Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

GJND ndali hovin e njohjeve tė Kosovės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

GJND ndali hovin e njohjeve tė Kosovės

Mesazh nga blina-- prej Sat Dec 26, 2009 4:55 am

GJND ndali hovin e njohjeve tė Kosovės


Viti qė
po pėrmbyllet, nuk ka sjellė shumė njohje pėr Kosovėn - vetėm 11,
ndryshe nga ai i kaluari, nė tė cilin Kosova u njoh si shtet i pavarur
nga 53 shtete. Ministria e Punėve tė Jashtme konsideron se procesi nė
GJND ka shkaktuar ngecjen. Ndėrkaq, njohės tė sė drejtės ndėrkombėtare
pohojnė se edhe lobimi jo nė nivel i institucioneve, ka ndikuar nė kėtė
proces.



Ministria e Punėve tė Jashtme jep dy arsye pėr kėtė
ecuri tė ngadaltė tė njohjeve. Zėdhėnėsja Albana Beqiri konsideron se
nuk duhet tė bėhen krahasime mes dy viteve. “Nuk mund tė kemi krahasime
mes vitit tė parė dhe vitit tė dytė, pėr vetė specifikat qė ka pasur
viti i parė i pavarėsisė sė Kosovės. Ju e dini se bumi mė i madh i
Kosovės ka ardhur nė ditėt e para, nė muajin e parė, nga shtetet qė
edhe e kanė sponsorizuar pavarėsinė, e qė kanė qenė edhe shtetet e para
qė e kanė njohur dhe e kanė ndėrmarrė kėtė hap”, shprehet Beqiri.

Beqiri pranon se edhe nė muajt e fundit tė 2008-ės ka pasur rėnie tė
njohjeve. Ndėrkaq, ndėr shkaqet kryesore, qė pėrmend Beqiri, ėshtė
procesi i ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė qė u zhvillua nė
Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

“Arsyeja tjetėr, qė nuk mund ta fshehim dhe Ministria e Punėve tė
Jashtme gjithmonė e ka potencuar kėtė haptas, ka qenė procesi nė GJND i
Kosovės, i ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ka qenė
njė proces, i cili, njė numėr shtetesh qė kanė hezituar, e ka bėrė tė
mendojė dhe tė presė mendimin e gjykatės”, thekson Beqiri.

Njohėsit e sė drejtės ndėrkombėtare e rendisin procesin nė GJND si njė
nga argumentet kryesore, qė ka shkaktuar ngecje nė njohjen e Kosovės.
Afrim Hoti konsideron se, ndryshe nga 2008-a, kur u shėnua vala mė e
madhe e njohjes sė Kosovės, ky vit, sipas tij, ishte mė i suksesshėm
pėr diplomacinė serbe, e cila ia doli qė pėrkohėsisht ta bllokojė
procesin e njohjes sė shtetit mė tė ri nė botė.

Hoti konsideron se edhe moskonsolidimi i plotė i shėrbimit tė jashtėm
tė Kosovės ka shkaktuar ngecje. “Lobimi i institucioneve tona ka qenė i
njė niveli shumė tė ulėt, edhe pse kjo ka qenė si prioritet pėr
ambasadat tona ose pėr pėrfaqėsuesit tanė jashtė vendit, tė cilėt,
pėrkundėr vullnetit tė mirė, asnjėherė nuk arritėn tė konsolidohen dhe
asnjėherė nuk arritėn tė pėrēojnė zėrin e tyre fuqishėm”, thekson Hoti.


Kosova, deri mė tash, ėshtė njohur nga 64 shtete tė botės. Udhėheqėsit
kosovarė presin epokė tė re njohjesh pas pėrfundimit tė procesit nė
Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, e cila pritet ta japė mendimin
kėshillėdhėnės nė lidhje me ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė nė
gjysmėn e parė tė vitit tė ardhshėm. /Radio Evropa e Lirė/

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi