Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gruaja e mire,e keqe dhe ajo shembullore

Shko poshtė

Gruaja e mire,e keqe dhe ajo shembullore Empty Gruaja e mire,e keqe dhe ajo shembullore

Mesazh nga NoOrA Mon Dec 14, 2009 1:28 pm

Nga cilėsitė e gruas sė mirė

"…Me ta janė hyritė me sy tė mėdhenj dhe me shikim tė pėrulur." (Es-Saffat, 48)

Ky varg kur'anor dhe dy tė tjerat vijuese pėrshkruajnė hyritė e xhenetit. Nga kjo mund tė njohim disa cilėsi tė gruas sė mirė, nga tė cilat janė:

1. Ta kufizojė shikimin e saj vetėm nė burrin e saj, nga dashuria dhe pėlqimi qė ka pėr tė. Ajo pra nuk shikon tė tjerėt pos burrit tė saj;

2. "…tė ruajtura nė hijė tė tendės…", do tė thotė ato nuk zbukurohen, nuk lyhen e as nuk zbulojnė trupin pėr dikė tjetėr, pėrveē pėr burrat e tyre. Ato rrinė nė shtėpitė e tyre dhe nuk dėshirojnė tjetėrkė pėrveē burrave tė tyre;

3. "Tė pastra" nga nevoja fiziologjike, nga cytjet e djallit; shpirti i tyre ėshtė i pastėr nga xhelozia e tepruar dhe mėrzitja e burrave tė tyre; ato nuk fajėsojnė pa tė drejtė burrat e tyre dhe nuk dėshirojnė askė pos tyre. (Shkėputur nga Reudatul-muhibbin, Ibnul-Kajjim El-Xhevzijjeh)

"Hyri tė ruajtura nėn hije tė tendės." (Err-Rrahman, 72)

"Atje do tė kenė bashkėshortė tė pastra dhe atje do tė qėndrojnė pėrgjithmonė." (El-Bekare, 25)

"Gratė e mira janė tė bindura (ndaj All-llahut dhe ndaj burrave tė tyre) dhe ruajnė nė mungesė tė bashkėshortėve tė tyre ēfarė All-llahu i ka urdhėruar ato tė ruajnė (dėlirėsinė, ndershmėrinė e tyre, pasurinė e bashkėshortėve tė tyre etj.)…" (En-Nisa 34)

"Sigurisht qė nėse ai ju lėshon ju tė gjithave, Zoti i tij do t'i jepte atij nė vend tuaj bashkėshorte mė tė mira se ju: muslimane, besimtare, tė bindura ndaj All-llahut, penduese tek All-llahu, adhuruese me gjithė zemėr tė All-llahut, agjėruese, tė martuara nė parė ose beqare." (Et-Tahrim, 5)

"Me tė vėrtetė qė muslimanėt dhe muslimanet, besimtarėt dhe besimtaret, tė bindurit dhe tė bindurat ndaj All-llahut, tė drejtit dhe tė drejtat, durimtarėt dhe durimtaret, tė nėnshtruarit dhe tė nėnshtruarat, lėmoshėdhėnėsit dhe lėmoshėdhėnėset, agjėruesit dhe agjėrueset, ruajtėsit e nderit dhe ruajtėset e nderit, pėrkujtuesit dhe pėrkujtueset qė e pėrkujtojnė shumė All-llahun, mu pėr kėta All-llahu ka pėrgatitur falje dhe shpėrbėlim tė madh." (El-Ahzab, 35)

Nė kėtė varg ėshtė veēuar agjėrimi nga format tjera tė adhurimit, sepse ai e zbut dshe deri nė njė masė e qetėson epshin seksual. Komentatori eminent i kuptimeve tė Kur'anit, Imam Ibėn Kethiri thotė: "Meqenėse agjėrimi ėshtė ndihmėsi mė i madh pėr tė zbutur epshin – siē e pohon kėtė Pejgamberi: "O ju tė rinj! Kushdo nga ju qė ka mundėsi tė martohet, le tė martohet, meqė kjo ndihmon tė ruhet shikimi (nga harami) dhe organi seksual (nga harami).

Por kushdo qė nuk ka mundėsi, le tė agjėrojė, sepse agjėrimi ėshtė mbrojtje." – atėherė ėshtė e rendit tė pėrmendet pas tij "ruajtėsit e nderit dhe ruajtėset e nderit".

Hadithet

Ka thėnė i Dėrguari i All-llahut (paqa dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi tė): "A doni t'ju tregoj cilat janė gratė tuaja mė tė mira nė xhenet?" Njerėzit thanė: "Po si jo, o i Dėrguar i All-llahut." Ai tha: "اdo grua e dashur dhe qė lind; kurdo qė zemėrohet burri i saj ajo vė dorėn e saj mbi dorėn e tij dhe thotė: – Nuk do tė shtiej gjumė nė sy derisa tė mbetėsh i kėnaqur." (Et-Taberani, Sahih)

Njė burrė i shkroi babait tė gruas sė tij pėr ta falėnderuar pėr edukimin e bijės sė tij. Nė kėtė letėr ai i pėrmend disa virtyte tė mira tė saj, ku ndėr tė tjera thotė:

"…Ju falėnderoj nga zemra qė keni pranuar ta martoj bijėn tuaj tė shtrenjtė. Ajo kurrė nuk ankohet sado qė t'i vie rėndė diēka.

Sinqerisht mė shėrben dhe mė ndihmon. Gjatė gjithė kėtyre viteve tė gjata nė gyrbet larg nga vendi dhe familja ime, asnjėherė nuk e kam ndier ithtėsinė e gyrbetit, pėr shkak tė ripėrtėritjes sė vazhduar qė ajo mė jep nė jetė. Mė ndihmon tė kryej obligimet fetare… Ajo gjithnjė mė nxit ta paguaj zekatin dhe tė japė lėmoshė tjetėr.

Ju pėrgėzoj pėr edukimin e mirė tė saj.ėshtė e ēuditshme se sado qė ta lavdėroj, ajo nuk dalldiset nga vetėpėlqimi.

Edhe nė lidhje me fėmijėt tanė mund tė them tė njejtat gjėra. Ata i pregatitė pėr jetė qė tė jenė burra tė mirė, ushtarė dhe udhėheqės nė tė ardhmen. Punon pėr kėtė botė dhe pėr botėn e ardhme pa e favorizuar asnjėrėn nė dėm tė tjetrės. Jam fort i kėnaqur nė martesė me tė. Edhe ajo po ashtu. Shpresoj qė edhe ju tė jeni tė kėnaqur. Ajo kujdeset shumė pėr fėmijėt tanė, pėr shėndetin, pėr ushqimin, pėr veshmbathjen dhe pėr gjumin e tyre. Atyre u dhuron dhurata me rastin e sukseseve nė mėsime. Fqinjėt e donė shumė, ngase interesohet pėr ta dhe u dhuron dhurata pėr raste tė ndryshme.

All-llahun e falėnderoj qė mė mundėsoi tė martohem me tė. Po ua pėrmend kėtė ngjarje: Njė ditė njė njeri qė kishte njė punė me mua mė erdhi nė shtėpi pėr vizitė. Mė dha ryshfet dhe mė tha: – Ja, kjo ėshtė njė dhuratė pėr ty. Nė atė moment gruaja ime i tha: – Sikur tė mos kishe punė me tė, a do t'ia jepje kėtė dhuratė? Njeriu u shtang habie nga fjalėt e saj. Ai pastaj e luti ta vizitojė gruan e tij dhe ta kėshillojė. Pas njė viti po ky njeri mė ftoi tė punojė tek ai.

Ndėrsa po i shkruaj kėta rreshta lotėt po mė lagin sytė si shenjė pėr dashurinė e sinqertė qė kam pėr ju dhe pėr nėnėn e saj dhe pėr gjithė ata qė dhanė kontribut nė edukimin e saj. Po ndalem me kaq, se po tė doja t'ia jap hakun dhe t'i pėrmend tė gjitha cilėsitė e saja tė mira do tė shkruaja fletore tė tėra dhe do tė mė duhej kohė e gjatė. Me kėto fjalė desha t'ua jap njė pasqyrė tė shkurtėr pėr kėtė grua tė mirė dhe bashkėshorte besimtare dhe tė shpreh ndjenjat e sinqerta ndaj secilit qė ka marrė pjesė nė edukimin e saj, prandaj unė jam i kėnaqur nė martesė me tė.

"Asgjė nuk ėshtė mė e dobishme pėr besimtarin, pas drosė nga All-llahu, se gruaja e mirė: nėse e urdhėron, ajo i bindet; kur ta shikojė i fut gėzim nė zemėr dhe kur nuk ėshtė me tė (nė shtėpi) ajo ruan nderin e vet dhe pasurinė e tij." (El-Buhari)

"Gratė mė tė mira nga ato qė shalojnė devet (aludim nė arabėt) janė kurejshitet. Ato janė tė mira pėr fėmijėt e tyre nė vegjėli, tė kujdesshme pėr burrat e tyre dhe ruajnė pasurinė dhe nderin e tyre." (El-Buhari)

Nė shpjegimin e kėtij hadithi Abdul-hamid ibėn Badis, shkurtimisht, thotė: "Gratė mė tė mira arabe janė kurejshitet tė cilat janė tė ndjeshme dhe tė buta me fėmijėt, tė cilat kujdesen pėr edukimin e tyre. Bile pėr tė qenė tė lira t'i edukojnė fėmijėt ato nuk martohen (pas vdekjes sė burrit). Ato ia ruajnė burrit gjėnė mė tė shtrenjtė pėr tė, pra pasurinė dhe fėmijėt e tij."

Ky hadith i shenjtė na tregon funksionin e madh nė jetė pėr tė cilėn ėshtė krijuar gruaja. Hadithi na udhėzon se ajo duhet tė pregatitet pėr kėtė detyrė me edukim dhe arsimim. Asaj duhet t'i mėsohen virtytet vijuese dhe tė edukohet me kėto: ruajtja e nderit, organizimi dhe rregullimi i shtėpisė, kujdesi pėr fėmijėt dhe edukimi i mirė i tyre.

Kėtė thėnie Pejgamberi (paqa dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi tė) e ka thėnė kur e ka kėrkuar Ummu Hanin pėr grua, kurse ajo ka refuzuar duke u arsyetuar se ėshtė e vjetėr dhe ka shtėpi e fėmijė pėr t'u kujdesur pėr ta. Pastaj Pejgamberi e pėrkrahi vendimin e saj dhe tha: "Gratė mė tė mira arabe janė…" duke dashur ta lavdėrojė pėr kėto cilėsi. Nga kjo mėsohet se ėshtė mė mirė pėr gruan e cila mund tė pėrmbahet dhe e cila ka mundėsi tė rrisė dhe tė edukojė fėmijėt tė mos martohet pas vdekjes sė burrit.

ėshtė pyetur i Dėrguari i All-llahut: "Cilat gra janė mė tė mirat?" Ai ėshtė pėrgjigjur: "Ajo e cila e gėzon burrin kur ta shikojė, i bindet atij kur ta urdhėrojė, e cila nuk e privon atė nga trupi i saj dhe nuk e kundėrshton atė nė lidhje me pasurinė e tij."

"…I bindet atij kur ta urdhėrojė…" me kusht qė urdhėrat dhe kėrkesat e tij tė mos jenė nė kundėrshtim me Islamin. Pejgamberi (paqa dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi tė) ka thėnė: "Nuk respektohet krijesa nė mėkatim ndaj Krijuesit."

Nga cilėsitė e gruas sė keqe

Hadithet

Pėrcillet nga Xhabiri i cili ka treguar: "Prezantova nė faljen e namazit tė Festės sė Bajramit me Pejgamberin (paqa dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi tė). Ai kreu faljen para fjalimit dhe kėshillimit pa ezan dhe pa ikamet, pastaj u ngrit duke u mbėshtetur nė Bilalin. Urdhėroi pėr devotshmėri ndaj All-llahut, nxiti pėr bindje ndaj Tij, dhe i kėshilloi njerėzit. Pastaj shkoi te gratė tė cilat i kėshilloi dhe u tha: - Jepni lėmoshė! Ngase shumica nga ju janė lėndė djegėse e xhehenemit. Menjėherė njė grua nė mesin e grave me faqe tė skuqura u ngrit dhe tha: - Pse, o i Dėrguari i All-llahut?! Ai u pėrgjigj: - Sepse ju ankoheni sė tepėrmi dhe mohoni epėrsinė dhe bamirėsitė e burrit! Mė pas ato nisėn tė japin lėmoshė qaforet dhe stolitė e tyre duke i lėnė nė rrobėn e Bilallit." (El-Buhari)

"Katėr gjėra janė nga lumturia e burrit: gruaja e mirė, vendbanimi i gjerė, fqiu i mirė dhe mjeti i udhėtimit komod. Dhe katėr tė tjera janė nga pafatėsia: fqiu i keq, gruaja e keqe, mjeti i udhėtimit i keq dhe vendbanimi i ngushtė." (Ibėn Habbani, Sahih)

"All-llahu i Lartmadhėruar nuk shikon gruan e cila nuk ėshtė mirėnjohėse ndaj burrit tė saj edhe pse ajo ka nevojė pėr tė." (En-Nesai, El-Bezzari, Xhejjid)

Umer Ibnul-Hattabi (Zoti qoftė i kėnaqur me tė) ka thėnė: "Tri gjėra janė pafatsi nė jetėn e njeriut: fqiu i cili nėse sheh njė tė mirė e fsheh, e nėse e sheh njė tė keqe e pėrhap; gruaja e cila kur tė hysh nė shtėpi tė pėrmend tė kėqiat, ndėrsa kur tė mungosh nga shtėpia nuk ke besė nė tė; dhe sulltani tė cilit nėse i bėn mirė nuk tė lavdėron e nėse i bėn keqe tė mbytė."

"Dy kategorive tė njerėzve nuk u ngritet namazi i tyre mė lartė se kokat e tyre: robit i cili ik nga zotėriu i tij dhe gruas e cila nuk i bindet burrit tė saj derisa tė kthehet." (Et-Taberani, El-Hakim, Sahih)

Gruaja shembullore

Hadithet

Tregon Ebu Hurejra (Zoti qoftė i kėnaqur me tė): "Erdhi Xhibrili te Pejgamberi (paqa e All-llahut qoftė mbi tė) dhe i tha: -O i Dėrguari i All-llahut! Do tė tė vijė Hadixhja duke mbajtur njė enė me pije ose me ushqim. Kur tė vijė pėrcillja pėrshėndetjen me selam nga Zoti i saj i Gjithėfuqishėm dhe nga unė, dhe jepi myxhden pėr njė shtėpi nga margaritarėt nė xhennet ku nuk do tė ketė zhurmė e as lodhje."

Zonja Hadixhe (Zoti qoftė i kėnaqur me tė), gruaja e parė e Pejgamberit (paqa e All-llahut qoftė mbi tė), ishte nga gratė mė tė menēura kurejshite dhe nga mė tė moralshmet. Ajo zgjodhi tė martohej me Pejgamberin para se t'i shpallej nga Zoti, ngaqė tek ai pa besnikėrinė dhe moralin e mirė. Ajo e parapėlqeu atė ndaj arabėve me namė tė cilėt ia kėrkuan dorėn asaj. Zonja Hadixhe i jepte kurajo Pejgamberit pasi qė atij iu shpall feja nga Zoti dhe i jepte guxim e trimėri tė qėndrojė dhe tė vazhdojė tė pėrhapė flamurin islam. Gjithė pasurinė e sa ia la nė duar atij, ashtu siē duhet tė bėjė gruaja e mirė me burrin e mirė.

Historia na rrėfen se Sherih El-Kadi njė ditė e takoi Esh-Shabiun. Esh-Shabiu e pyeti atė pėr gjendjen nė shtėpinė e tij. Sherihu iu pėrgjigj: "Plot njėzet vjet te gruan time nuk kam parė diēka qė mė zemėron." Ai e pyeti: "Po si kėshtu?" Sherihu iu pėrgjigj: "اysh nė natėn e parė kur hyra nė dhomė me tė, pashė tek ajo mirėsi magjepse dhe bukuri tė radhė. Mendova me vete: Do tė pastrohem dhe do tė fal dy rekate si falėnderim pėr All-llahun. Pasi qė pėrfundova namazin pashė gruan time tek po e pėrfundonte namazin qė e kishte falur me mua. Pasi qė shokėn shkuan nga shtėpia i afrova dhe shtriva duart nga ajo, e ajo tha: -Ngadalė, o Ebu Umejje! Pastaj vazhdoi: - Lavdėruar qoftė All-llahu! E lavdėroj dhe nga Ai ndihmė kėrkoj. Pėrshėndes Muhammedin, shokėt dhe familjen e tij! Unė jam grua e huaj dhe nuk di pėr moralin/karakterion tėnd. Mė thuaj, pra ēfarė don dhe ta bėj atė dhe ēfarė nuk tė pėlqen e t'i iki asaj… Dhe mė fund kėrkoi falje nga All-llahu. Pastaj vazhdova unė: - Lavdėroj All-llahun dhe nga Ai ndihmė kėrkoj. Pėrshėndes Pejgamberin dhe familjen e tij. Vėrtet, ti ke folur fjalė qė nė qoftė se janė tė vėrteta do tė jenė nė tė mirėn tėnde, e nėse shtiresh do tė jenė argument kundėr teje. Mė pėlqen kjo dhe kjo dhe urrej kėtė dhe kėtė. Ēfarėdo tė mirė qė e sheh pėrhape, dhe ēfarėdo tė keqe qė e sheh fshihe! Pastaj tha: - Cilėt fqinj dėshiron tė hyjnė nė shtėpinė tėnde qė t'u jap leje, e cilėt i urren t'i urrejė edhe unė. Me tė e kalova natėn mė tė mirė dhe jetova kohėn nė tė cilėn nuk pashė tjetėr veē asaj qė mė pėlqen.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi