Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

A lejohet qė muslimanėt ta festojnė vitin e ri ?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

A lejohet qė muslimanėt ta festojnė vitin e ri ?

Mesazh nga NoOrA prej Mon Dec 21, 2009 6:53 am


Vėllezėr tė nderuar musliman!

Jemi duke jetuar nė kėto dite kur njerėzit bėhen gati pėr tė festuar vitin e ri. Ata me mish e me shpirtė mundohen qė ti japim sa ma shumė pamje festive dhe cilėsi kremtive kėtyre ditėve tė fundit tė kėti viti gregorian.
Ajo qė na habit neve nuk ėshtė pėrpjekjet e mėdha qė i bėjnė nė kėtė drejtim tė krishterėt dhe tė tjerėt, mirėpo ajo qė na habit dhe befason neve ėshtė pėrgaditjet qė i bėjnė muslimanėt pėr tė festuar kėtė “festė”. Pėrgaditjet e tyre tė mėdha, tė cilat dalin nė shesh nėpėrmjet atmosferės festive qė e paraqesin me lula, llėmba dhe veshmbathje tė babadimrit.
Pa dyshim se kjo ėshtė njė pamje shumė e keqe e muslimanėve qė reflekton besimin e dobėt dhe humbjen e identitetit tė tyre.
Populli harxhon para duke u pėrgaditur pėr kėto netė tė hareshme dhe festive, tregtarėt pėrpjeken qė sa ma shumė tė fitojnė duke mos u kujdesur se ata me kėtė tregti tė tyre a e dobėsojnė besimin dhe fenė e tyre, tė rinjtė rezervojnė bileta dhe vende nėpėr kafeteri dhe kafe tė ndrsyhme, e ata qė janė tė pasur dhe kanė besimin e dobėt udhėtojnė pėr jashtė vendit tonė, qė atje ta festojnė dhe ti kalojnė kėto natė “tė paharueshme”.
Zakonisht kėto natė kalohen me alkool, zina, e shumė mėkate tjera.
Kėsaj atmosfere pa dyshim i ndihmon edhe media, e cila gjatė tėrė kohės e reklamon dhe agjiton kėtė festė, ku ekranet televizive mbushen pėrplot vasha dhe kėngėtare tė ēveshura lakuriq, lajme nga “atmosfera festive” anė e mbanė qyteteve tone tė banuara nga muslimanėt, etj.
Pa dyshim se ky pasim i verbėr, ky imitim i tė krishterėve, tregon dobėsinė e besimit qė e kemi, mungesėn e besimit tė shėndoshė dhe tė vėrtetė, ēveshja nga komponentet e identitetit islam, mėkat i cili na futė nė qarkun e atyreve pėr tė cilėt Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
“Kush i pėrngjan njė popullit ai ėshtė prej tyre”. (Ebu Davudi, sahih).
Ose nė transmetimin tjetėr:
“Nuk ėshtė prej nesh ai qė u pėrngjanė tjerėve pėrveē neve. Mos u pėrngjani ēifutėve dhe tė krishterėve”. (Tirmidhiu, sahih).
Imam Ahmedi ka thėnė:
“Ky hadith nė minimum domethėnė se pėrngjajėsimi me tė ta ėshtė i ndaluar, edhe pse nga aspekti i jashtėm tregon se pėrgjajėsimi me ta ėshtė kufėr, siē ėshtė edhe nė ajetin Kur'anor:
“E kush prej jush i miqėson ata, ai ėshtė prej tyre”. (El-Maide: 51).
Pėrgjajėsimi i muslimanėve me mosbesimtarėt ėshtė nėnēmim dhe pėrkulje, sepse muslimani ėshtė mė i lartė se mosbesimtari, e nėse e imiton zbret nga lartėsirat dhe pozitėn nė tė cilat gjindet, duke zėvendėsuar tė mirėn me atė qė ėshtė e keqe. Kjo ėshtė pėrbuzje e dhuntisė dhe nėnēmim i Islamit.
Festat nė Islam janė tė caktuara
All-llahu [subhanehu ve teala] nuk na e ka lėrė kėtė ēeshtje pa sqarim. Neve si musliman na ka caktuar dy festa vjetore dhe njė festė javore. Festat vjetore janė fitėr dhe kurban Bajrami, kurse javore, festa e ditės sė xhuma.
Bazė pėr kėtė qė themi ėshtė hadithi i Enesit [radijall-llahu anhu], i cili thotė:
“Erdhi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė Medinė, kurse ata i kishin dy ditė nė tė cilėt loznin. E u tha: “Ēka janė kėto ditė? Thanė:nė kėto ditė loznim nė injorancė. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: All-llahu ua ka ndėrruar me ditė mė tė mira se kėto: kurban dhe fitėr bajramin”. (Ahmedi, sahih).
Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotė:
“Nga ky hadith i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nėnkuptojmė se muslimanėve u ndalohet tė festojnė edhe festat e tyre tė injorancės edhe festat e tyre islame, pėrndryshe nuk od tė kishte kuptin zėvendėsimi i tyre me dy festat islame”. (shiko: “Iktidaus-Siratul-Mustekim”, 1/ 434).
Aisheja [radijall-llahu anha] thotė:
“Ebu Bekri hyri te unė, kurse dy vasha kėndonin atė qė kishin thėnė Ensaritė ditėn e Buathit. Ato dy vashat nuk ishin kėngėtare. Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] tha: fryllat e djallit nė shtėpinė e Pejgamberit [alejhis-selam]?! E kjo ndodhi nė njė ditė tė festės. Atėherė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:
“Ebu Bekr! Secili popull ka festėn e vet, kurse kjo ėshtė festa jonė”. (Buhariu dhe Muslimi).
Shejhul-Islam Ibn Tejmiu duke e komentuar kėtė hadith ka thėnė:
“Ky hadith na tregon se secili popull ka festat e veta, kurse muslimanėt e kanė vetėm kėtė festė, e nuk kanė festa tjera”. (Shiko: “Iktidaus-Siratul-Mustekim”, 1/ 446- 447).
Kurse argument se xhumaja ėshtė festė e muslimanėve ėshtė hadithi nė vijim:
“Ne jemi ta fundit, mirėpo tė parėt nė ditėn e Kijametit. Ne jemi tė parėt qė do tė hyjmė nė xhennet. Edhe pse atyreve u ėshtė dhėnė libri para nesh, mirėpo ata u pėrēanė kurse neve All-llahu na udhėzoj nė tė vėrtetėn rreth sė cilės janė pėrēarė. Kjo ėshtė dita pėr tė cilėn janė pėrēarė ata, nė tė cilėn ditė na ka udhėzuar All-llahu. Tha: dota e xhuma ėshtė e jona, kurse nesėr ėshtė e ēifutėve, kurse pas nesėr ėshtė e kirshterėve”. (Muslimi).
Ka edhe shumė argumente tjera tė cilat e ndalojnė shpikjen e festave tjera. Prej tyre ėshtė edhe hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili thotė:
“Kush shpik nė ēeshtjen tonė gjėra qė nuk janė prej sajė (fesė), ato janė tė refuzuara”, kurse nė transmetimin tjetėr qėndron:
“Kush bėn ndonjė vepėr e cila nuk ėshtė prej veprave tonė, ėshtė e refuzuar”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ky hadith ėshtė bazė pėr tė refuzuar tė gjitha gjėrat e shpikura qė kanė tė bėjnė me fenė, e prej tyre janė edhe festat kohore dhe vendore.
Ndalohet pėrgjajėsimi me mosbesimtarėt nė festat e tyre
Ka shumė argumente qė ndalojnė pėrngjajėsimin me mosbesimtarėt nė gjėrat e tyre fetare, prej tė cilave janė edhe festat.
Argumentet janė tė dy kategorive, argumente qė ndalojnė pėrngjajėsimin e pėrgjithshėm me ta dhe argumente qė ndalojnė pėrngjajėsimin me ta nė festat e tyre.
a) Ndalimi i pėrngjajėsimit tė pėrgjithshėm me ta.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“Pastaj, Ne tė vumė ty nė njė rrugė tė drejtė tė fesė, pra ti ndiqe atė e mos ndiq dėshirat e atyre qė nuk dinė”. (El-Xhathije: 18).
Nė kėtė ajet All-llahu [subhanehu ve teala] tregon se i ka pėrcaktuar Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] njė ligj tė cilin duhet ta pasojė dhe e ka ndaluar nga pasimi i epsheve dhe ėnjdeve tė atyreve qė nuk kanė dituri. Nė kėtė grup hynė tė gjithė ata qė e kundėrshtojnė sherijatin e All-llahut. Dėshirat e idhujtarėve janė atė qė e ata e pasojnė dhe sipas sė cilės udhėhiqen nė jetė. Andaj ata gėzohen shumė kur shohin se edhe muslimanėt i pasojnė dhe imitojnė ata nė disa ēeshtje. (shiko: “El-Iktida”; 1/ 85).
Poashtu All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“E mos u bėni si ata qė u ndanė dhe u pėrēanė pasi u patėn zbritur argumentet. Ata do tė pėsojnė njė dėnim tė madh”. (Ali Imran: 105).
All-llahu [subhanehu ve teala] nė kėtė ajet na e ndalon tu pėrgjajmė ēifutėve dhe tė krishterėve, tė cilėt janė pėrēarė dhe dallojnė mes tyre duke u bėrė grupacione dhe parti tė ndryshme. Pra, lloji i kundėrshtimit tė tyre dhe mospėrgjajėsimi me ta ėshtė e ligjshme. Aq sa ma shumė largohet njeriu nga pėrgjajsimi me ta nė gjėrat e paligjshme pėr na ėshtė aq ma larg pėrgjajėsimit nė gjėrat e ndaluara pėr ne. Nė kėtė pa dyshim se ka interes shumė tė madh”. (shiko: “El-Iktida”; 1/ 88).
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“O ju qė besuat! Mos zini miq as jehuditė, e as tė krishterėt. Ata janė miq tė njėri-tjetrit. E kush prej jush i miqėson ata, ai ėshtė prej tyre. Vėrtet All-llahu nuk vė nė rrugė tė drejtė popullin zullumqar”. (El-Maide: 51).
“O ju qė besuat, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan tė vėrtetėn qė u erdhi juve”. (El-Mumtehine: 1).
“Ata dėshirojnė qė edhe ju tė mos besoni sikurse nuk besuan vetė dhe bėheni tė njėjtė. Mos zini miq prej tyre…”. (En-Nisa: 89).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
“Do tė pasoni adetet e atyreve qė kanė qenė para jush pėllėmbė pas pėllėmbe, llėrė pas llėre, saqė po tė hynin ata nė vrimė tė hardhucės, do ti pasonit”. I thamė: kush janė ata, ēifutėt dhe tė krishterėt? Tha: “kush tjetėr pėrpos tyre”. (Buhariu dhe Muslimi).
Nė transmetimin tjetėr qėndron: “Kush janė ata, persianėt dhe romakėt? Tha: po kush tjetėr pėrpos tyre”.
Ibn Battali thotė: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka lajmėruar se ummeti i tij do tė pasojė gjėrat e shpikura, bidate dhe epshet, ashtu siē ka ndodhur nė popujt e mėparshėm. Nė shumė hadithe se nė fund do tė pėrmbledhet e keqeja, sepse Kijameti nuk ndodh vetėmse nė njerėz tė kėqinjė, kurse feja do tė mbetet e fuqishme vetėm te disa njerėz tė veēantė”. (Fethul-Bari; 13/ 301).
Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotė: “Ky hadith tregon gjėrat e kėqija qė do tė ndodhin…nga kjo kuptohet se pėrgjajėsimi me ēifutėt dhe tė krishterėt, me persianėt dhe romakėt ėshtė prej gjėrave qė i ka qortuar All-llahu dhe Pejgamberi”. (“El-Iktida”; 1/ 147).
b) Ndalimi i pėrgjajėsimit veēanėrisht nė festa.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“(Robėrit e Zotit janė) Edhe ata qė nuk dėshmojnė rrejshėm dhe kur (rastėsisht) kalojnė pranė tė keqes, kalojnė duke e ruajtur karakterin e vet”. (El-Furkan: 72).
Dijetarėt e tefisirit siē ėshtė Ibn Sirini, Muxhahidi, Dahaku dhe tė tjerėt kanė thėnė se janė festat e idhujtarėve.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
“Secilit popull Ne i dhamė ligj (fetar) qė ata veprojnė sipas tij, …”. (El-Haxhxh: 67).
Festat janė nga ligjet fetare. Ibn Tejmiu thotė: “festat jane prej veēorive mė tė mėdha tė njė ligji…andaj pėlqimi nė kėtė gjė ėshtė pėlqim nė pjesėn mė delikate tė ligjeve tė kufrit dhe nė simbolin mė publik”. (shiko: “El-Iktida”, 1/ 476).
Shkaku i ndalesės sė pėrgjajėsimit
Pėrngjajėsimi nė ēeshtjet e kėsaj bote shkakton dashuri dhe miqėsi me ata qė u pėrgjajėsohesh. Shejhul-Islam ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotė:
“Nėse dy persona gjatė udhėtimit tė tyre nė njė vend tė huaj takohen edhe i pėrngjajnė njėri tjetrit nė rroba, kapelė, flokė, mjetin vartės, etj, do tė kishin afėrsi mes tyre ma shumė se sa mes tij dhe tjerėve. Poashtu edhe njerėzit e njė zanati janė mė tė afėrt me njėri tjetrin se sa me tė tjerėt”. (shiko: “El-Iktida”; 1/ 488 dhe 490).
Nėse pėrgjajėsimi nė ēeshtje tė kėsaj bote shkakton afėrsi dhe dashuri, atėherė nė gjėrat e besimit dhe gjėrat e veēanta tė fesė shkakton afėrsi dhe dashuri edhe mė tė madhe, kurse kjo ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me besimin.
Si manifestohet mosfestimi i festave tė tyre
Mosfestimi i festave tė tyre manifestohet nė disa mėnyra:
a) Mospjesmarrja nė festimet e tyre.
Dijetarėt janė tė pajtuar se ndalohet pjesmarrja nė festat e mosbesimtarėve dhe pėrgjajėsimi me ta, duke u mbėshtetur nė argumentet e pėrgjithshme qė i pėrmendėm mė lartė dhe konsenzusin e sahabeve dhe tabiinėve.
b) Mospėrputhje nė veprimet e tyre.
Nėse disa muslimanėve nuk u mundėsohet tė marrin pjesė nė festimin dhe kremtimin e kafirave, atyreve edhe nuk u lejohet qė tė bėjnė atė qė e bėjėnė kafirat.
Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotė: “Muslimanėve nuk u lejohet qė tu pėrgjajnė nė asnjė gjė e cila ėshtė veēori e festave tė tyre, as nė ushqim, as nė veshmbathje, as nė larje, as nė ndezje tė zjarrit, as pasivizim tė ndonjė adeti nga pėrditshmėria e jetės ose tė ndonjė ibadeti, as pėrgaditja e gostisė, as dhuratat, as shitja e gjėrave, me tė cilat ndihmohen nė kėto festa, as mundėsimi i fėmijėve dhe tė tjerėve qė tė lozin e as qė tė veshin rroba tė zbukuruara. Thėnė troē, nuk u lejohet qė tė veēojnė festat e tyre me simbole tė veēanta tė tyre, por dita e festės sė tyre te muslimanėt duhet tė jetė sikurse edhe ditėt tjera”. (“El-Fetava”; 25/ 329).
c) Mosdhėnia dhurata dhe mosndihmimi i festave tė tyre me shitblerje.
Ebu Hafs Hanefiu thotė:
“Kush i dhuron njė vezė idhujtarit nė shenjė tė madhėrimit tė asaj dite, ka bėrė kufėr ndaj All-llahut”. (“Fet’hul-Bari”; 2/ 513).
Ibn Turkmani thotė:
“Muslimani bėn mėkat nėse ulet me ta, u ndihmon me therrje gatim tė ushqimit, dhėnja nė shėrbim tė ndonjė kafshe bartėse qė ta pėrdorin nė rastet dhe festat e tyre”. (“El-Lumea fil-Havadith”, 1/ 294).
d) Mos tu ndihmohet atyreve qė i pėrgjajnė mosbesimtarėve.
e) Mos tua uron festėn e tyre.
Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė:
“Urimi i simboleve tė veēanta tė kufrit ėshtė haram sipas tė gjithė dijetarėve, sikurse tua uron festat dhe agjėrimin e tyre duke thėnė: urime festėn, etj. nėse thėnėsi i kėsaj fjale shpėton nga kufri, nuk shpėton nga harami. Ky njeri i ngjan atij qė ia uron pėruljen kryqit. Madje kjo ėshtė mėkat edhe mė i madh dhe mė i keq se sa urimi pėr konsumim tė alkoolit, vrasjes sė njeriut, bėrjes zina, etj. Shumica e atyreve qė nuk e vlersojnė fenė kanė rėnė nė kėtė mėkat duke mos e ditur keqėinė e asaj qė e kanė bėrė. Ai qė e uron njė njeri pėr mėkat, bidat ose mosbesim, e meriton mllefin dhe urrejtjen e All-llahut. Njerėzit e devotshėm prej dijetarėve largohen nga urimet ndaj zullumqarėve pėr marjen e posteve nė shtet, ose urimet ndaj injorantėve kur tė marin ndonjė post nė arsim, gjykim ose dhėnie tė fetvasė, pėr shkak tė mllefit tė All-llahut dhe rėnies nga Syri i All-llahut”. (“Ahkamu Ehludh-Dhimmeti”, 1/ 441- 442).
Ndalohet urimi i kafirave tė festave tė tyre sepse me kėtė aktivitet e konfirmojmė kufrin e tyre dhe dakordohemi me kėtė kufėr tė tyre edhe pse nuk dakordohemi me atė kufėr pėr vetveten tonė. Andaj i ndalohet muslimanit tė dakordohet me simbolet e kufrit ose tua uron kėtė atyreve. Sepse me kėtė nuk dakrodohet as All-llahu:
“Nėse ju nuk besoni, All-llahu nuk ėshtė nevojtar pėr ju; megjithatė, Ai nuk ėshtė i kėnaqur me mosbesimin e robėrve tė Vet, e nėse jeni mirėnjohės ndaj Tij, Ai e pėlqen atė pėr ju. …”. (Ez-Zumer: 7).
“…Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe”. (El-Maide: 3).
“E kush kėrkon fe tjetėr pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshėpruarit”. (Ali Imran: 85).

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A lejohet qė muslimanėt ta festojnė vitin e ri ?

Mesazh nga DonnA prej Mon Dec 21, 2009 8:46 am

shum tem e mir

All-llahu te shperbleft Nora

DonnA
PrincesS e Forumit
PrincesS e Forumit

Numri i postimeve : 547
Registration date : 12/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A lejohet qė muslimanėt ta festojnė vitin e ri ?

Mesazh nga sam1r prej Wed Dec 23, 2009 5:58 am

Pa dyshim se ky pasim i verbėr, ky imitim i tė krishterėve, tregon dobėsinė e besimit qė e kemi, mungesėn e besimit tė shėndoshė dhe tė vėrtetė, ēveshja nga komponentet e identitetit islam, mėkat i cili na futė nė qarkun e atyreve pėr tė cilėt Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
“Kush i pėrngjan njė popullit ai ėshtė prej tyre”.


E tash jemi met Na te VEndosim ...

Une jam Prej Pasusve te Pejgamberit s.a.v.s ///

Elhamdulila ( Faliminderimi i Takon All-llahut

________________________________________________________________________________



sam1r
Be proud [If you're a muslim]
Be proud [If you're a muslim]

Numri i postimeve : 1052
Age : 26
Registration date : 16/11/2007

http://www.shoqeriavirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A lejohet qė muslimanėt ta festojnė vitin e ri ?

Mesazh nga Sponsored content Today at 8:55 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi