Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi

ICO dhe EULEX nuk i njohin strukturat paralele

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ICO dhe EULEX nuk i njohin strukturat paralele

Mesazh nga *lissa* prej Thu Jan 07, 2010 9:23 am

Autoritetet ndėrkombėtare nė Kosovė nuk i njohin fare,
madje i quajnė tė papranueshme strukturat paralele serbe nė Kosovė,
apo, siē thuhet, strukturat qė kanė pėr qėllim t’i minojnė
institucionet e Republikės sė Kosovės. Megjithatė, pėrfaqėsues tė
mekanizmave ndėrkombėtarė theksojnė se forca nuk ėshtė mjet qė mund tė
zgjidhė kėtė problem.



Zėdhėnėsi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare nė Kosovė, Andy McGuffie, jep
vlerėsimin e institucionit qė ai pėrfaqėson nė lidhje me kėtė temė:
“Kosova ka njė sistem legjitim gjyqėsor, sikurse qė ka struktura
legjitime nė fusha tė tjera tė qeverisjes. Ne mendojmė se veprimet, tė
cilat janė destruktive dhe tė dizajnuara pėr t’i minuar strukturat
legjitime tė Kosovės, pėrfshirė ato tė gjyqėsorit, janė tė
papranueshme”, ka thėnė pėr Radion Evropa e Lirė.

Qėndrimit tė ICO-sė i bashkėngjitet edhe misioni i Bashkimit
Evropian pėr forcimin e sundimit tė ligjit. Zėdhėnėsi i EULEX-it,
Christophe.Lamfalussy, thekson se nė asnjė vend nė Bashkimin Evropian
nuk ka dy sisteme gjyqėsore qė veprojnė nė tė njėjtėn kohė e nė tė
njėjtin vend. EULEX-i, thotė ai, ka pėr mision t’i asistojė vetėm
institucionet e Kosovės nė fushėn e sundimit tė ligjit.

“EULEX-i nuk i njeh tė ashtuquajturat struktura paralele serbe.
Mandati ynė ėshtė i qartė dhe derivon nga Plani i pėrbashkėt i veprimit
i 27 vendeve anėtare tė BE-sė, sipas tė cilit ne jemi kėtu pėr t’i
asistuar institucionet e Kosovės nė fushėn e sundimit tė ligjit”, thotė
Lamfalusi, duke pėrjashtuar mundėsinė e pėrdorimit tė forcės nė kėtė
drejtim. “Ne besojmė se dialogu ėshtė rruga mė e mirė pėrpara dhe jo
pėrdorimi i forcės”, thekson ai.

*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi