Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Kuptimi i drejtė i udhėtimit drejt Allahut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kuptimi i drejtė i udhėtimit drejt Allahut

Mesazh nga NoOrA prej Mon Dec 14, 2009 1:33 pm

Ēdo mysliman ėshtė udhėtar pėr tek Allahu.





Ankesa tė tepėrta nga ngurtėsia e zemrės, lodhja, pendimi dhe kthimi pėrsėri nė mėkate. Nė kėto ankesa ka shkak dhe problem. Problemi ėshtė se nuk e kemi kuptuar ēėshtjen e udhėtimit tek Allahu. Nuk e kemi mėsuar atė. Ashtu siē kemi mėsuar se si tė falemi, dhe kemi mėsuar se si tė agjėrojmė, dhe kemi mėsuar se si tė japim zekatin, dhe kemi mėsuar si ta kryejmė haxhin, ashtu duhet qė tė mėsojmė edhe se si udhėton zemra tek Allahu. Dituri. Kjo Dituri, dituria e zemrave (Ilmul-Kulub) ėshtė nga dituritė serioze, tė rėndėsishme, dhe pėr fat tė keq, shumė nga ata qė kanė shkruar nė kėtė fushė e kanė bėrė atė dituri tė veēantė duke harruar se kjo dituri ėshtė dituri e obligueshme pėr ēdo njeri . Shejhul Islam Ibn Tejmije nė njė libėr tė tij thotė: “Adhurimet e zemrės siē janė: dashuria, frika, shpresa, mbėshtetja nė Allahun, bindja, kėnaqėsia, kthimi tek Krijuesi, dhe ato tė ngjashmet janė obligim pėr tė gjithė tė ngarkuarit me obligime ashtu siē janė tė obliguara namazi, agjėrimi apo haxhi.
Atėherė kėto adhurime si: Sinqeriteti, Pėrulja, Frika, Mbėshtetja nė Allahun, Bindja, Kėnaqėsia, Shpresa,… janė adhurime tė obliguara. Nėse janė obligim atėherė ato duhet tė mėsohen. Allahu subhanehu ve teala ka thėnė:
“Allahu ju ka nxjerrė nga barqet e nėnave tuaja e ju nuk dinit asgjė dhe ju dha tė dėgjuarit, tė parėt dhe zemrat…”
Kjo do tė thotė qė nga barqet e nėnave kemi dalė tė zbrazėt dhe kemi mėsuar pastaj si tė falemi, si tė marrim abdes, si tė marrim gusėl, si tė agjėrojmė, si ta kryejmė haxhin, si ta japim zekatin. Pse tė mos e mėsojmė pra Ihlasin (Sinqeritetin)? Si tė jemi tė sinqertė?

Thashė, se pėr fat tė keq, disa njerėz e kanė bėrė dituri tė veēantė si dituri tė pavarur jashtė mėsimeve tė sheriatit, edhe pse ajo ėshtė dituri e kėrkuar pėr ēdo njeri. Ēdo njeri nė kėtė jetė, ēdo mysliman ka nevojė pėr kėtė dituri, pėr shėndoshmėrinė e zemrės dhe pastėrtinė e shpirtit dhe pėrveē kėsaj edhe pėr obligimet e tjera pėr ēdo krijesė.

Ēdo mysliman ėshtė udhėtar pėr tek Allahu. Pėr kėtė shkak ai e kryen atė qė Allahu e ka urdhėruar, e kėrkon arritjen nė Firdevs, e kėrkon kėnaqėsinė e Zotit tė Tij. Mirėpo ky kėrkues patjetėr duhet qė tė vijė tek ēėshtja nga dera e tyre. Prej fillimit tė tyre…Duhet t’i njohė burimet. Duhet ta dijė se si vije dhe nga buron…Duhet, ashtu siē mundem ta quaj tani…Udhėtim i plotė. Kėtu ka gabuar ai qė nuk e parafytyron se nuk ka udhėtim tek Allahu.

Sahabėt dhe ata qė kanė ardhur prej tyre prej Selefus-salih kanė udhėtuar pėr tek Allahu…Ata nuk kanė pasur preokupim tjetėr pėrveē mėsimit tė Librit tė Allahut, Sunetit dhe zbatimit tė tyre. Nėse kjo pra, nuk ėshtė udhėtim atėherė ēfarė ėshtė udhėtimi?
Ne jetojmė nė njė kohė tė epsheve, nė njė kohė tė injorancės dhe kjo kėrkon nga ne qė ta pėrballojmė atė me pėrpjekje tė mėdha shpirtėrore duke i shfryer epshet e lejuara, duke i lėnė rrugėdaljet e tyre tė hapura.
Gjendemi nė njė kohė ku tė paktėt janė ata qė e rregullojnė veten e tyre qė tė jenė brenda edukatės islame…dhe kjo kėrkon prej nesh urgjencė nė edukimin e zemrės, edukatėn e imanit, edukatėn shpirtėrore tė lartė. Kemi nevojė patjetėr pėr thirrjen selefije nė kėtė ēėshtje qė ta ripėrtėrijė, qė ta kthejė atė nė bazat e saj tė vėrteta dhe ta largojmė nga ajo atė tym tė madh qė ėshtė krijuar e tė vendosen ēėshtjet nė vendet e tyre tė vėrteta.

Udhėtimi pėr tek Allahu duhet tė jetė energjik. Ndodh qė t’i pėrdorim disa shembuj tė kėtyre njerėzve dhe tė pėrfitojmė prej fjalėve tė tyre mirėpo ashtu siē ka thėnė njėri nga ata e ai ėshtė Ebu Sulejman Ed-Dardani: “Mund tė ndodhė qė nė zemrėn time tė hyjė ndonjė fjalė nga ato tė njerėzve mirėpo nuk e pranoj atė pėrveē se me dy dėshmitarė tė drejtė prej Kuranit dhe Sunnetit sepse Allahu ma ka garantuar pagabueshmėrinė e Kuranit dhe Sunetit ndėrsa nuk mė ka garantuar pėr diēka tjetėr.”
Pėr kėtė arsye kjo ėshtė e qartė. Merre atė nga unė apo dikush tjetėr pos meje dhe fute nė praktikė tek unė dhe te tjetri . Kjo ėshtė metodologjia. Ēdo fjalė duhet tė ketė dy dėshmitarė tė drejtė: Librin e Allahut dhe Sunetin nė mėnyrė qė tė jetė e besueshme dhe qė tė pranohet.

Do tė mundohem qė ta vendosi kėmbėn e myslimanit nė njė udhėtim tė vėrtetė drejt Allahut tė pastėr nga gabimet… Dėshiroj tė tė vendosi ty nė njė rrugė, fillimi i sė cilės ėshtė nė dorėn time ndėrsa fundi i saj nė Xhenet, inshAllah…Pra, shtrije dorėn tėnde! Dėshiroj ta marr lirinė pėr t’u marrė pėr dore drejt njė rruge fillimi i sė cilės ėshtė nė duart tona ndėrsa fundi nė xhenet.
Ebu Ismail El Hanbeli e ka ndarė rrugėn e udhėtimit pėr tek Allahu nė 100 shkallė, d. m. th. baza e ēėshtjes, rruga pėr tek Allahu subhanehu ve teala.

Njė njeri udhėtar, duhet ta njohė rrugėn nė mėnyrė qė tė arrijė. Dėshiroj qė ta qartėsoj specifikisht se nė kėtė rrugė ka fanarė (fenerė), shenja, referenca, tė cilėt tė tregojnė pėrderisa je duke ecur nė rrugė se a je nė drejtimin e duhur apo jo. Gjėrat tė cilat duhet t’i shohėsh nė rrugė. Nėse nuk i sheh atėherė nuk je duke ecur. Nėse dikush shkon nga Kajro-ja nė Iskenderije pėrmes rrugės “Ez-zirai” duke ecur, duhet tė kalojė pėrmes “Kubrei ejjub” dhe kėshtu vende tė ndryshme. Nėse ec kėshtu duhet ta shoh tė parėn, tė dytėn,… Nėse i sheh kėto e di se ėshtė duke ecur nė rrugėn e duhur. Mirėpo nėse sheh diēka tjetėr atėherė kėshtu ėshtė gabim. Kėto 100 shkallė qė i ka cekur Ebu Islami, do tė thotė qė dikush ka ecur kėtė rrugė dhe pastaj na e pėrshkruan neve.
Kėto shkallė-stacione tė udhėtarėve tė cilėt Ebu Ismail i ka ndarė nė 100 shkallė, Ibėn Kajimi i ka komentuar: ”Ato janė sikur stacionet e pėrgatitjes nė ēdo rrugė tė gjatė…” Ose ato janė stacione dhe shkallė qė ngrihen nga vend-nisja dhe tė cilat e pasojnė njėra-tjetrėn. Pra, ato janė si shkallė. Shkalla e parė, do t’i pėrmendim katėr baza: Jakadha, Basira, Fikrah dhe Azm.
E para ėshtė Jakadha (Zgjimi)
E dyta ėshtė Besira (Shikimi i zemrės)
E treta ėshtė Fikreh (Tė menduarit) dhe
E katėrta ėshtė Azm (Vendimi i fuqishėm).

Kėshtu i kalon 4 shkallė. Kjo ėshtė ēėshtja e shkallėve. Dikush nga “selefitė” mund tė na pyesė se ku i keni marrė kėto fjalė. Pejgamberi nuk ka thėnė 100 shkallė, e as sahabėt nuk i kanė njohur kėto. Po. Nuk kanė thėnė, mirėpo po tė them, ēdo fjalė qė nuk ka argument nga Kurani dh Suneti, gjuaje mos e merr!

Pra, kėto janė vetėm pėrshkrim pėr rrugėn sepse sahabėt kanė ecur nė kėto rrugė. Kėto shkallė janė pėrshkrim i kėsaj rruge. Do ta pėrshkruajmė rrugėn nė tė cilėn do tė ecėsh dhe nga e cila do tė pėrfitosh. Pėr ēdo shkallė ka kuptim dhe kufi.

El Jekadha, ēka do tė thotė?
Ky ėshtė kuptimi i kėsaj fjale. “Ėshtė tronditja e zemrės pėr shkak tė frikės nga zgjimi i shpejtė, nga gjumi i thellė i pakujdesisė” Ēfarė do tė thotė kjo? Do ta komentojmė inshAllah. E rėndėsishme ėshtė se i ka bėrė tė kuptueshme dhe me kufi, dhe e ka bėrė kėtė shkallė me tre nėn-shkallė po ashtu.
E para ka lidhje me gjithė myslimanėt.
E dyta veēanėrisht me besimtarėt, ndėrsa
E treta me bamirėsit (Muhsinin), ata tė cilėt janė tė afėrt tek Zoti i tyre.

(Vazhdon)

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi