Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si te pendohemi?

Shko poshtė

Si te pendohemi? Empty Si te pendohemi?

Mesazh nga NoOrA Sun Dec 13, 2009 9:02 am

Shumė prej njerėzve nuk e dinė rrugėn e cila tė ēon tek pendimi dhe nėse e dinė rrugėn nuk e dinė nga t’ia fillojnė.

Pse tė pendohemi?
Mund tė thuash: Unė kėrkoj lumturinė pėr veten time, dėshiroj shpėtimin dhe e dua faljen e mėkateve por dua ta di rrugėn e pendimit.
Rruga ėshtė e qartė si dielli, e dukshme si hėna... nuk tė ka ngelur diēka tjetėr pėrveē se tė trokasėsh nė tė dhe do tė gjesh pėrgjigje.

Allahu ju ka bėrė thirrje tė gjithė njerėzve qė tė pendohen dhe i ka lajmėruar se ua falė tė gjitha mėkatet, ata qė pendohen dhe largohen prej tyre, sado qė tė jenė tė shumta edhe nėse janė sa shkuma e detit.
Allahu i Madhėruar thotė: “O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkaur me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresen ndaj mėshirės sė Allahut, pse Allahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė mėshirues!” (Zumer: 53).

Mund tė thuash, dua tė kthehem tek Krijuesi im pasi qė e kam kuptuar se kėnaqėsia nuk ėshtė nė ndekjen e epsheve por nuk di si tė pendohem nga t’ia filloj.
Kur Allahu i dėshiron hajrin robit tė Tij ia lehtėson shkaqet tė cilat ēojnė tek pendimi.
1. Nijeti i sinqertė. Nėse njeriu e ka nijetin e sinqertė Allahu ia pranon pendimin.
2. Llogarite vetveten. Llogaria e vetes tė ēon tek hajri dhe tė largon nga sherri.
3. Thuaj vetes, o shpirt pendohu para se tė vdesėsh, se vdekja vjen papritur. Kujtoi vetes vdekjen e filanit, filanit...etj.
4. Largo veten nga vendet e kėqia, lėre vendin nė tė cilin e ke kundėrshtuar Allahun.
5. Kujtoi vetes xhennetin dhe xhehnemin. Kujtoi bukuritė e xhennetit dhe ēfarė ju ka premtuar Allahu atyre qė ju binden dhe kujtoi vetes zjarrin dhe ēfarė ju ka pėrgatitur Allahu atyre qė kundėrshtuan.
6. Kundėrshto epshin (dėshirėn)...

Kushtet e pendimit tė sinqertė:
1. Me sinqeritet tė jetė pendimi vetėm pėr hir tė Allahut, nga frika e dėnimit tė Tij dhe jo pėr t’u afruar te njerėzit.
“Pėrveē atyre qė u penduan, u pėrmirėsuan, iu pėrmbajten Allahut (mėsimeve tė Tij) dhe praktikojnė sinqerisht fenė e tyre pėr Allahun. Tė tillėt do tė jenė bashkė me besimtarėt, e Allahu ka pėr t’iu dhėnė besimtarėve shpėrblim tė madh (Nisa: 146)
2. Braktisja e gjynaheve. Nuk mund tė pranohet pendimi nėse vazhdon duke bėrė mėkate, por nėse pendimi yt ėshtė i sinqertė dhe prap bėn mėkat, pendimi pėr mėkatin e parė inshaAllah ėshtė i pranueshėm vetėm se pėr mėkatin tjetėr duhet sėrish pendim.
3. Kėrkimi i faljes pėr mėkatin e bėrė.
4. Tė ndiej keqardhje pėr mėkatin e bėrė. Muhammedi, sal-all-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Keqardhja ėshtė pendim”.
5. Tė vendos qė tė mos kthehet nė tė njėjtin mėkat.
6.Dhe nėse mėkati ka tė bėjė mes teje dhe njerėzve tė kėrkosh hallall prej tyre.

Shenjat e pranimit tė pendimit:
- Tė jetė robi pas pendimit mė i mirė se qė ka qenė pėrpara.
- Tė frikėsohet qė tė mos kthehet prap nė gjynahe. Allahu thotė: “S’ka dyshim se ata qė thanė: “Zoti ėshtė Allahu”, dhe ishin tė paluhatshėm, atyre u vijnė engjėjt (nė prag tė vdekjes dhe u thonė): “Tė mos frikėsoheni, tė mos pikėlloheni, keni myzhde xhennetin qė u premtohej. (Fussile:30)
- Edhe pse ėshtė penduar le t’i kujtojė mėkatet si diēka tė madhe. Disa nga tė parėt thonė: “Mos shiko se sa i vogėl ėshtė mėkati, por shiko kujt po i bėn mėkat.”
- Tė kujdeset pėr gjuhėn, ta ruajė nga thashethemet, fjalėt e kota, ta pasurojė me pėrmendjen e Allahut dhe leximin e librit tė Tij...etj.
- Tė kujdeset pėr barkun e tij, tė mos hajė veēse hallall.
- Tė kujdeset pėr syrin e tij, tė mos shikojė haram.
- Tė kujdeset pėr dėgjimin e tij, tė mos dėgjojė haram.
- Tė kujdeset pėr duart, tė mos i zgjasė te harami.
- Tė kujdeset pėr kėmbėt, tė mos shkojė nė vende tė haramit.
- Tė kujdeset pėr zemrėn, ta pastrojė nga zilia, urrejtja...etj.
- Tė kujdeset qė bindja e tij tė jetė vetėm pėr Allahun dhe tė largohet nga syefaqėsia.

Kujdes nga thėnia ‘do tė bėj’!
Robi nuk e di kur i vjen vdekja dhe as sa i ka ngelur nga jeta. Gjejmė njerėz qė nuk i kushtojnė rėndėsi pendimit dhe thonė: Nuk ėshtė kjo kohė e pendimit, na lė tė shijojmė jetėn dhe kur do tė arrijmė nė moshėn e shtyrė do tė pendohem. Ky ėshtė epshi (dėshira) e shejtanit. Shpejto motėr tek pendimi dhe kujdes nga fjala ‘do tė bėj’... !
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi