Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Pse u prish ėndrra e familjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pse u prish ėndrra e familjes

Mesazh nga NoOrA prej Fri Dec 18, 2009 8:40 am

Siē e dimė tė gjithė, vjen njė moment i caktuar nė jetėn tonė dhe ndjejm nevojėn pėr tė krijuar familje, ndjejm nevojėn per t'u martuar dhe tė krijojm njė jetė bashkėshortore e cila ėshtė po aq e bukur dhe e ėmbėl, aq edhe e vėshtir!

Jo shumė larg nga koha qė jetojmė, tė rinjtė, tė cilėt vinin nga familje tė rregullta, mendonin tė martoheshin e mė pas tė ndėrtonin njė familje, tė kishin fėmijė e tė jetonin nė ambientet e kėndshme qė ofronte kjo atmosferė.
Sipas ndodhive te viteve tė fundit, janė tė pakėt ata qė e mendojnė kėtė gjė....ndaj dhe si rezultat kemi shumė ndarje dhe shkatėrrime tė familjeve....

Dėshira e madhe pėr krijimin e familjes qe dikur para vitesh, e cila ishte nė planet e para tė jetės, nė ditėt e sotme shohim se kemi plane tė tjera si, karriera, te jetuarit me lirė, tė shijuarit e jetės ne maksimum, etj etj si kėto....

Krijimi i njė familje dhe ėndrra pėr tė, duket si e lėnė pas dore nė ditėt e sotme!

Pra, nėse hedh vėshtrimin nė shoqėrinė shqiptare tė sotme, vė re se njė ėndėrr e tillė tani ėshtė prishur dhe kjo shoqėri pak nga pak po zhytet nė errėsirat e shthurjes dhe degjenerimit; megjithėse njė shprehje e tillė nuk tingėllon bukur tek disa, sepse ata njė degjenerim tė tillė e konsiderojnė hap tė domosdoshėm drejt demokracisė dhe emancipimit.

Shumė prej tė rinjve sot nuk po mendojnė mė pėr martesė, kush mjaftohet me lidhje jashtė martesore dhe tė tillė janė shumė, ndėrsa tė tjerė e kanė zėvendėsuar atė me bashkėjetesė, ku pėr fat tė keq edhe kėta janė shumė.

Tashmė tek shumė tė rinj ka humbur ndjenja pėr ndėrtimin e familjes dhe lindjen e fėmijėve, gjė e cila tek shumė prej ēifteve po konsiderohet sot si njė barrė.

Ai i cili lexon statistikat sot mbetet i shokuar kur shikon e dėgjon se numri i aborteve ka arritur numrin e lindjeve apo i ka kaluar ato, ku bėhet fjalė pėr rastet e regjistruara nė spitalet shtetėrore, po nė privat sa raste tė tilla ka vallė ?!

Sa shumė njerėz nuk po mund tė pėrjetojnė ėndrrėn qė kanė patur dikur qė tė ishin gjysh apo gjyshe!

Ndaj s’ėshtė habi qė sot kėta gjyshėr –tė mbetur nė ėndėrr–, t’ua tregojnė kėto pėrralla qenėve apo maceve tė cilėt nė bulevardet e qytetit gjithmonė i sheh se ecin pėrpara tyre.

Pėrse pikėrisht kėto lloj kulturash, sot shikohen nga njė pjesė e mirė e shoqėrisė –sidomos shtresat e larta– si emancipim dhe gjėra qė i kėrkon koha?

Ėshtė shumė e drejtė se ne jemi shumė mbrapa kėtyre vendeve nė zhvillim, por kjo nuk do tė thotė se zhvillimi arrihet duke pėrdhosur kėtė kulturė dhe kėto tradita tė cilat shėrbejnė qė njė shoqėri tė jetė aktive dhe e shėndoshė.

Por vallė, kush ėshtė shkaku qė njė pjesė e shoqėrisė shqiptare kanė arritur nė kėtė gjendje?

Nga shkaqet kryesore, ėshtė dhėnia nė mėnyrė tė verbėr pas traditave, moraleve dhe normave jetėsore qė kanė vendet mė tė zhvilluara se ne, normalisht tė servirura edhe nga shumė shoqata joqeveritare qė gjenden nė vend.

Faktor tjetėr qė luan rol negativ nė kėtė fushė ėshtė edhe media e cila nė shumė raste tė bardhėn e bėn tė zezė, ndėrsa tė zezėn tė bardhė, moralet dhe kulturėn e vėrtetė prapambetje, ndėrsa shthurjen dhe degjenerimin, liri dhe emancipim, qoftė kjo direkt apo indirekt.

Detyrė pėr ne si muslimanė ėshtė qė tė luajmė rol pozitiv nė shpalosjen e kėtyre moraleve, nė mėnyrė qė ato tė rikthehen edhe njėherė fuqishėm nė ato familje tė cilat i kanė humbur, si dhe tė hedhim dritė qoftė me anėn e shkrimeve apo dhe tė emisioneve televizive, mbi dėmet dhe pasojat qė sjell dhėnia pas tė tilla moraleve.

Sepse nėse nuk e ndėrmarrim njė nismė tė tillė, atėherė nuk ėshtė e largėt qė sėmundje tė tilla tė gjenden edhe nė mesin tonė.

"Dhe kini frikė sprovėn (ērregullimin, sjelljen e fatkeqėsive e mundimeve) e cila nuk dėmton vetėm ata qė bėjnė keq (por ndikon mbi tė gjithė, tė mirė e tė kėqij) dhe dijeni se Allahu ėshtė i Ashpėr nė ndėshkim." (Enfal, 25)

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi