Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Testi i sprovės!

Shko poshtė

Testi i sprovės! Empty Testi i sprovės!

Mesazh nga jetaaa Thu Sep 24, 2009 1:35 pm

Testi i sprovės!



Lavdia i takon Allahut, Atė e falėnderojmė, prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Salavatet dhe selamet qofshin mbi tė Dėrguarin e Mėshirės, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem.

Njė njeri ėshtė besimtar vetėm atėherė kur beson se Allahu ėshtė Sundues i gjithėsisė dhe sundues tjetėr nuk ekziston, vetėm Ai ėshtė Zot dhe vetėm Ai meriton tė adhurohet dhe Ai ėshtė plotėsisht i pėrsosur me cilėsitė dhe emrat e Tij. Nė kėtė mėnyrė, besimtari ka konfirmuar njėsimin (teuhidin) e adhurimit, zotėrimit, si dhe emrat e Allahut dhe cilėsitė e pėrsosmėrisė sė Tij. Ky ėshtė teuhidi, besimi qė duhet tė qėndrojė nė zemrat e gjithė besimtarėve.

Po ashtu, duhet kujtuar se besimi nuk ėshtė vetėm fjalė, e cila thuhet me gjuhė, por ėshtė vėrtetėsi me detyra, obligime dhe pėrgjegjėsi. Nuk mjafton thjesht qė njerėzit tė thonė: besojmė dhe veprojmė e kėta tė mos tė ballafaqohen me teste, sprova, vuajtje, shqetėsime. Besimtarėt ndeshen me shqetėsime dhe sprova tė natyrave tė ndryshme. Ėshtė e natyrshme tė bėhen teste dhe analiza nė sfera dhe lėmi tė ndryshme. Blerėsi kėrkon tė testohet sendi qė blihet, studenti po ashtu i nėnshtrohet provimit pranues kur aplikon pėr studime; punėtori i nėnshtrohet intervistave, e kėshtu me radhė.

Njė prej ligjeve tė Allahut tė Lartėsuar ėshtė qė besimtari tė testohet me njė provim tė pėrgjithshėm, ku i jepet mundėsia pėr tė marrė notė tė lartė apo mesatare, por mund tė marrė edhe notė tė dobėta dhe jo kaluese. Pyetjet e pėrgatitura janė tė hapura dhe tė njohura pėr tė gjitha shtresat e njerėzve. E njohur, po ashtu, ėshtė edhe lėnda e provimit, notat kaluese dhe rėndėsia e kėtij provimi.

Lėnda e provimit ėshtė imani-besimi. Nė Kur’an, Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "A menduan njerėzit tė thonė: “Ne kemi besuar, dhe nuk do tė sprovohen? (Ankebut, 2)

Pyetjet e provimit testues janė tė pėrmbledhura nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: "Ne do t’ju provojmė me ndonjė frikė, me uri, humbje tė pasurisė, tė jetės, tė frutave. Por t’i pėrgėzoi durimtarėt.’’ (Bekare, 155)

Vendmbajtja e provimit testues ėshtė kjo botė, dynjaja; pėrderisa njeriu jeton, ai do tė testohet. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "Njerėzve u ėshtė zbukuruar dashuria ndaj tė lakmuarit, si ndaj grave, djemve, ndaj pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, kuajve tė stolisur, bagėtisė dhe bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po tek Allahu ėshtė e ardhmja mė e mirė.’’ (Ali-imran, 14)

"Shembulli (ngjashmėria) i jetės sė kėsaj bote ėshtė si i njė shiu qė Ne e kemi sjellė nga qielli, e me anėn e tė cilit gėrshetohen (mbijnė dhe shpeshtohen tė gjitha llojet) bimėt e tokės prej nga hanė njerėzit e kafshėt deri kur toka tė ketė marrė stolinė e vet dhe tė jetė zbukuruar (me bimė, pemė e behar), e banorėt e saj tė mendojnė se janė tė zotėt e saj, e asaj i vjen urdhri Ynė, natėn ose ditėn, Ne e bėjmė atė (tė mbjellat) tė korrur sikurse tė mos ekzistonte dje. Kėshtu Ne ua sqarojmė faktet njerėzve qė mendojnė.’’ (Junus, 24)

Mė pas, besimtarit i duhet qė tė marrė masat e nevojshme pėr t’i krijuar vetes mundėsitė pėr ta kaluar me sukses testin provues dhe kjo arrihet me durim dhe namaz. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Kėrkoni ndihmė (nė tė gjitha ēėshtjet) me durim dhe me namaz, vėrtet, ajo ėshtė e madhe (vėshtirė), por jo edhe pėr ata qė kanė frikė (Zotin).” (Bekare, 45)

Nota kaluese pėr ēdo besimtar ėshtė mėshira dhe udhėzimi nė rrugė tė drejtė. Nė Kur’an, Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Tė tillėt janė qė te Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė.”(Bekare, 157)

E gjithė dobia nga ky provim ėshtė testimi i njeriut nė kėtė botė: “Ne i sprovuam ata qė ishin para tyre, ashtu qė Allahu gjithqysh do t’i dallojė ata qė e thanė tė vėrtetėn e do t’i dallojė edhe gėnjeshtarėt.” (Ankebut, 3)

Tė nderuar lexues!

Sprovat janė tė dobishme; pėrmes tyre vihet nė provė vullneti dhe sinqeriteti i besimtarėve; ato nxjerrin nė shesh dhe ripėrtėrijnė besimin, hapin dhe shndrisin zemrat e besimtarėve. Shumė gjėra nuk do t’i dinte besimtari, po tė mos sprovohej. Pėr mė tepėr, nėn klimėn e sprovės njė besimtar kalitet. Poeti el-Mutenebi thotė:

Mė gjuajti koha me fatkeqėsitė,

Deri sa pėlhura e zemrės m’u bė e hekurt.

Dhe u bėra, qė kur tė mė godasin me shigjeta,

Tė thyhen, mend si shigjetat tė preknin njėra me tjetrėn.

Dhe ja kėshtu jetova, e pėr fatkeqėsitė as qė u interesova

Ngase tė mbaj mėrzinė dobi nuk pata e as diēka fitova.

Testi provues nuk ka karakter aspak fyes dhe pėrdhosės, por ėshtė i natyrės verifikuese dhe korrigjuese, edukuese dhe reformuese.

"Dhe qė Allahu t’i provojė (pastrojė) besimtarėt (nga gjynahet) dhe t’i shkatėrrojė mosbesimtarėt.’’ (Ali Imran, 141)

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “E ēuditshme ėshtė ēėshtja (gjendja) e besimtarit. Ēėshtja e tij ėshtė krejt mirė pėr tė dhe nuk ėshtė e tillė pėr askėnd tjetėr. Nėse besimtarin e godet gėzimi, ai falėnderon (Allahun), e kjo i sjell dobi. E kur e godet e keqja, ai ėshtė durimtar andaj kjo i sjell dobi (shpėrblim)”. (Transmeton Muslimi)

Njerėzit mė tė sprovuar ishin tė dėrguarit e Allahut tė Lartėsuar, meqė ishin mė tė paluhatshmit nė misionin e shenjtė thirrės. Sad b. Ebi Vekasi e pyet Muhamedin, salallahu alejhi ue selem: “Cilėt njerėz janė mė tė sprovuar”, dhe ai pėrgjigjet: “Njerėzit mė tė sprovuar janė pejgamberėt, pastaj ata qė janė mė afėr tyre dhe qė i ndjekin ata. Sprovohet njeriu sipas shkallės sė besimit, nėse ėshtė i fortė nė besimin e tij edhe sprovėn e ka mė tė madhe. Nėse ėshtė i dobėt nė besimin e tij do tė sprovohet sa shkalla e besimit tė tij. Njeriu sprovohet derisa tė ecė mbi tokė pa asnjė mėkat. (Transmeton Tirmidhiu, hadithi ėshtė sahih).

Kėshtu do tė testohen besimtarėt, Allahu Fuqiplotė i sprovon ata qė i do nga tė devotshmit, por ēdo herė duhet tė jenė nė gatishmėri dhe tė qėndrueshėm, porsi dega qė luhatet nga era djathtas dhe majtas, por sėrish mbahet.

O njeri! Kėrko mbėshtetje tek Allahu i Lartėsuar dhe duro. Asnjėherė mos u ligėshto dhe mos u dobėso.

Besimtarėt, tė dashurit e Allahut, janė tė kėnaqur dhe durimtarė me ēdo caktim tė Allahut tė Lartėsuar; nuk janė aspak tė frikėsuar, as tė dėshpėruar. Tė kujtojmė sė bashku fjalėt e Allahut tė Lartėsuar:

"Ta keni tė ditur se tė dashurit e Allahut (evliatė) nuk kanė frikė (nė botėn tjetėr) e as kurrfarė brengosje? (Ata janė ata) Tė cilėt besuan dhe ishin tė ruajtur. Atyre u jepet myzhde nė jetėn e Dynjasė (nė ēastin e vdekjes) dhe nė jetėn tjetėr (pėr shpėtim dhe xhenet). Premtimet e Allahut nuk mund tė pėsojnė ndryshim. E, ai ėshtė sukses i madh.’’ (Junus, 62-64)

"E mos u dobėsoni (fizikisht) dhe mos u dėshpėroni (shpirtėrisht) deri sa ju jeni mė tė lartit, po qe se jeni besimtarė tė sinqertė.’’ (Ali imran 139)

Ulvi Fejzullahu

(marrė nga revista Abislam nr.45)

jetaaa
jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi