Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

Si ta mposhtėsh lodhjen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si ta mposhtėsh lodhjen

Mesazh nga mR.Bimi prej Mon Jan 04, 2010 7:21 am

Si ta mposhtėsh lodhjen

--------------------------------------------------------------------------------

Tė lodhur dhe nė pamundėsi pėr tė marrė veten? Nuk ėshtė gjithmonė faji i stresit. Ja disa kėshilla qė fillojnė me veshjet, ushqimin dhe lėvizjen.

Tashmė mund tė dorėzohemi: gjumi nuk na shqitet, fundjava nuk arrin ta mposhtė lodhjen, rėndesa mendore dhe fizike nuk na lehtėsohet, ēfarėdolloj autoterapie tė pėrpiqemi tė bėjmė. Shkenca na siguron: ky ėshtė stres. Ose sipas hipotezės edhe mė shqetėsuese, bėhet fjalė pėr lodhje kronike, njė nga sindromat mė tė pėrhapura nė Perėndim, por sė cilės ende nuk i dihen shkaqet, ndėrsa mjekėt nuk janė ende tė sigurt pėr kurat.

Dhe ndėrkohė qė mjekimi pritet tė gjendet, e vetmja gjė me tė cilėn nė Perėndim po pėrballohet ky shqetėsim, janė seancat e meditimit apo tė jogės, pėrpara se tė mendohet pėr tė blerė qetėsues nėpėr farmaci. E megjithatė, diēka edhe mund tė bėhet: tė rikuperojmė rezervėn energjetike qė kemi mbledhur nė pjesėn e djathtė tė trurit, nė zonėn qė pėrgjigjet pėr emocionet, e cila lihet nė vend tė dytė pėr shkak tė inteligjencės racionale. Dhe pikėrisht nė kėtė zonė, tė mbetur disi nė hije, gjendet pėrgjigjja instiktive ndaj vėshtirėsive. Ta pėrplotėsosh kėtė zonė, do tė thotė tė zbulosh mė shumė burime, pra me pak fjalė, tė ndjehesh mė mirė. Po si mund tė arrihet kjo? Pėr mjekėt psikologė, kjo ėshtė diēka qė mund tė bėhet. Sipas tyre, ka disa lloj sjelljesh qė mund tė duken fare tė rėndomta, por qė janė mjaft tė efektshme, qė arrijnė tė fusin nė punė pikėrisht atė zonė tė trurit qė u pėrgjigjet emocioneve. Ja disa prej kėtyre mėnyrave.
Hapni sytė

Tringėllin zilja e orės: jeni nga ata qė …. edhe pesė minuta? Atėherė sipas mjekėve, le t’i pėrdorim kėto minuta pėr tė hyrė nė kontakt me ditėn e re, duke marrė frymė dalėngadalė: kėshtu perceptojmė trupin, riaktivizojmė energjinė dhe mund tė pėrfitojmė ritmin e pėrditshėm psikofizik. Duhet ta dimė qė kurdo qė ta kemi programuar zilen e orės, zgjimi i trupit fillon diku rreth orės katėr tė mėngjesit, atėherė kur GH, hormoni i rritjes i prodhuar nga truri, fillon tė shpėrhapet nėpėr trup, duke i stimuluar gjėndrat mbiveshkore tė prodhojnė kortizonin, (hormoni i zgjimit). Presioni rritet dhe na vė nė lėvizje. Pastaj vjen ngritja, kalohet nga shtrati pėr nė tualet, nga dollapi nė kuzhinė pėr tė ngrėnė mėngjesin (edhe pse ndoshta jo me kėtė rend veprimesh), praktika tė pėrditshme qė i bėjmė nė mėnyrė automatike. Por nė fakt ky ėshtė edhe momenti ideal i tė ndjerit mirė me vetveten, momenti qė ndikon ndoshta mė shumė nė vazhdimin e ditės. Veēanėrisht momenti kur jemi vetėm nė banjė. Kėto janė minuta tė ēmueshme: nėse do t’ia vėmė veshin efektit mirėbėrės qė ka tek ne ēdo gjest sado i vogėl qė i kushtohet kujdesit mėngjesor, atėherė do tė kuptojmė se pikėrisht kėtu ėshtė vendi i duhur pėr tė “peshkuar” energjinė e nevojshme.
Ē’ngjyrė tė pėlqen?

Edhe zgjedhja e veshjes nuk ėshtė dhe aq rastėsore, ka gjithmonė tė bėjė me humorin tonė tė momentit. Veshja ėshtė lėkura jonė e dytė. Prandaj ėshtė gabim i madh qė tė bėsh gati qė njė natė pėrpara veshjen e sė nesėrmes, ėshtė mė mirė ta kuptosh nė mėngjes atė qė tė bėn tė ndihesh mirė. Dhe kėtu ngjyra ka rėndėsi tė dorės sė parė, sepse ėshtė pikėrisht ajo qė shpreh ndryshueshmėritė qė syri i percepton pėr t’ia transmetuar pjesės sė djathtė tė trurit.
Karburanti

Eshtė mjaft i pėrhapur mendimi se kafeja ėshtė benzina qė i jep ritmin e duhur ditės. Por mjekėt nuk ndajnė tė njėjtin mendim. Sepse kafeina, ashtu si dhe teina, janė pėrbėrės qė rrisin tensionin arterial, por nuk e vėnė nė veprim pompėn e zemrės nė atė mėnyrė qė mendohej. Nuk ekziston ndonjė mėngjes qė tė mund tė quhej ideali, por nė vend tė kafesė njė efekt tonik mė tė mirė mund ta jepte kripa, e cila me klorin dhe sodėn rregullojnė osmozėn e gjakut. Dhe kur dėgjoni fjalėn kripė, nuk keni pse t’ju kapė paniku: janė mjaft tė pėrshtatshėm corn-flakes-at, njė tas i tillė ka po aq sodė sa njė qese me patatina. Por nuk duhet tė harrojmė edhe njė tjetėr gjė tė rėndėsishme: energjia ushqehet nga ndryshimet. Nėse ēdo mėngjes marrim tė njėjtėn meny, nuk ėshtė ēudi qė ajo tė mos vazhdojė tė ketė tė njėjtin efekt. Njė ndryshim i herėpashershėm do tė ishte i kėshillueshėm.
Bota e jashtme

Njė tjetėr metodė qė vlen edhe pėr rrugėn shtėpi – punė – shtėpi: Ndryshimi i herėpashershėm i rrugės stimulon shikimin dhe dėgjimin, dy nga motorėt e energjisė qė nuk duhen lėnė kurrė tė shkarkohen. Por zakonisht kemi edhe njė tjetėr ves: ndėrsa ecim rrugės pėr nė punė mendojmė pėr gjėrat qė na presin nė zyrė… Mjekėt na kėshillojnė qė kėtė nuk duhet ta bėjmė kurrė, sepse duke menduar pėr detyrat qė na presin, rrezikojmė tė arrijmė tė lodhur. Prandaj ėshtė mirė qė ta heqim mendjen duke dėgjuar muzikė nė kasetofonin e makinės apo edhe me kufje nė vesh kur jemi nė kėmbė. Ose duke ecur, mund tė ēlodhemi duke parė rreth e rrotull.
Ndiqni pikun

Tė dėgjosh instiktin, do tė thotė tė merresh me zbulimin e nevojave mė tė thella. Edhe nė zyrė. Kėshtu mund tė zbulojmė qė nė harkun e njė dite ekziston njė pik i energjisė maksimale. Ka nga ata njerėz qė ndihen nė maksimumin e formės qė herėt nė mėngjes, tė tjerė akoma nė orėt e vona tė pasdites, dikush tjetėr natėn. Duke zbuluar pikėrisht kėtė pikė kur energjia jonė ėshtė nė maksimum, mund tė programojmė qė punėt mė tė koklavitura, takimet mė tė rėndėsishme, prova
t apo sfidat t’i bėjmė pikėrisht nė kėtė kohė. Dhe njė tjetėr sekret: Nėse nė njė farė pike, ndėrsa je i pėrqendruar nė punė, fillon tė ndjesh mėrzi, ėshtė e nevojshme ta ndėrpresėsh pėr disa minuta, tė marrėsh frymė dhe ta spostosh vėmendjen drejt diēkaje tjetėr. Ndoshta edhe tek muri pėrballė.
Nga dashuria tek ėndrrat

Njė botim mjaft serioz si British Medical Journal ka zbuluar se 53 pėr qind e meshkujve dhe 58 pėr qind e femrave evropiane, nuk bėjnė seks pikėrisht pėr faj tė stresit. Por edhe pėr shkak tė dembelizmit. E megjithatė, tė bėrit dashuri shpie nė maksimumin e karikimit tė energjisė.

Por nga ana tjetėr, edhe gjumi ka veti mirėbėrėse. Dhe sidomos pjesa e tij me ėndrra, tė cilat luajnė rolin kryesor nė eliminimin e skarcove tė mendjes: shkarkojnė tensionet e ditės. Eshtė njėsoj sikur tė pastronim hard-disk -un e mendjes sonė nga tė gjitha file-t qė nuk na nevojiten mė

mR.Bimi
Dr3nicak
Dr3nicak

Numri i postimeve : 6029
Age : 24
Location : n`FaQet e nJe fLeToRe
Registration date : 19/07/2009

http://wWw.ShoqriaVirtuale.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi