Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Tė jesh pozitiv

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tė jesh pozitiv

Mesazh nga NoOrA prej Mon Jan 04, 2010 6:03 am

Tė jesh pozitiv, do tė thotė qė t'i ftosh njerėzit drejt tė mirės, nė mėnyrėn mė tė pranueshme dhe mė tė mirė.





Me qėllim qė ne tė ndryshojmė dhe tė rimėkėmbemi, duhet t'i themi vetes: Mjaft pasivitetit dhe tė qenit negativ. Sot ėshtė koha pėr aktivitet dhe pozitivitet. Kjo duhet tė fillojė qė nga banesa e secilit, qė nga pallati, rruga ku kalojmė dhe lagja ku banojmė. Qė sot, duhet t'u themi "Mjaft" ujėrave qė rrjedhin dhe mbeturinave qė hedhim pa kriter. Mos thuaj kurrė "Le t'i heqin tė tjerėt kėto mbeturina ose ata qė i kanė hedhur!" Mos thuaj kurrė "Nuk ka ē'mė duhet" por fillo nga vetja jote fillimisht.
Secili prej nesh dalim nė rrugė dhe shohim makina tė parkuara nė mes tė rrugės duke penguar trafikun. Asnjėri nuk del t'i thotė dy fjalė shoferit qė qėndron brenda. Tė gjithė hyjmė pėr tė pirė njė kafe, por qė na bllokohet frymėmarrja nga tymi i duhanit. Megjithatė, asnjėri nuk e merr guximin ta ngrejė zėrin, qė ky fenomen tė pakėsohet. Tė gjithė jemi ambientuar me kėtė pasivitet dhe nuk na bėjnė pėrshtypje kėto gjėra.
Ne lindim, rritemi dhe vdesim nė njė ambient dhe atmosferė tė mbushur me pasivitet. Edhe nėse njė i ri e ngre zėrin dhe kėrkon tė ndryshojė diēka, tė rriturit i thonė:"Po ty ē'tė duhet kjo?! Shih punėn tėnde dhe mos i bjer murit me kokė!"
E si mund tė ndryshojmė nė kėtė mėnyrė? Si mund tė rimėkėmbemi kėshtu? Pėrse duhet tė presim qė Zoti ta ndryshojė gjendjen tonė, ndėrkohė qė pasiviteti dhe tė qenit negativė po na merr frymėn?!

Po pėrse vallė ky pasivitet?

Sepse shumė prej nesh mendojmė se njė fjalė e jona, njė ndėrhyrje dhe njė akt, nuk do mund ta ndryshojnė kėtė realitet. Kėshtu, i bashkohemi dhe ne karvanit tė pasivėve dhe personave negativė.
Edhe pse ndoshta nuk ndryshon gjė, prej nesh kėrkohet tė jemi pozitivė dhe aktivė. Sepse vetė Zoti i madhėruar na ka urdhėruar tė jemi pozitivė. Kjo shpaloset mė mirė nė ajetin: "Me tė vėrtetė, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli, derisa ata tė ndryshojnė ē’kanė nė vetvete." (Er-Rrad, 11)
Nė kėtė ajet, Allahu i kėrkon secilit prej nesh tė jemi pozitivė dhe tė ndryshojmė pėr mirė.

Ndonjėherė, shohim qė prindėrit janė njerėz shumė tė mirė dhe tė ndershėm, por fėmijėt e tyre bėhen rrugaēė dhe negativė. Kjo, sepse kėta prindėr kanė menduar vetėm pėr veten dhe fėmijėt dhe jo pėr shoqėrinė. Qė ne tė rrisim dhe edukojmė fėmijė pozitivė, duhet qė tė kontribuojmė pozitivisht pėr shoqėrinė. Duke nisur nga vetja jonė, ne duhet tė ndryshojmė edhe si shoqėri. Le tė jetė ky projekti ynė pėr njėqind vitet e ardhshme. Edhe pse duket kohė shumė e largėt, kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr t'u ngritur sėrish nė kėmbė.

Tė jesh pozitiv dhe aktiv nė shoqėri, nuk do tė thotė tė bėsh sherr dhe tė krijosh situata tė pakėndshme me njerėzit negativė dhe tė papėrgjegjshėm. Tė jesh pozitiv, do tė thotė qė t'i ftosh njerėzit drejt tė mirės, nė mėnyrėn mė tė pranueshme dhe mė tė mirė. "Thirr nė rrugėn e Zotit tėnd me menēuri dhe kėshillė tė bukur dhe diskuto me ata nė mėnyrėn mė tė mirė!" (Nahl, 125)

Secili prej nesh duhet tė ngrejė flamurin e pozitivitetit dhe t'i themi njė "Jo" tė fuqishme pasivitetit. Thotė Zoti nė Kuran:""Ruajuni ngatėrresave, tė cilat nuk i godasin vetėm ata qė bėjnė keq; dhe ta dini se Allahu dėnon ashpėr!" (Enfal, 25)

Ruaju tė keqes oj motėr, sepse fatkeqėsitė krahas tė kėqijve i pėrfshijnė edhe tė mirėt.

Bashkėshortja e tij e pyeti tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė: "O i dėrguar i Allahut! A ėshtė e mundur qė tė ndėshkohemi, ndėrkohė qė mes nesh ka akoma njerėz tė mirė dhe tė ndershėm?"

Ai iu pėrgjigj:"Po, nėse shtohet e liga."

Kur e liga shtohet dhe kur askush nuk pėrpiqet ta frenojė dhe tė ofrojė zgjidhje pozitive, atėherė ndėshkimi i pėrfshin tė gjithė.

Kur Zoti e urdhėroi Xhibrilin alejhi selam t'a shkatėrrojė njė qytet, Xhibrili i tha:"O Zot! Nė atė qytet ndodhet filani, i cili tė adhuron dhe lutet me pėrkushtim."

Zoti i tha:"O Xhibril! Ndėshkimin filloje me atė person, sepse atij nuk i ėshtė skuqur faqja nga tė ligat qė veprohen nė atė qytet."

Ata njerėz tė cilėt janė mbyllur nė xhami dhe nuk dinė ēfarė bėhet jashtė saj, le ta dinė se e kanė kuptuar islamin gabim. Nėse nuk i fton njerėzit tė distancohen nga gjynahet, nėse nuk kontribuon pozitivisht nė shoqėri, nėse nuk je aktiv nė ruajtjen e fesė dhe nderit tė njerėzve, dije se nuk ke bėrė asgjė. Islami kėrkon njerėz qė janė tė pėrfshirė nė aktivitete shoqėrore dhe publike, njerėz qė kanė ndikim dhe qė u dėgjohet fjala nė shoqėri, jo njerėz qė nuk dinė gjė tjetėr pėrveē namazit.

Thotė Omer ibnul Hattabi: "Gati sa nuk shkatėrrohen qytete edhe pse janė ndėrtuar rishtazi."

Dikush e pyeti:"E si mund tė ndodhė kjo?"Omeri u pėrgjigj:"Kur tė ligėt do tė lartėsohen mbi tė ndershmit."

Thotė Omeri: "Nėse veprohen punė tė liga por nė fshehtėsi, ato nuk dėmtojnė veēse vepruesin. Por nėse veprohen haptazi dhe njerėzit nuk reagojnė qė ta ndryshojnė, ato dėmtojnė tė gjithė shoqėrinė."

"Ruajuni ngatėrresave, tė cilat nuk i godasin vetėm ata qė bėjnė keq; dhe ta dini se Allahu dėnon ashpėr!" (Enfal, 25)

Thotė i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė:"Do tė urdhėroni pėr mirė dhe tė ndaloni tė keqen, ose Zoti do nxisė armiqėsinė mes jush, do e lutni Atė, por nuk do u pėrgjigjet mė."

Pasiviteti ndikon drejtpėrdrejt nė pranimin e lutjeve dhe ndikon nė pėrshpejtimin e ndėshkimit tė Zotit. A e shikon sa i rrezikshėm ėshtė pasiviteti o vėlla dhe oj motėr?

Ndryshimi i Zotit dhe i njeriut

Nė ajetin: "Me tė vėrtetė, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli, derisa ata tė ndryshojnė ē’kanė nė vetvete." Kemi dy lloj ndryshimesh: Atė qė e bėn Allahu, nė pjesėn e parė tė ajetit (Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli) dhe atė tė njeriut, nė pjesėn e dytė, (derisa ata tė ndryshojnė ē’kanė nė vetvete).

Pra, kemi njė ndryshim qė bėhet nga Allahu dhe njė tjetėr qė bėhet nga njeriu. Ne duhet tė ndryshojmė veten, pastaj tė presim ndryshimin e Zotit. Tė presėsh qė Allahu do e ndryshojė gjendjen e kėtij umeti, pa ndryshuar secili prej nesh veten, do tė thotė tė shkelėsh me dy kėmbėt tekstin e kėtij ajeti.

Me qėllim qė Zoti ta ndryshojė gjendjen tonė, ne duhet t'i themi "Stop" pasivitetit vrasės qė na ka mbėrthyer. Tė jeni tė sigurt se pozitiviteti ynė do i shpėtojė vėllezėrit tanė tė pėrvuajtur kudo nė botė.

Thotė Profeti alejhi selam:"Shembulli i atij qė i respekton dispozitat e Zotit (njeriu pozitiv) dhe atij qė i shkel ato, ėshtė si shembulli i disa njerėzve tė cilėt udhėtojnė me anije. Disa prej tyre banojnė nė kuvertėn e anijes, kurse tė tjerėt poshtė. Sa herė qė donin tė furnizoheshin me ujė, udhėtarėt qė ndodheshin poshtė detyroheshin tė ngjiteshin sipėr, tė shqetėsonin tė tjerėt dhe mė pas tė zbrisnin sėrish. Tė ndjerė nė siklet, disa thanė:"Do tė ishte mė mirė nėse do tė hapnim njė vrimė nė anije, do tė furnizoheshim mė kollaj me ujė dhe nuk do i shqetėsonim ata qė janė nė kuvertė. Nėse ata qė janė nė kuvertė i lejojnė ta bėjnė kėtė, do tė mbyten tė gjithė. Por nėse i ndalojnė, do tė shpėtojnė tė gjithė."

I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, sjell shembullin e anijes, pasi nga njė e ēarė anėsore e saj, menjėherė shfaqen rrjedhojat dhe pasojat. E tillė ėshtė edhe shoqėria, njė e ēarė dhe njė e krisur, jep pasoja negative menjėherė. Nėse me tė ēarat e anijes, mbyten disa dhjetėra persona, me tė ēarat e shoqėrisė, mbytet njė brez i tėrė, mbyten fėmijėt tanė. Prandaj, sa herė tė shohėsh njė tė ēarė nė shoqėri, mos qėndro pasiv por reago, shkruaj njė artikull, dėrgo njė letėr, ngrije zėrin. Edhe nėse nuk ndryshon gjė, tė paktėn do tė dalėsh para Allahut faqebardhė, me ballin lart.

"Ruajuni ngatėrresave, tė cilat nuk i godasin vetėm ata qė bėjnė keq; dhe ta dini se Allahu dėnon ashpėr!" (Enfal, 25)

I Dėrguarin, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, solli shembullin e anijes, pasi nėse ajo anohet, pėrmbytet. Po kėshtu edhe shoqėria, nėse anon mė shumė nga veset e kėqija dhe fenomenet negative, mbytet. Nėse shoqėria nuk e ruan ekuilibrin, ashtu si anija, mbytet. Qė ky ekuilibėr tė ruhet, shoqėria ka nevojė pėr njerėz ekspertė, tė cilėt e studiojnė dhe japin recetat e duhura.

Ėshtė detyrė e secilit prej nesh qė tė qenit pozitiv, t'ua mėsojė edhe fėmijėve. Nėse do tė vazhdojmė me kėtė pasivitet vrasės, humbėtira ku ndodhemi do tė vazhdojė edhe pėr qindra vite tė tjera.

Modele tė njerėzve pozitivė

1 – Besimtari nė familjen e faraonit. Siē e dimė, faraoni shprehu dėshirėn pėr ta vrarė profetin Musa alejhi selam.

"Faraoni tha: “Mė lini ta vras Musain e ai le ta thėrrasė nė ndihmė Zotin e vet. Unė vėrtet druhem mos ai do t’jua ndryshojė fenė tuaj ose do tė shkaktojė trazira nė Tokė”. (Gafir, 26)

Por njė person qė punonte nė pallatin e faraonit, i cili e kishte mbajtur tė fshehtė besimin e tij gjer atėherė, e kundėrshtoi faraonin duke i thėnė:"

"Por njė njeri besimtar, nga tė afėrmit e Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallė, do tė vrisni njė njeri vetėm se thotė “Allahu ėshtė Zoti im”, ndėrkohė qė ai ju ka sjellė shenja tė qarta prej Zotit tuaj?! Nėse ėshtė gėnjeshtar, atij i pėrket dėnimi i gėnjeshtrės sė vet e, nėse ėshtė i drejtė, atėherė juve do t’ju godasė diēka prej asaj me tė cilėn ju kėrcėnohet ai. Vėrtet, Allahu nuk e udhėzon nė rrugė tė drejtė atė qė e tepron me tė kėqija dhe ėshtė gėnjeshtar." (Gafir, 28)

Ky besimtar, vazhdoi tė flasė dhe t'i kėshillojė, derisa nė fund u tha: "Ju sė shpejti do ta kujtoni atė qė po ju them! Unė ēėshtjen time ia lė Allahut, sepse Ai i sheh vėrtet robėrit e Vet”. (Gafir, 44)

Pėr shkak se ai ishte pozitiv nė shoqėri dhe nuk qėndronte pasiv, Zoti e shpėrbleu. Kėtė e shohin nė ajetin qė pason, ku Allahu thotė:

"Dhe Allahu e ruajti atė prej tė kėqijave dhe kurtheve tė tyre, ndėrsa ithtarėt e Faraonit i kaploi dėnimi i vrazhdė." (Gafir, 45)

"Le tė druajnė nėse ata lėnė pas vetes fėmijė tė mitur, duke u brengosur pėr ta, le tė kenė frikė Allahun dhe le tė flasin drejt." (Nisa, 9)

Ata qė janė tė varfėr dhe i frikėsohen tė ardhmes pėr fėmijėt e tyre, le tė jenė pozitivė nė shoqėri, se Zoti do tė kujdeset pėr ta.

2 – Besimtari nė suren Jasin. Allahu i Madhėruar, dėrgoi nė njė qytet dy profetė nė njė kohė. Mė pas, Allahu dėrgoi dhe njė tė tretė, qė t'ju vijė nė ndihmė dy tė parėve. Thotė Allahu rreth kėtij fakti: "Ne u dėrguam atyre dy vetė, qė ata i quajtėn gėnjeshtarė. Pastaj i pėrforcuam tė dėrguarit me njė tė tretė e ata thanė: “Ne, me tė vėrtetė, jemi dėrguar te ju!” (Jasin, 14)

Por banorėt i refuzuan dhe i pėrgėnjeshtruan. Njė nga banorėt e qytetit, vjen nga skaji mė i largėt dhe fillon t'i kėshillojė bashkėqytetarėt e tij, duke u kėrkuar t'i besojnė tė dėrguarit e Zotit.

"Dhe nga skajet e qytetit erdhi njė njeri, duke nxituar dhe tha:“O populli im, ndiqni tė dėrguarit!" (Jasin, 20)Edhe pse nuk ishte profet, edhe pse nė qytet ndodheshin tre tė dėrguar tė Zotit, ai e ndjente pėrgjegjėsinė dhe barrėn pėr tė pėrēuar fjalėn e Zotit. Ai nuk mund tė qėndronte pasiv, ndaj asaj qė po ndodhte. Bashkėqytetarėt e tij po refuzonin thirrjen dhe fenė e Zotit, kėshtu i duhej t'i kėshillojė dhe orientojė nga mė e mira.

Dhe nga skajet e qytetit erdhi njė njeri, duke nxituar dhe tha:

“O populli im, ndiqni tė dėrguarit! Ndiqni ata, qė nuk kėrkojnė prej jush kurrfarė shpėrblimi e qė janė nė rrugė tė drejtė! Pėrse tė mos e adhuroj Atė, i Cili mė ka krijuar e tek i Cili do tė ktheheni tė gjithė? Vallė, pėrse duhet tė adhuroj zota tė tjerė pėrveē Tij? Nėse i Gjithėmėshirshmi do tė dėshironte tė mė godiste me ndonjė tė keqe, ndėrmjetėsimi i atyre (zotave) nuk do tė mė sillte kurrfarė dobie e as qė do tė mund tė mė shpėtonin. Atėherė, unė do tė isha me siguri nė humbje tė dukshme. Unė i kam besuar Zotit tuaj, andaj, mė dėgjoni!” (Jasin, 20-25)

A je pozitiv edhe ti motra ime? A ke guxim t'i thuash atij qė pi duhan nė ambiente tė mbyllura "Tė lutem, a mund ta fikėsh cigaren se mė shqetėson!" A mund t'i edukosh fėmijėt e tu me frymėn e tė qenit pozitiv? A e ke tė mundur tė ndryshosh veten, duke filluar qė nė kėto ēaste?

3 – Pupėza e Sulejmanit alejhi selam. Gjendja e umetit islam do tė ishte shumė herė mė mirė, nėse ne si muslimanė do tė ndjenim pėrgjegjėsinė e njė shpendi si pupėza.

Njė ditė, Sulejmani i kishte mbledhur tė gjithė ushtritė e tij dhe po verifikonte nėse ka ndonjė mungesė. Gjatė fluturimit, pupėza kishte vėnė re nga larg, njė qytet ku njerėzit adhuronin diellin. Ai vajti tek ky qytet dhe pasi mblodhi informacionin e duhur, u paraqit para Sulejmanit dhe i tha duke justifikuar vonesėn:

Nuk vonoi shumė e ajo erdhi dhe tha: “Kam marrė vesh diēka qė ti nuk e ke ditur dhe tė kam sjellė lajme tė vėrteta prej (qytetit tė) Shebės. Kam parė njė grua qė sundonte popullin (e atij qyteti). Ajo zotėronte ēdo gjė dhe kishte njė fron madhėshtor. Kam parė se ajo dhe populli i saj adhuronin Diellin e jo Allahun. Djalli ua paraqiste tė bukura sjelljet e tyre, duke i larguar nga rruga e drejtė, prandaj nuk ishin tė udhėzuar." (Neml, 22-24)

Duke qenė se ishte pozitiv, ai shprehte keqardhjen se pėrse ky popull nuk adhuronte Zotin, njė dhe tė vetėm, qė ka nė dorė dhe din gjithēka.

Ata nuk i pėruleshin nė sexhde Allahut, i Cili nxjerr gjithēka qė ėshtė e fshehur nė qiej dhe nė Tokė dhe di ēfarė fshihni ju dhe ēfarė tregoni haptazi. Allahu ėshtė Njė, s’ka zot tė vėrtetė pėrveē Tij, Zotit tė Arshit tė madh!” (Neml, 25-26)

Ajeti 26 ėshtė nga ato ajete ku lexuesi urdhėrohet tė bėjė sexhde.

4 – Milingona. Nė Kuran, pėrmendet shembulli i njė milingone e cila ishte pozitive dhe kontribuonte nė mbrojtjen e shoqeve tė saj nga ēdo e keqe.

Kur arritėn nė Luginėn e Milingonave, njė milingonė tha: “O milingona, hyni nė banesat tuaja, qė tė mos ju shkelė Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parė! Ai vuri buzėn nė gaz, duke qeshur me fjalėt e saj." (Neml, 18)

Pėr shkak tė kėsaj milingone, njėrės nga suret e Kuranit, Zoti i ka vėnė emrin e saj.

5 – Habab Ibnul Mundhir. Beteja e Bedrit ishte pėrplasja e parė mes myslimanėve dhe idhujtarėve. Plani i luftės ishte qė ushtria myslimane tė rreshtohej duke i pasur puset e Bedrit para. Pra puset do tė ishin nė mes tė ushtrisė myslimane dhe asaj tė kurejshėve.

Njė nga shokėt e tij Habab ibnul Mundhir e pyeti:”O i dėrguar i Allahut, a ėshtė njė vend qė tė ka urdhėruar Zoti tė qėndrosh dhe tė heshtim, apo ėshtė plan dhe mendim i yti?”

I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ia ktheu:”Jo, ėshtė plani dhe mendimi im.”

Habab Ibnul Mundhir i tha pėsėri: ”Nėse ėshtė plani dhe mendimi yt, ky nuk ėshtė vendi i pėrshtatshėm pėr luftė."

Tė jesh pozitiv, nuk do tė thotė tė reagosh ashpėr ndaj fenomeneve dhe akteve negative. Tė jesh pozitiv, do tė thotė tė reagosh me edukatė dhe mirėsjellje, gjė tė cilėn e shohim tė pasqyruar nė fjalėt e Habab ibnu Mundhi. Beteja e Bedrit, u fitua nga muslimanėt, falė ndihmės sė Allahut dhe kontributit tė muslimanėve, por edhe falė ndėrhyrjes sė Habab Ibnul Mundhir.

6 – Nuajm Ibėn Mes'ud. Ai e pranoi islamin gjatė kohės kur idhujtarėt e Mekės dhe aleatėt e tyre kishin rrethuar Medinen, nė betejėn e Hendekut. Ai vajti tek i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė dhe i tha:"O i dėrguar i Allahut! Unė kam pranuar islamin."

I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, i tha:"Ti je vetėm njė person o Nuajm! Shih se ēfarė mund tė bėsh pėr tė na ardhur nė ndihmė!"

Nuajmi vajti tek idhujtarėt dhe tek hebrenjtė dhe arriti tė mbjellė mes tyre dyshime dhe frikė nga njėri-tjetri. Ishte kjo ndėrhyrje ajo qė bėri ushtrinė aleate tė tėrhiqej nga kufijtė e Medinės.

7 – Nė njė vend arab, para shumė viteve, njerėzit nuk faleshin dhe e neglizhonin kėtė rit kaq tė rėndėsishėm. Madje, nėse dikush falej tė tjerėt talleshin mė tė dhe e ironizonin. Ata qė faleshin, ishin vetėm disa pleq nė prag tė vdekjes. Njė i ri nga njė vend tjetėr arab, shkon nė vendin nė fjalė pėr studime. Me tė filluar shkollėn, ai interesohet nėse aty pranė gjendet ndonjė xhami ku mund tė falej. Njė punėtor i thotė se xhamia ndodhej larg, por mund tė falej vetėm nė bodrumin e fakultetit. Djali zbret nė bodrum, gjen njė pėlhurė tė vjetėr tė cilėn e pėrdor si sixhade dhe fillon tė falet. Pasi u fal disa ditė nė bodrum, vendos tė mos falet mė nė atė vend, por tė falet nė njė nga ambientet e lira tė fakultetit. Duke qenė se nė fakultet salloni ishte i madh, i riu thėrret ezanin e drekės pėr herė tė parė. Mė pas, thirri dhe ikametin dhe fillo tė falej vetėm. Studentėt dhe punonjėsit filluan ta shohin gjithė habi. Tė njėjtėn gjė bėri dhe tre ditėt e tjera. Ditėn e katėrt, atij iu bashkėngjit dhe njė nga punėtorėt qė merrej me pastrimin e fakultetit. Njė javė mė pas, numri i atyre qė faleshin me tė u rrit dhe u formua njė rresht. Javėt nė vazhdim rreshtat u shtuan dhe bashkė me ta falej dhe njė nga profesorėt. Duke qenė se numri u shtua shumė, administrata mendoi tė ndėrtojė njė xhami. Pas disa kohėsh u ndėrtua xhamia dhe filloi funksionin menjėherė. Diēka e tillė shkaktoi xhelozinė e fakulteteve tė tjera, tė cilat filluan tė krijojnė hapėsira dhe ambiente pėr ata qė dėshirojnė tė falen.

Ky i ri, mund tė ketė ndėrruar jetė tashmė, por sevapin dhe shpėrblimin vazhdon ta marrė. Shpėrblimi i namazeve qė falen nė atė xhami, i shkon edhe atij. Ky ishte njė model tjetėr i njerėzve pozitivė i kėsaj kohe.

Sot, njerėzit e ligė dhe tė degjeneruar kanė ngritur flamurin e tyre dhe kanė gjetur mbėshtetės dhe pėrkrahės. Kurse njerėzit e mirė dhe tė ndershėm u vjen zor tė ngrenė flamurin e nderit dhe pastėrtisė morale.

E lusim Allahun qė tė na bėjė besimtarė pozitivė, qė tė kontribuojmė nė rimėkėmbjen e vendeve tona!

NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi