Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Lajmet me te reja nga FutBolli.

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Tue Dec 08, 2009 3:05 am

Messi: La Liga dhe Liga Premier nė tė njėjtin nivel

Ylli i Barcelonės, Lionel Messi, thotė se liga spanjolle qėndron nė krah tė ligės angleze, si kampionati mė i mirė i futbollit nė botė.



Messi sė fundi fitoi ēmimin prestigjioz Topi i Artė, ndėrsa ėshtė edhe favoriti pėr tė fituar ēmimin e FIFA-s si Lojtari mė i Mirė i Vitit.

“Kampionati spanjoll ėshtė mė i miri sė bashku me Ligėn Premier, siē ėshtė edhe e vėrtet se ekipet nga kėto dy vende po thuajse gjithmonė arrijnė nė finale tė Ligės sė Kampionėve”, ka thėnė Messi./


Edituar pėr herė tė fundit nga blina-- nė Sat Dec 19, 2009 3:50 am, edituar 1 herė gjithsej

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Tue Dec 08, 2009 3:09 am

Gerrard: Nuk jam legjendė e Liverpoolit

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka mohuar thėniet se ai ėshtė legjendė e klubit anglez.



Gerrard luajti ndeshjen e tij tė 500-tė pėr klubin nė barazimin pa gola tė sė shtunės ndaj Blackburn Rovers.

“Nuk mendoj se jam legjendė e Liverpoolit. Mund t’i quani lojtarėt legjendė vetėm kur ata e pėrfundojnė karrierėn dhe ju shikoni nė atė qė ata kanė lėnė prapa. Shumė njerėz e japin statusin e legjendės shumė herėt pėr tė bėrat e mia”.

“Nuk e shoh veten si legjendė, i shoh Dalglish, Hansen dhe Rush si legjenda. Ata kanė qenė atė dhe ia kanė dalė. Shpresojmė se njė ditė do tė shoh prapa nė atė qė kam arritur dhe tė them se jam pjesė e legjendave tė klubit, por sigurisht nuk do ta vendosja veten nė atė shportė tash”, ka thėnė Gerrard./

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Tue Dec 08, 2009 3:10 am

Fabregas: Kemi nevojė pėr pėrforcime

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotė se ekipi i tij ka nevojė pėr mė shumė pėrforcime pėr tė luftuar me top ekipet tjera tė Ligės Premier.




Me lėndimet e dy sulmuesve kryesor Robin van Persie dhe Nicklas Bendtner, topēinjtė kanė mungesė tė lojtarėve qė mund tė avancojnė para golit kundėrshtar dhe Fabregas beson se ekipi ka nevojė tė sjellė lojtarė tė cilėt janė ca mė ndryshe nga shumė tė tjerė nė listė.

“Gjatė ndeshjes nė City ne kishim posedim mė tė madh, por vėrtet nuk arritėn tė kalonim mbrojtėsit me pėrjashtim tė Carlos Vela. Ne kishim shumė lojtarė tė ngjashėm, tė cilėt duan ta mbajnė topin nė kėmbė. Ndonjėherė ėshtė e vėrtetė se keni nevojė pėr opsione tė ndryshme”, ka thėnė Fabregas.

“Kur njė ekip ėshtė mė i mirė se ju, ju duhet ta pranoni kėtė, siē bėmė kundėr Chelseat dhe ishim tė gatshėm pėr ndeshjen e ardhshme. Ne e pranojmė se Chelsea ėshtė njė ekip mė i fuqishėm, ata po tregojnė mė shumė qėndrueshmėri. Ajo qė ne duhet tė bėjmė ėshtė tė mos lejojmė mė shumė dėshtime”, ka shtuar spanjolli./

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Tue Dec 08, 2009 3:12 am

Lahm cak i Cityt pėr afatin kalimtar tė janarit

Klubi i Ligės Premier, Manchester City, raportohet se ėshtė i gatshėm tė harxhojė pėr tė transferuar mbrojtėsin e Bayern Munichut, Philipp Lahm.



Sipas ‘The Sun’, City ėshtė duke planifikuar tė ofrojė 12 milionė funte pėr gjermanin. Menaxheri i ekipit anglez, Mark Hughes, e ndoqi atė derisa luan pėr Bayernin gjatė muajit tė kaluar, si pjesė e udhėtimit tė tij pėr tė pėrcjellė nga afėr cakun tjetėr tė ekipit, Franck Ribery.

Qė tė dy janė tė pakėnaqur nė Bayern, por duket se Lahm ėshtė mė i kapshėm se francezi. Gjermani shihet si njė prej mbrojtėsve mė tė mirė nė Evropė./

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Tue Dec 08, 2009 3:13 am


Messi kryeson listėn e FIFA-s pėr lojtarin e vitit


Pasi fitoi Topin e Artė, superylli i Barcelonės, Lionel Messi, e ka mundėsinė ta fitojė edhe ēmimin pėr lojtarin mė tė mirė tė vitit qė ndahet nga FIFA.



22-vjeēari, i cili ėshtė argjentinasi i parė qė ka mundėsinė pėr ta fituar kėtė ēmim, ėshtė vendosur nė krye tė listės, tė cilėn e pėrbėjnė edhe bashkėlojtarėt e tij te Barca, Xavi dhe Andres Iniesta.

Nominimet i kompletojnė fituesi nga viti i kaluar, Cristiano Ronaldo, dhe bashkėlojtari i tij te Real Madridi (fituesi nga viti 2007), Ricardo Kaka.
Nominimet pėr lojtarin mė tė mirė tė vitit nga FIFA:
Lionel Messi (Argjentinė, Barcelona)
Cristiano Ronaldo (Portugali, Real Madrid)
Andres Iniesta (Spanjė, Barcelonė)
Kaka (Brazil, Real Madrid)
Xavi (Spanjė, Barcelonė)


blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Tue Dec 08, 2009 3:14 am

Buffon mund tė mungojė kundėr Bayernit

Sipas faqes zyrtare tė Bianconerėve, portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ėshtė nė dyshim pėr ndeshjen vendimtare nė Ligėn e Kampionėve kundėr Bayern Munichut, e cila zhvillohet tė martėn mbrėma nė Torino.



Mė herėt ėshtė njoftuar se Buffon doemos duhet t’i nėnshtrohet ndėrhyrjes kirurgjike nė meniskun e gjurit tė majtė, mirėpo ai e ka shtyrė kėtė procedurė duke dashur tė jetė nė derbin kundėr Interit dhe nė ndeshjen e tė martės, e cila vendos nėse Juve do tė kualifikohet nė raundit tjetėr tė Ligės sė Kampionėve.

Mėngjesin e tė hėnės, portieri italian u ėshtė nėnshtruar disa ekzaminimeve mjekėsore, tė cilat kanė treguar dėmtim tė meniskut anėsor, ndėrsa stafi mjekėsor do tė vendosė tė martėn nėse gardiani do tė jetė nė fushė.

Juventusi duhet tė nxjerrė sė paku njė barazim nėse dėshiron tė vazhdojė nė fazėn e eliminimit direkt tė Ligės sė Kampionėve.

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Tue Dec 08, 2009 3:16 am

Benitez dėshiron mė shumė gola nga Mascherano

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka kėrkuar nga mesfushori Javier Mascherano tė pėrmirėsojė rekordin e tij tė shėnimit tė golave.



Benitez dėshiron qė Mascherano dhe tė tjerėt tė vazhdojnė tė provojnė fatin e tyre edhe jashtė kuadrit para golit.

“Qė nga dita e parė kur ne nėnshkruam me Javier, biseduam pėr gola pasi ai nuk ėshtė i keq nga goditjet jashtė kuadrit. Ai mund ta bėjė kėtė shumė mirė, andaj duhet tė pėrpiqet. Nėse e bėn, ai do tė shėnojė mė shumė gola”, ka thėnė Benitez

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Mon Dec 14, 2009 6:08 am

Hiddink nė Torino pėr negociata me Juventusin?

Trajneri
kombėtares ruse, Guus Hiddink, sipas mediave italiane raportohet se ėshtė nė
negociata me Juventusin.


Holandezi raportohet se dje nė mėngjes kishte arritur nė aeroportin e Torinos
pėr t’u takuar me drejtuesit e klubit italian.

Ai ka biseduar dje pėr njė
zėvendėsim tė menjėhershėm tė trajnerit aktual Ciro Ferrara. Ky ndryshim i
pritur nė stolin e Juventusit, vjen si pasojė e rezultateve negative tė
biankonerėve, sė pari pas eliminimit nga Liga e Kampionėve nga Beyern Munichu
dhe sė fundi humbja tjetėr nga Bari./

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Mon Dec 14, 2009 6:08 am

Reali kėrkon zėvendėsim pėr Pepen?

Menaxheri Gjeneral i Real
Madridit, Jorge Valdano, konfirmoi se ata do tė kėrkojnė tė nėnshkruajnė me njė
mbrojtės tė ri nė muajin janar.



Me Pepe i cili do tė qėndrojė jashtė fushe pėr gjatė gjithė sezonit pėr shkak tė
lėndimit tė pėsuar nė ndeshjen ndaj Valencias, Valdano tha se ata do tė dalin nė
treg pėr blerje tė reja nė afatin e ardhshėm kalimtar.

“Ne nuk mund tė
pėrjashtojmė blerjet, por asgjė ende nuk ėshtė e sigurt, pasi afati kalimtar
dimėror ėshtė shumė i vėshtirė. Pepe ėshtė njė lojtar i pazėvendėsueshėm. Nė
treg asnjė nuk ėshtė si ai. Duke filluar nga nesėr, ne do tė mendojmė nėse do tė
jetė mė mirė tė vazhdojmė kėshtu ose tė sjellim dikė tė ri”, ka thėnė
Valdano.

Por mediat spanjolle thonė se trajneri Manuel Pellegrini i ka
thėnė Valdanos se ai nuk ka nevojė pėr zėvendėsim pėr Pepe dhe se fokusi duhet
tė mbetet nė gjetjen e njė mbrojtėsi tė ri tė majtė.

Pellegrini ėshtė i
bindur se lojtarėt si Raul Albiol, Christophe Metzelder dhe Ezequiel Garay mund
tė jenė nė dispozicion pėr tė mbuluar Pepen.

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Mon Dec 14, 2009 6:09 am



Galliani premton njė sulmues tė ri

Zėvendėspresidenti i
Milanit, Adriano Galliani, iu ka thėnė fansave tė presin njė sulmues tė ri nė
muajin janar.



Pas humbjes befasuese tė djeshme nga Palermo, Galliani ka zbuluar se ata do tė
angazhohen pėr tė sjellė njė sulmues tė ri nė ekip.

“Ne jemi duke shikuar
njė sulmues, pa dyshim. Ne e duam Dzekon, por ai nuk i ka karakteristikat tė
cilat ne i kėrkojmė”, ka thėnė Galliani.

Sulmuesi i Wolfsburg, Edin
Dzeko, muajin e kaluar edhe vetė shfaqi ambicien e tij pėr t’iu bashkuar
rosonerėve.

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Mon Dec 14, 2009 6:10 am



Benitez: Penaltia e mosakorduar na dėmtoi

Menaxheri i
Liverpoolit, Rafael Benitez, ka pėrmendur penaltinė e mosakurduar pėr ekipin e
tij si njė prej arsyeje pėr humbjen e djeshme prej 2-1 ndaj Arsenalit nė
Anfield.


Spanjolli beson se incidenti kur kapiteni Steven Gerrard u ndalua nga mbrojtėsi
i Arsenalit, William Gallas, nė pjesėn e parė tė ndeshjes, duhej tė ishte
penalti.

“Do tė ishte shumė mė ndryshe nėse do tė na jepej ajo penalti
(kur Gallas faulloi Gerrard. Nuk ėshtė me rėndėsi nėse topi ėshtė larguar nga
lojtari, ajo ende ėshtė penalti nėse ju e faulloni dhe e rrėzoni. Kėto vendime
mund tė bėjnė njė diferencė tė madhe”, ka thėnė Benitez.

“Ne paguam pėr
faktin qė nuk e shfrytėzuam dominimin nė pjesėn e parė tė ndeshjes. Ėshtė
vėshtirė tė shpjegohet, pasi ishim mė tė mirė se ata”, ka shtuar spanjolli.

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Mon Dec 14, 2009 6:15 am

Cech i befasuar me reagimin e fansave

Portieri i bluve, Petr
Cech ka kritikuar fansat e Chelesat pėr shkak tė fishkėllimave tė drejtuara nė
lojtarėt pas barazimit 3-3 ndaj Evertonit.



Ēeku ka qenė i tmerruar me fansat vendas tė cilėt i fishkėllyen lojtarėt pas
fundit tė ndeshjes nė Stamford Bridge.

“Isha shumė i befasuar tė dėgjoj
fishkėllimat nga turma, pasi ky ishte barazimi jonė i parė nė Ligėn Premier nė
shtėpi gjatė gjithė sezonit.

Shikoni ndeshjet qė kemi luajtur kėtu, nė
ligė, Ligėn e Kampionėve dhe Kupėn Carling dhe shihni sa herė kemi dalė pa
pėsuar gol dhe sa gola kemi shėnuar. Andaj vėrtet isha i befasuar tė dėgjoj
reagimin e fansave. I befasuar pasi nuk e kuptoja kėtė”, ka thėnė Cech./

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Mon Dec 14, 2009 6:16 am

Ancelotti: Nuk ka nevojė pėr panik

Menaxheri i Chelseat, Carlo
Ancelotti, thotė se nuk ka ‘asgjė pėr panik’ pas barazimit 3-3 nė vikendin e
kaluar nė Stamford Bridge ndaj Evertonit.



Blutė vazhduan tė pranojnė gola nga ndėrprerjet e ndeshjeve, njė problem tė
cilin ata e kanė pasur qė nga fillimi i sezonit, por Ancelotti vazhdon tė jetė i
qetė.

“Menduam se problemi nga ndėrprerjet e ndeshjeve u zgjidh pas
Aston Villas. Por tash duhet t’i rikthehemi punės sėrish. Ndonjėherė kur fitoni
vetėbesim, humbni njė pjesė tė vėmendjes dhe kundėrshtarėt e shfrytėzojnė kėtė
avantazh”.

“Nė stėrvitje ne gjithmonė kalojmė shumė kohė nė mbrojtje nga
situatat e tilla tė ndėrprerjeve. Ne nuk kemi nevojė tė harxhojmė mė shumė kohė
nė kėtė, vetėm duhet tė jemi mė tė pėrqendruar. Duhet tė kemi njė kontroll mė tė
mirė”, ka thėnė Ancelotti./

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Mon Dec 14, 2009 6:18 am

Capello emėrohet Trajneri i Vitit nga BBC

Pėrzgjedhėsi i
kombėtares angleze, Fabio Capello, ėshtė emėruar Trajneri i Vitit nė ndarjen e
ēmimeve BBC Sports.



Capello u emėrua trajneri i vitit pasi dėrgoi kombėtaren e Anglisė pėr nė Kupėn
Botėrore me njė rezultat po thuajse tė pėrkryer.

“Jam krenar qė e fitoj
kėtė ēmim, por dua kėtė ta ndaj me gjithė stafin tim dhe lojtarėt, tė cilėt do
tė jenė me e mua vitin e ardhshėm nė Afrika e Jugut”, ka thėnė Capello

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Mon Dec 14, 2009 6:19 am



Wenger: Ne kishim frikė nga ndeshja

Menaxheri i Arsenalit,
Arsene Wenger, thotė se ekipi i tij kishte frikė nga humbjet nė ndeshjet e mėdha
nė takimin e djeshėm ndaj Liverpoolit nė Anfield.



Topēinjtė luajtėn me ‘frena’ gjatė pjesės sė parė tė ndeshjes sipas Wenger, por
kjo ndryshoi nė pjesėn e dytė. Njė autogol i Glen Johnson dhe gol tjetėr i
Andrey Arshavin ndihmuan Arsenalin tė pėrmbysė rezultatin e pjesės sė parė, kur
kishte shėnuar Dirk Kuyt.

“Liverpooli luajti shumė mirė dhe ne luajtėm
tė frenuar nga frika. Frika nga mos fitimi nė ndeshjet e mėdha, pasi humbėm nga
Chelsea dhe Manchester United. Sollėm frikė nė lojė. Kur nuk patėm ēfarė tė
humbasim nė pjesėn e dytė luajtėm pa frikė dhe e kontrolluam ndeshjen”, ka thėnė
Wenger.

“Ishim me fat nė golin tonė tė parė, por frika ishte nė radhėt e
Liverpoolit nė pjesėn e dytė dhe ne shėnuam njė gol tė jashtėzakonshėm. Nga ky
moment rritmi i Liverpoolit ra dhe ne nuk u kėrcėnuam nė minutat e fundit”, ka
shtuar francezi

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Tue Dec 15, 2009 3:53 am

Totti i tronditur me sulmin ndaj Berlusconit


Kapiteni i Romės, Francesco Totti, ka dalė nė mbrojtje tė presidentit tė Milanit dhe kryeministrit italian Silvio Berlusconi.



Berlusconi ėshtė duke u rikuperuar nė njė spital pasi u godit nė fytyrė
nga njė statujė e hedhur nė tė gjatė njė tubimi politik nė Milano. Ai
pėsoi njė ēarje nė hundė, dy dhėmbė tė thyer dhe lėndim nė buzė.

“E shoh thelbėsore nė pozitėn time si sportist tė them zėshėm dhe
qartas: jo tė gjitha llojeve tė dhunės. Ajo ēfarė ndodhi ishte diēka e
trishtuar dhe shqetėsuese”.

“Shprehni opinionet tuaja, ose edhe mos u pajtoni. Por me akte brutale?
Kjo kurrė, kurrė, kurrė nuk ėshtė e arsyetuar. Pėr momentin ndjej
afėrsi me familjen Berlusconi, veēanėrisht me mikun tim Pier Silvio,
dhe i dėshiron kryeministrit tonė njė dėshirė shumė tė ngrohtė pėr
rikuperim tė shpejtė”, ka thėnė Totti.

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Tue Dec 15, 2009 3:56 am

Maicon: Balotelli mė i mirė se Pato


Mbrojtėsi i
Interit, Douglas Maicon, e vlerėson bashkėlojtarin e tij te ekipi
italian Mario Balotelli mė shumė se bashkėkombėsin e tij Alexandre Pato.




“Balotelli dhe Pato janė dy lojtarė tė klasit botėror. Ata dolėn nga
askund dhe po bėjnė gjėra fantastike. Por nėse duhet tė zgjedh njėrin
prej tyre, do tė thosha SuperMario ėshtė favorit pėr mua”.

“Por, jam i sigurt se edhe Pato po ashtu bėn gjėra tė shkėlqyeshme. Ne
do tė luajmė nė Kupėn Botėrore sė bashku dhe mezi pres pėr kėtė”, ka
thėnė Maicon./

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Tue Dec 15, 2009 3:57 am

Benzema: Kam gjetur vendin nė Real


Sulmuesi
francez Karim Benzema ndjen se ai tashmė ėshtė pėrshtatur si lojtar i
Real Madridit, pas paraqitjes sė tij nė fitoren ndaj Valencias.



Benzema tregoi njė paraqitje tė shkėlqyeshme nė kėtė ndeshje dhe thotė se tash e ndjen veten si pjesė tė rėndėsishme tė ekipit.

“Gjatė tė shtunės jam ndjerė shumė i fuqishėm. Ndjej se kam gjetur
vendin tim dhe se pak nga pak po fitoj respekt si futbollist. E di se
kam nevojė pėr njė sėrė ndeshjes, pėr tė luajtur sa mė shumė minuta pėr
tė arritur nivelin tim tė lojės”.

“Mė vjen keq qė pauza e Krishtlindjeve ėshtė aq afėr, pasi bėj njė
progres tė mirė dhe nuk dua tė ndaloj. Qarku im i miqve tashmė ėshtė mė
i madh”, ka thėnė Benzema./

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Tue Dec 15, 2009 3:58 am

Walcott: Arsenali mund ta fitojė titullin pa Van Persien


Anėsori
i Arsenalit, Theo Walcott, thotė se ekipi i tij mund ta fitojė
kampionatin anglez edhe pa sulmuesin kryesor Robin van Persie.



Anglezi thotė se fitorja ndaj Liverpoolit ėshtė dėshmi se ata janė mjaft tė mirė pėr tė fituar titullin e Ligės Premier.

“Ne deshėm t’u japim diēka fansave pasi ata ishin fantastik pėr ne. Ne
besojmė se mund tė kalojmė sfidat edhe pa Robin. Ai ėshtė njė lojtar
shumė i madh pėr ne, ai ka shėnuar shumė gola tė rėndėsishėm dhe
gjatėsia e tij i frikėson mbrojtėsit”.

“Ishte e shkėlqyeshme tė fitojmė tre pikė dhe gradualisht t’i afrohemi
Chelseat dhe Manchester United. Kemi njė ndeshje mė pak, por tash duhet
tė pėrqendrohemi pėr takimin e tė mėrkurės kundėr Burnleyt dhe tė
synojmė tre pikė”, ka thėnė Walcott./

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Tue Dec 15, 2009 3:59 am

Giggs: Jam mė i etur se kurrė


Legjenda e
Manchester United, Ryan Giggs, i cili tė dielėn u emėrua Personaliteti
Sportiv i Vitit nga BBC, thotė se ai ėshtė i etur pėr sukses, siē ka
qenė gjithmonė.



“Jam mė i etur pėr tė luajtur se kurrė mė parė. Kam qėndruar atje gjatė
ceremonisė dhe nė ato momente kam menduar pėr ndeshjen e njė nate mė
parė (humbja kundėr Aston Villa). Ende dhemb qė u mposhtėm”.

“Nėse humbjet ende shkaktojnė dhimbje atėherė kjo tregon se ende keni
dėshirė tė vazhdoni dhe sigurisht kjo ėshtė rast pėr momentin. Mbase
luaj formėn mė tė mirė qė kam luajtur ndonjėherė dhe po e shijoj mė
shumė se mė herėt”, ka thėnė Giggs.

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Wed Dec 16, 2009 2:29 am

Ranieri dėshiron vendin e parė nė grup

Trajneri i Romės, Claudio Ranieri, kėrkon nga skuadra e tij qė ta mbajė vendin e parė nė Grupin E, nė pėrfundim tė fazės grupore tė Europa League.



Giallorossėt aktualisht gjenden nė krye tė grupit tė vet, me njė pikė mė shumė se Baseli (nė vend tė dytė) dhe dy mė shumė se Fulhami (nė vend tė tretė), ndėrsa me fitore kundėr CSKA Sofjes nė ndeshjen e tė mėrkurės, kryeqytetasit do ta siguronin pozitėn e parė.

“CSKA ėshtė njė skuadėr e mirė, dhe do tė dėshirojė ta mbyllė fushatėn me njė notė pozitive, sikurse edhe ne”.

“Dallimi ndėrmjet Ligės sė Kampionėve dhe Europa League? Vetėm muzika nė fillim tė ndeshjes ndryshon, pjesa tjetėr ėshtė e njėjtė”.

“Duhet tė japim mė tė mirėn nga vetja pėr tė vazhduar tutje”, ka thėnė Ranieri pėr Sportal. /

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Wed Dec 16, 2009 2:30 am

Torres: Nuk largohem nga Liverpooli

Fernando Torres ka ripėrsėritur se e ardhmja e tij ėshtė e lidhur fortė pėr Liverpoolin, pėrkundėr problemeve aktuale qė ka klubi.



Tė Kuqtė janė nė borxhe tė mėdha dhe nuk po shfaqin formė tė mirė, duke eliminuar nga Liga e Kampionėve, ndėrsa gjenden 13 pikė prapa vendit tė parė nė Ligėn Premier.

Sido qė tė jetė, sulmuesi spanjoll ėshtė i vendosur t’i qėndrojė besnik skuadrės, derisa ajo tė ketė nevojė pėr tė.

“Tash pėr tash nuk mendoj se mund tė luaj diku tjetėr. Krejt ēka dua ėshtė tė pėrmirėsojmė gjendjen aktuale tė skuadrės dhe shpresoj qė do tė qėndrojmė sė bashku”, ka thėnė Torres pėr mediat spanjolle. /

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Wed Dec 16, 2009 2:32 am

Nedved kėrkon nga Juve tė mos dorėzohet

Legjenda e Juventusit, Pavel Nedved, ka deklaruar se nuk ėshtė aspak i kėnaqur pas eliminimit tė ish-ekipit tė tij nga Liga e Kampionėve, mirėpo ai kėrkon nga skuadra qė tė qėndrojė e vendosur pėr rikthimin e krenarisė.



“Si njė tifoz, u lėndova kur ish-skuadra ime u largua nga Liga e Kampionėve aq herėt”.

“Nuk ishte diēka e mirė, kjo ėshtė e kuptueshme. Mirėpo ata nuk guxojnė tė dorėzohen tash. Duhet tė shikojnė pėrpara”.

“Mendoj se Juve i sotėm ėshtė mė i fortė se ai i sezonit tė kaluar, mirėpo (lojtarėt) duhet ta shfaqin kėtė nė fushė”, ka thėnė ēeku pėr Tuttosport.

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Wed Dec 16, 2009 2:33 am

Beckham: Milani mund ta fitojė titullin

Mesfushori i Los Angeles Galaxy, David Beckham, ėshtė pranė rikthimit te Milani, ndėrsa shpreson qė t’u ndihmojė Rossonerėve qė t’i japin fund mbizotėrimit tė rivalit tė qytetit, Inter.



Kam pėrcjellė tė gjitha ndeshjet e Milanit dhe jam i informuar pėr atė qė po ndodh nė Itali”.

“Ka edhe shumė kohė pėr ta fituar Ligėn. Njėherė duhet ta arrijmė dhe pastaj t’i shmangemi Interit, dhe ēdo gjė ėshtė e mundur”.

“Nuk do tė jetė lehtė, kuptohet, por Milani ka lojtarėt tė fortė dhe tė gjithė po luajnė nė nivel tė mirė. Kam arsye tė besoj se mund ta fitojė Scudetton”, ka thėnė anglezi pėr La Gazzetta dello Sport.

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Sat Dec 19, 2009 3:51 am

Leonardo: Mund t’i bėjmė ballė Manchesterit


Trajneri i Milanit, Leonardo, thotė se ata mund t’i bėjnė ballė rivalit tė radhės nė Ligės e Kampionėve, Manchester United.



Dy gjigantėt evropian tė futbollit u caktuan tė pėrballen nė rundin
eliminues tė Ligės sė Kampionėve nė shortin e hedhur dje nė Nyon tė
Zvicrės.

“Kalkulime nuk ekzistojnė nė raste si ky. Manchester United ėshtė njė
klub me traditė tė madhe, si edhe Milani. Ne do tė luajmė si tė
barabartė”.

“Sidoqoftė kemi nevojė tė shohim se si do tė jemi nė shkurt. Ka po
thuajse edhe dy muaj deri atėherė dhe 25 ditė nė mes tė ndeshjes sė
parė dhe tė dytė”, ka thėnė Leonardo.

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Sat Dec 19, 2009 3:52 am

Hiddink ose Klinsmann nė stolin e Cityt?


Mark Hughes pritet tė largohet nga pozita e trajnerit tė Manchester Cityt gjatė kėtij vikendi, bėjnė tė ditur mediat angleze.



The Sun shkruan se kryetari i bordit drejtues tė Cityt, Khaldoon Al
Mubarak, dhe pronari Sheikh Mansour pėrfundimisht kanė humbur besimin
nė anglezin pas disfatės prej 3-0 ndaj Tottenhamit gjatė tė mėrkurės.

Ish-trajneri i Chelseat, Guus Hiddink dhe ish-trajneri i Bayern
Munichut, Jurgen Klinsmann, shihen si emra tė mundshėm pėr tė pasuar
Hughes.

46-vjeēari u caktua menaxher i Cityt nė qershor tė vitit 2008 dhe
harxhoi 250 milionė euro nė pėrforcime, por pronarėt arab nuk i kanė
parė rezultatet e pritshme nga gjithė ky investim.

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Sat Dec 19, 2009 3:52 am

Guardiola kėrkohet nė Serie A


Trajneri i Barcelonės, Pep Guardiola, raportohet se ka njė ofertė nga njė klub i kampionatit italian.



Gazzetta dello Sport shkruan se njė top klub italian ia ka ofruar njė
kontratė menaxhmentit tė Guardiolas. Derisa sportivja italiane nuk
pėrmend emrin e klubit, thuhet se spanjolli ka mirėpritur ofertėn dhe
dėshiron tė ulet me pėrfaqėsuesit pėr tė diskutuar projektin e mundshėm.

Guardiola ėshtė njė prej trajnerėve mė pak tė paguar nė Ligėn e
Kampionėve. Thuhet se pas fundit tė sezonit, nė qershor, ai do tė
mendojė nėse do tė vazhdojė me Barcelonėn ose do tė kėrkojė njė sfidė
tė re dhe sigurisht pagesė mė tė mirė.

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Sat Dec 19, 2009 3:53 am

Kontratė e re pėr Pepe?


Reali i Madridit raportohet se ėshtė i gatshėm tė
tregojė besimin qė ka nė mbrojtėsin e lėnduar Pepe, duke i ofruar njė
kontratė tė re.



Pepe do tė jetė jashtė fushė gjatė gjithė sezonit pėr shkak tė
lėndimit, por Reali duket se tash, nė mungesė tė tij, po ia din vlerėn
kėtij mbrojtėsi.

Sipas sportives Marca, klubi spanjoll dėshiron tė rritė moralin e
portugezit duke i ofruar kontratė tė re tė vlefshme trefish mė shumė se
sa ai merr aktualisht.

Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ėshtė i gatshėm tė
fillojė negociatat pėr marrėveshje tė re, qė do tė pėrfshijė njė ofertė
tė vlefshme 5 milionė euro nė sezon.

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Sat Dec 19, 2009 3:55 am

Moratti: Pėrballja me Chelsean motivim pėr Mourinhon


Presidenti i Interit, Massimo Moratti, e di se trajneri
Jose Mourinho do tė kėnaqet duke u pėrballur me ish-ekipin e tij,
Chelsea, nė Ligėn e Kampionėve.



Nerazurėt u caktuan tė luajnė kundėr ish-klubit tė Mourinhos, Chelsea,
qė tash drejtohet nga trajneri legjendar i Milanit, Carlo Ancelotti.

“Ėshtė mė mirė tė kemi motivime tė fuqishme dhe ka aq shumė motivime me
Chelsean. Tė gjitha ekipet janė tė pėrballueshme, kjo varet nga ne,
andaj do tė jetė shumė interesante tė shohim dhe ta pėrjetojmė kėtė
sfidė”.

“Ėshtė shumė e pavlerė tė kesh frikė dhe unė nuk besoj se ne do tė
kemi. Mendoj se do tė jetė interesante tė krahasojmė veten. Mendoj se
kjo do tė jetė nė stimulim shtesė pėr Mourinhon, i cili do tė rikthehet
nė Stamford Bridge. Do tė jetė njė motivim i fuqishėm pėr gjithkėnd”,
ka thėnė Moratti

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lajmet me te reja nga FutBolli.

Mesazh nga blina-- prej Sat Dec 19, 2009 3:56 am

Huntelaar: Mund tė largohet nga Milani


Klaas-Jan Huntelaar thotė se ai mund tė largohet nga
Milani me qėllim qė tė sigurojė njė ekip ku do tė mund tė luajė dhe
tregojė cilėsitė e tij, nė prag tė Kampionatit Botėror, Afrika e jugut
2010.



Holandezi kėtė verė u transferua nė San Siro nga Real Madridi, por po
fiton shumė pak rast loje nga trajneri Leonardo. Nėn fanellėn e
rosonerėve ai ka shėnuar vetėm dy gola, tė dyja nė takimin kundėr
Cattanias nė minutat e fundit tė ndeshjes, qė i sollėn edhe tre pikė
Milanit.

“Nuk e di nėse e ardhmja ime do tė jetė nė Milan. Deri tash nuk luaj
shumė dhe po afrohet kampionati botėror. Tė gjithė dėshirojnė tė jenė
atje, por e di se nėse vazhdoj tė qėndroj nė stolin e rezervave, do ta
humbas kėtė rast. Nuk dua qė kjo tė ndodhė”, ka thėnė Huntelaar.

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve: 5440
Registration date: 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi