Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Si e pėrthith duhanin trupi juaj?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si e pėrthith duhanin trupi juaj?

Mesazh nga <ErtA> prej Sat Jan 02, 2010 3:01 pm

Si e pėrthith duhanin trupi juaj?


Tė gjithė i njohin dėmet dhe rrezikun e duhanit por pėrsėri vazhdojnė ta konsumojnė. Nė vitet 70’, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė doli kundėr pirjes sė duhanit dhe mesatarja e konsumimit tė tij vazhdoi tė ulej me kalimin e kohės.
Nė vitin 1998 prodhuesit e duhanit ishin tė detyruar tė shkruanin tė gjitha lėndėt qė pėrmban ajo. E dimė qė cigarja pėrmban mė tepėr se 4 mijė substance kimike. Mė poshtė po listojmė dhjetė substancat mė tė rrezikshme qė pėrmban cigarja:

Amoniaku: pėrdoret pėr tė rritur nivelin e pėrthithjes sė nikotinės. Amoniaku ėshtė edhe lėnda bazė e plehut kimik tė lėngshėm.
Arseniku: pėrdoret si ilaē nė arėn ku mbillet bima e duhanit, njėkohėsisht pėrdoret dhe pėr tė mbytur minjtė.
Kadmiumi: ėshtė pėrbėrės metalik qė gjendet nė filtėr dhe mblidhet nga dheu me pėrbėrje acidi tė duhanit, pėrdoret pėr tė karikuar bateritė e telefonave celularė.
Aldehit: ėshtė njė gaz pa ngjyrė dhe produkti dytėsor i tymit tė duhanit pėrdoret pėr tė balsamosur trupat e tė vdekurve.
Acetoni: pėrdoret pėr tė hequr dhe pastruar manikyrin dhe pėr tė pastruar banjėn.
Butani: ndihmon nė ndezjen e cigares, pėrdoret si ēakmak gazi.
Propylene Glycol: ndikon nė krijimin e varėsisė me cigaren dhe pėrshpejton marrjen e nikotinės nga truri.
Terpentinė (vaj eteror): ky vaj i cili pėrdoret veēanėrisht nė cigaret me mente pėrdoret edhe pėr tė holluar bojėn dhe pėr tė hequr vernikun e dėrrasės.
Benzol: produktin tjetėr qė ēlirohet nga cigarja e ndezur, benzolin, mund ta gjeni nė benzinė dhe ilaēet bujqėsore.
Plumbi dhe nikeli: kėta metale i gjejmė edhe tek cigarja.

Si i pėrthith trupi juaj gjithė kėta gjėra? Nė tė vėrtetė nuk mund t’i pėrthithė. Trupi nuk mund tė pėrthithė krejtėsisht ēdo pjesė tė tymit. Kimikatet e dėmshme tė cigares dobėsojnė ēdo qelizė tė trupit tuaj. Tymi i duhanit ndikon tek gjaku, lėkura, mushkėritė, zemra, shqisat e shijes dhe tek ēdo pjesė tjetėr qė bie nė kontakt me tė.

Sapo ta lini duhanin trupi fillon ta marrė veten dhe tė kthehet nė formė. Zgjohen qimet e holla si tė iriqit dhe fillojnė pėrsėri pastrimin, gjėndrat e shijes luftojnė me katranin e krijuar mbi ta. Oksigjeni fillon tė pompojė gaz drejt zemrės dhe pjesėve tė tjera tė trupit. Dhe me kalimin e ditėve, muajve e viteve, ju do tė ndiheni shumė mirė, sikur tė mos kishit konsumuar ndonjėherė cigare.

Ēfarė na bėn duhani?
Ata qė konsumojnė njė paketė cigare nė ditė mbledhin gjatė njė viti nė mushkėritė e tyre njė filxhan tė mbushur me katran. Ndėrsa cigarja me pėrmbajtje tė ulėt katrani ėshtė vetėm njė pėrrallė. Pėr tė ulur sasinė e katranit qė pėrthithet nga stomaku prodhuesit e duhanit hapėn disa vrima tė vockla nė filtrėn e cigares. Por fatkeqėsisht kur ju mbani cigaren nė dorė gishtėrinjtė mbyllin shumicėn e kėtyre vrimave dhe pėrdoruesit e duhanit me pėrbėrje tė ulėt katrani e pėrthithin mė thellė tymin.

Kimikatet qė gjenden nė tym pėrthithen menjėherė nga sistemi i qarkullimit tė gjakut. Dhe nga kėtu shkojnė nė zemėr dhe nė ēdo pjesė tjetėr tė trupit tuaj. Sapo ta ndizni cigaren zemra juaj do tė fillojė tė rrahė mė shpejt. Dhe kjo do tė thotė 36 mijė rrahje zemre mė shumė nė ditė. Tymi i cigares mund tė shkaktojė rrahje tė ērregullta tė zemrės dhe aritmi. Sasia e oksigjenit nė gjak pakėsohet sepse monoksidi i karbonit i ēliruar gjatė pirjes sė cigares zėvendėson oksigjenin. Ndėrkohė qė qelizat kanė nevojė pėr oksigjen, zemra e mundėson marrjen e tij, por nė njė kohė mė tė gjatė.

Nėse do tė vazhdoni tė konsumoni duhanin rregullisht atėherė do t’ju dobėsohen dhe shqisat e shijes dhe nuhatjes. Sepse katrani mbėshtjell gjuhėn dhe rrugėt e hundės. Prandaj dhe shumė pėrdorues duhani pohojnė se cigarja u ka ndryshuar shumė shijet dhe aromėn e ushqimeve.

Shumica e pėrdoruesve tė duhanit mendojnė se dėmi shkaktohet nė mushkėri, zemėr, damarėt e gjakut dhe tek shqisat e shijes dhe nuhatjes. Shumė njerėz nuk i japin rėndėsi dėmit qė cigarja i shkakton lėkurės. Kur pini cigare damarėt e gjakut nėn lėkurė ngushtohen, gjithashtu kufizohet dhe sasia e oksigjenit e nevojshme pėr lėkurėn. Kjo gjė shkakton rrudhosjen e lėkurės. Tek pėrdoruesit e rinj tė cigares krijohen rrathė tė zinj, tė thellė rreth syve dhe rreth gojės. Ngjyra e lėkurės shndėrrohet nė gri dhe linjat e fytyrės vyshken. Pėrveē kėsaj, duahni ndikon nė njė plakje mė tė shpejtė.

Zaman, pėrgatiti: Aisa Kaduku Kokiēi


________________________________________________________________________________
DITURIA- ėshtė mė e mirė se trashegimia,
EDUKATA-ėshtė fytyra mė e pastėr,
DEVOTSHMĖRIA-ėshtė fati mė i sigurtė,
ADHURIMI-ėshtė fitimi mė i mirė,
MENDJA-ėshtė udhėrrėfyesi mė i mirė,
SJELLJA-ėshtė shoku mė i mirė,
LUMTURIA-ėshtė pasuria mė e madhe

<ErtA>
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1485
Age : 24
Location : Im Wunderland
Registration date : 24/12/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi