Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

… e ujin e mori etja …

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

… e ujin e mori etja …

Mesazh nga NoOrA prej Mon Jan 04, 2010 6:00 am

Autor: Fatmir Muja

O Kandil Ndriēues!

Nuk jam i bukur por bukurinė tėnde e dua. Dua t'i flas zemrės sime me emrin tėnd qė emri yt tė bėhen zemra ime. E nė sa copė duhet tė ndahet kjo zemėr pėr t'i thėnė fjalėt e pathėna? Zemra mė thotė se tanimė jam copėtuar nė kushedi sa copė dhe pėr t'i thėnė tė pathėnat duhet qė tė gjitha copat tė ngjiten e bėhen njė. Si mund t'i bashkojė copat e zemrės sime tė shpėrndara nė errėsirė, kur sytė nuk vlejnė asgjė pa dritėn? Bota nuk mund tė tė ndriēoj ty, por ti e ndriēon botėn ku bėn pjesė edhe zemra ime, edhe sytė e mi. Por, lutja ime qe e kotė derisa pushova tė tė them: ndizu o kandil dhe mė fal dritė sa t'i gjej tė gjitha copat e humbura tė zemrės. Kandili Yt nuk u ndezka sepse nuk u shuaka ndonjėherė, prandaj drita e tij gjithmonė paska qenė pranė syve tė mi, por sytė i paskam pasur tė mbyllur. Kur hapa sytė, veten e gjeta nė burgun e hapur. Atėherė e kuptova se jam gjallė, por nuk po jetoj, kam, por jam i varfėr, nuk jam lyps, por vazhdoj tė kėrkoj. E si tė tė gjej ty qė s'ke humbur kurrė? Gjurmėt qė le nė rėrėn e shkretėtirės mes dy qyteteve, fryu era dhe i shpėrndau nė tė gjashtė anėt e botės, kėshtu qė, e gjithė bota u bė gjurmė e jotja. Me fjalėt e mia kurrė nuk pata fuqi ta zbukuroja emrin tėnd, por me emrin tėnd zbukurova fjalėt e mia. Tė gjithė, kur duhet t'i shmangen rrezikut, dyerve tė tyre u vėnė drynat, por pėr ty rrjeta e merimangės bėhet mė e sigurt se tė gjitha dyert e drynat. "Nga vini?" – pyeti dikush. Ti i the: "Nga uji", dhe kėshtu, e ruaje fshehtėsinė duke thėnė tė vėrtetėn. Tė gjithė jemi nga uji por tė gjithėve na merr etja, e ujin e mori etja pėr ty o Mėshirė e Botėve. Burimet e krojet nisen pėr t'u bashkuar me detet, e njė zemėr e mallėngjyer pėr ty, ndoshta aq sa ka ujė e kripė nė det, tha se valėt e deteve pėrplasen mbi shkėmbinj gjithė jetėn, duke dashur t'i puthin kėmbėt tua qė ecėn nė brigje. E gjithė ekzistenca ėshtė e mallėngjyer pėr Dritėn e Saj, tė gjitha botėt flasin pėr Mėshirėn e tyre, pėrveē tė fjeturve. Jeta ėshtė ėndėrr pėr tė gjithė tė fjeturit. Por, shpesh etja ėshtė mė e fortė se gjumi, prandaj na bėnė tė zgjohemi dhe veten e gjejmė me mendje tek uji. E sa herė mė kujtohet uji, mė kujtohen edhe pesė gishtėrinjtė tu qė bėheshin si pesė burime pėr tė gjithė ata qė donin ta shuanin etjen e asaj dite kur dielli tė jetė afruar mbi kokat e njerėzve. Qė shkretėtira tė mos mbetej e shkretė, i duheshin gjurmėt e kėmbėve tua. Ti ecje mbi rėrėn e nxehtė, i shoqėruar nga shoku yt besnik, qė duke jetuar pranė Dritės sė Kandilit tėnd, tha se paaftėsia pėr tė perceptuar ėshtė perceptim. Ēdo perceptim ėshtė pėrpjekje pėr ta arritur njė tė vėrtetė, por ēfarė tė perceptosh kur je me tė vėrtetėn? Ēdo gjė e shohim pėrmes dritės, por dritėn pėrmes kujt e shohim?

O Kandil Ndriēues!

Pyetjet janė si etja e pėrgjigjet si uji. Qielli i pėrgjigjet tokės dhe toka gjithmonė u dorėzohet pėrgjigjeve tė qiellit. Ajo nuk mund tė mos pranojė ēdo gjė qė i vjen nga ai. E si mund tė vdesin zemrat nė tokė nga etja, duke mos pranuar pėrgjigjet tua qė shėmbėllehen me "ujin qė Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur pėrmes tij tokėn"? (2:164).



var tmp;
tmp = document.getElementById("news_content").getElementsByTagName("a");
for(i=0; i

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi