Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

NĖ FERIZAJ QYTETARĖT NGURROJNĖ TA MARRIN VAKSINĖN KUNDĖR GRIPIT TĖ DERRAVE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

NĖ FERIZAJ QYTETARĖT NGURROJNĖ TA MARRIN VAKSINĖN KUNDĖR GRIPIT TĖ DERRAVE

Mesazh nga d.jeta prej Mon Dec 14, 2009 3:40 am

NĖ FERIZAJ QYTETARĖT NGURROJNĖ TA MARRIN VAKSINĖN KUNDĖR GRIPIT TĖ DERRAVE



Edhe krahas asaj se nė Qendrėn Kryesore tė Mjekėsisė Familjare nė Ferizaj kanė arritur mė 4 tė kėtij muaji 250 doza vaksinė kundėr pandemisė A(H1N1),deri mė tani nuk ka qytetarė tė interesuar pėr ta marrė kėtė vaksinė.Ndėrsa, sa i pėrket vaksinės kundėr gripit sezonal apo tė zakonshėm,kėrkesat e qytetarėve janė vazhdimisht nė rritje. Dr.Shpresa Mustafa-shefe e Repartit te Vaksinimit pranė QKMF-sė nė Ferizaj thotė se deri tani vetėm 3 qytetarė tė komunės sė Ferizajt kanė marrė vaksinėn kundėr gripit tė derrave. "Edhe pse tash e katėr ditė,250 doza vaksinė kundėr pandemisė sė gripit tė derrave kanė arritur ne qendrėn e vaksinimit,nuk ka fare qytetarė tė cilėt interesohen pėr t'u vaksinuar,duke pėrjashtuar 3 raste tė cilat kanė marrė kėtė vaksinė.Interesimi i qytetarėve mė shumė fokusohet nė marrjen e vaksinės kundėr gripit sezonal. Vetėm 500 vaksina tė kėtij gripi sa kanė ardhur kėto ditė,tė gjitha i kanė marrė"potencon Dr.Mustafa.
Njėkohėsisht,edhe mantelbardhėt kanė hezituar tė marrin vaksinėn kunder virusit global A(H1N1).Asnjė punėtor,i cili u pėrket institucioneve shėndetėsore nė Ferizaj,deri tash nuk ka marrė vaksinė kundėr kėtij gripi."Edhe punėtorėt sanitarė tė gjithė janė informuar se vaksinat kundėr gripit tė derrave kanė arritur edhe nė Ferizaj,por asnjėri prej tyre nuk ka ardhur ta marrė kėtė vaksinė".
Por,nė pyetjen a thua pse qytetarėt dhe personeli mjekėsor nuk dėshirojnė ta marrin vaksinėn,Dr.Shpresa Mustafa thotė:"Vaksina ėshtė e mirėseardhur edhe pse qytetarėt po kanė frikė ta marrin atė,por dihet qė kjo vaksinė ėshtė lėshuar nga Organizata Botėrore e Shėndetėisė(OBSH)dhe se nuk ka vend pėr panikė,nėse mendohet qė ajo mund tė ketė efekte anėsore negative."
Ndryshe,nė Institutin Rajonal tė Shėndetit Publik nė Ferizaj bėjnė tė ditur se deri mė tani nė kėtė komunė nuk ėshtė shėnuar asnjė rast pozitiv me kėtė pandemi dhe se gjendja ėshtė nėn kontroll.

d.jeta
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 1795
Location : n'FeRizAj
Registration date : 24/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi