqkuptohet
ajo liria e sjelljes sė njė kategorie tė femrave nė Kosovė. Por, prej
nga ky keqkuptim? Pėrgjigjet rreth tij do tė ishin tė ndryshme, ngaqė
nuk ka analiza tė plota se pėrse vajzat e reja, pėr shkak tė kėsaj
“lirie” tė keqkuptuar, kanė filluar t’i lėshohen lirisė seksuale me
bashkėmoshatarėt e vet e shpeshherė edhe me mosha tė tjera mė tė mėdha.
Njė ndėr shpjegimet tona ėshtė se, shkaqet duhen kėrkuar nė praninė
e ndėrkombėtarėve nė Kosovė qė nga paslufta e kėndej. Kontingjentet e
forcave paqeruajtėse, qė nė Kosovė kanė qenė nė numėr tejet tė madh,
natyrisht se kanė pasur nevoja seksuale dhe interesime. Kjo tezė e jona
mund tė kontestohet nga kėndvėshtrimi informativ, por si dukuri e
shprehur tashmė, madje edhe me dimensione goxha alarmuese, pėr mendimin
tonė, e ka “gjetur” vendin e vet nė mesin e atyre fenomeneve qė duhet
t’u kushtohen vėmendje e posaēme.
Sė kėndejemi, mendojmė se shkaqet duhen kėrkuar edhe tek njėfarė
indeference e re e prindėrve qė ka filluar ndaj gjeneratės sė re
(gjenerata e viteve ’90-ta), qė tashmė ka hyrė si kontingjent, qė mė sė
shumti po ka probleme ta gjejė vetveten nė kėto proceset e reja, tė
quajtura, pra, demokratike! E, edhe pse, nė anėn tjetėr ėshtė njė hall
tjetėr i madh: prindėrit, mė parė sesa me problemet e vajzės, janė tė
mbingarkuar me probleme ekonomike, sidomos me: ta sigurojnė ekzistencėn
(bukėn) pėr familje.
Mė tutje, kuptojmė se, njė qytetari kosovar, qė ėshtė i ngarkuar me
shumė halle ekonomike e sociale, larg mendsh se do t’i bie ndėrmend t’i
flasė vajzės pėr edukatė seksuale, se kur ėshtė koha mė e pėrshtatshme
e marrėdhėnies sė parė, apo cilat mjete preventive duhet tė pėrdoren
gjatė marrėdhėnies seksuale pėr t’u mbrojtur nga: shtatėzėnia e
padėshiruar, nga HIV-i, sifilizi e ndonjė sėmundje tjetėr infektuese e
ardhura nga moskujdesia gjatė aktit seksual.
Gjithashtu, kemi vėnė re se gjeneratat e reja kanė njė
individualizim tė tepruar, qė me kushtet dhe rrethanat tona ekonomike
vėshtirė se mund tė ndėrtohet dhe tė ngrihet njėsojė sikurse qė ka
ndodhur, bie fjala, nė botėn perėndimore. Kėtij faktori themi qė duhet
shtuar edhe krizėn qė e ka kapluar institucionin e familjes kosovare
qė, tashmė, edhe me thellimin e tepruar tė krizės ekonomike, ėshtė
futur nė njė lloj skeme tė ēoroditur makiaveliste! Por, ka njė zgjidhje.
Terapia mė e mirė pėr tė gjithė ne ėshtė: jo kthimi decidiv kah
vlerat konservative tė familjes sonė, se ato, ėshtė e kuptueshme, nuk
mund t’u bėjnė mė rezistencė kohės dhe proceseve tė reja integruese,
por duhet tė shkojmė kah kombinimi i natyrshėm i kėtyre vlerave me
trendėt e rinj tė shoqėrisė sonė shumetnike. Kėshtu, mbase, do tė jemi
shumė mė tė kujdesshėm pėr vete dhe pėr shtetin!
Pak larg nesh ka shembuj pėr tė mirė. Nėse kalojmė kufijtė
gjeografikė tė Kosovės, shohim se nė Shqipėri ėshtė i pranishėm njė
trend i tillė i kombinimit tė kėtyre dy sistemeve tė reja, por nė
Kosovė, edhe pse kaq afėr me kėtė kombshtet, ende s’e dimė se kah do tė
shkojė ky trend. Pėrveē qė i mbetet kohės tė na tregojė se kah do tė
shkojmė, ėshtė edhe koha qė projektet e qeverisė dhe programet e
partive tė jenė shumė mė ndryshe nga ē’janė tash, dosido tė ofrojnė njė
zgjidhje pėr jetė mė tė mirė e mė tė rehatshme pėr akėcilin shtetas tė
Republikės sė Kosovės. Por, hėpėrhė, na mbetet ta presim edhe mė tutje,
po kaq rėndė, atė tė ardhme mė tė mirė pėr kėta jetimė tė shtetit!
(Autorja ėshtė gazetare e diplomuar dhe vijon studimet bachelor nė Sociologji)
Postuar: 3:20 / 20 Janar 2010 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Wed Jan 20, 2010 7:00 pm

A duhet “Rugovizmi” tė mbetet vetėm pronė e disa partive politike, apo e gjithė kosovarėve?

opinione - Faqe 2 F.0120031503143_m
Prof.dr. Fadil Maloku/sociolog

Kėtyre
ditėve, apo mė saktėsisht mė 21 janar mbushen plotė katėr vjet qė kur
vdiq ideologu dhe udhėheqėsi mė karizmatik i shqiptarėve tė Kosovės nė
shekullin e kaluar. Nė fakt, emri i tij sė bashku me konceptin e tij te
ri pėr mėnyrėn e sjelljes se shqiptarėve tė Kosovės nė vitet 90-ta, pat
zgjuar dhe mendojė akoma zgjon sėrish interesime si pėr studime dhe
analiza tė ndryshme shkencore historike e me siguri edhe sosh
sociologjike. Nė vijim, pak shumė do tė mundohemi tė japim njė
kėndvėshtrim mė tepėr sociologjik se sa historik pėr kėtė si ta quaj
rrugėtim gati dy dekadash tė kosovarėve.
Njė fakt tjetėr qė meriton me u marrė me kėtė ēėshtje, kujtojė me
rėndėsi tė pa kontestueshme ka tė bėjė edhe me aktin apo tendencėn e
“pronėsisė” sė emrit dhe veprės se Dr. Ibrahim Rugovės dhe gjithė asaj
qė shquhet si “Rugovizėm” nė ditėt e sotme! Pra, me vdekjen e tij
sėrish u aktualizua diskursi rreth monopolit dhe trashėgimisė
rugoviane, siē po e quajnė LDK-ja dhe LDD-ja, nėpėr mediumet publike
dhe nėpėr aulat tjera mediatike.
Ky debat do tė kishte kuptimin e vetė meritor sikur tė ngrihej nė
nivel tė analizave dhe studimeve akademike tė tipit tė analizės sė
pėrmbajtjes e sidomos tė tipit tė metodologjisė analogjike sikurse
bėhet gjithkund nė botėn e civilizuar nė rast se dėshirohet tė
dėshmohet deklinimi i sjelljes se njė komuniteti nga ajo sjellja
standarde tė themi kushtimisht edhe historike, ngase kėshtu pėrveē qė
do tė shndriteshin disa nga aspektet fondamentale tė kėsaj “filozofie”,
“lėvizjeje”, “trashėgimie”, etj. siē janė tė prirė ta projektojnė akoma
sot bie fjala LDK-ja dhe LDD-ja, nė fakt do tė dihej pėrfundimisht edhe
titullari!
Para detektimit tė titullarit apo kėsaj “pronėsie” , pėr mendimin
tim ėshtė shumė me rėndėsi tė studiohet ēėshtja e pėrkufizimit tė asaj
qė monopolistėt nga LDK-ja dhe LDD-ja e edhe vetė mediet e shquajnė si
“filozofi rugoviane”, “trashėgimi rugoviane”, “filozofi jo violente”,
etj., nė mėnyrė qė mė pastaj tė kalohet tek pronėsia dhe monopoli
politik. E themi kėshtu qė nė fillim ngaqė, realisht nuk do te duhej qė
ky thesar si do qe ta quajmė: “filozofik”, “ideologjik”, etj. Nuk mund
dhe nuk do te duhej parimisht t’i takojė ndonjė subjekti tė caktuar
politik, ashtu siē po pretendojnė kėto dy subjekte qė kanė interesa
ekskluzive politike(!), por gjithė popullit tė Kosovės.
Mjerisht, akoma me kėtė ēėshtje po merren vetėm mediet dhe mė pak
publicistika e shkenca sidomos ajo sociologjike, ndėrsa ajo qė ėshtė mė
interesant nė tėrė kėtė diskurs tash edhe publik ka tė bėjė se me
analizat, krahasimet, kuptimin, perceptimin dhe procesin e hulumtimit
dhe tė cilėsimit po merren njerėzit jo kompetent dhe paragjykues. Pėr
t’i ikur kėtyre kurtheve dhe anonimiziteteve do te duhej qė dukurinė e
“rugovizmit”, apo “filozofisė sė jo violencės”, qė janė aktualisht duke
e interpretuar aparatēikėt e LDK-s dhe ata tė LDD-s, tė provojmė ta
hulumtojmė nga shumė kėndvėshtrime dhe shumė aspekte tjera qė gjerė
tani pak apo pothuajse fare pak janė bėrė gjerė tani.
Nė fakt, kujtojė qė pėr kėtė diskurs do tė ishte mė mirė t’i
adresohemi pakėz kontekstit kohor kur ai doli nė skenėn politike
kosovare. Ky shkrim ka pėr qėllim pak a shumė tė prek disa nga kėto
aspekte tė kėtij konteksti kohor dhe atij shoqėror, pra si u ambientuan
kaq shpejt kosovarėt me tė, sa ishte i arsyeshėm aplikimi masiv i kėsaj
ideje nė gjithė qytetarėt e Kosovės, mė tej a mund tė flasim pėr ndonjė
model tė mundshėm tė pozicionimit sociologjik, pastaj si u zhvillua dhe
nga cilėt faktorė e ushqye dhe e mbajt kaq gjatė kjo “lėvizje apo
filozofi” e pa parė gjerė atėherė nė mentalitetin dhe etnopsikologjinė
e shqiptarėve tė Kosovės por edhe pėr vete regjimin e Serbisė?!
Nė fakt , a mund tė shquhet e gjithė kjo dukuri e sjelljes si
“filozofi”? Cila ėshtė teoria dhe praktika e saj? Apo kishim tė bėjmė
vetėm me njė taktikė e pėrkohshme tė lidershipit tė atėhershėm pėr tė
ruajtur substancėn kombėtare qė ishte nė shėnjestėr tė gjitha regjimeve
serbe(sllave)?! I bėjmė gjithė kėto pyetje, ngase akoma nuk kemi ndonjė
elaborim mė tė hollėsishėm rreth kėsaj sjellje kolektive e shqiptarėve
tė Kosovės viza vi viteve ’90-t/’99. I bėjmė, po ashtu edhe pėr shkak
se “rugovizmi, apo filozofia e joviolencės”, nė kulturėn e sjelljes sė
shqiptarėve nė pėrgjithėsi ishte njė risi e llojit tė vetė qė ishte nė
kundėrshti edhe me vetė historinė e tyre tė njohur tė rebelimit
permanent (por tė fragmentarizuar dhe asnjėherė tė unifikuar?!).
Gjersa, interpretuesit e sotėm pra monopolistėt dhe uzurpatorėt e
LDK-s dhe LDD-s asnjėherė nuk e kanė ndier nevojėn e sistemimit,
elaborimit dhe arsyetimit tė kėsaj ”filozofie” dhe “joviolence” , bile
as sa ishte gjallė i ndjeri Rugova! E tash krekosen pėr trashėgimi,
vetėm e vetėm qė tė qėndrojnė nė politikė me emrin dhe “filozofinė
rugoviane”?! Por tė shohim, nė disa vazhdime si lindi kjo ”filozofi” qė
tash po mburracohen disa nga aparatcikėt e sotit?
Si lindi “filozofia rugoviane”?
Pėrkundėr shtet - krijesave postkomuniste qė iu nėnshtruan njė
imperativi tė vetėm, pra atij tė animimit tė opinionit tė brendshėm dhe
tė jashtėm pėr ecurit e proceseve tė reja demokratike, shqiptarėt e
Kosovės, nė vitet 90-ta, nė fakt u deshtė t’i nėnshtrohen edhe njė
synimi tjetėr qė te perėndimorėt me konfirmimin e Mastrihtit, kishte
filluar tė zgjonte kėrshėrinė e shuarjes apo shkrirjes sė asaj qė te
ata identifikohej me shekuj si identitet shtetėror (qė ata asnjėherė
nuk arritėn ta kenė tė vetin nė asnjė periudhė kohore!) apo kulm I
pėrbashkėt identitetesh kombėtare.
Procedimi i tillė dualist i shqiptarėve tė Kosovės, shikuar nga
kėndvėshtrimi pragmatik nė esencė ishte njė pėrpjekje e fundit e tyre
edhe pėr t’u identifikuar me rrjedhat dhe trendėt aktuale qė po
ndodhnin pas rėnies sė Murit tė Berlinit pra komunizmit, por edhe pėr
t’u ēliruar nga regjimi kolonialist serb. Meqė, kosovarėt aktualisht
nuk kishin asnjė shans ta arrinin kėtė synim tė tyre pėr ēlirim
kombėtar dhe pėr ta bėrė strehėn e shtetit tė tyre , edhe pėr shkak tė
raportit tė forcave: ushtarake, politike, ekonomike, etj, por edhe tė
njė disfavori tjetėr qė kishte tė bėnte me rrethanat e jashtme globale,
ku ish Jugosllavia akoma kishte njė kredibilitet tė pa kontestuar,
kujtojė qė historia do ta dėshmojė se ndėrrimi i kursit nga ai
historikisht violent nė njė kurs tė pėrkohshėm jo violent i lėvizjes
rugoviane, nė fakt ishte vetėm njė stacion pritjeje historike, pra njė
periudhė e konsolidimit dhe pėrgatitjes sė asaj qė edhe de fakto ndodhi
nė vitin 1999, kur edhe u pa se lufta e armatosur ishte e pa evitueshme
nė Kosovė.
Duke mos dashur te jem as apologjet e as kundėrshtar i kėtij
diskursi qė tash ka filluar tė ri keqkuptohet me qėllime apo pa qėllime
te caktuara, do te doja qė si njė dėshmitar i asaj kohe, pra si njė
sociolog i ri qė kishte bė analiza dhe studime (empirike) tė asaj
periudhe, tė bėjė krahasime dhe tė gjurmojė tė vėrtetėn e ndėrrimit tė
pėrnjėhershėm tė kursit tė sjelljeve tė shqiptarėve tė Kosovės.
Dihet, parimisht se shqiptarėt si komb deri diku edhe i emancipuar e
i pajisur me tė gjitha tiparet e njė kombi modern: me elitė pak a shumė
tė ngritur intelektuale, politike dhe me njė strukturė po ashtu si tė
pretenduar shkencore e ekonomike,etj. pra me njė vetėdije shumė mė tė
avancuar pėr vetė vetėn, mbetėn pothuajse tė vetmit nė Evropė, tė cilėt
akoma nuk e kishin rrumbullakuar procesin e formimit tė identitetit tė
vetė shtetėror!
Statusi i popullit tė vonuar
Ky "vonim", i cili po ashtu i ka shkaqet dhe pasojat e veta, qė
pothuajse janė njė kombinim i rrethanave objektive dhe atyre
subjektive, sot nuk mund tė shėrbejė si ndonjė satisfaksion as moral, e
as politik (pėr askėnd!), ndėrsa pėr atė historik as qė vlen tė
diskutohet mė tej, ngaqė ėshtė akoma i “gjallė” si thuhet nga ne
sociologėt. Shikuar, kėshtu, dmth. nga kėndvėshtrimi i asaj ēka qenė
dhe ē’ėshtė tani kombi shqiptar, kujtojmė qė interesimi pėr njė status
tė tillė "vonues" nė familjen e madhe tė kombeve evropiane , ka qenė
rrjedhojė i shumė faktorėve dhe shumė shkaqeve gjė qė nuk ėshtė objekt
i analizės sonė sociologjike tani.
Interesimi ynė do tė fokusohet pėr ngjarjet qė kanė tė bėnė me
periudhėn pas viteve '9o- ta, kur kualiteti i synimit shqiptar pėr ta
bėrė identitetin e vetė ashtu siē e kishin bėrė edhe kombet tjera tė
Evropės, u begatua edhe me njė formė dhe pėrmbajtje tė re (tė pa
elaboruar gjykojė sa duhet nga ne) tė panjohur gjerė atėherė pėr etikėn
e tyre shekullore tė sjelljes, atė tė jo dhunės, apo jo violencės siē e
quanin perėndimorėt! Qė ishte njė befasi e madhe, jo vetėm pėr
shqiptarėt e Kosovės dhe ata tė Shqipėrisė e gjetiu, por edhe pėr vetė
serbėt dhe regjimin e Millosheviqit!
Futja dhe implikimi i njė strategjie tė tillė, tashmė edhe me njė
aplikativitet masiv tė jashtėzakonshėm, ēėshtjen e demokratizimit dhe
tė ēlirimit nga regjimi serb tė shqiptarėve tė Kosovės sikur e hodhi nė
shtratin e Prokrustit ndėrkombėtar, pra Amerikės dhe aleatėve tjerė
perėndimor. Ishte njė hap i madh ky! Problemi tashmė ishte si tė
“arsyetohet” pėrbrenda hapi pėr jo violencė dhe qetėsi (pėr mua ishte
gjithnjė njė indiferencė pasive) masive, ngase ekzistonte rreziku real
i shfarosjes nga ana e shtetit serb.
Por, procesi i inicimit tė rrėnimit tė stereotipive tradicionale siē
ishin ato: tė besės, mikpritjes, trimėrisė, pastaj atij tė gatishmėrisė
pėr t'u flijuar pėr tė mirėn e atdheut dhe mirėqenies sė kombit dhe
konceptit tė mos durimit ndajė tė huajit, filluan tash tė marrin
kuptimin e njė refuzimi masiv?! Dhe ajo qė ėshtė edhe mė interesant nė
tėrė kėtė histeri tė pranimit tė pėrnjėhershėm (pa ndonjė konsensus
paraprak masovik, pra pa ndonjė referendum) filloi tė harrohet historia
e stereotipive "identifikuese", pėrmes tė cilave shqiptarėt gjithandej
Ballkanit njiheshin nė memorien e popujve! Tė orientuar kėshtu
shqiptarėt e Kosovės, tanimė filluan nė mėnyrė tė (pa)vetėdijshme dhe
me aplikativitet masiv ta kėmbejnė dogmėn e jo dhunės(cila kuptimin e
tė menduarit kreativ shqiptar e rrudhi nė njė kod tė vetėm i cili e
funksionalizoj pranimin e durimit si mjetė tė vetėm tė mbijetimit) , me
stereotipit e mėhershme(tė rebelimit individual) qė e kishin kultivuar
gjatė tėrė qenėsimit tė vetė shekullor nė kėto hapėsira!
Dilema rreth shtetit dhe demokracisė?
Ėshtė interesant se kodi i ri apo sistemi i ri i sjelljeve shqiptare
nė Kosovė, pėrveē tendencės sė mbijetimit qė tashmė ishte bėrė
tėrėsisht evident, sepse kėrcėnohej edhe biologjikisht nga lufta
shfarosėse e iniciuar nga serbėt, qė siē dihet shpėrtheu nė Slloveni,
Kroaci, e sidomos nė Bosnjė, filloi dalėngadalė me njė takt tė
sponsoruar kryesisht nga shtresa e intelektualėve, tė dalė si aspirues
ekskluziv vetėm i shtetit (por jo edhe i ēlirimit definitiv nga regjimi
serb), nė mėnyrė qė mė vonė tė ndėrtohet demokracia dhe tė ushtrohet
relaksimi i raporteve midis shteteve dhe kombeve.
Dalja e proceseve demokratike, nė planė tė dytė tė preokupimit, pėr
shqiptarėt e Kosovės pati reperkusione tė natyrės sė dilemave
pėrcaktuese, ngaqė pėr elitėn udhėheqėse (Ibrahim Rugovėn) tė kėsaj
kohe, ishte diskutabile koncepti i trasimit tė hapave tė mėtejmė, qė
reduktoheshin nė dilemat:
a) Se a thua, do tė ishte mė mirė tė viktimizohej ideja e
demokratizimit tė proceseve dhe raporteve (rrugėtim ky, tė cilin vendet
tjera postkomuniste veē e kishin filluar menjėherė pas shembjes sė
komunizmit) pėr hir tė realizimit tė synimit shekullor pėr shtet, i
cili dorėn nė zėmėr akoma nuk shihej askund nė horizontin e rrjedhave
dhe ngjarjeve, dhe:
b) Apo mė mirė do tė ishte, qė tė viktimizohej ideja madhore e
realizimit tė kėtij synimi pėr hir tė idesė sė shtetėsisė (kushtimisht
ta quajmė funksionale!) embrionale qė kishte filluar tė ngrihej nėn
monitorimin e elitės intelektuale (ende jo edhe asaj politike!)tė
Kosovės, me anėn e zgjedhjeve tė lira, referendumit, dhe formave tjera
tė shprehjes sė kėtij vullneti?
As me Shqipėrinė e as me Serbinė!
Ishte i ēuditshėm fakti, se megjithėqė nuk pati ndonjė artikulim tė
dukshėm, do tė thoshim promovues pėrkitazi me kėto probleme madhore pėr
kombin, prapė se prapė dilemėn e manifestuar kėsisoj ata e
materializuan pėrmes njė pėrcaktimi do tė thoshim, Aristotelian, duke e
orientuar vullnetin e tyre ekskluzivisht nė pavarėsi si nga Serbia e
ashtu edhe nga Shqipėria, me lėvizjen gjerė atėherė tė panjohur dhe tė
pa studiuar paqėsore tė identifikuar me emrin e Ibrahim Rugovės, qė sot
aparatēikėt e LDK-s dhe atyre tė LDD-s, po e kualifikojnė si
“rugovizėm”.
Nė kėtė kontekst, shqiptarėt duke i respektuar rregullat e trendėve
perėndimore dhe sistemin e vlerave tė tyre, filluan tė gjurmojnė
mundėsin e katapultimit tė brengės sė tyre kolektive pėr identitetin e
parealizuar shtetėror tė Kosovės, me strategjinė e evolucionit
(politikės si art i sė mundshmes!) demokratik, qė ishte pėr ta
tėrėsisht njė terra inkognita!
Pozicionimi i tillė Kosovar, u dha kurajė atyre qė tė shpresojnė nė
sintagmėn e njohur:" se diplomacia dhe politika( si art i sė mundshmes)
thyejnė shumė tabu, bile edhe atė tė mos ndryshimit tė kufijve? Mirėpo,
nė ndėrkohė shtrohej edhe ēėshtja e dyshimit nė kaēikun, e
pėrgjithėsisht interesimin e tėrėsishėm shqiptar, pėr ta bėrė realitet
tėrė kėtė prejudikim e preokupim kolektiv tė tyre, me njė metodologji
tė tillė tė panjohur dhe ta konsumuar sa duhet nga asnjė komb nė Evropė!
Dyshimi, siē do tė vėrehet dhjetė vjet mė vonė, do tė pėrkujtohet si
dyshim i bėrė mė vend. Ngaqė, vetėm rikthimi i tyre nė kodin
identifikues tė rebelimit, dhe stereotipive tjera tradicionale
shqiptare, do tė bėjnė qė problemi i pazgjidhur i Kosovės tė marr kahet
e njė orientimi tė dėshiruar tė realizimit tė asaj qė ne sot jemi duke
e gėzuar. Nė kontekst tė kėsaj periudhe, ėshtė evidente se i tėrė
procesi i amputimit tė filozofisė sė jo violencės ne mentalitetin dhe
etnopsikologjinė e shqiptarėve tė Kosovės ka kaluar nėpėr disa faza apo
disa modele apo etapa emancipuese
Modele kėto, qė do tė thoshim, nė njė mėnyrė pasqyrojnė jo vetėm
nivelin e emancipimit tė gjithėmbarshėm politik tė klasės dhe shoqėrisė
shqiptare nė Kosovė, por edhe tė vetė qytetarėve pėr ta pranuar kėtė
vlerė tė re dhe deri atėherė tė pa praktikuar nė jetėn e tyre tė
pėrditshme.
Tė gjendur, nė mes tė pamundėsisė sė shfrytėzimit tė tėra mjeteve
dhe arsenalit tė poseduar, ende vetėm nė nivel njė entuziazmi
shpeshherė edhe improvizues (!) dhe papjekurisė sė kushteve dhe
rrethanave qė do shkonin nė favor tė tezės "makiavelistė",se: duhet
pėrdorur tė gjitha mjetet (duke mos e pėrjashtuar as luftėn e
armatosur,, nė mėnyrė qė tė bėhet realitet qėllimi shekullor pėr
shtetin e tyre (!), Kosovarėt, pas dhjetė "vjetėve tė humbura", siē do
thoshte z. Kraja, do tė fillojnė t'i kthehen vetė vetės dhe ta
rishqyrtojnė rrugėtimin e tyre maratonik.
Nė realitet, pėrmes njė retrospekcioni sociologjik, jemi munduar tė
cilėsonim dhe identifikonim disa nga modelet apo pozicionimet e
sjelljes sė shoqėrisė Kosovare gjatė kėsaj periudhe kėrcėnimesh,
shantazhesh, dhe ndjekjeve tė mėdha qė do ta pėrmbyll eksodi i vitit
1999.
Kėto modele pozicionimesh pėr dioptrinė e njė sociologu ishin
interesante edhe pėr faktin se identifikuan disa modele sjelljesh
kolektive, si ai: Euforik, Dyshues, Iluzionist, dhe ai Frustues qė do
tė kenė reperkusione nė vitet ne vijim
(Autori ėshtė anėtar i Shoqatės sė Sociologėve Botėror
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Wed Jan 20, 2010 7:01 pm

Risi e strategjisė sė re – vjetėrsia e saj!

opinione - Faqe 2 F.0120030422600_m
Avni Klinaku

(“Nuk ka asgjė mė tė lehtė se sa ta gėnjesh atė i cili ka dėshirė tė gėnjehet”)
Pasi qė njeriu ta ketė lexuar strategjinė e re pėr veriun e Kosovės
tė pėrfaqėsuesit ndėrkombėtar tė zyrės civile, z. Piter Feith, nuk mund
tė mos ndalet e tė mendojė: a thua pėrfaqėsuesit e faktorėve
ndėrkombėtarė nė Kosovė tė jenė kaq injorantė?! Apo mos ndoshta ata pėr
vete janė tė zgjuar dhe e dinė se ēka janė duke kėrkuar nga situata,
por po na konsiderojnė ne injorantė!? Deri te kėto pėrfundime tė ēon
pashmangshmėrisht analiza e zhvillimit tė situatės sė deritashme nė
veri tė Kosovės dhe strategjia mė e “re” pėr zgjidhjen e saj.
Nė strategjinė e re pėr veriun nuk ka asgjė tė re! Aty janė tė
pėrshkruar tezat e vjetruara e tė pėrsėritura tash e dhjetė vjet! Tezat
e vjetruara e tė pasuksesshme! Qasje e njėjtė ndaj problemit! Dinamikė
e njėjtė! Metoda tė njėjta pune! Katėr shtyllat nė tė cilat ėshtė
bazuar strategjia e re janė konsumuar e stėrvjetruar me kohė. 1)
“Komunė e re e Mitrovicės veriore”, 2) “zgjedhje lokale nė Leposaviq nė
bazė tė kornizės ligjore tė Kosovės”, 3) “strukturat paralele do tė
margjinalizohen dhe Zyra e UNMIK-ut nė veri tė Mitrovicės do tė
mbyllet”, 4) “EULEX-i do ta forcojė praninė e vet nė tėrė pjesėn
veriore tė Kosovės dhe do ta forcojė nė mėnyrė tė dukshme sundimin e
ligjit”, janė kėto katėr shtyllat e strategjisė sė re tė cilat ne i
kemi dėgjuar mijėra herė, deri nė monotoni! Kėtu nuk ka asgjė tė re!
Pėr mė tepėr, edhe strategjia e vjetėr pėr veriun, e pasqyruar
besnikėrisht nė tė renė ėshtė e ndėrtuar mbi tri premisa tė gabuara, tė
cilat nuk tė japin asnjė mundėsi pėr sukses. Sė pari, sipas strategjisė
sė re dhe tė vjetėr nuk paska ēėshtje tė pazgjidhur shqiptare, sė dyti,
me pavarėsinė e Kosovės paska marrė fund ēėshtja shqiptaro-serbe,
pavarėsisht Preshevės, Bujanocit, Medvegjės e veriut tė Kosovės, kurse
Kosova mbetet tokė e askujt dhe, sė treti, ēėshtja e qytetit tė
Mitrovicės e fshatrave pėrreth paska mundėsi tė zgjidhet pa marrė
parasysh faktin se nga ato troje janė shpėrngulur dhjetėra mijėra
shqiptarė dhe nė pronat e tyre janė vendosur uzurpatorėt serbė. Kėshtu
nuk zgjidhet asgjė! Kėshtu vetėm sa komplikohet problemi e nxiten edhe
mė tepėr ambiciet shoviniste serbe e njėherėsh ruhen e forcohen edhe
tensionet ndėretnike.
Mirėpo, kur faktorėt ndėrkombėtarė na e shesin njė strategji tė
tillė si tė re ata nuk janė fare injorantė dhe e dinė shumė mirė ēka
janė duke kėrkuar nga situata nė krejt Kosovėn e sidomos nė veri tė
saj. Ata nuk e konsiderojnė as popullin injorant. Por ata e kanė
kuptuar shumė mirė se qeveria e dizajnuar nga vetė ata ėshtė e aftė qė
pėr shkak tė privilegjeve qė i gėzon nga pushteti tė shtiret si
injorante. Prandaj strategjia e vjetėr shitet si strategji e re.
(Autori ėshtė kryetar i Lėvizjes pėr Bashkim)
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Wed Jan 20, 2010 7:01 pm

Norma gjuhėsore dhe gjykatėsit hijerėndė

opinione - Faqe 2 F.0120030028932_m
Hasan Saliu

Duket
se ka paraqitur lajm futja e gjuhės shqipe si lėndė e detyrueshme pėr
studentėt e UP-sė. Megjithatė, kjo duhet tė shihet si domosdoshmėri e
vonuar, si njė segment i pėrpjekjeve pėr tė rritur cilėsinė e arsimit
dhe kėtu padyshim qė rektori duhet pėrgėzuar.
Gjuha si mjeti mė i pėrsosur i komunikimit dhe i shpjegimit
shkencor, ka pėsuar dėme edhe nga koha e gjatė e pushtimit. Nė dekadėn
e mbijetesės sė arsimit kur shtėpitė u bėnė shkolla, e folura shtėpiake
gati-gati u bė normė gjuhėsore e ligjėrimit, ndonėse pasurimi dhe
pastrimi i gjuhės vjen padyshim nga brumi i saj.
Pasojat e standardit tė rrezikuar mė shumė janė duke u parė nė jetėn
publike, si nė tė folur ashtu edhe nė tė shkruar. Sot ėshtė vėshtirė tė
kesh nė dorė njė dokument zyrtar tė institucioneve shtetėrore pa gabime
drejtshkrimore.
Dokumentet e lėshuara nga gjykatat shpesh kanė mė shumė gabime sesa
fjalė, pėr tė mos folur pėr strukturėn e fjalisė. Ndėrsa, mjerimi
retorik i politikanėve ka bėrė shpesh qė edhe debati demokratik tė mos
na duket shumė tėrheqės.
Edhe ky debat zhvillohet me mjete gjuhėsore si njė komunikim
ndėrmjet ligjvėnėsve dhe masės pėr ēėshtje qė duhet tė prekin kėta tė
fundit. Dhe kjo kulturė masive, paraqitet si kompleksitet ndėrmjet
kulturės, qytetėrimit dhe historisė.
Pėr moralistin e kohės, Habermas, veprimi komunikues pėrdor tė
gjitha mėnyrat njerėzore tė mendimit dhe tė gjuhės. Dhe kur mungon ky
debat, shoqėria di tė bėhet jo vetėm mė pak prosperuese, sepse nuk nxit
zgjidhjen e problemit, por madje e bėn shoqėrinė mė agresive si pasojė
e mosshkarkimit emocional.
Ata qė ndajnė drejtėsi shpesh janė interpretues tė dobėt, avokatė qė
vėrtet kanė mungesė tė aftėsive bindėse dhe kėtu nuk ėshtė vetėm
problemi i mosnjohjes sė normės gjuhėsore. Filozofia ligjore parashikon
qartėsi, rregull dhe formim intelektual, si dhe standarde vlerėsimi e
frymė kritike, racionale e shpesh morale.
Nė kėtė kuadėr kėto ditė kemi qenė dėshmitarė tė asaj qė tashmė
quhet telenovelė zgjedhore dhe paqartėsitė qė shtohen nė interpretimin
e ligjeve. Nė mesin e procesit tė stėrzgjatur tė zgjedhjeve dhe
debateve pėr to, ajo qė qytetari votues ka kuptuar mė mirė, ėshtė
pamundėsia pėr tė dėgjuar interpretim bindės dhe tė formuluar qartė pėr
hallet e votės sė qytetarėve, tė testit thelbėsor tė demokracisė.
Shpesh nuk ėshtė kuptuar se cili ėshtė interpretimi analitik e cili normativ i ligjit nga vetė menaxhuesit e zgjedhjeve.
Studiuesi Auden kėtė gjendje do ta shpjegonte se pėr ca gjykatės “Ligji ėshtė si dashuria”:
Ligji, - thotė gjykatėsi i vrenjtur nė fytyrė e me hije tė rėndė tek
flet rreptė e pėrēart; Ligji, pra ėshtė, siē ju thash edhe mė herėt;
Ligji d.m.th., siē e dini edhe vetė;
Ėshtė, qė t’jua shkoqis edhe njė herė;
Shkurt fjala: Ligji ėshtė ligji.
Postuar: 3:00 / 20 Janar 2010 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Wed Jan 20, 2010 7:02 pm

Lakmia e biznesit kosovar po na e nxinė jetėn

opinione - Faqe 2 F.0120025815456_m
Skėnder Limani

Ēmimet
e konsumit primar ose jetėsor nė Kosovė po ngritėn ose po rriten pėr
ēdo ditė. Qė prej ditėve tė para tė janarit 2010, pėr ēdo ditė po na
paralajmėrohet qė kėto ēmime do tė vijnė duke u rritur, pa ndėrprerė.
Ēmimet e konsumit jetėsor nėnkuptojnė bukėn ose drithėrat (misrin),
orizin, sheqerin, mishin, vezėt, qumėshtin, djathin, perimet, pemėt,
etj. Pra, produktet ose prodhimet bazike konsumuese jetėsore pėr qenien
e quajtur njeri. Por, si dhe pse po ndodhė kjo rritje e ēmimeve?
Bizneset nė Kosovė na thonė qė ky ėshtė faji i lėvizjeve tė ēmimeve
nė tregjet botėrore, andaj me rritjen e ēmimeve atje, ēmimet rriten
edhe kėtu. Disa nga ato biznese na thonė qė arsyeja e rritjes sė
ēmimeve tė konsumit tė jetė tek importimi i lėndės sė parė qė vjen nga
jashtė, pra qė importohet, e qė ēmimi i tyre tė jetė i lartė ose qė
vazhdimisht rritet. Disa tė tjerė na thonė qė arsyeja pėr kėto rritje
ēmimesh tė jenė politikat fiskale tė caktuara nga Qeveria e Kosovės,
pra tatimet e larta.
Vlen tė pėrmendet se sa herė qė Qeveria e Kosovės del para opinionin
nėpėrmjet medieve duke u lavdėruar qė nė Kosovė tė ketė ngritje
ekonomike pėr 5 ose 6 pėrqind, me automatizėm bizneset kosovare rrisin
ēmimet gati dyfish nga ajo pėrqindje e paralajmėruar nga Qeveria.
Ndėrkohė, kėto ditė e pamė nė disa gazeta tė pėrditshme qė ēmimi i
naftės tė jetė rritur pėr arsye pėrfitimi qė kanė bizneset e Kosovės tė
cilat kontrollojnė importimin e naftės nga jashtė. Kėto biznese, me ose
pa dhunė, po e caktojnė ēmimin e shitjes pėr litėr tė naftės dhe tė
derivateve tė saj, nėpėr pompat e benzinės nė Kosovė. Sepse thuhet qė
nafta nė Kosovė tė hyjė me ēmime gati pėrgjysmė (50%) mė ulėt sesa qė
shitet. Pra, hynė diku me 50 cent ndėrsa shitet rreth 1 euro pėr litėr.
Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė nė kėtė kuadėr Qeveria e Kosovės
pėrjashtohet nga ngritja e ēmimeve nė Kosovė.
Kjo tregon qė ēmimet po i cakton dhe po i dikton biznesi i
brendshėm, sipas pėrfitimeve tė tyre, derisa Qeveria e Kosovės shikon
televizor. Ose, nuk pėrjashtohen mundėsia qe vet Qeveria e Kosovės,
pėrmes agjentėve tė vet (duke marr pėr bazė tenderėt e shtrenjtė), tė
pėrfitojė diēka nga kėto ngritje ēmimesh. Sepse mbetet e pazakontė qė
Qeveria e Kosovės vazhdon tė heshtė kundrejt rritjes sė ēmimeve tė
konsumit jetėsor nė Kosovė. Sido qė tė jetė, dukuria e rritjes sė
ēmimeve tė konsumit jetėsor nė Kosovė nuk ka lidhje me tregun e lirė.
Nė kuadėr tė kėsaj teme, vlen tė pėrmendet edhe pėrfshirja e atyre
qė mendojnė qė produktet ose prodhimet e konsumit jetėsor tė importuara
nga Serbia nė Kosovė, nuk duhet tė konsumohen. Nė logjikėn e parė, kjo
ndoshta mund tė duket e drejtė. Kjo ka tė bėjė me dozėn e politikės
ditore qė udhėheq Serbia karshi Kosovės. Nė anėn tjetėr, edhe
mendimtarėt e tillė janė ata qė po shkaktojnė rritjen e ēmimeve tė
konsumit jetėsor nė Kosovė. Sepse produktet qė po vijnė nga Serbia po
vijnė me ēmime tė volitshme, duke marr pėr bazė tė ardhurat mujore tė
familjes Kosovare. Nė anėn tjetėr, prodhimet vendore nuk janė nė
pėrkatėsi me tė ardhurat mesatare vjetore tė familjes Kosovare, sepse
ato janė shumė mė tė shtrenjta. Kėshtu, ėshtė menduar qė prodhimet e
konsumit tė importohen nga Kroacia ose edhe mė larg sepse e kemi mik,
duke shkaktuar me automatizėm rritjen e ēmimeve tė konsumit primar
jetėsor krejt pa nevojė.
Sido qė tė jetė, nė kuadrin e rritjes sė ēmimeve tė konsumit jetėsor
nė Kosovė, humbėsi dihet, e ajo ėshtė familja kosovare e Kosovės.
Sidomos familjet qė tė ardhurat i kanė nga rrogat e Qeverisė sė Kosovės
(shėrbyesit civilė) dhe rastet sociale. E familja e tillė kosovare
pėrbėn shumicėn nė territorin e Kosovės. Nėse asgjė tjetėr, kėto
“politika qeveritare” vėnė nė lėvizje edhe pėrkatėsinė e tyre etnike.
Postuar: 2:58 / 20 Janar 2010 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Wed Jan 20, 2010 7:02 pm

Loja me veriun

opinione - Faqe 2 F.0120025657806_m
Alma Lama

Janė
dy ngjarje, tė njė rėndėsie jo dhe aq tė madhe nė dukje, qė kanė
ndodhur nė Kosovė javėn qė lamė pas. E para ishte pėrzėnia me forcė e
ministrit serb Goran Bogdanoviq nga territori i shteti tė cilin ai
refuzon ta njohė, dhe sė dyti pėrzėnia e strukturave paralele, edhe pse
jo krejtėsisht nga komuna e Shterpcės dhe zėvendėsimi i tyre me tė
zgjedhurit e ligjshėm tė 15 nėntorit. Sado qė e para, pra pėrzėnia e
ministrit provokator qė luan me dy karta, edhe tė Kosovės , si banor i
saj, dhe atė tė Serbisė si i emėruar politik nė krye tė ministrisė
fantome pėr Kosovėn, erdhi mė shumė si pasojė e erės sė ndryshimeve qė
po fryn nė kreun e policisė, (dikush u pėrpoq tė marė kredite
patriotizmi pėr ambicie personale) efekti ishte shumė pozitiv.
Institucionet e Kosovės guxuan dhe provuan pėr herė tė parė se nuk
mund tė injorohen kaq lehtė nga zyrtarėt serbė, ndryshe nga ē’ndodhi
pak ditė mė parė me vizitėn e presidentit Tadiq, vizitė e cila mė shumė
sesa thirrjet pėr paqe, tė shpėrndara bashkė me temjanin nė kishėn e
Deēanit, shėrbeu pėr tė pėrēarė serbėt e Kosovės dhe tė ndezė edhe njė
herė inatin e klerikut tė mllefosur Artemie.
Argumenti i dytė, edhe mė i rėndėsishėm se i pari ėshtė se tė dyja
rastet dėshmuan se nėse institucionet e Kosovės do tė kishin vullnet
politik, futja e komuniteti serb nė zinxhirin e rendit dhe ligjit ėshtė
mision i vėshtirė por jo i pamunudur. Por drita qė bie mbi kėto dy
zhvillime pozitive do tė nxjerrė nė pah edhe anė tė tjera tė medaljes.
Ose mė thjeshtė do tė ngrinte njė pyetje tė pashmangshme. Pėrse ka
munguar vullneti politik pėr tu pėrballur me perandorinė dhjetėvjeēare
tė krimit, tė ngritur sidomos nė veri tė Kosovės?
Them vullnet politik sepse dėshira pėr tė ndryshuar atė realitet, ka
qenė prezente tek e gjithė shoqėria, pėrjashto ata qė janė tė lidhur me
kontrabandėn qė zhvillohet nga veriu, qė kanė pėrfitime tė mėdha
ekonomike nga kjo situatė e qė shpesh i tėrheqin fijet deri lart, tek
pėrfaqėsues institucionesh nga mė tė rėndėsishmet. Por liderėt politik
nuk zgjidhen pėr tė shprehur dėshira futuristike para kamerave, por qė
nėpėrmjet aksioneve konkrete tė ndryshojnė njė realitet tė dhėnė apo tė
caktuar.
E vėrteta ėshtė se pėrgjegjės kryesorė pėr vrimėn e zezė nė veri,
janė institucionet ndėrkombėtare e nė radhė tė parė UNMIK-u. Ishte ajo
administratė e qė me apatinė e saj, me mungesėn e vullnetit e herė herė
pėr shkak tė lidhjeve tė forta me krimin (jo rrallė policė tė UNMIK-ut
nga vende tė ndryshme tė botės kanė qenė pjesė e kontrabandės nė veri)
apo nėpėrmjet dhėnies sė disa funksioneve strukturave paralele, qė kėto
tė fundit tė ndėrtojnė pashallėkun e tyre, qė sot nuk po mundet ta
shkatėrrojė askush.
U tolerua gjithēka, strukturat paralele, targat e vjetra te
makinave, dokumentet e vjetra, pasaporta e Serbise, mospagimi i rrymės
dhe shėrbimeve tė tjera komunale, paga nga Serbia, investime tė Serbisė
pa kaluar nė institucionet e Kosovės, ndėrtimet pa leje, mungesa e
doganave, shėrbimet sekrete e gjithēka tjetėr qė nėnkuptonte lidhjet me
shtetin serb. Veriu u bė dhe vazhdon tė mbetet vendstrehimi mė i sigurt
i kriminelėve tė luftės.
E bėra tė gjithė kėtė hyrje pėr tė ardhur tek njė moment i
rėndėsishėm. Kėto ditė, njė dokument, i cili ende ėshtė nė fazėn e
pėrpunimit, pėrflitet nėpėr media. Strategjia pėr veriun, ku
institucionet vendore dhe ndėrkombėtare mė nė fund e kuptuan se vrima e
zezė nė veri mund tė hedhė nė erė tė gjithė rrėfimin pėr shtetin
funksional.
Dalja e kėsaj strategjie tė papėrfunduar nė momentin qė kreu i
qeverisė ka paralajmėruar ndryshime nė kabinetin e tij, nuk duket tė
jetė mjaft serioze. Ose “spindoktorėt” e tij kanė pasur njė qėllim
tjetėr, tė zhvendosin vėmendjen e opinionit publik dhe nė kėtė mėnyrė
tė blihet edhe ca kohė. Kjo sepse formula magjike e “riformatizimit”
ende nuk ėshtė gjetur mes partnerėve tė koalicionit, qė nėse nisemi nga
faktet se si i kanė punėt e brendshme, mė shumė do t’iu shkonte
pėrcaktimi rivalė.
Por mund tė ketė edhe njė arsye tjetėr. Rėnia e reputacionit tė
kėsaj qeverie si pasojė e problemeve me zgjedhjet do tė mund tė
restaurohej disi nga njė dokument me emėr tė madh, i cili i referohet
problemit mė tė madh, veriut tė Kosovės ose mollės sė sherrit mes
Serbisė dhe Kosovės. Kėto paranteza shtrohen natyrshėm duke pasur
parasysh se deri tani skemi parė asgjė konkrete qė do t’i ngjante njė
aksioni tė fuqishėm pėr tė futur atė pjesė tė territorit nėn
administrim. Madje asnjė nga institucionet e kėtij vendi, qofshin
vendore apo ndėrkombėtare nuk ėshtė marrė me veriun deri tani; asnjė
dokument, plan, strategji e cila do tė mbetej qoftė edhe nė letėr.
Situata nė kėtė pjesė tė territorit ėshtė mjaft dramatike. Mjafton
tė pėrmendim se edhe njė vit pasi policėt e EULEX-it kanė marrė
pėrsipėr sigurinė nė ndėrtesėn e Gjykatės dhe njė numėr i vogėl
prokurorėsh, hetuesish apo gjykatėsish tė kėtij misioni po punojnė,
akti i tyre vazhdon tė mbetet simbolik. Gjykatėsit shqiptarė ende nuk
mund tė shkojnė nė ndėrtesė dhe rikthimi i tyre do tė ishte jo mė shumė
se njė kthim nė gjendjen para 17 shkurtit 2008. Pėr fjalėn progres kėtu
nuk ka vend.
Shpallja e pavarėsisė e ka radikalizuar qėndrimin e serbėve nė kėtė
pjesė ku loja politike e Beogradit vazhdon tė luhet me ritėm tė shtuar,
me qėllimin e qartė pėr ta shndėrruar veriun nė njė konflikt tė ngrirė.
Shuarja e strukturave paralele jo domosdoshmėrisht do tė bėhej me
zhvillimin e zgjedhjeve pas disa muajsh nė komunėn e Mitrovicės. Nė tė
vėrtetė pa njė spastrim tė terrenit nga ata “liderė” qė shantazhojnė
qytetarėt e thjeshtė serbė qė kanė dėshirė tė ndėrtojnė njė tė ardhme
mė tė mirė dhe tė dalin nė zgjedhjet e organizuara nga institucionet e
Kosovės , kjo gjė ėshtė e kotė tė ėndėrrohet. Sa mė shumė kohė ka
kaluar, aq mė thellė i kanė futur rrėnjėt kėto struktura tė paligjshme.
Prandaj dora e butė, e EULEX-it, e paralajmėruar kėto ditė si pjesė
e strategjisė kur tė bashkohet me njė qeveri e cila vlon nga
pakėnaqėsitė e partnerėve, apo frikėn e zgjedhjeve tė parakohshme,
vėshtirė se do tė jepte ndonjė rezultat tė hatashėm. Strategjia pėr
veriun, edhe pse e vonuar, pothuajse njė dekadė, do tė ishte veprimi i
duhur nė rast se ajo do tė mund tė implimentohej me vendosmėri. Nė tė
kundėrtėn do tė shndėrrohej nė njė bumerang.
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Wed Jan 20, 2010 7:03 pm

Diplomatėt si “miza”?!

opinione - Faqe 2 F.0120024927187_m
Agim Muhaxheri

Ligjet
nuk veprojnė "erga omnes", ndaj tė gjithėve. Ata tė pjesės matanė lumit
Ibėr, sikur janė bėrė imunė dhe fare nuk ndiejnė se rrojnė nė shtetin e
Kosovės. Nė kodra, kudo - sheh flamurin e Serbisė, tė bie nė sy
ikonografia, banderolat e mėdha nė tė cilat shkruan nė alfabetin
cirilik "Serbi - Rusi", "Rusija je uz nas" ("Rusia ėshtė me ne") ...
Gjendja nė veri ėshtė anarki, kaos, xhungėl.... Kėtu vritet
demokracia, shkelet rendi juridik i shtetit. Cili do tė jetė ilaēi i
qetėsimit tė shpirtrave tė trazuar ?! Gjithnjė kur ndėrmerret ndonjė
iniciativė politike e sanimit tė gjendjes nė kėtė "oazė tė xehtė",
krerėt e Beogradit ngrisin zėrin e protestės, vajtojnė deri nė OKB.
Reagimet pasuan pėrkitazi me planin e pėrbashkėt tė dy subjekteve,
Zyres Civile Ndėrkombėtare (ICO-s) dhe Qeverisė. Megjithėkėtė, krerėt e
Beogradit e vazhdojnė kėngėn e vjetėr, me mjete tė ndryshme i
kundėrvihen strategjisė sė kryeministrit Hashim Thaēit dhe prijėsit tė
ICO-sė, Pieter Feithit, mbjellin "mina" tė reja. Haptazi, para syve tė
botės, i financojnė bandat, japin pėr ta bakshishin prej 42 milionė
euro.
Nėse BE-ja e ka seriozisht, e financon jetėsimin e kėtij plani,
rifillon funksionimi i rrjetit tė drejtėsisė me vendėsit, prokurorėt e
gjykatėsit, strukturat paralele do tė jenė fluska sapuni, tė
paefektshme.
Pėrrallat e Beogradit pėr kėputjen e zinxhirit tė drejtėsisė nė
Kosovė, emėrimin e prokurorėve dhe gjykatėsve tė vet, s' janė gjė
tjetėr pos njė vetėkėnaqėsi, "masturbim politik". Po qė se ky plan
mbetet vetėm nė letėr, mund tė ndodhė dukuria e tė ashtuquajturės "deja
vu"?!
Diplomatėt e huaj i "ngrehin veshin" Serbisė, i bėjnė vėrejtje, e
sugjerojnė tė kėndellet, t'i normalizojė marrėdhėniet me Kosovėn,
ndryshe, vėshtirė e ka tė integrohet, tė marrė "biletėn" pėr nė
Bruksel. Por, kėta s'e prishin lojėn, s'ndiejnė as pėr superfuqinė
botėrore, Amerikėn, diplomatėt i shikojnė si "miza"!
Kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė se nė jetėsimin e planit 'pėr
integrim nė veri" Beogradi s'do tė jetė partner, as do tė pyetet. Nėse
faktori ndėrkombėtar, ithtarėt e pavarėsisė sonė, nuk i tregojnė
"dhėmbėt", sėrish do tė vazhdojė gjendja status quo.
Serbėt s'donė tė drejta, pikėsynim kanė si ta fusin nėn kthetra njė
pjesė "tė livadhit". E "trashin" pazarin, tė pėrfitojnė atė qė kanė
synim. Ndėrkaq, kur diplomatėt e huaj ua pėrmendin Medvegjėn, Bujanocin
e Preshevėn, ata reagojnė: Pėr kėtė punė,' trampė', ndėrrim tė
territoreve, s' bėhet llaf...
I ashtuquajturi sekretar shtetėror qė ka "sektor" Kosovėn, Oliver
Ivanoviqi qiti "tym prej goje", planin Feith - Thaēi e cilėson "tejet
tė rrezikshėm", shpreh fobinė se shqiptarėt do t'i marrin "dizgjinėt nė
dorė" edhe nė veri ! Fill pas deklaratės "bombastike" tė tij, Thaēi
vajti nė Shtėrpcė, bisedoi me kryetarin e kėsaj komune, Bratislav
Nikoliqin pėr prosperitetin e kėtij mjedisi. Nikoliqi, kėto ditė ia
mbylli shtegun "njeriut tė Serbisė", ministrit Goran Bogdanoviqit, tė
cilin, siē dihet, pėr njė ekses politik, policia e pėrzuri nga vendi.
Burrėshtetasit e ndryshėm, nėnpresidenti amerikan Joe Biden,
presidenti francez Nicolas Sarkozy e tė tjerė i kanė tėrhequr vėrejtjen
Serbisė se e mbėshtesin fuqimisht pavarėsinė e Kosovės, se nuk do tė
ndodhė restitutio in integrum, kthimi nė gjendjen e mėparshme.
Njėsoj janė shprehur edhe diplomatėt, finlandezi Martti Ahtisaari,
britaniku David Miliband, gjermani Wolfang Ischingeri etj. Ahtisaari
hyrjen e Serbisė nė Bashkimin Evropian e kushtėzoi me njohjen e
pavarėsisė sonė. Kėshtu ėshtė shprehur edhe Ischingeri.
Ish i dėrguari i BE-sė pėr statusin e Kosovės, Ischingeri pėr BBC-nė
ka spikatur se s'do tė pėrsėriten gabimet pėr hyrjen nė familjen elite
tė Evropės, nė BE. "Qiproja u lejua tė hyjė nė BE pa u zgjidhur
konflikti ndėrmjet Greqisė dhe Turqisė...", ka thėnė Ischingeri.
Parimet janė parime. Serbia s'mund tė jetė pėrjashtim. Nėse ke
mosmarrėveshje, konflikt me fqinjin, tė digjet "bileta", s'mund tė hysh
nė BE Ischingeri me kohė e ka paralajmėruar Serbinė. Apo, ndoshta, ajo
(Serbia) deklaratėn e Ischingerit e merr si diēka tė paefektshme, qė
"s'prodhon" efekt juridik e politik, mbase edhe kėtė diplomat e
konsideron si "slobodna ptica" ("zog i lirė").
Zotėrinjtė e Beogradit janė hidhėruar me Kroacinė se e ka nxjerrė
nga takti nė procesin e Hagės. Boris Tadiqi i qon "selam" kryetarit tė
porsazgjedhur kroat Ivo Josipoviqit se s'do tė marrė pjesė nė
"zijafet", mė 18 shkurt, nėse aty vjen presidenti i shtetit tė Kosovės,
dr. Fatmir Sejdiu. Kroatėt mė me qejf e presin Sejdiun se Tadiqin!
Serbinė e ka zemėruar tej mase edhe "vėllai i vogėl", Mali i Zi,
sidomos kryeministri Milo Gjukanoviqi, i cili "hiq pa e pyet" lidhi
marrėdhėnie diplomatike me Prishtinėn zyrtare. Se pyet hej,
Gjukanoviqi, kėqyrė perspektivėn e vendit tė vet, nuk merret me
kopallat e pasardhėsit tė Millosheviqit, Tadiqit.
Kjo ėshtė diplomacia serbe, e cila e tutė arushėn me shoshė, i kėrcėnohet Kroacisė, Malit tė Zi...
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Wed Jan 20, 2010 7:03 pm

Logjika e tė kritikuarit nė shoqėrinė tonė

opinione - Faqe 2 F.0120024149557_m
Adil Behramaj

Nxitoj
tė them qė nuk po ndjehem aspak kompetent tė shkruaj pėr kėtė temė, por
meqė mendimi i mirėfilltė kritik mungon jashtėzakonisht shumė nė
shoqėrinė tonė dhe meqė kritika konsiderohet si pararojė e shoqėrisė
civile, po marr edhe unė guximin qė tė reflektoj me logjikėn e njėjtė
mbi krikėllimat e ndryshme politiko-kritike. Padyshim, ėshtė shumė e
nevojshme kritika dhe shprehja e lirė e mendimit nga intelektualė dhe
njerėz profesional tė lėmenjve tė ndryshėm, sepse duke ngritur zėrin sa
mė lartė kundėr keqpėrdorimeve, shoqėrisė civile i ruhen vlerat dhe
mbrohen interesat e tyre. Nė kėtė drejtim, rėndėsi tė veēantė ka edhe
mendimi ndryshe nga alternativa tjetėr e pushtetit – opozita!
Si nė ēdo shoqėri tranzicioni edhe tek ne mungojnė institucionet e
mirėfillta demokratike dhe instrumentet e kontrollit mbi pushtetin.
Mbizotron, po ashtu, njė socium me gamė tė gjerė problemesh, arsim nė
nivel tė ulėt, korrupsion nė shkallė tė lartė etj. Thėnė shkurt, ka
mjaftė vend pėr kritika. Por, pavarėsisht problemeve tė shumta prapė
nuk dėgjohet ndonjė zė i fuqishėm intelektuali qė pėrmes kritikės tė
kontribuojė nė tejkalimin e tyre dhe avancimin e proceseve. Nė kėtė
kontekst vlen tė theksohet vetėm kontributi i mediave publike dhe
OJQ-ve tė ndryshme, si nė informimin ashtu edhe nė vetėdijesimin dhe
emancipimin e shoqėrisė.
Subjektet politike opozitare, nė tė shumtėn e rasteve kritikojnė nga
mania pėr tė kritikuar dhe shpeshėherė rezultojnė nė mėnyrė edhe shumė
tė mangėt dhe jopėrmbajtėsore. Kritikojnė, por nuk e shtjellojnė
vėshtrimin e tyre kritik apo problemin, dhe nuk ofrojnė alternativa tė
tjera qoftė edhe si rekomandime. Thjeshtė bėjnė kritika qė mė sė shumti
iu shėrbejnė qėllimeve tė veta dhe tė rralla janė kritikat me sens tė
mirėfilltė dhe konstruktive, me tė cilat mund tė shėrbehet edhe vet
pozita. Kuptohet, pėr tė mirėn e shoqėrisė.
Lexojmė shpesh nėpėr tė pėrditshmet e ndryshme publicist qė nė tė
kaluarėn me devocion tė madh i kanė shėrbyer shoqėrisė civile dhe
intelektual tė dėshmuar se si tani janė veshur me petk partie dhe po
mundohen tė luajnė rolin e petkalarėsit opozitar, duke nxjerr kritika
edhe nga "zgafellat" e aleancave tė ndryshme, tė cilėt nė lojėra-fjalėt
e tyre pėrveē qė luajnė me cinizmin dhe ironinė e tyre qesėndisėse,
asgjė tjetėr nuk thonė. Thuhet qė qeverisja e keqe ėshtė klub i
zhvillimit dhe avancimit tė opozitės, dhe njė zhvillim i njėanshėm
opozitar edhe ka ndodh por vetėm si pasojė e ndėrrim-klubit nga anėtarė
tė grupeve opozitare tė ndryshme dhe jo nė sajė tė qeverisjes sė keqe
edhe pse kjo ėshtė e pranishme. Do tė thotė qė as qytetarit tė
rėndomtė, i cili vlerėson sipėrfaqėsisht, kjo gjuhė kritikuese nuk po
ia mbush mendjen. Por, gjithsesi edhe zėrat e ējerrė kritik mund tė
tingėllojnė si trumbeta qė tė ndarėt tė bashkohen nė aleanca kundėr.
Problemi qėndron tek pjesa tjetėr, tė cilėt janė lodhur nga krekosja
e qeveritarėve dhe krikėllimat e opozitarėve dhe tani janė zhytur nė
amulli mendimi sepse nuk po duan tė bėhen pjesė e kėtyre vorbullave.
Janė lodhur nga zėrat e ējerrė tė cilėt jashtėzakonisht shumė ngjasojnė
me ato dhentė qė obligimin e vet e pėrmbushin me mekėrimat e tyre sepse
nuk janė nė gjendje tė japin asgjė mė shumė ngase janė shterpe.
Mendimi kritik ėshtė mendim ndryshe dhe ka tė bėjė me
racionalitetin, me shoshitjen qė i bėhet njė pune apo njė veprimi duke
nxjerrė nė pah si anėt e mira ashtu edhe tė metat apo gabimet me qėllim
tė shmangies dhe pėrmirėsimit. Pra, ėshtė pikėrisht mendimi kritik ai
qė gjeneron edhe zgjedhje tė tjera dhe ndihmon nė marrjen e vendimit
adekuat pėr alternativėn mė tė mirė. Andaj, kritika publike duhet tė
jetė antipod i paragjykimeve, mashtrimeve, padrejtėsive dhe
shfrytėzimeve tė ēfarėdo lloji dhe joshfrytėzim mbi shfrytėzime.
Nė shoqėrinė tonė, edhe pse kritika e mirėfilltė ėshtė arma mė e
fuqishme me tė cilėn shoqėria civile mund t’i luftojė keqpėrdorimet e
ndryshme, ajo mungon shumė ngase mungon edhe kultura e debatit apo
rrahja e mendimeve, mungon edhe toleranca nė dialog sepse nuk jemi
shoqėri e lirė demokratike nė kuptimin e mirėfilltė dhe nuk dijmė tė
pranojmė dhe shohim nė kritikė, njė dukuri apo njė problem nga njė
kėndvėshtrim tjetėr, por ende e shohim dhe pėrceptojmė atė si armiqėsi
dhe e marrim si shumė personale. Psikolog tė ndryshėm, pėr gjuhėn tonė
kritikuese, sigurisht qė do kishin thėnė se ėshtė manifest i shkallės
mė tė ulėt tė agresivitetit andaj duhet pasur kujdes qė tė mos bėhemi
shkallaqė.
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Sat Jan 23, 2010 2:22 am

Jemi tė vendosur qė tė ruajmė paqen dhe sigurinė nė Kosovė, dhe nė rajon

opinione - Faqe 2 F.0123041125748_m
Skender Hyseni

-
Deklaratė e ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės,
Skender Hyseni nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara -

New York
22 janar 2010

Z. President,
Anėtarė tė shquar tė Kėshillit tė Sigurimit,

Si gjithmonė, do tė dėshiroja sė pari t’ju falėnderoj pėr mundėsinė
e dhėnė qė t’ju njoftoj pėr gjendjen nė Kosovė, qė do tė thotė pėr tė
arriturat e vazhdueshme dhe pėrparimin e qėndrueshėm qė Republika e
Kosovės ka bėrė qė nga fjala ime e fundit nė Kėshill mė 15 tetor tė
vitit tė kaluar. Pėrpara se tė vazhdojė, do tė dėshiroja tė uroja pesė
anėtarėt e rinj, Brazilin, Gabonin, Libanin, Nigerinė dhe Bosnjė e
Hercegovinėn pėr zgjedhjen e tyre nė Kėshillin e Sigurimit.
Z. President,
Kosova ka vazhduar tė ndėrtojė institucionet e saj mbi bazat e
Kushtetutės sonė tė re demokratike, si dhe mbi bazėn e dispozitave tė
Planit Gjithėpėrfshirės tė Presidentit Martti Ahtisaari. Viti 2009 ka
qenė vit i suksesshėm pėr Kosovėn nė shumė rrafshe. Ne kemi kompletuar
procesin e anėtarėsimit nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn
Botėrore. Njohja e pavarėsisė sė Kosovės ka vazhduar nė mėnyrė tė
pandėrprerė.
Qeveria e Kosovės ka qenė shumė e suksesshme nė adresimin dhe
zgjidhjen e shumė ēėshtjeve nga fusha e ekonomisė, drejtėsisė dhe
sigurisė nė tė gjithė Kosovėn. Mirėqenia e komuniteteve pakicė, si dhe
kthimi i refugjatėve tė Kosovės nė shtėpitė dhe pronat e tyre ka qenė
prioritet, dhe pėrparimi i arritur gjatė vitit 2009 ėshtė i dukshėm.
Pėrmirėsimi i kushteve nė rajonet e komuniteteve pakicė, veēanėrisht
nė komunat me shumicė serbe mbetet njė prej prioriteteve kryesore tė
Qeverisė sė Republikės sė Kosovės edhe gjatė kėtij viti. Ne do tė
vazhdojmė pėrpjekjet tona tė veēanta pėr tė intensifikuar tutje kthimin
e refugjatėve serbė tė Kosovės dhe pėr mbrojtjen dhe restaurimin e
trashėgimisė fetare dhe kulturore.
Sa u pėrket marrėdhėnieve me shtetet e tjera, 65 shtete nga e mbarė
bota tashmė e kanė njohur Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran.
Njohjet mė tė fundit kanė ardhur nga Zelanda e Re, Republika e Malaėit
dhe Republika Islamike e Mauritanisė. Dėshiroj t’ju shpreh kėtyre
shteteve mirėnjohjen mė tė thellė pėr njohjen e pavarėsisė sė vendit
tonė.
Kosova ka hyrė nė marrėdhėnie diplomatike me mbi 25 shtete nga e
mbarė bota. Nė vazhdimėsi tė pėrfundimit tė suksesshėm tė procesit tė
demarkacionit fizik tė vijės kufitare me Republikėn e Maqedonisė, ne
kemi nėnshkruar njė marrėveshje pėr marrėdhėniet diplomatike dhe hapja
e ambasadave ėshtė nė rrugė e sipėr. Mė 15 janar 2010, marrėdhėniet
diplomatike janė vendosur edhe me Malin e Zi. Ambasadorėt do tė
shkėmbehen nė kohėn e duhur.
Kosova ėshtė e gatshme qė tė pėrmirėsojė marrėdhėniet edhe me
Republikėn e Serbisė. Dialogu mes vendeve tona mund tė zhvillohet pėr
shumė ēėshtje tė interesit tė pėrbashkėt dhe mund tė ndodhė vetėm nė
nivel tė barabartė, si midis dy shteteve tė pavarura dhe sovrane. Ne
refuzojmė ēfarėdo thirrje pėr rifillim tė negociatave pėr statusin. Pėr
mė tepėr, ne vlerėsojmė se thirrjet pėr ripėrtėritje tė negociatave pėr
statusin e Kosovės vijnė nga njerėz qė janė qoftė tė pavetėdijshėm pėr
situatėn dhe pėrpjekjet e jashtėzakonshme pėr tė gjetur konsensus ose,
edhe mė keq, kėrkojnė aktivisht qė tė destabilizojnė rajonin.
Negociatat e reja do tė ishin tepėr destabilizuese, dhe madje mund
tė prodhojnė konflikt tė ri nė rajon. Pavarėsia e Kosovės ėshtė e
pakthyeshme dhe kėshtu do tė mbetet, jo vetėm pėr hir tė Kosovės, por
edhe pėr hir tė paqes dhe sigurisė sė qėndrueshme rajonale, pėr tė
cilėn pavarėsia e Kosovės ka kontribuar aq shumė.
Ne po ashtu kemi lidhur njė numėr marrėveshjesh dypalėshe pėr
ēėshtje si Nxitja e Investimeve, Zbatimi i Ligjit, Bashkėpunimi nė
Fushėn e Shėndetėsisė, Lėvizja e Ndėrsjellė e Qytetarėve, Ripranimi i
Personave, Bashkėpunimi Ekonomik, Bashkėpunimi Policor, Asistenca
Reciproke nė Ēėshtje Doganore, Bashkėpunimi Zhvillimor, Heqja e
Ndėrsjellė e Vizave, etj., pėrfshirė me Shqipėrinė, Austrinė,
Danimarkėn, Francėn, Luksemburgun, Maqedoninė, Slloveninė, Turqinė dhe
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Sė fundi, ne kemi lidhur dhe
marrėveshjen e parė pėr suksedim tė traktateve me Belgjikėn.
Z. President, Shkėlqesi,
Nė nėntor dhe dhjetor kanė ndodhur dy ngjarje shumė tė rėndėsishme
pėr Kosovėn: E para: Zgjedhjet. Mbėshtetur nė Kushtetutėn e Republikės
sė Kosovės dhe nė pajtim me njė numėr ligjesh qė qeverisin mbajtjen e
zgjedhjeve nė Kosovė, qė do tė thotė Ligji pėr Zgjedhjet e
Pėrgjithshme, por edhe ai pėr Zgjedhjet Komunale, tė dy tė miratuar nė
qershor 2008, ne kemi organizuar zgjedhjet pėr kuvendet dhe kryetarėt e
komunave tė 36 komunave tė Kosovės. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i
Kosovės si rrjedhojė ėshtė ngarkuar plotėsisht me organizimin dhe
mbajtjen e zgjedhjeve tė 15 nėntorit.
Ato ishin shumė tė rregullta dhe paqesore. Pjesėmarrja e
komuniteteve jo-shumicė nė kėto zgjedhje ishte e konsiderueshme. Prej
74 entiteteve tė certifikuara pėr tė garuar nė kėto zgjedhje, 40 sosh
pėrfaqėsojnė komunitete tė ndryshme pakicė. Prej tyre, 22 ishin
entitete politike tė serbėve tė Kosovės. Kjo ėshtė dėshmi e qartė se,
pėrkundėr thirrjeve tė vazhdueshme tė Serbisė, dhe nė tė vėrtetė
pėrkundėr presionit tė Qeverisė sė Serbisė dhe thirrjes pėr bojkot,
serbėt e Kosovės gjithnjė e mė tepėr po marrin pjesė nė ndėrtimin e
institucioneve nė Kosovė.
Pjesėmarrja e mirė e serbėve tė Kosovės nė kėto zgjedhje ėshtė
mirėpritur gjerėsisht. Nė njė rezolutė, menjėherė pas zgjedhjeve,
Parlamenti Evropian mirėpriti “pjesėmarrjen shumė tė mirė tė serbėve tė
Kosovės” dhe i vlerėsoi ato si “njė tregues inkurajues se komuniteti
serb i Kosovės ėshtė i gatshėm tė marrė pėrgjegjėsitė e veta nė
institucionet e Kosovės.”
Z. President, ne besojmė se zgjedhjet e nėntorit kanė krijuar njė moment tė ri nė ndėrtimin e njė Kosove shumetnike.
Misionet vėzhguese tė zgjedhjeve tė 15 nėntorit nė deklaratat e tyre
pėrfundimtare i kanė pėrshkruar zgjedhjet si tė lira, tė drejta dhe
demokratike. Delegacioni Ad Hoc i Parlamentit Evropian e mirėpriti nė
deklaratėn e vet, procesin nė vazhdim tė decentralizimit dhe, si e kanė
quajtur ata, ditėn paqėsore tė zgjedhjeve nė Kosovė. Deklarata e
Presidencės sė Bashkimit Evropian, “mirėpriti mbajtjen e rregullt tė
zgjedhjeve komunale,” si dhe pjesėmarrjen e gjerė tė grupeve tė
ndryshme etnike.
Reagime shumė pozitive pėr zgjedhjet erdhėn edhe nga Sekretari i
Pėrgjithshėm i NATO-s, Pėrfaqėsuesi i Posaēėm i Bashkimit Evropian nė
Kosovė, Ambasadorėt e shteteve tė ndryshme tė akredituar nė Prishtinė,
dhe OJQ tė ndryshme vendore dhe ndėrkombėtare. Edhe PSSP-ja “e vlerėsoi
trendin drejt njė pjesėmarrjeje mė aktive nga komuniteti serb i Kosovės
si njė hap inkurajues drejt pajtimit afatgjatė dhe integrimit me
komunitetin lokal.”
Pjesėmarrja nė votime nė komunat me shumicė serbe ka shkuar deri nė
54 pėrqind, nė Shtėrpcė nė raundin e dytė, pėrderisa nė tri komunat e
tjera tė reja tė Graēanicės, Kllokotit dhe Ranilluk-ut, pjesėmarrja nė
votime ishte rreth 25 pėrqind. Si rezultat, ne tash kemi katėr kryetarė
tė zgjedhur komunash nga partia SLS nė katėr komuna.
Zhvillimi i dytė qė unė do tė doja ta theksoja ishin deklaratat
gojore nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nga 1 deri mė 11 dhjetor
2009. Delegacioni i Republikės sė Kosovės, i udhėhequr nga Ministri i
Punėve tė Jashtme, ju drejtua Gjykatės mė 1 dhjetor, duke ofruar
informacion pėrmbajtėsor pėr procesin. Pasi tė gjitha deklaratat
drejtuar Gjykatės tashmė janė nė dispozicion tė publikut, mė lejoni qė
tė theksojė se, Republika e Kosovės ka kėrkuar nga Gjykata, qė nė rast
se e sheh tė pėrshtatshme qė tė pėrgjigjet nė kėrkesėn pėr njė mendim
kėshilldhėnės, sipas rezolutės 63/3 tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, tė
gjejė se Deklarata e Pavarėsisė e 17 shkurtit 2008 nuk ka qenė nė
kundėrshtim me asnjė rregull tė aplikueshėm tė sė drejtės
ndėrkombėtare. Ne kemi besim tė plotė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė
Drejtėsisė.
Z. President, siē kam thėnė nė deklaratėn drejtuar Gjykatės, ne nuk
mund dhe nuk duhet tė harrojmė krimet kundėr njerėzimit dhe terrorin qė
Republika e Serbisė e ka ushtruar mbi popullin e Kosovės; gjėra tė
kėtilla nuk duhet tė pėrsėriten asnjėherė. Sido qė tė jetė, Z.
President, Shkėlqesi, ne nė Kosovė jemi tė pėrkushtuar qė tė shikojmė
kah e ardhmja.
Ne jemi tė vendosur qė tė ruajmė paqen dhe sigurinė nė Kosovė, dhe
nė rajon. Tash ėshtė mė e sigurt se asnjėherė mė parė se e ardhmja e
pėrbashkėt si pėr Kosovėn ashtu dhe pėr Serbinė, dhe nė tė vėrtetė pėr
tė gjithė kombet e Ballkanit Perėndimor, ėshtė nė anėtarėsimin
pėrfundimtar nė Bashkimin Evropian, ashtu siē thuhet nė raportin mė tė
fundit tė Komisionit Evropian tė tetorit 2009.
Ne po ashtu shikojmė kah dita kur do tė mund tė zėmė vendin tonė si
Anėtar i Kombeve tė Bashkuara. Zotimet e shprehura nė Deklaratėn tonė
tė Pavarėsisė dhe nė Kushtetutėn tonė, demonstrojnė vullnetin tonė pėr
tė marrė pėrgjegjėsitė e kėtij anėtarėsimi. Nė vijė me kėtė, Qeveria
ime sė fundi u pajtua pėr njė projektligj qė i mundėson Kosovės tė
zbatojė sanksionet e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, i
cili pritet tė miratohet sė shpejti nga Kuvendi i Republikės sė Kosovės.
Shkėlqesi, gjendja e pėrgjithshme e sigurisė nė Republikėn e Kosovės
ėshtė e qetė dhe e qėndrueshme, ndonėse gjendja nė veri mbetet njė
ēėshtje shqetėsuese. Pėrpjekjet e shtuara dhe tė vazhdueshme janė tė
nevojshme pėr tė parė pėrmirėsim tė mėtejshėm tė gjendjes dhe pėrparim
nė atė pjesė tė Kosovės. Institucionet dhe Qeveria e Republikės sė
Kosovės kanė bashkėpunuar ngushtė me Misionin e Bashkimit Evropian pėr
Sundim tė Ligjit pėr tė luftuar krimin dhe korrupsionin, si dhe pėr tė
parandaluar veprime tė mėtejshme shkatėrrimtare tė strukturave paralele
dhe kriminale nė veri.
Ndėrhyrja skajshmėrisht pėrēarėse e Qeverisė sė Republikės sė
Serbisė nė Republikėn e Kosovės, dhe mbėshtetja pėr strukturat paralele
ka vazhduar. I ashtuquajturi nominim i gjykatėsve dhe prokurorėve pėr
gjykatat nė Kosovė i kohėve tė fundit nga autoritetet e Serbisė ishte
njė sulm tjetėr i rėndė nė sistemin e gjykatave tė Kosovės, siē duket
me qėllimin e qartė tė minimit tė procesit nė vazhdim tė
decentralizimit dhe themelimit tė komunave me shumicė serbe. Ky ėshtė
po ashtu njė tentim pėr tė bllokuar dhe minuar pėrpjekjet e pėrbashkėta
tė EULEX-it dhe Kosovės nė vendosjen e rendit dhe ligjit nė tė gjithė
Kosovėn pėrmes ndėrtimit tė institucioneve shumetnike. Ndėrhyrja e
vazhdueshme destabilizuese e Serbisė nė vendin tim ėshtė e papranueshme
dhe ajo duhet tė marrė fund.
Kosova, nga ana e saj, do tė vazhdojė tė gjejė mėnyra pėr tė
pėrmirėsuar dhe forcuar edhe mė shumė marrėdhėniet me fqinjėt,
pėrfshirė me Serbinė, dhe kjo mbetet njė prej prioriteteve kyēe tė
Qeverisė sime.
Z. President,
Nė fund, dėshiroj t’ju falėnderoj ju dhe anėtarėt e Kėshillit tė
Sigurimit pėr mundėsinė e dhėnė qė t’i paraqes pikėpamjet e Kosovės. Ne
mezi presim tė punojmė me tė gjithė anėtarėt e Kėshillit, dhe nė tė
vėrtetė me tė gjithė anėtarėt e Kombeve tė Bashkuara, pėr tė promovuar
qėllimet tona tė pėrbashkėta tė paqes ndėrkombėtare, dhe tė
stabilitetit e tė bashkėpunimit rajonal nė Ballkanin Perėndimor.
Ju faleminderit!
Postuar: 4:11 / 23 Janar 2010 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Sat Jan 23, 2010 2:22 am

Qeverisja e keqe nuk ėshtė nė interes tė Kosovės

opinione - Faqe 2 F.0123040429409_m
Adem Sylejmani

Kaloi
viti 2009 dhe nuk na solli mrekulli, ashtu siē premtuan pushtetarėt
tanė. Realisht as qė ėshtė pritur diēka e tillė, ngase kapacitetet
vepruese, punuese dhe mėnyra e menaxhimit e dikton ecjen mė tė shpejtė
apo tė ngadaltė tė njė procesi.
Jemi nė vitin 2010 dhe vitet po ecin, por zhvillimi i vendit tonė ka
ngelė aty ku ėshtė dhe nuk ka pėrparim, nė asnjė resorė qė vlen tė
pėrmendet.
Optimizmi qė mbėrtheu popullatėn tonė pas shpalljes sė Pavarėsisė,
tani ka rėnė ndjeshėm nga njė arsye e vetme: zhgėnjimi me institucionet
tona, me qeveritarėt tanė. Ky zhgėnjim po kthehet ngadalė edhe nė
urrejtje ndaj tyre. Shkak pėr kėtė ėshtė vetė kontributi i tyre.
Ėshtė krijuar pėrshtypja nė opinion, se ata qė mėsyjnė pushtetin
kanė vetėm njė qėllim: grabitjen e pasurisė shtetėrore, pasurimin dhe
keqpėrdorimin e taksapaguesve tė qytetarėve tė kėtij vendi. Pėrshtypjet
ndaj kėsaj dukurie tė shėmtuar tanimė janė ngulitė thellė nė mendjet e
qytetarėve dhe si pasojė e kėsaj, ne sot kemi mos-besueshmėri tė
theksuar ndaj institucioneve tona. Po ashtu, mos-dalje nė zgjedhje
sepse s’ke pėr kė tė votosh etj., etj.
Ky opinion nuk ėshtė krijuar vetėm nė vitin 2009, por nga paslufta ai gjithnjė po shkon fatkeqėsisht drejt rritjes.
Ne ēdo ditė nė mediumet tona si nė ato elektronike dhe nė ato tė
shkruara, kemi lajme nga mė tė ndryshmet, se gjoja qeveria e Kosovės do
tė re-formatizohet apo tė freskohet. Sido qė ta quajmė, ėshtė e njėjta
gjė. Lind pyetja, se ē’ka mund tė sjellė ky, ku po na ēon dhe pse
flitet rreth freskimeve? Duket se kjo pėrpjekje jep mesazhin, se kjo
qeveri nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė asgjė mė shumė, se sa kėto qė po i
dėgjojmė.
Qartė po shihet se, kemi njė qeveri qė nuk po funksionon si duhet,
kemi njė koalicion i cili nuk po funksionon mirė (nėpėr kafene flasin
ndryshe, nėpėr gazeta dhe me deklarata ndryshe).Vetėm njė gjė dy
partnerėt e kanė tė pėrbashkėt, pasurinė e fituar nė mėnyrė tė
paligjshme nga ana e tyre. Mund tė jetė pak sa e vėshtirė tė dihet deri
nė fund, se cili do t’i prinė listės sė tė korruptuarve, pasi qė
konkurrenca ėshtė e fortė, se cili do tė bėjė mė shumė se sa tjetri.
Cilat rrethana e ēuan nė arritjen e koalicionit nė mes tyre? Nėse
dje ka qenė interesi i vendit bashkimi tyre (nėse ėshtė ky mendim,
atėherė mund tė shihet se ky veprim lė shumė pėr tė dėshiruar), sot me
interes ėshtė prishja e tij dhe largimi i tyre nga qeverisja e Kosovės.
Opinioni i gjerė publik, ka parė dyfytyrėsinė politike tė dy
subjekteve nė koalicion. Ky ėshtė edhe njė fakt qė duhet ta pamundėson
jetėgjatėsinė e tyre. Ata (dy partnerėt nė qeverisje) ende
bashkėjetojnė pėr interesa tė ngushta dhe jo pėr interesa tė vendit,
bashkėveprojnė vetėm sa pėr tė thėnė, se ja ne jemi tė qėndrueshėm,
jemi edhe mė tė fortė sesa qė ishim para deklarimit se ky koalicion u
prish etj. Ekziston njė mendim i shtrirė nė masė tė madhe te qytetarėt
e Kosovės, se praktika e keqe qeverisėse e dy partnerėve (PDK-LDK)
meriton po nga ana e tyre, ndėshkimin.
Ngecja e zhvillimit ekonomik tė vendit, mos-rritja e pagave tė
shėrbyesve civilė, policisė, punėtorėve shėndetėsorė, mos-zbatimi
ligjit, mos-kontrolli nė tėrė territorin e vendit, strukturat paralele
serbe, korrupsioni i njė shkalle tė lartė, tenderomania, fyerjet
kėrcėnimet e rivalėve politik, parregullsitė e shumta nė zgjedhje,
jo-serioziteti nė punė, janė tregues tė qartė dhe pėrbuzja mė e madhe
qė aktualisht i bėhet qytetarit tė vendit.
Kėta tregues negativė, tė gjithėve na bėjnė ditur, se qeveritarėt
tanė pa kurrfarė bazė dhe pa fije turpi mundohen tė ē’orientojnė
vėmendjen e opinionit, me kinse re-formatizim tė qeverisė, freskim tė
saj, e broēkulla tė tilla, vetėm e vetėm qė tė zgjatet jeta e njė
pushteti tė sėmurė rėndė nga tė metat dhe gabimet e shumta, vetėm e
vetėm qė tė ruhet bashkėjetesa e partnerėve, tė cilėt dėshtimet e mėdha
i paraqesin si suksese tė mėdha.
Nė kėtė atmosferė tė nderė duket interesante, pse bashkėsia
ndėrkombėtarė nuk ka njė qėndrim tė qartė, nuk e pėrkrahė freskimin e
qeverisė. Lidhur me kėtė, e ardhmja do tė qartėsojė dy dilemat e sotme
lidhur me kėtė “indiferencė” tė ndėrkombėtarėve.
A thua ndėrkombėtarėt shohin fundin e kėsaj qeveria dhe jo freskimin
e saj apo emrat e pėrfolur pėr zėvendėsimin e tyre janė tė
papėrshtatshėm pėr ta?
Sido qė tė jetė, qytetarit tonė sot i intereson pėrmirėsimi i
standardit tė jetės sė tij. Ai do punė, do rritje pagash, do tė sheh me
sy, se Kosova po pėrparon dhe ardhmėria e tij ėshtė e sigurt nė kėtė
vend. Nė tė kundėrtėn, te qytetarėt do tė kemi vetėm zhgėnjim dhe
tensionim tė gjendjes.
Ėshtė e pa-tolerueshme qė vetėm ne shqiptarėt, nuk jemi tė pėrfshirė
nė liberalizim tė vizave. Kjo na ndodhi edhe si pasojė e neglizhencės,
por edhe tė paaftėsisė vepruese tė institucioneve tona. Nuk mund tė
ketė asnjė justifikim tjetėr sepse ecja ne Evropė varet shumė nga puna
jonė, nga serioziteti ynė.
Pėr fund, ne shqiptarėt duhet tė japim shembullin nė rajon se si
duhet shteti, si forcohet shteti dhe si prosperon shteti. Por kjo bėhet
ndryshe, jo me shembujt e deritanishėm. Ata qė nuk e besojnė kėtė duhet
t’ia lirojnė vendin njė klase tjetėr politike, tė pėrkushtuar, tė aftė
dhe tė pa-korruptuar. Kjo duhet tė vijė sa mė parė, qė tė binden edhe
tė tjerėt, se mundėsitė tona janė tė mira dhe rruga e sukseseve ėshtė
nevojė, kėrkesė dhe pėrpjekje e vazhdueshme si dhe shqetėsimi ynė mė i
madh.

Postuar: 4:04 / 23 Janar 2010 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Sat Jan 23, 2010 2:22 am

Beogradi, pėrsėri kėrcėnim pėr rajonin

opinione - Faqe 2 F.0123040209116_m
Fehmi Ramadani

-
Hapja e bazės ushtarake nė Cepotinė tė Bujanocit, marrėveshja pėr
hapjen e njė qendre tė ashtuquajtur “humanitare” ushtarake afėr Nishit,
hapja e korridorit 10 dhe plani pėr hapjen e njė kanali detar pėr mes
Luginės sė Preshevės janė disa nga projektet strategjike ruso-serbe, tė
cilat nė tė ardhmen do tė paraqesin rrezik pėr destabilizimin e rajonit
tė Ballkanit -

***
Mė 20 tetor tė vitit 2009, gjatė vizitės sė presidentit rus Dimitrij
Medvedev nė Beograd ishte nėnshkruar njė marrėveshje nė mes Kremlinit
dhe Beogradit pėr hapjen e njė tė ashtuquajture Qendėr logjistike
“humanitare” ushtarake, e cila do tė shėrbente si pėrgjigje ndaj
katastrofave natyrore dhe teknologjike tė kėtyre dy vendeve, por edhe
vendeve tjera tė rajonit. Kjo bazė “humanitaro-ushtarake” do tė
shėrbente edhe si mbrojtje ndaj projektit tė “Gazpromit” rus, gypat e
tė cilit do tė kalojnė nėpėr tokėn serbe. Ndėrsa, ajo do tė ngrihet
afėr qyteti tė Nishit, njė zonė mjaft strategjike, e cila gjendet nė
trekėndėshin afėr Bullgarisė, Kosovės dhe Maqedonisė. Kėtė marrėveshje
e kishin nėnshkruar Sergej Shoigu, zv/ministėr i ushtrisė ruse dhe
Ivica Daciq, zv/ministėr i Punėve tė Brendshme tė Serbisė. Kėshtu,
kishin njoftuar mediat serbe, sidomos Televizioni B-92, mė datė 21
tetor 2009.
***
Padyshim, kjo marrėveshje i hap dyert Rusisė pėr ta furnizuar Serbinė
me armatim tė ndryshėm pėr njė periudhė tė gjatė. Po ashtu, kjo bazė
ushtarake konsiderohet edhe si njė pėrgjigje simbolike ndaj bazės
ushtarake amerikan nė “Bondstill” tė Ferizajt, nė anėn e Kosovės. Jo
vetėm kjo, por edhe hapja e mėhershme e bazės ushtarake nė fshatin
Cepotinė tė Bujanocit, e cila do tė ketė rreth 1200 trupa, tregojnė pėr
synimet e qarta tė Beogradit. Bėhet e ditur, se nė kėtė bazė ushtarake
ka trupa tė ndryshme ruse dhe shėrbejnė si bazė logjistike e Shėrbimit
Inteligjent Rus (KGB-sė sė dikurshme), por edhe presin ndonjė moment tė
volitshėm pėr intervenim. Kėto forca, tanimė janė duke vepruar nė
Luginė tė Preshevės, duke u “pėrkujdesur” pėr popullatėn shqiptare, por
edhe pėr veprim nėpėr enklavat serbe, tė cilave u ofrojnė mbėshtetje
logjistike dhe materiale, sidomos tė ashtuquajturave struktura paralele
serbe. Po ashtu, kėto baza i duhen Rusisė qė tė qėndrojė ende si pandan
ndaj Bullgarisė, Rumanisė, Maqedonisė dhe Kosovės, nė mėnyrė qė ndikojė
nė kėto vende nė formė politike dhe ushtarake. Vlen tė theksohet se
baza ushtarake nė Cepotinė ka kushtuar rreth 200 milionė euro, derisa
kėto mjete financiare janė dhėnė nga bankat perėndimore pėr qėllime
ekonomike, ndėrsa Beogradi zyrtar kishte ndryshuar destinacionin e tyre
duke i investuar nė baza ushtarake.
***
Rusia pėrmes Serbisė dėshiron tė krijojė njė pozicion tė ri dhe tė
fortė strategjik nė Ballkan duke qėndruar karshi interesave tė botės
perėndimore, konkretisht SHBA-ve. Qėllimi i Rusisė ėshtė qė pėrmes
kėtyre bazave ushtarake tė krijoj njė situatė tė tendosur nė Ballkan,
konkretisht nė Kosovė nė kundėrshtim me planet e BE-sė dhe tė SHBA-ve.
Gjithashtu, Rusia ėshtė kundėr njė shteti funksional nė Bosnjė dhe
Hercegovinė dhe punon nė kundėrshtim me kursin e kėtij shtetit drejt
BE-sė dhe NATO-sė. Ajo ėshtė duke mbėshtetur ato forca politike
fashiste nė tė ashtuquajturėn “Republika Serpska”, njė krijese
gjenocidiale, e cila kėrkon shkėputje dhe bashkėngjitje me Serbinė.
Projekti tjetėr strategjik i Rusisė dhe Serbisė ėshtė hapja e njė
kanali detar nga Danubi pėr mes Moravės, nėpėr Luginė tė Preshevės dhe
Vardar tė Maqedonisė. Ky kanal do tė shkonte nė drejtim tė Portit tė
Selanikut nė Greqi, mė pastaj do tė shkojė nė Detin e Zi, Lindjen e
afėrt dhe tė largėt. Serbia tani nuk ka dalje nė det dhe paraqet pikėn
mė nevralgjike tė dobėsisė ushtarake tė saj dhe pėrmes rikthimit tė
kėsaj pike dėshiron tė rikthehet nė tokėn ujore ndėrkombėtare. Serbisė
kjo lidhje do t’i mundėsonte qė tė ketė qasje me Greqinė, Rusinė, disa
shtete arabe dhe disa vende tė ashtuquajtura tė pa inkuadruara, tė
cilat dėshiron t’i ketė aleat strategjik nė tė ardhmen. Tani, ky
projekt ėshtė duke u shqyrtuar dhe vetėm pritet momenti mė i volitshėm
i realizimit tė tij. Njė projekt tjetėr mjaft e rėndėsishme e kėtij
shteti ėshtė edhe Korridori 10, i cili lidh Serbinė me shtetet e
lindjes. Ky projekt mundėson lidhjen tokėsore me aleatėt e saj sllav.
Kėto dhe shumė “dhurata” tjera serbe, padyshim se kanė ardhur si
shpėrblim ndaj Rusisė pėr shkak tė qėndrimit tė saj kundėr pavarėsisė
sė Kosovės, kundėr perėndimit dhe SHBA-ve. Takimi i fundit
Medvedev-Tadiq nė Beograd, jo rastėsisht ishin mbajtur mė 20 tetor
2009, sepse nė kėtė tė 20 tetorit tė vitit 1944 Ushtria e Kuqe Ruse e
kishte shkelur tokėn serbe dhe i kishte “ēliruar” nga fashizmi
hitlerian.
***
Duhet theksuar, se nė kėto baza ushtarake ka edhe agjentura tė ndryshme
ruse, tė cilat sė bashku me ato serbe po presin momentin mė tė
pėrshtatshėm politik dhe ushtarak, nė mėnyrė qė tė bėjnė invadimin e
Kosovės, tė realizojnė njė kthim tė sėrishėm nė “tokėn e shenjtė dhe tė
bekuar serbe”, nė mėnyrė qė edhe njėherė tė ringjallin mitet serbe mbi
vuajtjet, golgotėn, dyndjet dhe tragjeditė serbe. Pėrmes kėtij plani
ogurzi serb dėshirohet qė tė merren nėn kontroll tė gjitha zonat e
banuara serbe nė Kosovė, zonat ekonomike dhe industriale, por edhe tė
ashtuquajtura zonat e trashėgimisė fetare ortodokse. Sipas planit serb,
nga Kosova duhet tė merren pjesėt mė tė mira tė saj, ndėrsa shqiptarėve
duhet tė dislokohen nėpėr disa djerrina tė thata. Pėr fat tė keq kėto
baza kanė kėto qėllime, por e keqja mė e madhe ėshtė se faktori
ndėrkombėtar po hesht, sidomos Brukseli, i cili nė vend qė tė kėrkojė
llogari nga Beogradi pėr krimet dhe dėmet e shkaktuara gjatė tri
luftėrave nė Ballkan(tė kėrkojė tė paguaj pėr dėmet e shkaktuara
njerėzore dhe materiale), ajo shpėrblen kėtė regjim fashist serb me
liberalizim tė vizave dhe me ndihma tė ndryshme ekonomike e financiare.

***
Tani, mund tė shtrohet pyetje, a nuk ėshtė fajtorė edhe Bashkėsia
Evropiane pėr dramėn e krijuar nė Ballkan? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė,
se me heshtje dhe me njė politikė tepėr inerte BE-ja ėshtė gjetur shumė
e papėrgatitur pėr sfidat e rajonit. BE-ja, kėsaj radhe, ajo nuk guxon
tė heshtė dhe tė pranojė faktet e kryera nė rajon. Ajo nuk guxon tė
lejojė qė ky shtet i pa reformuar tė kthehet pėrsėri nė njė fuqi
dominuese nė rajon, sepse rreziku pėr destabilizim ende ekziston.
Evropa mė nė fund nuk guxon tė heshtė dhe tė lejojė zbatim tė
projekteve ogurzeza ruso-serbe, nė dėm tė interesave tė popujve tė
rajonit, por edhe tė tyre e tė SHBA-ve. Ndėrsa, politika zyrtare nė
Tiranė, Prishtinė, Shkup, Preshevė dhe Ulqin duhet tė ketė njė
pėrgjigje tė qartė dhe tė pėrbashkėt kundėr kėtyre planeve ruso-serbe.
Hartimi i njė strategjie tė pėrbashkėt ushtarake e politike shqiptare
dhe bashkėpunimi i ngushtė ushtarak me SHBA-tė, do tė ishte pėrgjigja
mė e mirė ndaj tyre. Njė ushtri e pėrbashkėt shqiptare dhe njė aleancė
e fuqishme me SHBA-tė do tė rrėnonte kėto projekte ogurzeza dhe do tė
stabilizonte rajonin e Ballkanit pėrgjithmonė. Kėshtu do krijohen
kushte mė tė volitshme qė rajoni dhe popujt e saj tė jetojnė tė lirė,
tė qetė, si dhe tė kenė marrėdhėnie biznesi nė mes tyre.
Postuar: 4:02 / 23 Janar 2010 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Sat Jan 23, 2010 2:23 am

Jakup Krasniqi dhe Agim Zatriqi i Riu

opinione - Faqe 2 F.0123035905214_m
Skėnder Limani

Gjithēka
fillon me individin dhe pėrfundon tek individi. Kėtu nuk ka dilemė.
Kėshtu, edhe Kryetari aktual i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, ka
paraqitje tė shpeshta mediale nė RTK duke na porositur neve qytetarėve
tė Kosovės se Radio televizioni i Kosovės, pra RTK, duhet tė vazhdohet
tė parapaguhet me ēmim prej 3,5 eurove nė muaj.
Sipas tij, nė mėnyrė qė tė sigurohet pavarėsia editoriale dhe
programore e RTK-sė si televizion publik, janė qytetarėt e Kosovės ata
qė duhet tė paguajnė pėr kėtė medium. Kėshtu, as buxheti i Kosovės nuk
do tė rėndohej, por as Qeveria nuk do tė akuzohej pėr ndėrhyrje nė kėtė
televizion. Sipas Jakup Krasniqit, kjo ėshtė mėnyra mė e mirė dhe mė e
lehtė pėr tė zgjidhur kėtė situatė.
Jakup Krasniqi ndoshta ka tė drejtė. Por, ai po harron qė si individ
ai ėshtė aktualisht Kryetar i Kuvendit tė Kosovės. Kėshtu, mėnyra se si
Jakup Krasniqi paraqitet nė RTK, por edhe nė debate e raste tė tjera
mediale ku flitet pėr RTK-nė si televizion publik, ėshtė mėnyra e
komunikimit qė na i kujton disa mentalitete dhe politika tė vjetra tė
para vitit 1999 nė Kosovė.
Kryekuvendari i Kosovės, Jakup Krasniqi, duket tė ketė logjikėn e
njėjtė politike dhe qeverisėse. Ai mendon qė qytetarėt e Kosovės duhet
tė paguajnė pėr RTK-nė. Mėnyra se si e thotė ai kėtė ėshtė mėnyrė
decizive, pra tashmė ai ka vendosur dhe i mbetet Kuvendit tė tij qė tė
miratojė kėtė propozim, pra ta amandametojė ligjin pėr RTK-nė me kėtė
paragraf dhe qė parapagimin e detyrueshėm pėr RTK-nė ta bėj ligjor, pra
si diēka tė natyrshme dhe normale.
Kėshtu, Jakup Krasniqi nuk pėrfill mendimin e rreth 2 milion
qytetarėve tė Kosovės pėr kėtė parapagim. Ai injoron faktin dhe
situatėn nė terren qė qytetarėt e Kosovės prej fillimit kanė qenė
kundėr dhe mbeten kundėr parapagimit tė RTK-sė, edhe pėr shkak tė
kushteve ekonomike, por edhe pėr shkak tė kushteve shoqėrore dhe
politike. Parapagimi prej 3,5 eurove dhe rrogat e larta nė RTK janė
disa nga arsyet pse ky medium u shndėrrua nė televizion klanesh, nė
televizion amatorėsh tė programeve televizive, por edhe nė televizion
pėrtacėsh. Sepse tash e tetė vjet, parapagimi prej 3.5 eurove ėshtė
dėshmuar tė jetė investim nė shkatėrrimin e jo nė ndėrtimin e RTK-sė.
Kėshtu, duket qė Jakup Krasniqi po i trajton qytetarėt e Kosovės vetėm
si hu (shtyllė) tė dobishėm pėr gardh.
Ndėrkohė, nė RTK doli konkursi pėr Drejtorin e Pėrgjithshėm tė saj.
Lista e kandidatėve pėr kėtė pozitė pune tregon, pėrkatėsisht, shtron
ēėshtjen se cili do tė jetė Agim Zatriqi i Riu? Sepse tė gjithė ata
konkurrues e kanė pėrkrahur Agim Zatriqin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt
ose nė mėnyrė tė tėrthortė. Keqpėrdorimet financiare, programore dhe tė
punėsimit nė RTK nuk kanė nisur nė vitin 2008, por prej ardhjes sė Agim
Zatriqit nė kėtė televizion. E gjithė lista e konkurrentėve pėr pozitėn
e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė RTK-sė ėshtė me emra individėsh tė cilėt
ose kanė qenė aty nė RTK dhe kanė heshtur kur Zatriqi ka kryer kėto
manipulime, ose e kanė pėrkrahur Zatriqin nga jashtė gjatė gjithė kohės
sa ai kryente manipulimet. Njė koncept ligjor e bėnė mė fajtor
pjesėmarrėsin dhe ndihmėsin nė kryerjen e aktit kriminal sesa vet
kryesin e veprės. Dua tė them, lista e kandidatėve pėr kėtė pozitė pune
tregon qartazi se as drejtori i ardhshėm nuk do tė jetė shpėtim as pėr
RTK-nė e as pėr qytetarėt e Kosovės. Sepse lista (dhe qasja e Jakup
Krasniqit) tregon qė Agim Zatriqi do tė zėvendėsohet me njė Agim Zatriq
tjetėr, por me moshė mė tė re.
Nė anėn tjetėr, tregu medial i Kosovės vazhdon tė jetė i mbyllur
duke kanalizuar tė gjitha ardhurat pėr kėto televizione nga reklamat,
donacionet dhe nga parapagimi vetėm pėr KTV-nė, RTV21 dhe RTK-nė. Pra,
nė vend qė Kryetari i Kosovės Jakup Krasniqi tė ftojė tė gjithė nė
debatin pėr zhvillimin e tregut medial, ai shkon e thėrret pėr
vazhdimin e monopolizimit tė kėtij tregu duke bėrė thirrje qė tė
amandamentohet ligji pėr RTK-nė mbi parapagimin e detyrueshėm.

Sipas meje, Jakup Krasniqi e ka huq qasjen e tij edhe individuale, por
edhe si Kryetar i Kuvendit tė Kosovės, nė lidhje me RTK-nė. Edhe njė
herė, ai dhe Kuvendi i Kosovės, bashkė me Qeverinė dhe me shoqėrinė
civile, duhet te debatojnė e tė diskutojnė se si tė ndėrtohet njė treg
i shėndosh dhe i qėndrueshėm medial nė vendin tonė nė mėnyrė qė publiku
i Kosovės, pra qytetarėt, tė jenė sa mė tė informuar dhe tė kenė ēfarė
tė shikojnė nė kanale televizive, edhe sport, edhe muzikė, edhe filma,
edhe dokumentare dhe programe tė tjera arsimore, informuese e zbavitėse.
Aktorėt publik duhet tė ndėrtojnė tregun medial nė Kosovė e ku RTK
duhet tė jetė pjesė e atij tregu. Shpėtimi i RTK-sė nga vetvetja ėshtė
pėrfshirja e saj nė tregun medial e ku ajo duhet vet tė sigurojė
ekzistencėn edhe financiare edhe programore. Punonjėsit e RTK-sė duhet
tė djersitin ngapak prapanicėn e tė jenė kreativė nė punėn e tyre.
Nė spektrin medial, deri mė tash ėshtė dėshmuar qė tregu ekonomik i
Kosovės tė ketė mjaft reklama qė secili televizion tė mbijetojė pa
kurrfarė donacionesh nga buxheti i Kosovės ose drejtpėrdrejt nga
qytetarėt e Kosovės. Bile, ėshtė dėshmuar qė bashkėsia ndėrkombėtare tė
jetė e gatshme tė ofrojė donacione ose edhe tė investojė nė zhvillimin
e medieve nė Kosovė. Por, fatkeqėsisht Jakup Krasniqi dhe disa
politikanė dhe aktorė tė tjerė publik nuk e kanė hallin aty. Ata
mendojnė qė vet zėvendėsimi i Agim Zatriqit (me njė Agim Zatriq tjetėr
tė Ri) ėshtė ajo qė i duhet qytetarėve-parapaguesve tė Kosovės. Bile,
ata na trajtojnė si qytetarė evropianė dhe britanikė duke na thėnė qė
parapagimi pėr RTK-nė si televizion publik ėshtė normal. Ndoshta kjo do
tė pėrpihej disi, nėse edhe tė ardhurat mujore do t’i kishim sikurse
qytetarėt evropianė. Pih!
Postuar: 3:59 / 23 Janar 2010 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Sat Jan 23, 2010 2:23 am



I kujt ėshtė faji qė Kosova mbetet jashtė liberalizimit tė vizave

opinione - Faqe 2 F.0123035807844_m
Sadik Ramadani

Kėto
ditė u bė shumė aktuale ēėshtja e lėvizjes sė lirė tė qytetarėve tė
fqinjėve tonė nė vendet e zonės Shengen...andaj bėhen shumė pyetje: pse
ata e fituan ketė tė drejtė kurse qytetarėt e Kosovės jo. Siē po duket
kosovarėt kanė “ende” kohė pėr tė pritur edhe disa vjet deri sa t`u
vijė radha...
Pėr aktualitetin lidhur me liberalizim vizash pėr kosovarėt kohė mė
parė (mė 21.07.2009) ka shkruar nė gazetėn “Koha Ditore” edhe Kryetari
i Parlamentit z. dr.Jakup Krasniqi artikullin me titull ”Lėvizja e
>lirė< dhe vizat pėr shqiptarėt”, nė tė cilin artikull mė bėri
veēmas pėrshtypje analiza e autorit tė nderuar, me tė cilėn “analizė” i
terė faji i gjendjes sė popullit shqiptar sot nė pėrgjithėsi dhe i atij
tė Kosovės nė veēanti po i bie sė kaluarės sonė tė largėt dhe tė asaj
mė pak tė largėt historike, kurse pėr dhjetėvjetėshin e fundit faji
mbetet gjithnjė jetim.
Mendoj se fajin kryesor pėr tė gjitha tė ligat qė ėshtė duke
pėrjetuar ky popull i lashtė dhe liridashės duhet kėrkuar pikėrisht
tani edhe dhjetė vitet e fundit (tė pas luftės), si edhe atė pėr mos
marrjen nė konsideratė tė sė drejtės legjitime tė njė populli pėr
lėvizje tė lirė nga ana e mekanizmave tė BE-sė.
Nuk ėshtė aspak e vėrtetė se shqiptarėt e Kosovės gjatė
gjysmėshekullit tė fundit nuk kanė arritur tė ndėrtojnė institucione tė
mirėfillta hulumtuese strategjike, arsimore etj. nėpėr tė cilat kanė
punuar fytyra eminente, intelektualė tė mirėfilltė me arsim paraprak tė
mbaruar nėpėr qendrat e njohura universitare evropiane, tė cilėt sot
mjerisht kanė ngelur “jashtė loje” sepse lidershipi i viteve tė pas
luftės pėr tė cilin flet autori (me epitet mė tė lartė) e qė me tė
vėrtet kanė qenė dhe janė edhe sot tė “pa kurrizorė”, pa njė shkallė
adekuate tė formimit arsimor-profesional tė mirėfilltė dhe qė dinė tė
bėjnė “lepe-peqe” ndaj ē`do kujt i huaj qė vjen nė Kosovė .
Janė pikėrisht fajtorėt kryesor pėr gjendjen e mjeruar tė popullit,
sot me njė papunėsi enorme nė Evropė e ndoshta edhe me gjerė me shifrėn
mbi 50% , duke pėrfshirė tė gjitha grup-moshat dhe me 70% vetėm moshėn
e rinisė dhe me njė varfėri tė skajshme tė popullatės me 30% etj…(
shifra kėto tė dala nga Enti i Statistikave tė Kosovės) qė pėrjetojnė
sot kosovarėt nė kėtė shtet tė lirė e “demokratik”.
Kėsaj gjendje fatkeqėsisht po i kontribuon edhe vendimi i fundit i
“Parlamentit” Tuaj zotėri Krasniqi pėr ngritjen e pagave tė
“Parlamentarėve” sepse sipas tyre tė “mjerėve” nuk po u mjaftojnė
shumat e tė ardhurave qė kishin deri tani.
Autori mundohet t`ia hedh fajin gjeneratave tė shkuara gjatė
historisė, por si duket z. Krasniqi nuk paska njohuri pėr faktet
historike (edhe pse vetė ėshtė historian profesionist) andaj i themi qė
faji qėndron pikėrisht tek lidershipi i kohės kur jetojmė, si qė e
pranon edhe vet se edhe >dhjetė vjet pas luftės sillemi me fodulizėm
e arrogancė, meskinitet, grykėsi pėrbindėshi, vėrtet ka bėrė qė tė
ngelemi< “bira e fundit e kavallit” nė BE.
Pėr veprimet tė tilla tė grupeve dhe klaneve tė caktuara, Evropa po na
e jep dėnimin nė mėnyrė kolektive, tė cilin dėnim nuk e meritojnė
shtetasit kosovar.
Zotėri Krasniqi shprehet se po na pėrsėritet dukuria e mohimeve si
tė paraardhėsve tanė, po mirė, themi se ata nuk ditėn tė gjendeshin nė
kohėn kur jetuan...!!!
Lind pyetja, mirė qė ata nuk kishin dijeni ndoshta edhe mundėsi pėr
tė bėrė mė shumė, atėherė i nderur pse ju sot nuk bėni atė qė
paraardhėsit tanė nuk mund t`a bėnin?
Ata jetuan nėn sundimet mė tė egra tė huaja dhe bėnė atė qė ishte e
mundur pėr tė bėrė, krijuan institucione si Universitetin, Akademi tė
Shkencave e tė Arteve, Institutin Albanologjik, atė tė Historisė, shumė
botime, revista e gazeta, me urbanizim tė shpejtuar tė Kosovės, me
Gjuhė Letrare Kombėtare, shkolla e spitale tė shumta, me klinika,
etj.etj. kurse lidershipi i sotėm i ynė tė cilin askush nuk e pengon qė
tė punojė dhe tė veprojė lirshėm, mirė dhe drejt, tė vendosė mekanizmat
kryesorė tė nevojshėm pėr ngritjen e njė shtetit ligjor pa tė cilin as
sot as kurrėn e kurrės nuk do tė kemi shtet tė mirėfilltė dhe as qė do
tė jemi ndonjė herė nė tė ardhmen pjesė e BE-s.
Nga kjo del se pikėrisht nga tė njėjtit nuk pėrfillen pėrvojat e
atyre qe dikur patėn krijua diēka, deri sa kėta tė fundit mendojnė se
historia fillon sot pikėrisht me ta.
Mė pėlqen fraza nga z.Krasniqi kur thotė se ”Kosovės njerėz tė
ditur, tė pėrgjegjshėm e tė pėrkushtuar nuk i mungojnė”, shprehje shumė
e drejtė dhe e qėlluar kjo, por se veprimet tė cilat i bėn sot
lidershipi kosovar, ku benė pjesė edhe z.Krasniqi, aspak nuk ėshtė duke
u ndėrmarrė diēka pėr ndryshimin e kėsaj gjendje tė mjerueshme tė
popullit tė shumėvuajtur tė Republikės sė Kosovės, qė nė tė kundėrtėn
me kyēje tė njerėzve me pėrvoja tė duhura dhe me pėrgatitje adekuate
akademike gjendja e tille do tė lėvizte pėr sė mbari.
Zotėri i nderuar, nga pozicioni qė mbani sot, jo pak, jeni kryetar
Parlamenti, keni mjaftė autorizime qė ua siguron Kushtetuta dhe ligji
si mundėsi tė filloni tė ndryshoni gjendjen pėr tė mire nė
institucionet e Republikės sė Kosovės, tė filloni ndėrtimin e
mekanizmave tė mirėfilltė pėr respektimin e Kushtetutės si
institucionin mė i lartė i vendit dhe tė gjitha ligjeve qė dalin prej
andej, me ēka edhe do tė binin njė nga njė tė gjitha grupet dhe klanet
jo formale tė cilat po ia nxėnė frymėn kėtij populli, po ia ndalin
hapin e filluar nga shumė gjenerata para nesh me tė vetmin synim tė tij
qė nė njė kohė nė tė ardhmen sa mė tė afėrt tė jemi pjesė e barabartė
mes tė barabartėve nė shtėpinė e madhe qė i thonė Evropė.

Postuar: 3:58 / 23 Janar 2010 | RSS

blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Sat Jan 23, 2010 2:24 am

Shpija e Kosovės

opinione - Faqe 2 F.0123035716318_m
Lulzim Shabani

Spektakli
mė i madh medial i menduar si reality show, “Shpija e Kosovės” i cili
filloi shtatė javė mė parė nė RTV-21 po hynė nė fazėn e dytė apo
finale. Njė organizim i tillė qė ishte paralajmėruar me pompozitet,
analizuar nga aspekti medial, shoqėror, por edhe shkencor, duhet
shikuar si njė nga “nismat rajonale”, nė tė cilat zakonisht ne
kosovarėt kyēemi mė vonė, pėr tė mos thėnė provojmė tė kopjojmė nga tė
tjerėt.
Tė imituarit apo tė kopjuarit e modeleve ėshtė njė trend sa
tradicional po aq edhe bashkėkohor, por qė gjithsesi kėrkon shkathtėsi
dhe aftėsi tė caktuara. Njė show i tillė pėr herė tė parė ėshtė
zhvilluar nė Holandė nga njė motėr dhe njė vėlla i cili ka qenė mė i
madh dhe ka filluar si eksperiment, por nė fund doli si spektakli mė i
ndjekur atė vit.
Nė kėtė kontest a mund tė themi se “Shpija e Kosovės” ėshtė njė kopje
origjinale, ose e shėmtuar, nėse e pėrdorim si pikė referimi apo
krahasimi me spektaklet e tjera simotra nė rajon edhe mė gjerė?.
Analizuar nga fillet e organizimit tė pėrpjekjeve pėr njė reality
show tė pėrmasave tė tilla, duket se fillimi ishte i mbarė sepse
promovimi medial filloi shumė muaj mė parė. Por, fazat e mėtutjeshme tė
projektit, sidomos rekrutimi dhe selektimi i kandidatėve-
pjesėmarrėsve, mbase lė shumėēka pėr tė dėshiruar. Deficiti mė i madh
nė kėtė cikėl ishte mungesa e ekspertėve tė profileve tė ndryshme ,
duke filluar nga psikologėt, sociologėt, analistėt, ekspertėt e
burimeve njerėzore, etj. tė cilėt pėrzgjedhjen e banorėve tė shtėpisė
do ta bėnin nė mėnyrė mė profesionale.
Rekrutimi, selektimi dhe vlerėsimi i performancės
Po t’i qasemi njė trajtimi mė shkencor menaxhimit tė projekteve, nė
rastin tonė tė njė reality show, atėherė ai gjithsesi duhet tė jetė njė
proces operacional qė fillon me shqyrtimin e situatės duke analizuar
funksionet themelore tė menaxhimit: planifikimin, organizimin,
drejtimin, rekrutimin dhe kontrollin tė cilat mė tutje degėzohen nė
aktivitete tė tjera. Pikėrisht mungesa e kėsaj analize shkencore ka
determinuar mė vonė “kualitetin” e banorėve tė shtėpisė tė cilėt do tė
duhej tė ofronin show pėr audiencėn e gjerė.
T’i analizojmė faktorėt kyē nga tė cilėt varet (mos) suksesi i njė
projekti tė tillė, ose le tė pyetemi se si ėshtė bėrė planifikimin e
resurseve njerėzore, si ėshtė bėrė rekrutimi i pjesėmarrėsve brenda
“shpisė”? A janė trajtuar apo ekzaminuar sa duhet kualifikimi edukativ,
eksperienca, shkathtėsitė komunikuese, planifikuese e menaxheriale dhe
shkathtėsitė e aktiviteteve ekipore apo nė grup? Si ėshtė bėrė mė tutje
selektimi i kandidatėve? Nė bazė tė intervistės, prezantimit, apo
testeve praktike nė fusha tė caktuara tematike tė cilat mė vonė do tė
ishin pjesė e debateve brenda shtėpisė.
Objektiv i njė seleksionimi pėr tė futur akterėt “nė shpinė mė tė
famshme tė Kosovės” do tė duhej tė ishte parashikimi me mė shumė
saktėsi i kapacitetit tė njė kandidati pėr tė realizuar njė mision tė
caktuar. Njė seleksionim mė i mirė do tė ndihmonte efektivitetin e
synimit pėr pritje dhe audiencė mė tė madhe.
Pasi qė misioni i programeve tė tilla, pėrveē tė tjerash ėshtė dhe
edukativ pėr publikun, do tė duhej qė mė parė aplikantėt t’i
nėnshtroheshin edhe testeve dhe aftėsive intelektuale”tė Zotit tė
shtėpisė”, qė janė sinonime me inteligjencėn e qė do tė reflektonin
kapacitetin e aplikantėve pėr tė trajtuar-debatuar problemet tė cilat
shoqėria i konsideron si tė rėndėsishme dhe me tė cilat ballafaqohet
aktualisht. Disa nga aftėsitė intelektuale tė domosdoshme pėr suksesin
e njė spektakli do tė duhej tė ishin: kompetenca verbale, fluiditeti
verbal, arsyetimi nėpėrmjet induksionit, memoria, shpejtėsia e
perceptimit dhe imagjinata nė kohė dhe hapėsirė.
Shterpėsia debatuese
Skena ku zhvillohet spektakli “Shpija e Kosovės” ėshtė madhėshtore
sikurse i gjithė realizimi teknik. Mbase madhėshtia e shtėpisė dhe
organizimi i saj i brendshėm nė fillim ka trembur banorėt tė cilėt nuk
ishin tė pėrgatitur psiqikisht pėr tė ditur se kjo sfidė e tyre, thellė
brenda vetes ėshtė njė eksperiment shpirtėror, psikologjik dhe social.
Sado qe organizatorėt janė munduar tė krijojnė ambiente qė de facto
janė shumė tė pėlqyeshme dhe tė bollshme, prapė ka handikap ne atė mori
"lojtarėsh" aty brenda.
Banorėt nuk duhet tė kishin komplekse tė tipit kush jam, kė kam
jashtė, se si do dukem nga jashtė, sepse kėto meditime tė tyre sjellin
vetėm ngėrēe, sjellje te kufizuara apo tė paramenduara me fare pak
spontanitet dhe me shumė humbje tė bukurisė sė lojės.
Pėr arsyet e pėrmendura sipėr, jo vetėm te publiku , por edhe te
organizatoret nė fillim apo nė ditėt e para mbase ka ekzistuar rreziku
qė “shpija tė shembej apo rrėnohej”. Ishte e ftohtė, pa invencion, pa
zhurmė dhe e largėt por edhe e errėt pėr audiencėn.
Njė parapėrgatitje mė e mirė nga ekspertėt e menaxhimit tė burimeve
njerėzore do tė rriste mė shumė ankthin e banorėve dhe do t’i
socializonte ata mė shpejtė nė shtėpinė e famshme.
Gjithsesi, spektakle tė kėtij lloji, nė pėrbėrjen dhe funksionimin e
tyre pritet tė sjellin debat te forte, i cili mė sė shumti ėshtė
kritik, i rrepte, i thellė, por herė- herė edhe i ceket dhe le shumė
pėr tė dėshiruar.
Tė pakta kanė qenė pritjet se banorėt e shpisė nuk do tė gjejnė tema
pėr tė trajtuar-debatuar. Nė mungesė tė ideve dhe pėrceptimeve debatin
e filluan me privatizimin e ndėrmarrjeve e cila temė edhe pėr ekspertėt
e ekonomisė vėshtirė gjen shpjegimin e duhur. Pse fare pak , ose aspak
nuk e zunė ne gojė problemet ne fushėn e arsimit, shėndetėsisė,
shėrbimeve publike ēėshtjet e shumta sociale,..., konflikti mes
gjeneratave, problemet e integrimeve, kultura e komunikimit e shumė
tema tė tjera.
Njė tjetėr dukuri qė bėn pėrshtypje dhe le njė shije tė hidhur ėshtė
mėnyra e tė folurit. Jo injoranca nė mes banorėve, por bastardimi
gjuhės shqipe apo komunikimi i tyre “tallava”.
Finalistėt e mundshėm dhe tė mbeturit e tjerė
Tani kur ka filluar faza e dytė e reality show “Shpija e Kosovės”,
audienca ka filluar tė identifikojė banorėt-kandidatėt potencial pėr
finalen e parė.
Multidiciplinariteti i Fadilit, shpirti i tij artistik dhe altruist,
eksperienca e tij jetėsore dhe virtytet e tjera e bėjnė tė jetė njeri
ndėr favoritėt.
Zgjuarsia dhe serioziteti i Benit i cili dėshiron tė bėhet i mirė me
tė gjithė, rezoni i tij erudit krahasuar me tė tjerėt dhe mungesa e
konkurrencės sė mirėfilltė i japin atij gjasė pėr shumėn prej 24.000 €.
Energjia dhe mendimi pozitiv i Qėndrimit kanė reflektuar te publiku
shqiptar. Njė djalosh me shpirt shumė tė madh, altruist, fėmijėror, i
qeshur, i padjallėzuar,i sinqerte, i dashur, i vendosur i cili nė
momente ngacmon banorėt e tjerė, por qė i jep gjallėri shtėpisė.
Debati mė i ashpėr deri mė tani brenda shtėpisė nė mes tė Qėndrimit dhe
Benit rrezikon margjinalizimin e banorėve tė tjerė tė cilėt mund tė
mbesin nėn hijen e tyre.
Albulena ėshtė njė protagoniste e rėndėsishme e kėtij spektakli. Njė
vajzė shumė burrėrore dhe e padjallėzuar qė pėrkushtohet tė nxjerrė te
tė gjithė banorėt anėt e mira tė tyre. E zonja e vetvetes e cila nuk
kalon nė ekstreme dhe qė pėrpiqet tė rrezatojė dashuri.
Edhe banorėt e tjerė tė mbetur kanė fansat e tyre duke pasur parasysh
heterogjenitetin e shijeve dhe preferencave, por vlerėsoj se tė
apostrofuarit sipėr mbetėn gladiatorėt kryesor.
Shpija e ardhshme
Tashmė Big Brother, Grande Fratello apo Shpija e Kosovės, janė
thjesht fenomene mediatike televizive, me qėllim thjesht argėtues pėr
konsumatorin (publikun) dhe fitimprurės pėr investitorin (organizatorin
dhe gjithė pėrbėrėsit e tyre). Ato janė fenomene qė pėrveē zhurmės,
provokojnė debat, provokojnė ndryshim opinionesh e mentalitetesh,
zbulojnė ekstreme tė virtyteve dhe zakoneve njerėzore dhe tentojnė t’i
pėrplasin kėto ekstreme me njėri-tjetrin.
Ngrija e cilėsisė sė reality show-ut tė parė tė kėtij lloji te ne do
tė duhej tė ishte objektivi kryesor. Pėr tė arritur qėllimin e
parashtruar duhet menduar qė tani pėr identifikimin me tė mirė i
influencave.
Ēfarė duhet tė pėrmirėsojmė, ēfarė duhet tė shmangim dhe korrigjojmė?.
Ēdo pėrpjekje pėr tė nėnvlerėsuar disa nga fazat mė tė rėndėsishme tė
kėtij projekti siē janė rekrutimi, vlerėsimi dhe performanca e banorėve
tė kėtij viti, zvogėlon apo minimizon shanset pėr njė kualitet tė ri nė
vitin qė vjen. Njė feed-back i tė gjithė akterėve tė kėtij reality show
pas pėrfundimit tė edicionit tė parė tė “Shpisė sė Kosovės” nė planin
strategjik, ėshtė parapėrgatitja mė e mirė, sepse pa pėrzgjedhje tė
saktė apo tė duhur tė lojtarėve-banorėve nuk mund tė ketė
lojė-spektakėl tė bukur.
Ky show nuk duhet tė harrojė misionin e tij edukativ dhe bėmirės.
Spektatorėt e shumtė dėshirojnė qė kjo shfaqje tė kthehet nė njė mjet
ndikues nė masat e gjėra qė e pėrcjellin dhe tė kihet parasysh mesazhi
qė u afrohet shikuesve, i cili mesazh duhet tė reflektojė mė shumė
gjykimin dhe mendimin pozitiv pėr diversitetet e ndryshme qė sjellin
shoqėritė- sidomos ato tranzitore.
Mos te harrojmė se njė show i tillė ėshtė shume i vėshtire pėr tu realizuar dhe kėrkon pėrkushtim nga shumė akterė.
(Autori ka pėrfunduar studimet pėr master nė menaxhment internacional)
Postuar: 3:57 / 23 Janar 2010 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Sat Jan 23, 2010 2:24 am

Rugova i pėrjetshėm

opinione - Faqe 2 F.0123035424629_m
Ndue Ukaj

Misionari
nuk vdes. Ai, si orakull, predikon pėr misionin, bashkon grigjėn rreth
idesė sė shenjtė tė misionit dhe shkon nė Pėrjetėsi, duke lėnė pas vete
shpirtin, frymėn e misionit, qė enden si shkėndija udhėrrėfyese pėr
breza tė tėra.
Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, iku, nė njė janar tė akullt,
nė njė janar qė i ngrinte lotėt e shumtė qė vėrshonin rrugėve tė
Prishtinės dhe kudo kishte shqiptar.
Ai iku, mirėpo la pas shumė, mbase mė shumė se ēdo politikan, sepse ai mė sė paku ishte politikan.
Ai ishte njė humanist i pashembullt, i prirė nga idetė me sublime tė
etikės dhe politikės, tė cilat i sintetizoi drejt njė ideali sublim, qė
kapėrcente kufijtė e pavarėsisė dhe rikthente shqiptarėt nė shtratin e
tyre natyral perėndimor, pa ekoivoke e interpretime deshakėqija.
Rugova ishte njė artist i mirėfilltė, i cili njohu eksperiencat mė
tė sofistikuara tė artit botėror e shqiptar. Rugova ishte njė moralist
i madh, sa pėr shumėēka tejkalonte edhe vetė predikatoret e ndryshėm
religjioz.
Ai ishte njė filozof, i cili fjalėn e latonte aq mirė, sa brenda saj
shtresoheheshin shumė domethėnie, qė bota pėr rreth tij vėshtirė i
kuptonte. Rugova ishte njė studiues i jashtėzakonshėm, i traditės dhe i
modernes, i pakompromis me dukuritė degraduese nė art e letėrsi- njė
studiues qė letėrsisė sonė i mungon edhe sot. Dhe pra, Ai ishte njė
politikan karizmatik, qė kėtij domeni kaq shumė tė urryer ndėr
shqiptar, i dha dimension tjetėr, duke e pėrmbush me shpirtin e fisėm
tė thellėsive filozofike e letrare, etike e nacionale. Kėsisoj, u bė
pėrjetėsisht njė Ikonė Kombėtare.
Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugov iku, e mori njė janar i akullt,
njė janar i trishtė, mirėpo shpirti i tij jeton e do tė jetojė
pėrjetėsisht. Ndėrkaq, ata lotėt e ngrirė para katėr vite, ende pikojnė
nga sytė e mėrzitur tė shqiptarėve, qė e deshtėn dhe e duan aq shumė.
Dhe sot, nė janarin e akullt, tė pėrvjetorit tė katėrt tė ikjes sė tij
fizike nga kjo botė, shpirti i tij, menēuria dhe virtytet e tija,
rrezatojnė triumfalisht mbi botėn vobektė politike shqiptare, tamam si
Ylli i pėrjetėsisė Biblike, ai ylli i Davidit, tė cilin e mishėroi nė
flamurin e tij shumė domethėnės, si shenjė e shėnjues tė shtetėsisė dhe
ardhmėrisė sė Kosovės dhe shqiptarėve. E, tė cilin flamur e pėrbuzėn ca
injorantė.
Ibrahim Rugova, emri i pėrveēėm i politikės dhe kulturės shqiptare,
kishte tiparet e misionarėve tė mėdhenj tė njerėzimit, tė atyre qė lėnė
gjurmė e pėrjetėsojnė kohėt.
Puna dhe veprimtaria e Rugovės, i ngjason aq shumė profetit Biblik,
Mojsiut. Sikur Ai, edhe Rugova e nxori popullin e tij nga kthetrat
sllave, por nuk e pėrjetoi pavarėsinė, atė tokė tė premtuar, pėr tė
cilėn bėri shumė, aq shumė sa do tė duhen kohė pėr ta njohur
thelbėsisht. Kjo pėr faktin, sepse ai ishte i frymėzuar nga parime
profetike.
Kishte diēka profetike nė qenien e tij, nė fjalėt e tija, qė
tingėllonin si kambana alarmuese pėr njė botė tė tėrė, qė bėnte heshtje
karshi ēėshtjes sė Kosovės dhe shqiptarėve. Fjalėt e tija, si gurė tė
ēmuar e xhevahire tė shtrenjta, tingėllonin si njato kambanat e
panjohura, qė pėrhapin lajme tė kobshme.
Dhe kėshtu, pėrēoi ēdo kund ku duhej, mesazhin e fuqishėm, tė
pakundėrshtueshėm, as nga fuqitė mė tė mėdha tė tokės, se po shkelej
mbi Dardaninė antike, po diskriminohej e vritej popull i Shėn Florit
dhe Laurit, i Gjergj Kastriotit dhe Pjetėr Bogdanit, i Nėnė Terezės dhe
i shumė e shumė figurave qė kishin lėnė gjurmė nė qytetėrimin
perėndimor, prej sė cilit, shqiptarėt ishin pėrjashtuar padrejtėsisht.
Rugova kishte dy misione jetėsore, tė liroi popullin e tij nga
kthetrat e Serbisė dhe ta rikthej atje ku duhej, nė shtratin
perėndimor, me gjitha tiparet autentike shqiptare, duke tund,
njėherėsh, gjitha shtresimet qė i ishin mveshun padrejtėsisht. Pėr
kėtė, ai krijoi, si askush, marrėdhėnie me aleatėt e tė madhit Gjergj
Kastriotit-filozofi kjo tė cilėn ai e ndjeku nė ēdo hap tė jetės sė tij.
Kosova, shqiptarėt dhe bota e moderuar, para katėr vite nuk e humbėn
vetėm njė lider tė thjeshtė. Sepse kjo ishte humbje e prijėsit,
misionar dhe ideatori i gjitha ndryshimeve tė mėdha qė ndodhėn nė
Kosovė dhe mė gjerė. Kjo ishte humbje e njeriut qė ndikoi nė ndryshimin
e relacioneve politike nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.
Filozofia e tij politike, ishte diēka magjike, sidomos pėr botėn
perėndimore, e cila dridhmohej nga magjia e filozofisė paqėsore, qė
dilte nga njė rajon i stėrmbushur me urrejtje, luftėra, krime.
Me dhuntitė e pashembullta, ai doli kundrejt njė politike vrasėse,
qė prodhonte vetėm shkatėrrime dhe dhunė, duke ndėrtuar njė shtet
paralel brenda njė regjimi tė ēmendur. Dhe kėshtu, ngazėlleu zemrat e
botės, e tė sa e sa prijėsve politikė, tė kombeve tė mėdha, qė i dolėn
zot kombit tė tij, ashtu sikurse deshi ai.
Ėshtė kjo magjia e fuqisė sė paqes, e fuqisė sė besimit, e fuqisė sė
drejtėsisė, njė magji e tipit Promethean, tė cilėn diti ta jetėsoi njė
njeri si Ai. Po ashtu, kjo fuqi dėshmoi se sa tė pafuqishme janė
pengesat ndėrkombėtare, kur ishte nė pyetje domosdoja e mbrojtjes sė
Kosovės. Bota e tėra u rreshtua pas misionit tė tij tė pėrcaktuar
jetėsor.
Kalimi i tij i shpejt nga kjo jetė, pėr t’u bashkuar me tė dashurit
e tij, qė aq shumė i mbante nė gojė, si Gjergj Kastrioitin, Pjetėr
Bogdanin, Gjon Palin e Dytė, Nėnė Terezėn, ishte njė shenjė e
pėrjetėsimit tė profetit e heroit, qė kryen punėn dhe ikėn.
Po a nuk ėshtė ky fat i gjithė heronjve tė mėdhenj!?
Si prodhim i filozofisė, urtėsisė dhe strategjisė sė tij, Kosova sot
ėshtė shtet i pavarur, ndėrkaq sendėrtimi i idealeve tė tij, ėshtė
bėrė, por pa tė. Mirėpo, ėshtė njė dėshmi e fortė se puna dhe vepra e
tij po pėrjetėsohen, kudo ka shqiptar, Ai nderohet me pietetin mė tė
lartė, jo vetėm si nderohen politikanėt. Ai ėshtė pėrjetėsuar nė art e
kulturė, duke u bėrė, tamam hero i Kosovės sė djeshme, i Kosovės sė
sotme dhe sidomos hero i Kosovės sė dėshirave tė nesėrme.
Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe do tė mbetet ideator i njė politikė
moderne, jo vetėm shqiptare, por universale. Mjafton tė riciklojmė nė
strategjinė e tij brilante, Kosova e Pavarur, Integrim nė Strukturat
Euroatlantike dhe Miqėsi permanente me SHBA-tė. Me urtėsinė e tij, Ai
nė ēdo takim me rėndėsi, nė ēdo fjalim, fjalėt i ruante si visare tė
ēmueshme dhe pėrshėndeste miqtė e liderėt botėror, qė nga SHBA-tė deri
tė Vatikani. Njė vizion, qė edhe nėpėr shekuj duhet tė ndiqet.
Presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte, dhe nuk do tė mbetet nė
kujtesėn tonė kombėtare e botėrore, vetėm si lider i pėrmasave tė
thjeshta politike, tė tillė qė bota ka shumė. Nė panteonin e vlerave tė
mėdha, figura e tij mbetet, mbi tė gjitha, me dimensionet e njė
mendimtar tė madh, qė politikė si dha dije, ide, filozofi e kulturė.
Ai e krijoi njė model kulturor tė jashtėzakonshėm, admirues pėr
gjithė botėn e pėrparuar. Sė kėndejmi, Ai do tė mbahet mend si njė
iluminist qė mishėroi dimensionet etike me ato politike, njė
personalitet me shpirt tė gjerė dhe human, njė dijetar i madhe i
shkencave shoqėrore dhe njė kritikė letrar me dije enciklopedike, njė
shpirt rilindėsi- dhunti kėto tė cilat diti mrekullisht t’i
funksionalizoi, nė tė mirė tė idesė sė demokracisė, lirisė, pavarėsisė
dhe integrimeve.
Nė njė beteje tė rėndė, me sfida tė rrezikshme, Ibrahim Rugova niset
me besimin e tij, si njė forcė shtytėse, me dijen e tij, si njė pasuri,
qė i dha mundėsi tė argumentoi njė kauzė, me pėrcaktimin e tij tė pa
alternativė, si virtyt i pashoq qė u admirua nga gjithė bota e
civilizuar.
Janė kėto virtyte dhe vlera kolosale qė kėtij njeriu i japin pėrmasa universale.
Nė njė rrugėtim tė gjatė, Ibrahim Rugova u nis tamam si prijės,
misionar e profetė. Me urtėsinė sokratiane, me dashurinė pėr atdheun,
tė frymėzuar nga modeli e ati i tij shpirtėror, Pjetėr Bogdani, sė
cilit ja kushtoj njė pjesė tė punės intelektuale; i frymėzuar nga
vlerat e filozofisė jodhunore tė njohura nė Botė, Rugova u bė Ikona e
Shqiptarėve dhe e botės sė pėrparuar nė kėto dy dekada.
Duke qenė krenar se i pėrkiste atdheut tė madhit Gjergj Kastriotit -
Skėnderbe, tė sė madhes Nėnė Tereza, ai asimiloi dijen, guximin dhe
besimin, me zėrin e thellė tė ndėrgjegjes kombėtare dhe tundi pluhurin
shekullor qė kishte mbėrthyer qenien shqiptare. Ai filloi t’iu rikthej
dinjitetin shqiptarėve, tė rilidh ato aleanca tė vjetra, me aleatėt e
Gjergj Kastrioti- Skėnderbeut. Kėtė mision e realizoi dhe e bėri
shkollė nacionale.
Presidenti Rugova ishte, ėshtė dhe tė mbetet Hero, ashtu siē njihen
nė histori heronjtė e mėdhenj tė cilėve njerėzimi ju beson. Si i tillė,
ai ėshtė njė hero, sepse politikės i dha shpirt artistik, angazhimeve
kombėtare ju dha dimensione universale. Kėshtu qė, personaliteti i tij
do te jete i papėrsėritshėm, sepse heronjtė janė Njė, dhe vetėm si tė
kėtillė kanė kuptim. Nuk do te kishte kuptim civilizimi ynė t’i ketė dy
Dante Aligera, dy Xhorxh Uashingtona, dy Gjergj Kastriota, dy Pjeter
Bogdana, dy Shekspira, dy Nene Tereza, dy Papa Gjon Pali II, dy Ibrahim
Rugova. Kėta nė histori mbesin tė vetėm, pa shėmbėlltyra. Si tė
kėtillė, janė unikat dhe shpirtra qė udhėrrėfejnė grigjėn.
Postuar: 3:54 / 23 Janar 2010 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Sat Jan 23, 2010 2:24 am

Shekulli i shqiptarėve

opinione - Faqe 2 F.0123034923626_m
Sejdi Demiri

Teksa
iu referohej ngjarjeve tė kobshme tė Shqipėrisė sė ‘97-tės, gjeniu i
letrave shqipe dhe ambasadori i denjė i kombit Ismail Kadare, nė librin
“Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė” pėrshkruan njė
pikturė nga tė pėrditshmet franceze ku njėra kokė e shqiponjės
dykrerėshe, simbolit tonė kombėtar, pėrpiqej tė hante kokėn tjetėr… A
ishte shenjė papjekurie, lodhjeje apo fatalizmi? Sė fundi a ishte e
turpshme, pyeste me tė drejtė Kadare.
Megjithėse i shkruar nėn ethet e zhvillimeve fatale tė kohės,
profecia kadareane dhe konstatimet pėr njė fillim shekull tė mbarė pėr
shqiptarėt, sot nė kėtė fillim dekade tė tij, janė tė pamohueshme dhe
si tė tilla mjaftė impulsive kundrejt procesit tė zhvillimit tė
gjithėmbarshėm kombėtar. Vėshtruar nė kuptimin e veprės letrare,
analizės, mesazhit apo thirrjes pėr ringjallje, vepra e Kadaresė si
tėrėsi, e sidomos ajo e fundshekullit qė lamė pas, me plotė tė drejtė
mundė tė quhet vazhdimėsi e Rilindjes Kombėtare dhe si e tillė radhitet
nė analet e krijimtarisė sonė shpirtėrore qė krijoi, lartėsoi dhe
ndėrgjegjėsoi vetėdijen kolektive pėr kombin.
Me gjithė se tė vonuar dhe jo rrallė tė humbur nė shtigjet e gjetjes
dhe forcimit tė ndėrgjegjes se vėrtetė pėrbėjnė njė komb, shqiptarėt
shumė vonė e kuptuan se janė pjesė e cunguar e civilizimit tė vjetėr
europian. Nė kėrkim tė identitetit tė tyre ata kishin njė adresė.
Pėrballimi i invadimit teologjik ortodoks e otoman shoqėruar gjithherė
me terror brutal psikik dhe fizik, ishte barrierė shumė e kushtueshme
pėr lartėsimin e vetėdijes kombėtare. Nėn himnet e Rilindjes Kombėtare
pėr kishat, xhamitė, pėr fenė e shqiptarit dhe shqiptarinė, identiteti
kombėtar u rrėnjos pėrfundimisht nė fondamentet e gjuhės si themeluese
e kombit , arsimit dhe dijes si shtyllė e tij. Megjithėse u bashkuan nė
identitetin e tyre nacional, shqiptarėt jo me dėshirėn e tyre, ndoshta
pėr fajin e ngecjes nė proceset qė vendosėn pėr fatin e tyre, qė
atėherė vazhdojnė tė jenė tė ndarė nga kufij sa mohues po aq frymėzues
pėr ta.
Fillim shekulli i ri, qoftė si rezultat i sakrificės sonė kombėtare,
por edhe unifikimit ideor tė elitės intelektuale tė kėsaj kohe, u
manifestua nėn prejudikimet biblike tė gjeniut Kadare. Filloi dhe
vazhdon tė jetė shekull i shqiptarėve. Kumti njerėzor qė nė permanencė
nga thellėsia e tij kėrkon origjinėn e vjetėr , vazhdon tė jetė rrugė e
gjatė pėr shqiptarėt. Integrimi edhe faktik nė gjirin e pėrbashkėt
kombėtar ėshtė sfidė kombėtare e hapėsirės shqiptare. Padrejtėsitė
shekullore qė i lanė nė margjinat e fatit tė tyre, bashkė mė naivitetin
e inteligjencės sė qarqeve fodulliste tė akademikėve tanė, pėr
shqiptarėt duhet tė jenė histori e hidhur prej sė cilės
domosdoshmėrisht duhet nxjerr mėsimet.
Sot shqiptarėt vazhdojnė tė popullojnė hapėsirėn dėrmuese tė Gadishullit Ballkanik.
Pavarėsisht se ku, nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, atė tė
Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi, Serbisė apo Greqisė, ajo qė
tradicionalisht i mban tė lidhur nė vazhdimėsi janė simbolet kombėtare,
gjuha, doket dhe zakonet e qė janė karakteristikat tipike qė pėrbėjnė
tėrėsinė e asaj qė ne e quajmė komb. Nė teorinė e filozofisė politike
dhe atė tė sė drejtės ėshtė po thuajse e pamundur tė gjesh shembuj mė
tipik tė elementeve kombėtare se sa tek shqiptarėt, qė i mbajnė tė
lidhur mes vete nė kaq shumė njėsi tė mėvetėshme administrative. Kjo me
automatizėm, veē edhe shumė tė tjerash, hedhė poshtė trendin pėr
krijimin e identiteteve tė reja kombėtare, vetėm si rezultat i
zhvillimeve politike nė hapėsirat jashtė Shqipėrisė londineze.
Identifikimi i shqiptarėve etnik, sipas prapashtesave tė shteteve ku
jetojnė, do tė thotė qė njė shqiptar i Preshevės tė bėhet serb, sepse
juridikisht jeton nė njė territor qė zyrtarisht administrohet nga
Serbia, njė shqiptar i Maqedonisė maqedonas, ai i Greqisė, grek etj.
etj. Ideologjia e zhbėrjes, shthurjes sė moralit nacional dhe tendencės
pėr shkombėtarizim i qarqeve tė caktuara, tashmė tė njohura
shqipfolėse, me gjithė intensifikimin enorm tė aktiviteteve promovuese
tė frymės sė tyre , gradualisht po tkurret nėn trysninė spontane qė
shqiptarėt anė e kėndė trojeve tė tyre po u bėjnė, ndoshta edhe pa
vetėdije.
Lėvizja e lirė dhe qarkullimi masovik i kapitalit njerėzor nė
hapėsirėn shqiptare, edhe pse i pa organizuar institucionalisht vazhdon
tė thyej rekorde. Superstradat e reja qė me tė drejtė po quhen edhe si
arteriet e kombit kanė bėrė qė distancat nė hapėsirat shqiptare nga
ditėt tė shndėrrohen nė orė e nga orėt nė minuta. Manifestimi i
bashkėpunimit kulturor mes artistėve tė Tiranės, Prishtinės, Shkupit
etj. gjithmonė si rezultat edhe i afėrsisė shoqėrore dhe leverdisė
materiale, po thellohet dhe po tejkalon mendėsinė e diēkaje tė
jashtėzakonshme dhe po shndėrrohet nė diēka normale dhe qė mėsohemi ta
shohim ēdo ditė. Qarkullimi Tiranė-Prishtinė ėshtė shndėrruar nė
rutinėn tonė ditore, apo ndoshta edhe atė tė pushimeve tė fundjavės.
Tė freskohesh me njė kafe tek Blloku nė Tiranė, pranė Vardarit nė
Shkup, apo tė soditėsh Adriatikun nga kalaja shekullore nė Ulqin nėn
tingujt e muzikės sė lehtė shqipe, sot nuk ėshtė asgjė e
jashtėzakonshme nė kuptimin e pėrditshmėrisė. Asgjė pėr t’u shėnuar siē
ndodhte rėndom nė tė kaluarėn. Ėshtė diēka qė neve na ndodhė ēdo ditė.
Komunikimi nė hapėsirėn shqiptare ka kapėrcyer lėvizjet shtet me shtet.
Ne sot vizitojmė, Shkodrėn e jo Shqipėrinė, vizitojmė Strugėn e jo
Maqedoninė…edhe pse jo faktike nė tėrėsinė e saj, shpirtėrisht ėshtė
ndjenjė e lėvizjes brenda njė territori. Dhe kjo ėshtė e mira e asaj qė
historikisht ka shoqėruar shqiptarėt.
Ndjenja e tė qenit solidar me kėrkesat reciproke qė tėrhiqen
natyrshėm si pjesė tė copėtuara tė njė tėrėsie. Edhe pse spontanisht,
nė momentet kruciale tė zhvillimit tė kombit, po tejkalohen politikat
ditore, absolutisht tė ēakorduara nė raport me filozofinė e integrimit
kombėtar. Veshja e zėrave me konotacion zyrtar qė thėrrasin pėr
“kosovarizimin” e shqiptarėve tė Kosovės ėshtė thirrje pėr
shkombėtarizimin e tyre dhe zhveshjen nga kultura, doket dhe zakonet
shekullore. Fshehja pas presionit tė qarqeve tė caktuara ndėrkombėtare,
qė synim kanė zhbėrjen apo dobėsimin e shqiptarėve nė Ballkan, sot
kombėtarisht ėshtė krim.
Mėvetėsia politike e Kosovės, tė drejtat e avancuara shqiptare nė
Maqedoni si pjesė e vendimmarrjes shtetėrore, shqiptarėt si pjesė e
sistemit politik nė Malin e Zi, janė realitet qė duhet jetėsuar me
harmonizimin konkret tė kėrkesave qė dalin si rezultat i bashkėpunimin
shumėdimensional nė fusha tė ndryshme. Nėse kėrkesa pėr Shqipėrinė
Etnike si tėrėsi unike territoriale dhe shtetėrore ėshtė tretur nė
formė tė sakrificės nacionale dhe ėndrrės sė ndrydhur thellė nė
vetėdijen tonė kombėtare, si rezultat i presionit dhe gjeopolitikės
globale, sot askush nuk pengon shqiptarėt qė si rezultat i
materializimit tė vullnetit tė tyre politik tė ndėrtojnė ura tė
qėndrueshme bashkėpunimi.
Kush pengon shqiptarėt qė me marrėveshje reciproke tė ulin taksat
doganore? Qė trupa e teatrit tė Shkodrės tė jep shfaqje tė rregullta nė
Prizren e ajo e Prishtinės nė Tiranė e Tetovė? Qė njė mėsimdhėnės
shqiptar nė Prishtinė tė jetė i rregullt nė leksionet e tij tek
studentėt e tij nė Vlorė? Qė Trupa e Baletit tė Prishtinės tė jep
shfaqje para ēamėve nė Greqi? Kush pengon harmonizimin e planprogrameve
mėsimore nė gjuhėn shqipe? Pse nuk hartohet njė strategji e pėrbashkėt
politike Tiranė- Prishtinė pėr integrim tė pėrbashkėt nė Bashkimin
Evropian? Kush, kush, kush… Tė shumta janė pyetjet qė i referohen njė
pėrgjigjeje tė vetme…vullnetit politik tė lidershipit aktual tė
qeverive shqiptare.
Integrimi shqiptar ėshtė i destinuar tė dėshtoj pėrderisa mbetet nė
fazėn e deklarimeve politike, qė synim kanė fshehjen dhe devijimin e
vėmendjes qytetare nga krimet ditore tė politikės sė pėrfitimeve
personale, apo klanore. Integrimi kombėtar gradualisht duhet tė
shndėrrohet nė doktrinėn dominuese tė politikės sonė kombėtare. Duhet
tė shndėrrohet edhe nė lėndė mėsimi nė shkolla tė pėrgatitjes sė mesme
dhe superiore. Akademitė shqiptare tė shkencave duhet tė dalin nga
amullia qė turpėrisht i ka kapluar si rezultat i vdekjes ideologjike nė
raport me kombin. Roli i tyre nė shoqėrinė shqiptare duhet tė
transformohet dhe tė bėhet dominant. Duhet tejkaluar interesi personal.
Historia e bėrjes sė kombeve pėrgjithėsisht ėshtė shoqėruar me gjak
dhe humbje tė mėdha. Kardinali francez Dė Risheljė, me “raison d’etat”,
apo sistemin e balancimit tė forcave, krijoi i pari konceptin e kombit
shtet duke vėnė interesat nacionale mbi ato fetare. “Mėkati“ qė i bėri
kishės nė llogari tė kombit tė tij shkoi aq larg sa qė Papa Urbani i
VIII thuhet qė ėshtė shprehur se “Nė rast se ka Zot, Kardinali Risheljė
do tė ketė shumė pėrse tė japė llogari. Nė rast se nuk ka…atėherė ai
paska patur suksese nė jetė”(Henry Kissinger). Dhe nė fakt sukseset e
tij nė jetė iu atribuuan Francės sė tij, qė pastaj determinoi fuqinė
politike dhe ushtarake nė Europė.
Mėkat mė tė madh se tė punosh kundėr interesave tė pėrkatėsisė tėnde
kombėtare nuk ka, do tė konstatonin analistėt pėr filozofinė e
kardinalit Dė Risheljė. Sot tė punosh kundėr kombit dhe shtetit qė me
aq mundė e sakrificė e bėnė shqiptarėt, do tė thotė ta zhbėsh historinė
tonė kombėtare. Tė bėsh mėkat. Shqiptarė, veq “kapėrdimit” tė njėri
tjetrit, siq figurtativisht do ta pėrshkruante Kadare pikturėn me
krėrėt e shqiponjės nė tė pėrditshmen franceze, apo edhe kompenzimi i
kohės sė humbur nė historinė e kėrkimit tė identitetit tė tyre
kombėtar, duhet ta zėvendėsojnė me punė dhe angazhim tė shtuar nė
ndritjen e idaleve kombėtare. Kėshtu ėshtė e domosdoshme qė pozicionimi
i figurave reflektuese tė kombit nė pozitat e vendimmarrjes tė bėhet
realitet.
Iniciativat e individėve, qoftė edhe pėrmes kėsaj forme tė krijimit
tė hapėsirave meritore nė kuadėr tė politikave edituese tė gazetave
kombėtarisht korrekte, janė impuls shtesė nė procesin e sensibilizimit
tė vetėdijes kolektive. Nėse dikur Konica ynė i madh e pa Shqipėrinė tė
bėrė… sot njė pasues i tij me njė dritare tė re tė komunikimit kombėtar
po i bėn shqiptarėt…

Postuar: 3:49 / 23 Janar 2010 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Sat Jan 23, 2010 2:25 am



Rugova, arkitekt dhe ikonė e pavarėsisė

opinione - Faqe 2 F.0121162316862_m
Fatmir Sejdiu

-
Fjala e presidentit tė Republikės sė Kosovės, nė manifestimin
pėrkujtimor kushtuar katėrvjetorit tė shkuarjes nė amshim tė
presidentin Ibrahim Rugova -

Sot ėshtė katėrvjetori i shkuarjes nė amshim tė burrėshtetasit tė
parė tė Kosovės, Presidentit historik Ibrahim Rugova. Ēdo vit, ne jemi
mbledhur kėshtu sė bashku pėr t’i shprehur jetės dhe veprės sė tij
kolosale nderimet tona mė tė larta, pėr t’i shprehur Atij falėnderimin
pėr punėn e jashtėzakonshme qė ka bėrė Ai pėr lirinė, pavarėsinė dhe
demokracinė e vendit tonė, Kosovės sė dashur.
Katėr vjet mė parė, ne, populli dhe institucionet e Kosovės, mbetėm
pa Prijėsin qė na kishte prirė me urtėsi e me largpamėsi nė etapėn mė
tė vėshtirė qė kaloi jo vetėm vendi ynė, po i gjithė rajoni.
Janari i vitit 2006 sigurisht ka qenė ndėr mė tė acartėt nė Kosovė.
Por, as moti skajshmėrisht i ftohtė, as temperaturat konstante 15
celsius nėn zero nuk i ndalėn dot qytetarėt e mbarė Kosovės pėr ta
rishprehur adhurimin pėr Presidentin Rugova. Sheshi “Nėna Terezė”,
gjatė ditėve tė homazhit pėr Presidentin Rugova, ishte pėrplot me
qytetarė tė tė gjitha moshave. Asnjėherė mė parė nė historinė e Kosovės
nuk ka ndodhur qė i gjithė populli, i madh e i vogėl, tė kishte vetėm
njė cak – Kuvendin e Kosovės, aty ku i bėheshin nderimet e fundit
Presidentit Rugova.
Ajo javė do tė mbahet mend si java e Besėlidhjes sė Re tė popullit
tė Kosovės me veprėn e Presidentit Rugova. Besėlidhja e Parė, e pathyer
asnjėherė, ishte lidhur qėkur Ai ishte vėnė nė krye tė subjektit tė
parė politik demokratik nė Kosovė, Lidhjes Demokratike tė Kosovės, e
cila me kohė u shndėrrua nė njė lėvizje tė madhe kombėtare pėr liri,
pavarėsi e demokraci.
Ndėrsa Kosova ishte veshur me petkun e zisė kombėtare pėr humbjen e
madhe, nga mbarė bota vinin ngushėllimet dhe vlerėsimet me konsideratat
mė tė larta pėr figurėn brilante intelektuale, humaniste e politike tė
Ibrahim Rugovės. Liderėt e kombeve mė tė mėdha tė botės shprehnin
nderimin e tyre pėr Presidentin Rugova. Edhe kėsaj radhe, kujtojmė se
me rastin e ndarjes nga jeta tė Presidentit Rugova, vetė Presidenti
Bush theksonte se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė humbur njė mik
tė vėrtetė. Tė kėsaj shkalle ishin edhe vlerėsimet e Presidentit Bill
Klinton, i cili me tė marrė lajmin pėr vdekjen e Presidentit Rugova,
tha se, po citoj, “Presidenti Rugova ēdo herė mė impresiononte me
devotshmėrinė dhe pasionin e tij pėr paqe, liri dhe pėr njė tė ardhme
mė tė mirė pėr popullin e tij.
Pėrfaqėsuesi i Lartė i Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme,
Havier Solana, vdekjen e Presidentit Rugova e quajti “ironi tė vrazhdė
tė historisė”, sepse “Rugova u nda nga jeta nė momentin kur duhej mė sė
shumti, nė momentin kur pritej qė si lider tė ndihmonte nė zgjidhjen e
statusit tė ardhshėm tė Kosovės”.
Atributet qė e shoqėruan nė pėrjetėsi Ibrahim Rugovėn janė tė
pafundme, por kėto duken tė jenė mė tė goditurat: njeriu simbol pėr
Kosovėn, njeriu flamur pėr Kosovėn.
E nderuara familje Rugova,
Tė dashur qytetarė tė Republikės sė Kosovės,
Zonja e zotėrinj,

Po bėhen dy vjet qė vizioni i Presidentit Rugova pėr Kosovėn shtet
sovran, tė lirė e demokratik ėshtė bėrė realitet. Republika e Kosovės
ėshtė njohur nga 65 vende demokratike anekėnd botės dhe ne po punojmė,
bashkė me miqt tanė, me tėrė pėrkushtimin qė ky numėr tė shtohet sa mė
parė.
Procesi i njohjes sė Republikės sė pavarur tė Kosovės ėshtė me
rėndėsi jetike pėr ne. Kėtė e kanė kuptuar drejt edhe miqtė tanė,
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pjesa dėrrmuese e vendeve tė Bashkimit
Evropian dhe vende tė tjera nga mbarė bota, tė cilat na kanė ndihmuar
pa hezitim nė kėtė proces. Po ashtu, tani sė fundi, nė Gjykatėn
Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė shumė vende e mbėshtetėn legjitimitetin e
pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės dhe tė drejtėn e popullit tė saj
pėr tė jetuar i lirė duke shtruar argumente tė bollshme, qė ne i kemi
cilėsuar si argumente tė parrėzueshme nė favor tė Kosovės.
Republika e Kosovės, gjatė kėtij dyvjetėshi tė shtetėsisė sė saj tė
njohur ndėrkombėtarisht, ka dėshmuar se ėshtė e zonja tė jetojė e
pavarur dhe tė sigurojė shkallė tė admirueshme tė demokracisė nė vend,
tė garantojė dhe tė sigurojė tė gjitha tė drejtat dhe liritė njerėzore
e individuale pėr secilin qytetar tė sajin pa dallim kombi e besimi.
Ndonėse jo pa vėshtirėsi e pa sfida tė shumta, gjatė kėsaj kohe, me
politikėn e fqinjėsisė sė mirė dhe me gatishmėrinė pėr marrėdhėnie tė
mira bashkėpunimi me tė gjitha vendet e rajonit, Kosova ėshtė dėshmuar
si njė faktor i rėndėsishėm i paqes, i stabilitetit dhe i sė ardhmes sė
pėrbashkėt evropiane tė rajonit.
Kjo frymė politike ka dhėnė rezultatet e veta. Ne kemi raporte tė
shkėlqyeshme me tė gjitha vendet fqinje, me pėrjashtim tė Serbisė, e
cila po e vazhdon politikėn e saj destruktive kundrejt Kosovės.
Megjithatė, ne u bėjmė thirrje sėrish autoriteteve tė Beogradit zyrtar
qė tė heqin dorė nga mendėsia e vjetėr e dominimit mbi tė tjerėt dhe
t’i hapin udhė perspektivės mė tė ndritshme tė popujve tanė.
Ndėrkohė, vendi ynė ka arritur tė faktorizohet duke marrė dita-ditės
vendin qė i takon nė kuadėr tė familjes sė madhe tė kombeve tė lira dhe
ne nuk do tė ndalemi derisa ky mision tė mos jetė pėrmbyllur tėrėsisht.
Tė nderuar pjesėmarrės tė kėtij manifestimi,
Studiuesit e veprės sė dr. Ibrahim Rugovės, kujtoj me tė drejtė, e
kanė vėrejtur se Mendimi dhe Veprimi janė dy nyjat e jetės sė Rugovės.
Citojmė: Edhe pse nė fushė pragmatike, Rugova, sė pari, ėshtė politikan
meditans, ai ėshtė prijės, pra krijues, ideolog. Ashtu siē e krijoi njė
model kulturor, Rugova krijoi njė model politik, me parabazė
humanitetin e thellė, fillin nacional tė ideve dhe me kėrkesė bosht –
pavarėsinė e Kosovės.
Rugova, studiues, kapėrceu nga Poetika nė Polikė. Ky kapėrcim
nėnkupton kalimin nga fusha e ideve nė atė tė veprimit. Nga poezia, nga
kritika e studimi letrar, ku me bashkėmendimtarėt e me bashkėkohėsit e
tij krijoi Shkollėn e Prishtinės, e cila dekada me radhė u dha dhe po u
jep ende vulėn e saj meritore studimeve nė fushė tė dijeve
albanologjike, Ibrahim Rugova kaloi nė arenėn e veprimit politik, nė tė
cilėn, po kėshtu, u shqua si emėr prijatar e plotėsisht i veēantė.
Pėrderisa nė fushėn e studimeve albanologjike Rugovėn e bėnin tė
veēantė qasjet e tij krejtėsisht tė reja dhe jokonformiste tė mbrujtura
nga thellėsia e dijeve shkencore, tė cilat ai i pėrsosi edhe me
pėrvojėn e mėsimeve tė fituara nga Rolan Barti, nė fushėn e veprimit
politik Rugovėn e bėnte tė veēantė urtėsia e tij e paimagjinueshme, e
cila u proklamua dhe u zbatua nė jetė si doktrinė nacionale pėr lirinė
dhe pavarėsinė e Kosovės nė kohėn kur kjo pjesė e Evropės Juglindore
ishte bėrė arenė e luftėrave dhe e tragjedive tė mėdha pėr popujt qė
s’ishin tė dashur pėr Millosheviqin dhe pėr kastėn e tij gjenocidiale.
Krejt nė fund, rikujtoj se Rugova ėshtė cilėsuar arkitekt dhe ikonė
e pavarėsisė sė Kosovės, shenjė me tė cilėn identifikohet shteti mė i
ri nė botė – Republika e Kosovės.
Ibrahim Rugova, krijues i njė modeli kulturor nė Kosovė, u bė fuqishėm
figura mė e madhe politike e historisė moderne tė Kosovės. Identifikimi
me tė, prandaj, paraqet vlerė! Kėtė vlerė ne do ta mbrojmė dhe do ta
kultivojmė me pėrkushtim, me dije dhe me dashuri tė paskajshme. Kjo
ėshtė mė e pakta qė mund tė bėjmė ne tė gjithė, pėr njė njeri qė e
solli koha pėr t’i prirė Kosovės, pėr njė njeri qė nė Kosovė bėri
epokė, bėri kohėn e vet!
Tė nderuar pjesėmarrės,
Siē e dini, duke u mbėshtetur nė pėrgjegjėsitė dhe kompetencat e mia
kushtetuese, si president i vendit, unė kam themeluar dekoratėn
“Medalja e Artė pėr Paqe, Demokraci dhe Humanizėm - Dr. Ibrahim
Rugova”. Kjo medalje u jepet qytetarėve tė vendit dhe tė huaj, vepra
jetėsore e tė cilėve cilėsohet si kontribut i veēantė pėr ndėrtimin e
paqes, zhvillimin e demokracisė dhe kultivimin e humanizmit.
Sivjet, pėr herė tė parė, me kėtė medalje nderohet ish-Presidenti i
Republikės sė Ēekisė, dijetari e burrėshtetasi shquar Vaslav Havel.
Ftoj Ambasadoren e Ēekisė nė Prishtinė, zonjėn Janina Hrebickova qė tė
vijė nė kėtė podium dhe tė marrė kėtė medalje nė emėr tė Presidentit
Havel, tė cilit i shprehim konsideratat tona pėr kontributin e
jashtėzakonshėm dhėnė pėr lirinė, demokracinė dhe humanizmin nė vendin
e tij dhe kudo nė botė dhe i dėshirojmė shėndet e fat.
Ju faleminderit!
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Sat Jan 23, 2010 2:25 am

Autostrada 2010

opinione - Faqe 2 F.0121161700730_m
Arch. Ylber Vokshi-Ylli

I
mirėseardhur ishte njoftimi datės 19 janar se nė mbledhjen e Qeverisė
sė Kosovės ėshtė aprovuar vendimi i Komitetit Ndėrministror pėr ta
shpallur fitues konzorciumin Bechtel & Enka pėr ndėrtimin e
autostradės Morin-Prishtinė-Merdar. Tė gjithė ata qė e dinė rėndėsinė e
saj, pa marrė parasysh koston e madhe tė saj me vėmendje e kanė pranuar
kėtė lajm. Pėrfitimet e mėdha nė tė gjitha fushat si ekonomike dhe
gjeostrategjike tė rrugės i arsyetojnė ato nė tė gjitha aspektet, pasi
tė fillon funksionalizimi i saj. Ka disa ēėshtje teknike qė duhet
pastruar para fillimit tė punimeve gjegjėsisht nėnshkrimit tė kontratės
me ekzekutuesin kryesor tė punimeve.
Pas vitit 1999 kishte kjo shoqėri kohė tė hulumtonte,tė analizonte
tė planifikonte me baza shkencore trasėn e rrugės duke angazhuar dhe
paguar tė gjithė ekspertėt e fushave qė e tangojnė kėtė problematik,e
jo tė kemi dilema sė ka duhet tė kaloi kjo rrugė sot kur vetėm ėshtė
zgjedhur ekzekutuesi. Janė shpenzuar miliona tė shumta nga buxheti i
Kosovės nė vitet e pas luftės, vetėm pėr projektimin e kėsaj
rruge,rezultoi se ato projekte kishin mangėsi tė mėdha (gjeo-mekanike).
Iu nevojitėn Qeverisė aktuale gati dy vite tė kompletohet projekti, e
sot dilet me propozime tė reja pėr devijimin e trasės sė autostradės.
Ndoshta propozimi i ri ėshtė ma i leverdishėm nga aspekti
ekonomik,ka shumė arsye hapėsinore konstruktive pėrse duhet tė pėsoi
ndryshime trasa e rrugės por tė gjitha kėto do tė duhej tė
parashiheshin me kohė para shpalljes sė fituesit. Kjo do tė rris koston
e investimit pasi me improvizime nuk bėhen kėto investime kapitale pėr
ēdo shtet,e lere ma pėr shtetin ma tė varfėr nė Evropė,Kosovėn.
E kamė obligim moral qytetar tė theksoi rėndėsinė e angazhimit tė
ekspertėve tė planifikimit hapėsinor,tė cilėve as qė iu ėshtė lejuar tė
shohin projektin e mėparshėm (viti 2005), pasi rrugėt kanė ndikime tė
mėdha nė hapėsirė dhe janė ndotėsit tė mėdhenj tė mjedisit. Ekspertiza
e tyre do tė ishte kryesore nė kėto ēėshtje, posaēėrisht caktimi
definitiv i trasės sė autostradės.
Tė gjitha kėto elemente do tė duhej tė ishin tė inkorporuar nė
propozim Planin Hapėsinor tė Kosovės 2010-2020,ende tė pa aprovuar,e qė
duhet tė jenė nė pajtim,edhe me planet e komunave qė do tė ndikonin nė
funksionalizimin e tėrėsisė territoriale tė njė shteti tė ri si ėshtė
Kosova.
Arsyetimet hapėsinore tė bėra kėtyre ditėve,nga ana e Ministrit tė
MTPT,janė tė pa qėndrueshme,ndoshta ashtu e kanė informuar ekspertėt e
tij,por jo edhe ekspertėt e planifikimi hapėsinor. Publikisht ai
deklaron se trasa e re e propozuar nga fituesi i projektit do tė jetė e
favorshme edhe pėr Gjakovėn. Si mundet tė ketė leverdi popullata e
Gjakovės tė kyēet nė autostradė te nyja e Orllatit kur e ka kyējen nė
autostradė shumė ma afėr (Prizrenin).
Ėshtė krejt ēėshtje tjetėr atraktiviteti turistik i udhėtimeve, me
vizura magjepse nė Ballkanin e nėpėrkėmbur, qė i ofron nė tė ardhmen
pėr popullatėn e Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė tėrė Kosovės rruga e
liqenit artificial tė Fierzės me trajekt deri nė det.
Nuk bėn tė ndryshohet trasa e rrugės sipas arsyetimeve formale tė
ndonjė grupacioni apo konzorciumi pa pasur arsye tė fort teknike dhe
ekonomike (fizibiliteti). Kjo kėrkon njė punė tė mundimshme teknike e
cila kėrkon kohė nė pėrpilimin e projektit tė ri, pėrndryshe kjo
shoqėri do tė ketė dėme tė mėdha nė aspektin ekonomik dhe social.
Kishte shumė dilema se si do tė realizohet ky projekt madhor pėr tė
gjithė ne, (autostrada Morin-Prishtinė-Merdar). Rėndėsia e saj, duke
filluar nga aspekti gjeostrategjik e gjerė te ai kryesori ekonomik dhe
mbarė kombėtar, ėshtė e tepėrt pėr tu diskutuar,pasi tė gjitha analizat
nga aspekti i planifikimit hapėsinor tregojnė njė gjė tė tillė. Tė
gjithė indikatorėt hapėsinor tregojnė njė qasje konstruktive pėr
ndėrtimin e kėsaj rruge shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe pėr
Evropėn Jug Lindore nė tėrėsi pa marr parasysh “prishjen e dhimbshme”
tė disa monopoleve tė huaja greko sllave.
A duhet punuar sipas sistemit “projekto-ndėrto” rasti i Shqipėrisė,
i cili ende nuk ėshtė pėrfunduar dhe i kushtoi shumė shtrenjtė shtetit
Shqiptar, por rrethanat e brendshme atje ishin tmerrėsisht ndryshe, tė
pakrahasueshme me rrethanat e sodit nė Kosovė. Ėshtė e pa mundur, shumė
vėshtirė tė caktohet kostoja pėrderisa nuk dihet tėrė projekti dhe
tereni kah duhet tė kalojė rruga.
Eksperienca e shumicės sė shteteve tė ndryshme nė botė (edhe nė
kontinentin e Afrikės), vėrtetojnė se sė pari duhet tė pėrpilohet
projekti, se ka duhet tė kaloi rruga (trasa), ndikimet pozitive dhe
negative tė ndėrtimit nė tė gjitha fushat e jetės, sa do tė kushtojė me
tolerancėn e lejueshme ligjore, burimet e financimit, pėr tė mos lejuar
manipulimet e ndryshme shumė tė dėmshme.
Njė mospunė kronike me tė cilėn ballafaqohet e tėrė shoqėria
kosovare natyrisht ėshtė prezentė edhe nė MTPT (Ministria e Transportit
dhe Post-Telekomunikacionit). Njė mėnyrė e veprimeve tona tė bazuara
ekskluzivisht nė interesat partiake lokale dhe personale,duke izoluar
ekspertėt e panumėrt nė Kosovė,do t’i hakmerret kėsaj shoqėrie nė tė
ardhmen. Mos lejoni qė tė manipulohet i tėrė njė popull me veprime tė
ulėta me tė cilėt do tė pėson e tėrė shoqėria kosovare. Pėr tė gjitha
ēėshtjet kryesore duhet me pas transparencė tė duhur nga ana e
vendimmarrėsve nė Qeverinė tonė, gjatė gjithė procesit tė ndėrtimit tė
autostradės,qė nga kontraktimi i punėve deri nė pėrfundimin e tyre pas
36 muajve.
Politizimi i projektit nuk na duhet si po tentojnė disa parti
politike, duhet shikuar vetė eksperiencat e shteteve tė rajonit e ma
gjerė gjatė shekullit tė kaluar pėr tė gjykuar drejtė. Le tė
anashkalohen interesat e grupeve tė caktuara tė interesit. Tė shikohet
sė pari interesi ekonomi e pastaj ai integrues duke mos harruar
qėllimet e mirėfillta gjeopolitike mbarėkombėtare pasi jemi tė vonuar
shumė nė tė dy anėt e kufirit nė tė gjitha fushat e jetės.
(Autori ėshtė arkitekt i pavarur, ish-zyrtar i lartė nė MMPH tė
Kosovės nė Departamentin e Planifikimit Hapėsinor - udhėheqės i
Divizionit tė Hulumtimeve-Planifikimi Qendror)
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Sat Jan 23, 2010 7:13 am

I kujt ėshtė faji qė Kosova mbetet jashtė liberalizimit tė vizave

opinione - Faqe 2 F.0123035807844_m
Sadik Ramadani

Kėto
ditė u bė shumė aktuale ēėshtja e lėvizjes sė lirė tė qytetarėve tė
fqinjėve tonė nė vendet e zonės Shengen...andaj bėhen shumė pyetje: pse
ata e fituan ketė tė drejtė kurse qytetarėt e Kosovės jo. Siē po duket
kosovarėt kanė “ende” kohė pėr tė pritur edhe disa vjet deri sa t`u
vijė radha...

Pėr aktualitetin lidhur me liberalizim vizash pėr kosovarėt kohė mė
parė (mė 21.07.2009) ka shkruar nė gazetėn “Koha Ditore” edhe Kryetari
i Parlamentit z. dr.Jakup Krasniqi artikullin me titull ”Lėvizja e
>lirė< dhe vizat pėr shqiptarėt”, nė tė cilin artikull mė bėri
veēmas pėrshtypje analiza e autorit tė nderuar, me tė cilėn “analizė” i
terė faji i gjendjes sė popullit shqiptar sot nė pėrgjithėsi dhe i atij
tė Kosovės nė veēanti po i bie sė kaluarės sonė tė largėt dhe tė asaj
mė pak tė largėt historike, kurse pėr dhjetėvjetėshin e fundit faji
mbetet gjithnjė jetim.

Mendoj se fajin kryesor pėr tė gjitha tė ligat qė ėshtė duke
pėrjetuar ky popull i lashtė dhe liridashės duhet kėrkuar pikėrisht
tani edhe dhjetė vitet e fundit (tė pas luftės), si edhe atė pėr mos
marrjen nė konsideratė tė sė drejtės legjitime tė njė populli pėr
lėvizje tė lirė nga ana e mekanizmave tė BE-sė.

Nuk ėshtė aspak e vėrtetė se shqiptarėt e Kosovės gjatė
gjysmėshekullit tė fundit nuk kanė arritur tė ndėrtojnė institucione tė
mirėfillta hulumtuese strategjike, arsimore etj. nėpėr tė cilat kanė
punuar fytyra eminente, intelektualė tė mirėfilltė me arsim paraprak tė
mbaruar nėpėr qendrat e njohura universitare evropiane, tė cilėt sot
mjerisht kanė ngelur “jashtė loje” sepse lidershipi i viteve tė pas
luftės pėr tė cilin flet autori (me epitet mė tė lartė) e qė me tė
vėrtet kanė qenė dhe janė edhe sot tė “pa kurrizorė”, pa njė shkallė
adekuate tė formimit arsimor-profesional tė mirėfilltė dhe qė dinė tė
bėjnė “lepe-peqe” ndaj ē`do kujt i huaj qė vjen nė Kosovė .

Janė pikėrisht fajtorėt kryesor pėr gjendjen e mjeruar tė popullit,
sot me njė papunėsi enorme nė Evropė e ndoshta edhe me gjerė me shifrėn
mbi 50% , duke pėrfshirė tė gjitha grup-moshat dhe me 70% vetėm moshėn
e rinisė dhe me njė varfėri tė skajshme tė popullatės me 30% etj…(
shifra kėto tė dala nga Enti i Statistikave tė Kosovės) qė pėrjetojnė
sot kosovarėt nė kėtė shtet tė lirė e “demokratik”.

Kėsaj gjendje fatkeqėsisht po i kontribuon edhe vendimi i fundit i
“Parlamentit” Tuaj zotėri Krasniqi pėr ngritjen e pagave tė
“Parlamentarėve” sepse sipas tyre tė “mjerėve” nuk po u mjaftojnė
shumat e tė ardhurave qė kishin deri tani.

Autori mundohet t`ia hedh fajin gjeneratave tė shkuara gjatė
historisė, por si duket z. Krasniqi nuk paska njohuri pėr faktet
historike (edhe pse vetė ėshtė historian profesionist) andaj i themi qė
faji qėndron pikėrisht tek lidershipi i kohės kur jetojmė, si qė e
pranon edhe vet se edhe >dhjetė vjet pas luftės sillemi me fodulizėm
e arrogancė, meskinitet, grykėsi pėrbindėshi, vėrtet ka bėrė qė tė
ngelemi< “bira e fundit e kavallit” nė BE.
Pėr veprimet tė tilla tė grupeve dhe klaneve tė caktuara, Evropa po na
e jep dėnimin nė mėnyrė kolektive, tė cilin dėnim nuk e meritojnė
shtetasit kosovar.

Zotėri Krasniqi shprehet se po na pėrsėritet dukuria e mohimeve si
tė paraardhėsve tanė, po mirė, themi se ata nuk ditėn tė gjendeshin nė
kohėn kur jetuan...!!!

Lind pyetja, mirė qė ata nuk kishin dijeni ndoshta edhe mundėsi pėr
tė bėrė mė shumė, atėherė i nderur pse ju sot nuk bėni atė qė
paraardhėsit tanė nuk mund t`a bėnin?

Ata jetuan nėn sundimet mė tė egra tė huaja dhe bėnė atė qė ishte e
mundur pėr tė bėrė, krijuan institucione si Universitetin, Akademi tė
Shkencave e tė Arteve, Institutin Albanologjik, atė tė Historisė, shumė
botime, revista e gazeta, me urbanizim tė shpejtuar tė Kosovės, me
Gjuhė Letrare Kombėtare, shkolla e spitale tė shumta, me klinika,
etj.etj. kurse lidershipi i sotėm i ynė tė cilin askush nuk e pengon qė
tė punojė dhe tė veprojė lirshėm, mirė dhe drejt, tė vendosė mekanizmat
kryesorė tė nevojshėm pėr ngritjen e njė shtetit ligjor pa tė cilin as
sot as kurrėn e kurrės nuk do tė kemi shtet tė mirėfilltė dhe as qė do
tė jemi ndonjė herė nė tė ardhmen pjesė e BE-s.

Nga kjo del se pikėrisht nga tė njėjtit nuk pėrfillen pėrvojat e
atyre qe dikur patėn krijua diēka, deri sa kėta tė fundit mendojnė se
historia fillon sot pikėrisht me ta.

Mė pėlqen fraza nga z.Krasniqi kur thotė se ”Kosovės njerėz tė
ditur, tė pėrgjegjshėm e tė pėrkushtuar nuk i mungojnė”, shprehje shumė
e drejtė dhe e qėlluar kjo, por se veprimet tė cilat i bėn sot
lidershipi kosovar, ku benė pjesė edhe z.Krasniqi, aspak nuk ėshtė duke
u ndėrmarrė diēka pėr ndryshimin e kėsaj gjendje tė mjerueshme tė
popullit tė shumėvuajtur tė Republikės sė Kosovės, qė nė tė kundėrtėn
me kyēje tė njerėzve me pėrvoja tė duhura dhe me pėrgatitje adekuate
akademike gjendja e tille do tė lėvizte pėr sė mbari.

Zotėri i nderuar, nga pozicioni qė mbani sot, jo pak, jeni kryetar
Parlamenti, keni mjaftė autorizime qė ua siguron Kushtetuta dhe ligji
si mundėsi tė filloni tė ndryshoni gjendjen pėr tė mire nė
institucionet e Republikės sė Kosovės, tė filloni ndėrtimin e
mekanizmave tė mirėfilltė pėr respektimin e Kushtetutės si
institucionin mė i lartė i vendit dhe tė gjitha ligjeve qė dalin prej
andej, me ēka edhe do tė binin njė nga njė tė gjitha grupet dhe klanet
jo formale tė cilat po ia nxėnė frymėn kėtij populli, po ia ndalin
hapin e filluar nga shumė gjenerata para nesh me tė vetmin synim tė tij
qė nė njė kohė nė tė ardhmen sa mė tė afėrt tė jemi pjesė e barabartė
mes tė barabartėve nė shtėpinė e madhe qė i thonė Evropė.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Sat Jan 23, 2010 7:13 am

Jakup Krasniqi dhe Agim Zatriqi i Riu

opinione - Faqe 2 F.0123035905214_m
Skėnder Limani

Gjithēka
fillon me individin dhe pėrfundon tek individi. Kėtu nuk ka dilemė.
Kėshtu, edhe Kryetari aktual i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, ka
paraqitje tė shpeshta mediale nė RTK duke na porositur neve qytetarėve
tė Kosovės se Radio televizioni i Kosovės, pra RTK, duhet tė vazhdohet
tė parapaguhet me ēmim prej 3,5 eurove nė muaj.

Sipas tij, nė mėnyrė qė tė sigurohet pavarėsia editoriale dhe
programore e RTK-sė si televizion publik, janė qytetarėt e Kosovės ata
qė duhet tė paguajnė pėr kėtė medium. Kėshtu, as buxheti i Kosovės nuk
do tė rėndohej, por as Qeveria nuk do tė akuzohej pėr ndėrhyrje nė kėtė
televizion. Sipas Jakup Krasniqit, kjo ėshtė mėnyra mė e mirė dhe mė e
lehtė pėr tė zgjidhur kėtė situatė.

Jakup Krasniqi ndoshta ka tė drejtė. Por, ai po harron qė si individ
ai ėshtė aktualisht Kryetar i Kuvendit tė Kosovės. Kėshtu, mėnyra se si
Jakup Krasniqi paraqitet nė RTK, por edhe nė debate e raste tė tjera
mediale ku flitet pėr RTK-nė si televizion publik, ėshtė mėnyra e
komunikimit qė na i kujton disa mentalitete dhe politika tė vjetra tė
para vitit 1999 nė Kosovė.

Kryekuvendari i Kosovės, Jakup Krasniqi, duket tė ketė logjikėn e
njėjtė politike dhe qeverisėse. Ai mendon qė qytetarėt e Kosovės duhet
tė paguajnė pėr RTK-nė. Mėnyra se si e thotė ai kėtė ėshtė mėnyrė
decizive, pra tashmė ai ka vendosur dhe i mbetet Kuvendit tė tij qė tė
miratojė kėtė propozim, pra ta amandametojė ligjin pėr RTK-nė me kėtė
paragraf dhe qė parapagimin e detyrueshėm pėr RTK-nė ta bėj ligjor, pra
si diēka tė natyrshme dhe normale.

Kėshtu, Jakup Krasniqi nuk pėrfill mendimin e rreth 2 milion
qytetarėve tė Kosovės pėr kėtė parapagim. Ai injoron faktin dhe
situatėn nė terren qė qytetarėt e Kosovės prej fillimit kanė qenė
kundėr dhe mbeten kundėr parapagimit tė RTK-sė, edhe pėr shkak tė
kushteve ekonomike, por edhe pėr shkak tė kushteve shoqėrore dhe
politike. Parapagimi prej 3,5 eurove dhe rrogat e larta nė RTK janė
disa nga arsyet pse ky medium u shndėrrua nė televizion klanesh, nė
televizion amatorėsh tė programeve televizive, por edhe nė televizion
pėrtacėsh. Sepse tash e tetė vjet, parapagimi prej 3.5 eurove ėshtė
dėshmuar tė jetė investim nė shkatėrrimin e jo nė ndėrtimin e RTK-sė.
Kėshtu, duket qė Jakup Krasniqi po i trajton qytetarėt e Kosovės vetėm
si hu (shtyllė) tė dobishėm pėr gardh.

Ndėrkohė, nė RTK doli konkursi pėr Drejtorin e Pėrgjithshėm tė saj.
Lista e kandidatėve pėr kėtė pozitė pune tregon, pėrkatėsisht, shtron
ēėshtjen se cili do tė jetė Agim Zatriqi i Riu? Sepse tė gjithė ata
konkurrues e kanė pėrkrahur Agim Zatriqin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt
ose nė mėnyrė tė tėrthortė. Keqpėrdorimet financiare, programore dhe tė
punėsimit nė RTK nuk kanė nisur nė vitin 2008, por prej ardhjes sė Agim
Zatriqit nė kėtė televizion. E gjithė lista e konkurrentėve pėr pozitėn
e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė RTK-sė ėshtė me emra individėsh tė cilėt
ose kanė qenė aty nė RTK dhe kanė heshtur kur Zatriqi ka kryer kėto
manipulime, ose e kanė pėrkrahur Zatriqin nga jashtė gjatė gjithė kohės
sa ai kryente manipulimet. Njė koncept ligjor e bėnė mė fajtor
pjesėmarrėsin dhe ndihmėsin nė kryerjen e aktit kriminal sesa vet
kryesin e veprės. Dua tė them, lista e kandidatėve pėr kėtė pozitė pune
tregon qartazi se as drejtori i ardhshėm nuk do tė jetė shpėtim as pėr
RTK-nė e as pėr qytetarėt e Kosovės. Sepse lista (dhe qasja e Jakup
Krasniqit) tregon qė Agim Zatriqi do tė zėvendėsohet me njė Agim Zatriq
tjetėr, por me moshė mė tė re.

Nė anėn tjetėr, tregu medial i Kosovės vazhdon tė jetė i mbyllur
duke kanalizuar tė gjitha ardhurat pėr kėto televizione nga reklamat,
donacionet dhe nga parapagimi vetėm pėr KTV-nė, RTV21 dhe RTK-nė. Pra,
nė vend qė Kryetari i Kosovės Jakup Krasniqi tė ftojė tė gjithė nė
debatin pėr zhvillimin e tregut medial, ai shkon e thėrret pėr
vazhdimin e monopolizimit tė kėtij tregu duke bėrė thirrje qė tė
amandamentohet ligji pėr RTK-nė mbi parapagimin e detyrueshėm.

Sipas meje, Jakup Krasniqi e ka huq qasjen e tij edhe individuale, por
edhe si Kryetar i Kuvendit tė Kosovės, nė lidhje me RTK-nė. Edhe njė
herė, ai dhe Kuvendi i Kosovės, bashkė me Qeverinė dhe me shoqėrinė
civile, duhet te debatojnė e tė diskutojnė se si tė ndėrtohet njė treg
i shėndosh dhe i qėndrueshėm medial nė vendin tonė nė mėnyrė qė publiku
i Kosovės, pra qytetarėt, tė jenė sa mė tė informuar dhe tė kenė ēfarė
tė shikojnė nė kanale televizive, edhe sport, edhe muzikė, edhe filma,
edhe dokumentare dhe programe tė tjera arsimore, informuese e zbavitėse.


Aktorėt publik duhet tė ndėrtojnė tregun medial nė Kosovė e ku RTK
duhet tė jetė pjesė e atij tregu. Shpėtimi i RTK-sė nga vetvetja ėshtė
pėrfshirja e saj nė tregun medial e ku ajo duhet vet tė sigurojė
ekzistencėn edhe financiare edhe programore. Punonjėsit e RTK-sė duhet
tė djersitin ngapak prapanicėn e tė jenė kreativė nė punėn e tyre.

Nė spektrin medial, deri mė tash ėshtė dėshmuar qė tregu ekonomik i
Kosovės tė ketė mjaft reklama qė secili televizion tė mbijetojė pa
kurrfarė donacionesh nga buxheti i Kosovės ose drejtpėrdrejt nga
qytetarėt e Kosovės. Bile, ėshtė dėshmuar qė bashkėsia ndėrkombėtare tė
jetė e gatshme tė ofrojė donacione ose edhe tė investojė nė zhvillimin
e medieve nė Kosovė. Por, fatkeqėsisht Jakup Krasniqi dhe disa
politikanė dhe aktorė tė tjerė publik nuk e kanė hallin aty. Ata
mendojnė qė vet zėvendėsimi i Agim Zatriqit (me njė Agim Zatriq tjetėr
tė Ri) ėshtė ajo qė i duhet qytetarėve-parapaguesve tė Kosovės. Bile,
ata na trajtojnė si qytetarė evropianė dhe britanikė duke na thėnė qė
parapagimi pėr RTK-nė si televizion publik ėshtė normal. Ndoshta kjo do
tė pėrpihej disi, nėse edhe tė ardhurat mujore do t’i kishim sikurse
qytetarėt evropianė.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione - Faqe 2 Empty Re: opinione

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi