Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

ADK: KQZ-ja ia “vodhi” votat Osmanit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ADK: KQZ-ja ia “vodhi” votat Osmanit

Mesazh nga *lissa* prej Sat Dec 19, 2009 8:22 am

Alternativa Demokratike tė Kosovės ka reaguar ndaj
certifikimin tė kandidatėve pėr anėtarė tė Asamblesė Komunale tė
Prishtinės nga KQZ-ja, e cila ka lėnė jashtė Asamblesė kandidatin e
kėsaj partie pėr tė parin e kryeqytetit, njėkohėsisht edhe bartėsin e
listės, Rexhep Osmanin.



ADK pretendon se kandidati i saj ka fituar vota tė mjaftueshme pėr tė
qenė delegat nė Asamblenė Komunale tė Prishtinės. ADK, siē thuhet nė
komunikatė, nė bazė tė materialeve zgjedhore ka fituar 1.23 % tė votave
ose njė vend (ulėse), gjė qė sipas kėsaj partie ėshtė dėshmuar edhe me
rastin e shpalljes zyrtare tė rezultateve nga KQZ-ja pėr partitė qė
kanė fituar vende nė Asamblenė Komunale tė Prishtinės, ku ADK-nė e
konstaton si fituese me 783 vota ose 1.23 % pėrkatėsisht me njė vend
(ulėse) – dhe me rastin e shpalljes sė rezultateve pėrfundimtare nga
qendra e numėrimit pėr kandidatė nėpėr komuna (lista totale e
kandidatėve), ku KQZ-ja pėrsėri ADK-nė e konstaton se ėshtė fituese me
z. Rexhep Osmani me 783 vota si bartės i listės pėr Prishtinė, si dhe
me rastin e shpalljes sė rezultateve pėrfundimtare dhe tė listės
pėrfundimtare tė kandidatėve fitues pėr vendet e ndara nė Asamblenė
Komunale tė Prishtinės kandidatin e ADK-sė, ku KQZ-ja Rexhep Osmanin e
shpall fitues po ashtu me 783 vota”.

“ADK ėshtė e shokuar pėr ndryshimet e rezultateve tė zgjedhjeve tė
shpallura zyrtarisht nė faqen zyrtare tė internetit tė KQZ-sė me ē’rast
ADK-sė i hiqet njė vend i fituar nė Asamblenė Komunale tė Prishtinės.
Pėr Alternativen Demokratike tė Kosovės ėshtė e habitshme dhe
skandaloze kur Komisioni Qendror Zgjedhor me rastin e certifikimit tė
rezultateve pėrfundimtare ka ndryshuar numrin e votave nė dėm tė
ADK-sė. Kėshtu KQZ-ja ka pakėsuar numrin e votave nga 783 nė 409. Hiē
me pak se 374 vota janė eliminuar nė dėm tė ADK-sė’, theksohet nė
reagimin e kėsaj partie.

ADK nuk ka asnjė informacion zyrtar pėr eliminimin e vendit tė fituar
pėr Asamblenė Komunale tė Prishtinės. ADK konstaton se nė qoftė se nė
KZAP ka pasur ankesė konkrete lidhur me numrin e votave tė ADK-sė ky
organ i lartė i pavarur ėshtė dashur tė respektojė nenin 118, pikė 2 ku
KZAP ka qenė i obliguar qė njė kopje tė vendimeve tė tij me shkrim tė
ofrojė ADK-sė si palė e pėrfshirė edhe atė brenda 2 ditėve, meqė
ndryshimi i sasisė sė votave ka ndikuar nė certifikimin e rezultatit tė
zgjedhjeve ku ADK ka “humb” vendin e fituar.

“Grabitja e votave tona, tė ADK-sė pėr tė eliminuar njė vend pėr
Asamblenė Komunale tė Prishtinės nė momentin e fundit vetėm pak qaste
para certifikimit tė rezultateve pėrfundimtare e vlerėsojmė se ėshtė
bėrė me qėllim, qė tė na pamundėsohet ankesa e jonė nė organet tjera
kompetente. Por, ne vlerėsojmė se certifikimi i rezultateve
pėrfundimtare tė zgjedhjeve bėhet vetėm pasi qė tė jenė pėrfunduar tė
gjitha procedurat ... (shih nenin 106, ligji pėr zgjedhjet lokale)”,
thekson kjo pari.

“ADK ėshtė e vendosur nė zbardhjen e ndėrhyrjeve tė kundėrligjshme,
arbitrare qė janė bėrė me rastin e certifikimit tė kandidatėve pėr
Asamblenė Komunale tė Prishtinės nė mėnyrė tė veēantė pėr vendin e
partisė sonė. ADK nė mbėshtetje tė fakteve dhe tė materialit zgjedhor
dyshon se KQZ pėrmes Sekretariatit tė tij, si organ i pavarur i
zgjedhjeve ka bėrė shkelje serioze tė ligjit si pasojė e ndėrhyrjeve
politike ose korruptive”, theksohet mė tej nė reagim.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi