Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mė shumė punė pėr liberalizimin e vizave

Shko poshtė

Mė shumė punė pėr liberalizimin e vizave Empty Mė shumė punė pėr liberalizimin e vizave

Mesazh nga blina-- Sat Dec 19, 2009 3:48 am

Raportuesja pėr Kosovėn nė Parlamentin Evropian, Ulrike
Lunacek, thotė se qytetarėt e Kosovės nuk duhet tė zhgėnjehen, sepse nė
njė tė ardhme jo tė largėt edhe ata do tė mund tė udhėtojnė pa viza pėr
nė vendet e BE-sė.

Mė shumė punė pėr liberalizimin e vizave F.1219102451771_m

Kosova ėshtė vendi mė i izoluar nė Evropė. Qytetarėt e Kosovės mund tė
udhėtojnė pa viza vetėm nė pesė shtete fqinjė tė saj, ndėrsa sa pėr
krahasim qytetarėt e Afganistanit mund tė udhėtojnė pa viza nė 27
vende. Kėshtu thotė nė njė intervistė pėr Radion Deutsche Welle
raportuesja pėr Kosovėn nė Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek.

Ajo shprehet e zhgėnjyer, se pėrse Kosova u la anash nė procesin e
liberalizimit tė vizave nė kohėn, kur vendet fqinjė tė saj, Serbia,
Maqedonia dhe Mali i Zi nga data 19 dhjetor udhėtojnė lirshėm pėr nė
vendet e BE-sė.

“Nėse mė pyet mua personalisht, unė do tė dėshiroja qė tė gjitha vendet
e Ballkanit Perėndimor nė paketė tė pėrfshihen nė procesin e
liberalizimit tė vizave, sepse kjo ka tė bėjė me njerėzit, nuk ka tė
bėjė me shtetet. Por disa gjėra nė politikė janė ndryshe dhe unė duhet
t'i pranoj, pavarėsisht se nuk mė pėlqejnė. Serbia, Maqedonia dhe Mali
i Zi, siē dihet nga data 19 udhėtojnė lirshėm nė Bashkimin Evropian.
Bosnja e Hercegovina dhe Shqipėria mund tė pėrfshihen nė proces nga
gjysma e vitit tė ardhshėm, edhe pse ato akoma duhet tė pėrmbushin disa
kritere. Pėr Kosovėn pėrfundimisht jam e lumtur, qė Kėshilli i Evropian
ka rekomanduar, qė edhe me Kosovėn duhet filluar dialogu pėr
pėrfshirjen e saj nė procesin e liberalizimit tė vizave, mirėpo se kur
do tė ndodhė kjo, nuk e di”, tha Lunacek.

“Tė gjithė e dimė se pesė shtete anėtare tė BE-sė nuk e kanė pranuar
pavarėsinė e Kosovės dhe kjo ėshtė njė problem nė vete, qė padyshim
reflekton nė lėnien anash tė Kosovės nga liberalizimi i vizave. Mirėpo,
njė gjė ėshtė e qartė, se pavarėsisht kėsaj qeveria e Kosovės nuk duhet
tė ndalet, po duhet tė bėjė mė shumė nė pėrmbushjen e kritereve, qė
kėrkohen pėr t'u pėrfshirė Kosova nė procesin e liberalizimit tė
vizave”, u shpreh ajo.

“Kjo do tė marrė kohė, nuk mund ta them njė datė tė saktė, mirėpo kėtu
mund tė flasim pėr dy ose tre vjet, kjo do tė thotė qė qeveria e
Kosovės duhet ta bėjė punėn e saj, ndėrsa edhe Komisioni Evropian nė
anėn tjetėr tė punojė nė kėtė drejtim”, tha Lunacek.

Nė Kosovė ka shumė zėra, qė thonė se arsyeja, pse tri shtetet
ballkanike Kosova, Shqipėria dhe Bosnja e Hercegovina u lanė jashtė
procesit tė liberalizimit tė vizave, ka tė bėjė me pėrkatėsinė fetare,
ku shumica e popullatės nė kėto tri shtete janė muslimanė. Mirėpo, kėto
kritika nuk janė tė qėndrueshme, pėr Ulrike Lunacek.

“Kjo ėshtė njė koincidencė, nuk ėshtė e qėllimshme, pse Kosova, Bosnja
e Hercegovina dhe Shqipėria u lanė anash pėr shkak tė pėrkatėsisė
fetare tė popujve tė tyre. Kėto vende duhet tė bėjnė atė, qė bėnė
shtetet fqinjė tė tyre, qė tashmė u pėrfshinė nė procesin e
liberalizimit tė vizave. Shembull: Bosnja e Hercegovina dhe Shqipėria
kanė pėrmbushur shumė kritere, shumė tė tjera duhen pėrmbushur dhe nė
mesin e vitit tė ardhshėm ato mund tė pėrfshihen nė proces. Ndėrsa pėr
Kosovėn mund tė them se nuk ėshtė pėrkatėsia fetare e popullit tė saj,
qė ajo u la anash, por kėtu nė fund tė fundit kemi tė bėjmė edhe me
ēėshtjen e statusit tė saj, qė pėr pesė shtete anėtare tė BE-sė, akoma
nuk ėshtė i zgjidhur”, tha raportuesja Lunacek.
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi