Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Afganistan, plagoset ushtari shqiptar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Afganistan, plagoset ushtari shqiptar

Mesazh nga blina-- prej Sat Dec 26, 2009 5:22 am

Afganistan, plagoset ushtari shqiptar




Plagoset nė Afganistan ushtari i Regjimentit tė Trupave Komando,
pjesė e “Electoral Contigent” tė Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė.
Besmir Sadikaj nga Tropoja, ėshtė transportuar me urgjencė nė spitalin
spanjoll tė Bazės sė Heratit, nga baza e Shinad, rreth orės 14:00 (me
orėn lokale nė Tiranė). Lajmi konfirmohet nga burime tė sigurta tė
Gazetės pranė familjarėve tė kontingjentit tė ushtarėve shqiptarė nė
Afganistan. Tė njėjtat burime shprehen se i plagosuri mbahet i izoluar
dhe tė paktėn deri nė orėn 21:00 tė mbrėmjes nuk ishte lejuar asnjė
pjesėtar nga kontingjenti shqiptar qė ndodhet nė bazėn e Heratit, ku
ėshtė spitali qė ta vizitojnė. Sadikaj ka plagė me armė zjarri nė dorė
dhe mėsohet se ndodhet plotėsisht jashtė rrezikut pėr jetėn. Familjarėt
e ushtarėve shqiptarė qė ndodhen nė Herat janė shprehur se nė bisedat
qė kanė pasur me ta, kanė mėsuar se askush nuk u ka bėrė tė ditur nėse
ėshtė njė ngjarje aksidentale apo ushtari shqiptar i plagosur ėshtė
sulmuar nga talebanėt.
Sipas Gazetes, ngjarja ka sjellė njė farė pakėnaqėsie tek
kontingjenti i ushtarėve shqiptarė nė Afganistan, pasi transferimi i
njė kontingjenti prej 36 ushtarėsh dhe oficerėsh tė tyre tė Regjimentit
tė Trupave Komando ėshtė kryer nė datėn 8 dhjetor pėr nė bazėn e
Shinadit. Transferimi ka qenė jashtė “axhendės” qė kishin kėto trupa
kur janė nisur nga Shqipėria dhe kanė mbėrritur nė bazėn e Heratit nė
12 gusht tė kėtij viti. Ushtarėt shqiptarė i pėrkasin kontingjentit
shtesė tė dėrguar pėr shkak tė zgjedhjeve elektorale nė Afganistan.
Kontingjenti shqiptar vepron nėn komandėn e trupave italiane nė Herat.
Baza e Shinadit, ku ndodhen kryesisht trupa afgane dhe njė kontingjent
i pakėt drejtues i trupave italiane, konsiderohet si njė nga mė
problematiket nė Afganistan. Kjo pėr shkak tė sulmeve tė shpeshta qė
ndodhin gati ēdo ditė nė atė bazė. Shqetėsimi i kontingjentit shqiptar
pėr transferimin e pamotivuar sipas tyre nė bazėn problematike tė
Shinadit, mėsohet se i ėshtė bėrė i ditur shefit tė Shtabit tė
Ushtrisė, Gjeneral Brigade, Maksim Malaj gjatė vizitės qė ai bėri pranė
forcave shqiptare nė Afganistan. Malaj ka pasur takime me oficerėt
italianė tė bazės sė Heratit, tė cilėt urdhėruan transferimit e
kontingjentit prej 36 ushtarėsh shqiptarė nė Shinad. Sipas tė njėjtit
burim, komandantėt italianė i kanė shpjeguar gjeneral Malajt se
pėrzgjedhja e ushtarėve shqiptarė u krye pėr shkak tė cilėsive tė mira
ushtarake qė ata kishin. Nuk dihet nėse komandot italiane janė nė
dijeni se 36 ushtarakėt shqiptarė do tė rrezikojnė jetėn nė njė bazė qė
konsiderohet me risk tė lartė, pėr njė pagesė 4 herė mė tė ulėt se
ushtarėt italianė.
Starova: U plagos pa dashje nė vendroje
I pyetur pėr plagosjen e ushtarit shqiptar nė Afganistan,
zėvendėsministri i Mbrojtjes, Arian Starova sqaroi mbrėmė se “ngjarja
ka ndodhur 3-4 orė pėrpara (rreth orės 15.00-16.00 me orėn shqiptare)
nė rajonin Shinad tė Afganistanit. Nuk ėshtė incident i rėndė. Ushtari
quhet Besmir Sadikaj. Ėshtė bėrė njė vetėplagosje gjatė ndėrrimit tė
shėrbimit tė rojeve, njė plagosje nė dorė padashje e vetė ushtarit.
Por, ai ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn dhe gjendet nėn kujdesin
mjekėsor nė Herat”

blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi