Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Realiteti i vitit tė ri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Realiteti i vitit tė ri

Mesazh nga NoOrA prej Fri Dec 25, 2009 3:46 am

Kėtė festė tė madhe tė ashtuquajtur (viti i ri) tė cilėn e feston tėrė bota, siē e festojmė edhe ne Kosovė, bie pyetja: A thua kemi tė bėjmė diēka me kėtė festė, apo thjeshtė i pasojmė tė tjerėt siē jemi mėsuar ti pasojmė edhe nė fushat tjera? Pastaj ne si musliman a kemi tė drejt ta festojmė kėtė festė, apo festimi i sajė ėshtė mėkat pėr ne?

Pėr ta kuptuar kėtė sė pari vlen ta dimė se nga e ka prejardhjen kjo festė: Nė enciklopedinė e Britanike nė vėllimin 32 faqe 284 shkruan se:prejardhja e kėsaj feste ėshtė nga Roma e lashtė pagane, tė cilėt kanė pasur njė “zot” qė e quajtshin “Jan” apo Xhan, ku natėn e 31 Dhjetorit e kishin si festė tė “zotit” tė tyre, dhe nė emėr tė kėtij “zoti” e quajtėn edhe muajin e parė tė viti JANAR. Pastaj ata e kishin edhe njė njeri qė ishte i njohur me emrin NIKOLLAS i cili u sillte dhurata njerėzve, nė veēanti fėmijėve pėr festen e “zotit” tė tyre. Mė vonė gradualisht kjo festė u bė tradicionale te romakėt e vjetėr.Me kalimin e romakėve nė krishterizėm e morėn edhe kėtė festė me vete dhe nė vend tė NIKOLLASIT e sjellin njė prift tjetėr, sepse Nikollasi ishte pagan dhe nuk e donin, e ky prift njihej me emrin “NUVIJ” i cili edhe ky u sillte fėmijėve dhurata gjė e cila gradualisht pėrhapet edhe tek popujt dhe fetė e tjera dhe kėshtu pėrfshin shumicėn e vendeve tė botės, duke e futur edhe vendin tonė.

Pra festa e vitit tė ri ėshtė festė pagane, nuk ka tė bėj as me krishterizėm e as me hebraizėm. Pėr atė arsye deri nė shekullin e tret (tė erės sonė) tė lindjes sė Isaut, priftėrinjtė e krishterė nuk kanė pranuar tė festojnė diēka tė tillė si festė, por e kanė festuar natėn e njėzet e pesė dhjetorit(krishtlindjet), apo gjashtė janarin varėsisht nga fraksionet e tyre, siē e festojnė edhe sot e kėsaj dite.

QENDRIMI I FESĖ NDAJ KĖSAJ FESTE
Sa i pėrket qėndrimit tė fesė ndaj vitit tė ri, natyrisht se feja e ndalon festimin e tij rreptėsishtė dhe jo vetėm festimin e vitit tė ri po edhe tė festave tjera. Muslimanėt i kanė festat e tyre tė cilat i festojnė, dhe respektojnė festat e tė tjerėve, por nuk i festojnė. Kurani dhe Syneti (tradita) e Pejgamberit a.s e kanė ndaluar rreptėsishtė festimin e kėsaj feste dhe se festimi i saj ėshtė mėkat i madh. Sepse festat janė pjesė e fesė dhe burojnė nga feja, p.sh. ne myslimanėt a mundemi ta mohojmė se Bajrami nuk ėshtė pjesė e fesė Islame, apo Krishtlindjet pjesė e fesė Krishterė, e kėshtu me radhė? Bile festat janė ato ku mė sė shumti nėpėrmjet tyre pėrhapet feja, sepse nėpėrmjet saj paraqitet ajo fe si nė: veshje, ushqim , tė folur, nė tė pėrshėndetur etj. Ndėrsa ritet tjera fetare si p.sh. Namazi, Agjėrimi etj janė pjesė e fesė,por mund tė bėhen edhe fshehurazi, ndėrsa festat janė gjėra qė shihen, nuk mundė tė bėhen fshehurazi. Pra duhet tė pajtohemi me kėtė realitet. E nėse janė festat pjesė e fesė, dhe ti i mbanė ato, atėherė ti e ke mbajtur njė pjesė tė asaj feje qė i takojnė ato festa. Pra i ke pėrngjarė atyre nė njė pjesė tė fesė dhe ai qė i pėrngjan dikujt nė diēka ai ėshtė me ta, sepse ai po e dėshiron atė, po e ēmon dhe kurė e do dikė apo e ēmon atė atėherė ti je me ta. Je me ta nė kėtė botė nėpėr festa, por do tė jesh me ta edhe nė botėn tjetėr kurė tė dalėsh para Allahut. Pėr atė Pejgamberi a.s ka thėnė: “Ai i cili u pėrngjan njė populli, ai ėshtė me ta”.

Pra kjo ishte nė pika tė shkurtra pėr sa i pėrket dispozitės fetare nė lidhje me festimin e kėsaj feste tė ashtuquajtur VITI I RI. Kjo nga njėra anė ndėrsa nga ana tjetėr pėr kėtė festė tė huajėn bėhen harxhime marramendėse tė cilat arrijnė nė miliona euro dhe thjesht bie pyetja: Edhe po qė se e numėrojmė tė lejuar festimin e kėsaj feste, a thua jemi nė ditė qė tė bėjmė gjithė kėtė harxhim?! Ende nuk janė shėruar tė gjitha plagėt e luftės, ende nuk janė gjetur trupat e shumė tė humburve, populli pėrditė e mė shumė nė varfėri tė skajshme dhe shumė gjėra tjera, a thua sa mendojmė pėr kėtu gjėra?! Apo me rėndėsi ėshtė qė ti shfryjmė epshet tona , e pėr tė tjerėt nuk ėshtė me rėndėsi fare.

Mirėpo megjithėkėtė fal Zotit njė numėr jo i vogėl i qytetarėve ėshtė vetėdijesuar dhe ka kuptuar se festimi i kėsaj feste pėrpos qė ėshtė i ndaluar gjithashtu nuk ka far kuptimi, pėr kėtė njė numėr i konsiderueshėm familjesh nuk e festojnė fare kėtė festė, thėnė ndryshe kėtė natė e kalojnė si netėt tjera pa far dallimi. Dhe nga tėrė kjo qė u tha mė lartė kuptohet se farė kuptimi nuk ka festimi i kėsaj feste dhe se u bėjė apel qytetarėve qė mos ta festojnė kėtė festė, mos tė harxhojnė para sepse vetėm ēka do tė ngarkohen me mėkate e gjynahe, por le tė mendojnė pėr tė varfėr, skamnorė, jetimė etj dhe nė vende se tė harxhojnė pėr vitin e ri le ti japin atyre shtresave e le tė pėrkujdesen pėr ta, me ēka do tė kenė dobi nė kėtė
botė dhe botėn tjetėr. Shpresoj se kėtė vit edhe mė shumė do tė ketė familje myslimane tė cilat nuk do ta festojnė kėtė festė dhe pėr ēdo vit do tė shtohet numri i atyre tė cilėt do tė vetėdijesohen e do tė largohen nga kjo dhe festat e tjera tė ngjashme.

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi