Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

A ke trokitur derėn?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

A ke trokitur derėn?

Mesazh nga jetaaa prej Thu Sep 24, 2009 2:00 pm

A ke trokitur derėn?



1- Falu, para se ta falin ty namazin e xhenazes

Isha njeri qė nuk falesha..tė gjith mė kėshilluan…babai dhe vėllezėrit e mi..mirėpo aspak nuk u pėrgjigjesha…

Cingėroi telefoni njė ditė, e nė telefon u paraqit njė plak duke qajtur dhe duke thėnė: Ahmedi? …po!... All-llahu tė dhashtė sabėr, e kemi gjetur Halidin tė vdekur nė shtrat…bėrtita: Halidin?! Po ai ishte mbrėmė me mua…qau dhe tha: do t’ia falim namazin e xhenazės nė xhaminė e madhe. E mbylla telefonin…dhe qava: Halidi! Si ka mundėsi tė vdes djaloshi i ri!

Hetova se vdekja tallet me pyetjen time.

Hyra nė xhami duke qajtur…

Pėr herė tė parė i fali dikujt namazin e xhenazes…e kėrkova Halidin dhe e gjeta tė mbėshtjellur me qefin…qėndronte para rreshtave dhe nuk lėvizte…bėrtita nga kjo pamje…kurse njerėzit filluan tė mė shikojnė. E mbulova fytyrėn dhe e ula kokėn…tentova tė duroj…mė mori babi im afėr dhe mė pėshpėriti nė vesh: falu para se ta falin ty namazin e xhenazes!!

Mu duk sikur tė lėshonte zjar e jo fjalė…fillovė tė dridhem…shikoja Halidin…po tė ngriheshte nga vdekja…vallė ēka do tė shpresonte! Duhan? Mikeshė? Udhėtim? Muzikė? Paramendova vetveten nė vendin e tij…mu kutjua:

يَوْمَ يُكْشَفُ عَنْ سَاقٍ وَيُدْعَوْنَ إِلَى السُّجُودِ فَلا يَسْتَطِيعُونَ (42)

“(Pėrkujto) Ditėn kur do tė zbulohet kėrciku (nė kijamet), e ata do tė ftohen pėr tė bėrė sexhde, po nuk munden”. (el-Kalem: 42).

U nisėm pėr nė varrezat…e zbritėm nė varr…fillova tė mendojė: nėse pyetet pėr veprat e tija? Ēka do tė pėrgjigjet: njėzet kėngė! Gjashtėdhjet filma! Me mijėra cigare! Qava shumė…ska namaz qė ndėrmjetėson…as vepėr qėe ndihmon…Nuk munda tė lėviz nga vendi…shumė mė priti babi im…e kash Halidin nė varrin e tij, fillova tė largohem, kurse ai dėgjon zhurmėn e nalleve tė mia…


2- Mendonte se lumturia qėndron nė:


Shkuarjen pas vajzave…ēdo ditė nga njė kurban…shpesh udhėtonte jashtė vendit, edhe pse nuk ishte nė marėdhėnie pune, vjedhte dhe harxhonte pasurinė nė lozjen dhe shfryrjen e tij…

Gjendja ime ishte e ngjajshme me gjendjen e tij, mirėpo unė, All-llahu ėshtė dėshmitar, isha mė pak i keq se ai…njė ditė mė cingėroi nė telefon dhe kėrkoi prej meje ta shpiej nė aeroport…hypi nė veturėn time, ishte i gėzuar dhe i tregonte biletat…i habitur nga veshmbathja dhe formė e frizurės, e pyeta: ku? Tha….

I thashė: All-llahu na ruajtė!!

Tha: po ta provoje nuk do tė kishe durim qė tė jeshė larg sajė…

I thashė: udhėton vet!

Po, tha, qė tė veprojė ēka tė dua…

I thashė: harxhimet?

Tha: i kam rregulluar disi…heshtėm…kurse nė kasetofon kisha njė audio shirit “mbi pendimin” dhe e lėshova…bėrtiti qė ta ndali.

I thashė: u kryen bisedat tona, andaj lėrėna tė dėgjomė pak, e pastaj udhėto dhe vepro ēka tė duash…heshti…

Hoxha foli mbi pendimin dhe pėrmedni disa tregime tė njerėzve qė janė penduar…

U qetėsua miku im dhe filloi tė pėrsėrisė: estagfirull-llah…filloi tė ndikojė edhe ma shumė kėshilla, kurse ai filloi tė qajė dhe nė fund i shkyu biletat e tha: mė kthe nė shtėpi…arritėm nė shtėpi tė ndikuar deri nė palcė…zbriti duke thėnė: esselamu alejkum…kurse zakonisht thoshte: baaaaj..

Pastaj udhėtoi pėr nė Mekė, e pasiqė u kthye prej Mekės, u ba njeri i devotshėm, ēdo herė e shihja duke u falur, duke bėrė dhikėr dhe vazhdimisht mė kėshillonte qė tė pendohem dhe tė pėrqėndroj nė fenė e All-llahut…

U sėmur vėllau i tij nė njė qytet tjetėr, andaj shkoj atje…pas disa ditėve, ndodhi befasia! Mu lajmėrua vėllu i tij dhe mė tha: All-llahu tė dhashtė durim pėr filanin…mbrėmė e fali namazin e akshamit dhe u mbėshtet nė njė shtyllė tė xhamisė duke e pėrmendur All-llahun…e kur erdhėm ta falim namazin e jacisė e gjetėm tė vdekur…


3- Burri i saj i kishte mbushur tė dyzetat


Konsumator kronik i alkoolit, e rrihte gruan dhe fėmijėt dhe i pėrzinte nga shtėpia…fqinjėve u dhimbeshin, andaj ndėrhynin qė tua hap derėn e tė futen brenda…tėrė natėn e kalonte i dehur…kurse gruaja tėrė natėn e kalonte nė qarje dhe lutje…ishte njeri i keq…afėr tyre banonte njė djalosh i devotshėm, edhe njė ditė erdhi nė vizitė tė kėtij tė dehurit. Doli nė derė duke u lakuar, kur nė derė pa njė djalosh me mjekėrr, fytyra i ndriēonte, bėrtiti duke thėnė: ēka dėshiron? Tha: kam ardhur tė tė vizitojė!

I bėrtiti duke i thėnė: All-llahu tė malkoftė, o qen… a ėshtė kjo kohė e vizitės! E pėshtyu nė fytyrė…

Ky djaloshi e fshiu pėshtymėn nga fytyra dhe tha: mė fal, do tė vijė nė njė kohė tjetėr… vazhdoi jetėn dajloshi nė thirrje dhe pėrpjekje…pas njė kohe sėrish i erdhi nė vizitė…kurse rezultati ishte i njejtė…

Gjersa njė herė i erdhi, kurse ky doli i dehur dhe i tha: a nuk tė kam pėrzėrė…pse po insiston tė vishė? Tha: tė dua dhe dėshiroj tė ulem me ty, i erdhi turp e tha: unė jam i dehur… tha: ska problem, ulem me ty edhe pse je i dehur…

Hyri djaloshi dhe filloi t’i flet pėr madhėrinė e All-llahut, pėr xhennetin dhe xhehenemin…e pėrgėzoi se All-llahu i do pendimtarėt…kurse njeriu gjatė tėrė kohės e pėrmbante vetveten qė mos tė qajė…pastaj u pėrshėndet me te djaloshi dhe u largua…

Pėrsėri i erdhi dhe e gjeti tė dehur, i foli sėrish pėr xhennetin dhe mallėngjimin pėr te, e ia dhuroi njė parfym tė shtrenjtė dhe shkoi…

U mundua ta gjejė nė xhami, mirėpo nuk erdhi…

Sėrish u kthy te ai dhe e gjeti tė dehur nė dehje tė rėndė…filloi ti flet, kurse njeriu filloi tė qajė dhe thoshte: All-llahu kurrė nuk do tė ma fal … unė jam kafshė… pijanec, All-llahu nuk do tė mė pranojė… i pėrzė vajzat e mia, e poshtėrsoi gruan time, e turpėrojė vetveten… filloi tė dėnesė.. e shfrytėzoi djaloshi kėtė mundėsi dhe i tha: unė jam duke shkuar nė umre me disa hoxhallare, eja me ne…

Tha: unė jam pijanec!!

I tha: po pse mėrzitesh…ata tė duan sikurse unė…

Ia solli rrobat e ihramit nga vetura dhe i tha: laju dhe vesh rrobat e ihramit…i mori dhe shkoi qė tė lahet…kurse djaloshi kėrkonte prej tė nxitojė, me qėllim qė mos tė kthehet sėrish nė muhabetin e vjetėr…

Doli me valigjen e tij, mirėpo nuk kishte haruar qė nė te tė vėndonte edhe rakinė…

U nis vetura, brenda ishin djaloshi, pijaneci dhe dy burra tė devotshėm…filluan tė bisedojnė pėr pendimin…ky, njeriu nuk e dinte as fatihanė… ia mėsuan fatihan…

Iu afruan Mekės natėn… ndėrkohė kėtij njerit i vinte era raki nga goja… u ndalėn qė tė pushojnė… kurse pijaneci tha: unė do ta vozis veturėn e ju fleni!!

E refuzuan kėtė kėrkesė tė tij me butėsi… u ndalėn dhe e pėrgaditėn shtratin… ky i shikonte derisa flejtėn… u zgjua rastėsisht e i gjeti duke u falur…

Filloi tė pyes vetveten: ngriten qė tė falin namaz e qajnė, kurse unė flej i dehur…

Thirri ezani i namazit tė sabahut, e zgjuan edhe ate, u falėn sė bashku e pastaj ngrėnėn mėngjes… i shėrbenin sikur tė ishte udhėheqėsi i tyre…e pastaj u nisėn…

Filloi zemra ti zbutet dhe ta kaplon mallėngjimi pėr Qaben…hyrėn nė harem, e kaploi trema dhe filloi tė ecė me hapa tė shpejtė…u drejtua kah qabeja, qėndroi dhe filloi tė qajė: o Zot, mė mėshiro…nėse mė refuzon Ti, te kush tė strehohem!

Mos mė kthe tė dėshpėruar…

U frikuan pėr te…

Dridhej toka nga tė qajturit e tij…

Kaluan pesė ditė nė namaz dhe lutje…

Gjatė kthimit…e hapi valigjen dhe e hodhi alkoolin duke qajtur…

Kur arriti nė shtėpi… qau gruaja dhe vajzat e tija….

Njeri, nė tė dyzetat sikurse tė kishte lindur pėrsėri…

Pėrqėndroi nė namaz…lėshoi mjekėr, e cila ishte e thinjur…. Mė vonė u ba muezin nė xhaminė e afėrt… duke lexuar Kur'an mes ezanit dhe ikametit e mėsoi tėrė Kur'anin pėrmendsh…

4- dr. Abdull-llahi thotė: mė thirrėn nė njė konferencė tė medicinės nė Amerikė…


Mė shkoi ndėrmend tė vishem me rrobat e mia tė rėndomta, veshmbathje arabe… arrita nė Amerikė… hyra nė sallėn e konferencės, e pas njė mjek arab dhe u ula pran tij…

Mė tha: ndėrroi rrobat, mos na poshtėrso para tė huajve…heshta…

Filloi konferenca…kaluan dy orė… hyri koha e namazit tė drekės, kėrkova leje, dola dhe shkova tė fal namazin…

Pamja ime ua tėrhiqte vėmendjen… pastaj hyri koha e namazit tė iqindisė, u ngrita ta fali namazin, e afėr meje hetova njė njeri i cili falej afėr meje dhe qante. Kur e kreva namazin, vėrejta se ai qė falej pas meje ishte ai qė mė dha vrejtje pėr rrobat e mia.

Duke i fshirė lotėt tha: ky ėshtė namazi i parė qe katėrdhjet vjet!!

U habita!

I thashė: kam ardhur nė amerika para katėrdhjet vjetėve, kam nėnshtetsi amerikane, mirėpo asnjė rekat si ja kam bėrė All-llahut, subhanehu ve teala. Kur tė pash duke e falur drekėn, mu kujtua Islami, tė cilin e kisha haruar, e thash: nėse ky djalosh ngritet tė falet sėrish do tė falem me te… All-llahu tė shpėrbleftė…

Kaluan tre ditė… kjo konferencė ishte pėr studime mjekėsore… mirėpo shpresva qė ndonjėri tė flet pėr Islamin, mirėpo ishin tė angazhuar…

Nė koktelin e pėrfundimit mė pyetėn: pse nuk ke veshur rrobat e mjekut?

Iu falėnderova pėr interesimin e tyre, e u thashė: kėto janė rrobat tona dhe nuk jam nė spital. Pastaj dėshirova tė shfrytėzoj rastin qė ti thėrras nė fe, mirėpo udhėheqėsi i konferencės aludoi se koha mė pėrfundoi, mirėpo mua mu kujtua qė tė vėndojė pikėpyetje dhe tė ulem…

Thashė: njė konferencė kushton me miliona pėr tė studiuar atė qė gjinde brenda trupit tė njeriut, mirėpo ky trup, vallė pse ėshtė krijuar?!!

U buzėqesha dhe zbrita nga foltorja, udhėheqėsi vėrejti habinė e tė pranishmėve dhe mė dha shenjė qė tė vazhdoj… fillova tė flas pėr Islamin, realitetin e jetės, qėllimin e krijimit, fundin e kėsaj bote, e kur pėrfundova ligjeratėn, u ngritėn katėr mjeke dhe publikuan dėshirėn e tyre pėr tė hyrė nė Islam…


5- Mė tha: kam udhėtuar atje pėr shėrim


Sara ishte motėr medicinale nė laboratorinė e spitalit… tė gjith e njihnin dhe e shihnin ēveshjen e sajė dhe nuhatnin aromėn e sajė… njė ditė mė pa nė laboratori duke marur njė dosje time, e mu buzėqesh… e ula kokėn. Ajo mė tha: mirėsevjen, po ēka paska filani? Heshta…pėrfundova punėn nė laborator dhe dola me keqardhje pėr ēveshjen dhe guximin e sajė. Kuptova se kėto janė hapat e shejtanit…

Mė tha shejtani: jepja numrin e telefeonit tėnd, e kur tė thėrret, kėshilloje!!

Sa ide tė mrekullueshme ke, o iblis!

Ta kėshillojė disa minuta, qė mė vonė tė bi me te nė gropėn e shejtanit…

Vėndosa tia dhurojė njė libėr tė ndikueshėm… e nė fillim tė librit shkrova:

“Motra ime! Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka tėrhjekur vėrejtjen nga gratė e mbuluara e tė ēveshura, se ato nuk do tė hynė nė xhennet, e as qė do tė shijojnė aromėn e xhennetit… gratė qė veshin rroba tėrhjekėse, vėndojnė shami joshėse, gruaja e parfymosur i ngjanė lavires, e cila e ofron trupin e sajė. Vallė do tė humbish xhennetin pėr shkak tė njė marėdhėnie tė palejuar, me tė cilėn kėnaqet tjetri?! Reziku ėshtė i madh, nuk kalon edhe aq lehtė”.

Shkova nė spital…hyra nė laboratori, mirėpo nuk e gjeta aty… pas disa ēasteve u drejtua kah unė: mirėsevjen, si je… i thashė: elhamdulilah, urdhėro dhe ia dhash librin… e lėkundi kokėn nė shenjė falėnderimi, mori leje dhe shkoi…

I dėgjova disa qė mė panė duke thėnė: All-llahu tė shpėrbleftė…

Pas njė kohe shkova pėr tė bėrė analizat dhe u shtriva nė shtratin e laboratorisė, ndėrkohė me erdhi njė teknik! U habita, ku ėshtė Sara!! Afėr nesh kishte njė perde qė na ndante nga reparti i grave…. Sa u pėrmend emri im, e dėgjova duke thėnė pas perdes: All-llahu tė shpėrbleftė, pastaj kaloi pran nesh, e mbuluar si duhet, nuk ishte e ēveshur e as e parfymosur dhe vetėm me gratė punonte…


6- Pėr fund: a ke trokitur derėn!!


Jetojmė nė njė kohė ku janė shtuar telashet, sprovat e syrit, dėgjimit, imoralit dhe pasurisė jo tė pastėr… sikurse tė jetojmė nė kohėn pėr tė cilėn Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka thėnė:

(( فإن وراءكم أيام الصبر ، الصبر فيهن كقبض على الجمر للعامل فيهن أجر خمسين منكم ))

“Pas juve do tė ketė ditė tė durimit, durimi nė ato ditė ėshtė sikur tė kapish gacėn, ai qė vepron shpėrblehet sa pesėdhjet pre jush”. (sahih, “es-sahiha”, nr. 494).

Pra, ritet shpėrblimi i besimtarit nė kohėn e fundit, sepse ėshtė jabanxhi nė mesin e mėkatarėve, tė cilėt hanė kamatėn, kurse ai kamatė nuk ha, dėgjojnė muzikė, kurse ky nuk dėgjon, shikojnė nė harame, kurse ky nuk shikon, pinė alkool, kurse ky nuk pi…kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

(( بدأ الإسلام غريباً وسيعود غريباً كما بدأ فطوبى للغرباء ))

“Ka filluar Islami jabanxji dhe si i tillė do tė kthehet, siē ka filluar, xhenneti qoftė pėr jabanxhiun”. (“es-Sahiha”, nr. 1273).

Dhe thotė:

((ما من عام إلا والذي بعده شر منه حتى تلقوا ربكم ))

“Secili vjet qė vjen, viti qė vjen pas tij ėshtė mė i keq se ky, derisa ta takoni Zotin tuaj”. (Sahih, Tirmidhiu).

Poashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:

(( يقول الله : " وعزتي لا أجمع على عبدي خوفين ولا أجمع له أمَنين إذا أمِنَني في الدنيا أخفته يوم القيامة وإذا خافني في الدنيا أمّنته يوم القيامة " ))

“All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

Pasha Krenarinė Time robit Tim nuk ia grumbullojė dy frika dhe dy qetėsimė; nėse ėshtė i qetė prej Meje nė dynja do ta frikėsoj nė ahiret, e nėse mė frikohet nė dynja, do ta qetėsoj nė ahiret”. (sahih, “sahihut-Tergibi”, nr.3376).

Ai qė frikohet nė dynja, qė e madhėron All-llahun, subhanehu ve teala, ai do tė jetė i qetė nė ditėn e Kijametit dhe do tė gėzohet nė ditėn e takimit me All-llahun… kurse ai qė ka bėrė mėkate, brengė e tij kryesore ka qenė epshi i barkut dhe organit, ky njeri vazhdimisht do tė frikohet dhe do tė trishtohet nė ahiret…andaj mbėshtetju All-llahut para se tė mbyllet dera dhe tė vjen llogaria… mos u mashtro me numrin e madh tė atyreve qė bijnė… e as me numrin e rrallė tė atyreve qė pėrqėndrojnė…sepse ti je nė tė vėrtetėn e qartė…


Dr. Muhamed el-Arifi

Pėrktheu: Bekir Halimi


jetaaa
Antar/e Aktiv
Antar/e Aktiv

Numri i postimeve : 153
Registration date : 23/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi