Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Modelet e bukura pėr motrat

Shko poshtė

Modelet e bukura pėr motrat Empty Modelet e bukura pėr motrat

Mesazh nga NoOrA Sun Dec 20, 2009 10:31 am

Modelet e bukura pėr motrat
Motrat e dashura tė mia nė Islam, Es-selamun Alejkum!

Ju lutem ndiqeni kėto kėshilla mė poshtė, kėshtu qė tė qėndroni atraktive dhe tė bukura pėrgjatė tėrė jetės suaj.

1- Ti zbukuroni sytė tuaj, uleni vėshtrimin tuaj ndaj meshkujve, kjo do t'i bėjė sytė tuaj tė pastėr dhe tė shndritshėm.

2- Pėr ta zbukuruar fytyrėn tuaj dhe pėr ta bėrė fytyrėn tuaj tė shndrisė, aplikoni dhe merrni avdes pesė herė nė ditė.

3- Pėr ti pasur buzėt atraktive, gjithmonė pėrmendni All-llahun dhe kujtoni tė flitni vetėm tė vėrtetėn.

4- Sa pėr zbukurim tė faqeve dhe buzėve me tė kuqe, "Modestia" ėshtė njė nga shenjat mė tė mira dhe mund tė gjendet ku do nė secilėn qendėr Islamike.

5- Pėr ti larguar papastėrtitė nga fytyra dhe trupi juaj, pėrdorni sapunin tė quajtur Istigfar. (kėrkim i faljes nga All-llahu) ky sapun do largojė secilėn punė tė urryer.

6- Tani pėr flokėt tuaj, nėse njėra nga ju keni problem se si ti rregulloni flokėt apo si ti ndani ato, atėherė unė ju preferoj "hixhabin Islam" qe do tė ju mbrojė flokėt tuaj nga prishja.

7- Sa pėr stoli, zbukuroji duart tuaja me pėrulėsi dhe lejoji qė duart tuaja tė jenė fisnike dhe jep lėmoshė pėr tė varfrit.

8- Pėr t'iu shmangur sėmundjeve tė zemrės, fali njerėzit tė cilėt i lėndojnė ndjenjat e tua.

9- Qaforja jote duhet tė jetė shenjė qė t'i falėsh vėllezėrit dhe motrat tuaja.
Nėse i ndjek kėto kėshilla tė cilat tė jepen nga Krijuesi, ti do kesh njė brendėsi shumė tė bukur dhe atraktive si dhe nė dukje tė jashtme.
Femra muslimane
AJO KA KARAKTER TĖ FORTĖ DHE ĖSHTĖ E MENĒUR

Njė ndėr karakteristikat me rėndėsi tė gruas muslimane ėshtė edhe karakteri i saj i fortė. Kjo gjithashtu ėshtė njė prej cilėsive qė femra muslimane i posedon edhe para se tė martohet, e mos tė flasim mė pas martesės! Nė fakt kėto janė tregues tė pasqyrės sė saj se sa ajo e ka kuptuar Islamin si duhet.
Kėtė fuqi ajo e nxjerr fillimisht kur e bėn zgjedhjen se me kė do ta kalojė pjesėn tjetėr tė jetės. Ajo nuk shkon sipas tekave tė babait tė saj nė qoftė se ai ka devijuar nga rruga e drejtė dhe nėse e detyron tė martohet me ndonjė person tė padėshiruar nga ana e saj. Gjithashtu, ajo qėndron e paluhatur ndaj atij qė ia kėrkon dorėn e saj pėr ta marrė pėr bashkėshorte, pa marrė parasysh se sa ėshtė sasia e pasurisė sė tij apo forca qė ai e posedon, nėse ai ėshtė prej mendjemėdhenjve dhe prej atyre qė kanė mungesė tė cilėsive tė bashkėshortit tė mirėfilltė musliman.
Pasiqė tė martohet karakteri i saj pėrmirėsohet edhe mė shumė. Fuqia e karakterit tė saj, veēanėrisht vie nė shprehje kur ajo duhet tė mbajė qėndrim nė ēėshtje tė fesė, siē ishte rasti me Um Sulejmen, e cila insistoi tė qėndrojė nė Islam, edhepse bashkėshorti i saj ishte pabesimtar. Rast tjetėr e kemi edhe tė Umu Habibe binti Ebu Sufjan, e cila mbeti e palėkundur nė fenė e saj kur bashkėshorti i saj, Ubejdullah ibn Xhahsh el – Asadi u bė renegat (femohues) dhe iu bashkua fesė sė abisinasve, e kėshtu me radhė...
Motivi primar i kėtyre femrave pėr tė pasur aq pozitė (qėndrim) tė fortė ėshtė interesimi i tyre pėr t’u kapur pas Islamit, pėr tė pasur besim tė pastėr dhe pėr ta kėnaqur Krijuesin. Secila prej tyre shikonte se ēfarė ėshtė e lejuar nė jetėn e vet martesore dhe frikėsohej se mos vallė po bėn ndonjė punė prej tė ndaluarave. Nėse ato nuk do tė kishin qenė krenare pėr karakterin e tyre tė fortė dhe thėnė shkurt, pėr fenė e tyre, ato do t’i kishin ndjekur urdhėrat e meshkujve tė prishur... dhe do tė ndjeheshin sikur po e humbin rrugėn, duke u mbytur nė jetesėn plot vuajtje me njė bashkėshort me tė cilin nuk do tė kishin dashur tė jetojnė. Guximi i kėtyre femrave muslimane tregon se si duhet tė jenė muslimanet, pa marrė parasysh se nė cilin vend jeton.
Nė anėn tjetėr, karakteri i saj nuk duhet ta bėjė femrėn muslimane tė harrojė se ajo duhet t’i bindet bashkėshortit tė vet dhe ta rrespektojė atė. Ajo duhet tė bėjė njė barazpeshė mes mėnyrės se si flet dhe vepron kundrejt tij, pa mungesė konsekuence dhe pa neglizhencė. Madje edhe nė ato momente tė hidhėrimit dhe tė konfliktit tė cilat janė tė paevitueshme nė martesė, ajo duhet tė kaontrollojė gjuhėn e vet prej tė folurit e fjalėve banale. Definitivisht, kjo ėshtė njė cilėsi e mirė dhe e rrallė!
Aisha r.a. paraqet shembullin mė tė lartė tė kėsaj cilėsie. Mėnyra se si ajo betohej kur ishte e gėzuar me bashkėshortin e saj dallonte prej mėnyrės sė tė folurit kur ishte e mėrzitur me tė. Ndėrkaq kjo ishte njė gjė, tė cilėn pejgamberi s.a.v.s. e kishte hetuar, kur njė ditė asaj i tha: “Unė e di ti kur je e gėzuar prej meje dhe e di kur je e mėrzitur prej meje.” Aisha r.a. ia ktheu: “Prej nga e di kėtė?” Resulullahu s.a.v.s. iu pėrgjigj: “Kur je e gėzuar nga unė, thua “Jo, pasha Zotin e Muhamedit.”, e kur je e mėrzitur nga unė, thua “Jo, pasha Zotin e Ibrahimit.” Ajo mė pastaj ia ktheu: “Po, pėr Zotin ashtu ėshtė, o i dėrguar i Zotit, unė vetėm largohem nga emri yt (e jo nga ti nė tėrėsi).”
Ēfarė dashurie e sinqertė!!!
Karakteri i Aishes r.a. u bė edhe mė i spikatur atėbotė kur ajo u sprovua me shpifje (punė tė pabėra nga ajo), me tė cilėn All-llahu i Madhėrishėm e testoi se si qėndrojnė punėt me besimin e saj. E ajo, nė kėtė rast, tregoi qėndreshmėri dhe besim tė pastėr.
Pėr kėtė ēėshtje nuk mund tė gjendet pėrshkrim mė i mirė sesa ai i Ibn Kajim el – Xhevzit, i cili ka thėnė: “Ky test ishte aq i rėndė, saqė edhe Shpallja ishte ndalur pėr njė muaj pėr shkak tė tij (testit) dhe asgjė lidhur me kėtė nuk i ishte zbuluar Muhamedit a.s. nga ana e All-llahut tė Lartėsuar gjatė asaj kohe, kėshtuqė urtėsia qė fshihej pas asaj qė kishte ndodhur iu bė e dukshme besimtarėve, e mė kėtė atyre iu ngrit besimi, kurse hipokritėt u futėn nė hipokrizi edhe mė tė madhe dhe natyra e tyre e vėrtetė u ekspozua para pejgamberit s.a.v.s. dhe para besimatrėve tjerė.
Aisha ishte ajo e cila e kishte folur tė vėrtetėn dhe prindėrit e saj u treguan si robėr tė mirė tė Zotit tė Madhėruar. Aisha r.a. dėshpėrohej sepse nuk merrte ndihmė nga askush dhe kėtė test tė rėndė e tejkaloi kur babai i saj, pasiqė All-llahu i Lartėsuar e kishte verifikuar pafajėsinė e saj, i tha: Zgjohu dhe falėnderoje atė! Pėr Zotin, nuk do ta falėnderoj atė; vetėm do tė falėnderoj All-llahun, i Cili mė shfajėsoi.
Njė aspekt tjetėr i urtėsisė pėr ndėrprejren e Shpalljes ishte qė njerėzit tė pėrqėndrohen vetėm nė kėtė ēėshtje dhe ta ekzaminojnė atė pėr sė thelli. Besimtarėt pritnin me padurim se ēfarė do tė shpallte i Plotfuqishmi lidhur me kėtė ēėshtje. Shpallja erdhi si shiu nė tokė tė thatė, mu atėherė kur ishte mėse e nevojshme pėr tė dėrguarin e All-llahut, familjen e tij dhe sė fundi pėr gjthė besimtarėt. Nėse i Gjthėdituri do tė shpallte ajet prej mė parė pėr kėtė, atėherė urtėsia qė fshihej pas kėsaj ngjarje nuk do tė dilte nė shesh.
I Madhėrishmi dėshiroi qė ta tregojė pozitėn e tė dėrguarit tė Tij sė bashku me familjen e tij nė Vėshtrimin e Tij dhe pėr ta treguar nderin qė ua dha atyre. Ai Vetė deshi qė ta mbrojė tė dėrguarin e Tij dhe t’ia tėrheqė vėrejtjen armiqve tė tij, nė atė mėnyrė qė pejgamberi s.a.v.s. nuk mundi tė bėnte asgjė.
Nuk ishte e caktuar qė pafajėsia e Aishes r.a. tė deklarohet nga ana e pejgamberit s.a.v.s. edhepse ky i fundit e dinte shumė mirė se ajo ishte e pafajshme dhe nė asnjė moment nuk kishte menduar ndryshe, por pėr shkak tė nivelit tė tij tė lartė tė durimit dhe besimit tė thellė nė All-llahun, ai aktroi nė atė mėnyrė derisa zbriti Shpallja, e me kėtė pėr t’i treguar njerėzve se Vigjilenti pėrkujdeset pėr tė dashurin e Tij.
Ēdokush qė e merr nė studim reagimin e Aishes r.a., kur babai i saj i tha tė shkojė e ta falėnderojė tė dėrguarin e All-llahut, e ajo kur tha se “Do ta falėnderoj vetem All-llahun, sepse Ai ishte qė mė shfajėsoi”, do ta kuptojė diapazonin e saj tė gjerė tė menēurisė dhe thellėsinė e besimit tė saj. Ajo, kėtė begati ia atriboi vetėm All-llahut dhe vetėm Atė e falėnderoi. Ajo, nė kėtė rast e tregoi fuqinė e karakterit tė saj dhe vetėbesimin nė pafajėsinė dhe pastėrtinė e vet. Ajo as nuk ishte e merakosur e as kurreshtare rreth asaj se si do tė pėrfundonte kjo tollovi, sepse ishte e sigurtė nė vetvete dhe e dinte mirė se nuk kishte bėrė ndonjė gjė tė gabuar (tė ndaluar). Mė tej, vlen tė thuhet edhe njė fakt se kur ajo tha: “Nuk do ta falėnderoj askė tjetėr pėrveē All-llahut, sepse ai mė shfajėsoi”, ajo u bė edhe mė e dashur te i dėrguari i All-lahut, paqja dhe mėshira e Tij qoftė mbi tė! Ajo paraqiti palėkundshmėri dhe pjekuri tė mrekullueshme kur bashkėshorti i saj i dashur, prej tė cilit nuk mundej tė ndahej, u largua nga ajo pėr njė muaj. Pastaj kur ēėshtja kishte mbaruar dhe kur ai s.a.v.s. ishte rikthyer te ajo, ajo nuk e sulmoi atė dhe as qė u vėrsul me fjalė tė kėqija ndaj tij, e sa i pėrket asaj se sa e ka dashur, ajo ėshtė e padiskutueshme! Ky ėshtė niveli mė i lartė i palėkundshmėrisė dhe karakteri mė i mirė.”
Islami i jep tė drejta femrave, ndėrkaq pėr kėto (tė drejta) femrat perėndimore i lakmojnė kur dėgjojnė pėr to. Kjo ėshtė pranuar edhe nga anėtaret pėr liritė dhe tė drejtat e femrės qė veprojnė nė tokat arabe. Shumė prej tyre i kanė vėnė vijė tė kuqe pretendimit se femrave muslimane u nevojitet liria (d.m.th se ato janė tė robėruara, andaj kanė nevojė pėr liri). Konkretisht, dr. el – Sadavi ėshtė pyetur: “A mendoni se femrat evropiane janė shembull pėr tė qenė femėr dhe se ato duhet tė imitohen?” Ajo ėshtė pėrgjigju me “jo”. Mė tej, nė elaborim mė tė gjerė, ajo ka thėnė se: “Femrat evropiane kanė pėrparuar nė disa fusha, mirėpo nė disa tjera janė ende mbrapa. Ligjet martesore nė Evropė femrat i shtypin, prandaj edhe ka ardhur deri tek numri i madh i lėvizjeve pėr tė drejtat e femrės, si nė Evropė ashtu edhe nė Amerikė.” Pastaj shtoi se: “Feja jonė i ka dhėnė femrės tė drejta mė shumė se ēdo religjion tjetėr dhe i ka garantuar asaj nder, por ajo qė ka ndodhur nė disa vende apo kohėra ėshtė se meshkujt i kanė pėrdorur disa segmente pėr tė krijuar sistem patriarkal, nė tė cilin ata janė dominantė.”
Padyshim qė, kjo shtypje patriarkale, qė e ka pėrmendur el – Sadavi ėshtė shkaktuar si rezultat i injorancės dhe mospraktikimit tė mėsimeve islame.
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi