Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Letra e humbur...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Letra e humbur...

Mesazh nga NoOrA prej Wed Dec 09, 2009 12:22 pm


Edhe mė tej i jepja arsye vetvetes dhe ia shtoja dėshirėn pėr ta gjetur kėtė letėr tė humbur. Kalova nė hulumtimin e kėsaj letre nė vėllimet e ndryshme tė biblotekės, nga njė shkencė nė tjetrėn. Kėshtu i kalova tė gjitha dorėshkrimet qė gjindeshin nė kėtė biblotekė, tė cilat arrinin deri nė dhjetė mijė copė, mirėpo kot, nuk e gjeta dot!

Por sėrish nuk humba shpresė, sepse kishte edhe njė sektor qė njihej si “Dust”, e qė ishte njė vend ku ishin grumbulluar tė gjitha letrat dhe fletoret e ndryshme, qė nuk u dihej origjina, andaj fillova ti hulumtoj me njė precizitet tė madh, por sėrish pa dobi.

Tash e humba shpresėn nga kjo letėr, mirėpo vėrejta se All-llahu mė kishte hapur dyert e mėdha tė dijes pas kėtij aktiviteti, tė cilėn e kisha neglizhuar si shumė tė tjerė, e kjo ėshtė fakti se nė kėtė bibliotekė kishte thesare tė librave dhe traktateve nė shkenca tė ndryshme dhe tė dobishme, tė cilat na i kanė lėnė gjyshėrit tanė, All-llahu i mėshiroftė. Aty ka dorėshkrime tė rralla, tė cilat nuk gjinden nė bibliotekat tjera botėrore, e tė cilat akoma nuk janė botuar.



Asnjėherė nuk mė ka shkuar ndėrmend ta bėjė kėtė bibliografi, sepse nuk ėshtė specializimi i imi, as qė kam patur kohė qė do tė mė ndihmonte nė kėtė drejtim, mirėpo All-llahu, subhanehu ve teala, kur dėshiron ta realizojė njė gjė, i lehtėson shkaqet pėr tė. U sėmura me njė sėmundje tė lehtė nė shikimin tim, para mė shumė se 12 viteve. Njė mjek specialist mė kėshilloi qė tė pushoj, ta lė leximin, shkrimin dhe punėn si orėndreqės, pėr gjashtė muaj.


Nė fillim e zbatova kėshillėn e tij. I lash tėrė kėto gjėra dy javė rresht. Mirėpo pas kėtyre ditėve mė ngacmonte epshi dhe ma zbukuronte faktin qė tė veproj diēka gjatė kėtij pushimi tė mėrzitshėm, ndonjė vepėr e cila sipas meje nuk kundėrshtohej me kėshillėn e mjekut. Mu kujtua njė dorėshkrim i cili gjindej nė bibliotekė, e cila quhej “Dhemul-Melahi”, tė Hafidh Ibėn Ebi Dynjasė, e cila nuk ishte botuar, sipas asaj qė e dija. Andaj thash: ēka pengon qė ta angazhoj dikend qė tė mė shkruajė! Derisa ta pėrfundon shkrimin, e tė vjen koha e krahasimit me origjinalin, do tė kishte kaluar njė kohė e mjaftueshme dhe unė do tė kisha pushuar mjaft. Atėherė do tė kisha mundėsi ta krahasoj me origjinalin, sepse kjo vepėr nuk kėrkon shumė mund, i cili do tė vinte ndesh me gjendjen time shėndetėsore, nė tė cilėn gjindesha. E pastaj do ta recenzoja dalngadal, do ti kisha pėrpunuar hadithet, e pastaj do ta botonim. Tėrė kėtė do ta bėjė nė etapa qė mos tia rėndoj vehtes gjendjen shėndetsore! Mirėpo kur ai qė e shkruante arriti nė mesin e kėtij traktati, mė tregoi se mungon njė pjesė, i thash vazhdoje shkrimin e traktatit deri nė pėrfundim. Pastaj e krahasova me origjinalin, vėrejta se ka mangėsi, i cili sipas vlerėsimeve tė mia ishte katėr faqe, nė njė letėr nė mes tė fletores. Fillova tė mendoj pėr kėtė gjė, si kam mundėsi ta gjejė kėtė pjesė tė humbur? Ky traktat ėshtė i rruajtur nė njė vėllim, i cili ishte i vėnduar nė rraftin ku shkruante: “Pėrmbledhje shkrimesh”. Secili vėllim kishte disa traktate dhe libra, me shkrime, tema, letra, ngjyra dhe madhėsi tė ndryshme. I thash vehtes: ndoshta kėtė letėr e ka humbur libėrlidhėnsi dhe e ka vėnduar gabimisht nė ndonjė vėllim prej kėtyre vėllimeve! Kjo mė shtyri qė me vullnet dhe gjallėri ta kėrkoj kėtė letėr, duke filluar me rradhė. Nė kėtė veprimtari e harova vehten dhe gjendjen shėndetsore nė tė cilėn gjindesha, e kur mė kujtohej, kisha me ēka i arsyetohesha vehtes: kjo nuk ėshtė lexim, ky hulumtim nuk ndeshet me kėshillėn e mjekut, gjatė kėsaj veprimtarie nuk jam duke shkruajtur, etj!

Sa i kalova disa vėllime, filloi tė ma tėrhjekin vėmendjen disa tituj tė traktateve dhe librave tė muhadithėve me autorite dhe tė hafidhave tė njohur, ndalesha te to, duke e studiuar dhe duke e hulumtuar, e shpresoja qė ajo tė shkruhej dhe tė recenzohej, e pastaj tė botohej, mirėpo zakonisht i gjeja me mangėsi, e gjeja pjesėn e parė, e nuk e gjeja tė dytėn, andaj nuk kisha ambicie pėr ti regjistruar tek unė. Vazhdova hulumtimin e letrės sė humbur, mirėpo kot, kėshtu vazhdova derisa i kalova tė gjitha vėllimet qė qėndronin nė kėtė raft, e ato ishin 152 vėllime. Mirėpo gjatė hulumtimit tė kėsaj letre regjistroja nė fletoren time titujt e disa librave qė mė pėlqenin, nė kėtė gjė mė stimuloi edhe fakti se gjatė hulumtimit i gjeta disa pjesė qė mungonin, tė cilat mė herėt ishin shkak qė mos ti regjistroj ato libra.

Pasi qė nuk e gjeta kėtė letėr nė vėllimet e pėrmendura, thash nė vehte: ndoshta gabimisht ėshtė vėnduar nė vėllimet tjera tė shkencės sė hadithit, tė regjistruara nėn titullin “hadith”! fillova ti shfletoj vėllim vėllim, derisa i kreva tė gjitha vėllimet, mirėpo nuk e gjeta. Por regjistrova te unė shumė tituj tė librave dhe traktateve tė ndryshme.

Edhe mė tej i jepja arsye vetvetes dhe ia shtoja dėshirėn pėr ta gjetur kėtė letėr tė humbur. Kalova nė hulumtimin e kėsja letre nė vėllimet e ndryshme tė biblotekės, nga njė shkencė nė tjetrėn. Kėshtu i kalova tė gjitha dorėshkrimet tė gjindeshin nė kėtė biblotekė, tė cilat arrinin deri nė dhjetė mijė copė, mirėpo kot, nuk e gjeta dot!

Por sėrish nuk humba shpresė, sepse kishte edhe njė sektor qė njihej si “Dust”, e qė ishte njė vend ku ishin grumbulluar tė gjitha letrat dhe fletoret e ndryshme, qė nuk u dihej origjina, andaj fillova ti hulumtoj me njė precizitet tė madh, por sėrish pa dobi.

Tash e humba shpresėn nga kjo letėr, mirėpo vėrejta se All-llahu mė kishte hapur dyert e mėdha tė dijes pas kėtij aktiviteti, tė cilėn e kisha neglizhuar si shumė tė tjerė, e kjo ėshtė fakti se nė kėtė bibliotekė kishte thesare tė librave dhe traktateve nė shkenca tė ndryshme dhe tė dobishme, tė cilat na i kanė lėnė gjyshėrit tanė, All-llahu i mėshiroftė. Aty ka dorėshkrime tė rralla, tė cilat nuk gjinden nė bibliotekat tjera botėrore, e tė cilat akoma nuk janė botuar.

Kur mu sqarua kjo dhe zuri vend nė zemrėn time, e vazhdova studimin e dorėshkrimeve tė bibliotekės qė nga fillimi e deri nė fund, pėr herė tė dytė nėn prizmėn e pėrvojės sime tė parė, ku i regjistrova vetėm disa libra tė zgjedhura. Tani fillova ti regjistroj tė gjitha librat qė kanė tė bėjnė me shkencėn e hadithit, tė cilat mė bėjnė dobi mua nė specializimin tim. Nuk lisha asgjė pa e regjistruar, edhe qoftė ajo edhe njė letėr e vetme, nga ndonjė libėr ose nga ndonjė pjesė e panjohur! Sikurse All-llahu, subhanehu ve teala, mė pėrgadiste pėr fazėn e tretė dhe tė fundit, e ajo ishte studimi i hollėsishėm, nxjerja e haditheve nga kėto shkrime, duke i studiuar senedet dhe rrugėt e tyre dhe duke i nxjerur edhe shumė dobi tjera prej tyre. Gjatė fazės sė dytė i kisha pėrmbledhur disa dobi, tė cilat i kisha zgjedhur nė mėnyrė spontane. E kur e kreva kėtė fazė, mu mbush mendja se duhet ti studioj tė gjitha kėto libra dhe traktate njė nga njė.

Andaj pėrvjela krahėt dhe fillova studimin pėr herė tė tretė, nuk lija asnjė faqe pa e shfletuar, asnjė letėr pa e lexuar, nxirja prej tyre pėrfitimet shkencore qė i rastisja aty, hadithet e Pejgamberit, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, nga e tėrė kjo mu grumbulluan mėse katėrdhjet vėllime, kurse nė secilin vėllim mbi katėrqind letra, kurse nė secilėn fletė nga njė hadith, tė referuara nė tė gjitha burimet qė e kisha gjetur, me senedet dhe rrugėt e tija. Kėto hadithe i rendita sipas alfabetit. Nga kėto vėllime i ushqej tė gjitha shkrimet dhe projektet e mia shkencore. Kjo mė ndihmon shumė nė recenzimet shkencore, gjė qė nuk i mundėsohet shumė dijetarėve, sidomos nė kėtė kohė, kur njerzit mjaftohen me referimin nė disa vepra tė reduktuara nė shkencėn e hadithit po edhe nė shkencat tjera! Ky thesar gjigant i hadithit qė u grumbullua te unė, nuk do tė grumbullohej poqese nuk do tė ma mundėsonte All-llahu kėtė studim duke e kėrkuar atė letėr tė humbur! All-llahun e falėnderojmė qė me dhuntitė e tija pėrfundojnė veprat e mira”.




NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi