Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Namazi si orientues pėr shprehitė e ditės dhe natės

Shko poshtė

Namazi si orientues pėr shprehitė e ditės dhe natės Empty Namazi si orientues pėr shprehitė e ditės dhe natės

Mesazh nga NoOrA Sat Jan 09, 2010 1:06 pm

Nga: Aida Tule - psikologe

T’I LEJOJMĖ VETIT TĖ FLASIM PĖR KOHĖN

Ē’ėshtė koha? Diē qė bren hekurin e fortė, qė shkapėrderdh gurin mė tė fortė, qė thyen shpatėn mė tė rrezikshme, qė rrėnon mbretėr nga froni, qė ndryshon kontinentet si njė pupėl e lehtė . . .
Koha do tė na tejkalojė, e ne do tė pyesim si kaloi aq shpejtė dhe sa kemi arritur ta shfrytėzojmė. Sikur nė rrugė tė ndalnim filozofin grek Heraklitin dhe ta pyesnim pėr kohėn e saktė, ai do tė na pėrgjigjej: “Ndalja ėshtė iluzion, ēdo gjė lėviz.” Thėnė thjeshtė, kjo do tė thotė tani, nė kėtė sekond, ta puthėsh fėmiun tėnd, sepse sekondėn tjetėr ai nuk ėshtė i njėjti fėmi, ai ėshtė mė i moshuar. Tani merri aromė lules, sepse ndoshta sekondin tjetėr era do ta bart. Nė kėtė, Stephen Hawking ka shtuar: “Koha ėshtė njė tregim i shkurtėr”, ndėrsa Albert Einstein do tė fėrkonte ballin duke thėnė: “Nėse do tė bisedonim me vajzėn e bukur dy orė, neve do tė na dukej si dy minuta, por nėse dy minuta do tė uleshim nė furrėn e nxehtė, neve do tė na dukej si dy orė. Ky ėshtė relativitet.”
Secili prej nesh ndryshe pėrjeton dhe ndien kohėn. Kur e kemi mirė nė jetė, koha kalon shumė shpejtė, e kur e kemi keq, koha nuk ka fund. Meqė sot njerėzit pėr ēdo ditė ankohen qė koha kalon shpejtė, mund tė konkludojmė se jetojmė jetė tė mirė . . . sepse dhembja dhe vuajtja bėjnė qė koha tė kalojė ngadalė.
Burrshtetasi amerikan, Benjamin Franklin thoshte: “Time is money! (Koha ėshtė para!)”, ndėrsa banori i shtetit afrikan Burundi do tė shikonte ēfarė bėjnė lopėt, sepse nė Burundi sundon “Koha e lopėve”. Atje ėshtė mėngjes atėherė kur lopėt shkojnė nė livadh tė kullosin, ndėrsa dreka kur pijnė ujė nė lumin e afėrt. Ndėrsa pėr njė grek largėsia nga shtėpia e tij deri te biblioteka e qytetit aq sa i nevojitet pėr tė pirė njė cigare. Me kėto matje tė kohės nuk do tė pajtohej njė fizikan gjerman, sepse pėr te 9.192.631.770 lėvizje drite tė njė frekuence tė caktuar i pėrgjigjet njė atomi nė sekond. Mund bile tė paramendojmė qė ky ėshtė numėr i telefonit tė dikujt, sepse shumicės sė njerėzve i lėvizin nė kokė sms-at. Sa mesazhe mund tė dėrgojmė nė minutė?
Jetojmė nė planet ku koha matet nė mėnyra tė ndryshme, pėr dikė ėshtė para, pėr dikė janė lopėt, pėr dikė cigaret, ndėrsa pėr ndonjė biznismen koha ėshtė luks i pastėr, pėr dikė vlerė e paēmuar, qė kur shkon njė herė, mė nuk kthehet.
Sikur tani juve t’ju lutesha, pėrderisa lexoni kėta rreshta, merrni 10 euro nga portofoli juaj, t’i ndani nė pjesė tė imėta dhe t’i hudhni nė mbeturina, a do ta bėnit kėtė? Pėrse jo! Ne me gjakftohtėsi copėtojmė 10 minuta, e qė nuk shpenzojmė frymė pėr kėto. E ku janė 100, 200, 300 minuta, orė ditė . . .? Ku i hudhim, d.m.th. ku i vendosim, i zgjasim, i pėrhapim . . .?
Allahu i madhėrishėm betohet nė kohėn: “Pasha kohėn! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm.” (El - Asr, 1-3)
A thua pėrse besimtarėt nuk janė nė humbje me kohėn?! Nėse vėshtrojmė njė ditė tė besimtarit, 24 orė, vetėm nėpėrmes termineve tė namazit, do ta keni tė qartė se vetėm mund tė jetė fitimtar me kohėn nėpėrmes shėndetit psiko-fizik. Me durim dhe duke pasuar me disiplinė namazet, besimtarėt nė realitet pasojnė nė mėnyrė origjinale “orėn e brendshme” tė tyre, ose me fjalė tjera, rregullojnė bioritmin e shėndoshė tė organizmit tė tyre (shpirtit dhe trupit). Eksperti i njohur gjerman pėr organizimin e kohės dhe resurseve njerėzor, Lothar Seiwert, ka bėrė njė ndarje tė ditės, nė bazė tė asaj mund tė dimė ēfarė ėshtė i gatshėm organizmi i njeriut ose ēfarė nuk i pėrgjigjet nė orėt e caktuara tė ditės dhe natės.

TA DĖGJOJMĖ ORĖN TONĖ TĖ BRENDSHME NĖPĖRMES NAMAZIT


06 - 08h (Koha e namazit tė sabahut)

- RREZET E PARA TĖ DIELLIT - MELATONINI TĖRHIQET

Rrezet e diellit ndikojnė qė hormoni i gjumit i ashtuquajtur melatonin tėrhiqet qė tė na bėjė tė zgjuar dhe tė pėrgatitur pėr aktivitete ditore.
Allahu i madhėrishėm nė Kuranin fisnik thotė:
“Dhe Ne ju krijuam juve nė ēifte.
Dhe gjumin tuaj ua bėmė pėr pushim.
Dhe natėn ua bėmė mbulesė (si rrobat).
Ndėrsa ditėn e bėmė pėr gjallėrim.”
(En - Nebeė, 8-11)

- NGRITET TENSIONI I GJAKUT DHE ADRENALINI
(Hormoni i cili na lėviz).

- ZEMRA RRAH MĖ SHPEJTĖ
Gjaku ende nuk ėshtė mė i dendur dhe nuk duhet nxituar, sepse ekziston rreziku nga sulmi nė zemėr. Mėnyra mė e mirė qė tė notojmė tė sigurtė dhe qetė nė ditėn e re ėshtė namazi i sabahut, i cili zgjat jo mė tepėr se 4 rekate, mjafton qė tė na lėviz dhe zgjojė.

- AKTIVITETI MĖ I MADH I TRURIT
Sipas sunnetit nuk preferohet gjumi pas namazit tė sabahut pėr shkak se tėrė organizmi ynė zgjohet dhe aktivizohet, ndėrsa me gjumė tė pėrsėritur e sjellim nė gjendje tė hutisė.

- NGRITJA E TESTOSTERONIT DHE ESTROGJENIT
Hormoni mashkullor dhe femėror, nė kaptinėn e pėrmendur En - Nebe, pėrmendet qė jemi tė krijuar ēift, mu pėr kėtė shkencėtarėt preferojnė afėrsinė e bashkėshortėve nė orėt e hershme tė mėngjesit, mu pėr shkak tė ngritjes sė hormoneve seksuale dhe pėr shkak tė zgjimit komplet tė organizmit.

- SHEQERI NĖ GJAK (GLICEMIA) ĖSHTĖ NĖ MINIMUM
Koha pėr mėngjes - fruta, qumėsht, lėngje tė freskėta, kurrsesi ushqim i rėndė p.sh. pite, mish me fasule dhe ngjashėm, sepse tretja ende ėshtė e dobėt, rrezik i madh pėr tru dhe zemėr ėshtė pirja e duhanit nė orėt e hershme tė mėngjesit.

08 - 10h (Mėngjes)

- ILAĒET OSE ALKOOLI VEPROJNĖ 5 HERĖ MĖ FUQISHĖM SESA NĖ PERIUDHĖN TJETĖR TĖ DITĖS
Nuk preferohet marrja e ilaēeve nė kėtė periudhė, ilaēet duhet tė merren para orės 8:00 ose pas orės 10:00.

- SISTEMI IMUNOLOGJIK ĖSHTĖ I DOBĖSUAR
Ndjenja pėr dhembje ėshtė tejet e lartė, nė punė tė kryesh detyrėn qė nuk kėrkohet, pėr bisedė biznesi, 9 - 10h e kemi shtrėngimin e dorės mė tė fuqishėm.
10 - 12h (Koha e namazit duha, nafile)

- EFIKASITETI I TRURIT ARRIN MAKSIMUMIN 10 - 11h
D.m.th. duhet shfrytėzuar kėtė periudhė pėr tė gjitha punėt me rėndėsi, pas orės 11:30 energjia ynė dobėsohet.

- KUJTESA AFATSHKURTĖR MĖ SĖ MIRI VEPRON NĖ KĖTĖ PERIUDHĖ

Ēdo gjė qė dėshirojmė ta mėsojmė shpejtė, por duhet ditur se nuk qėndron gjatė nė kujtesė.

- SEROTONINI - HORMONI I DISPONIMIT TĖ MIRĖ ĖSHTĖ AKTIV
- KREATIVITETI VIE NĖ SHPREHJE
- STIMULUESIT DOPAMINA DHE NORADRENALINI PĖRMIRĖSOJNĖ KONCENTRIMIN DHE KREATIVITETIN
- KOHA IDEALE PĖR PROVIM

12 - 15h (Koha e namazit tė drekės)

- KONCENTRIMI YNĖ DHE ENERGJIA DUKSHĖM BIE

Trupit i nevojitet energji nė fromė tė ushqimit tė lehtė dhe gjumi 12 - 13h, duhet bėrė punė mė tė lehta pa nxitim, 13 - 14h qarkullimi i gjakut ėshtė jostabil dhe nuk ėshtė koha e mirė pėr termine tė rėndėsishme.

14 - 15h MĖ SĖ MIRI TĖ FLESH GJYSĖM ORE (20 - 30 min)

Pejgamberi s.a.v.s. ka kėshilluar gjumė pas namazit tė drekės i cili quhet kajlula, ndėrsa shkenca bashkėkohore vėrteton se gjumi i pasdrekės parapengon sėmundjet kardiovaskulare dhe arebrale dhe zgjat jetėn.

15 - 17h (Koha e ikindisė)

- EFEKTIVITETI I MENDJES NĖ RRITJE
- FRYMĖMARRJA DHE PULSI KANĖ VLERĖ OPTIMALE
- FLOKĖT DHE THONJĖT RRITEN MĖ SĖ SHPEJTI
Nuk ėshtė mirė nė kėtė kohė tė lyhen thonjėt dhe nuk duhet shkuar te floktari, sepse vėrja e kemikateve nė flokė do tė dėmtojė rritjen dhe kualitetin.

- LĖVIZSHMĖRIA, SHPEJTĖSIA DHE AFTĖSIA NĖ PUNĖ ĖSHTĖ MĖ E MIRĖ
- FUQIA E DĖSHIRĖS PREZENTE
Pejgamberi s.a.v.s. e ka pėrbuzur gjumin nė kohėn e ikindisė dhe ka urdhėruar lėvizje dhe kontakte shoqėrore edhe pėr femra edhe pėr meshkuj pėr shkak tė begatisė sė kėsaj periudhe, kjo ėshtė koha e ditės kur melekėt zbresin nė tokė.

- KUJTESA AFATGJATĖ ĖSHTĖ E FUQISHME
Ata qė dėshirojnė tė mėsojnė pėrmendės p.sh. Kuran ose provimet nė shkollė dhe fakultet, atėherė kjo ėshtė periudha mė e mirė kur duhet mėsuar.

- KOHA PĖR TERMINE TĖ RĖNDĖSISHME NĖ BIZNES

- KOHA E PĖRSHTATSHME PĖR MBAJTJEN E LIGJĖRATAVE OSE PREZENTIMI I GJĖRAVE
- EKZISTON NDIESHMĖRI EMOCIONALE

Kohė ideale pėr t’i ndihmuar tjerėt, bamirėsi, punė sociale, lėmoshė, etj.

- KOHA MĖ E MIRĖ PĖR VAKSINIM


Nuk ka kundėr-efekte.

17 - 19h (Koha e namazit tė akshamit)

- KOHA E PASTRIMIT TĖ VESHKĖVE

Kohė ideale pėr ēaj ose kafe.

- KOHĖ IDEALE PĖR DARKĖ
- KOHĖ E SHKĖLQYER PĖR TRENING TRUPOR SI FORMĖ E MĖNJANIMIT TĖ HORMONIT TĖ STRESIT - KORTIZOL

Namazi i akshamit gjithsesi mund tė ndihmojė shumė qė tėrė ajo qė ėshtė grumbulluar gjatė ditės qoftė mirė ose keq ta pėrpunojmė nė njė mėnyrė pozitive, d.m.th. nėpėrmjet lutjes ndaj Allahut tė madhėrishėm, me lutje pėr mbrojtje dhe lėvizje tė matura fizike.

19 - 21h (Koha e namazit tė jacisė)

- AFTĖSITĖ MENDORE DOBĖSOHEN

Nuk ėshtė kohė pėr lexim ose mėsim.

- SHQISAT E DĖGJIMIT, TĖ PARĖT DHE AROMĖS ARRIJNĖ MAKSIMUMIN

Nė errėsirė na nevojitet tė shohim dhe dėgjojmė mė mirė.

- TENSIONI I GJAKUT DHE PULSI BIEN

Nuk duhet bėrė asgjė qė do tė na shqetėsojė, sepse do tė veprojmė kundėr trupit tonė.

- KOHA KUR SISTEMI NERVOR ĖSHTĖ MĖ I QETĖ

Ėshtė kohė e mirė pėr zgjidhjen e konflikteve brenda familjes, apo marrėdhėniet bashkėshortore, ndėrsa ėshtė gabim t’i bėjmė kėto kur kthehemi nga puna ose kur jemi tė stresuar ose me brenga.

- KOHĖ PĖR BISEDĖ TĖ KĖNDSHME ME TĖ AFĖRMIT
- LĖKURA MĖ SĖ MIRI PRANON PRODHIMET KOZMETIKE

Zbukurohuni me kreme vitaminash, maska ose ngjajshėm, por edhe pėrgatituni pėr gjumė, sepse Pejgamberi s.a.v.s. ka kėshilluar gjumin pas namazit tė jacisė.

21 - 23h (Natė - namazi i jacisė verės)

- ADRENALINI BIE

Trupi thotė tė ngadalėsojmė.

- MELATONINI RRITET

Trupi thotė se ėshtė koha e gjumit, lėshohuni fjetjes.

- MEKANIZMI MBROJTĖS ĖSHTĖ POSAQĖRISHT AKTIV KUNDĖR INFEKSIONEVE

Koha kur trupi nė fazėn e pushimit dhe fjetjes vetėm lufton kundėr infeksioneve, nėse nė kėtė kohė jemi aktiv me mendje dhe trup, ne dobėsojmė mekanizmin tonė mbrojtės.

- TRETJA PUNON NĖ MINIMUM

Ēdo gjė qė hajmė nė kėtė kohė kohė mbetet rėndė nė stomak, personat qė kanė traditė tė hajnė nė kėtė kohė, mė vonė fitojnė sėmundje tė ndryshme tė stomakut si gastritis, ulqer, etj.

- DISPONIMI BIE, NDĖRSA AGRESIVITETI DHE ZEMĖRIMI RRITEN

Kjo d.m.th. qė kjo ėshtė kohė kur nuk duhet hyrė nė biseda tė rėnda dhe serioze, ngase kjo ėshtė kohė kur trupi dėshiron tė pushojė, lėshohet dhe mbledh energjinė, ndėrsa kėtė energji mė sė miri e mbledhim nėpėrmes aktivitetit shpirtėror nė formė tė lutjes sė lehtė, d.m.th. me namaz.

- NĖSE JEMI ZGJUAR DHE JETOJMĖ TĖ VETMUAR, ATĖHERĖ VETMIA NĖ KĖTĖ KOHĖ TĖ NATĖS SHUMĖ RĖNDĖ PĖRBALLOHET

Mė sė miri tė flejmė ose tė bisedojmė me Krijuesin e Plotuqishėm nėpėrmes namazit.

23 - 01h (Gjysma e natės)

- KOHA E GJUMIT TĖ THELLĖ
- KUSH FLEN NĖ KĖTĖ KOHĖ MĖ SĖ MIRI PUSHON DHE RIROHET
- HORMONI I RRITJES ĖSHTĖ AKTIV

Fėmijėt dhe tė rinjėt qė janė nė fazė tė rritjes, duhet nė kėtė kohė tė flejnė, nėse dėshirojnė tė fitojnė nė gjatėsi.

- RIPĖRTĖRIHEN QELIZAT, MĖNJANOHEN YNDYRNAT DHE ZGJATEN MUSKUJT
- NDIESHMĖRI E VEĒANTĖ NĖ EMOCIONE DHE DHEMBJE

Ata tė cilėt janė zgjuar nė kėtė kohė tė natės, zakonisht mendojnė pėr momentet e rėnda nga e kaluarja, jo rrallė qajnė, qė tė largohemi nga kėto momente tė dhembshme tė cilat dobėsojnė trupin dhe shpirtin tonė, mė sė miri ėshtė t’i lėshohemi gjumit tė shėndoshė regjenerues.

- KEMI REAGIM TĖ DOBĖT NĖSE JEMI ZGJUAR

Kjo nė veēanti ėshtė paralajmėrim pėr vozitėsit!

01 - 03h (Koha e thellė e natės)

- FAZA E ĖNDRRAVE

Ai i cili nė kėtė kohė ėshtė zgjuar, ka vėshtirėsi tė flejė pėrsėri. Tensioni i gjakut, metabolizmi dhe temperatura e trupit janė nė minimum.

03 - 06h (Koha e namazit tė natės, ndėrsa verės ėshtė koha e sabahut)

- NĖ MĖNYRĖ INTENZIVE NDIEJMĖ DHEMBJEN

Nėse kemi dhembje kronike, me namaz mund t’i lehtėsojmė nėpėrmes mbėshtetjes nė ndihmėn e Krijuesit tė Gjithėmėshirshėm.

- NA VIJNĖ MENDIME TĖ RĖNDA DHE NGARKUESE
Koha mė e mirė e ngritjes, tė marrim abdes duke falur namazin e natės, ose nėse ėshtė verė, tė ngritemi dhe tė falim namazin e sabahut, abdesi dhe namazi na mbrojnė nga mendimet e kėqija pėr veten dhe tė tjerėt, ndikojnė pozitivisht dhe nė mėnyrė relaksuese.

- TRUPI DHE SHPIRTI JANĖ GATI NĖ FUND
“Gjumi ėshtė vėlla i vogėl i vdekjes”. Thuhet ēdo natė kur flejmė, shpirti ynė e lėshon trupin dhe Allahu i madhėrishėm pėrsėri e kthen kur vie koha e zgjimit, pėr kėtė preferohet qė tė flejmė me abdes, qė tė lexohen lutjet pėrkatėse dhe shehadeti nė rast qė shpirti nuk kthehet, ndėrsa nėse zgjohemi ėshtė sunnet ta falėnderojmė Allahun qė na ka kthyer shpirtin.

- ASTMATIKĖT KANĖ PENGESA ME FRYMĖMARRJE, NGASE RRUGĖT E FRYMĖMARRJES NGUSHTOHEN
- NUMRI MĖ I MADH I VDEKJEVE DHE FATKEQĖSIVE NDODH NĖ KĖTĖ PERIUDHĖ

Ju dėshiroj shumė sukses nė kuptimin dhe pasimin e shprehive tė ditės dhe natės!

Pėrktheu dhe pėrshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
NoOrA
NoOrA
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 1530
Registration date : 25/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi