Brown pėr rritjen e objektivave pėr klimėn |
Kryeministri britanik, Gordon Brown, thotė se dėshiron qė udhėheqėsit evropianė tė angazhohen pėr reduktim edhe mė tė madh tė emetimeve sesa ishte rėnė dakord mė parė.

Brown tha se Bashkimi Evropian duhet tė synonte pėr tė ulur emetimet me 30 pėr qind nė vend tė 20 pėr qind deri nė vitin 2020.
Bashkimi Evropian deri tani ka treguar vullnetin pėr tė rritur objektivat nėse arrihej njė marrėveshje ndėrkombėtare nė samitin e Kopenhagės.
Reduktime nė nivelin 30 pėr qind, ėshtė njė propozim qė mund tė has me kundėrshtimin e vendeve tė Evropės Lindore, tė cilat varen nga termocentralet qė punojnė me qymyrguri.
Delegatėt nga afro 200 vende diskutojnė gjatė samitit pėr Klimėn qė po zhvillohet nė Kopenhagė pėr arritjen e njė marrėveshjeje pėr t'u ballafaquar me ngrohjen globale.
Njė vrojtim i komisionuar nga Shėrbimi Botėror i BBC-sė sugjeroi se po shtohet shqetėsimi i publikut ndaj ngrohjes globale.
Rreth 64 pėr qind e tė anketuarve thanė se e konsideronin atė njė problem shumė serioz, shifėr kjo 20 pėr qind mė e lartė se e njė dekade mė parė.
Sipas vrojtimit, nė dy nga vendet qė shkaktojnė ndotjet mė tė mėdha, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Kinė, ka rėnė shqetėsimi pėr rreziqet e ndryshimit tė klimės. /BBC/ Postuar: 10:33 / 8 Dhjetor 2009 | RSS
Edituar pėr herė tė fundit nga blina-- nė Tue Dec 08, 2009 10:23 am, edituar 1 herė gjithsej








