Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Tensione nė marrėdhėniet me partnerėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tensione nė marrėdhėniet me partnerėt

Mesazh nga blina-- prej Sat Dec 19, 2009 3:41 am

Parregullsitė e paraqitura nė gati gjysmėn e komunave
nga 21, ku ėshtė zhvilluar rrethi i dytė i zgjedhjeve, kanė krijuar njė
situatė tė tensionuar nė marrėdhėniet mes partnerėve tė koalicionit
qeverisės.



Tė dyja partitė, LDK dhe PDK, kanė vazhduar tė kėmbėngulin nė fitoren
nė disa qendra tė Kosovės, pėrfshirė edhe Prizrenin dhe Gjilanin duke e
akuzuar njėra-tjetrėn pėr manipulim tė votės.

Partia Demokratike i ka bėrė thirrje presidentit tė Kosovės, Fatmir
Sejdiu, qė nė cilėsinė e kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės,
tė ndikojė nė parti qė ajo ta pranojė rezultatin e zgjedhjeve komunale.


Por Sejdiu, nė pėrgjigjen e tij tha se posti i tij partiak ėshtė i
ngrirė dhe se ai ka rolin e njė faktori bashkues nė vend. Nė marrjen e
detyrės sė tij si president i Kosovės, disa vjet mė parė Sejdiu pati
ngrirė postin e kryetarit tė partisė, megjithėse roli i tij nė LDK
vazhdon tė jetė i pacenueshėm.

Ndalet numėrimi
Njė numėr ankesash tė partive politike tė dėrguara nė Komisionin
Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa, kanė “bllokuar”, procesin e
numėrimit tė votave me kusht pėr tė paktėn 10 komuna.

Votat me kusht thuhet se mund tė pėrmbysin rezultatin zgjedhor, jo
vetėm nė Prizren, por edhe nė Gjilan e Lipjan, ku Lidhja Demokratike e
Kosovės pretendon tė jetė manipuluar vota.

Por zyrtarė tė Partisė Demokratike tė Kosovės thonė se deklarimet e
partnerit tė koalicionit, tė paktėn pėr qytetin e Gjilanit, janė
pėrpjekje pėr destabilizim tė situatės politike nė qytete dhe nuk kanė
tė bėjnė fare me manipulim votash.

Kryetarja e KQZ-sė, Nesrin Lushta ka pranuar se ka patur parregullsi
edhe nė pėrpilimin e procesverbaleve qė pėrmbajnė rezultatet dhe
prandaj ka vendosur qė tė anulojė votimet nė 9 vendvotime, prej tė
cilave 600 vota janė nė Prizren. Kjo nėnkupton qė rezultati nė kėtė
komunė edhe mund tė pėrmbyset pėr njėrėn ose partinė tjetėr.

Procesi i numėrimit tė votave me kusht ndėrkaq thuhet tė ketė filluar
nė 11 komuna nga 21 sosh, por vetėm aty ku nuk janė vėrejtur
parregullsi.

Rezultati final larg

Ndėrkohė qė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotė se pėr tė paktėn 10
komuna, ku vlerėsohet tė ketė patur parregullsi, numėrimi i votave me
kusht do tė shtyhet deri nė marrjen e njė vendimi pėr ankesat e partive
politike.

Ndėrkohė, autoritetet e vendit dhe ato ndėrkombėtare kanė bėrė thirrje
pėr qetėsi duke kėrkuar pėrmbylljen e procesit zgjedhor pa ndonjė
problem.

Presidenti Fatmir Sejdiu bėri thirrje qė tė mos keqpėrdoren votat e
qytetarėve, tė cilėt tė dielėn shprehėn vullnetin e tyre pėr zgjedhjen
e kryetarėve nė 21 komuna tė Kosovės, nė rrethin e dytė tė zgjedhjeve.

Ambasadori i SHBA-sė nė Kosovė, Christopher Dell, e ka vlerėsuar
procesin zgjedhor nė Kosovė dhe ka vėnė nė dukje se rishikimi nė
vazhdimėsi i numėrimit tė votave ėshtė diēka pozitive, nė mėnyrė qė siē
tha ai “askush tė mos ketė mundėsinė e ndryshimit tė vullnetit tė
popullit tė shprehur pėrmes zgjedhjeve”.

“Po flasim pėr probleme nė nėntė vendvotime, nga mbi 2400 syresh, kjo
ėshtė shumė mė pak se 1 pėr qind e vendvotimeve. Dhe tė thuash se ka
pasur probleme nė mė pak se 1 pėr qind tė vendvotimeve, nuk mund tė
thuash se ka pasur mashtrim masiv, ose se kjo e zhvleftėson procesin.
Ky ėshtė njė hiperbolizim”, ka thėnė Dell.

Sido qė tė jetė, procesi zgjedhor nė Kosovė megjithatė duket tė jetė
larg nga pėrmbyllja. Votat me kusht, numėrimi i tė cilave pėr njė pjesė
tė komunave vėshtirė se mund tė pėrfundojė sė shpejti, besohet se mund
tė zjgidhin njė pjesė tė dilemave. Por mbetet ende pėr t’u vlerėsuar
nėse i gjithė procesi ishte i drejtė dhe transparent.

Mbi tė gjitha, pėrplasjet e partnerėve tė koalicionit do tė mund tė shndėrrohen nė probleme tė qeverisjes me vendin.

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi